Category: Lajme

  • Gjyqtarja në Gjilan sulmohet nga një burrë që s’i pëlqeu vendimi i saj

    Gjyqtarja në Gjilan sulmohet nga një burrë që s’i pëlqeu vendimi i saj

    Gjyqtarja në Gjilan sulmohet nga një burrë që s’i pëlqeu vendimi i saj

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) e ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Qëndresa Sejdiu.

    Një person, i pakënaqur me një vendim të gjyqtares, e ka sulmuar atë duke e kapur për krahu të mërkurën rreth orës 14:00, në fshatin Sadovinë e Jerlive në Viti.

    “KGJK thekson se sulmet e këtij lloji ndaj gjyqtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme, dhe i dënon fuqishëm ato. Çdo akt i tillë përbën sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj vetë sundimit të ligjit”, thuhet në reagimin e KGJK-së.

    KGJK tha se “mbështet fuqishëm gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në shërbim të drejtësisë dhe interesit publik”.

    “Njëkohësisht, u bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e menjëhershëm të rastit dhe për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në reagim.

    Burimi: Insajderi

  • The judge in Gjilan is attacked by a man who did not like her decision

    Kosovo Judiciary Council ( The KDR has strongly condemned the attack on the Court of Foundation Court judge in Gjilan, the Year branch, Sejdiu’s Stand.

    One person, unhappy with a judge’s decision, has attacked him by taking him by arm Wednesday at around 2: 00 a.m. in the village of Sadovine in the Year.

    ) The KRC points out that attacks of this kind on judges are unacceptable and unacceptable, and strongly condemns them. Each such act constitutes an attack on the system of justice and on the rule of law itself, it is said in the response of the KDR.

    K The JCK said it strongly supports judges in fulfilling their duties independently, impartial and professionally, in the service of justice and public interest.

    At the same time, we call on competent bodies to take all necessary actions for the immediate investigation of the case and to ensure the protection and security of judges, in line with constitutional and legal obligations, it is said in response.

    Source Layer: Insander

  • Rexhaj në Kuvend kërkon drejtësi për Astrit Deharin: Prokuroria ta zbardhë rastin

    Rexhaj në Kuvend kërkon drejtësi për Astrit Deharin: Prokuroria ta zbardhë rastin

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka kërkuar në Kuvendin e Kosovës zbardhjen e rastit të Astrit Deharit, duke thënë se Prokuroria ka përgjegjësinë për të hetuar rrethanat e arrestimit, vdekjes dhe veprimet e kryera pas vdekjes së tij.

    Rexhaj ka thënë se, pavarësisht vonesës, ende nuk është aq vonë për të hetuar rastin dhe për të vendosur drejtësi.

    “Askush tjetër, veç prokurorisë nuk e ka për detyrë ta zbardhë këtë rast. Presim të veprojnë, edhe pse vonë, nuk është aq vonë për të hetuar veprimet që çuan te burgosja, vrasja dhe veprimet pas vrasjes”, ka theksuar ai.

    Ai e ka përshkruar Deharin si student të mjekësisë, aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje dhe shok të tyre.

    “Padrejtësia që i bëhet dikujt na ngarkon të gjithëve me përgjegjësi”, ka thënë Rexhaj, duke shtuar se drejtësia është ajo që i detyrohen familjes së Deharit dhe vajzës së tij, Arsës, prej dhjetë vitesh.

    Burimi: Dukagjini

  • Trumpi hedh poshtë shqetësimet për shkarkimin e tij dhe paralajmëron demokratët kundër një nisme të tillë

    Trumpi hedh poshtë shqetësimet për shkarkimin e tij dhe paralajmëron demokratët kundër një nisme të tillë

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë mundësinë që demokratët të nisin procedurë për shkarkimin e tij pas fitores në zgjedhjet afatmesme, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund të ketë pasoja të kundërta për vetë Partinë Demokratike.

    Duke folur të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë që nga publikimi i rezultateve të zgjedhjeve, Trump tha se nuk ishte aspak i shqetësuar për mundësinë e një procedure të re fajësimi (impeachment).

    “Jo, jo, jo, aspak”, u përgjigj ai kur u pyet nëse e shqetësonte mundësia që demokratët të ndërmerrnin hapa për shkarkimin e tij, transmeton Telegrafi.

    “Unë mendoj se kjo do ta shkatërronte Partinë Demokratike, sepse do të ishte një proces shkarkimi pa asnjë arsye. Për çfarë? Për faktin se kemi një vend të suksesshëm?”, deklaroi presidenti amerikan.

    Trump la të kuptohej se mund të bashkëpunonte me demokratët në Kongres, për sa kohë që ata nuk do të përpiqeshin të pengonin punën e administratës së tij.

    “Me gjasë do të shkoj mirë me demokratët, përveç nëse duan të bëhen pengesë dhe të veprojnë në mënyrë destruktive. Por unë e kam fuqinë e vetos”, tha ai.

    Gjatë paraqitjes së tij, Trump përjashtoi gjithashtu mundësinë e shkarkimit të sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, pavarësisht humbjeve të ndjeshme të republikanëve në zgjedhjet afatmesme. Presidenti ka fajësuar luftën me Iranin për rezultatin e dobët të partisë së tij.

    “Jo, mendoj se ai po bën një punë shumë të mirë”, u shpreh Trump kur u pyet nëse po shqyrtonte zëvendësimin e Hegsethit, i cili ka mbështetur fuqishëm ndërhyrjen ushtarake kundër Iranit.

    Deklaratat e presidentit vijnë pasi demokratët siguruan kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme, në kuadër të një vale fitoresh të partisë në disa pjesë të vendit. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • “Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën”, protesta e OVL UÇK-së para zyrave të BE-së

    “Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën”, protesta e OVL UÇK-së para zyrave të BE-së

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka organizuar protestë para zyrave të Bashkimit Evropian (BE), në shenjë kundërshtimi ndaj procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Protesta është mbajtur për shënimin e gjashtëvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në hagë.

    Me moton “Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën”, veteranët kanë përcjellë mesazhin e tyre drejtuar Bashkimit Evropian, duke shprehur pakënaqësinë lidhur me procesin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. /Telegrafi/

  • Zelensky shpreson se Kongresi i kontrolluar nga demokratët do të rrisë ndihmën amerikane për Ukrainën

    Zelensky shpreson se Kongresi i kontrolluar nga demokratët do të rrisë ndihmën amerikane për Ukrainën

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur shpresën se fitoret e demokratëve në zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara do të sjellin më shumë ndihmë për Kievin. Ndërkohë, zyrtarë evropianë i kanë bërë thirrje Kongresit të ri amerikan që të shtojë presionin ndaj Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Deklaratat e Zelenskyt, të bëra të mërkurën, erdhën pasi votuesit amerikanë ndëshkuan presidentin Donald Trump dhe Partinë Republikane, duke ia kaluar demokratëve kontrollin e të dy dhomave të Kongresit: Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

    Në një intervistë për transmetuesin gjerman ZDF, Zelensky tha se përparimi i demokratëve mund të jetë në favor të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

    “Jam gjithashtu mirënjohës ndaj republikanëve, por demokratët flasin shumë qartë për mbështetjen dhe ndihmën ndaj Ukrainës. Ata flasin për ripërtëritjen e lidhjeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Prandaj, ekziston shpresa se do të krijohet një ekuilibër i forcave dhe se ne do të marrim më shumë mbështetje”, tha ai.

    Sipas presidentit ukrainas, rritja e ndihmës amerikane mund të ndikojë edhe te presidenti rus, Vladimir Putin.

    “Nëse Kongresi tani shpreh gatishmërinë për mbështetje të fuqishme financiare ose ndihmë ushtarake, ashtu siç po vepron dhe po dëshmon Evropa sot, kjo do të ishte diçka pozitive dhe do të ndikonte te Putini”, deklaroi Zelensky për ZDF.

    Që nga takimi i tensionuar në Zyrën Ovale në shkurt të vitit 2025, gjatë të cilit Trump e akuzoi homologun ukrainas se ishte “mosmirënjohës” për ndihmën amerikane, Zelensky ka bërë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me presidentin amerikan.

    Megjithatë, javët e fundit Trump ka ndërmarrë disa hapa që janë konsideruar në favor të Rusisë, përfshirë një marrëveshje për importimin e naftës dizel ruse. Muajin e kaluar, ai hoqi sanksionet ndaj Rusisë, të cilat Kongresi i kishte miratuar me shumicë dërrmuese si pjesë e legjislacionit në mbështetje të Ukrainës.

    Ukraina, gjithashtu, ka akuzuar Uashingtonin se po vonon dërgesat e raketave interceptuese.

    Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Kaja Kallas, tha se shpreson që Kongresi i ri të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë.

    “Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë shumë më të forta kur veprojnë së bashku”, deklaroi Kallas, duke shprehur bindjen se presioni i përbashkët mund ta detyrojë Moskën t’i japë fund luftës.

    Në Gjermani, udhëheqësit politikë shfaqën qëndrime të ndryshme lidhur me mundësinë e ndryshimit të politikës amerikane.

    Kancelari Friedrich Merz u shpreh skeptik se fitorja e demokratëve do ta detyrojë Trumpin të ndryshojë kursin.

    “Sinqerisht, gjatë dy viteve të fundit, Trump ka qeverisur kryesisht duke anashkaluar Kongresin. Pse duhet të jetë ndryshe tani?”, tha Merz në një aktivitet në Berlin, një ditë pas humbjes së republikanëve në zgjedhje.

    Ndërkaq, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, u tregua më optimist. Ai tha se fitorja e qartë e demokratëve mund të krijojë “një mundësi të re për të nisur një nismë të re” për t’i dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Iran.

    Wadephul shtoi se është “mjaft optimist” që ndihma për Ukrainën, e cila është zvogëluar gjatë administratës Trump, do të diskutohet më gjerësisht nga ligjvënësit amerikanë të të dyja partive.

    Megjithatë, zyrtarë të tjerë evropianë paralajmëruan se politika e jashtme e Uashingtonit nuk pritet të ndryshojë shpejt, pasi Trump do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë edhe për dy vjet të tjera.

    Presidenti amerikan ka kritikuar vazhdimisht udhëheqësit evropianë, ka tronditur ekonomitë e tyre me tarifa tregtare, ka kërcënuar me tërheqjen e SHBA-së nga NATO-ja dhe ka shprehur synimin për të marrë kontrollin e Grenlandës, territor autonom i Danimarkës.

    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, tha se siguria dhe mirëqenia e vendit të saj dhe e Evropës nuk duhet të varen nga rezultatet e zgjedhjeve në shtete amerikane si Kansas dhe Iowa.

    “Prandaj po forcojmë kapacitetet tona mbrojtëse dhe konkurrueshmërinë tonë”, deklaroi ajo.

    Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia shpreson që Trumpi “do të vazhdojë përpjekjet e tij për paqe”, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.

    Ndërkohë, ndihmës të demokratëve i kanë thënë mediave amerikane se mbështetja për Kievin do të jetë një nga prioritetet e partisë kur ajo të marrë kontrollin e agjendës së Kongresit në janar.

    Megjithatë, zhvillimet diplomatike po ecin më shpejt. I dërguari i Trumpit, Steve Witkoff, bëri të ditur se delegacionet ukrainase dhe ruse do të takohen në Abu Dhabi më 10 dhe 11 nëntor, për të diskutuar për përfundimin e luftës dhe aranzhimet e sigurisë për Ukrainën.

    Zelensky tha të mërkurën se kishte zhvilluar biseda të hollësishme me Witkoffin dhe Jared Kushnerin, dhëndrin e Trumpit, në prag të takimit.

    “Negociatat duhet të ecin me ritëm të plotë, në mënyrë që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Ukraina është e gatshme të ndërmarrë hapat e nevojshëm”, shkroi ai në rrjetin social X. /Telegrafi/

  • Zelensky hopes Democrat-controlled Congress will boost US aid to Ukraine

    Ukrainian President Voldymyr Zelensky has voiced hope that the Democrats’ victories in the medium-term elections in the United States will bring more help to Kiev. Meanwhile, European officials have called on the new US Congress to increase pressure on Russia to end the bloodiest conflict in Europe since World War II.

    Zelensky’s statements, made Wednesday, came after American voters punished President Donald Trump and the Republican Party, surpassing the control of both of Congress’s chambers: The Senate and the House of Representatives.

    In an interview for the German broadcaster ZDF, Zelensky said that the democratic progress may be in favour of Ukraine, Telegrafi broadcast.

    I am also grateful to the republics, but the Democrats speak very clearly of support and assistance to Ukraine. They talk about renewed ties between the United States and Europe. Therefore, there is hope that a balance of forces will be established and that we will get more support, he said.

    According to Ukrainian President Vladimir Putin, increasing American aid can also affect Russian President Vladimir Putin.

    If Congress now expresses readiness for strong financial support or military assistance, as Europe is acting and witnessing today, it would be positive and influence Putin, Zelensky told ZDF.

    Since the tense meeting at the Oval Office in February 2025, during which Trump accused Ukrainian counterpart of being unthankful for American aid, Zelensky has made efforts to improve relations with the American president.

    In recent weeks, however, Trump has taken several steps that are considered in favour of Russia, including an agreement on importing Russian diesel oil. Last month, it lifted sanctions against Russia, which Congress had overwhelmingly approved as part of Ukraine’s support legislation.

    Ukraine has also accused Washington of delaying shipments of interceptive missiles.

    The European Union’s top foreign policy representative, Kaya Kallas, said she hopes the new Congress will continue supporting Ukraine and increase pressure on Russia.

