Category: Lajme

  • Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, kjo është dita e dytë e vizitës

    Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, kjo është dita e dytë e vizitës

    Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, kjo është dita e dytë e vizitës

    Jakup Krasniqi po qëndron edhe sot pranë familjes së tij në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës humanitare që iu lejua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes.

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës është dërguar të mërkurën nga objekti i EULEX-it në Fushë Kosovë drejt shtëpisë së tij në Prishtinë, nën masa të shtuara sigurie.

    Krasniqi pritet të qëndrojë gjithsej katër ditë në Kosovë. Sipas kushteve të përcaktuara për vizitën, gjatë ditës ai do të qëndrojë në shtëpinë familjare, ndërsa natën do të kthehet në objektet e EULEX-it.

    Ai mbërriti në Kosovë të martën, pas autorizimit të Dhomave të Specializuara, për të vizituar bashkëshorten, gjendja shëndetësore e së cilës raportohet të jetë e rënduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Jakup Krasniqi back to his Pristina house, this is the second day of visit

    Jakup Krasniqi is staying close to his family in Pristina today, on the second day of a humanitarian visit allowed by Kosovo’s Specialised Chambers in The Hague, due to his wife’s serious health condition.

    The former head of the Kosovo Assembly has been sent Wednesday from the EULEX facility in Fushe Kosovo towards his home in Pristina, under increased security measures.

    Krasniqi is expected to stay in Kosovo for four days. Under conditions set for the visit, during the day it will stay in the family home, while at night it will return to EULEX objects.

    He arrived in Kosovo on Tuesday, after authorisation of Specialised Chambers to visit his wife, whose health condition is reported to be heavy.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gallup vlerëson Kosovën, Sveçla: Jemi ndër pesë vendet e para në Evropë

    Gallup vlerëson Kosovën, Sveçla: Jemi ndër pesë vendet e para në Evropë

    Sipas raportit, Kosova ka marrë gjithsej 90 pikë në perceptimin e sigurisë personale dhe besimit në rendin dhe ligjin, duke tejkaluar edhe mesataren botërore.

    Lidhur me këtë rezultat ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka vlerësuar punën e institucioneve të sigurisë dhe angazhimin e zyrtarëve në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

    “Edhe një vlerësim pozitiv për Kosovën në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025”, ka shkruar Sveçla.

    Ai ka theksuar se ky rezultat është fryt i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimit të vazhdueshëm të zyrtarëve që janë në shërbim të qytetarëve.

    “Ky vlerësim vjen si rezultat i punës profesionale dhe të koordinuar të institucioneve tona të sigurisë, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm të zyrtarëve tanë në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë publike”, ka deklaruar ministri.

    Më tej, Sveçla ka theksuar se garantimi i sigurisë së qytetarëve mbetet prioritet, duke nënvizuar edhe rëndësinë e kontributit të Kosovës në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë.

    “Garantimi i sigurisë së çdo qytetari mbetet prioriteti ynë”, ka theksuar ai.

    Në fund, ministri ka shprehur mirënjohje për të gjithë zyrtarët e institucioneve të sigurisë, duke riafirmuar vendosmërinë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe vazhdimin e angazhimit për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët.

    Burimi: RTKLive

  • Gallup praises Kosovo, Svechla: We are among the first five countries in Europe

    According to the report, Kosovo has received a total of 90 points in the perception of personal security and trust in order and law, even exceeding the global average.

    In this regard the result has reacted to Interior Minister Jedal Svecla, who has praised the work of security institutions and the engagement of officials in maintaining order and public safety.

    Even a positive assessment of Kosovo on the Law and Order Index for 2025) has written Svechla.

    He has stressed that this result is a product of inter-institutional co-operation and the continued dedication of officials serving citizens.

    This assessment comes as a result of the professional and co-ordinated work of our security institutions, as well as the continued dedication of our officials to the service of order, law and public security, the minister has declared.

    Furthermore, Svecla has stressed that ensuring the safety of citizens remains a priority, noting also the importance of Kosovo’s contribution to maintaining peace and stability in the region and Europe.

    Every citizen’s security schedule remains our priority, he stressed.

    In the end, the minister has expressed gratitude to all security institutions officials, reaffirming the commitment to strengthening institutional capacities and continuing commitment to creating a safer environment for all citizens.

    Source Layer: RTKLive

  • Erëra të forta dhe reshje të lehta, temperaturat sot në Kosovë deri në 18 gradë Celsius

    Erëra të forta dhe reshje të lehta, temperaturat sot në Kosovë deri në 18 gradë Celsius

    Erëra të forta dhe reshje të lehta, temperaturat sot në Kosovë deri në 18 gradë Celsius

    Moti në Kosovë sot pritet të jetë kryesisht i vranët, me reshje të lehta shiu, dhe me erëra të forta.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale gjatë ditës së enjte do të lëvizin nga 15 gradë Celsius deri në 18 gradë Celsius.

