Category: Lajme

  • Votimet e mesmandatit, Ibrahimi: Republikanët dhe demokratët duhet ta rigjejnë vetveten (VIDEO)

    Votimet e mesmandatit, Ibrahimi: Republikanët dhe demokratët duhet ta rigjejnë vetveten (VIDEO)

    Votimet e mesmandatit, Ibrahimi: Republikanët dhe demokratët duhet ta rigjejnë vetveten (VIDEO)

    Politikologu Ilir Ibrahimi ka komentuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ai ka vlerësuar se republikanët mund të distancohen nga presidenti Donald Trump.

    Sipas tij, rezultatet e këtyre zgjedhjeve mund të ndikojnë edhe në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, pas dy vitesh, pasi republikanët mund ta shohin Trumpin si rrezik për partinë.

    “Republikanët, unë besoj që do të fillojnë ta braktisin shumë shpejt presidentin Trump dhe ai do të mbetet i vetmuar, sepse ata e shohin si rrezik edhe për zgjedhjet e pas dy vitesh”, ka deklaruar Ibrahimi.

    Ai pret që në periudhën e ardhshme të ketë kompromis ndërmjet Kongresit dhe presidencës amerikane, në mënyrë që vendi të mos përballet me bllokim institucional.

    Ibrahimi ka theksuar se as demokratët nuk mund të konsiderohen pa sfida, pavarësisht rezultateve zgjedhore, pasi sipas tij, ata nuk kanë arritur të dëshmohen si një opozitë e fuqishme ndaj administratës Trump.

    “Unë mendoj se të dyja partitë e kanë një sfidë përpara: republikanët duhet ta rigjejnë vetveten, por edhe demokratët po ashtu. Gjatë këtij polarizimi të skajshëm që kemi pasur në Amerikë, edhe demokratët kanë shkuar shumë kah e majta, gjë që nuk është e natyrshme për mënyrën se si është i ndërtuar shteti amerikan”, ka deklaruar Ibrahimi.

  • Vota kundër Trumpit, Vllahiu: Ai e proklamonte veten si njeri të paqes, u kthye në njeri të luftës

    Vota kundër Trumpit, Vllahiu: Ai e proklamonte veten si njeri të paqes, u kthye në njeri të luftës

    Vota kundër Trumpit, Vllahiu: Ai e proklamonte veten si njeri të paqes, u kthye në njeri të luftës

    Zgjedhjet e djeshme të mesmandatit në ShBA sollën përmbysje në fuqinë e republikanëve në dy dhomat e Kongresit.

    Se pse erdhi deri te ky rezultat, analisti Arbër Vllahiu, në Rubikon të Klan Kosova, tha se faji kryesor është i presidentit Donald Trump.

    “Prej një njeri që e ka proklamuar veten si njeri të paqes, Trump u kthye në njeri të luftës. Zhvilloi disa prej atyre, ta quaj, aktiviteteve luftarake përfshirë Iranin, tensionet me Grenlandën, problemet me NATO-n, me Kanadanë, faktikisht e shndërruan në një njeri më shumë të dëmshëm edhe të luftës sesa të paqes, siç u proklamua në mandatin e parë, por edhe në fillim të të dytit”, tha Vllahiu.

    Ai tha se kjo votë nuk është kundër Republikanëve, por kundër Trumpit.

    Sipas tij, demokratët nuk kanë ndonjë kandidat që mund të marrë detyrën drejt zgjedhjeve të reja presidenciale.

  • Mercedes shet rrjetin e stacioneve të karikimit për veturat elektrike në Evropë

    Mercedes shet rrjetin e stacioneve të karikimit për veturat elektrike në Evropë

    Kompania franceze Electra merr përsipër 47 lokacione me 374 pika karikimi.

    Prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes-Benz ia ka shitur kompanisë franceze Electra rrjetin e vet të stacioneve të karikimit të shpejtë për veturat elektrike në Evropë.

    Kompania Electra do të marrë përsipër gjithsej 47 lokacione karikimi të Mercedes-Benz, me 374 pika karikimi. Prej tyre, 31 ndodhen në Gjermani dhe gjashtë në Austri. Vlera financiare e marrëveshjes nuk është bërë publike.

