Category: Lajme

  • “Jetë njerëzish janë shkatërruar”- Reagon gruaja e Ardian Bujupit për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5

    “Jetë njerëzish janë shkatërruar”- Reagon gruaja e Ardian Bujupit për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5

    “Jetë njerëzish janë shkatërruar”- Reagon gruaja e Ardian Bujupit për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5

    Skandali i grupeve të mbyllura në Facebook, ku pretendohet se vajza të ndryshme janë fyer dhe bullizuar në internet vite më parë, vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve dhe reagimeve të shumta në rrjetet sociale.

    Kësaj here, lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Fjolla Fetinci, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ardian Bujupi.

    Përmes një videoje të publikuar në TikTok, ajo ka shprehur indinjatën e saj për ngjarjet e asaj periudhe, duke kritikuar personat që përpiqen të arsyetojnë sjelljet e tilla me moshën e re dhe gabimet që mund të bëhen gjatë asaj kohe.

    “Si mund të mbrojë dikush një person që për javë dhe muaj me radhë ka fyer dhe bullizuar dikë në mënyrën më të keqe në internet, duke e arsyetuar me ‘ajo ishte e re dhe të gjithë bëjnë gabime kur janë të rinj’?”, është shprehur Fjolla në fillim të videos.

    Ajo ka folur edhe për pasojat që, sipas saj, kanë pasur këto veprime te vajzat e përfshira, duke treguar se në atë kohë familjarëve të tyre u janë dërguar mesazhe, ndërsa janë shpërndarë fotografi dhe histori të pavërteta.

    “Si mund të kesh guximin të dalësh para mijëra njerëzve, të ulesh para kamerës dhe të thuash gjëra të tilla, duke mos menduar se jetë njerëzish janë shkatërruar pjesërisht? U janë dërguar mesazhe baballarëve, familjarëve të grave të pafajshme, dhe janë shpërndarë fotografi e histori nga më të pavërtetat”, ka deklaruar ajo.

    Në fund të videos, Fjolla nuk i ka fshehur emocionet teksa ka kujtuar atë periudhë, duke shprehur habinë e saj që edhe sot ka persona që përpiqen të mbrojnë sjellje të tilla.

    “O Zot, njerëz, vetëm kur flas për këtë, vetëm kur mendoj se çfarë kohe ka qenë ajo atëherë… Dhe që ka ende njerëz që e mbrojnë këtë sjellje, është vërtet e çmendur”, ka përfunduar ajo.

    Burimi: Insajderi

  • Life has been destroyed-Reagon Ardian Buyip’s wife for the Facebook group scandal involving BBVK 5

    The Facebook closed group scandal, where various girls were allegedly offended and online years ago, continues to be the focus of numerous discussions and reactions on social networks.

    This time, Fjolla Fetinci, wife of the renowned singer Ardian Buyup, has also reacted.

    Through a video published in TikTok, she has expressed her indignation at the events of that period, criticising those who try to reason with such young behavior and mistakes that may be made during that time.

    How can anyone protect a person who for weeks and months has offended and locked someone up in the worst way on the Internet, reasoning with her was new and everyone makes mistakes when they’re young?

    She has also discussed the consequences that she feels have had in the girls involved, indicating that text messages were sent to their families at the time as pictures and false stories were distributed.

    How can you have the courage to stand before thousands of people, sit in front of the camera and say things like that, not thinking that lives have been partially destroyed? Texts were sent to the fathers, family of innocent women, and photos and stories from the most false, she declared.

    At the end of the video, Fjolla has not hidden her emotions as she remembered that period, expressing her surprise that even today people try to protect such behavior.

    God, people, only when I talk about this, only when I think about what time it was then… And that there are still people who protect this behavior, it’s really crazy, it’s over.

    Source Layer: Insander

  • Arsenali ndjek rekordin historik në Ligën e Kampionëve

    Arsenali ndjek rekordin historik në Ligën e Kampionëve

    Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mori tri pikët në Çeki, falë golave të Noni Maduekes dhe Viktor Gyökeres në pjesën e parë.

