Category: Lajme

  • Kapiteni i Zurichut merr ftesën e parë nga Kosova

    Kapiteni i Zurichut merr ftesën e parë nga Kosova

    Kapiteni i Zurichut merr ftesën e parë nga Kosova

    Kapiteni i Zurichut, Lindrit Kamberi, ka marrë ftesën e parë nga Përfaqësuesja e Kosovës, ka raportuar të enjten mediumi zviceran “Blick”.

    Mbrojtësi kosovar është shpërblyer me ftesën e përzgjedhësit të Kosovës pas paraqitjeve të mira këtë sezon me fanellën e Zurichut, klub që garon në elitën e futbollit zviceran.

    Kamberi pritet t’i bashkohet Kosovës për dy ndeshjet e fundit të këtij muaji në Ligën e Kombeve.

    Kosova më 14 nëntor do të përballet me Izraelin, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë në udhëtim kundër Irlandës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zurich captain receives first invitation from Kosovo

    Zurich’s captain, Lindit Kamberi, has received the first invitation from Kosovo’s representative, Swiss media media member Blick reported on Thursday.

    Kosovo defenders have been rewarded with inviting Kosovo’s selection after good presentations this season with Zurich’s fanele, the club that competes in the Swiss football elite.

    Kamberi is expected to join Kosovo for this month’s last two matches in the League of Nations.

    Kosovo will face Israel on November 14th, while three days later it will play a trip against Ireland.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • AGK: Raporti i BE-së konfirmon presionet e Qeverisë ndaj mediave, Kurti kritikohet për gjuhën ndaj gazetarëve

    AGK: Raporti i BE-së konfirmon presionet e Qeverisë ndaj mediave, Kurti kritikohet për gjuhën ndaj gazetarëve

    AGK: Raporti i BE-së konfirmon presionet e Qeverisë ndaj mediave, Kurti kritikohet për gjuhën ndaj gazetarëve

    Asociacioni i Gazetarëve, ka reaguar lidhur me raportin e Komisioni Evropian, duke thënë se ky raport, ka vërtetuar presionet e qeverisë ndaj gazetarëve dhe mediave, duke theksuar se aty deklarohet se, shqetësuese vazhdon të mbetet mospërparimi në lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.

    Në komunikatën e AGK’së, thuhet edhe se, raporti e identifikon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si një nga zyrtarët e lartë që përdor gjuhë të ashpër në raport me mediat dhe gazetarët dhe bën thirrje për ndaljen e një retorike të tillë.

    Komunikata e plotë:

    Raporti për Vendin i Komisionit Evropian vërteton presionet e Qeverisë ndaj gazetarëve dhe mediave

    Në raportin vjetor të Komisionit Evropian për zgjerimin, shqetësuese vazhdon të mbetet mospërparimi në lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë. Raporti e identifikon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si një nga zyrtarët e lartë që përdor gjuhë të ashpër në raport me mediat dhe gazetarët dhe bën thirrje për ndaljen e një retorike të tillë.

    “Gjatë periudhës së raportimit janë regjistruar 35 raste të sulmeve fizike dhe verbale apo të kërcënimeve ndaj gazetarëve, një rënie e konsiderueshme krahasuar me vitin paraprak. Sulmet përfshinin pengimin e punës së gazetarëve nga zyrtarët e sigurisë, si dhe akuzat dhe gjuhën e ashpër të përdorur nga zyrtarë të lartë qeveritarë (përfshirë Kryeministrin) ndaj gazetarëve dhe mediave. Zyrtarët publikë duhet të përmbahen nga përdorimi i retorikës që shënjestron ose diskrediton gazetarët, ndërsa sulmet dhe frikësimi i tyre duhet të dënohen. Një kameraman u arrestua dhe u mbajt për një kohë të shkurtër në paraburgim nga Policia e Kosovës, ndërsa të paktën katër persona u ndaluan për kërcënimin e gazetarëve. Rastet e frikësimit përfshinin gjithashtu ngacmimin në internet dhe shpërndarjen e të dhënave personale”, thuhet në një pjesë të raportit. Në raport bëhet thirrje gjithashtu për miratimin e një ligji të ri për Radio Televizionin e Kosovës dhe atij të KPM-së, kurse përshëndetet miratimi i strategjisë së re të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që u jep prioritet trajtimit të rasteve të gazetarëve.

