Category: Lajme

  • KGJK dënon sulmin ndaj gjyqtares Qëndresa Sejdiu në Viti

    KGJK dënon sulmin ndaj gjyqtares Qëndresa Sejdiu në Viti

    Në reagimin e tij, KGJK e ka cilësuar të papranueshëm dhe të patolerueshëm çdo sulm ndaj gjyqtarëve, duke theksuar se akte të tilla përbëjnë sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

    Këshilli ka shprehur mbështetje për gjyqtarët në ushtrimin e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale.

    Njëkohësisht, KGJK u ka bërë thirrje organeve kompetente që ta hetojnë menjëherë rastin dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për garantimin e mbrojtjes dhe sigurisë së gjyqtarëve.

    Burimi: RTKLive

  • KDR condemns attack on Judge Sejdiu’s tenure in the year

    In his reaction, the KDR has singled out any attack on judges, stressing that such acts constitute an attack on the system of justice and rule of law.

    The council has voiced support for judges in exercising their duties independently, impartially and professionally.

    At the same time, the KDR has called on competent bodies to investigate the case immediately and to take the necessary actions to ensure the protection and security of judges.

    Source Layer: RTKLive

  • Shiroka Pula takon ministrin e Jashtëm të Zvicrës, në fokus marrëdhëniet ekonomike dhe mbështetja ndërkombëtare

    Shiroka Pula takon ministrin e Jashtëm të Zvicrës, në fokus marrëdhëniet ekonomike dhe mbështetja ndërkombëtare

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe kryesuesin e OSBE-së, Ignazio Cassis, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke falënderuar Cassis për mbështetjen e vazhdueshme zvicerane ndaj Kosovës.

    Ajo ka theksuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të investimeve zvicerane në Kosovë. Në këtë drejtim, ka vlerësuar bilancin aktual tregtar ndërmjet dy vendeve, duke nënvizuar potencialin për rritje të mëtejshme përmes mundësive që ofron EFTA.

    Në takim është diskutuar edhe për mbështetjen e Zvicrës në fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe përpjekjet e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

    Presidentja ka vënë në pah gjithashtu rolin e rëndësishëm të mërgatës shqiptare në Zvicër, duke e cilësuar atë si një urë të fuqishme lidhëse ndërmjet dy shteteve. Ajo ka shprehur mirënjohje edhe për angazhimin e kontingjentit zviceran të KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999.

    Nga ana e tij, ministri Ignazio Cassis ka rikonfirmuar përkushtimin e Zvicrës për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës edhe në të ardhmen, duke shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për presidenten Shiroka Pula. /Telegrafi/

  • Operacion kundër bixhozit të kundërligjshëm, arrestohen 22 të dyshuar në Prizren

    Operacion kundër bixhozit të kundërligjshëm, arrestohen 22 të dyshuar në Prizren

    Prokuroria Themelore e Prizrenit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një operacion kundër bixhozit të kundërligjshëm në të cilën janë arrestuar 22 të dyshuar në rajonin e Prizrenit.

    Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se operacioni ka ndodhur më datë 04.11.2026, në orët e mbrëmjes.

    Tutje në njoftim thuhet se pas një pune dhe veprimeve operative-hetimore të zhvilluara për një kohë të gjatë, duke përfshirë edhe masa dhe veprime të veçanta hetimore, është realizuar operacioni hetimor kundër lojërave të fatit, konkretisht lojërave online të fatit, në Rajonin e Prizrenit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren.

    “Hetimet janë zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, me mbështetjen dhe ndihmën e stacioneve policore dhe njësive të tjera policore të Rajonit të Prizrenit. Në zbatim të urdhrit të Prokurorisë Themelore në Prizren është zbatuar plani operativ “Bixhozi”. Në kuadër të këtij plani operativ janë kontrolluar 20 lokacione (lokale afariste dhe shtëpi banimi), nën dyshimin për zhvillimin e aktiviteteve ilegale të bixhozit, përkatësisht organizimit të lojërave online të fatit”.

    Siç thuhet në njoftim operacioni ka përfshirë lokacione në tri komuna: Prizren, Suharekë dhe Dragash.

    “Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar materiale të ndryshme që mund të shërbejnë si prova dhe dëshmi lidhur me dyshimin e bazuar se të dyshuarit e identifikuar kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, sipas nenit 294, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, duke përfshi para kesh rreth 10 mijë euro dhe pajisje elektronike. Gjithashtu janë sekuestruar katër armë zjarri dhe municion”.

    Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 22 persona. Pas intervistimit të të dyshuarve, në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të Prokurorisë, 19 prej tyre janë ndaluar për 48 orë, ndërsa 3 janë liruar në procedurë të rregullt.

    Prokuroria Themelore në Prizren, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe Policia e Kosovës në përgjithësi mbeten të përkushtuara në veprimet e tyre për parandalimin e veprave penale, identifikimin dhe arrestimin e kryerësve të tyre, duke përfshirë edhe veprat penale që lidhen me bixhozin e kundërligjshëm. /Telegrafi/


  • Zelensky shpreson në fitoren e demokratëve në SHBA, pret më shumë ndihmë amerikane për Ukrainën

    Zelensky shpreson në fitoren e demokratëve në SHBA, pret më shumë ndihmë amerikane për Ukrainën

    Zelensky shpreson në fitoren e demokratëve në SHBA, pret më shumë ndihmë amerikane për Ukrainën

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur shpresën se fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara do të sjellë rritje të mbështetjes amerikane për Kievin në luftën kundër Rusisë.

    Në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, Zelensky ka thënë se pret që ndryshimet politike që mund të pasojnë marrjen e kontrollit të të dy dhomave të Kongresit nga demokratët vitin e ardhshëm, të ndikojnë pozitivisht në mbështetjen për Ukrainën.

    “Jam gjithashtu mirënjohës ndaj republikanëve, por demokratët flasin shumë qartë për mbështetjen dhe ofrimin e ndihmës për Ukrainën”, ka deklaruar Zelensky, sipas komenteve të publikuara në gjermanisht nga ZDF para transmetimit të plotë të intervistës.

    “Ata flasin për rivendosjen e lidhjeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës… Prandaj, ekziston shpresa se do të krijohet një ekuilibër i forcave dhe se ne do të marrim më shumë mbështetje”, ka shtuar ai.

    Kreu i shtetit ukrainas ka vlerësuar se shtimi i ndihmës amerikane, qoftë financiare apo ushtarake, mund të ndikojë drejtpërdrejt në qëndrimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

    “Nëse Kongresi tani flet për mbështetje të fuqishme financiare ose ndihmë ushtarake, ashtu siç po bën dhe po dëshmon sot Evropa, atëherë kjo do të ishte diçka pozitive që do të ndikonte te Putini”, ka cituar ZDF të ketë thënë Zelensky.

    Ndërkohë, presidenti ukrainas ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar marrëdhëniet me homologun e tij amerikan, Donald Trump, të cilat janë tensionuar në disa raste. Një nga momentet më të vështira ishte takimi në Zyrën Ovale në shkurt të vitit 2025, kur Zelensky u përball me akuza se ishte “mosmirënjohës” për ndihmën e ofruar nga SHBA-ja.

    Javët e fundit, Trump ka ndërmarrë disa hapa që kanë favorizuar interesat e Rusisë, përfshirë një marrëveshje për importimin e naftës ruse dhe lehtësimin e sanksioneve.

    Pavarësisht këtyre zhvillimeve, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës po vazhdojnë. Bisedimet trepalëshe të udhëhequra nga SHBA-ja, me pjesëmarrjen e Ukrainës dhe Rusisë, pritet të rifillojnë javën e ardhshme, pas një ndërprerjeje disa mujore.

    I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Steve Witkoff, ka bërë të ditur të hënën se delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë do të mblidhen në Abu Dhabi më 10 dhe 11 nëntor, me qëllim diskutimin e përfundimit të luftës, marrëveshjeve të sigurisë për periudhën pas luftës dhe uljes së tensioneve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky hopes for US Democrat victory, expects more American aid for Ukraine

    Ukraine’s president, Voldymyr Zelensky, has voiced hope that the democrats’ victory in the Muslim elections in the United States will bring increased US support to Kiev in the fight against Russia.

    In an interview for German television ZDF, Zelensky has said he expects political changes that could follow in taking over two Chambers of Congress from the Democrats next year to positively influence support for Ukraine.

    I am also grateful to the republics, but the Democrats speak very clearly about supporting and providing assistance to Ukraine, Zelensky has declared, according to comments published in German by ZDF prior to full transmission of the interview.

    They talk about restoring ties between the United States and Europe… So there is hope that a balance of forces will be established and that we will get more support, he added.

    The head of the Ukrainian state has estimated that increased American aid, whether financial or military, could directly affect the position of Russian President Vladimir Putin.

    If Congress now speaks of strong financial support or military assistance, as Europe is doing and witnessing today, then it would be positive to influence Putin, ZDF quoted Zelensky as saying.

