Category: Lajme

  • “Serbia na masakroi popullin, Specialja na masakroi të vërtetën” – OVL-UÇK proteston para zyrave të BE-së

    “Serbia na masakroi popullin, Specialja na masakroi të vërtetën” – OVL-UÇK proteston para zyrave të BE-së

    “Serbia na masakroi popullin, Specialja na masakroi të vërtetën” – OVL-UÇK proteston para zyrave të BE-së

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka organizuar protestë para zyrave të Bashkimit Evropian (BE), në shenjë kundërshtimi ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Protesta është mbajtur me rastin e shënimit të gjashtëvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbahen në Hagë.

    Nën moton “Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën”, veteranët kanë përcjellë mesazhin e tyre drejtuar Bashkimit Evropian, duke shprehur pakënaqësinë dhe kundërshtimin ndaj procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Serbia massacred our people, the Special slaughtered us for the truth OVL-KLA protests in front of EU offices

    Kosovo Liberation Army Veterans’ Organisation has organised protests in front of European Union offices ( The EU, in light of opposition to the judicial process under way at Kosovo’s Specialised Chambers in The Hague.

    The protest has been held on the occasion of marking the sixth anniversary of the arrest of former Kosovo Liberation Army leaders who continue to be held at The Hague.

    Under the motto Serbia massacred our people, the Special Court massacred us with truth, veterans have conveyed their message to the European Union, expressing disappointment and opposition to the judicial process against former KLA leaders.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Alarme për bomba, aeroplanët detyrohen të ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë

    Alarme për bomba, aeroplanët detyrohen të ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë

    Alarme për bomba, aeroplanët detyrohen të ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë

    Kërcënimet për bomba detyruan aeroplanët e pasagjerëve të kryenin ulje të paplanifikuara në disa vende të Europës të enjten në mëngjes, në rastin më të fundit të një serie kërcënimesh që kanë vënë në shënjestër fluturimet në Europë, raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

    Fluturimi EI402 i kompanisë Aer Lingus, nga Dublini për në Romë, u ul i sigurt në aeroportin e Evreux, 100 kilometra në perëndim të Parisit, pasi u devijua si masë paraprake sigurie, njoftoi kompania ajrore irlandeze në një komunikatë.

    Mediat belge raportuan se një aeroplan pasagjerësh, i detyruar të ulej në aeroportin Zaventem të Brukselit, i përkiste kompanisë ajrore polake LOT.

    Një aeroplan i kompanisë Finnair, që vinte nga Helsinki, u shoqërua në mënyrë të sigurt nga forcat ajrore italiane deri në uljen e planifikuar në Romë, tha një burim pranë çështjes.

    Zyrtarët bullgarë raportuan se tre aeroplanë kryen ulje emergjente për shkak të kërcënimeve për bomba.

    Aeroplanët që fluturonin nga Kopenhaga dhe Madridi u ulën në Sofje, tha ministri i Brendshëm, sipas transmetuesit bTV.

    Një aeroplan i tretë, nga Londra, u ul në Plovdiv, raportuan mediat lokale.

    Të martën, të paktën shtatë fluturime dhe një anije turistike morën kërcënime për bomba, duke shkaktuar ndërprerje në aeroportet në të gjithë Europën, megjithëse nuk u zbulua asnjë pajisje shpërthyese.

    Ndonëse asnjë shtet nuk ka fajësuar dikë për kërcënimet, ato vijnë në një kohë kur zyrtarët europianë kanë fajësuar si Rusinë, ashtu edhe Iranin për ato që i përshkruajnë si “sulme hibride” dhe akte sabotimi. Moska dhe Teherani i mohojnë të dyja këto akuza për një fushatë të tillë.

    Këtë javë, hakerë të paidentifikuar nxorën jashtë funksionit frigoriferët në supermarketet në disa vende europiane. Disa ekspertë thanë se kërcënimet e rreme për bomba mund të jenë pjesë e një modeli të ngjashëm të përpjekjeve për të shkaktuar ndërprerje me kosto të ulët dhe pa mundësi për t’ia atribuuar përgjegjësinë dikujt.