    AGK-ja e sheh këtë raport si pasqyrim real të ambientit të rëndë të të bërit gazetari në Kosovë dhe bën sërish thirrje për ndalimin e sulmeve në drejtim të gazetarëve dhe respektimin e punës së tyre në interes të publikut.

    Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe mbeten kryesisht të vlefshme.

    Gjatë vitit të ardhshëm, Kosova duhet të:

    → Vazhdojë përmirësimin e kapaciteteve të autoriteteve të prokurorisë, gjyqësorit dhe organeve të zbatimit të ligjit për trajtimin e rasteve që lidhen me dhunën dhe kërcënimet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të mediave; → Hartojë protokolle dhe organizojë trajnime për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve, duke përfshirë mekanizmat e paralajmërimit të hershëm dhe reagimit të shpejtë; të nisë një dialog të strukturuar me përfaqësuesit e mediave; të përmirësojë kushtet e punës së gazetarëve dhe punonjësve të mediave, si dhe të forcojë raportimin profesional;

    → Miratojë një Ligj të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave, plotësisht në përputhje me legjislacionin e BE-së (acquis të BE-së) dhe standardet evropiane; të rishikojë Ligjin për Radio Televizionin e Kosovës, me qëllim sigurimin e financimit të qëndrueshëm, si dhe të sigurojë financim në përputhje me ligjin aktual, duke ruajtur pavarësinë e transmetuesit publik.

    Burimi: Insajderi

  • AGK: EU report confirms Government pressure on media, Kurti criticised for language against journalists

    The Journalists’ Association has reacted to the European Commission’s report, saying that this report has confirmed the government’s pressures on journalists and the media, stressing that, there, concern continues to remain the lack of progress in media freedom and expression in Kosovo.

    In the AGKA communiqué, it also says that the report identifies Kosovo Prime Minister Albin Kurti as one of the top officials using harsh language in relation to media and journalists and calls for stopping such a rhetoric.

    Full communication:

    European Commission Country Report Confirms Government Pressures on Journalists, Media

    In the European Commission’s annual report on enlargement, concern continues to remain the lack of progress in media freedom and expression in Kosovo. The report identifies Kosovo Prime Minister Albin Kurti as one of the top officials using harsh language in relation to the media and journalists and calls for stopping such a rhetoric.

    During the reporting period, 35 cases of physical and verbal attacks or threats to journalists have been recorded, a significant decline compared to the previous year. The attacks included preventing journalists’ work by security officials, as well as the harsh accusations and language used by senior government officials (including the prime minister) against journalists and the media. Public officials must refrain from using rhetoric targeting or discredits journalists, while attacks and intimidation should be punished. A cameraman was arrested and held briefly in custody by Kosovo Police, while at least four people were detained for threatening journalists. Fear cases also included cyber harassment and the distribution of personal data, said in part of the report. The report also calls for the adoption of a new law on Kosovo Radio Television and the KPM, while the adoption of the new Kosovo Judiciary Council strategy is welcomed, giving priority to handling journalists’ cases.

    The AGK views this report as a real reflection of the serious environment of the journalist in Kosovo and calls again for stopping attacks towards journalists and respecting their work in the public’s interest.

    Commission recommendations from last year have been implemented in part and remain largely valid.

    During the next year, Kosovo must:

    → Continues improving the capacities of prosecutorial authorities, the judiciary and law enforcement agencies for handling cases related to violence and threats against journalists and other media employees; → Build protocols and organise training for journalists’ protection and safety, including early warning mechanisms and rapid response; start a dialogue structured with media representatives; improve the working conditions of journalists and media workers, and strengthen professional reporting;

    → Appropriate a new Law for Independent Media Commission, fully in line with EU legislation (EU acquis) and European standards; review the Law on Radio Television of Kosovo, with the goal of ensuring sustainable financing, as well as providing financing in line with current law, while preserving the public broadcaster’s independence.

