Category: Lajme
-

Mbappe në gjurmët e Ronaldos, synon ta thyejë rekordin legjendar në Champions

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, po vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Real Madridit, pasi ka shënuar gola në gjashtë ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve, duke barazuar rekordin personal që e kishte vendosur më herët me Paris Saint-Germain në vitin 2022.
Me këtë arritje, Mbappe është bërë vetëm lojtari i dytë në historinë e klubit madrilen që arrin të shënojë në të paktën gjashtë ndeshje radhazi në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Seria e francezit është ende aktive. Ai ka gjetur rrugën drejt rrjetës në ndeshjet kundër Bayern Munichut, Interit, Romës, RB Leipzigut dhe së fundmi AEK-ut, duke regjistruar gola në gjashtë paraqitje radhazi.
Përpara tij në historinë e Real Madridit qëndron vetëm Cristiano Ronaldo, i cili kishte vendosur një rekord prej 11 ndeshjesh radhazi me gol në Ligën e Kampionëve, nga finalja e Cardiffit në vitin 2017 deri në prillin e vitit 2018.
Kështu, Mbappes i mbetet synimi për t’iu afruar edhe më shumë shifrës së legjendës portugeze dhe për të vendosur një rekord të ri me fanellën e madrilenëve.
Në katër ndeshjet e ardhshme të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, kundërshtarët e paraparë janë PSV Eindhoven, Arsenali, LASK-u dhe Shakhtari. Për të vazhduar serinë dhe për të synuar rekordin, Mbappe duhet të shënojë edhe në fazën e 1/8-tës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali
-
In Ronaldo’s footsteps, he aims to break the legendary record in Champions
French striker Kylian Mbpee is continuing to write stories with Real Madrid’s fan after marking goals in six straight matches in the Champions League, equalizing the personal record he had set with Paris Saint-Germain in 2022.
With this achievement, Mbppe has only become the second player in the history of the Madrile Club to score at least six consecutive matches in the most prestigious European competition for clubs.
The French series is still active. He has found his way to the net in matches against Bayern Munichu, Inter, Rome, RB Leipzig and recently AEK, registering goals in six consecutive presentations.
Before him in Real Madrid’s history lies only Cristiano Ronaldo, who had set a record 11 straight-up match in the Champions League from the final of Cardiff in 2017 to April 2018.
Thus, Mbppes remains the goal of approaching even more the figure of Portuguese legend and setting a new record with the Madrill fan.
In the next four Real Madrid matches in the Champions League, the first opponents are SPV Eindhoven, Arsenal, LASK and Shaktar. To continue the series and target the record, Mbappe must also mark the 1/8th phase.
The signal where the truth speaks before the news!
Source Layer: Signal
-

Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake në Gjermani
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të pesë kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë përfunduar me sukses studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë.
Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes, ceremonia është organizuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Gjermanisë, njofton Dukagjini.
Kadetët që diplomuan janë Xheto Kelmendi në fushën e këmbësorisë, Leutrim Nika në logjistikë, Gentri Azemi në IT ushtarake, si dhe Lavdim Sylejmani dhe Betim Elshani në polici ushtarake.
Pas përfundimit të studimeve, oficerët e rinj do t’i bashkohen trupës së oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë, deri më tani 18 kadetë të FSK-së kanë përfunduar studimet në akademitë ushtarake gjermane, ndërsa 16 të tjerë janë duke vijuar studimet në akademi të ndryshme të këtij shteti.
Po ashtu, përmes programit “Military Training Assistance”, mbi 80 pjesëtarë të FSK-së kanë përfituar nga trajnime të ndryshme në Gjermani.
“Bashkëpunimi me Republikën Federale të Gjermanisë përbën një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, avancimin e arsimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe në forcimin e mëtejmë të kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Burimi: Dukagjini
-
Five KSF cadades graduate at German Military Academys
Defence Minister Ejup Macedonia has attended the graduation ceremony of five Kosovo Security Force cadets, who have successfully completed three-year studies at Germany’s military academys.
As the Defence Ministry suggests, the ceremony is organised at the Embassy of the Republic of Kosovo in Berlin, where representatives of Germany’s Federal Defence and Armed Forces were present, Dukaagjini reports.
The Canadians who graduated are Geo Kelmendi in the infantry field, Leutrim Nica in logistics, Gentri Azemi in military IT, as well as Greme Sylejmani and Betim Elshani in military police.
After completing the studies, new officers will join the Kosovo Security Force officers’ body.
According to the Ministry’s announcement, 18 KSF candidates have so far completed studies at German military academies, while another 16 are continuing studies at various academys in this state.
Also, through the Military Training Association program, over 80 KSF members have benefited from various training in Germany.
Co-operation with the Federal Republic of Germany constitutes an important contribution to the development of professional capacities, the advancement of military education and training, as well as to strengthening further defence capacities of our country, the Ministry reports.
Source Layer: Dukeagini
-