    Parashihen reshje të lehta shiu, që arrijnë rreth 1 mm brenda tri orëve, transmeton Klankosova.tv.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë thirrje që si shkak i erërave të forta, qytetarët të bëjnë kujdes dhe të sigurojnë objektet e lehta në hapësirat e jashtme.

  • Kurti takon Serwerin, thotë se biseduan edhe për aktgjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Kurti takon Serwerin, thotë se biseduan edhe për aktgjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Kurti takon Serwerin, thotë se biseduan edhe për aktgjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me profesorin dhe ish-diplomatin amerikan, Daniel Serwer.

    Kurti ka thënë se çdo herë që vjen në Kosovë, Serwer e nderon me vizitë në Zyrën e Kryeministrit, por sipas tij, gjithmonë sfidë mbetet koha, që s’mjafton për të gjitha këshillat dhe mendimet e vlefshme të profesorit Serwer.

    “Dje u takuam për herë të parë pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në ShBA. Biseduam për këto ngjarje, si dhe për zhvillime të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Si çdo herë, profesorin Serwer e falënderova për kontributin e tij të vazhdueshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës.”, ka shkruar Kurti.

  • Krasniqi vazhdon edhe sot qëndrimin në Kosovë, EULEX-i e shoqëron vizitën e tij

    Krasniqi vazhdon edhe sot qëndrimin në Kosovë, EULEX-i e shoqëron vizitën e tij

    Krasniqi vazhdon edhe sot qëndrimin në Kosovë, EULEX-i e shoqëron vizitën e tij

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të vazhdojë të qëndrojë edhe sot në Kosovë.

    Ai sërish në ditën e dytë do të vizitojë familjen e tij në lagjen Velania të Prishtinës.

    Vizita në Kosovë, atij i është mundësuar nga Gjykata Speciale për arsye të forta humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të gruas së tij.

    Gjatë së enjtes, EULEX-i e ka shoqëruar atë për te shtëpia e tij, duke bllokuar rrugën nga objekti i misionit evropian në Fushë Kosovë.

    Me veturat policore dhe nën masa të rrepta sigurie, ai është dërguar për te shtëpia e tij. /Klankosova.tv

  • Nga pagat te buxheti dhe kërcënimet, tri protesta sot në Prishtinë

    Nga pagat te buxheti dhe kërcënimet, tri protesta sot në Prishtinë

    Nga pagat te buxheti dhe kërcënimet, tri protesta sot në Prishtinë

    Tri protesta do të mbahen sot në Prishtinë, ku në fokus do të jenë financimi i shërbimeve sociale, pagat e punëtorëve të KEK-ut dhe shqetësimet e studentëve për kërcënimet e pretenduara.

    Protesta e parë nis në orën 10:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”, e organizuar nga KOMF dhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

    Organizatat kërkojnë rritjen e buxhetit për shërbimet sociale në vitin 2027, duke vlerësuar se financimi aktual nuk i mbulon nevojat e sektorit.

    Në orën 11:00, para drejtorisë së KEK-ut, në objektin Toskana, do të protestojnë punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.

    Kërkesat e tyre përfshijnë rritjen dhe nivelizimin e pagave, pagesën e pagës së 13-të dhe përmirësimin e kushteve të punës.

    Ndërkaq, në orën 11:30, protesta e tretë do të mbahet para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, e organizuar nga Parlamenti Studentor.

    Studentët kanë paralajmëruar reagim pas një emaili që, sipas tyre, përmban kërcënime nga rektori, duke kërkuar respektimin e sigurisë, lirisë së shprehjes dhe autonomisë akademike.

    Të tri protestat janë paralajmëruar të mbahen brenda një intervali prej 90 minutash, në lokacione të ndryshme të kryeqytetit./Klankosova.tv

  • Deco aktivizohet për nënshkrimin e parë të madh të janarit

    Deco aktivizohet për nënshkrimin e parë të madh të janarit

    Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se Blaugranët duan të nënshkruajnë një qendërmbrojtës të nivelit të lartë në afatin kalimtar dimëror për shkak të lëndimeve të shumta që ka pësuar skuadra e parë, të cilat kanë ndikuar në planifikimin e Hansi Flick.

    Në një intervistë me programin Tot Costa në Catalunya Radio, drejtuesi ekzekutiv shpjegoi se stafi i trajnerëve ishte i kënaqur në fillim të sezonit, por largimet tani i detyrojnë ata të analizojnë tregun me saktësi, ku tre emra spikasin në agjendën e Barçës: Nico Schlotterbeck, Alessandro Bastoni dhe Natan.

