Category: Lajme

  • Europe fire matches League: Juventus travels to Holland, Leverkusen awaits Marseille

    Today, starting at 17:45, the next matches will be held in the UEFA league phase Europe League. The signal newspaper brings you the full mirror of today’s European duel, where the main attention will be in Holland, Germany and Scotland.

    Today’s European football night promises guaranteed spectacles, with some of the continent’s giants landing in the field looking for valuable skills.

    Most interesting encounters of the day:

    AZ AlkMaar
    No doubt the hit this evening. The Old Lady travels to Holland for a difficult encounter with the AZ Alkmaar. The Italians desperately seek the three points to consolidate their position at the top, but the Dutch at home are known as difficult houaries.

    Bayer Leverkusen ) Marseilles (2100)
    Titan crash in Germany. Leverkusen waits for Marseilles in a high-speed duel with a full tactic between two teams targeting trophy.

    Celtic ) Besiktas (2100)
    The station is expected to explode! Two of the hottest fans in Europe will face an electrifying atmosphere in the home of Celtic.

    Real Sociedad é Lyon (17:45)
    The opening challenge of the evening brings the Spanish-French clash to Donostia, where both teams demand dominance to climb higher on the board.

    Full time of today’s games:
    Time 17:45

    AC Milan Fencivaros

    Anderlecht FC Salzburg

    Crystal Palace

    Levski Sofia égielonia Bialistok

    Lillestreem ue Victoria Plzen

    NEC Neymegen Omonia Nicosia

    Real Socied End

    Sparta Prague AFC Bournemouth

    9:00 p.m.
    AZ AlkMaar

    Bayer Leverkusen

    Ben Kifita Lech Poznan

    Celta Vigo Union St. Gilloisse

    Celtic beşiktaş

    Haloel Beer Sheva ?

    “Surm Graz ” NK Celje

    Sunderland Dynamo Zagreb

    Torreenes Arrat Armenia

    Source Layer: Signal

  • Ndeshjet e zjarrta të Europa League: Juventus udhëton në Holandë, Leverkusen pret Marseille

    Ndeshjet e zjarrta të Europa League: Juventus udhëton në Holandë, Leverkusen pret Marseille

    Ndeshjet e zjarrta të Europa League: Juventus udhëton në Holandë, Leverkusen pret Marseille

    Sot me fillim nga ora 17:45 do të zhvillohen ndeshjet e radhës në fazën e ligës së UEFA Europa League. Gazeta Sinjali ju sjell pasqyrën e plotë të duelit të sotëm evropian, ku vëmendja kryesore do të jetë në Holandë, Gjermani dhe Skoci.

    Mbrëmja e sotme e futbollit evropian premton spektakël të garantuar, me disa prej gjigantëve të kontinentit që zbarkojnë në fushë për të kërkuar pikët e vlefshme për kualifikim.

    Ndeshjet më interesante të ditës:

    AZ Alkmaar – Juventus (21:00)
    Pa dyshim hit-ndeshja e kësaj mbrëmjeje. “Zonja e Vjetër” udhëton drejt Holandës për një përballje të vështirë ndaj AZ Alkmaar. Italianët kërkojnë me çdo kusht tri pikët për të konsoliduar pozitën në krye, por holandezët në shtëpi njihen si “arë e vështirë”.

    Bayer Leverkusen – Marseille (21:00)
    Përplasje titanësh në Gjermani. Leverkusen pret Marseille-n në një duel me ritëm të lartë dhe me plot taktikë mes dy skuadrave që synojnë trofeun.

    Celtic – Beshiktash (21:00)
    Stacioni “Glasgow” pritet të shpërthejë! Dy nga tifozëritë më të zjarrta në Evropë do të përballen në një atmosferë elektrizuese në shtëpinë e Celtic-ut.

    Real Sociedad – Lyon (17:45)
    Sfida hapëse e mbrëmjes sjell përplasjen spanjollo-franceze në Donostia, ku të dyja ekipet kërkojnë dominimin për t’u ngjitur më lart në tabelë.

