Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 13-të të festivalit DOKU.TECH në Prishtinë, i cili këtë vit mbahet nën moton “The Future is Calling”.
Gjatë aktivitetit, nxënësit kanë prezantuar punimet dhe projektet e tyre teknologjike.
Kurti ka parë nga afër projektet e bëra nga të rinjtë, gjersa pjesë interesante ishte edhe prezantimi i një robiti.
“Veshi ynë dëgjon prej 20 Hz deri në 20 kHz, ky ndoshta nuk i ka këto kufizime”, është shprehur Kurti, duke shkaktuar të qeshura. /Telegrafi/
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar drejtësi për rastin e Astrit Deharit, në 10-vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, por ka theksuar se krahas drejtësisë duhet të ketë edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie nga ata që janë në pushtet.
Gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit, Tahiri ka drejtuar kritika ndaj shumicës parlamentare, përkatësisht Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se për gjashtë vjet në pushtet nuk ka arritur të sigurojë as një evidencë të thjeshtë për atë që ka ndodhur në rastin e Deharit.
“Lëreni këtë punë, mos e politizoni, kërkoni përgjegjësi edhe ndaj personave që janë në pushtet tash e gjashtë vjet dhe nuk kanë bërë asgjë për këtë temë. Pra ne kërkojmë drejtësi si ju, por kërkojmë edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie”, është shprehur Tahiri.
Ai ka folur edhe për Raportin e Kosovës, i cili të mërkurën u është dorëzuar udhëheqësve të shtetit, duke e cilësuar atë si raportin më të keq që i është dorëzuar ndonjëherë Kosovës.
The head of the Alliance for the Future of Kosovo Parliamentary Group, Besnik Tahiri, has sought justice in the case of Astrit Dehar, in the 10th anniversary of the death of Vetevendosje Movement activist, but has stressed that there must be responsibility and accountability along with justice by those in power.
During statements off the agenda at the Assembly session, Tahiri has directed criticism of the parliamentary majority, respectively, the Vetevendosje Movement, saying that for six years in power it has failed to provide any simple evidence of what happened in the Dehar case.
Let it go, don’t politicise it, look for responsibilities for those in power now six years and have done nothing about it. So we seek justice like you, but we also seek responsibility and accountability, Tahiri is expressed.
He has also talked about the Kosovo Report, which on Wednesday has been handed over to the heads of state, naming it the worst report ever to Kosovo.
The signal where the truth speaks before the news!
Mesfushori anglez u duk dukshëm i lodhur gjatë pjesës së dytë të takimit, duke ngritur pikëpyetje për ngarkesën e tij fizike dhe rëndësinë që ka në lojën e skuadrës londineze.
Arsenali triumfoi me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Slavia Pragës, në ndeshjen e së mërkurës mbrëma. Noni Madueke dhe Viktor Gyökeres shënuan në pjesën e parë, duke i dhënë epërsinë prej dy golash skuadrës së Artetës.
Megjithatë, londinezët nuk arritën ta ruanin të njëjtin ritëm pas pushimit, ndërsa vendasit shënuan golin e vetëm në minutën e 90-të përmes Wiktor Nowak.
Rice qëndroi në fushë gjatë të gjitha 90 minutave, pavarësisht shenjave të lodhjes që shfaqi në pjesën e dytë.
I pyetur për vendimin që ta mbante mesfushorin në lojë deri në fund, Arteta mbrojti zgjedhjen e tij, duke theksuar se futbollisti kishte pasur kohë të mjaftueshme për rikuperim.
“Ndeshja e kërkonte këtë dhe ai e përballoi. Ai kishte pushuar edhe në ndeshjen ndaj Fleetwood, kështu që pati një javë shumë të mirë për t’u rikuperuar para Liverpoolit”, tha Arteta.
“Ky ishte vetëm takimi i tij i dytë brenda një jave, jo i pesti. Ne presim që futbollistët tanë të jenë në gjendje ta përballojnë këtë ngarkesë dhe mendoj se ai pati disa momente shumë të mira gjatë ndeshjes”, deklaroi Arteta.
Ndërkohë, ish-futbollistja e Arsenalit, Karen Carney, ka shprehur shqetësimin për varësinë e madhe të skuadrës nga forma fizike e Rice.
