Category: Lajme

  • Coffee does more than keep you awake.

    Daily coffee can affect not only energy and wake up in the morning but also the health of the intestines, moods, and brain functions. This is suggested by a new study conducted by the College Cork University in Ireland, which has found that both caffeine and caffeine coffee can benefit from these areas.

    According to the study referred to by the medium Fox NewsThe research included 62 healthy people, of whom 31 regularly consumed coffee, while 31 others were not part of their daily routine.

    Coffee drinkers usually drank between three and five cups a day. After a two – week period without coffee, they resumed their consumption, with or without caffeine, for three weeks.

    The results showed that following the resumption of coffee consumption, participants reported reducing stress, symptoms of depression and impulsiveness.

    However, researchers also noted differences in the effects of two types of coffee. People who consumed coffee with caffeine reported less anxiety and showed improvements in concentration tests.

    Meanwhile, participants who consumed caffeine – free coffee achieved better results in episoded memory tests related to the ability to recall events and personal experiences.

    The research also identified changes in some intestine bacteria, suggesting that coffee consumption can affect the relationship between the digestive system and the brain.

    Coffee is more than just caffeine. It is a complex component of the diet that interacts with intestinal germs, metabolicism, and even emotional well – being, explained study author John Cryan.

    Experts stress, however, that the results should be carefully interpreted, as the study included a small number of participants and does not testify that coffee is the direct cause of noted improvements.

    Clinical psychologist Rebecca Steele has stressed that the best results in memory and concentration tests do not necessarily mean long-term improvements in everyday life.

    She added that reducing stress and symptoms of depression reported by participants should not be interpreted as evidence that coffee can deal with depression.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Aktivistja Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: S’do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vrasjes të përfundojnë në burg

    Aktivistja Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: S’do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vrasjes të përfundojnë në burg

    Aktivistja Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: S’do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vrasjes të përfundojnë në burg

    Aktivistja feministe, Liridona Sijarina, pas takimit me kryeprokurorin e Shtetit, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se kanë kërkuar që çështja e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe rastet e femicidit të trajtohen me urgjencë.

    Ajo ka thënë se, pavarësisht se rastet janë dërguar në Këshillin Prokurorial, kanë insistuar që institucionet të ndërmarrin veprime konkrete dhe të mos ketë persona të paprekshëm brenda sistemit të drejtësisë.

    Sijarina ka shprehur dyshime për përgjigjen e institucioneve se do të ndiqen procedurat ligjore, duke theksuar se mungesa e një afati konkret mund të çojë në përsëritjen e rasteve të ngjashme.

    “Ne parashtruam kërkesat tona dhe insistuam që Kryeprokurori i Shtetit, pavarësisht se i ka nisur rastet në Këshillin Prokurorial, ta marrë me urgjencë çështjen e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe të rasteve të femicidit. Ajo që u tha dhe për çka e garantuam edhe Kryeprokurorin e Shtetit dhe koordinatorin kundër dhunës në familje është se nuk do të ketë më njerëz të paprekshëm nga ata brenda. Dhe këtë e dimë nga e kaluara, që ka pasur njerëz të paprekshëm dhe që i gjithë zinxhiri i sistemit të drejtësisë vazhdon të qeveriset dhe të mbahet nga njerëz që janë të paprekshëm. Por, i garantuam brenda se, nëse do të ketë njerëz të paprekshëm në punën tonë, angazhimin tonë do ta kanalizojmë pikërisht drejt atyre që kanë për t’i ndalur këta njerëz të paprekshëm”, ka thënë ajo, shkruan eo.

    “Neve na u tha se do të ndiqen procedurat ligjore, gjë që për ne është një dozë dyshimi, të cilën e kemi parë edhe në të kaluarën, kur rastet merren me një procedurë të zakonshme dhe kur nuk na jepet një afat. Çka i bie kjo? Se shteti po e merr vrasjen e Arlindës me urgjencë? Kjo mund të çojë në përsëritjen e historisë. Njerëzit që i çojnë gratë drejt vrasjes përfundojnë duke u kthyer në institucione. Ne nuk kemi për t’u tërhequr dhe nuk kemi për ta pushuar angazhimin derisa t’i shohim të gjithë akterët që e kanë çuar Arlindën drejt vrasjes, jo vetëm të pushuar nga puna, por edhe të burgosur. Ne kemi menduar për bllokada dhe do të insistojmë që këta njerëz të thonë në mënyrë definitive dhe të japin zotime. Kjo ka qenë kërkesa jonë që nga dita e parë. Do të insistojmë nëpërmjet metodave të ndryshme. Bllokada që kemi pasur dje ka rezultuar me këtë takim. Kemi ardhur këtu dhe ua kemi bllokuar derën. Një gjë të tillë do ta vazhdojmë edhe tutje, përderisa nuk marrim përgjigje konkrete nga secili institucion”, ka deklaruar Sijarina.

    Ajo ka bërë të ditur se të shtunën, në orën 12:00, është thirrur protestë kombëtare.

    Burimi: Insajderi

  • Florent Hajdini zgjedh Kosovën, heq dorë nga Austria

    Florent Hajdini zgjedh Kosovën, heq dorë nga Austria

    Florent Hajdini zgjedh Kosovën, heq dorë nga Austria

    Për Florent Hajdinin, dy ditët e fundit kanë qenë të mbushura me emocione dhe ndryshime të shpejta në vendimmarrje.

    Futbollisti 20-vjeçar fillimisht ishte në listën rezervë për grumbullimin e nëntorit të Përfaqësueses U21 të Austrisë. Megjithatë, më pak se 48 orë më vonë, ai ndryshoi mendje dhe vendosi që në të ardhmen ta përfaqësojë Kosovën, vendin e origjinës së prindërve të tij.

    “Për mua ishte një çështje e zemrës. Dy ditët e fundit kanë qenë një çmenduri e vërtetë”, deklaroi Hajdini në një intervistë për “Sky” të Austrisë.

    Sipas medias austriake, një nga faktorët vendimtarë në këtë zgjedhje ishte një bisedë e gjatë telefonike me trajnerin e Kosovës U21, Hekuran Kryeziu. Ky i fundit ka zhvilluar 247 ndeshje në Superligën e Zvicrës dhe 29 paraqitje me kombëtaren e Kosovës. Edhe Kryeziu kishte kaluar në përfaqësimin e Kosovës, pasi gjatë karrierës së tij të re kishte luajtur për grupmoshat e Zvicrës.

    Megjithatë, Hajdini meritën për realizimin e shpejtë të këtij ndryshimi ia atribuon edhe trajnerit të SKU Amstetten, Andreas Gahleitner, i cili përveç detyrës në klub, është edhe ndihmëstrajner i Peter Perchtoldit te Përfaqësuesja U21 e Austrisë.

    “Trajneri e kuptoi dëshirën time për të luajtur për Kosovën. I jam shumë mirënjohës për këtë. Natyrisht, jam mirënjohës edhe ndaj Federatës Austriake të Futbollit (OFB), pasi kam luajtur për Austrinë nga U16 deri te U19. Në fund, nuk ishte një vendim kundër Austrisë, por një vendim në favor të Kosovës”, u shpreh Hajdini.

    Mesfushori defansiv iu bashkua Amstettenit gjatë verës, pas aventurave në Akademinë Red Bull dhe te Wolfsberger AC.

    I pyetur nëse synimi i tij i radhës është të kalojë edhe në Kombëtaren A të Kosovës, Hajdini u përgjigj me maturi.

    “Natyrisht, është një synim i madh. Të gjithë duan të arrijnë nivelin më të lartë, si me klubin, ashtu edhe me Përfaqësuesen. Jam i ri dhe kam shumë ambicie, por duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi. Te Amstetteni kam një ambient shumë të mirë ku mund të zhvillohem nga një stërvitje në tjetrën. Ndërsa te Kosova shoh një zhvillim vërtet të mirë, në të cilin dua të jap kontributin tim”, tha ai.