    Orari i plotë i ndeshjeve të sotme:
    Ora 17:45

    AC Milan – Ferencvaros

    Anderlecht – FC Salzburg

    Crystal Palace – Hoffenheim

    Levski Sofia – Jagiellonia Bialystok

    Lillestroem – Viktoria Plzen

    NEC Nijmegen – Omonia Nicosia

    Real Sociedad – Lyon

    Sparta Prague – AFC Bournemouth

    Ora 21:00
    AZ Alkmaar – Juventus

    Bayer Leverkusen – Marseille

    Benfica – Lech Poznan

    Celta Vigo – Union St.Gilloise

    Celtic – Beşiktaş

    Hapoel Beer Sheva – OFI Crete

    Sturm Graz – NK Celje

    Sunderland – Dinamo Zagreb

    Torreense – Ararat Armenia

    Burimi: Sinjali

  • Pesë kadetë të FSK-së diplomohen në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës

    Pesë kadetë të FSK-së diplomohen në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës

    Pesë kadetë të FSK-së diplomohen në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës

    Pesë kadetë të Kosovës kanë përfunduar studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë, ndërsa pas diplomimit do t’i bashkohen trupës së oficerëve të Ushtrisë së Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve, e cila është mbajtur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin.

    Sipas Maqedoncit, në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues ushtarakë të Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

    Ministri ka bërë të ditur se Xheto Kelmendi është diplomuar në fushën e këmbësorisë, Leutrim Nika në logjistikë, Gentri Azemi në IT ushtarake, ndërsa Lavdim Sylejmani dhe Betim Elshani në polici ushtarake.

    Pas përfundimit të studimeve, pesë të diplomuarit do t’i bashkohen trupës së oficerëve të Ushtrisë së Kosovës, ku do t’i shërbejnë vendit me njohuritë dhe përgatitjen e fituar gjatë studimeve në Gjermani.

    Maqedonci ka bërë të ditur se deri më tani 18 kadetë kanë përfunduar studimet në akademitë ushtarake gjermane, ndërsa 16 të tjerë po vazhdojnë studimet në akademi të ndryshme të këtij shteti.

    Ai ka theksuar gjithashtu se, përmes programit Military Training Assistance, mbi 80 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme në Gjermani.

    Sipas ministrit, ky bashkëpunim po kontribuon në përgatitjen e kuadrove profesionale dhe në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Çmimet e ushqimeve në Europë po shtrenjtohen, vendet që ndikohen më shumë

    Çmimet e ushqimeve në Europë po shtrenjtohen, vendet që ndikohen më shumë

    Çmimet e ushqimeve në Europë po shtrenjtohen, vendet që ndikohen më shumë

    Çmimet e ushqimeve në Europë kanë shënuar rritje të moderuar gjatë këtij viti, por produktet e freskëta po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.

    Sipas të dhënave të fundit, në tetor çmimet e ushqimeve të papërpunuara në Eurozonë u rritën me 4.6% krahasuar me një vit më parë, nga 2.7% që ishte rritja në gusht. Në Francë, produktet e freskëta u shtrenjtuan me 8%.

    Italia është një nga rastet më të dukshme të kësaj tendence. Në tetor, çmimet e ushqimeve të papërpunuara u rritën me 7.5% në bazë vjetore. Situata u rëndua edhe nga bllokimi i rrugëve dhe porteve në jug të vendit për rreth dy javë, nga shoferët e kamionëve që protestonin kundër kostos së naftës. Kjo shkaktoi ndërprerje të furnizimeve dhe boshatisje të rafteve me mish, qumësht të freskët, fruta dhe ujë të ambalazhuar në disa rajone.

    Në nivelin e Bashkimit Europian, të dhënat e shtatorit, të cilat përfshijnë të gjitha vendet anëtare, tregojnë se Qiproja kryeson rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 4%. Pas saj renditen Spanja me 2.7%, Rumania me 2.6%, Malta me 2.5% dhe Portugalia me 2.4%.

    Në anën tjetër, në 14 nga 27 vendet e BE-së, ushqimet rezultuan më të lira se një vit më parë. Ulja më e madhe u regjistrua në Suedi, me 6.3%, pas përgjysmimit të TVSH-së për ushqimet nga 12% në 6%, masë që hyri në fuqi më 1 prill dhe do të zbatohet deri në fund të vitit 2027. Ulje u shënuan edhe në Letoni, Hungari dhe Çeki.

    Megjithatë, krahasuar me shtatorin 2021, ushqimet në Bashkimin Europian janë shtrenjtuar me rreth një të tretën. Në Hungari rritja ka kaluar 50%, ndërsa në Bullgari, Estoni dhe Rumani është gjithashtu mbi këtë nivel.