“Për mua, Declan Rice është mesfushori më i mirë në vend. Kur ai lodhet dhe i shteron energjia, Arsenali bëhet një skuadër tjetër. Në pjesën e dytë dukej plotësisht i rraskapitur dhe pikërisht atëherë skuadra humbet kontrollin dhe drejtimin e lojës. Kjo është diçka që më shqetëson, sepse ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, por kur i mbaron energjia, Arsenali duket sikur shpërbëhet”, u shpreh Carney.
Tashmë, Arteta duhet të menaxhojë me kujdes ngarkesën fizike të futbollistëve, pasi Arsenalin e presin sfida të rëndësishme në vazhdim të sezonit.
Skuadra londineze rikthehet në fushë të shtunën, kur do të përballet me Hull Cityn në kuadër të Premierligës. Mbetet të shihet nëse Rice do të pushohet apo do të jetë sërish një prej titullarëve të skuadrës.
The English midfielder appeared evidently tired during the second half of the meeting, raising questions about its physical load and its importance in the London team’s game.
The Arsenal triumphed by 2-1 on a trip to Slavia Prague at Wednesday night’s match. Nonnie Madueke and Victor Gyökeres scored in the first half, giving Arteta’s team two-go goals ahead.
However, the Londoners failed to maintain the same pace after the break, while locals scored their only goal in the 90th minute through Wictor Nowak.
Rice stayed in the field for all 90 minutes, despite signs of fatigue she displayed in the second half.
Asked about the decision to keep the midfielder in play until the end, Arteta defended his choice, stressing that the footballer had had enough time for recovery.
The event required that, and he faced it. He had even stopped at the Fleetwood match, so he had a very good week to get back before Liverpool, Arteta said.
This was just his second meeting in a week, not his fifth. We expect our football players to be able to handle this burden and I think he had some very good moments during the match, Arteta said.
Meanwhile, former Arsenal football player Karen Carney has expressed concern over the team’s heavy dependence on the Republic physical form.
For me, Dean Rice is the best midfielder in the country. When he gets tired and his energy is exhausted, Arsenal becomes another team. The second part seemed completely exhausted, and that is when the team loses control and direction. This is something that bothers me because he’s an extraordinary footballer, but when he’s out of power, Arsenal seems to be breaking up, Carney said.
Currently, Arteta must carefully manage the physical load of footballers, as Arsenal is expected by important challenges to continue the season.
The London team returns to the field on Saturday when facing Hull City within Premierliga. It remains to be seen whether Rice will be fired or will again be one of the team members.
DeputetiiAleancës,BesnikTahiri,kakërkuardrejtësipërAstritDeharindhellogaridhënieinstitucionalepërzbardhjenerrethanavetëvdekjessëtij në 10-vjetorin e rastit.
Tahiri, gjatë fjalës në Kuvend,kadeklaruarsegrupiparlamentariAleancëskërkonngainstitucioneteshtetitdhesistemiidrejtësisëqëtëjapinpërgjigjepëratëqëkandodhurmeDeharin.
Një gjyqtare e Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Qëndresa Sejdiu është sulmuar fizikisht pasditen e 4 nëntorit 2026, në fshatin Sadovinë e Jerlive, në Komunën e Vitisë.
Lidhur me rastin ka reaguar Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), i cili ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares, duke e cilësuar një veprim të papranueshëm dhe të patolerueshëm.
Në reagimin e KGJK-së thuhet se sulmet ndaj gjyqtarëve përbëjnë sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe vetë sundimit të ligjit.
“KGJK mbështet fuqishëm gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në shërbim të drejtësisë dhe interesit publik”, thuhet në reagim.
Po ashtu, Këshilli Gjyqësor u ka bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e menjëhershëm të rastit, si dhe të garantojnë mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore.
Ndërkaq, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Viti / 04.11.2026 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/
Skandali i grupeve të mbyllura në Facebook, ku pretendohet se vajza të ndryshme janë fyer dhe bullizuar në internet vite më parë, vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve dhe reagimeve të shumta në rrjetet sociale.
Kësaj here, lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Fjolla Fetinci, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ardian Bujupi.