    Europe and the United States are much stronger when they work together, Kallas said, expressing confidence that common pressure could force Moscow to end the war.

    In Germany, political leaders displayed different attitudes regarding the possibility of changing American politics.

    Chancellor Friedrich Merz indicated sceptical that the Democrats’ victory would force Trump to change course.

    Honestly, over the past two years, Trump has governed mainly by bypassing Congress. Why should it be different now?

    Meanwhile, German Foreign Minister Johann Wadefhul was more optimistic. He said the clear victory of the Democrats could create a new opportunity to launch a new initiative to end wars in Ukraine and Iran.

    Wadephul added that he is quite optimistic that the aid to Ukraine, which has been reduced during the Trump administration, will be further discussed by American lawmakers of both parties.

    However, other European officials warned that Washington’s foreign policy is not expected to change soon, as Trump will remain at the White House for another two years.

    The American president has repeatedly criticised European leaders, shaken their economies with commercial tariffs, threatened to withdraw the US from NATO, and expressed its intention to take control of Greenland, Denmark’s autonomous territory.

    Austria’s Foreign Minister, Beate Meinl-Reissinger, said the security and welfare of her country and Europe should not depend on the election results in American states such as Kansas and Iowa.

    Therefore we are strengthening our defence capacities and competitiveness, she said.

    In Moscow, Kremlin spokesman Dmitry Peskov said Russia hopes Trumpi will continue its peace efforts, despite the election outcome.

    Meanwhile, assistant Democrats have told American media that support for Kiev will be one of the party’s priorities when it takes over the agenda of Congress in January.

    However, diplomatic developments are moving faster. Trump’s envoy, Steve Whitoff, announced that Ukrainian and Russian delegations will meet in Abu Dhabi on November 10th and 11th to discuss the end of the war and security arrangements for Ukraine.

    Zelensky said on Wednesday that he had conducted detailed conversations with Witkoff and Jared Kouchner, Trump’s son-in-law, on the eve of the meeting.

    Negotiations should move at full pace, so this war can be completed as soon as possible. Ukraine is willing to take the necessary steps, he wrote on the social X network. /Telegraphy/

  • Fundi i një epoke: Ronaldo pensionohet nga Kombëtarja e Portugalisë

    Fundi i një epoke: Ronaldo pensionohet nga Kombëtarja e Portugalisë

    Ylli portugez e ka bërë të ditur vendimin përmes një mesazhi emocional të publikuar në rrjetet sociale, ku ka konfirmuar se ka ardhur koha për t’ia lënë vendin gjeneratës së re dhe për t’ia dorëzuar dikujt tjetër fanellën ikonike me numrin shtatë.

    Ronaldo debutoi me fanellën e Portugalisë në gusht të vitit 2003, ndërsa gjatë 23 viteve u shndërrua në një prej figurave më të mëdha të historisë së kombëtares.

    Ai mban rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e Portugalisë, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, të shoqëruar me rekorde, trofe dhe momente të paharrueshme.

    Në mesazhin e tij të gjatë lamtumirës, 41-vjeçari ka kujtuar rrugëtimin që nisi kur ishte vetëm një fëmijë, sakrificat, emocionet dhe krenarinë që ndjeu sa herë përfaqësoi vendin e tij.

    Ai ka theksuar se fanella e Portugalisë nuk ishte asnjëherë vetëm e tij, por simbol i miliona njerëzve që e kanë mbështetur ndër vite.

    “Ka ardhur dita për ta kthyer fanellën me numrin shtatë të Kombëtares, që i përket të gjithë neve. Nuk e kam ndier kurrë se ajo ishte vetëm imja, por për 23 vjet pata privilegjin dhe përgjegjësinë ta vishja, ta mbroja dhe ta merrja me vete në stadiumet e mbarë botës. Sot ka ardhur momenti për t’ia dorëzuar të ardhmes”, ka shkruar Ronaldo.

    Ai ka falënderuar bashkëlojtarët, trajnerët, stafin teknik, familjen dhe tifozët portugezë, duke theksuar se largimi nga Kombëtarja nuk do të thotë shkëputje nga dashuria për vendin e tij.

    “Largohem me kokën lart, krenar për rrugën që kam bërë dhe me bindjen se i kam dhënë gjithçka që kisha Portugalisë. Por nuk do të pushoj kurrë së qeni njëri prej jush. Do të vazhdoj të vuaj, të emocionohem dhe të festoj çdo fitore të Portugalisë së bashku me ju”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Në fund, Ronaldo ka theksuar se privilegji më i madh i karrierës së tij ishte përfaqësimi i Portugalisë.