    Ekonomistët parashikojnë vijimin e rritjes së inflacionit në muajt e ardhshëm. Sipas Pantheon Macroeconomics, inflacioni në Eurozonë mund të arrijë kulmin prej 4.5% në janar, ndërsa pritet që Banka Qendrore Europiane të rrisë normat e interesit në dhjetor. Rritja e çmimeve të ushqimeve pritet të rëndojë më tej buxhetet familjare, në një periudhë kur familjet përballen edhe me faturat më të larta të ngrohjes gjatë dimrit.

    Burimi: Insajderi

  • Nuk e dinte vargun e parë të himnit zviceran, por fiton pasaportën: Gjykata Federale i del në krah mësueses gjermane

    Nuk e dinte vargun e parë të himnit zviceran, por fiton pasaportën: Gjykata Federale i del në krah mësueses gjermane

    Një mësuese gjermane 49-vjeçare do ta marrë pasaportën zvicerane, pasi Gjykata Federale vendosi se komuna e Freienbachut, në kantonin Schwyz, ia kishte refuzuar padrejtësisht kërkesën për natyralizim.

    Rasti i saj mori vëmendje pasi gruaja nuk kishte arritur t’u përgjigjej saktë të gjitha pyetjeve gjatë intervistës për marrjen e shtetësisë, përfshirë edhe pyetje rreth njohurive për Zvicrën.

    Sipas gazetës zvicerane Blick, gruaja kishte aplikuar për shtetësi në vitin 2025, së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

    Derisa anëtarët e tjerë të familjes e fituan shtetësinë, kërkesa e saj u refuzua nga komuna me arsyetimin se nuk ishte integruar mjaftueshëm në shoqërinë zvicerane.

    Një prej argumenteve të autoriteteve ishte se njohja e gjuhës gjermane nuk duhej të konsiderohej si dëshmi e integrimit, pasi ajo e kishte gjuhë amtare dhe nuk kishte mësuar dialektin zviceran, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, Gjykata Federale nuk u pajtua me këtë vlerësim.

    Sipas gjykatës, njohuritë gjuhësore nuk mund të shpërfillen vetëm pse një person i ka fituar pa vështirësi të veçanta. Po ashtu, angazhimi i saj në shoqata muzikore dhe sportive duhej të merrej parasysh, edhe nëse këto aktivitete i zhvillonte në kuadër të përkujdesjes për fëmijët.

    Gjykata vlerësoi se gruaja kishte plotësuar një pjesë të konsiderueshme të kritereve të integrimit dhe se mangësitë në njohuritë për vendin nuk ishin arsye e mjaftueshme për t’ia mohuar shtetësinë.

    Në vendimin e saj, Gjykata Federale rrëzoi ankesën e komunës dhe konfirmoi se mësuesja duhet ta marrë pasaportën zvicerane, njësoj si pjesa tjetër e familjes.

    Vendimi është marrë më 23 shtator 2026, ndërsa rasti u bë publik në fund të tetorit.

    Ai rikthen në vëmendje kriteret e natyralizimit në Zvicër dhe rëndësinë e vlerësimit të përgjithshëm të integrimit, në vend të përqendrimit vetëm te mangësitë gjatë një testi apo interviste./Telegrafi/

  • Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt thuhet se është shtruar në spital për çrregullime të të ngrënit

    Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt thuhet se është shtruar në spital për çrregullime të të ngrënit

    Vivienne Jolie, vajza 18-vjeçare e aktorëve të njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka zbuluar se në fillim të këtij viti kishte marrë trajtim në spital për shkak të një çrregullimi të të ushqyerit, raportojnë mediat e huaja.

    Ajo ka vendosur ta ndajë përvojën e saj përmes disa punimeve artistike dhe një deklarate shoqëruese në kuadër të një ekspozite të titulluar “The Tulip Field”.

    Ky lajm vjen pak kohë pasi Vivienne mori zyrtarisht vendimin për të hequr mbiemrin e babait nga emri i saj. Ajo tashmë prezantohet si Vivienne Marcheline Jolie, në vend të emrit të mëparshëm Vivienne Marcheline Jolie-Pitt.

    Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin së bashku për 12 vjet dhe kanë gjashtë fëmijë. Aktorja paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2016.

    Sipas pretendimeve të bëra publike, gjatë një udhëtimi me avion privat, Pitt kishte ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj Jolie, si dhe ndaj njërit prej fëmijëve të tyre.