Përmes një videoje të publikuar në TikTok, ajo ka shprehur indinjatën e saj për ngjarjet e asaj periudhe, duke kritikuar personat që përpiqen të arsyetojnë sjelljet e tilla me moshën e re dhe gabimet që mund të bëhen gjatë asaj kohe.
“Si mund të mbrojë dikush një person që për javë dhe muaj me radhë ka fyer dhe bullizuar dikë në mënyrën më të keqe në internet, duke e arsyetuar me ‘ajo ishte e re dhe të gjithë bëjnë gabime kur janë të rinj’?”, është shprehur Fjolla në fillim të videos.
Ajo ka folur edhe për pasojat që, sipas saj, kanë pasur këto veprime te vajzat e përfshira, duke treguar se në atë kohë familjarëve të tyre u janë dërguar mesazhe, ndërsa janë shpërndarë fotografi dhe histori të pavërteta.
“Si mund të kesh guximin të dalësh para mijëra njerëzve, të ulesh para kamerës dhe të thuash gjëra të tilla, duke mos menduar se jetë njerëzish janë shkatërruar pjesërisht? U janë dërguar mesazhe baballarëve, familjarëve të grave të pafajshme, dhe janë shpërndarë fotografi e histori nga më të pavërtetat”, ka deklaruar ajo.
Në fund të videos, Fjolla nuk i ka fshehur emocionet teksa ka kujtuar atë periudhë, duke shprehur habinë e saj që edhe sot ka persona që përpiqen të mbrojnë sjellje të tilla.
“O Zot, njerëz, vetëm kur flas për këtë, vetëm kur mendoj se çfarë kohe ka qenë ajo atëherë… Dhe që ka ende njerëz që e mbrojnë këtë sjellje, është vërtet e çmendur”, ka përfunduar ajo.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur kjo histori është rikthyer në vëmendjen e publikut pas publikimit të materialeve dhe pretendimeve që lidhen me një grup të mbyllur në Facebook, ku përmendet edhe Jona Krasniqi, aktualisht banore e Big Brother VIP Kosova 5.
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, influencerja Doresa, në një intervistë ekskluzive për “Prive By LS”, ka rrëfyer për herë të parë në detaje përjetimet e saj nga ajo periudhë.
Mes emocionesh dhe lotësh, ajo ka folur për bullizimin e vazhdueshëm që pretendon se ka përjetuar, duke përmendur edhe Jonën në rrëfimin e saj.
Diskutimet e fundit kanë rikthyer në vëmendje pasojat që mund të lërë bullizimi në internet, si dhe rëndësinë e marrjes së përgjegjësisë për veprimet e kryera, pavarësisht kohës kur kanë ndodhur. /Telegrafi/
Pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë, Behar Preniqi është liruar, duke i dhënë fund pritjes së gjatë të familjes së tij për ta parë sërish në mesin e tyre.
Lajmin e gëzueshëm e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në Facebook, ku kanë shprehur emocionet për lirimin e Beharit dhe pritjen e kthimit të tij pranë familjes.
“Ditë feste për familjen tonë, lirohet nga burgu i Serbisë vëllai ynë, Behar Preniqi. E presim me padurim ardhjen e tij”, thuhet në postimin e familjarëve.
Rasti i Behar Preniqit ishte raportuar nga Gazeta Sinjali më 5 gusht 2025, kur ai ishte arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare Bajakovo, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, derisa po kthehej nga Gjermania.
Arrestimi i tij ishte bërë nën pretendimet se kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pretendime që në atë kohë ishin mohuar nga një familjare e tij.
After more than a year in Serbia’s prison, Behar Preniqi has been released, ending his family’s long wait to see him again in their midst.
The happy news has been made known by his family members through a Facebook post, where they have expressed emotions about the release of Behar and the expectation of his return to the family.
Today’s holiday for our family, our brother Behar Prenqi is released from prison in Serbia. We look forward to his arrival, says the posting of family members.
Behar Preniqi’s case was reported by the Signal newspaper on August 5th 2025, when he was arrested by Serbian authorities at the Bayakovo border, at the border between Croatia and Serbia, as he was returning from Germany.
His arrest had been made under claims that he had been a member of the Kosovo Liberation Army, claims that were then denied by a family.
The signal where the truth speaks before the news!