    Source Layer: Insander

  • Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës

    Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës

    Në këtë fazë të garës priten përballje interesante dhe rivalitet i madh, pasi skuadrat synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut të çmuar të Kupës së Kosovës, njofton FBK.

    Bashkimi do të përballet me Vëllaznimin, ndërsa Golden Eagle Ylli do të ketë për kundërshtar Borën.

    Një nga përballjet më interesante të çerekfinaleve pritet të jetë ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, dy skuadrave me traditë në basketbollin kosovar.

    Ndërkohë, Rahoveci 029 do të përballet me Pejën, në një tjetër duel që premton rivalitet dhe emocione.

    Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 13 dhe 14 janar 2027, kurse ndeshjet e kthimit më 20 dhe 21 janar 2027.

    Në gjysmëfinale do të përballen fituesi i ndeshjes Bashkimi-Vëllaznimi dhe fituesi i ndeshjes Rahoveci 029-Peja, derisa në gjysmëfinalen tjetër përballen fituesit e ndeshjeve Golden Eagle Ylli-Bora dhe Sigal Prishtina-Trepça.

    Ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale zhvillohen me nga dy ndeshje, vendas dhe mysafir, derisa finalja me një ndeshje të vetme.

    Çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës:

    Bashkimi – Vëllaznimi

    Golden Eagle Ylli – Bora

    Sigal Prishtina – Trepça

    Rahoveci 029 – Peja

    Burimi: RTKLive

  • Hungaria ndërpret programin 100-milionësh të Orbanit dhe Dodikut

    Hungaria ndërpret programin 100-milionësh të Orbanit dhe Dodikut

    Qeveria e re hungareze ka ndërprerë financimin e programit të subvencioneve për fermerët në Republika Srpska të Bosnjë-Hercegovinës, i nisur nga ish-kryeministri Viktor Orban dhe lideri i këtij entiteti, Milorad Dodik. Nga paketa prej 100 milionë eurosh të paralajmëruara, deri më tani janë shpenzuar të paktën 28 milionë euro nga buxheti hungarez.

    Qeveria e re e Hungarisë ka ndalur financimin e programit për blerjen e makinerive bujqësore hungareze nga fermerët e Republika Srpska-s, duke ndërprerë kështu edhe thirrjen e tretë për subvencione, e cila ishte hapur në mars të vitit 2026.

    Programi ishte nisur në vitin 2021, pas një takimi ndërmjet ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe liderit të Republika Srpska-s, Milorad Dodik. Një vit më vonë, të dy kishin paralajmëruar një paketë mbështetëse prej 100 milionë eurosh për ekonominë dhe bujqësinë e këtij entiteti të Bosnjë-Hercegovinës.

    Sipas Radios Evropa e Lirë (redaksia në gjuhën serbe), Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm “Progressus”, përmes të cilit zbatohej programi, njoftoi më 16 tetor ndërprerjen e realizimit të thirrjes publike BTP-26, pas vendimit të qeverisë së re hungareze për të pezulluar financimin.

    Thirrja ishte hapur më 13 mars 2026, por vetëm pesë ditë më vonë ishte mbyllur për shkak të interesimit të madh të fermerëve.

    Sipas të dhënave të fondacionit, ishin pranuar 1.025 aplikime nga Republika Srpska dhe Distrikti i Brçkos. Fermerët nga Federata e Bosnjë-Hercegovinës nuk kishin të drejtë të aplikonin në këtë program.

    Fondacioni nuk ka bërë publike vlerën e përgjithshme të subvencioneve të kërkuara dhe as numrin e aplikimeve që do të mund të miratoheshin.

    Mbi 39 milionë euro vlerë e makinerive të blera

    Në dy thirrjet e para, të realizuara në vitet 2022 dhe 2023, janë miratuar gjithsej 1.959 projekte nga Republika Srpska.

    Nga buxheti hungarez janë paguar më shumë se 28 milionë euro për blerjen e makinerive, pajisjeve dhe mjeteve bujqësore të prodhuara në Hungari. Ndërkohë, fermerët kanë kontribuar me të paktën 12,9 milionë euro nga mjetet e tyre.

    Kështu, vlera e përgjithshme e makinerive dhe pajisjeve të blera ka kaluar 39 milionë euro.