    Megjithatë, londinezët u përballën me vështirësi pas pushimit, pasi vendasit rritën presionin dhe arritën të shënonin në minutën e 90-të përmes Wiktor Nowak, duke e bërë përfundimin e ndeshjes më dramatik.

    Pavarësisht fitores, Arteta nuk ishte plotësisht i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, duke pranuar se Arsenali ka ende shumë për të përmirësuar.

    Me këtë triumf, Arsenali ka arritur në kuotën e 10 pikëve pas katër ndeshjeve në fazën e ligës, ndërsa gjendet në mesin e skuadrave kryesuese të tabelës, pas Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit.

    Përveç rezultatit, londinezët kanë një arsye tjetër për të festuar. Ata kanë regjistruar ndeshjen e 19-të radhazi pa humbje në Ligën e Kampionëve, duke barazuar serinë më të gjatë të këtij lloji, të arritur më parë nga Bayern Munichu dhe Ajaxi.

    Tashmë, skuadra e Artetës do të synojë ta zgjasë këtë ecuri në 20 ndeshje, kur në fund të nëntorit do ta presë Borussia Dortmundin.

    Megjithatë, objektivi i Arsenalit është edhe më ambicioz. Rekordi absolut në këtë drejtim mbahet nga Manchester City, me 26 ndeshje radhazi pa humbje në periudhën 2022-2024, ndërsa Manchester Unitedi kishte regjistruar 25 të tilla nga viti 2007 deri në vitin 2009.

    Kështu, Arsenali ka mundësinë të vazhdojë ngjitjen drejt historisë së Ligës së Kampionëve, në një sezon ku skuadra londineze po dëshmon vazhdimësi të lartë në arenën evropiane.

    Burimi: RTKLive

  • Arsenal follows the historical record in the Champions League

    The team led by Michael Arteta received three points in Czechia, thanks to the goals of Nonnie Madweke and Victor Gyökeres in the first part.

    However, the Londoners faced difficulties after the break, as locals stepped up the pressure and managed to score in the 90th minute through Victor Nowak, making the match’s end more dramatic.

    Despite his victory, Arteta was not fully satisfied with his team’s performance, acknowledging that Arsenal still has much to improve.

    With this triumph, Arsenal has reached 10 points after four matches in the league phase, while it is among the leading board teams, behind Real Madrid and Paris Saint-Germain.

    Besides the result, Londoners have another reason to celebrate. They have recorded the 19th consecutive match without defeat in the Champions League, equaling the longest series of this kind, previously achieved by Bayern Munichu and Ajax.

    Currently, Artetta’s team will aim to extend this performance to 20 matches, when Borussia Dortmund will wait in late November.

    However, Arsenal’s objective is even more ambitious. The absolute record in this direction is held by Manchester City, with 26 straight-up matches in 2022-2024, while Manchester Unitedi had recorded 25 of these from 2007 to 2009.

    Thus, Arsenal has the opportunity to continue climbing into the history of the Champions League, in a season where the London team is witnessing a high continuation in the European arena.

    Source Layer: RTKLive

  • Konjufca takohet me Cassis

    Konjufca takohet me Cassis

    Pas përfundimit të takimit do të mbahet konferencë përbashkët për media.

    Burimi: RTKLive

  • Pse Ronaldo i dha fund aventurës me Portugalinë? Tri arsyet që fshihen pas vendimit të tij

    Pse Ronaldo i dha fund aventurës me Portugalinë? Tri arsyet që fshihen pas vendimit të tij

    Cristiano Ronaldo theu rekorde dhe refuzoi t’i dorëzohej kohës. Por, tashmë ka mbërritur në stacionin që prej kohësh po i afrohej, duke i dhënë fund aventurës me fanellën e Portugalisë në moshën 41-vjeçare dhe duke lënë pas një trashëgimi që vështirë se mund të përsëritet.