Shekerinska: Dua që Maqedonia të jetë në të gjitha tryezat e rëndësishme, përvoja me NATO-n duhet të jetë një inkurajim
Kur vendi ishte ende jashtë NATO-s dhe në një mosmarrëveshje të hapur me Greqinë një dekadë më parë, ishte e vështirë të imagjinohej se një ditë qytetari i saj do të kryesonte takimet e nivelit më të lartë të Aleancës. Sot, Radmila Shekerinska është zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s, një pozicion që, thotë ajo, duhet të jetë një kujtesë se edhe vendet e vogla mund të arrijnë diçka që dukej e paarritshme.
“Kur hyj në dhomën e Këshillit të Atlantikut të Veriut, përpiqem t’i kujtoj vetes se kur e dëshiron vërtet, disa gjëra mund të bëhen. Edhe një vend i vogël dhe të gjithë ne në të mund të kërcejmë më lart, për të arritur diçka që na dukej e pamundur”, tha Shekerinska për “Sitel”.
Nga pozicioni i saj aktual, ajo thotë se anëtarësimi në Aleancë duhet të jetë një kujtesë se edhe një vend i vogël mund të arrijë diçka që dukej e paarritshme.
Shekerinska kujtoi takimet e saj të para në Aleancë, kur Maqedonia kishte statusin e një vendi partner, dhe anëtarësimi dukej si një qëllim i largët. Siç tha ajo, nuk kishte ndonjë oreks të veçantë për zgjerim, NATO ishte e përqendruar në çështje të tjera dhe mosmarrëveshja me Greqinë ishte një pengesë serioze. Sot, shtoi ajo, Maqedonia nuk është vetëm anëtare, por është edhe ndër vendet e pakta përfaqësuesit e të cilave kanë mbajtur postin e dytë më të lartë në Aleancë.
“Në historinë pothuajse 80-vjeçare të Aleancës, vetëm gjashtë vende anëtare kanë pasur zëvendëssekretar të përgjithshëm. Ne jemi i shtati. Kjo duhet të na japë pak më shumë besim dhe shumë më tepër guxim”, thekson ajo.
Ndryshe nga NATO, ku Maqedonia është tashmë pjesë e proceseve të vendimmarrjes, integrimi evropian mbetet një detyrë e papërfunduar.
Shekerinska nuk dëshiron të japë këshilla nga pozicioni i dikujt që nuk është as në Bashkimin Evropian dhe as në sistemin politik të brendshëm, por paralajmëron se mungesa nga institucionet ku merren vendimet ka çmimin e vet.
“Për çështjet e sigurisë, ne jemi në tryezë dhe dua që të jemi në të gjitha tryezat e tjera të rëndësishme”, thotë ajo.
Sipas saj, përvoja me NATO-n duhet të jetë një inkurajim se çështjet e vështira mund të zgjidhen, por një parakusht për sukses është një marrëveshje e brendshme. Mbështetja nga Brukseli dhe shtetet anëtare është e rëndësishme, por nuk mund të zëvendësojë konsensusin politik brenda vetë vendit./Telegrafi/
-