    Skema nuk parashihte transferimin e drejtpërdrejtë të parave te fermerët. Ata duhej të aplikonin për blerjen e pajisjeve të prodhuara në Hungari, duke siguruar të paktën 30 për qind të vlerës së investimit nga mjetet e tyre. Përveç kësaj, duhej të paguanin edhe TVSH-në prej 17 për qind, që aplikohet gjatë importit në Bosnjë-Hercegovinë.

    Fondacioni Progressus shqyrtonte aplikimet dhe ia përcillte ato partnerëve të tij në Budapest, Rrjetit Qendror Evropian për Zhvillim (CED), për vendimmarrje përfundimtare.

    Pas miratimit të subvencioneve, përfituesit paguanin pjesën e tyre të investimit, ndërsa fondacioni kryente pagesat drejtpërdrejt te furnizuesit e makinerive.

    Megjithatë, nuk është bërë e ditur se sa nga paketa fillestare prej 100 milionë eurosh është shpenzuar gjithsej dhe çfarë do të ndodhë me pjesën e mbetur.

    Fermerët të zhgënjyer nga ndërprerja e programit

    Vendimi i qeverisë hungareze ka shkaktuar zhgënjim te fermerët që kishin planifikuar të përfitonin nga thirrja e tretë.

    Sllavishga Simojloviq nga Bijeljina kishte siguruar rreth 8.000 euro nga mjetet e veta për blerjen e makinerive të reja bujqësore, kur mori vesh për ndërprerjen e programit.

    Ai tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk ishte njoftuar zyrtarisht nga fondacioni dhe se pret t’i kthehen paratë e investuara.

    Simojloviq kishte përfituar edhe nga dy thirrjet e mëparshme, në vitet 2022 dhe 2023, kur kishte blerë makineri në vlerë prej rreth 30.000 eurosh, duke kontribuar vetë me të paktën 12.000 euro.

    Edhe fermeri Jovica Mitroviq nga Shamaci kishte përfituar nga programi, përmes të cilit kishte blerë një makinë për punimin e tokës dhe një rimorkio për traktor.

    Ai kishte planifikuar të aplikonte edhe në thirrjen e fundit, por thotë se nuk arriti as ta dorëzonte kërkesën, pasi në pikën e aplikimit në Shamaci i ishte thënë se të gjitha kuotat ishin plotësuar.

    Mitroviq tha se ishte informuar se për programin ishin në dispozicion dy milionë euro, ndërsa vlera e aplikimeve kishte arritur në 100 milionë euro.

    Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Bujqësorë të Republika Srpska-s, Stojan Marinkoviq, tha se fermerët e kishin pritur me zhgënjim lajmin për ndërprerjen e programit.

    Ai e vlerësoi mbështetjen si të rëndësishme për sektorin e bujqësisë, duke theksuar se fermerët kishin shfrytëzuar në masë të madhe dy thirrjet e para dhe kishin pritur edhe një raund të tretë.

    Dyshime për karakterin e ndihmës hungareze

    Programi ka ngritur edhe diskutime për natyrën e mbështetjes financiare dhe përfituesit e saj. Profesori i Fakultetit Ekonomik në Tuzëll, Admir Çavaliq, ka vënë në pikëpyetje nëse kjo skemë mund të konsiderohet ndihmë klasike zhvillimore apo subvencion i drejtpërdrejtë për bujqësinë.

    Sipas tij, nga ky model përfitonin si fermerët që blinin pajisjet, ashtu edhe prodhuesit dhe shitësit hungarezë.

    Ai theksoi se kushti për blerjen ekskluzive të makinerive të prodhuara në Hungari dhe detyrimi që fermerët të siguronin së paku 30 për qind të investimit nga mjetet e tyre mund të shihet edhe si instrument për promovimin dhe rritjen e shitjes së produkteve hungareze.

    Një pjesë e mjeteve kishte shkuar edhe te ndërmjetësuesit që kishin realizuar furnizimin e fermerëve me makineri, por emrat e tyre nuk ishin bërë publikë.

    Radio Evropa e Lirë ka bërë të ditur se deri në publikimin e raportimit nuk kishte marrë përgjigje nga Fondacioni Progressus për arsyet e ndërprerjes së programit, numrin e aplikimeve të miratuara dhe mundësinë e hapjes së një thirrjeje të re.

    Përgjigje nuk kishte marrë as nga Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë e Republika Srpska-s, ndërsa pa përgjigje kishin mbetur edhe pyetjet drejtuar Qeverisë hungareze dhe CED-it për fatin e mjeteve të mbetura nga paketa prej 100 milionë eurosh.

    Bashkëpunimi politik dhe ekonomik Orban-Dodik

    Bashkëpunimi ndërmjet ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe liderit të Republika Srpska-s, Milorad Dodik, ishte zhvilluar kryesisht jashtë institucioneve shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës. Ky bashkëpunim përfshinte mbështetjen politike të Budapestit për Dodikun në përplasjet me vendet perëndimore, kundërshtimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj udhëheqësve të këtij entiteti, si dhe një sërë marrëveshjesh financiare dhe ekonomike.

    Ndër to ishte edhe kredia prej rreth 126 milionë eurosh, të cilën Republika Srpska e kishte siguruar në vitin 2022 përmes bankës shtetërore hungareze për eksport dhe import (EXIM). Kredia ishte përdorur për rifinancimin e obligimeve të mëparshme dhe ruajtjen e likuiditetit buxhetor.

    Qeveria e Orbanit kishte paralajmëruar gjithashtu investime në projekte energjetike dhe infrastrukturore në Republika Srpska, përfshirë edhe iniciativa nga të cilat ishte tërhequr Gjermania, pas zhvillimeve politike dhe veprimeve të autoriteteve të këtij entiteti që Berlini i kishte cilësuar si separatiste.

    Kritikët e kishin përshkruar bashkëpunimin Orban-Dodik si të motivuar politikisht dhe jo mjaftueshëm transparent, ndërsa autoritetet në Banjallukë e kishin cilësuar atë si partneritet strategjik, që i siguronte Republika Srpska-s mbështetje politike dhe financiare në një periudhë të presionit të shtuar ndërkombëtar.

    Ndërprerja e programit të subvencioneve për fermerët shënon një ndryshim në raportet ekonomike ndërmjet Budapestit dhe Republika Srpska-s, pas ndryshimit të pushtetit në Hungari.

    Burimi: RTKLive

  • Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Tahirit për nepotizëm: Nëse keni akuza, thuajini me emra

    Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Tahirit për nepotizëm: Nëse keni akuza, thuajini me emra

    Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahirit, pas kritikave të tij për nepotizëm dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare në Qeveri, duke i kërkuar që akuzat t’i bëjë konkrete dhe me emra.

    Kusari-Lila ka kundërshtuar edhe deklaratën e Tahirit se shumica e anëtarëve të kabinetit qeveritar nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e opozitës, duke thënë se një pjesë e tyre kanë pasur përvojë në opozitë parlamentare ose në shoqërinë civile.

    “Mora shkas të dal këtu para jush nga deklarimi i shefit të grupit parlamentar të Aleancës, zotit Besnik Tahiri. Demokracia funksionon me institucione funksionale, e pikërisht mangësia jonë kryesore si shtet në dy vitet e fundit ishte mungesa e funksionimit mirëfilltë të Kuvendit si shtet, si demokraci parlamentare. Tani që kemi Kuvend funksional, pozita dhe opozita ballafaqohen me faktet që i paraqesin, por me fakte. Zoti Tahiri na rëndoi neve si anëtarë të kabinetit qeveritar në disa rrafshe. I kërkoi grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që të na mbajë në llogari për demokraci të brendshme, për arsye se shumica prej nesh asnjëherë s’kemi qenë pjesë e opozitës. Nuk është fakt, është deklaratë e gabuar, është opinioni i tij ndoshta që mundohet t’ju tregojë të tjerëve. Prej kreut të qeverisë, zotit Albin Kurtit, si opozitar prej kohës së regjimit të Slobodan Millosheviqit, e në vazhdimësi në periudhën e demokracisë pas çlirimit dhe pastaj formimit të institucioneve, edhe 12 përfaqësues të kabinetit qeveritar, ose kanë qenë opozitë parlamentare ose opozitë nga shoqëria civile. Prandaj të hedhësh një deklaratë të tillë për kolegë që kemi qenë ose që ju kemi bërë opozitë dikur qeverisë tuaj nuk është e saktë. Dhe faktet në parlament, edhe kudo tjetër, janë më të rëndësishme se opinionet për arsye se opinionet të pambështetura pa fakte bien. Kjo është e para”, tha ajo.