    Ndërkohë, një burim për “Entertainment Tonight” ka thënë se Angelina Jolie ua ka lënë plotësisht në dorë fëmijëve të saj vendimin për ndryshimin e mbiemrit.

    Aktorja thuhet se i mbështet zgjedhjet e tyre, por nuk dëshiron të ndikojë në vendimet që ata marrin. /Telegrafi/

  • Banka Popullore: Komisioni Evropian konfirmon qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe forcimin e stabilitetit financiar

    Banka Popullore: Komisioni Evropian konfirmon qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe forcimin e stabilitetit financiar

    Nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thonë se në Raportin e vitit 2026, Komisioni Evropian vlerëson sektorin bankar si të qëndrueshëm, me kapitalizim të fortë, cilësi të portofolit të kredisë dhe fitimprurje.

    Sipas Bankës, Raporti gjithashtu vëren aktivitetet e Bankës Kombëtare për të forcuar stabilitetin financiar dhe përputhshmërinë me standardet evropiane.

    “Raporti thekson se Banka Kombëtare mbetet e përkushtuar për të kryer politikë monetare brenda kuadrit të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, duke forcuar njëkohësisht instrumentet makroprudenciale dhe kuadrin mbikëqyrës. Janë ndërmarrë aktivitete për të menaxhuar më mirë likuiditetin, për të përmirësuar instrumentin monetar dhe për të monitoruar rreziqet klimatike. Për të përmbushur rregulloret e BE-së, vendit i rekomandohet të forcojë pavarësinë financiare të Bankës Kombëtare”.

    “Në kontekstin e rritjes së shpejtë të kredive për strehim dhe ndërtim, si dhe të çmimeve të pasurive të paluajtshme, Banka Kombëtare shtrëngoi masat makroprudenciale për huadhënien, duke përfshirë kreditë e siguruara nga pasuritë e paluajtshme, bëri ndryshime në kërkesën rezervë dhe rriti normën e tamponit të kapitalit kundërciklik. Këto aktivitete synojnë kufizimin e rreziqeve dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së sektorit bankar”.

    “Komisioni Evropian gjithashtu konfirmoi progresin në përputhshmëri me kuadrin rregullator evropian. Ligji për Ndërhyrjen e Bankave, në përputhje me kornizën evropiane për ndërhyrjen dhe forcimin e institucioneve të kreditit, hyri në fuqi në qershor 2026, të cilin Raporti e vlerësoi si një hap të rëndësishëm përpara. Në korrik, u miratua një metodologji e re për menaxhimin e rrezikut të normës së interesit në portofolin bankar”, thonë nga Banka.

    “Progres është arritur edhe në fushën e pagesave. Vendi është gati në aspektin operativ për të marrë pjesë në skemat SEPA nga tetori 2025, dhe në korrik 2026 Banka Kombëtare nënshkroi marrëveshjen me Këshillin Evropian të Pagesave për anëtarësim në skemën e Transferimit të Menjëhershëm të Kreditit SEPA”.

    “Vlerësimet e Komisionit Evropian konfirmojnë qëndrueshmërinë e sektorit bankar vendas dhe progresin e vazhdueshëm në forcimin e stabilitetit financiar. Banka Kombëtare do të vazhdojë të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe financiar dhe në harmonizimin me rregulloret evropiane në të ardhmen”, thonë nga Banka.

  • Çfarë pamë në zgjedhje dhe çfarë mund të sjellë për Trumpin, Uashingtonin dhe botën, fitorja e Demokratëve në SHBA?

    Çfarë pamë në zgjedhje dhe çfarë mund të sjellë për Trumpin, Uashingtonin dhe botën, fitorja e Demokratëve në SHBA?

    Një tërmet politik ka goditur Uashingtonin, ka tronditur presidencën e Donald Trump dhe ka ndryshuar ekuilibrat e pushtetit në Shtetet e Bashkuara.

    Por këto “goditje dhe tronditje” mund të thuhet se mund të shënojnë edhe një pikë kthese për politikën amerikane në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare.

    Kjo pasi që, Demokratët kanë marrë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, duke i dhënë fund dominimit Republikan dhe duke e vënë presidentin Trump përballë një realiteti të ri politik – në raport me zhvillimet, si nga brenda, po ashtu dhe jashtë vendit.

    Në Senat, demokratët kanë siguruar 54 ulëse, kundrejt 44 të republikanëve, ndërsa dy gara mbeten ende të papërfunduara.

    Ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët kanë fituar 240 ulëse, ndërsa republikanët 147, me numërimin e votave që vazhdon.

    Dhe kur ka një humbës, sigurisht flitet edhe për “fajtorë” – duke u përmendur të tillë siç mund të jenë lufta me Iranin dhe pakënaqësia ekonomike, te mbështetja për Ukrainën dhe marrëdhëniet me Rusinë.

    E kur flasim për pasojat e mundshme, përveç atyre jashtë kufijve amerikanë, pasojat më të mëdha mund të jenë për vetë Trumpin, pasi kjo nuk po vlerësohet vetëm si thjesht një humbje zgjedhore, por një paralajmërim se gjysma e dytë e mandatit mund të shndërrohet në një betejë të vazhdueshme – deri në “mbijetesë politike”.

    Por çfarë u pa gjatë këtyre zgjedhjeve?

    Shpenzimet marramendëse

    Një nga elementet më domethënëse të këtyre zgjedhjeve është fakti se ato kanë shënuar një mobilizim të madh financiar dhe politik.

    Sipas organizatës OpenSecrets, shpenzimet për fushatat zgjedhore kanë arritur deri në 12 miliardë dollarë, duke i bërë këto zgjedhjet më të shtrenjta të mesmandatit në historinë amerikane.

    Madje, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022, kur u shpenzuan rreth 9 miliardë dollarë, kjo paraqet një rritje prej afërsisht një të tretës.

    Kështu, mund të thuhet se këto shifra tregojnë rëndësinë që të dyja partitë i kanë kushtuar kësaj gare, e cila në praktikë është shndërruar në një “referendum politik” për presidencën e Trump.

    Kansasi dërgon një demokrat në Senatin e SHBA-së për herë të parë që nga viti 1932

    Demokrati Adam Hamilton fitoi një vend në Senatin e SHBA-së nga Kansasi.

    Ai mundi republikanin në detyrë, Roger Marshall, duke u bërë demokrati i parë që fiton një garë për Senatin në këtë shtet konservator dhe kryesisht rural, që nga viti 1932.

    Ky rezultat është një goditje për ish-presidentin Donald Trump, i cili fitoi në Kansas me një diferencë prej më shumë se 10 pikësh në secilën nga tri fushatat e tij presidenciale.

    Përfaqësimi mysliman

    Një tjetër zhvillim me rëndësi historike është rritja e përfaqësimit mysliman në Kongresin amerikan.

    Të paktën shtatë ligjvënës myslimanë kanë siguruar vende në institucionet legjislative federale, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në përfaqësimin politik të këtij komuniteti.

    Në mesin e rezultateve më të veçanta është fitorja e Abdul El-Sayed në Michigan, i cili është paraqitur si myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan.

    Fitorja e tij ka rëndësi jo vetëm për përfaqësimin e komunitetit mysliman, por edhe për shkak të karakterit të fushatës, gjatë së cilës feja e tij u bë një nga temat e sulmeve politike.

    Ky zhvillim është domethënës edhe për shkak të temave që këta përfaqësues kanë vendosur në qendër të debatit politik. Gaza, të drejtat palestineze, ndihma humanitare dhe kushtëzimi i dërgesave të armëve amerikane për Izraelin janë ndër çështjet që pritet të vazhdojnë të jenë pjesë e diskutimeve në Kongres.

    Ndërkohë, veç përfaqësimit mysliman, edhe kandidatë që përfaqësojnë disa komunitete të tjera, të ndryshme –kanë arritur fitore historike.

    Në këtë kuptim, ndryshimi i përbërjes së Kongresit nuk përfaqëson vetëm një fitore të Demokratëve ndaj Republikanëve, por edhe një zgjerim të zërave dhe qëndrimeve që mund të ndikojnë në politikën e jashtme amerikane.

    “Fajtorët” për humbjen e Republikanëve të Trumpit

    Një nga shpjegimet që ka dhënë vetë Trump për rezultatin zgjedhor është ndikimi i luftës me Iranin.

    Presidenti amerikan ka pranuar se konflikti ka qenë një nga faktorët që kanë ndikuar në humbjen e republikanëve, duke iu referuar veçanërisht rritjes së çmimeve të benzinës.

    Edhe pse Trump ka mbrojtur vendimin për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Iranit, duke këmbëngulur se ato ishin të domosdoshme për të parandaluar pajisjen e Teheranit me armë bërthamore, pasojat ekonomike të konfliktit duket se kanë pasur një kosto politike për administratën.

