Category: Lajme

  • Lufta po e detyron Putinin të shesë rezervat e arit të Rusisë

    Lufta po e detyron Putinin të shesë rezervat e arit të Rusisë

    Rusia po vazhdon të shesë rezervat e saj të arit, në një kohë kur shpenzimet e luftës dhe deficiti buxhetor po ushtrojnë presion mbi financat e shtetit rus.

    Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, Banka Qendrore e Rusisë shiti 18.66 tonë ar, duke u renditur e para në botë për nga sasia e arit të shitur nga bankat qendrore gjatë kësaj periudhe. Të dhënat janë bërë të ditura nga Këshilli Botëror i Arit (World Gold Council).

    Rusia ka shitur ar për dhjetë muaj radhazi, ndërsa Banka Qendrore po ndjek politikën e Ministrisë së Financave, e cila po përdor fondet nga Fondi Kombëtar i Pasurisë për të mbuluar deficitin buxhetor.

    Të dhënat tregojnë se ndërmjet dhjetorit 2025 dhe shtatorit 2026, rezervat e arit të Rusisë janë zvogëluar për rreth 62 tonë.

    Në të njëjtën kohë, Kina është shndërruar në blerësin kryesor të arit rus. Vetëm gjatë periudhës janar-korrik, rreth 100 tonë ar kaluan përmes Hong Kongut, një sasi kjo tri herë më e madhe se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

    Sipas vlerësimeve të gazetës britanike Financial Times, që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës, përmes Hong Kongut është transportuar ar rus në vlerë prej rreth 35 miliardë dollarësh.

    Shitja e vazhdueshme e rezervave të arit vjen në një periudhë kur Moska po përballet me kosto të larta të luftës dhe nevojë për financimin e shpenzimeve shtetërore.

    Këto zhvillime e bëjnë rezervën e arit një burim të rëndësishëm për mbështetjen e financave publike të Rusisë. /Telegrafi/

  • Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë

    Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë

    Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë

    Pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë, Behar Preniqi është liruar, duke i dhënë fund pritjes së gjatë të familjes së tij për ta parë sërish në mesin e tyre.

    Lajmin e gëzueshëm e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në Facebook.

    “Ditë feste për familjen tonë, lirohet nga burgu i Serbisë vëllai ynë, Behar Preniqi. E presim me padurim ardhjen e tij”, thuhet në postimin e familjarëve.

    Burimi: Insajderi

  • Behar Preniqi released after more than a year in Serbian prison

    After more than a year in Serbia’s prison, Behar Preniqi has been released, ending his family’s long wait to see him again in their midst.

    The happy news was made known by his family through a Facebook post.

    Today’s holiday for our family, our brother Behar Prenqi is released from prison in Serbia. We look forward to his arrival, says the posting of family members.

    Source Layer: Insander

  • Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

    Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

    Takimi do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve, për shkak të sanksioneve të vendosura nga UEFA ndaj Bjellorusisë.

    Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të marrë më 3 mars 2022 dhe që është ende në fuqi, klubet dhe ekipet kombëtare bjelloruse janë të detyruara t’i zhvillojnë ndeshjet si pritëse në terrene neutrale. Po ashtu, vendimi parashikon që këto ndeshje të luhen pa praninë e tifozëve.

    Për këtë arsye, edhe përballja Bjellorusi – Shqipëri në Budapest nuk do të jetë e hapur për publikun. Tifozët shqiptarë nuk do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit, pavarësisht se takimi do të zhvillohet në një impiant jashtë territorit të Bjellorusisë.

    Kuqezinjtë do ta mbyllin kështu fazën e grupeve të UEFA Nations League me këtë udhëtim, në një ndeshje të rëndësishme për përfundimin e aventurës në Grupin C1.

    Burimi: RTKLive

  • Belarus-Albania to be played without spectators in Budapest

    The meeting will take place without audience presence, due to sanctions imposed by U. EFA against Belarus.

    Under U Executive Committee Decision EFA, taken on March 3rd 2022 and still in force, clubs and national Belarusian teams are obliged to hold matches as hosts on neutral terrain. The ruling also envisions that these matches will be played without the presence of fans.

    For this reason, even the Belarusic confronting Albania in Budapest will not be open to the public. Albanian fans will not be able to attend the match from the stadium’s steps, despite the meeting being held at an facility outside Belarus’s territory.

    The Reds will shut down the U group phase EFA Nations League on this trip, at an important match for ending adventure in Group C1.