    Meanwhile, the Ukrainian president has made constant efforts to improve relations with his American counterpart, Donald Trump, who are tense in some cases. One of the most difficult moments was the meeting at the Oval Office in February 2025, when Zelensky faced charges of being ungrateful for the help offered by the US.

    Last week, Trump has taken several steps that have favoured Russia’s interests, including an agreement on importing Russian oil and facilitating sanctions.

    Despite these developments, diplomatic efforts to end the war are continuing. The tripartite talks led by the US, with the participation of Ukraine and Russia, are expected to resume next week, following a several-month break.

    The US president’s special envoy, Steve Whitoff, has announced on Monday that the delegations of Ukraine and Russia will gather in Abu Dhabi on November 10th and 11th, with the aim of discussing the end of the war, security agreements for the post-war period and lowering tensions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Apeli vulos ekstradimin e Faruk Bejlës drejt Maqedonisë së Veriut, ku kërkohet për vrasje dhe bashkim kriminal

    Apeli vulos ekstradimin e Faruk Bejlës drejt Maqedonisë së Veriut, ku kërkohet për vrasje dhe bashkim kriminal

    Apeli vulos ekstradimin e Faruk Bejlës drejt Maqedonisë së Veriut, ku kërkohet për vrasje dhe bashkim kriminal

    Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Faruk Bejlës, duke lënë në fuqi vendimin për ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut, ku kërkohet nën dyshimet për vrasje dhe bashkim kriminal.

    Me aktvendimin e 12 tetorit 2026, të publikuar më 20 tetor, kolegji i Departamentit Special të Apelit e ka vlerësuar si të pabazuar ankesën e avokatit Alban Arifi. Si rrjedhojë, është konfirmuar vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i 25 shtatorit, përmes të cilit ishte aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për lejimin e ekstradimit, raporton Insajderi.

    Bejla, shtetas i Maqedonisë së Veriut, rreth 50-vjeçar, kërkohet nga autoritetet e këtij shteti për tri vepra penale të vrasjes së rëndë dhe bashkim kriminal.

    Sipas dokumentacionit të autoriteteve maqedonase, ai dyshohet për bashkim kriminal, si dhe për tri raste të vrasjes, të kryera në bashkëkryerje.

    Gjatë procedurës, mbrojtja e Bejlës kishte kundërshtuar ekstradimin, duke pretenduar se ekziston rreziku që ai të përballet me torturë, trajtim mizor apo burgim të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut.

    Avokati Alban Arifi kishte argumentuar gjithashtu se nuk kishte prova konkrete që e lidhin klientin e tij me veprat për të cilat kërkohet dhe kishte kërkuar informacione shtesë nga autoritetet maqedonase. Në mesin e argumenteve të mbrojtjes ishte edhe kërkesa e Bejlës për fitimin e shtetësisë së Kosovës, për shkak të prejardhjes familjare.

    Megjithatë, Apeli ka vlerësuar se këto pretendime nuk përbëjnë pengesë për ekstradimin. Në arsyetimin e vendimit thuhet se kërkesa e tij për mbrojtje ndërkombëtare dhe azil ishte refuzuar paraprakisht nga organet kompetente të Kosovës.

    Gjykata ka konstatuar se edhe pse mbrojtja kishte nisur konflikt administrativ ndaj vendimeve për refuzimin e azilit, kjo nuk e pezullon automatikisht procedurën e ekstradimit.

    Apeli ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për dorëzimin e tij te autoritetet maqedonase, në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale dhe marrëveshjes dypalëshe të ekstradimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

    Në vendim thuhet se është përmbushur edhe kushti i inkriminimit të dyfishtë, pasi veprat për të cilat kërkohet Bejla janë të dënueshme në të dyja shtetet. Po ashtu, gjykata ka konstatuar se nuk ka kaluar afati i parashkrimit të ndjekjes penale.

    Në dosjen e dërguar nga autoritetet maqedonase figurojnë raporte të prokurorisë, dokumente të njësive për hetimin e krimeve të rënda, transkripte të përgjimeve, raporte të autopsisë, analiza daktiloskopike dhe ekspertiza të gjurmëve biologjike.

    Sipas vlerësimit të gjykatave të Kosovës, këto materiale përmbajnë të dhëna për kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së veprave, si dhe për rolin që dyshohet se ka pasur Bejla.

    Pas vendimit të formës së prerë të Apelit, Bejla do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim deri në përfundimin e procedurave të nevojshme për dorëzimin e tij te autoritetet e Maqedonisë së Veriut. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Lushaku-Sadriu për Raportin e Progresit: Përsëritje e dështimeve në çdo fushë

    Lushaku-Sadriu për Raportin e Progresit: Përsëritje e dështimeve në çdo fushë

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar rezultatet e Kosovës të pasqyruara në Raportin e Progresit të këtij viti, duke e cilësuar atë si më të dobëtin që nga fillimi i publikimit të raporteve të tilla.

    Lushaku, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka deklaruar se raporti evidenton dështime të përsëritura në shumë fusha, ndërsa ka theksuar se Kosova ka shënuar vetëm progres të kufizuar në procesin e integrimit evropian.

    Sipas Lushaku-Sadriut, pavarësisht krizave politike me të cilat është përballur vendi, Qeveria ka qenë në detyrë dhe ka pasur mundësi të realizojë reformat e nevojshme dhe të përmbushë kushtet për avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

    “Ky raport ishte ndoshta më i dobëti në histori për nga rezultatet, prej kur ka nisur publikimi i tij. Ishte përsëritje e dështimeve që shteti ynë i ka bërë në çdo fushë. Shumë dështime dhe fjalia e duhur është ‘progres i limituar’, siç thotë raporti”, ka deklaruar ajo.

    Lushaku-Sadriu ka ngritur shqetësime edhe për çështjet që, sipas saj, prekin bazën kushtetuese dhe funksionalitetin e shtetit, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet dhe bartësit e pushtetit.

    Ajo ka theksuar se përgjegjësia për gjendjen në vend është e përbashkët, por barra kryesore bie mbi ata që aktualisht janë në pushtet.

    Burimi: Dukagjini

  • Rivalët e vjetër Sigal Prishtina - Trepça përballen në çerekfinale të Kupës

    Rivalët e vjetër Sigal Prishtina – Trepça përballen në çerekfinale të Kupës

    Rivalët e vjetër Sigal Prishtina - Trepça përballen në çerekfinale të Kupës

    Janë mësuar katër çiftet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës në basketboll për sezonin 2026/2027.

    Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur se ndeshjet e kësaj faze, sikurse ato të gjysmëfinales, do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

    Skuadrat tashmë do të kërkojnë një vend në mesin e katër më të mirave të garës, në përpjekje për të vazhduar rrugëtimin drejt trofeut të Kupës së Kosovës. /Klankosova.tv

  • Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht - përsëritje e dështimeve të Qeverisë

    Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht – përsëritje e dështimeve të Qeverisë

    Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht - përsëritje e dështimeve të Qeverisë

    Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar rezultatet e Kosovës në raportin e fundit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një nga raportet më të dobëta që nga fillimi i publikimit të tyre.

    Ajo ka thënë se raporti pasqyron dështimet e vazhdueshme të shtetit në disa fusha, duke theksuar se përgjegjësia për mungesën e progresit nuk mund t’i atribuohet vetëm krizave politike.

    “Ky raport ishte ndoshta më i dobëti për nga rezultatet, historikisht prejse ka filluar publikimi i raporteve. Është përsëritje e dështimeve që shteti ynë i ka bërë në çdo fushë, edhe për shkak të krizave politike. Por të mos harrojmë që Qeveria ishte në detyrë dhe askush nuk e ka ndaluar Qeverinë tonë që t’i përmbushë këto kushte, të ndërmarrë reforma dhe t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve me dëshirën më të mirë që Kosova të ecë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu nga foltorja e Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.

    Deputetja e LDK-së ka veçuar shprehjen “progres i kufizuar” në raportin e BE-së, duke thënë se kjo pasqyron mungesën e përparimit pikërisht në fushat më të rëndësishme për jetën e qytetarëve dhe funksionimin demokratik të shtetit.

    “Fjalia më e mirë është ‘progres i kufizuar’, në fushat të cilat janë jetike për jetën e qytetarëve të Kosovës. Duke nisur nga kriteret demokratike të funksionimit të institucioneve tona, kritere që do të duhej të ishin të nënkuptueshme për shtetin tonë, ndërhyrja e politikës në gjyqësor, mosrespektimi i vendimeve të Kuvendit nga Qeveria, mosrespektimi i vendimeve kushtetuese dhe mosrespektimi i afateve”, ka thënë ajo, transmeton Klankosova.tv.

    Lushaku-Sadriu ka vlerësuar se këto probleme cenojnë drejtpërdrejt rendin kushtetues dhe funksionalitetin e institucioneve të vendit.

    “Krejt këto e prishin rendin kushtetues të vendit tonë. Janë shqetësim përtej çdo shqetësimi, sepse prekin thelbin kushtetues dhe funksionalitetin e vendit tonë”, shtoi ajo./Klankosova.tv