Pas takimit me Gashin për përgjegjësi institucionale për Arlinda Zekajn, Sijarina: Nuk duhet të ketë njerëz të paprekshëm në sistemin e KPK-së
Përfaqësuesja e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Liridona Sijarina pas takimit me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi ka deklaruar se gjatë takimit kanë parashtruar kërkesat e tyre lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt dhe rasteve të tjera të femicidit.
Sijarina ka bërë të ditur se kanë kërkuar që kryeprokurori i shtetit ta trajtojë me urgjencë çështjen e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe veprime konkrete nga institucionet e drejtësisë.
Ajo ka thënë se gjatë takimit kanë insistuar që në sistemin e drejtësisë të mos ketë persona të paprekshëm dhe se, në rast se konstatohen përgjegjësi të tilla, angazhimi dhe protestat e tyre do të drejtohen edhe ndaj atyre që mundësojnë këtë situatë.
“Ne i parashtruam kërkesat tona dhe insistuam që kryeprokurori i shtetit, pavarësisht se e ka nisur rastin në KPK, ta marrë me urgjencë çështjen e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe të rasteve të tjera të femicidit”, ka deklaruar Sijarina, përcjell Telegrafi.
Ajo ka shtuar se përfaqësuesit e institucioneve janë siguruar se nuk do të ketë persona të paprekshëm brenda sistemit, duke rikujtuar se, sipas saj, në të kaluarën ka pasur raste kur individë të caktuar kanë qenë të mbrojtur nga përgjegjësia.
“Ne i garantuam se nëse do të ketë njerëz të paprekshëm, angazhimin dhe protestën tonë do ta kanalizojmë drejt atyre që i kanë lënë të paprekshëm”, ka theksuar Sijarina.
Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se gjatë takimit janë diskutuar edhe procedurat ligjore, ndërsa nga institucionet presin që kërkesat e tyre të trajtohen dhe të ketë zgjidhje sa më të shpejtë. /Telegrafi/
-

Dronët ukrainas godasin një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi
Dronët ukrainas kanë goditur gjatë natës së kaluar rafinerinë e naftës në Ryazan të Rusisë, një nga objektet më të mëdha të përpunimit të naftës në vend, si dhe një qendër të madhe logjistike të kompanisë Wildberries.
Sulmet shkaktuan zjarre në të dyja lokacionet. Sipas raportimeve fillestare, u dëmtuan edhe linjat e energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit, ndërsa një person mbeti i plagosur.
Rafineria e Ryazanit është në pronësi të gjigantit shtetëror rus të naftës, Rosneft, dhe ka një kapacitet të projektuar për përpunimin e rreth 17 milionë tonëve naftë bruto në vit, ose afërsisht 340 mijë fuçi në ditë.
E vendosur në rajonin e Ryazanit, rreth 500 kilometra larg Ukrainës, kjo rafineri ka rëndësi të veçantë për furnizimin me karburant të Moskës dhe rajoneve të tjera të Rusisë qendrore.
Në këtë kompleks industrial prodhohen benzinë, naftë dizel, vajguri për aviacion, mazut, gazra të lëngshëm dhe produkte të tjera të përpunimit të naftës. Për këtë arsye, objekti konsiderohet një hallkë e rëndësishme e infrastrukturës energjetike dhe industriale ruse.
Rafineria ka qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve ukrainase gjatë vitit 2026. Sulmi i 15 tetorit, sipas raportimeve të Reuters, kishte detyruar ndërprerjen e punës së njërës prej njësive kryesore të përpunimit të naftës, ndërsa ishin dëmtuar edhe disa tubacione.
Goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ruse janë pjesë e përpjekjeve të Ukrainës për të penguar prodhimin dhe furnizimin me karburant, si dhe për të dëmtuar kapacitetet ekonomike që mbështesin luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Megjithatë, deri në raportimet fillestare të 5 nëntorit, autoritetet ruse nuk kishin konfirmuar zyrtarisht goditjen ndaj rafinerisë dhe shkalla e dëmeve në objekt nuk ishte bërë ende e qartë. /Telegrafi/
-

Palestinezi ndërton turbinë të improvizuar me erë për të siguruar energji elektrike në kampin e zhvendosjes
Një palestinez i zhvendosur në Rripin e Gazës ka gjetur një mënyrë kreative për të përballuar mungesën e energjisë elektrike, duke ndërtuar një turbinë të improvizuar me erë për të furnizuar me rrymë tendat e familjeve në Khan Younis.
Duke mos pasur mundësi financiare për të blerë panele diellore, ai ka vendosur të shfrytëzojë erën si burim alternativ energjie, transmeton Telegrafi.
Me mjete të improvizuara, ka ndërtuar një sistem që përdor lëvizjen e flladit për të prodhuar energji elektrike dhe për të vënë në funksion pajisjet e nevojshme për jetën e përditshme.
Mbi tendat e kampit të zhvendosjes në al-Mawasi, pranë Khan Younisit, turbinat e ndërtuara vetë rrotullohen nën ndikimin e flladit që vjen nga deti.
Për familjet që jetojnë në këto tenda dhe kanë mbetur pa furnizim të rregullt me energji elektrike, kjo zgjidhje përfaqëson një burim të rëndësishëm ndihme.
Nisma tregon se si banorët e zhvendosur po përpiqen të gjejnë zgjidhje të thjeshta dhe të përballueshme për nevojat e tyre bazë, në kushte të vështira jetese dhe me burime të kufizuara. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
-

