Category: Lajme

  • Franca përgatitet për greva dhe protesta masive, pesë sindikata bëhen bashkë për mobilizim kombëtar

    Franca përgatitet për greva dhe protesta masive, pesë sindikata bëhen bashkë për mobilizim kombëtar

    Qindra mijëra protestues pritet të marrin pjesë në marshime në mbarë Francën, ndërsa pesë sindikata kanë bashkuar forcat për një ditë kombëtare grevash dhe protestash.

    Protestat nisën në shtator, fillimisht me nxënës të shkollave të mesme që kundërshtonin kushtet e dobëta dhe mungesën e burimeve në arsim, transmeton Telegrafi.

    Më pas, lëvizja u zgjerua duke përfshirë edhe përfaqësues të së ashtuquajturës lëvizje “Jelekët e Verdhë” dhe punëtorë nga sektorë të ndryshëm.

    Autoritetet presin që në marshime të marrin pjesë nga 500 mijë deri në 700 mijë persona, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë pritet të dalin në rrugët e Parisit. Një nga drejtuesit sindikalë e ka cilësuar këtë si “një ditë të madhe bashkimi”.

    Pesë sindikatat, që përfaqësojnë sektorin publik dhe atë privat, kanë bashkuar kërkesat për rritje të pagave për të përballuar koston e jetesës, si dhe për mbrojtjen e shërbimeve publike.

    Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, ka njoftuar se në terren do të angazhohen 70 mijë policë dhe xhandarë, duke paralajmëruar një “përgjigje jashtëzakonisht të vendosur” ndaj çdo shpërthimi të mundshëm të dhunës.

    Për 5 nëntor janë planifikuar më shumë se 250 aksione të ndryshme. Ndërkohë, tashmë janë raportuar ndërprerje të punës në shkolla, spitale dhe në transportin publik.

    Punëtorëve u është kërkuar gjithashtu të ndalin prodhimin në rafineritë e naftës. Për shkak të ndërprerjeve në disa centrale bërthamore, Franca pritet të importojë të enjten më shumë energji elektrike sesa prodhon vetë.

    Koalicioni i sindikatave u ka bërë thirrje punëtorëve, pensionistëve dhe të rinjve që t’i bashkohen grevës, me qëllim rritjen e presionit ndaj qeverisë. Një nga kërkesat kryesore është rritja e pagës minimale, e njohur si “Smic”, e cila aktualisht është 12,31 euro në orë.

    Kryetarja e sindikatës CFDT, Marylise Léon, ka theksuar se kërkesat nuk kufizohen vetëm te paga minimale.

    “Ne po kërkojmë një rritje neto prej 100 eurosh në muaj”, deklaroi ajo.

    Qeveria është përpjekur të zbusë pakënaqësinë publike për rritjen e çmimeve, duke liruar 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, me qëllim uljen e kostos së karburanteve. Ministrat u kanë premtuar gjithashtu nxënësve reformimin e platformës së kontestuar “Parcoursup”, përmes së cilës bëhet pranimi në universitete, me synimin që ajo të zëvendësohet deri në vitin 2028.

    Sipas Ministrisë së Arsimit, të enjten në mëngjes ishin mbyllur 81 lice, shkolla të mesme që frekuentohen nga nxënësit e moshës 15 deri në 18 vjeç. Ministria bëri të ditur gjithashtu se grevat kishin prekur rreth 17,5 për qind të shkollave fillore.

    Pjesëmarrje e madhe pritet sidomos në kryeqytet. Léon tha se do të ishte e kënaqur nëse në protesta do të dilnin 800 mijë persona.

    Ndërkaq, drejtuesja tjetër sindikale, Sophie Binet, e cila e ka cilësuar këtë aksion si “ditën e madhe të bashkimit”, deklaroi: “Ka ardhur koha që mobilizimi të kalojë në një nivel tjetër; greva duhet të marrë përmasa të gjera”.

    Paralelisht, lëvizja “Jelekët e Verdhë”, e cila disa vite më parë organizoi protesta kundër kostos së lartë të jetesës, është riaktivizuar dhe ka bërë thirrje për bllokada e protesta të tjera edhe të premten dhe të shtunën.

    Drejtuesit e sindikatave janë ankuar se marshimet e fundit janë mbajtur larg qendrës së Parisit, për shkak të dhunës së shpërthyer në disa qytete më 17 tetor. Gjatë atyre trazirave, më shumë se 2 mijë dyqane u plaçkitën dhe disa ndërtesa historike u dogjën.

    Marshimi i së enjtes do të lejohet të kalojë në qendër të Parisit, por jo përgjatë itinerarit të propozuar nga sindikatat, i cili do të lidhte sheshin Bastille me sheshin Concorde. Ky itinerar do t’i afronte protestuesit pranë Asamblesë Kombëtare, Pallatit Élysée dhe rezidencës së kryeministrit, Hôtel Matignon.

    Në vend të tij, marshimi pritet të zhvillohet përgjatë një rruge tjetër qendrore, nga sheshi République deri te sheshi Nation. Sindikata CFDT është ankuar se marrja e miratimit gjyqësor për itinerarin vetëm të mërkurën në mbrëmje e ka vështirësuar organizimin e protestës.

    Mobilizimi i madh i fundjavës së kaluar përfundoi me relativisht pak incidente dhune. Ministri i Brendshëm tha se edhe të enjten do të angazhohet një numër i ngjashëm forcash policore.

    Nuñez ka paralajmëruar për tri rreziqe të mundshme: përfshirjen e grupeve radikale të majta të njohura si “black blocs”, plaçkitjet dhe marshimet spontane që zhvillohen pa autorizimin e sindikatave. /Telegrafi/

  • Koçovska: Sllaveski nuk më konsultoi për hyrjen e "Alta Bankës" në vend

    Koçovska: Sllaveski nuk më konsultoi për hyrjen e “Alta Bankës” në vend

    As nuk e dinim se Alta Banka ishte në negociata për të hyrë në vend dhe as se cilët të tjerë kishin shfaqur interes. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, mohon se ka qenë ndër personat me të cilët guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, është konsultuar lidhur me hyrjen e kësaj banke në tregun e Maqedonisë dhe marrjen e Stopanska Banka Manastir.

    Guvernatori i Bankës Popullore, para disa ditësh në emisionin “Top Tema”, deklaroi se, megjithëse Banka Popullore është institucion i pavarur, për këtë çështje është konsultuar edhe me Qeverinë.

    Megjithatë, Koçoska, nën dikasterin e së cilës janë Policia Financiare dhe Drejtoria për Inteligjencë Financiare, pohon se për këtë çështje nuk është konsultuar fare. Ajo thotë se edhe tani, pasi Banka Popullore mori nën administrim Alta Banka Manastir, nuk ka informacione se çfarë po ndodh dhe se në përgjithësi është informuar nga mediat.

    “Ne si Ministri nuk kemi pasur absolutisht asnjë komunikim. As nuk e dinim se kjo bankë kishte zhvilluar negociata, as nuk e dinim se cilat institucione apo banka të tjera kishin qenë më parë të interesuara. Prandaj, me përgjegjësi të plotë pohoj se Ministria e Financave nuk ka pasur asnjë komunikim me guvernatorin lidhur me këtë çështje”, deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

    Ajo nuk konsideron se zhvillimet rreth Alta Bankës mund ta cenojnë sistemin bankar në vend, pasi pjesëmarrja e saj në sektor është shumë e vogël. Koçoska siguron gjithashtu se kursimtarët duhet të jenë të qetë. Sot, Koçoska do të takohet edhe me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.

  • Kocovska: Slaveski did not consult me for the entry of “ Alta Bank ̶ country

    Nor did we know that Alta Bank was in negotiations to enter the country, nor did we know who else had shown interest. Finance Minister Gordana Dimitrieska-Kocoska denies that she was among the people with whom the governor of the People’s Bank, Trajko Slaveski, has consulted concerning the bank’s entry into the Macedonian market and the takeover of Stopanska Banka Manastir.

    The governor of the People’s Bank, a few days ago on the paper “Toop Tema” stated that although the People’s Bank is an independent institution, it has been consulted with Government on the issue.

    However, Kochoska, under whose dictatorship are Financial Police and Directorate for Financial Intelligence, claims he has not consulted the issue at all. She says that even now, after the People’s Bank received under administration Alta Banka Manastir, there is no information about what is happening and that it is generally informed by the media.

    We as minister had absolutely no communication. Nor did we know that this bank had held negotiations, nor did we know which institutions or other banks had previously been interested. Therefore, with full responsibility I claim that the Ministry of Finance has had no communication with the governor on this issue, Finance Minister Gordana Dimitrieska-Kocoska said.

    It does not consider developments about the Alta Bank could affect the banking system in the country, as its participation in the sector is very small. Kocoska also ensures savings should be calm. Today, Kocoska will also meet with People’s Bank Governor Trajko Slaveski.