    Pas këtij vendimi befasues qëndron një histori e gjatë sfidash, llogaritjesh dhe ndoshta edhe arsyesh që ende nuk janë bërë të ditura.

    Kriza me Jorge Jesus: Shkëndija që përshpejtoi fundin e aventurës ndërkombëtare

    Një përplasje e ashpër mes Cristiano Ronaldos dhe bashkëkombësit të tij, Jorge Jesus, aktualisht përzgjedhës i kombëtares së Portugalisë, ka hedhur hije mbi të ardhmen e kapitenit me kombëtaren.

    Mospajtimet taktike përfunduan në një konflikt publik, i cili kulmoi me largimin e yllit portugez nga grumbullimi i kombëtares. Më vonë, ai bëri të ditur synimin për t’i dhënë fund karrierës ndërkombëtare pas kësaj periudhe të ndeshjeve me përfaqësuesen.

    Gjithçka nisi kur Jesus e la Ronaldon në bankën rezervë gjatë gjithë ndeshjes kundër Norvegjisë. Trajneri i kishte thënë se mund të priste të luante rreth 30 minuta, por më pas ndryshoi mendje dhe vendosi të mos e aktivizonte për arsye taktike.

    Ronaldo e konsideroi këtë si shkelje të marrëveshjes mes tyre. Përplasja u përshkallëzua edhe më shumë pasi Jesus foli për mediat në një mënyrë që nuk përputhej me atë që të dy kishin diskutuar gjatë një takimi privat.

    Ruajtja e trashëgimisë

    Vendimi i Cristiano Ronaldos për t’i dhënë fund karrierës ndërkombëtare duket se shkon përtej mosmarrëveshjeve të fundit. Ai lidhet edhe me dëshirën për të mbrojtur imazhin historik që ka ndërtuar me fanellën e Portugalisë përgjatë më shumë se dy dekadave.

    Legjenda portugeze ka arritur suksese të jashtëzakonshme me vendin e tij. Ai fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016, triumfoi dy herë në Ligën e Kombeve, në vitet 2019 dhe 2025, si dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar me 146 gola.

    Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo e di se vazhdimi i karrierës në fushë sjell gjithnjë e më shumë sfida fizike dhe teknike. Ndoshta ai nuk dëshiron që vitet e fundit me kombëtaren të kthehen në një spektakël që do të ishte larg nivelit me të cilin bota është mësuar ta shohë.

    Prandaj, pensionimi nga kombëtarja mund të jetë përpjekja e tij për ta përfunduar këtë rrugëtim sipas kushteve të veta, duke ruajtur një trashëgimi të cilës pak futbollistë do t’i afrohen ndonjëherë.

    Ronaldo e kuptoi të vërtetën!

    Në moshën 41-vjeçare, Cristiano Ronaldo nuk i ka më kapacitetet fizike që e lejuan të dominonte për kaq shumë vite. Edhe niveli i tij teknik nuk e ka më vazhdimësinë dhe ndikimin që kishte në kulmin e karrierës.

    Ai ende mund të shënojë gola dhe të vendosë fatin e një ndeshjeje, por konkurrimi në nivelin më të lartë bëhet gjithnjë e më i vështirë me kalimin e moshës. Kjo realitet mund ta ketë shtyrë të rishqyrtojë të ardhmen e tij me kombëtaren.

    Kapiteni i Portugalisë ndoshta e ka kuptuar se rruga përpara nuk do të jetë e lehtë dhe se nuk mund t’i ofrojë më përfaqësueses atë që i ka dhënë dikur. Konkurrenca është më e fortë, ndërsa një gjeneratë e re po vjen./Telegrafi/

  • ​​6-vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, Krasniqi: U dënuan për postet politike që bartën, nuk do t’i lëmë vetëm

    ​​6-vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, Krasniqi: U dënuan për postet politike që bartën, nuk do t’i lëmë vetëm

    Në gjashtë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka kundërshtuar aktgjykimin ndaj tyre nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar atë si padrejtësi dhe me pasoja afatgjata për Kosovën.

