Category: Lajme

  • Chief Prosecutor Gashi and Prosecutor Qavolli meet representatives of protesters in Arlinda Zekaj case

    Religious activist Liridona Sijarina has declared after meeting with Chief State Prosecutor Zejnullah Gashi, and State Prosecutor Ersan Qavolli, that they have sought urgent treatment of the incident of the assassination of Arlinda Zekaj and responsibility for all officials who may have failed to handle childicide cases.

    Chief Prosecutor Gashi is so far the only one of the institutions leaders who has been awaiting protest representatives in his office.

    Syjarina has said that, despite the fact that the cases have been sent to the Prosecutorial Council, they have insisted that institutions take concrete action and that there will be no immune persons within the justice system.

    Sijarina has voiced doubts about the institutions’ response that legal procedures will be followed, stressing that the absence of a concrete deadline could lead to repetition of similar cases.

    We submitted our demands and insisted that the State Chief Prosecutor, despite launching cases at the Prosecutorial Council, urgently take up the case of the murder of Arlinda Zekaj and childicide cases. What was said and what we assured the chief state prosecutor and co-ordinator against domestic violence is that there will be no more immune people inside. And we know this from the past, that there have been immune people and that the entire chain of justice system continues to be governed and kept by people who are immune. But we guaranteed inside that, if there are immune men in our work, we will channel our commitment directly to those who have to stop these vulnerable people, she said.

    We were told that legal procedures will be followed, which is a dose of suspicion for us, which we have seen in the past, when cases are taken in a common procedure and when we are not given a deadline. What does that mean? That the state is taking Arlinda’s murder with urgency? This can lead to repetition. People who take women to murder end up returning to institutions. We don’t have to back down and we won’t stop the engagement until we see all the acters that have led Arlinda to murder, not only fired but also prisoners. We’ve been thinking about blockades and we’ll insist that these people say definitely and give vows. That was our request from day one. We will insist on different methods. The blockade we had yesterday resulted in this meeting. We came here and we locked the door. We will continue to do so as long as we do not get concrete answers from each institution, Sijarina has declared.

    She has made it known that on Saturday, at 12: 00 p.m., national protest was called.

    Source Layer: Dukeagini

  • Rriten për 100 % rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit të sivjetmë

    Rriten për 100 % rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit të sivjetmë

    Rriten për 100 % rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit të sivjetmë

    Numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt është dyfishuar gjatë muajit tetor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas raportit të Policisë Rajonale të Ferizajt, gjatë tetorit të këtij viti janë regjistruar gjithsej 38 raste të dhunës në familje, ndërsa në tetorin e vitit 2025 ishin raportuar 19 raste, raporton Klankosova.tv.

    Nga rastet e regjistruara gjatë këtij viti, 23 kanë ndodhur në Ferizaj, 12 në Kaçanik, dy në Shtime dhe një në Shtërpcë.

    Ndërkaq, në tetorin e vitit të kaluar, 12 raste ishin raportuar në Ferizaj, tri në Kaçanik, dy në Shtërpcë, një në Shtime dhe një në Han të Elezit.

    “Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit tetor 2026 ka shënuar rritje prej – 100 %, krahasuar me muajin tetor të vitit 2025”, ka thënë Policia.

    Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se ka ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dhunës në familje.

    Njëkohësisht, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në parandalimin dhe luftimin e këtij fenomeni, duke theksuar se rastet mund të raportohen drejtpërdrejt në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

    Policia ka siguruar qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave të personave që raportojnë rastet do të ruhet plotësisht. /Klankosova.tv

  • Aktorja 50-vjeçare zbulon përvojën me një mashkull 26-vjeçar: Ishte fantastike...

    Aktorja 50-vjeçare zbulon përvojën me një mashkull 26-vjeçar: Ishte fantastike…

    Aktorja 50-vjeçare zbulon përvojën me një mashkull 26-vjeçar: Ishte fantastike...

    Aktorja e njohur hollivudiane, Charlize Theron, ka bërë disa deklarata pikante për jetën sentimentale dhe lirinë që, sipas saj, të ofron të qenit beqare.

    Gjatë një interviste në podcastin “Call Her Daddy”, aktorja 50-vjeçare ka rrëfyer me humor për një përvojë me një 26-vjeçar, të cilën e ka përshkruar si fantastike, transmeton Klankosova.tv.

    Theron ka bërë shaka se një përvojë e tillë do të ishte shumë më e vështirë nëse do të ishte e martuar, duke shprehur kështu kënaqësinë që i jep jeta pa kufizimet e një marrëdhënieje martesore.

    Aktorja, e cila prej vitesh nuk është në një lidhje publike afatgjatë, ka folur edhe më herët hapur për zgjedhjen e saj për të jetuar e pavarur dhe pa ndjekur pritshmëritë tradicionale për martesën.