    Deco shpjegoi arsyet taktike dhe mjekësore që e shtynë stafin teknik të rihapte opsionet mbrojtëse para afatit kalimtar të dimrit:

    “Gjithçka është e hapur. Gjërat po ndryshojnë. Xavi Espart është një lojtar i ri që nuk e kishim pritur ta afirmonte veten në këtë mënyrë, dhe tani keni një tjetër mundësi. Na lejoi të merrnim në konsideratë Eric ose Jules si qendërmbrojtës. Por është e vërtetë që lëndimet kanë komplikuar gjithçka, dhe sigurisht, duhet të analizojmë, të ulemi me trajnerin dhe të vendosim. Për të shkuar në janar, duhet të dish saktësisht se çfarë po kërkon”, deklaroi Deco.

    Tre qendërmbrojtësit në agjendën e Barcelonës për janarin

    Për të ekzekutuar një operacion me ndikim të menjëhershëm në mes të sezonit, menaxhmenti sportiv i Barcelonës po shqyrton tre profile me kërkesa të ndryshme ekonomike dhe kontraktuale:

    Alessandro Bastoni (Inter, 27 vjeç)

    Italiani përfaqëson opsionin më të mirë ndërkombëtar. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2028, vlera e tij në treg është 65 milionë euro dhe ka luajtur 13 ndeshje zyrtare (1,069 minuta) këtë sezon.

    Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund, 26 vjeç)

    Me një kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe një vlerësim prej 55 milionë eurosh, gjermani ka grumbulluar 10 ndeshje (887 minuta) në të gjitha garat, megjithëse transferimi i tij gjatë dimrit konsiderohet mjaft i komplikuar.

    Natan (Real Betis, 25 vjeç)

    Ai ofron njohuri të menjëhershme dhe të thella të La Liga-s pasi luajti 15 ndeshje (1,246 minuta) këtë sezon. Ai është nën kontratë me Betisin deri në verën e vitit 2030 dhe vlera e tij në treg është 30 milionë euro, duke e bërë atë opsionin më të përballueshëm financiarisht.

    Vendimi së shpejti

    Deco dhe Hansi Flick do të zhvillojnë një takim të brendshëm në Ciutat Esportiva gjatë javëve të ardhshme të nëntorit dhe dhjetorit 2026 për të përcaktuar profilin e saktë dhe burimet financiare të disponueshme.

    Barcelona do të vendosë më pas nëse do të nisë një ofensivë zyrtare për Natanin apo do të përpiqet të zhbllokojë një nga opsionet elitare jashtë vendit në afatin kalimtar të dimrit. /Telegrafi/

  • Tri protesta sot në Prishtinë, në rrugë dalin organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorët e KEK-ut dhe studentët

    Tri protesta sot në Prishtinë, në rrugë dalin organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorët e KEK-ut dhe studentët

    Tri protesta sot në Prishtinë, në rrugë dalin organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorët e KEK-ut dhe studentët

    Tri protesta të ndara do të mbahen sot në Prishtinë, ku organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe studentët do të shprehin pakënaqësitë dhe do të paraqesin kërkesat e tyre.

    Protesta e parë është paralajmëruar për në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”, nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

    KOMF përfaqëson 35 organizata anëtare, ndërsa Rrjeti i Grave të Kosovës ka 108 organizata anëtare. Përmes kësaj proteste, ato kërkojnë rritjen e buxhetit për shërbimet sociale, duke vlerësuar se mjetet e ndara aktualisht nuk i mbulojnë nevojat reale të këtij sektori.

    Kërkesa e tyre u drejtohet 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilëve u bëhet thirrje që të sigurojnë financim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për shërbimet sociale në kuadër të Buxhetit të vitit 2027.

    Protesta e organizatave pritet të përfundojë në orën 11:00.

    Një orë më vonë, në orën 11:00, protestë do të mbajnë edhe punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës. Sindikata e Re e Punëtorëve të KEK-ut ka paralajmëruar tubimin para Drejtorisë së KEK-ut, në objektin Toskan në Prishtinë.

    Punëtorët kërkojnë rritjen dhe nivelizimin e pagave, si dhe realizimin e pagesës së pagës së 13-të.

    Sipas sindikatës, përmes protestës synohet të kërkohet trajtim dinjitoz dhe vlerësim i drejtë për punën dhe sakrificën e punëtorëve.

    Po ashtu, sindikata ka ngritur shqetësime lidhur me sëmundjet profesionale me të cilat, sipas saj, përballen disa punëtorë, duke shprehur dyshime se ato mund të jenë të lidhura me kushtet e punës.

    Ndërkaq, protesta e tretë do të mbahet në orën 11:30, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, me organizim të Parlamentit Studentor.

    Studentët kanë paralajmëruar protestë pas një emaili që, sipas tyre, përmban kërcënime nga rektori i Universitetit të Prishtinës.

    Parlamenti Studentor i ka cilësuar të papranueshme kërcënimet dhe presionet, duke vlerësuar se veprime të tilla cenojnë sigurinë e studentëve, lirinë e shprehjes dhe mjedisin akademik.

    Përmes protestës, studentët kërkojnë që Universiteti i Prishtinës të mbetet një hapësirë e sigurt, ku respektohen liria e shprehjes dhe parimet demokratike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali