
Pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë, Behar Preniqi është liruar, duke i dhënë fund pritjes së gjatë të familjes së tij për ta parë sërish në mesin e tyre.
Lajmin e gëzueshëm e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në Facebook.
“Ditë feste për familjen tonë, lirohet nga burgu i Serbisë vëllai ynë, Behar Preniqi. E presim me padurim ardhjen e tij”, thuhet në postimin e familjarëve.
Burimi: Insajderi