    Burimi: Insajderi

  • Bomb alarms, planes forced to land in France, Bulgaria, Belgium

    Bomb threats forced passenger planes to conduct unplanned landings in several European countries Thursday morning, in the latest case of a series of threats that have targeted flights to Europe, reports the international news agency Reuters.

    The EI402 flight of the Aer Lingus company, from Dublin to Rome, landed safely at Evreux Airport, 100km west of Paris, after being diverted as a precautionary safety measure, the Irish airline company announced in a communique.

    Belgian media reported that a passenger plane forced to land at Brussels’ Zaventem airport belonged to the Polish airline LOT.

    A Finnish company plane, coming from Helsinki, was safely accompanied by the Italian Air Force until the planned landing in Rome, a source near the issue said.

    Bulgarian officials reported that three planes carried out emergency landings due to bomb threats.

    Airplanes flying from Copenhagen and Madrid landed in Sofia, Interior Minister said, according to broadcaster bTV.

    A third plane, from London, landed in Plovdiv, local media reported.

    On Tuesday, at least seven flights and a tourist ship received bomb threats, causing disruptions at airports across Europe, though no explosive devices were found.

    Although no state has blamed anyone for the threats, they come at a time when European officials have blamed both Russia and Iran for what they describe as hybrid attacks and sabotage acts. Moscow and Tehran deny both of these accusations of such a campaign.

    This week, unidentified hackers took out refrigerators in supermarkets in several European countries. Some experts said false bomb threats could be part of a similar model of efforts to trigger low-cost disruptions and unable to attribute responsibility to anyone.

    Source Layer: Insander

  • Klopp publikon listën e Gjermanisë për sfidat e nëntorit, rikthen Fullkrugun

    Klopp publikon listën e Gjermanisë për sfidat e nëntorit, rikthen Fullkrugun

    Gjermania do të përballet me Serbinë në udhëtim, ndërsa më pas do të jetë nikoqire e Holandës.

    Për këto dy sfida, Klopp ka vendosur t’i rikthehet grumbullimit tradicional, duke përzgjedhur 24 futbollistë, dukshëm më pak sesa në kampin e zgjeruar stërvitor të muajit të kaluar.

    Në listën e publikuar bie në sy përfshirja e talentit të ri Wael Mohya, i cili shihet si një prej emrave premtues të futbollit gjerman.

    Ndërkohë, një tjetër rikthim i rëndësishëm është ai i sulmuesit Niclas Fullkrug, i cili do të ketë mundësinë të kontribuojë sërish për përfaqësuesen gjermane.

    Klopp ka kombinuar në këtë grumbullim futbollistët me përvojë me talentet e rinj, duke përfshirë emra si Joshua Kimmich, Florian Wirtz, Kai Havertz dhe Marc ter Stegen.

    Lista e plotë e Gjermanisë:

    Portierë: Alexander Nübel (Besiktas), Marc ter Stegen (Ajax Amsterdam), Jonas Urbig (Bayern Munich).

    Mbrojtës: Waldemar Anton (Borussia Dortmund), Nathaniel Brown (Bayern Munich), Finn Jeltsch (VfB Stuttgart), Maximilian Mittelstädt (VfB Stuttgart), Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Jonathan Tah (Bayern Munich), Malick Thiaw (Newcastle United), Philipp Treu (SC Freiburg).

    Mesfushorë: Tom Bischof (Bayern Munich), Said El Mala (1. FC Köln), Brajan Gruda (RB Leipzig), Lennart Karl (Bayern Munich), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Wael Mohya (Borussia Mönchengladbach), Felix Nmecha (Borussia Dortmund), Aleksandar Pavlovic (Bayern Munich), Derry Scherhant (SC Freiburg), Florian Wirtz (Liverpool).