  • Kadetët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, Maqedonci: Do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës

    Kadetët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, Maqedonci: Do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës

    Kadetët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, Maqedonci: Do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në ambasadën e Kosovës në Berlin është organizuar ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së, të cilët kanë përfunduar studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë.

    Në ceremoni, sipas ministrit, morën pjesë edhe përfaqësues ushtarakë të Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, raporton Klankosova.tv.

    Maqedonci ka uruar kadetët e FSK-së për përfundimin e studimeve, teksa bëri me dije se të njëjtit do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës.

    “Urime Xheto Kelmendit për diplomimin në fushën e këmbësorisë, Leutrim Nikës në logjistikë, Gentri Azemit në IT ushtarake, si dhe Lavdim Sylejmanit dhe Betim Elshanit në polici ushtarake. Pas diplomimit, ata do t’i bashkohen trupës së oficerëve të Ushtrisë së Kosovës dhe do t’i shërbejnë vendit me njohuritë e përgatitjen e fituar”, tha ministri i Mbrojtjes.

    Deri më tani, ai tha se 18 kadetë kanë përfunduar studimet në akademitë ushtarake të Gjermanisë, ndërsa 16 të tjerë po ndjekin studime ushtarake në akademi të ndryshme gjermane. Sipas tij, përmes programit Military Training Assistance, mbi 80 pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme në Gjermani.

    “Ky bashkëpunim po kontribuon në përgatitjen e kuadrove profesionale dhe në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse. E falënderoj Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, ndërsa kadetëve tanë u uroj suksese në shërbim të Republikës së Kosovës”, shkroi ministri Maqedonci në Facebook.

  • KSF Cadets graduate in Germany, Macedonia: Kosovo Army Officers to Join

    MThe defence initiative, Ejup Macedonia, has announced that at the Kosovo Embassy in Berlin, the graduation ceremony of KSF cadets, which have completed three-year studies at Germany’s military academys, has been organised.

    Military representatives of Germany’s Federal Defence and Armed Forces also attended the ceremony, reports Klankosova.tv.

    Macedonia has congratulated KSF’s cadets on completing studies, while suggesting the same would join Kosovo Army officers.

    Jetho Kelmendit for graduation in the infantry field, Leutrim Nica in logistics, Gentri Azemi in military IT, as well as Ramadan Sylejman and Betim Elshani at military police. After graduation, they will join the army of Kosovo Army officers and serve the country with the knowledge and preparation acquired, the defence minister said.

    So far, he said 18 screws have completed studies at Germany’s military academys, while another 16 are attending military studies at various German academies. According to him, through the Military Training Assistance programme, over 80 KSF members have participated in various training in Germany.

    This co-operation is contributing to the preparation of professional frameworks and further development of our defence capacities. I thank Germany’s Ministry of Defence for continued support and co-operation, while our cadets wish them success in serving the Republic of Kosovo, Minister Macedonia wrote on Facebook.

  • Gjashtë vjet nga shkuarja në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së, Çitaku: Nuk do t’i lëmë vetëm, po punojmë për plotësimin e Ligjit për Specialen

    Gjashtë vjet nga shkuarja në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së, Çitaku: Nuk do t’i lëmë vetëm, po punojmë për plotësimin e Ligjit për Specialen

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në gjashtëvjetorin e shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Çitaku e ka cilësuar të padrejtë aktgjykimin e shkallës së parë, me të cilin katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.

    Ajo ka thënë se ky vendim është i papranueshëm dhe, sipas saj, bie ndesh me provat, standardet e një gjykimi të drejtë dhe të vërtetën historike të luftës së UÇK-së.

    Çitaku ka deklaruar se në këtë proces, sipas saj, nuk janë vënë në pikëpyetje vetëm katër ish-krerët, por edhe historia e UÇK-së dhe rruga e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

    “Aktgjykimi i shkallës së parë, me gjithsej 81 vjet burgim, është për ta thellësisht i padrejtë, ndërsa për ne krejtësisht i papranueshëm. E kundërshtojmë fuqishëm, sepse bie ndesh me provat, me standardet e një gjykimi të drejtë dhe me të vërtetën historike të luftës sonë çlirimtare. Në këtë proces nuk janë vënë në pikëpyetje vetëm katër çlirimtarë. Është vënë në pikëpyetje vetë historia e UÇK-së dhe rruga e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë. Por historia jonë nuk fillon në sallat e gjyqit në Hagë. Dhe nuk mund të rishkruhet nga një aktgjykim!”, ka shkruar Çitaku.