    Hajdini mund të bëhet futbollisti i radhës që kalon nga përfaqësimi i Austrisë në atë të Kosovës. Para tij, këtë rrugë e kanë ndjekur Atdhe Nuhiu, Vesel Demaku dhe së fundmi Dardan Shabanhaxhaj. /Klankosova.tv

  • Zajkova: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi që nuk e mbrojti Biljanën nga Bogdanci

    Zajkova: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi që nuk e mbrojti Biljanën nga Bogdanci

    Rasti tragjik në Bogdanci e ka rihapur çështjen e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje dhe përgjegjësinë e institucioneve.
    Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike (PLD) dhe deputetja, Monika Zajkova kritikoi ashpër shumicën qeverisëse, duke e akuzuar atë se ka humbur një mundësi për të parandaluar tragjedi të tilla në kohën e duhur duke refuzuar propozimin për të futur byzylykë elektronikë për abuzuesit.

    Zajkova kujtoi se Biljana, viktima nga Bogdanci, kishte raportuar më parë dhunë dhe kishte marrë kërcënime me vdekje.
    Ajo i pyeti publikisht institucionet kompetente se çfarë bëjnë kur një grua raporton se dikush po e kërcënon me vrasje dhe nëse mekanizmat ekzistues të mbrojtjes funksionojnë fare.

    PLD kujton se gjatë vitit të kaluar ata kanë propozuar një zgjidhje ligjore në dy raste për të futur byzylykë elektronikë për autorët e dhunës në familje, por propozimi nuk mori mbështetje nga shumica qeverisëse.

    Masa e propozuar parashikon monitorimin elektronik të lëvizjeve të abuzuesve, me mundësinë që viktimat dhe shërbimet kompetente të paralajmërohen menjëherë nëse shkelet një urdhër ndalimi gjyqësor. Sipas PLD-së, një mekanizëm i tillë do të mundësonte një reagim më të shpejtë dhe siguri më të madhe për njerëzit e ekspozuar ndaj dhunës.

    “Dënimi më i ashpër për kriminelët është i detyrueshëm. Por as kjo nuk është e mjaftueshme. Dënimi duhet të arrijë edhe tek ata që mund ta kishin parandaluar këtë krim, por me vetëdije dhe qëllimisht vendosën se justifikimet budallaqe ishin të mjaftueshme për të refuzuar propozimin për byzylykun elektronik”, tha Zajkova./Telegrafi/

  • Evertoni synon transferimin e ish-yllit të Barcelonës në janar, katalunasit ‘fërkojnë duart’ shkaku i klauzolës

    Evertoni synon transferimin e ish-yllit të Barcelonës në janar, katalunasit ‘fërkojnë duart’ shkaku i klauzolës

    Klubi anglez, Evertoni po përpiqet shumë për të transferuar një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë kanë etiketuar objektivin kryesor.

    David Moyes mbeti i frustruar në ditën e fundit të afatit të transferimeve të verës, pasi një marrëveshje për sulmuesin e Monacos, Folarin Balogun, dështoi në minutën e fundit dhe Beto dhe Iliman Ndiaye u larguan.

    ‘Toffees’ kanë zgjedhur të mos futen në tregun e lojtarëve të lirë, pasi kanë refuzuar transferimin e Mauro Icardit dhe ish-yllit Richarlison, me Moyesin që është i lumtur të presë deri në fillim të janarit.

    Thierno Barry ka mbajtur barrën si sulmuesi i vetëm i Evertonit deri më tani në sezonin 2026/27, me tetë gola në të gjitha garat, por ai ka nevojë për mbështetje.

    Sipas gazetës spanjolle Diario Sport, Moyes po shqyrton një ofertë të guximshme prej 50 milionë eurosh për ish-sulmuesin e Barcelonës, Vitor Roque, pas një rikthimi mbresëlënës në Brazil.

    21-vjeçari kaloi një sezon të trazuar 2023/24 në Kataluni, përpara se të huazohej te Real Betis dhe më pas të kthehej te Palmeiras në vitin 2025.

    Kaosi i kohës së tij te Barça nuk duket se i ka penguar ekipet evropiane të tregojnë interes, pasi shënoi 20 gola në sezonin e tij të parë në Amerikën e Jugut.