    Sulmues: Younes Ebnoutalib (Eintracht Frankfurt), Niclas Füllkrug (Werder Bremen), Kai Havertz (Arsenal).

    Burimi: RTKLive

  • Dyshohet se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë arratisur në Rusi

    Dyshohet se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë arratisur në Rusi

    Dyshohet se terroristi Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë arratisur nga Serbia në Rusi dhe ndodhen në Moskë.

    Dy figurat nga veriu i Kosovës, të konsideruara prej vitesh si bashkëpunëtorë të afërt të Aleksandër Vuçiqit dhe pjesë e rrjetit të ndikimit të SNS-së, dyshohet se janë larguar nga Serbia, sikurse dyshohet se ka vepruar edhe Andrej Vuçiq, vëllai i ish-presidentit.

    Veselinoviq dhe Radoiçiq janë përmendur prej vitesh në raportime për krim të organizuar, kontrabandë, korrupsion dhe ndikim politik në veri të Kosovës dhe për sulmin terrorist në Banjskë ku u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.

    Të dy janë vendosur nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa lidhjet e tyre me strukturat e pushtetit në Serbi kanë ngritur vazhdimisht pikëpyetje për mbrojtjen politike që mund të kenë gëzuar.

    Radoiçiq ka pranuar publikisht përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023.

    Ndaj tij Kosova i ka ngritur aktakuzë për terrorizëm në Kosovë, ndërsa qëndrimi i tij në liri në Serbi pas sulmit ka nxitur kritika ndaj autoriteteve serbe dhe kërkesa për llogaridhënie.

    Në materialin mbi të cilin mbështetet ky raportim ngrihen gjithashtu pretendime për lidhje të Veselinoviqit, Radoiçiqit dhe Andrej Vuçiqit me pronësinë e fshehur dhe veprimtarinë financiare të Alta Bankës.

    Emrat e tyre janë përmendur edhe në raportime mbi komunikimet e deshifruara të platformës Sky, ku ngrihen dyshime për kontakte me figura të krimit të organizuar dhe ndikim mbi rrjete të fuqishme financiare.

    Burimi: Dukagjini

  • Haradinaj për Raportin e Progresit: Krejt proceset qeverisëse janë në ngecje

    Haradinaj për Raportin e Progresit: Krejt proceset qeverisëse janë në ngecje

    Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, para fillimit të seancës së Kuvendit ka deklaruar se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje, duke kërkuar një analizë të mirëfilltë të raportit të Bashkimit Evropian.

    Duke folur në hollin e Kuvendit të Kosovës për Raportin e Progresit, Haradinaj ka vlerësuar se gjendja në proceset qeverisëse është shqetësuese, veçanërisht sa u përket integrimit evropian dhe euroatlantik.

    “Diçka që veç e dimë. Ne që jetojmë e dimë se krejt proceset qeverisëse janë në ngecje. Duhet me i bërë një analizë të mirëfilltë të gjitha këtyre ngecjeve dhe proceseve që merren me integrimin evropian dhe euroatlantik, pasi nuk janë mirë”, ka deklaruar Haradinaj.

    Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2026, i publikuar më 4 nëntor, paraqet vlerësimin e gjendjes së reformave dhe zhvillimeve politike e institucionale në Kosovë, në kuadër të procesit të integrimit evropian./EO

    Burimi: Dukagjini

  • KGJK dënon sulmin ndaj gjyqtares në Viti, kërkon hetim të menjëhershëm

    KGJK dënon sulmin ndaj gjyqtares në Viti, kërkon hetim të menjëhershëm

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Qëndresa Sejdiu.

    Sipas njoftimit të KGJK-së, sulmi ka ndodhur pasditen e 4 nëntorit , në fshatin Sadovinë e Jerlive, në Komunën e Vitisë, njofton Dukagjini.

    KGJK ka vlerësuar se sulmet ndaj gjyqtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme, duke theksuar se akte të tilla përbëjnë sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

    Këshilli ka shprehur mbështetjen për gjyqtarët në ushtrimin e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në shërbim të drejtësisë dhe interesit publik.