    Tutje, Çitaku ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët shtetëror, përtej dallimeve partiake, për hartimin e një strategjie shtetërore për procesin e apelit, forcimin e mbrojtjes juridike dhe intensifikimin e angazhimit diplomatik.

    Po ashtu, ka bërë të ditur se po punohet për plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, me synimin e krijimit të një mbështetjeje më të plotë juridike për të akuzuarit.

    “Angazhimi i përbashkët shtetëror, përtej dallimeve partiake, për hartimin e Strategjisë Shtetërore për procesin e apelit, forcimin e mbrojtjes juridike, sigurimin e mbështetjes së nevojshme financiare dhe intensifikimin e angazhimit diplomatik, është në funksion të kësaj mbrojtjeje. Paralelisht, po punojmë për plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, për të krijuar një mbështetje më të plotë dhe më të qëndrueshme juridike për çlirimtarët tanë. Nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë drejtësi! Dhe nuk do të lejojmë që një aktgjykim ta shtrembërojë historinë e një populli që luftoi për liri. Sepse Republika që lindi nga sakrifica e çlirimtarëve të saj, sot ka detyrimin të qëndrojë pranë tyre. Çlirimtarë, ju mbahuni të fortë! Ne nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!”, ka shkruar Çitaku.

    Burimi: Dukagjini

  • Kryeprokurori Gashi dhe prokurori Qavolli takojnë përfaqësuesit e protestuesve për rastin e Arlinda Zekajt

    Kryeprokurori Gashi dhe prokurori Qavolli takojnë përfaqësuesit e protestuesve për rastin e Arlinda Zekajt

    Aktivistja feministe Liridona Sijarina ka deklaruar pas takimit me kryeprokurorin e Shtetit, Zejnullah Gashi, dhe prokurorin e shtetit, Ersan Qavolli, se kanë kërkuar trajtim urgjent të rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt dhe përgjegjësi për të gjithë zyrtarët që mund të kenë dështuar në trajtimin e rasteve të femicidit.

    Kryeprokurori Gashi është deri më tani i vetmi nga drejtuesit e institucioneve që ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesit e protestuesve.

    Sijarina ka thënë se, pavarësisht se rastet janë dërguar në Këshillin Prokurorial, kanë insistuar që institucionet të ndërmarrin veprime konkrete dhe të mos ketë persona të paprekshëm brenda sistemit të drejtësisë.

    Sijarina ka shprehur dyshime për përgjigjen e institucioneve se do të ndiqen procedurat ligjore, duke theksuar se mungesa e një afati konkret mund të çojë në përsëritjen e rasteve të ngjashme.

    “Ne parashtruam kërkesat tona dhe insistuam që Kryeprokurori i Shtetit, pavarësisht se i ka nisur rastet në Këshillin Prokurorial, ta marrë me urgjencë çështjen e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe të rasteve të femicidit. Ajo që u tha dhe për çka e garantuam edhe Kryeprokurorin e Shtetit dhe koordinatorin kundër dhunës në familje është se nuk do të ketë më njerëz të paprekshëm nga ata brenda. Dhe këtë e dimë nga e kaluara, që ka pasur njerëz të paprekshëm dhe që i gjithë zinxhiri i sistemit të drejtësisë vazhdon të qeveriset dhe të mbahet nga njerëz që janë të paprekshëm. Por, i garantuam brenda se, nëse do të ketë njerëz të paprekshëm në punën tonë, angazhimin tonë do ta kanalizojmë pikërisht drejt atyre që kanë për t’i ndalur këta njerëz të paprekshëm”, ka thënë ajo.

    “Neve na u tha se do të ndiqen procedurat ligjore, gjë që për ne është një dozë dyshimi, të cilën e kemi parë edhe në të kaluarën, kur rastet merren me një procedurë të zakonshme dhe kur nuk na jepet një afat. Çka i bie kjo? Se shteti po e merr vrasjen e Arlindës me urgjencë? Kjo mund të çojë në përsëritjen e historisë. Njerëzit që i çojnë gratë drejt vrasjes përfundojnë duke u kthyer në institucione. Ne nuk kemi për t’u tërhequr dhe nuk kemi për ta pushuar angazhimin derisa t’i shohim të gjithë akterët që e kanë çuar Arlindën drejt vrasjes, jo vetëm të pushuar nga puna, por edhe të burgosur. Ne kemi menduar për bllokada dhe do të insistojmë që këta njerëz të thonë në mënyrë definitive dhe të japin zotime. Kjo ka qenë kërkesa jonë që nga dita e parë. Do të insistojmë nëpërmjet metodave të ndryshme. Bllokada që kemi pasur dje ka rezultuar me këtë takim. Kemi ardhur këtu dhe ua kemi bllokuar derën. Një gjë të tillë do ta vazhdojmë edhe tutje, përderisa nuk marrim përgjigje konkrete nga secili institucion”, ka deklaruar Sijarina.