    Në fjalimin e tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti Krasniqi tha se dënimi i ish-krerëve të UÇK-së lidhet, sipas tij, me funksionet politike që kishin mbajtur dhe jo me përgjegjësi individuale të dëshmuara. Sipas tij, dënimi i tyre do të ketë pasoja të mëdha.

    “Më 16 shtator 2026, nuk u dënuan Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi për veprimet e tyre apo për përgjegjësitë e tyre individuale. U dënuan për shkak të posteve politike që ata kishin bartur…Kjo ka vetëm një arsye, duan t’i përlyejnë dhe baltosin objektivat e UÇK-së, objektivat e kësaj drejtorie politike, të cilat ishin të njëjta ndër breza, liria dhe pavarësia e Kosovës, liri kjo e pavarësi që u arritën me shumë mund e gjak. Pasojat e 16 shtatorit ndoshta nuk i ndjeni tani, por pasojat afatgjate ndihen pas një kohe më të gjatë, pikërisht për faktin se janë pasoja të mëdha”, tha Krasniqi.

    Ai paralajmëroi se vendet kundërshtare të pavarësisë së Kosovës mund ta përdorin aktgjykimin në fushatat e tyre diplomatike, duke e paraqitur si dënim të luftës së UÇK-së dhe jo vetëm të individëve.

    Në përfundim, deputeti i PDK-së kërkoi që institucionet ta mbrojnë të vërtetën e luftës çlirimtare dhe që partitë t’i lënë mënjanë dallimet politike kur bëhet fjalë për UÇK-në dhe vlerat e saj.

    “Imagjinoni ofensivën diplomatike që do të zhvillohet nga vendet kundërshtare të pavarësisë sonë, të cilat nuk janë të pakta. E këto vende nuk do të flasin për dënime individuale, por do të flasin për dënimin dhe kriminalizimin e një lufte çlirimtare, siç ishte ajo e UÇK-së. Pavarësisht, se më 16 shtator tha se UÇK-ja nuk ishte në gjyq, ajo çka ai lexoi vetëm se e demantoi ai deklarim. Ata sot janë pengje të një ‘drejtësie ndërkombëtare’, e cila, me plot meritë, vetëm padrejtësi është. Institucionet e Kosovës e kanë për obligim ta mbrojnë të vërtetën e luftës së UÇK-së, prandaj, ju ftoj të gjithëve që, kur është në pyetje UÇK-ja dhe vlerat e saj, t’i lëmë anash dallimet politike”, tha Krasniqi.

    Gjykata Speciale në Hagë më 16 shtatori ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi (25 vjet), Jakup Krasniqi (25 vjet), Kadri Veseli (18 vjet) dhe Rexhep Selimi (13 vjet). /KP/

  • Krasniqi: Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan për postet politike që bartën

    Krasniqi: Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan për postet politike që bartën

    Krasniqi: Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan për postet politike që bartën

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi, ka kundërshtuar nga foltorja e Kuvendit aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si padrejtësi me pasoja për Kosovën.

    Në fjalimin e tij, të mbajtur në gjashtëvjetorin e arrestimit dhe transferimit në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së, Krasniqi ka pretenduar se dënimet ndaj Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit nuk kanë të bëjnë me përgjegjësi individuale të dëshmuara, por me pozitat politike që ata kishin mbajtur.

    “Më 16 shtator 2026, nuk u dënuan Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi për veprimet e tyre apo për përgjegjësitë e tyre individuale. U dënuan për shkak të posteve politike që ata kishin bartur”, deklaroi deputeti i PDK-së.

    Krasniqi ka kundërshtuar edhe trajtimin e Drejtorisë Politike të UÇK-së gjatë procesit gjyqësor, duke pretenduar se përmes këtij aktgjykimi po synohet të njolloset qëllimi i luftës çlirimtare.