  • Raportimi i Sinjalit për megaaksionin kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë e Dragash, 19 nga 22 të dyshuarit ndalohen për 48 orë

    Raportimi i Sinjalit për megaaksionin kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë e Dragash, 19 nga 22 të dyshuarit ndalohen për 48 orë

    Raportimi i Sinjalit për megaaksionin kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë e Dragash, 19 nga 22 të dyshuarit ndalohen për 48 orë

    19 persona përfundojnë në ndalim për 48 orë, tre të tjerë lirohen – ky është rezultati i megaaksionit policor kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë dhe Dragash. Gazeta Sinjali, e cila raportoi ekskluzivisht për operacionin që nga nisja e tij, kishte zbuluar edhe emrat e të 22 personave të përfshirë në këtë rast, ndërsa tash Prokuroria dhe Policia kanë zbardhur përmasat e aksionit: 20 lokacione të bastisura, rreth 10 mijë euro të sekuestruara, katër armë zjarri dhe municion.

    Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë publikuar detajet e operacionit të zhvilluar mbrëmjen e 4 nëntorit, pas një hetimi të gjatë që përfshiu edhe masa dhe veprime të veçanta hetimore.

    Në kuadër të planit operativ “Bixhozi”, hetuesit kanë kontrolluar 20 lokacione, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi banimi në Prizren, Suharekë dhe Dragash.

    Gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 10 mijë euro para të gatshme, pajisje elektronike, katër armë zjarri dhe municion, të cilat mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

    19 të dyshuar ndalohen, tre lirohen

    Pas arrestimit të 22 personave dhe intervistimit të tyre në prani të avokatëve mbrojtës, Prokuroria ka marrë vendim që 19 prej tyre të ndalohen për 48 orë, ndërsa tre të tjerët të lirohen në procedurë të rregullt.

    Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, sipas nenit 294, paragrafi 2 të Kodit Penal të Kosovës.

    Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për megaaksionin që në momentet e para të zhvillimit të tij, duke siguruar dhe publikuar identitetet e të gjithë 22 personave të përfshirë në operacion: Kreshnik Bylykbashi, Engjëll Bytyqi, Nolian Danqeli, Sadri Shala, Valmir Gashi, Mefail Kuqi, Albion Jupaj, Muharrem Krasniqi, Ruzhdi Jasharaj, Dior Shala, Avdyl Bajselmani, Agim Bytyqi, Besmir Krasniqi, Sali Zhuri, Durim Gashi, Misret Shala, Jetmir Bajselmani, Sami Krasniqi, Bali Hjadari, Sabit Shala, Kadri Bylykbashi dhe Besart Krasniqi.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Signal reporting on illegal gambling megaction in Prizren, Suhareka and Dragas, 19 of the 22 suspects are detained for 48 hours

    19 people end up in detention for 48 hours, another three are released. This is the result of police megaction against illegal gambling in Prizren, Suhareka and Dragas. The signal newspaper, which reported exclusively on the operation since its launch, had also revealed the names of 22 persons involved in this case, while now the Prosecutor and Police have whitened the size of the action: 20 registered locations, about 10,000 euros seized, four firearms and ammunition.

    The Constitutional Prosecutor in Prizren and Kosovo Police have published details of the operation, held on the evening of November 4th, following a lengthy investigation involving separate investigative measures and actions.

    Under the operational plan, the investigators have searched 20 locations, including local business and residential homes in Prizren, Suhareka and Dragash.

    During the raids, about 10,000 euros have been seized in cash, electronic equipment, four firearms and ammunition, which can serve as evidence in criminal procedure.

    19 Suspects Banned, Three Free

    Following the arrest of 22 people and their interview in the presence of defence attorneys, the Prosecution has decided that 19 of them will be detained for 48 hours, while the other three will be released in regular procedure.

    The suspects are being investigated for criminal work organising pyramid schemes and illegal gambling, according to Article 294, paragraph 2 of the Kosovo Criminal Code.

    The signal newspaper had reported exclusively on the megaaction since its first development, providing and publishing the identities of all 22 people involved in the operation: Kreshnik Bylyqbashi, Engjel Bytyqi, Nolian Dancreli, Sadri Shala, Valmir Gashi, Mefail Redi, Albion Jupaj, Muharrem Krasniqi, Ruzhdi Jasharaj, Dior Shala, Avdy Bayselman, Agim Bytyqi, Besmir Krasniqi, Salim Gashi, Misret Shala, Jetsel Bajselman, Sami Krasni, Bali, Bali, Sabri Shal, Kadri Kadri Kyqi, Blysharbashi and Krasniqi.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Protestuesit për vrasjen e Arlinda Zekajt kërkojnë përgjigje nga Kurti

    Protestuesit për vrasjen e Arlinda Zekajt kërkojnë përgjigje nga Kurti

    Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në hapjen zyrtare të edicionit të 13-të të ceremonisë DokuTech.

    Gjatë momentit kur kryeministri po largohej me veturë, njëri nga protestuesit është afruar pranë saj, ndërsa pjesëtarët e sigurimit e kanë kapur për krahu njërin prej protestuesve.