    “Faleminderit për këto 23 vjet. Faleminderit që besuat tek unë. Fanella me numrin shtatë mbetet. Krenaria që e kam veshur do të jetë imja përgjithmonë. Portugalia do të jetë gjithmonë brenda meje”, ka përfunduar mesazhin e tij Ronaldo.

    Burimi: RTKLive

  • End of an era: Ronaldo retires from Portugal National

    The Portuguese star has made the decision known through an emotional message published on social networks, confirming that the time has come to leave the country of the new generation and to hand over someone else the ikionic fan to number seven.

    Ronaldo debuted with Portugal’s lantern in August 2003, while during 23 years he became one of the largest figures in national history.

    He holds the record as the best goal scorer in Portugal’s history, leaving behind an extraordinary legacy associated with record, trophy, and memorable moments.

    In his long farewell message, the 41-year-old has remembered the journey that began when he was just a child, the sacrifices, the emotions and pride he felt every time represented his country.

    He pointed out that Portugal’s fanella was never alone but a symbol of millions of people who have supported it over the years.

    The day has come to bring back the fanella with number seven of the Nationals, which belongs to all of us. I never felt that she was alone in me, but for 23 years I had the privilege and responsibility of wearing her, protecting her, and taking her to stadiums worldwide. Today’s time to surrender the future, Ronaldo wrote.

    He has thanked fellow players, trainers, technical staff, family and Portuguese fans, stressing that leaving the nation does not mean a break from loving his country.

    I leave with my head up high, proud of my course, and convinced that I have given everything I had to Portugal. But I will never stop being one of you. I will continue to suffer, be thrilled and celebrate any victory in Portugal along with you, he has written among other things.

    In the end, Ronaldo noted that the greatest privilege of his career was to represent Portugal.

    Thank you for 23 years. Thanks for believing in me. Fanella number seven remains. The pride I’m wearing will be mine forever. Portugal will always be inside me, finishing his message Ronaldo.

    Source Layer: RTKLive

  • Bruno Fernandes zbulon arsyen e rezultateve të dobëta të Man Utd këtë sezon

    Bruno Fernandes zbulon arsyen e rezultateve të dobëta të Man Utd këtë sezon

    Kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka lënë të kuptohet se presionet që vijnë nga jashtë dhomës së zhveshjes kanë ndikuar ndjeshëm në startin katastrofal të klubit në këtë sezon.

    Pavarësisht një fitoreje që riktheu moralin në Evropë, mesfushori portugez pranoi se atmosfera që mbizotëron rreth “Old Traffordit” ua ka vështirësuar lojtarëve paraqitjet në fushë.

    “Djajtë e Kuq” më në fund i dhanë fund serisë negative prej nëntë ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat, duke triumfuar me rezultat dramatik 3-2 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve të martën.

    Megjithatë, kjo fitore nuk arrin ta fshehë krizën në kampionat, ku skuadra e Michael Carrickut renditet në vendin e 17-të në tabelën e Ligës Premier.

    Duke folur pas triumfit në Evropë, Fernandes theksoi se situata aktuale në klub po ndikon edhe në aspektin psikologjik te futbollistët e ekipit të parë.

    “Është çështje e vetëbesimit. Në këtë klub është e vështirë kur rezultatet janë negative. Ka shumë faktorë jashtë dhomës së zhveshjes, jashtë kontrollit të lojtarëve dhe stafit teknik, që i bëjnë më të vështira paraqitjet e klubit dhe atë që ne mund të japim në fushë”.

    “Kjo ndikon te shumë lojtarë. Disa arrijnë ta përballojnë më mirë, të tjerët më keq. Ne kemi pritshmëri të larta ndaj vetes dhe kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, përfundojmë të rënduar mendërisht nga frustrimi që nuk po arrijmë t’i japim klubit atë që besojmë se jemi vërtet të aftë ta japim”, deklaroi Fernandes në një intervistë për TNT Sport Brazil.

    “Klubi kishte nevojë për atë fitore ndaj Romës, lojtarët kishin nevojë për të. Ishte diçka që na duhej si grup. Kemi punuar shumë për të dalë së bashku nga kjo situate”.

    “Ka qenë e vështirë, pasi në media ka pasur shumë spekulime dhe shumë të pavërteta rreth ngjarjeve në klub, përfshirë edhe ato mes meje dhe trajnerit”.

    “Është raportuar se kemi zhvilluar bisedime për t’i sqaruar gjërat mes nesh, por diçka e tillë nuk ka ndodhur”, përfundoi ylli portugez./Telegrafi/