Kryeprokurori Gashi dhe prokurori Qavolli takojnë përfaqësueset e protestuesve për rastin e Arlinda Zekajt
Aktivistja feministe Liridona Sijarina ka deklaruar pas takimit me kryeprokurorin e Shtetit, Zejnullah Gashi, dhe prokurorin e shtetit, Ersan Qavolli, se kanë kërkuar trajtim urgjent të rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt dhe përgjegjësi për të gjithë zyrtarët që mund të kenë dështuar në trajtimin e rasteve të femicidit.
Kryeprokurori Gashi është deri më tani i vetmi nga drejtuesit e institucioneve që ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesit e protestuesve.
Sijarina ka thënë se, pavarësisht se rastet janë dërguar në Këshillin Prokurorial, kanë insistuar që institucionet të ndërmarrin veprime konkrete dhe të mos ketë persona të paprekshëm brenda sistemit të drejtësisë.
Sijarina ka shprehur dyshime për përgjigjen e institucioneve se do të ndiqen procedurat ligjore, duke theksuar se mungesa e një afati konkret mund të çojë në përsëritjen e rasteve të ngjashme.
“Ne parashtruam kërkesat tona dhe insistuam që Kryeprokurori i Shtetit, pavarësisht se i ka nisur rastet në Këshillin Prokurorial, ta marrë me urgjencë çështjen e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe të rasteve të femicidit. Ajo që u tha dhe për çka e garantuam edhe Kryeprokurorin e Shtetit dhe koordinatorin kundër dhunës në familje është se nuk do të ketë më njerëz të paprekshëm nga ata brenda. Dhe këtë e dimë nga e kaluara, që ka pasur njerëz të paprekshëm dhe që i gjithë zinxhiri i sistemit të drejtësisë vazhdon të qeveriset dhe të mbahet nga njerëz që janë të paprekshëm. Por, i garantuam brenda se, nëse do të ketë njerëz të paprekshëm në punën tonë, angazhimin tonë do ta kanalizojmë pikërisht drejt atyre që kanë për t’i ndalur këta njerëz të paprekshëm”, ka thënë ajo.
“Neve na u tha se do të ndiqen procedurat ligjore, gjë që për ne është një dozë dyshimi, të cilën e kemi parë edhe në të kaluarën, kur rastet merren me një procedurë të zakonshme dhe kur nuk na jepet një afat. Çka i bie kjo? Se shteti po e merr vrasjen e Arlindës me urgjencë? Kjo mund të çojë në përsëritjen e historisë. Njerëzit që i çojnë gratë drejt vrasjes përfundojnë duke u kthyer në institucione. Ne nuk kemi për t’u tërhequr dhe nuk kemi për ta pushuar angazhimin derisa t’i shohim të gjithë akterët që e kanë çuar Arlindën drejt vrasjes, jo vetëm të pushuar nga puna, por edhe të burgosur. Ne kemi menduar për bllokada dhe do të insistojmë që këta njerëz të thonë në mënyrë definitive dhe të japin zotime. Kjo ka qenë kërkesa jonë që nga dita e parë. Do të insistojmë nëpërmjet metodave të ndryshme. Bllokada që kemi pasur dje ka rezultuar me këtë takim. Kemi ardhur këtu dhe ua kemi bllokuar derën. Një gjë të tillë do ta vazhdojmë edhe tutje, përderisa nuk marrim përgjigje konkrete nga secili institucion”, ka deklaruar Sijarina.
Ajo ka bërë të ditur se të shtunën, në orën 12:00, është thirrur protestë kombëtare.
Burimi: Dukagjini