    “Kjo ka vetëm një arsye: duan t’i përlyejnë dhe baltosin objektivat e UÇK-së, objektivat e kësaj drejtorie politike, të cilat ishin të njëjta ndër breza: liria dhe pavarësia e Kosovës”, u shpreh ai.

    Deputeti i PDK-së ka paralajmëruar gjithashtu se aktgjykimi mund të shërbejë si bazë për shtetet që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës për të zhvilluar fushata diplomatike kundër vendit, duke e paraqitur atë si dënim të luftës së UÇK-së.

    “Imagjinoni ofensivën diplomatike që do të zhvillojnë vendet kundërshtare të pavarësisë sonë, të cilat nuk janë të pakta. E këto vende nuk do të flasin për dënime individuale, por do të flasin për dënimin dhe kriminalizimin e një lufte çlirimtare, siç ishte ajo e UÇK-së”, tha ai.

    Duke iu referuar dëshmive të paraqitura gjatë procesit gjyqësor, Krasniqi ka pretenduar se persona nga kategori të ndryshme, përfshirë përfaqësues ndërkombëtarë dhe familjarë të viktimave, kishin dëshmuar në mbështetje të pafajësisë së të akuzuarve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Krasniqi: The four former KLA leaders were sentenced for carrying political posts

    Democratic Party of Kosovo MP ( PDK), Altin Krasniqi, son of former Parliament Speaker and former Kosovo Liberation Army spokeswoman ( U n CK), Jakup Krasniqi, has objected from the Parliament’s speech to the Special Court’s judgment against four former KLA leaders, calling it an unfair injustice to Kosovo.

    In his speech, held on the sixth anniversary of the arrest and transfer to The Hague of former KLA leaders, Krasniqi has claimed that the sentences to Jakup Krasniqi, Hashim Thaci, Kadri Veselin and Rexhep Selimi do not concern individual responsibilities witnessed, but with the political positions they had held.

    On September 16, 2026, Jakup Krasniqi, Hashim Thaci, Kadri Veselin and Rexhep Selimi were not sentenced for their actions or for their individual responsibilities. They were sentenced for their political posts, the deputy said. PDK.

    Krasniqi has also rejected the treatment of the KLA Political Directorate during the trial, claiming that through this act the trial is intended to tarnish the goal of the liberation war.

    This has only one reason: they want to distort and re-enact the KLA targets, the goals of this political directorate, which were the same among generations: Kosovo’s freedom and independence, he said.

    MP The PDK has also warned that the indictment could serve as a basis for states opposing Kosovo’s independence to carry out diplomatic campaigns against the country, presenting it as the condemnation of the KLA war.

    Imagine the diplomatic offensive that will develop the opposing countries of our independence, which are not few. And these countries will not speak of individual sentences, but will talk of punishment and criminalisation of a liberation war, such as that of the KLA, he said.

    Referring to the evidence presented during the trial process, Krasniqi has claimed that persons from various categories, including international and family representatives of the victims, had testified to the innocence of the accused.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shoqatat e dala nga lufta me aksion para zyrave të BE-së: Specialja është e padrejtë

    Shoqatat e dala nga lufta me aksion para zyrave të BE-së: Specialja është e padrejtë

    Përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta kanë zhvilluar një aksion simbolik para zyrave të Bashkimit Evropian, ku kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj Gjykatës Speciale dhe kanë kërkuar rishqyrtimin e rezolutës së Këshillit të Evropës, mbi të cilën është ndërtuar procesi i saj.

    Nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tha se pretendimet e raportit të Dick Martit nuk janë faktuar dhe se, sipas tij, Gjykata Speciale nuk është dashur të ekzistojë.