    Moyes pritet të kërkojë një tarifë më të ulët, pasi Palmeiras është në dijeni se Barcelona merr 20% të çdo shitjeje të tij dhe në rast shitje në ato shifra atëherë klubi nga Camp Nou do të përfitonte 10 milionë euro. /Telegrafi/

  • Gjykata finlandeze dënon me burg kapitenin rus për sabotimin e kabllove nënujore në Detin Baltik

    Gjykata finlandeze dënon me burg kapitenin rus për sabotimin e kabllove nënujore në Detin Baltik

    Një gjykatë në Finlandë ka dënuar me burg të enjten kapitenin rus dhe një anëtar të lartë të ekuipazhit të një anijeje mallrash, të akuzuar për sabotimin e dy kabllove nënujore që lidhin Finlandën me Estoninë.

    Gjykata e Qarkut në Helsinki shpalli fajtorë kapitenin dhe zëvendësin e tij në anijen “Fitburg” për veprën penale të “dëmtimit të rëndë të pronës”. Kapiteni rus u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa anëtari i ekuipazhit me shtetësi azerbajxhanase me dy vjet e dhjetë muaj.

    Anija “Fitburg”, një mjet lundrues transporti me gjatësi prej 132 metrash, ishte nisur nga Shën Petersburgu i Rusisë dhe po udhëtonte drejt portit izraelit të Haifës. Ajo u ndalua nga autoritetet finlandeze në natën e ndërrimit të viteve, pas dyshimeve se spiranca e saj kishte dëmtuar një kabllo telekomunikacioni në Gjirin e Finlandës.

    Sipas autoriteteve finlandeze, anija, e cila lundronte nën flamurin e Shën Vincentit dhe Grenadineve, dyshohet se e kishte tërhequr spirancën përgjatë shtratit të detit për disa kilometra, transmeton Telegrafi.

    Në janar, Dogana e Finlandës kishte përcaktuar se ngarkesa me produkte çeliku i nënshtrohej sanksioneve kundër Rusisë. Megjithatë, nuk u nis hetim penal për këtë çështje, pasi produktet kishin hyrë në ujërat territoriale finlandeze vetëm pasi autoritetet i kishin urdhëruar anijes të ndryshonte pozicion.

    Ndërkohë, një inspektim i kryer nga Agjencia Finlandeze e Transportit dhe Komunikimeve nuk kishte konstatuar mangësi të rënda në gjendjen e anijes.

    Kablloja e dëmtuar është në pronësi të kompanisë finlandeze të telekomunikacionit Elisa dhe ndodhet në zonën ekskluzive ekonomike të Estonisë.

    Që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, shumë ekspertë dhe udhëheqës politikë i kanë parë rastet e dyshuara të sabotimit të kabllove nënujore si pjesë të një lufte hibride që Rusia po zhvillon kundër vendeve perëndimore.

    Në dhjetor të vitit 2024, autoritetet finlandeze ndërhynë edhe ndaj cisternës së naftës “Eagle S”, e lidhur me Rusinë. Hetuesit pretenduan se kjo anije kishte dëmtuar kabllo elektrike dhe linja telekomunikacioni në Detin Baltik, pasi kishte tërhequr spirancën përgjatë shtratit të detit.

    Megjithatë, në tetor, një gjykatë finlandeze e hodhi poshtë atë çështje, pasi prokuroria nuk arriti të provonte se dëmtimi ishte kryer me qëllim.

    Tetë vendet anëtare të NATO-s që kufizohen me Detin Baltik, i cili laget edhe nga Rusia, kanë qenë në gjendje të shtuar gatishmërie pas një vargu incidentesh që kanë shkaktuar dëme në kabllo elektrike, rrjete telekomunikacioni dhe tubacione gazi nënujore.

    Këto incidente përgjithësisht janë konsideruar si akte të qëllimshme sabotimi, për të cilat është dyshuar lidhja me Rusinë. Si përgjigje, NATO ka shtuar praninë e saj në rajon, duke angazhuar fregata patrullimi, avionë dhe dronë detarë.

    Edhe NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë rritur nivelin e vigjilencës pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore, që dyshohet se kanë ardhur nga Rusia. /Telegrafi/

  • FOTO/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën e tij në Itali, fqinjët të tronditur nga ngjarja

    FOTO/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën e tij në Itali, fqinjët të tronditur nga ngjarja

    FOTO/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën e tij në Itali, fqinjët të tronditur nga ngjarja

    Mediat italiane kanë publikuar fotografinë e 21-vjeçarit shqiptar, Eduart Xhani, i cili vrau nënën e tij 39-vjeçare, Meleqe Lusha. Ngjarja e rëndë u shënua dy ditë më parë në shtëpinë e tyre në Chiari të Brescias.