    “Kryeministër, dojmë përgjigje”, dëgjohet duke thënë njëra nga protestueset, duke kërkuar përgjigje lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, transmeton EO.

    Kryeprokurori Gashi dhe prokurori Qavolli takojnë përfaqësueset e protestuesve për rastin e Arlinda Zekajt

     

    Burimi: Dukagjini

  • Protesters for the murder of Arlinda Zeqaj seek answers from Kurti

    Protesters seeking justice for the murder of Arlinda Zekaj have hosted Kosovo Prime Minister Albin Kurti during his participation in the official opening of the 13th edition of the DokuTech ceremony.

    During the moment the prime minister was driving away, one of the protesters has approached her, while security members have taken one of the protesters by arm.

    Prime Minister, we want answers, one of the protesters is heard saying, seeking answers to the case of Arlinda Zekaj’s murder, broadcast EO.

    Chief Prosecutor Gashi and Prosecutor Qavolli meet representatives of protesters in Arlinda Zekaj case

     

    Source Layer: Dukeagini

  • Kardiologu nga Kosova vlerësohet nga Rama dhe Spahiu

    Kardiologu nga Kosova vlerësohet nga Rama dhe Spahiu

    Kardiologu nga Kosova vlerësohet nga Rama dhe Spahiu

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, i kanë shprehur mirënjohje kardiologut nga Kosova Dr.Gentian Mehmeti për trajtimin e suksesshëm të një rasti me sulm në zemër.

    Mehmeti së bashku me kolegun e tij Dr. Donald Mançe ia kanë shpëtuar jetën një 29-vjeçari i cili kishte pësuar infarkt akut. Trajtimi është kryer në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, shkruan Gazeta Shneta.

    “Kardiologjia e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku profesionalizmi dhe ndërhyrja në kohë shpëtuan jetën e një 29-vjeçari, i paraqitur në gjendje kritike si pasojë e një infarkti akut dhe sot është jashtë rrezikut për jetën, falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të Hemodinamikës Mirënjohje për Dr. Donald Mançe, Dr. Gentian Mehmeti dhe të gjithë ekipin mjekësor”, ka shkruar kryeministri Rama.

    “Mirëmëngjes nga Kardiologjia e QSUT-së, ku profesionalizmi dhe ndërhyrja në kohë shpëtuan jetën e një 29-vjeçari, i paraqitur në gjendje kritike si pasojë e një infarkti akut dhe sot  është jashtë rrezikut për jetën, falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të Hemodinamikës. Pas 15 goditjeve elektrike dhe ndërhyrjes urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës, i riu po rikuperohet nën kujdesin e mjekëve. Mirënjohje për Dr. Donald Mançe, Dr. Gentian Mehmeti dhe të gjithë ekipin mjekësor”, ka shkruar ministrja Spahiu. /Gazeta Shneta

  • “Kjo nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim”, 6 vjet nga dorëheqja e Hashim Thaçit

    “Kjo nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim”, 6 vjet nga dorëheqja e Hashim Thaçit

    “Kjo nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim”, 6 vjet nga dorëheqja e Hashim Thaçit

    Hashim Thaçi i dha fund ushtrimit të detyrës si president i Kosovës më 5 nëntor, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë, duke e mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij politike.

    Në paraqitjen e fundit në oborrin e Presidencës, Thaçi u shfaq bashkë me të birin, Endritin, në një moment që shënoi largimin e tij nga posti i presidentit, transmeton Klankosova.tv.

    Deri në orën 11:30 të 5 nëntorit, ai ishte ende president i Republikës, por pas njoftimit se Gjykata Speciale kishte konfirmuar aktakuzën ndaj tij, vendosi të japë dorëheqje.

    Para largimit nga Presidenca, ai pati edhe një mesazh të veçantë, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në jetën publike.

    “Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm mirupafshim. Do të shihemi prapë. Zoti e bekoftë Kosovën”, ishte përshëndetja e fundit e Thaçit nga oborri i Presidencës.

    Ndiqni kronikën:

  • Cristiano Ronaldo njofton pensionimin e papritur nga Portugalia

    Cristiano Ronaldo njofton pensionimin e papritur nga Portugalia

    Cristiano Ronaldo njofton pensionimin e papritur nga Portugalia

    Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund rrugëtimit të tij me Përfaqësuesen e Portugalisë.

    Ylli portugez ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes së cilës ka lexuar një letër të gjatë dhe emocionuese, duke njoftuar se ka ardhur koha t’ia dorëzojë fanellën me numrin shtatë gjeneratave të ardhshme.

    Pas 23 vjetësh me fanellën e Portugalisë, Ronaldo ka vendosur t’i japë fund një kapitulli të rëndësishëm të karrierës së tij, që nisi në gusht të vitit 2003.