    Duke iu referuar akuzave për nepotizëm dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, Kusari-Lila tha se ato duhet të konkretizohen, duke kërkuar nga Tahiri që të përmendë emra dhe raste konkrete.

    “E dyta, për akuzat për nepotizëm e keqpërdorim të pozitës zyrtare. Gjithashtu, fatmirësisht jemi demokraci funksionale, ku fjala e lirë thuhet edhe këtu, edhe jashtë, pa ndoshta pa kontroll më shumë se sa që do të duhej të kishte nevojë në realizim, natyrisht të vërtetës, por që të gjitha mund t’i thuani me emër. Por nëse deklaroheni për një deklarim të përgjithshëm, nepotizëm e keqpërdorim, duke qenë ne këtu prezent e duke heshtur, nuk më duket se është në rregull”, tha ajo.

    Në anën tjetër, Tahiri ka insistuar se ka raste konkrete të punësimeve në institucione dhe ka paralajmëruar se do t’i bëjë publike emrat.

    “Ministria, vetëm kur u kon me LDK-në. Kur 10 vjet s’u kon në pozitë. Unë po ju kërkoj juve, për shkak se do të vijë me emra, po lexoni lajmet dhe kështu shihni cili është punësimi momental në qeveri, në institucionet e pavarura dhe cili profesionist hyn në institucionet kryesore. Kjo është kërkesë decidive për ju. Për shkak se ne e dimë— Ne e dimë saktësisht listën se kush ku është. Ju keni persona me aktakuzë në ministrinë e juve që e mbani. Pse e mbani, ministre? Nuk keni qenë opozitë, keni qenë shoqëri civile”, tha Tahiri./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Platforma “Liria ka Emër” i drejtohet deputetëve të Parlamentit Evropian, kërkon shqyrtimin e shqetësimeve për Specialen

    Platforma “Liria ka Emër” i drejtohet deputetëve të Parlamentit Evropian, kërkon shqyrtimin e shqetësimeve për Specialen

    Platforma qytetare “Liria ka Emër” i është drejtuar me një letër zyrtare deputetëve të Parlamentit Evropian, Komisionit për Punë të Jashtme (AFET), Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut (DROI), Komisionit Evropian dhe Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), duke kërkuar veprim institucional lidhur me parregullsitë procedurale dhe shqetësimet për të drejtat e njeriut në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Në letrën e “Liria ka Emër” që e ka siguruar Dukagjini, kërkohet që institucionet evropiane të shqyrtojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse funksionimin e Gjykatës Speciale, duke ngritur një sërë çështjesh që lidhen me proceset gjyqësore, trajtimin e çlirimtarëve dhe respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë.

    Një prej çështjeve që ngre platforma është mospërfshirja e pretendimeve për trafikim të organeve në aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndonëse këto pretendime ishin ndër çështjet kryesore të raportit të Dick Marty-t, i cili ndikoi në procesin e krijimit të Gjykatës Speciale.

    Në letër vlerësohet se kjo mospërputhje ka ndikuar në besimin e një pjese të konsiderueshme të shoqërisë në Kosovë ndaj këtij mekanizmi gjyqësor dhe kërkon nga institucionet evropiane një shpjegim institucional për këtë çështje.

    Në letër, “Liria ka Emër” ngre shqetësime edhe për kohëzgjatjen e paraburgimit të të akuzuarve dhe kufizimet e vendosura gjatë proceseve gjyqësore, duke vlerësuar se këto kanë krijuar perceptimin e trajtimit të tyre si fajtorë para një vendimi përfundimtar.

    Po ashtu, platforma shtron pyetje për llogaridhënien dhe mbikëqyrjen e mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë që kanë vepruar në Kosovë, përfshirë UNMIK-un, Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, EULEX-in dhe Dhomat e Specializuara.

    Në këtë drejtim, platforma qytetare kërkon të dijë se cilat mekanizma kanë ushtruar mbikëqyrje efektive ndaj këtyre institucioneve dhe në çfarë mënyre qytetarët e Kosovës mund të kërkojnë llogaridhënie për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut dhe parregullsitë procedurale.

    Platforma ka bërë të ditur se është e gatshme t’u ofrojë institucioneve evropiane dokumentacion dhe materiale që, sipas saj, mbështesin shqetësimet e ngritura. Në mesin e tyre përmenden korrespondenca elektronike që pretendohet se tregojnë kërkesa të gjyqtarëve për shqiptimin e dënimeve të motivuara politikisht, si dhe raste të dënimeve për të cilat janë ngritur shqetësime lidhur me identifikimin e viktimave.

    Në mbështetje të shqetësimeve të saj, platforma i referohet edhe një raporti paraprak të pavarur të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC), të përgatitur në prill të vitit 2026 me kërkesë të Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës.

    Sipas letrës, ky raport trajton çështje që lidhen me të drejtën për gjykim të drejtë, pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit, barazinë e palëve në procedurë, pranueshmërinë e provave, parimin e ligjshmërisë në të drejtën penale dhe llogaridhënien institucionale.

    Në pjesën përmbyllëse të letrës, platforma thekson se nuk kërkon përjashtimin e askujt nga përgjegjësia individuale për krimet që mund të provohen, por kërkon që drejtësia të zbatohet në mënyrë universale dhe pa përzgjedhje.

    “Ne nuk po kërkojmë imunitet për askënd; po kërkojmë garanci që askush të mos gjykohet jashtë standardeve universale të drejtësisë”, thuhet në letër.

    Platforma gjithashtu thekson se procesi gjyqësor duhet të garantojë mundësi reale për mbrojtjen e të akuzuarve, shqyrtim të paanshëm të provave dhe vendimmarrje në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë.

    “Liria e Kosovës nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve. Përgjegjësia penale është individuale, ndërsa drejtësia duhet të jetë universale”, thuhet më tej në përfundimin e letrës.

    Në fund, “Liria ka Emër” i kërkon Parlamentit Evropian të mos mbetet vetëm vëzhgues i këtyre shqetësimeve, por të përdorë kompetencat e tij institucionale për të kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe respektim të të drejtave themelore.

    Platforma ka kërkuar gjithashtu një përgjigje zyrtare nga institucionet evropiane dhe informacione për mundësinë e organizimit të një takimi me përfaqësuesit e saj.

    “Kosova e njeh rëndësinë e drejtësisë ndërkombëtare dhe nuk kërkon të përjashtojë askënd nga përgjegjësia individuale për krimet që janë vërtetuar. Megjithatë, ajo mban bindjen po aq të palëkundur se drejtësia nuk mund të jetë selektive, e mbyllur ndaj shqyrtimit, apo e përjashtuar nga vetë standardet që institucionet ndërkombëtare kanë ndihmuar t’i vendosin. Ne nuk kërkojmë që historia të gjykohet përmes prizmit të emocioneve, por gjithashtu nuk kërkojmë që ajo të shkëputet nga konteksti në të cilin është zhvilluar. Ne nuk kërkojmë imunitet për askënd; ne kërkojmë garanci që askush të mos gjykohet jashtë standardeve universale të drejtësisë. Liria e Kosovës nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve. Përgjegjësia penale është individuale, ndërsa drejtësia duhet të jetë universale. Ne presim që Parlamenti Evropian të mos mbetet thjesht një vëzhgues i këtyre shqetësimeve, por të ushtrojë kompetencat e tij institucionale për të kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe respektim të të drejtave themelore. Ne kërkojmë një përgjigje zyrtare dhe informacion lidhur me mundësinë e organizimit të një takimi me përfaqësuesit tanë”, thuhet në letër.

    Burimi: Dukagjini

  • Tahiri, Kusari-Lilës: Keni devijuar nga parimet mbi të cilat keni ardhur në pushtet

    Tahiri, Kusari-Lilës: Keni devijuar nga parimet mbi të cilat keni ardhur në pushtet

    Tahiri, Kusari-Lilës: Keni devijuar nga parimet mbi të cilat keni ardhur në pushtet

    Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka akuzuar ministren Mimoza Kusari-Lila se nuk e di se çfarë është opozita.

    Në foltoren e Kuvendit, ai tha se ka qenë në opozitë për 10 vjet, kurse duke iu drejtuar Kusari-Lilës, tha se ajo ka qenë në opozitë vetëm kur ka qenë me LDK-në.

    “Ky deputet që është përballë juve [flet për veten, shën.red.] ka qenë 10 vjet me ju në opozitë, 2007-2017. Zonja që foli, ministrja (Kusari-Lila), ka qenë në opozitë vetëm kur ka qenë me LDK-në, kurrë në jetë të vetë nuk ka qenë në opozitë”.

    “Unë do të vi me emra, por lexoni lajmet dhe shikoni se cili është punësimi momental në qeveri, në institucione të pavarura., dhe cili profesionist hyri në institucionet kryesore. Kjo është kërkesë decidive për ju, sepse ne e dimë saktësisht listën se kush ku është”.

    Duke iu drejtuar ministres Kusari-Lila, Tahiri tha se “ju keni person me aktakuzë në ministrinë e juaj, kundërligjshëm e mbani. Pse e mbani?”.

    “Si ka mundësi që funksionet kryesore në bordet e pavarura, që duhet me qenë njerëz profesionistë, me qenë njerëz që kanë qenë kandidatë të partisë suaj. Mosni kështu, ju keni ardhur me atë zotim, mos e merrni personalisht sepse nuk keni qenë në opozitë, keni qenë në shoqëri civile”.

    “Ne kemi qenë në opozitë 10 vjet, 2007-2010, e dinë kush janë. Jam duke i lypë do, por nuk po shoh shumë, të tillë që kemi nejt në shatora bashkë. Jo, jo, nuk jeni. Keni ik prej parimit themelor për çka keni ardhur në pushtet: luftës kundër korrupsionit, luftës kundër njerëzve me aktakuza, kundër familjarizimit dhe nepotizmit, dhe luftës kundër klientelizmit partiak”, është shprehur Tahiri.

    Ndaj kësaj deklarate, Kusari-Lila foli në foltore, duke thënë se deklarimet e tij janë të pavërteta se “këta s’dinë çka është opozita”.

  • Po shkëlqen te Leipzigu, Brajan Gruda shpërblehet me ftesë nga Klopp te Gjermania

    Po shkëlqen te Leipzigu, Brajan Gruda shpërblehet me ftesë nga Klopp te Gjermania

    Brajan Gruda do të jetë sërish pjesë e Kombëtares së Gjermanisë, pasi përzgjedhësi Jurgen Klopp e ka përfshirë në listën prej 24 futbollistësh për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

    Futbollisti me prejardhje shqiptare është ftuar për përballjet ndaj Serbisë dhe Holandës, duke marrë një tjetër mundësi për të debutuar me ekipin e parë të Gjermanisë.

    Ndeshjen e parë gjermanët do ta zhvillojnë në udhëtim ndaj Serbisë, në Beograd, ndërsa më 16 nëntor do të përballen me Holandën në Berlin.

    Dueli Serbi – Gjermani do të luhet pa shikues, pasi UEFA ka ndëshkuar Federatën Serbe të Futbollit.

    Kjo është ftesa e dytë radhazi për Grudën nga përzgjedhësi Klopp.

    22-vjeçari ishte përfshirë edhe në listën për ndeshjet e muajit të kaluar ndaj Serbisë dhe Greqisë, por një lëndim ia pamundësoi të paraqitej për Gjermaninë.

    Pavarësisht se ende nuk ka debutuar me ekipin A, Gruda ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të Gjermanisë.

    Ai aktualisht është i huazuar te Leipzigu nga Brightoni, ku po vazhdon të tregojë paraqitje pozitive.

    Në 12 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat këtë sezon, futbollisti shqiptar ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar tri asistime./Telegrafi/