    Sipas mediave vendase, i riu e qëlloi rreth 10 herë me thikë nënën e tij. Ai më pas u largua me makinë, por vetëm pas disa orësh vendosi që të shkonte të dorëzohej në polici.

    Ndërkohë autoritetet italiane dyshojnë se 21-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor, e ky ka qenë shkaku i veprimeve të tij. Pritet të bëhet një vlerësim psikiatrik për të kuptuar nëse i riu ka probleme.

    Hetuesit kanë bërë të ditur se, Eduart Xhani nuk ka qenë në gjendje të shpjegonte arsyen e vrasjes dhe se ai nuk kishte asnjë pakënaqësi ndaj së ëmës.

    “Ai ka qenë gjithmonë një djalë i mirë. Shpesh e shihja të ecte drejt stacionit për të shkuar në punë”, thotë një tjetër ish-fqinj, i cili shton se nuk ka parë kurrë problematika apo shqetësime të tij.

    Ndërsa një fqinj tjetër e përshkruan 39-vjeçaren si të sjellshme.

    “Ajo ishte një grua shumë e ëmbël, e sjellshme dhe e sjellshme, njësoj si djali i saj. Jemi pa fjalë. Ata janë njerëz të mirë. Nuk e di se si ndodhi kjo”, u shpreh pronari i një dyqani në qendër të qytetit, duke shtuar se do të organizojë një mbledhje fondesh për familjen Lusha.

    Burimi: Insajderi

  • FOTO/ This is 21-year-old Albanian who killed his mother in Italy, neighbours shaken by the event

    Italian media have published the picture of 21-year-old Albanian Edward Gianni, who killed his 39-year-old mother, Meleke Lusha. The heavy event was marked two days ago at their home in Chiaria, Brescia.

    According to local media, the young man stabbed his mother about 10 times. He then drove away, but after only a few hours, he decided to go to the police.

    Italian authorities, meanwhile, suspect that the 21-year-old has mental health problems, which has been the cause of his actions. He is expected to become a psychiatric evaluation to see if the young man has problems.

    Investigators have indicated that Edward Gannyn was unable to explain the reason for the murder and that he had no displeasure with his mother.

    He was always a good guy. I often watched her walk to the station to go to work, Says another former neighbour, who adds that he has never seen his problems or concerns.

    And another neighbor describes 39-year-old as polite.

    She was a very sweet, kind and kind woman, just like her son. We’re speechless. They’re good people. I don’t know how this happened, The owner of a store in the center of town said that he will organize a fundraiser for the Lusha family.

    Source Layer: Insander

  • Gjashtë ndeshje pa gola apo asistime – pse Mourinho vazhdon t’i besojë Viniciusit?

    Gjashtë ndeshje pa gola apo asistime – pse Mourinho vazhdon t’i besojë Viniciusit?

    Vinicius Junior po kalon një periudhë shumë të vështirë te Real Madridi, pasi forma e tij ka rënë ndjeshëm që nga rinovimi i kontratës me klubin madrilen. Sulmuesi brazilian ka gjashtë ndeshje radhazi pa shënuar apo asistuar.

    Vinicius Junior po bëhet gjithnjë e më shumë objekt kritikash në Spanjë, për shkak të paraqitjeve të fundit me fanellën e Real Madridit.

    Sulmuesi 26-vjeçar nuk po arrin të tregojë nivelin e pritur, ndërsa ndeshja ndaj AEK Athinës, e fituar nga madrilenët me rezultat 3-2, ishte një tjetër dëshmi e vështirësive që po kalon.

    Në këtë takim, braziliani nuk shënoi dhe nuk asistoi, ndërsa nuk arriti të kompletonte asnjë driblim të vetëm. Ai qëndroi në fushë për 81 minuta, gjatë të cilave provoi tri goditje drejt portës, por asnjëra nuk përfundoi në kuadratin e saj.