    Kjo është një dëshmi se politika e jashtme dhe vendimet ushtarake nuk mund të ndahen nga realiteti ekonomik i brendshëm.

    Kështu, siç edhe u pa, për qytetarët amerikanë, çmimi i karburantit dhe kostoja e jetesës ishin më të rëndësishme sesa argumentet strategjike të Shtëpisë së Bardhë për ndërhyrjet ushtarake.

    Efekti i rezultateve

    Në bazë të asaj që është raportuar nga mediat botërore, ndikimi i rezultatit zgjedhor nuk pritet të kufizohet vetëm te politika e brendshme.

    Një Kongres i kontrolluar nga Demokratët mund të ndryshojë ndjeshëm edhe raportin e forcave në politikën e jashtme amerikane, veçanërisht në raport me Ukrainën dhe Rusinë – ndoshta dhe me Iranin dhe pjesë të tjera të globit.

    Sa i përket luftës në Ukrainë, mund të përmendim pretendimet e kongresmenit demokrat George Whitesides.

    Ai kishte thënë se presidenti rus Vladimir Putin është në panik për shkak të mundësisë së humbjes së ndikimit të administratës Trump në politikën amerikane ndaj Kievit.

    Sipas tij, Trumpi dhe Putini kanë interes që Ukraina të detyrohet të bëjë lëshime përpara se Kongresi i ri të fillojë punën në janar.

    Kështu, me fitoren e Demokratëve, Kongresi i ri mund të marrë masa për ta institucionalizuar mbështetjen për Kievin.

    Këto përfshijnë miratimin e ndihmës ushtarake shumëvjeçare, garantimin e shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës, sigurimin e qasjes në sistemet e komunikimit satelitor Starshield dhe ruajtjen e aseteve sovrane ruse të ngrira.

    Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë automatikisht se politika amerikane ndaj Ukrainës do të ndryshojë rrënjësisht, por tregon se Trumpi do të ketë shumë më pak hapësirë politike për të vepruar pa kundërshtimin e Kongresit.

    Andaj, për Kievin, ky zhvillim mund të përfaqësojë një mundësi për të siguruar mbështetje më të qëndrueshme nga Uashingtoni.

    Një efekt tjetër, sipas mediave të huaja, është se humbja e Trumpit mund ta nxisë atë t’i zbusë edhe kërcënimet e tij më drastike për tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa.

    Por pavarësisht kësaj, ka pak gjasa që ajo të ndalë tërheqjen graduale ushtarake të Uashingtonit nga kontinenti.

    Megjithatë, Pentagoni nuk mund ta ulë numrin e ushtarëve në Evropë nën 76,000 në vitin 2026, pa vërtetuar më parë para Kongresit se një veprim i tillë nuk do të dëmtonte sigurinë e SHBA-së ose të NATO-s.

    Veç këtyre, ka pak gjasa që fitorja e Demokratëve të ndryshojë ndjeshëm edhe politikën tregtare të SHBA-së, pasi Trump-i ruan kontrollin mbi tarifat dhe marrëveshjet tregtare.

    Madje, ka parashikime se humbja mund ta shtojë zemërimin e Trumpit ndaj partnerëve tregtarë dhe të çojë në kërcënime të reja për tarifa.

    Nga ana tjetër, Demokratët mund ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre të shtuar në Kongres për t’i bërë presion presidentit dhe për të nxitur një stabilitet më të madh në politikën tregtare të SHBA-së.

    Reagimet ndërkombëtare

    Rezultati i zgjedhjeve nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe në arenën ndërkombëtare.

    Reagimet nga Evropa, Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme tregojnë se votimi amerikan shihet si një zhvillim që mund të ketë pasoja për marrëdhëniet ndërkombëtare.

    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i interpretoi fitoret e demokratëve si një refuzim të politikave të ekstremit të djathtë, të cilat sipas tij promovojnë urrejtjen, seksizmin dhe mohimin e ndryshimeve klimatike.

    Edhe përfaqësues të tjerë evropianë të politikës e konsideruan rezultatin një goditje për Trumpin dhe një dobësim të pozitës së tij në politikën e brendshme.

    Në Teheran, përfaqësues të lartë politikë e interpretuan rezultatin si një mesazh kundër luftës, ndërsa Kina bëri thirrje për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me Uashingtonin.