    “Ky aksion simbolik para zyreve të Bashkimit Evropian është i qartë se pikërisht në bazë të raportit të Dick Martit, në bazë të shpifjeve të raportit të Dick Martit dhe rezolutës së Këshillit të Evropës, është krijuar një komision që është marrë dhe me hetimet e atyre pretendimeve që nuk kanë rezultuar dhe nuk është faktuar asgjë për çka janë akuzuar krerët. Dhe e kemi thënë edhe më herët që, meqënëse nuk është faktuar asgjë nga ajo që është sajuar nga raporti i Dick Martit, kjo gjykatë është dashur të jetë inekzistente”, tha ai.

    Jashari kërkoi gjithashtu reagim institucional dhe angazhim diplomatik për rishqyrtimin e rezolutës së Këshillit të Evropës.

    “Dhe ne sot, përtej mbështetjes dhe solidaritetit me familjet e krerëve që gjinden atje dhe me vetë krerët, siç kemi vepruar tash e 6 vite, mendojmë se edhe institucionet tona është dashur që të reagojnë dhe t’i kërkojnë Bashkësisë Evropiane, Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian që ta rishqyrtojë dhe ta analizojë atë rezolutë mbi të cilën është ndërtuar dhe është bërë një padrejtësi e vazhdueshme ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e goditur luftën më të shenjtë, luftën më të drejtë dhe vlerën më kulmore, pra lavdinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetin e Kosovës, por edhe kombësinë në përgjithësi”, tha ai.

    Ai u bëri thirrje institucioneve dhe deputetëve që të angazhohen përmes diplomacisë dhe ligjit, duke përmendur edhe nevojën për miratimin e një neni që, sipas tij, do ta fuqizonte kundërshtimin ndaj Gjykatës Speciale.

    “Dhe po shpresojmë dhe ju bëjmë thirrje me një unitet të fuqishëm që të japin kontributin e tyre në të gjitha drejtimet, në diplomaci, me ligjin, sepse ka ndodhur një goditje e rëndë që është kthyer ligji prapa në Kuvend, dhe mendoj se ky leçë duhet të ecë përpara sa më shpejt, t’ju bëjmë thirrje deputetëve dhe të nxjerrë, siç kemi thënë ne organizata të dala nga lufta, vetëm një nen, ai nen i cili e fuqizon këtë gjykatë raciste, këtë gjykatë të padrejtë, e cila në vend që të nxjerrë vendim gjyqësor dhe t’i lirojë krerët që i mban padrejtësisht atje, mori një vendim politik dhe bëri një dënim shumë të lartë dhe të padrejtë”, tha ai.

    Edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, kritikoi Gjykatën Speciale, duke shprehur pakënaqësi për deklaratat e zëvendësprokurorit të saj dhe mungesën e reagimit nga institucionet e Kosovës.

    “Keni dëgjuar para tri-katër ditësh një skandal, i cili nga zvprokurori i Gjykatës Speciale ne na çuan si njerëz kriminelë, dhe presidentin dhe të tjerët. Kjo për ne është e papranueshme dhe qytetarët e Kosovës dhe ne si shoqata të dala nga lufta na çuan si popull kriminal si serbët, që gjëja ne jemi sikur serbët, që ata e varroson Mlladiqin në radhë në mënyrën më të mirë, si heronj që varrosin një kriminel lufte. Dhe neve, zv.prokurori i Gjykatës Speciale, vetë na çuan, na krahasojnë me qytetarët serbë dhe me kriminelë serbë. Pse asnjë zyrtar nga institucioni i vendit nuk ka dalë të reagojë ndaj një njeriu numër dy, i cili është në Gjykatën Speciale, zëvendësprokurori i shtetit, i cili është numër dy, dhe s’ka dalë dikush nga institucionet tona, qoftë nga Ministria e Drejtësisë, t’i reagojë atij edhe t’i thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë ushtri kriminale, nuk ka qenë ushtri e cila ka bërë masakra në gra, fëmijë dhe në pleq apo ka djegur shtëpi në serbi, por ne kemi mbrojtur vendin tonë, kombësinë tonë, që sot lirinë e gëzojmë të gjithë të barabartë”, tha ai./EO

    Burimi: Dukagjini