    Ajo ka bërë të ditur se të shtunën, në orën 12:00, është thirrur protestë kombëtare.

    Burimi: Dukagjini

  • Chief Prosecutor Gashi and Prosecutor Qavolli meet protesters’ representatives in Arlinda Zekaj case

    Religious activist Liridona Sijarina has declared after meeting with Chief State Prosecutor Zejnullah Gashi, and State Prosecutor Ersan Qavolli, that they have sought urgent treatment of the incident of the assassination of Arlinda Zekaj and responsibility for all officials who may have failed to handle childicide cases.

    Chief Prosecutor Gashi is so far the only one of the institutions leaders who has been awaiting protest representatives in his office.

    Syjarina has said that, despite the fact that the cases have been sent to the Prosecutorial Council, they have insisted that institutions take concrete action and that there will be no immune persons within the justice system.

    Sijarina has voiced doubts about the institutions’ response that legal procedures will be followed, stressing that the absence of a concrete deadline could lead to repetition of similar cases.

    We submitted our demands and insisted that the State Chief Prosecutor, despite launching cases at the Prosecutorial Council, urgently take up the case of the murder of Arlinda Zekaj and childicide cases. What was said and what we assured the chief state prosecutor and co-ordinator against domestic violence is that there will be no more immune people inside. And we know this from the past, that there have been immune people and that the entire chain of justice system continues to be governed and kept by people who are immune. But we guaranteed inside that, if there are immune men in our work, we will channel our commitment directly to those who have to stop these vulnerable people, she said.

    We were told that legal procedures will be followed, which is a dose of suspicion for us, which we have seen in the past, when cases are taken in a common procedure and when we are not given a deadline. What does that mean? That the state is taking Arlinda’s murder with urgency? This can lead to repetition. People who take women to murder end up returning to institutions. We don’t have to back down and we won’t stop the engagement until we see all the acters that have led Arlinda to murder, not only fired but also prisoners. We’ve been thinking about blockades and we’ll insist that these people say definitely and give vows. That was our request from day one. We will insist on different methods. The blockade we had yesterday resulted in this meeting. We came here and we locked the door. We will continue to do so as long as we do not get concrete answers from each institution, Sijarina has declared.

    She has made it known that on Saturday, at 12: 00 p.m., national protest was called.

    Source Layer: Dukeagini

  • Tre të lënduar rëndë në Gjilan, sulmohen fizikisht nga një grup personazh

    Tre të lënduar rëndë në Gjilan, sulmohen fizikisht nga një grup personazh

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë lënduar rëndë tre persona në Gjilan, pasi janë fizikisht nga një grup personash.

    Rasti ka ndodhur në Gjilan, të mërkurën në ora 14:00.

    “Gjilan / 04.11.2026 – 14:00. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, pasi janë sulmuar fizikisht nga një grup personash”, thuhet në raport.

    Njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime të rënda trupore. Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/

  • Rritje e jashtëzakonshme e shitjeve të Tesla në Gjermani

    Rritje e jashtëzakonshme e shitjeve të Tesla në Gjermani

    Shitja e veturave elektrike të kompanisë amerikane Tesla në Gjermani është rritur ndjeshëm gjatë muajit tetor, duke shënuar një rritje prej 290,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave të Zyrës Federale Gjermane për Automjete Motorike (KBA), gjatë tetorit janë regjistruar 2.932 vetura të reja Tesla, pothuajse katër herë më shumë se në tetorin e vitit 2025.

    Nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit, në Gjermani janë regjistruar gjithsej 47.742 vetura të kësaj marke, rreth tri herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Rritja e Tesla-s vjen në një periudhë kur kërkesa për vetura elektrike në Gjermani po shënon rritje të konsiderueshme. Vetëm gjatë tetorit, janë regjistruar 94.086 vetura të reja elektrike me bateri, 79,5 për qind më shumë se një vit më parë.

    Megjithatë, Tesla vazhdon të përballet me konkurrencë të fortë nga prodhuesit e tjerë. Gjatë tetorit, kompania amerikane kishte 1,2 për qind të tregut gjerman të veturave, ndërsa prodhuesi kinez BYD arriti në dy për qind.

    Në nivel të Bashkimit Evropian, Tesla gjithashtu ka shënuar rritje. Gjatë shtatorit janë regjistruar 45.866 vetura të reja të kësaj marke, 78,6 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

    Megjithatë, në nivel global, kompania dorëzoi 486.532 vetura gjatë tremujorit të tretë, dy për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. /Telegrafi/