    Japonia, nga ana tjetër, theksoi rëndësinë e vazhdimit të aleancës me SHBA-në, pavarësisht ndryshimeve politike në Kongres.

    Këto dhe reagime mund të thuhet se tregojnë se aleatët dhe rivalët e Amerikës po përpiqen të kuptojnë se çfarë nënkupton rezultati për vazhdimësinë e politikës së jashtme amerikane.

    Për disa qeveri, humbja e Republikanëve mund të përfaqësojë një mundësi për të rishikuar marrëdhëniet me Uashingtonin, ndërsa për të tjera është një sinjal se vendimet e Trumpit mund të përballen me më shumë pengesa institucionale.

    Megjithatë, duhet pasur parasysh se kontrolli i Kongresit nuk i jep automatikisht Demokratëve kompetencat e presidentit në politikën e jashtme.

    Trump vazhdon të jetë komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe të ketë kompetenca të rëndësishme ekzekutive.

    Por Kongresi ka ndikim të madh përmes buxhetit, legjislacionit, mbikëqyrjes dhe miratimit të politikave të caktuara.

    Çfarë e pret Trumpin pas humbjes?

    Pavarësisht humbjes, Trump ka sinjalizuar se është i gatshëm të bashkëpunojë me Demokratët, por duke lënë të kuptohet se do të kundërshtojë përpjekjet që, sipas tij, synojnë të bllokojnë administratën.

    Ai ka rikujtuar gjithashtu se ka të drejtën e vetos presidenciale, një instrument që mund ta përdorë për të penguar miratimin e ligjeve që nuk i mbështet.

    Kjo nënkupton se periudha e ardhshme mund të karakterizohet nga përplasje të shpeshta institucionale mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit.

    Pavarësisht të gjithave, fitorja e Demokratëve është një paralajmërim se mbështetja politike mund të ndryshojë kur vendimet e administratës përplasen me pritjet ekonomike, sociale dhe të sigurisë së qytetarëve. /Telegrafi/

  • Demokratët paralajmërojnë hetime ndaj administratës Trump pas fitores në zgjedhjet e mesmandatit

    Demokratët paralajmërojnë hetime ndaj administratës Trump pas fitores në zgjedhjet e mesmandatit

    Një përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike në SHBA ka deklaruar se Kongresi do të ndërmarrë hapa për të kufizuar atë që e ka cilësuar si “pushtet ekzekutiv jashtë kontrollit”, pasi demokratët fituan kontrollin e të dy dhomave të Kongresit në zgjedhjet afatmesme.

    Hakeem Jeffries, i cili pritet të jetë kryetari i ardhshëm i Dhomës së Përfaqësuesve, ka akuzuar administratën e presidentit Donald Trump për “korrupsion masiv”, duke paralajmëruar se përgjegjësit do të mbahen përgjegjës.

    “Ne do t’i mbajmë përgjegjës keqbërësit”, ka deklaruar Jeffries, raporton BBC.

    Pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e së martës, presidenti Trump ka pranuar se lufta me Iranin ishte kryesisht përgjegjëse për humbjen e republikanëve.

    Edhe zëvendëspresidenti JD Vance kishte deklaruar më herët se “të gjithë e dinë” që lufta ishte arsyeja pse partia e tij humbi zgjedhjet.

    Ndërkohë, rezultatet zgjedhore kanë ndikuar edhe në tregjet e naftës, ku çmimet kanë rënë në nivelin më të ulët në dy muajt e fundit.

    Burimi: Dukagjini

  • Democrats Warn Investigations of Trump Administration After Victory in Mesmandat Elections

    A senior representative of the Democratic Party in the US has stated that Congress will take steps to limit what it has described as executive power out of control, as the Democrats won control of both of Congress’s chambers in the medium-term elections.

    Hakem Jeffries, who is expected to be the next president of the House of Representatives, has accused President Donald Trump’s administration of mass corruption, warning that the responsibilities will be held accountable.

    We will hold the perpetrators accountable, Jeffries has declared, reports the BBC.

    After winning the Democrats in Tuesday’s elections, President Trump has acknowledged that the fight with Iran was largely responsible for the loss of republics.

    Even the vice president JD Vance had declared earlier that everyone knows war was the reason his party lost the election.

    Meanwhile, election results have also affected oil markets, where prices have fallen to the lowest level in the past two months.

    Source Layer: Dukeagini