    Statistikat e tij këtë sezon janë larg pritshmërive. Në 12 ndeshje të zhvilluara, Vinicius ka realizuar vetëm një gol dhe ka regjistruar tri asistime, ndërsa kontributi i tij i fundit në një gol daton gjashtë ndeshje më parë.

    Kjo është periudha më e gjatë pa shënuar apo asistuar për brazilianin që nga sezoni 2022/23.

    Madje, në tri ndeshjet e fundit evropiane ndaj Romës, RB Leipzigut dhe AEK Athinës, ai nuk ka arritur të kompletojë asnjë driblim.

    Kontrasti me pjesën tjetër të skuadrës është edhe më i dukshëm, pasi në përmbysjen ndaj AEK-ut, golat për Real Madridin i shënuan Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Fede Valverde, ndërsa Vinicius sërish nuk arriti të linte gjurmë në rezultat.

    Mourinho vazhdon t’i besojë brazilianit

    Pavarësisht formës jo të mirë, trajneri Jose Mourinho vazhdon ta mbështesë publikisht Viniciusin.

    Pas ndeshjes në Greqi, trajneri portugez e vlerësoi paraqitjen e tij si të pranueshme, duke shpjeguar se zëvendësimi lidhej edhe me nevojat e ndeshjes dhe menaxhimin e ngarkesës fizike.

    Megjithatë, shifrat tregojnë një rënie të dukshme në lojën individuale të brazilianit. Sipas statistikave të publikuara para ndeshjes ndaj AEK-ut, Yan Diomande kishte realizuar 36 driblime këtë sezon, për dallim nga Vinicius, i cili kishte vetëm 15.

    Rënia e formës pas rinovimit të kontratës

    Një tjetër element që e bën më të diskutueshme situatën e Viniciusit është kontrata e re me Real Madridin. Më 6 gusht, braziliani nënshkroi marrëveshje deri më 30 qershor 2032, pas negociatave të gjata me drejtuesit e klubit.

    Gjatë bisedimeve, ai raportohet se kishte kërkuar një pagë vjetore prej rreth 30 milionë eurosh. Edhe pse kjo shumë nuk u konfirmua zyrtarisht si pjesë e marrëveshjes, raportimet e ndryshme pretendojnë se paga e tij neto arrin afërsisht 24 milionë euro në sezon.

    Për një futbollist me një kontratë të tillë dhe me pritshmëritë që shoqërojnë rolin e tij te Real Madridi, paraqitjet e fundit kanë ngritur pikëpyetje të mëdha.

    Vinicius do ta humbasë edhe ndeshjen e radhës ndaj Valencias, më 7 nëntor, për shkak se duhet të vuajë ndeshjen e fundit të pezullimit prej katër takimesh.

    Mundësia e radhës për t’u rikthyer në kampionat do t’i vijë më 21 nëntor, në përballjen ndaj Celta Vigos, pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve. /Telegrafi/

  • Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim

    Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim

    Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke sjellë një tjetër dukje elegante dhe tejet atraktive.

    Artistja ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit pamje nga paraqitja e saj në një event të mbajtur së fundmi në Las Vegas.

    Rexha kishte zgjedhur një fustan të gjatë, në nuancë shampanje, të dekoruar me gurë dhe detaje vezulluese, i cili theksonte siluetën e saj.

    Foto: Bebe Rexha/Instagram

    Dukjen e kishte kompletuar me një pelerinë të shkurtër prej gëzofi në ngjyrë të çelët, ndërsa flokët bionde dhe grimi i theksuar i jepnin edhe më shumë elegancë paraqitjes së saj.

    Fotografitë kanë marrë vëmendjen e ndjekësve të artistes, e cila vazhdon të jetë një nga emrat e njohur të muzikës pop me origjinë shqiptare në skenën ndërkombëtare.

    Foto: Bebe Rexha/Instagram

    Ndërkohë, ky ka qenë një vit i rëndësishëm edhe në aspektin muzikor për Bebe Rexhën. Në muajin qershor, ajo publikoi albumin e saj të katërt në studio, “Dirty Blonde”, i cili u prit me interes nga fansat dhe shënoi një tjetër kapitull në karrierën e saj muzikore. /Telegrafi/

    Foto: Bebe Rexha/Instagram

    Foto: Bebe Rexha/Instagram

    Foto: Bebe Rexha/Instagram