    Njëkohësisht, KGJK u ka bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e menjëhershëm të rastit, si dhe të garantojnë mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore.

    Burimi: Dukagjini

  • Raportimi i Sinjalit për sulmin ndaj gjyqtares në Viti, KGJK dënon rastin dhe kërkon hetim të menjëhershëm e siguri për gjyqtarët

    Raportimi i Sinjalit për sulmin ndaj gjyqtares në Viti, KGJK dënon rastin dhe kërkon hetim të menjëhershëm e siguri për gjyqtarët

    Raportimi i Sinjalit për sulmin ndaj gjyqtares në Viti, KGJK dënon rastin dhe kërkon hetim të menjëhershëm e siguri për gjyqtarët

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka reaguar pas sulmit të dyshuar ndaj gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan – Dega në Viti, Qëndresa Sejdiu, e cila dyshohet se u sulmua fizikisht gjatë një seance gjyqësore në terren, në fshatin Sadovinë e Jerlive.

    Përmes një reagimi publik, KGJK e ka dënuar ashpër incidentin, duke e cilësuar të papranueshëm dhe të patolerueshëm çdo sulm ndaj gjyqtarëve. Sipas këtij institucioni, veprime të tilla nuk përbëjnë vetëm sulm ndaj një gjyqtari, por edhe ndaj sistemit të drejtësisë dhe vetë sundimit të ligjit.

    “Çdo akt i tillë përbën sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj vetë sundimit të ligjit”, thuhet në reagimin e KGJK-së.

    Këshilli ka shprehur mbështetjen për gjyqtarët në ushtrimin e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, ndërsa u ka bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rastit dhe garantimin e sigurisë së gjyqtarëve.

    Siç ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 4 nëntor, rreth orës 14:00, gjatë një procedure kontestimore për një çështje pronësore.

    Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari, Herion Ymeri, rreth 40-vjeçar, dyshohet se është përplasur me gjyqtaren pas pakënaqësisë me vendimin e saj, duke e kapur për krahu, e shtrënguar dhe shtyrë disa herë, ndërsa përsëriste: “Kjo është prona ime!”

    Pas ndërhyrjes së Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të Prokurorisë, është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

    Rasti është duke u hetuar nga njësitë rajonale në Gjilan, ndërsa përgjegjësia eventuale penale e të dyshuarit do të përcaktohet nga organet e drejtësisë gjatë procedurës.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Signal reporting on the attack on judge in the year, the KDR condemns the case and calls for immediate investigation and security for judges

    Kosovo Judiciary Council ( The KDR has reacted after the alleged attack on the Court of the Founding Court judge at the Year’s Gjilan branch, Sejdiu residence, which was allegedly physically attacked during a court hearing on the ground in the village of Sadovine.

    By means of a public reaction, the KDR has strongly condemned the incident, calling any attack on judges unacceptable and unacceptable. According to this institution, such actions constitute not only attacks on a judge but also on the justice system and the rule of law itself.

    Every such act constitutes an attack on the justice system, and on the rule of law itself, it is said in the response of the KDR.

    The Council has voiced support for judges in exercising their duties independently, impartially and professionally, while urging competent bodies to immediately take all necessary actions to investigate the case and ensure the safety of judges.

    As the signal newspaper exclusively reported, the event occurred on November 4th, at around 2: 00 p.m., during a controversial procedure on a property issue.

    Signal sources have indicated that the suspect, Hermione Ymer, about 40 years old, allegedly crashed with the judge following his discontent with her decision, holding her by arm, pressed and pushed several times, while repeating: This is my property! )

    After the police intervened, the suspect has been arrested and, by the prosecution’s decision, has been detained for 48 hours, under suspicion of the criminal act — “Sulmi against the official person.”

    The case is being investigated by regional units in Gjilan, while the suspect’s eventual criminal responsibility will be determined by justice bodies during the procedure.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal