Category: Lajme

  • Pas shtatë javësh grevë, arrihet marrëveshja për punëtorët teknikë në shkollat e Prishtinës

    Pas shtatë javësh grevë, arrihet marrëveshja për punëtorët teknikë në shkollat e Prishtinës

    Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka njoftuar se është arritur marrëveshja me Komunën e Prishtinës për kërkesën e punëtorëve teknikë të shkollave fillore dhe të mesme për zbatimin e pagës minimale.

    Sipas njoftimit të Federatës, marrëveshja u arrit të enjten, më 5 nëntor, pas shtatë javësh, në një takim ndërmjet kryetarit të FSPTSPK-së, Jusuf Azemi, me bashkëpunëtorët e tij dhe nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

    Gjatë takimit, Dushi ka njoftuar se kërkesa për zbatimin e pagës minimale është aprovuar.

    Po ashtu, ai ka konfirmuar se të gjitha obligimet financiare që ndërlidhen me këtë pagë, nga 1 gushti 2026 e deri më tani, do të ekzekutohen deri të martën, më 10 nëntor.

    Të dy delegacionet kanë shprehur falënderimet dhe mirënjohjen për bashkëpunimin, ndërsa nënkryetari Dushi ka theksuar se Komuna mbetet e hapur për bashkëpunim dhe trajtimin e kërkesave të punëtorëve të sektorit privat.

    Në fund, FSPTSPK ka falënderuar Komunën e Prishtinës për gatishmërinë për bashkëpunim, duke shprehur pritjen që zotimet e dhëna të realizohen brenda afatit të përcaktuar. /Telegrafi/

  • Kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë, Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht

    Kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë, Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht

    Kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë, Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj ekzekutivit lidhur me gjetjet e raportit të fundit të Bashkimit Evropian për Kosovën.

    Nga foltorja e Kuvendit, ajo e ka cilësuar këtë dokument si më të dobtin në histori që nga fillimi i publikimit të raporteve të tilla, duke ia faturuar përgjegjësinë drejtpërdrejt Qeverisë në detyrë.

    Lushaku-Sadriu deklaroi se raporti pasqyron dështimet e vazhdueshme të shtetit në secilën fushë dhe se pushteti nuk mund t’u ikë përgjegjësive duke u arsyetuar me krizat politike.

    “Ky raport ishte ndoshta më i dobëti për nga rezultatet, historikisht prejse ka filluar publikimi i raporteve. Është përsëritje e dështimeve që shteti ynë i ka bërë në çdo fushë, edhe për shkak të krizave politike. Por të mos harrojmë që Qeveria ishte në detyrë dhe askush nuk e ka ndaluar Qeverinë tonë që t’i përmbushë këto kushte, të ndërmarrë reforma dhe t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve me dëshirën më të mirë që Kosova të ecë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka thënë ajo.

    Sipas deputetes së LDK-së, sintagma “progres i kufizuar” e përdorur në raport zbulon me saktësi stagnimin në fushat më jetike për jetën e qytetarëve dhe demokracinë në vend.

    Ajo ka renditur një varg shkeljesh e parregullsish që sipas saj po cenojnë drejtpërdrejt rendin kushtetues:

    Ndërhyrja e politikës në sistemin e gjyqësorit;

    Mosrespektimi i vendimeve të Kuvendit nga ana e Qeverisë;

    Mospërfillja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mosrespektimi i afateve ligjore.

    “Krejt këto e prishin rendin kushtetues të vendit tonë. Janë shqetësim përtej çdo shqetësimi, sepse prekin thelbin kushtetues dhe funksionalitetin e vendit tonë”, përfundoi Lushaku-Sadriu.

    Burimi: Sinjali

  • Severe criticism in the direction of the government, Lushak-Sadriu: EU report, most historically weaker

    Democratic League of Kosovo MP Jehona Lushaku-Sadriu has issued sharp criticism of the executive over the findings of the recent European Union report on Kosovo.

    From the speech of the Parliament, she has named this document the worst in history since the beginning of the publication of such reports, blessing the government’s direct responsibility in office.

    Lushaku-Sadriu said the report reflects the continuing failures of the state in each area and that power cannot escape those responsible by arguing with political crises.

    This report was probably the worst for the results, historically since reporting has begun. It’s a repeat of the failures our country has made in every area, even because of political crises. But let’s not forget that the Government was on duty and no one stopped our government from meeting these conditions, undertake reforms and respond to citizens’ demands with the best desire for Kosovo to move on its path towards the EU, she has said.

    According to the LDK deputy, the limited syntagma ʹprogress used in the report accurately reveals stagnation in the most vital areas for citizens’ lives and democracy in the country.

    It has listed a series of violations and irregularities that, according to it, are directly violating constitutional order:

    Policy interference in the judiciary system;

    Disrespecting the decisions of the Parliament by the Government;

    Disregarding the Constitutional Court’s decisions and disrespecting legal deadlines.

    These all undermine our country’s constitutional order. They are concerns beyond any concern, because they affect the constitutional core and functionality of our country, Lushaku-Sadriu concluded.

    Source Layer: Signal

  • Tahiri demands accountability from LVV in the Dehar case: You’ve done nothing.

    The head of the Alliance for the Future of Kosovo Parliamentary Group, Besnik Tahiri, has sought justice in the case of Astrit Dehar, in the 10th anniversary of the death of Vetevendosje Movement activist, but has stressed that there must be responsibility and accountability along with justice by those in power.

    During statements off the agenda at the Assembly session, Tahiri has directed criticism of the parliamentary majority, respectively, the Vetevendosje Movement, saying that for six years in power it has failed to provide any simple evidence of what happened in the Dehar case.

    Let it go, don’t politicise it, look for responsibilities for those in power now six years and have done nothing about it. So we seek justice like you, but we also seek responsibility and accountability, Tahiri is expressed.

    He has also talked about the Kosovo Report, which on Wednesday has been handed over to the heads of state, naming it the worst report ever to Kosovo.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tahiri kërkon llogaridhënie nga LVV-ja për rastin Dehari: S’keni bërë asgjë

    Tahiri kërkon llogaridhënie nga LVV-ja për rastin Dehari: S’keni bërë asgjë

    Tahiri kërkon llogaridhënie nga LVV-ja për rastin Dehari: S’keni bërë asgjë

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar drejtësi për rastin e Astrit Deharit, në 10-vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, por ka theksuar se krahas drejtësisë duhet të ketë edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie nga ata që janë në pushtet.

    Gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit, Tahiri ka drejtuar kritika ndaj shumicës parlamentare, përkatësisht Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se për gjashtë vjet në pushtet nuk ka arritur të sigurojë as një evidencë të thjeshtë për atë që ka ndodhur në rastin e Deharit.

    “Lëreni këtë punë, mos e politizoni, kërkoni përgjegjësi edhe ndaj personave që janë në pushtet tash e gjashtë vjet dhe nuk kanë bërë asgjë për këtë temë. Pra ne kërkojmë drejtësi si ju, por kërkojmë edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie”, është shprehur Tahiri.

    Ai ka folur edhe për Raportin e Kosovës, i cili të mërkurën u është dorëzuar udhëheqësve të shtetit, duke e cilësuar atë si raportin më të keq që i është dorëzuar ndonjëherë Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Operacioni i mbrëmshëm kundër lojërave të fatit në rajonin e Prizrenit, bien në pranga 22 persona

    Operacioni i mbrëmshëm kundër lojërave të fatit në rajonin e Prizrenit, bien në pranga 22 persona

    Operacioni i mbrëmshëm kundër lojërave të fatit në rajonin e Prizrenit, bien në pranga 22 persona

    Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona në një aksion kundër organizimit të lojërave të paligjshme të fatit në Prizren, Suharekë dhe Dragash.

    Në njoftimin e përbashkët të Prokurorsë së Prizrenit dhe Policis thuhet se operacioni është zhvilluar të mërkurën në mbrëmje, më 4 nëntor, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, pas hetimeve që kishin zgjatur për një kohë, shkruan Insajderi.

    Gjatë aksionit, policia ka kontrolluar 20 lokacione, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi banimi, nën dyshimin për organizimin e lojërave online të fatit.

    Në këto lokacione janë sekuestruar rreth 10 mijë euro para të gatshme, pajisje elektronike, katër armë zjarri dhe municion.

    Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 19 persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa tre të tjerë janë liruar dhe do të vazhdojnë të hetohen në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • “Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti

    “Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti

    “Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti

    Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, në shënimin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, ka kërkuar drejtësi për të dhe përgjegjësi institucionale për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij.

    Tahiri ka thënë se grupi parlamentar i Aleancës, me të gjitha kapacitetet institucionale, kërkon nga shteti dhe sistemi i drejtësisë që të japin përgjigje për rastin Dehari.

    “Edhe grupi parlamentar i Aleancës, nga kjo foltore, në shënimin e 10-vjetorit të vrasjes së Astrit Deharit, pa asnjë dyshim, me krejt fuqinë institucionale kërkojmë nga shteti, nga sistemi i drejtësisë, drejtësi për Astritin. Sikurse që kërkojmë përgjegjësi të drejtpërdrejtë prej kësaj shumice, e cila po harron se për gjashtë vjet i ka fituar mbi 50 për qind dhe nuk ka arritur të na sjellë në Kuvend një evidencë të thjeshtë, e cila së paku do t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës, familjes, neve dhe juve që e keni pasur koleg, të dimë se çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar Tahiri, njofton Klankosova.tv.

    Ai ka kërkuar që rasti të mos politizohet, por të trajtohet përmes institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar llogaridhënie edhe nga personat që kanë qenë në pushtet gjatë këtyre gjashtë vjetëve.

    “Pra, lëreni këtë punë, mos e politizoni, kërkoni përgjegjësi edhe ndaj personave që janë në pushtet tash e gjashtë vjet dhe nuk kanë bërë asgjë rreth kësaj teme. Pra, ne kërkojmë drejtësi si ju, por edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie”, ka theksuar deputeti i Aleancës./Klankosova.tv

  • Fejza: Republika ka obligim t’i mbrojë të gjithë të dënuarit e shkallës së parë në Hagë

    Fejza: Republika ka obligim t’i mbrojë të gjithë të dënuarit e shkallës së parë në Hagë

    Fejza: Republika ka obligim t’i mbrojë të gjithë të dënuarit e shkallës së parë në Hagë

    Deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza, ka kërkuar që institucionet e vendit t’u dalin në ndihmë ish-krerëve të UÇK-së, të dënuar në shkallën e parë në Gjykatën e Hagës.

    Nga foltorja e Kuvendit, Fejza tha se duhet të tejkalohen dallimet politike pasi Republika, sipas saj, ka përgjegjësi që t’i mbrojë të gjithë ata.

    “Ne e kundërshtojmë aktgjykimin e shkallës së parë. Ai, përveçse është i padrejtë, është edhe i pasaktë deri në absurd. Në apel duhet të shqyrtohet secili kundërshtim i mbrojtjes. Në veçanti duhet të shqyrtohen provat mbi të cilat trupi gjykues e ka lidhur secilin prej të dënuarve me qëllimin e përbashkët kriminal që ka konstatuar”.

    “Nga kjo foltore, i shprehim solidaritetin tonë Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e familjarëve të tyre. Përtej dallimeve tona politike, Republika ka përgjegjësi që t’i mbrojë me çdo ligjor të drejtat e secilit prej tyre në apel, dhe siç tha Rexha në Hagë, kurdo që kthehen, do të kthehen në Kosovën e lirë për të cilën luftuan”, deklaroi deputetja e LVV-së.

  • Tahiri kërkon nga BE-ja standarde të barabarta në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

    Tahiri kërkon nga BE-ja standarde të barabarta në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

    Tahiri kërkon nga BE-ja standarde të barabarta në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

    Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës lidhur me 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Tahiri ka deklaruar se, sipas tij, procesi në Hagë nuk lidhet me zbardhjen e së vërtetës, por me ndërtimin e një narrative të pavërtetë për Kosovën. Ai ka thënë se emrat dhe kontributi i ish-krerëve të UÇK-së nuk mund të fshihen nga historia.