    Source Layer: RTKLive

  • Zemaj: Raporti i Progresit e rrëzon propagandën e Qeverisë për sukseset në shëndetësi

    Zemaj: Raporti i Progresit e rrëzon propagandën e Qeverisë për sukseset në shëndetësi

    Zemaj: Raporti i Progresit e rrëzon propagandën e Qeverisë për sukseset në shëndetësi

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në Kuvendin e Kosovës ka folur për gjendjen në sistemin shëndetësor, dhe kritikat që, sipas tij, i ka marrë ky sistem nga Raporti i Progresit, i publikuar të mërkurën.

    Ai tha se Raporti nuk paraqet thjesht disa vërejtje teknike, por evidenton probleme të thella në menaxhimin, planifikimin dhe funksionimin e sistemit tonë shëndetësor.

    “Ky raport e rrëzon propagandën qeveritare për suksese në shëndetësi, dhe e vendos përballë realitetit të spitaleve, pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë”, deklaroi Zemaj.

    Ai tha se vendi sot ka buxhet më të madh, por barna esenciale që vazhdojnë të mungojnë.

    “Kemi plane të miratuara për programe që nuk zbatohen. Kemi premtime për digjitalizim, por sistem informativ shëndetësor të fragmentuar dhe jofunksional. Kemi institucione që flasin për reforma, por nuk arrijnë asnjëherë t’i zbatojnë ato”:

    “Komisioni Evropian konstatoi se në vitin 2025, buxheti për shëndetësi arriti në 358 milionë euro. Megjithatë, një pjesë e mjeteve nuk arriti të shpenzohet, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave dhe shërbimeve esenciale”.

    “Kjo është pyetja që duhet t’i përgjigjet qeveria: Si është e mundur që kemi miliona në dispozicion, ndërsa pacientët detyrohen t’i blejnë vetë barnat dhe terapitë. A është në pyetje paaftësia, keqmenaxhimi apo tenderët njëburimorë? Unë besoj se është kjo e fundit!”.

    “Rreth 40% e shpenzimeve shëndetësore vazhdojnë të mbulohen drejtpërdrejtë nga vetë qytetarët”, theksoi ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Ai tha se problemi nuk është vetëm se sa para ndahen, por si menaxhohen ato dhe çfarë rezultatesh prodhojnë.

    Zemaj përmendi edhe rënien e mbushueshmërisë me vaksinën MMR, nga 89 në 82%, është shqetësuese. Ndërsa shtoi se për komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane, kjo shkallë mbetet nën 40%.

    Më tej, deputeti tha se edhe programet kundër kancerit nuk zbatohen në mënyrë sistematike. /Klankosova.tv

  • Fondet e BE-së me ndikim konkret në Ballkanin Perëndimor, konferencë në Mal të Zi

    Fondet e BE-së me ndikim konkret në Ballkanin Perëndimor, konferencë në Mal të Zi

    Fondet e BE-së me ndikim konkret në Ballkanin Perëndimor, konferencë në Mal të Zi

    Një anketë vjetore e realizuar gjatë këtij viti në vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi perceptimin e qytetarëve për ndikimin e fondeve të Bashkimit Evropian, ka nxjerrë rezultate konkrete.

    Nga 50,2 për qind deri në 73,7 për qind e të anketuarve në këto vende besojnë se fondet e BE-së kanë ndikim të prekshëm në nivel lokal. Por, për të kuptuar më nga afër se si këto financime ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe cilat janë përfitimet e tyre, WeBalkans organizoi një takim dyditor në Podgoricë të Malit të Zi, nën moton #EUWithYOU (BE-ja me ju).

    Kjo fushatë mbështet në mënyrë të konsiderueshme bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike dhe shoqërisë civile në luftën kundër dezinformimit.

    Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare nga vendet e rajonit, si dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, të cilët kanë për detyrë të merren drejtpërdrejt me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë në të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias.

    Sa i përket kësaj të fundit, u tha se zhvillimet teknologjike e bëjnë të pamundur mospërfshirjen edhe të krijuesve të përmbajtjeve në rrjetet sociale. Ndikimi i tyre u vlerësua si mjaft i madh, ndërkohë që mediat tradicionale vazhdojnë të ruajnë seriozitetin dhe besueshmërinë në raport me audiencën. Në këtë kontekst, ato nuk konsiderohen përjashtuese të njëra-tjetrës, por plotësuese dhe ndihmuese.

    Për më tepër, shumica e qytetarëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor vazhdojnë t’i konsiderojnë mediat e pavarura dhe shoqërinë civile si elemente thelbësore për funksionimin e demokracisë./Klankosova.tv

  • Kush do t’i mbikëqyrë prokuroritë në Kosovë? Gashi cakton 8 prokurorët përgjegjës

    Kush do t’i mbikëqyrë prokuroritë në Kosovë? Gashi cakton 8 prokurorët përgjegjës

    Në kohën kur vrasja e Arlinda Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka vënë në qendër të vëmendjes përgjegjësinë dhe funksionimin e institucioneve të sigurisë, Kryeprokurori i Shtetit ka marrë vendim për disa ndryshime në sistemin prokurorial.

    Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka marrë vendim për caktimin e prokurorëve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit si mbikëqyrës të prokurorive respektive në vend.

    Lidhur me këtë vendim, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur për Telegrafin se më 3 nëntor 2026, Gashi ka caktuar prokurorët mbikëqyrës, në bazë të kompetencave të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit.

    “Prokurorët e caktuar do të jenë kompetentë për mbikëqyrjen e menaxhimit dhe efikasitetit të prokurorive përkatëse, si dhe për mbështetjen, këshillimin dhe monitorimin e prokurorive në zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për Telegrafin.

    Sipas vendimit, mbikëqyrësit janë caktuar në këtë mënyrë:

    -Bahri Hyseni dhe Aleksandër Lumezi do të jenë mbikëyres për Prokurorinë e Apelit.

    -Lulzim Sylejmani dhe Veton Shabani për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe atë në Gjilan.

    -Besim Kelmendi dhe Shqipdon Fazliu për Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe atë në Prizren.

    -Shqipdon Fazliu dhe Ersan Qavolli për Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

    -Agron Qalaj dhe Ersan Qavolli –për Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe atë në Pejë.

    Zyra e Kryeprokurorit ka sqaruar se përgjegjësitë e prokurorëve mbikëqyrës përfshijnë edhe trajtimin e lëndëve të vjetra dhe atyre me prioritet, identifikimin e sfidave dhe problematikave institucionale, si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të shqyrtimit të detyrueshëm të lëndëve.

    “Mbikëqyrja do të bëhet gjithmonë duke respektuar pavarësinë funksionale të prokurorëve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

    Po ashtu, prokurorët e caktuar do të marrin pjesë në kolegjiumet e prokurorive përkatëse, ndërsa do të kenë rol edhe në mbështetjen dhe këshillimin e tyre për zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit.

    Sipas kësaj zyre, vendimi synon forcimin e llogaridhënies dhe transparencës institucionale, si dhe fuqizimin e koordinimit dhe komunikimit të brendshëm.

    “Ky vendim ka për qëllim forcimin e llogaridhënies dhe transparencës institucionale, si dhe fuqizimin e koordinimit dhe komunikimit të brendshëm në funksion të përmbushjes së prioriteteve dhe objektivave të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për Telegrafin.

    Kujtojmë se krahas ndryshimeve në sistemin prokurorial pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt, ndryshime ka pasur edhe në Policinë e Kosovës, si emërime dhe caktime të reja në disa pozita të rëndësishme, përfshirë zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, Departamentin e Hetimeve, Inteligjencën dhe Analizën, Departamentin e Kufirit dhe drejtoritë rajonale.

    Policia ka thënë se ato janë bërë në bazë të procedurave ligjore dhe nevojave organizative. /Telegrafi/

  • ​VV solidarizohet me ish-krerët e UÇK-së në 6-vjetorin e arrestimit të tyre nga Specialja

    ​VV solidarizohet me ish-krerët e UÇK-së në 6-vjetorin e arrestimit të tyre nga Specialja

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka shprehur solidaritet me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në gjashtë vjetorin e arrestimit të tyre nga Gjykata Speciale.

    Në fjalën e saj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetja Fejza ka kundërshtuar dënimin me 81 vjet heqje lirie për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator nga Specialja në Hagë, duke e cilësuar atë si të padrejtë.

    Ajo ka kërkuar që në procedurën e apelit të shqyrtohen të gjitha kundërshtimet e mbrojtjes, në veçanti provat mbi të cilat trupi gjykues e ka mbështetur vendimin.

    Fejza ka theksuar se, përtej dallimeve politike, Kosova ka përgjegjësi që të mbrojë, përmes mjeteve ligjore, të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit.

    “Ne e kundërshtojmë aktgjykimin e shkallës së parë. Ai, përveç që është i padrejtë, është i pasaktë deri në absurd. Në apel duhet të shqyrtohet secili kundërshtim i mbrojtjes. Në veçanti, duhet të shqyrtohen provat mbi të cilat trupi gjykues e ka lidhur secilin prej të dënuarve me qëllimin e përbashkët kriminal që ka konstatuar. Rexhep Selimi ka qenë deputet i këtij Kuvendi, si dhe bashkëluftëtarët e tjerë të burgosur. Nga kjo foltore i shprehim solidaritetin tonë atij, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe familjarëve të tyre. Përtej dallimeve tona politike, Republika ka përgjegjësi që t’i mbrojë me çdo mjet ligjor të drejtat e secilit prej tyre në apel. Siç tha Rexha në Hagë: ‘Kurdo që të kthehem, do të kthehem në Kosovën e lirë për të cilën luftuam’ ”, tha deputetja Fejza.

    Gjashtë vjet më parë, më 4 dhe 5 nëntor 2020, nisi një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të zhvillimeve gjyqësore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Brenda një dite, në Hagë u dërguan katër figura të rëndësishme të skenës politike të Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Që nga ajo kohë, ata u përballën me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara. Po atë ditë, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” u nis aeroplani drejt Hagës, me katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët që nga ajo kohë u përballën me procesin gjyqësor në kuadër të Dhomave të Specializuara.

    Pas rreth gjashtë vjetësh të procesit gjyqësor, më 16 shtator të këtij viti u shpall vendimi i shkallës së parë, ndaj të cilit pritet të vazhdojë procedura e ankimimit.

    Ndërkohë, më 17 nëntor pritet të merret një tjetër vendim për ish-presidentin Hashim Thaçi, kësaj radhe në rastin e dytë gjyqësor që lidhet me pretendimet për tentim-pengim të drejtësisë. /KP/

  • “Faleminderit për gjithçka, kapiten”, letra emocionuese e Federatës Portugeze për Ronaldon

    “Faleminderit për gjithçka, kapiten”, letra emocionuese e Federatës Portugeze për Ronaldon

    Federata Portugeze e Futbollit publikoi një mesazh të zgjeruar mirënjohjeje për ikonën e ekipit kombëtar Cristiano Ronaldo, i cili ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar.

    41-vjeçari largohet si një legjendë e padiskutueshme e Portugalisë , duke i fituar atyre trofeun e parë të madh në Kampionatin Evropian 2016, përpara se të shtonte edhe dy tituj të tjerë të Ligës së Kombeve në sezonet 2018/19 dhe 2025.

    Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave me 146 gola dhe tashmë federata e futbollit i është drejtuar me një letër, ku i shpreh mirënjohje për karrierën me ekipin kombëtar.

    Letra e plotë e Federatës Portugeze të Futbollit

    “Federata Portugeze e Futbollit shpreh mirënjohjen e saj më të thellë dhe më të qëndrueshme për kapitenin e saj të përjetshëm, Cristiano Ronaldo, i cili sot njoftoi tërheqjen e tij përfundimtare nga Kombëtarja.

    Me një ndjenjë mirënjohjeje të thellë dhe admirimi të pafund, Federata Portugeze e Futbollit vlerëson dhe falënderon publikisht Cristiano Ronaldon për karrierën e tij absolutisht të jashtëzakonshme në shërbim të vendit tonë.

    Më shumë sesa thjesht një sportist i shquar, kapiteni ynë ishte një udhëheqës frymëzues, një shembull përkushtimi dhe simboli përfundimtar i shpirtit të Ekipit tonë Kombëtar.

    Gjatë një karriere legjendare ndërkombëtare, të shënuar nga 234 ndeshje dhe 146 gola të shënuar, kapiteni e mbajti vendin mbi supe, theu rekorde dhe e udhëhoqi ekipin drejt momenteve që do të skaliten përgjithmonë në historinë e futbollit kombëtar.

    Çdo pikë djerse, çdo gol vendimtar dhe çdo shirit kapiteni i mbajtur me krenari në fushë pasqyronte dashurinë e tij të pakushtëzuar për fanellën tonë.

    Përkushtimi dhe trashëgimia e tij i tejkalojnë katër vijat e fushës.

    Cristiano Ronaldo e ka lartësuar emrin e Portugalisë dhe ka frymëzuar breza të tërë të rinjsh që ëndërrojnë të ndjekin gjurmët e tij, duke qenë, për shumë prej nesh, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave!

    Prandaj, Federata Portugeze e Futbollit refuzon të lejojë që kjo lamtumirë të ndodhë pa nderimet e duhura.

    Është dëshira jonë e fortë dhe e madhe të organizojmë, planifikojmë, marrim pjesë dhe bashkëpunojmë në mënyrë aktive në atë që do të jetë gjithmonë një homazh i denjë për karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, në të cilën tifozët dhe vendi mund të duartrokasin dhe festojnë, edhe një herë, lojtarin që na ka dhënë kaq shumë.

    Faleminderit për gjithçka, KAPITENI!

    Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia juaj!

    Le të shkojmë drejt golit 1000!!!

    /Telegrafi/