    “Gjyqi ndaj tyre nuk ka lidhje me drejtësinë, por me përmbysjen e historisë. S’ka lidhje me zbardhjen e së vërtetës, por me ndërtimin e një narrative të rreme për Kosovën. Atyre në Hagë mund t’ua vrasin kohën, por jo kontributin dhe as emrat. Emrat e tyre, historia e tyre dhe e vërteta që përfaqësojnë janë shumë më të mëdha sesa ajo gjykatë”, theksoi Tahiri nga foltorja, njofton Klankosova.tv.

    Deputeti i PDK-së ka vlerësuar se procesi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit i tejkalon dallimet politike dhe partiake, duke e cilësuar atë si një çështje kombëtare, shtetërore dhe historike. Ai u bëri thirrje deputetëve për unitet në këtë proces.

    “Beteja në Hagë i tejkalon partitë, politikat ditore dhe dallimet tona. Duhet të jemi në këtë betejë bashkërisht, sepse është betejë kombëtare, shtetërore dhe historike. Sot, kur po hyjmë në vitin e shtatë të kësaj pritjeje, nga ky Kuvend duhet të kemi edhe një mesazh të përbashkët për bashkësinë ndërkombëtare dhe veçanërisht për Bashkimin Evropian”, ka thënë ai, transmeton Klankosova.tv.

    Tahiri i është drejtuar edhe bashkësisë ndërkombëtare, duke rikujtuar mbështetjen që Kosova kishte kërkuar dhe marrë në periudhën e luftës kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit, si dhe besimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë.

    Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ketë një qëndrim më të qartë për standardet e drejtësisë, transparencën dhe respektimin e të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor në Hagë.

    “Kosova ju besoi. Ju besoi kur kërkonte shpëtim nga regjimi i Millosheviqit, kur kërkonte liri, kur pranoi që drejtësinë ta kërkonte përmes mekanizmave ndërkombëtarë. Sot pyesim: ku janë standardet e barabarta? Ku është zëri i Evropës kur kërkohet transparencë, llogaridhënie dhe respektim i të drejtave të njeriut?”, ka deklaruar Tahiri.

    “Nuk po ju kërkojmë të mbani anën e askujt, por të drejtësisë. Të mbroni drejtësinë nga çdo ndikim, paragjykim dhe standard i dyfishtë”, tha ai./Klankosova.tv

  • Ministria e Transportit: BDI dhe LSDM i kanë shkatërruar “HM Transpot” dhe “HM Infrastrukturë”, Prokuroria të veprojë sipas raporteve revizore

    Ministria e Transportit: BDI dhe LSDM i kanë shkatërruar “HM Transpot” dhe “HM Infrastrukturë”, Prokuroria të veprojë sipas raporteve revizore

    Dy ndërmarrjet publike “Hekurudhat e Maqedonisë Transport” dhe “Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturë” i kanë pranuar dy raportet revizore për periudhën, në të cilën ndërmarrjet i kanë udhëhequr kuadrot BDI-së dhe LSDM-së.

    Në raportin revizor, i cili është hatuar me kërkesë të udhëheqësisë aktuale janë konstatuar probleme kyçe dhe për të njejtat tashmë janë ndërmarrë masa, njoftoi Ministria e Transportit.

    “Konsiderojmë se në bazë të anomalive që janë konstatuar në raport dhe problemet kyçe, që janë injoruar nga udhëheqësië e mëparshme, ndërmarrjet publike kanë mbërritur në prag të dështimit dhe shkatërrimit të tyre të plotë”, theksohet në kumtesë.
    Ministria apelon deri te prokuroritë publike dhe institucionet kompetente që t’i verifikojnë konstatimet e Entit Shtetëror të Revizionit.

    “Enti Shtetëror i Revizionit me detyrë zyrtare duhet t’i dërgojë raportet deri te institucionet kompetente, ndërsa të njejtat në tërësi do të dërgohen në Prokurorinë Themelore Publike dhe bëjmë thirrje që të qaset rreth këyre raporteve. Raportet për dy ndërmarrjet publike, “Hekurudhat e Maqedonisë Transport” dhe “Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturë” kanë të bëjnë me punën deri në vitin 2024 dhe është kryer revizion i raporteve financiare së bashku me revizionin dhe harmonizim i ndërmarrjeve publike”, theksojnë nga Ministria.