    Marrëveshja përfshin edhe një partneritet më të gjerë mes dy kompanive. Përmes shërbimit MB.CHARGE Public, klientët e Mercedes-Benz do të kenë qasje në rrjetin e Electra-s, i cili përfshin më shumë se 800 stacione dhe mbi 5.000 pika karikimi në dhjetë shtete evropiane.

    Mercedes-Benz nuk ka dhënë një arsye të drejtpërdrejtë për shitjen, por ka shpjeguar se tregu i karikimit të automjeteve elektrike ka ndryshuar ndjeshëm dhe se shumë operatorë kanë zgjeruar infrastrukturën e tyre.

    Kompania gjermane ka deklaruar se synon t’i përqendrojë burimet në fushat ku mund të krijojë vlerën më të madhe për klientët. Vendimi vjen në një periudhë kur Mercedes-Benz po përballet me rënie të fitimeve dhe të shitjeve të automjeteve, duke ndërmarrë masa për uljen e kostove.

    Në vitin 2023, Mercedes-Benz kishte paralajmëruar një plan ambicioz për ndërtimin e më shumë se 10.000 pikave të karikimit të shpejtë në mbarë botën deri në fund të kësaj dekade.

    Me këtë marrëveshje, kompania po ndryshon strategjinë në Evropë, duke u mbështetur më shumë në partneritetet me operatorët e specializuar, në vend që të vazhdojë të zgjerojë rrjetin e saj të pavarur. /Telegrafi/

  • Gjykimi i Ramadan Morinës për krime lufte, dëshmitari tha se pa civilë të vrarë, të masakruar e duke u djegur

    Gjykimi i Ramadan Morinës për krime lufte, dëshmitari tha se pa civilë të vrarë, të masakruar e duke u djegur

    Në Gjykatën e Prishtinës edhe sot më 04.11.2026 ka vazhduar gjykimi ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në territorin e komunës së Malishevës.

    Ramadan Morina po akuzohet se më 31 mars 1999 në fshatin Burim të Malishevës, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë.

    Në seancën e sotme dy dëshmitarë kanë dhënë versionin e tyre para Gjykatës për këtë rast.

    Dëshmitarja Zejnije Morina për të pandehurin Ramadan Morina tha se ai është i pafajshëm dhe se asnjëherë për të nuk ka dëgjuar diçka të keqe.

    Madje ajo tha se është befasuar kur ka dëgjuar se ai është arrestuar nga organet e rendit, duke thënë se akuzat ndaj të pandehurit janë shpifje.

    “Prej neve është i pafajshëm, kanë shpifë gjinja para luftës, mas luftës, kurrgjë nuk kam dëgju keq, kur kemi dëgju për të jemi çuditë kur e kanë arrestu.” – tha dëshmitarja.

    Dëshmitarja tha se ka ndier edhe keqardhje kur ka dëgjuar për arrestimin e të pandehurit.

    “Për arrestimin e tij na ka ardhë keq, t’ish kanë ky kriminel e kishim ditë,.. I pafajshëm është prej familjes tonë e prej popullit. Çka kam ni është i pafajshëm,.. Na kemi ardhë për drejtësi” – tha dëshmitarja ndër të tjera.

    Tutje, dëshmitarja ka rrëfyer edhe momentet kur janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre.

    Ajo tha se pasi të gjithë bashkëfshatarët kishin filluar që të dalin jashtë shtëpive të tyre, njëlloj kishin vepruar edhe ajo me familjen.

    Dëshmitarja tha se më 31 mars 1999 te vendi i quajtur “Vrellë”, kanë ardhur forcat serbe me dy tanke, dhe me 3-4 kamionë, ndërsa policët kanë pasur uniforma me ngjyra lara-lara.

    Sipas dëshmitares te vendi i quajtur “Vrella” kanë qenë diku 500 persona. Ndërsa forcat serbe që kishin ardhur te ky vend ku ishin bashkëfshatarët të strehuar tha se u kanë kërkuar para në gjuhën serbe.

    Ajo tha se nga ky grup janë ndarë burrat nga gratë, ndërsa forcat serbe kanë qenë të armatosur dhe kanë pasur fytyrën e ngjyrosur.

    Ndërsa lidhur me të akuzuarin, dëshmitarja tha se janë bashkëfshatarë, dhe se atë e njeh personalisht, mirëpo ajo tha nuk e ka parë në fshat pas luftës.

    Tutje për të akuzuarin dëshmitarja tha se e njeh para kohës së luftës, në kohën kur i pandehuri ka qenë 14-vjeç.

    Dëshmitarja tha se në mesin e të vrarëve është bashkëshorti dhe vjehrra e saj.

    “Burri është vra te Vrella, vjehrra në shtëpi pas dy jave” – tha dëshmitarja.

    Tutje, dëshminë para Gjykatës e ka dhënë edhe dëshmitari Enver Hoti.

    Hoti tha se gjatë kohës së luftës ka qenë vazhdimisht në Kosovë në komunën e Malishevës dhe në fshatrat përreth kësaj komune.

    Lidhur me masakrën në Burim të Malishevës, dëshmitari tha se ai së bashku me 3 shokë të tij, i ka parë viktimat të vrara, të masakruara dhe duke u djegur.

    Sipas dëshmitarit disa viktima, në momentin kur ai i ka parë kanë qenë duke u djegur në rimorkio të traktorëve.

    Tutje, dëshmitari ka dhënë sqarime edhe për një postim të tij të bërë në rrjete sociale pas arrestimit të të pandehurit Ramadan Morina.

    Ai tha se këtë postim e ka bërë pasi iu ka kujtuar rasti i bashkëpunimit të disa personave duke e përfshirë këtu edhe të pandehurin me policinë serbe.

    Sipas dëshmitarit ai ka dalë në këtë konstatim pasi që nga maji i vitit 1995 ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjatë kësaj kohe është kujdesur që të evidentojë bashkëpunëtorët shqiptarë të forcave serbe.

    Sipas dëshmitarit këta persona që ai i ka evidentuar kanë komunikuar me policë serbë.

    “Kanë komuniku me policinë serbe, kanë pi kafe, dhe për mendimin tonë kanë qenë bashkëpuntorë, se përndyshe ka qenë e pamundur me qëndru me ta” – tha dëshmitari.

    Lidhur me të akuzuarin, dëshmitari tha se nuk e ka parë nga viti 1998, pasi sipas dëshmitarit i pandehuri ka banuar në Rahovec në lagjen e serbëve.

    Dëshmitari tha se në këtë çështje penale është dëshmitar sepse i pandehuri me disa persona të tjerë ka bashkëpunuar me forcat serbe.

    “Këtu jam dëshmitar sepse personi në fjalë dhe të tjerët kanë bashkëpunuar me okupatorin.” – deklaroi dëshmitari Enver Hoti.

    I pyetur nga mbrojtja e të akuzuarit, se meqenëse dëshmitari e ka ditur rolin e të pandehurit pse nuk e ka denoncuar më herët në Polici. dëshmitari tha se pas luftës secili është marrë me punët e veta.

    Ndryshe gjatë deklarimit të dëshmitarit Hoti avokati Arianit Koci pati vërejtje.

    Sipas avokatit Koci gjatë dëshmisë së këtij dëshmitari po cenohet parimi i barazisë, pasi Prokurorisë po i lejohen pyetje që nuk janë objekt i akuzës ndërsa mbrojtjes nuk po i lejohet një gjë e tillë.

    Trupi gjykues që po trajton këtë çështje penale është i përbërë nga gjyqtarët Rrahman Beqiri (kryetar), Violeta Namani-Hajra dhe Donikë Shala-Abdyli (anëtarë).

    Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 31.12.2026, Morina nuk e kishte pranuar fajësinë për akuzën që i vihet në barrë nga Prokuroria Speciale.

    “Nuk e pranoj fajësinë se prej 1998 deri në 1999 fare nuk kam qenë në Kosovë, kam dëshmi”- kishte deklaruar i akuzuari.

    Ramadan Morina ishte arrestuar në mëngjesin e datës 12.08.2025 në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale – krime lufte kundër popullatës civile.

    Ndërsa seanca dëgjimore ndaj tij ishte mbajtur më 14.08.2025 në Gjykatën e Prishtinës.

    DOSJA E PROKURORISË

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale i pandehuri Ramadan Morina po akuzohet se ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime fizike dhe psiqike , arrestime e vjedhje dhe shkatërrime të pasurisë së civilëve shqiptarë.

    Prokuroria po pretendon se Morina këto veprime i ka kryer në vitin 1998 – 1999 në kohën e luftës në Kosovë.

    Sipas Prokurorisë, i akuzuari këto veprime i ka ndërmarrë në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, duke rënë ndesh me konventa ndërkombëtare.

    Tutje në aktakuzë të Prokurorisë Speciale thuhet se Morina ka marrë pjesë në aksione ku të vrarë kanë mbetur mbi 30 civilë shqiptarë. Vrasje këto që Prokuroria i përmend të kenë ndodhur në fshatin Burim të komunës së Malishevës.

    Vrasja ishte bërë në një aksion të armatosur, me tanke e autoblinda dhe forca këmbësorie e kishin rrethuar zonën ku ishin të strehuar mbi 1000 mijë qyetarë që ishin dëbuar nga disa fshatra të Malishevës.

    Një qytetar ishte shtrirë si i vdekur me qëllim që t’i shpëtojë këtij aksioni të forcave serbe, i cili edhe është dëshmitar në këtë proces, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

    Me këto veprime i akuzuari Ramadan Morina akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.

    Gjykimet për krimet e luftës

    Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

    Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

    Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli teksa po mbahej në paraburgim.

    Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

    Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

    Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

    Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

    Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

    Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës, raporton Kallxo.

    Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu.

  • Orbani, Vuçiqi dhe Netanyahu - liderët që i vizitoi Dodiku para zgjedhjeve humbën, tani ai gjendet te Trumpi

    Orbani, Vuçiqi dhe Netanyahu – liderët që i vizitoi Dodiku para zgjedhjeve humbën, tani ai gjendet te Trumpi

    Viktor Orban, Aleksandar Vuçiq dhe Benjamin Netanyahu kanë dy gjëra të përbashkëta këtë vit: para zgjedhjeve janë vizituar nga Milorad Dodik dhe më pas kanë regjistruar rezultate të dobëta zgjedhore.

    Ndërkohë, lideri i SNSD-së ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në një tubim të lëvizjes MAGA në Mar-a-Lago.

    Nëse dikush kishte menduar se mbështetja e Dodikut mund të sillte fat në zgjedhje, zhvillimet e fundit mund ta kenë bindur të kundërtën.

    Ish-presidenti i Republikës Serbe këtë vit ka vizituar tre prej aleatëve të tij më të afërt politikë, pikërisht në prag të zgjedhjeve. Të gjithë kanë përfunduar me rezultate zhgënjyese.

    Orban: 22 ditë nga përqafimi deri te humbja

    I pari në këtë listë është kryeministri hungarez, Viktor Orban. Dodik u takua me të më 21 mars në Budapest, në prag të Konferencës së Veprimit Politik Konservator (CPAC).

    Gjatë takimit, Dodik i uroi Orbanit dhe partisë së tij Fidesz sukses, duke shprehur bindjen se do të fitonin bindshëm zgjedhjet, shkruan klix.ba.

    Orban, nga ana tjetër, e lavdëroi Dodikun, duke thënë se Hungaria do të kishte dështuar po të kishte kaluar qoftë edhe gjysmën e asaj që kishte përjetuar lideri i Republikës Srpska.

    Por, më 12 prill, partia Tisza e Peter Magyarit fitoi shumicën prej dy të tretash në parlamentin hungarez, duke i dhënë fund 16 viteve të pushtetit të Orbanit. Ky i fundit e pranoi humbjen, duke i cilësuar rezultatet të qarta dhe të dhimbshme.

    Në fund të tetorit, Orban e vizitoi Dodikun në Bosnjë e Hercegovinë, këtë herë si ish-kryeministër.

    Vuçiq: Dy javë plane dhe një natë zgjedhore

    Me Aleksandar Vuçiqin, Dodik u takua më 11 tetor në një restorant në Beograd. Gjatë takimit, Vuçiq deklaroi se të dy vazhdonin të takoheshin dhe të bënin plane, pavarësisht se në atë kohë nuk mbanin më pozitat e mëparshme shtetërore.

    Dodik i uroi Vuçiqit që së shpejti të merrte postin e kryeministrit të Serbisë.

    Ai e mbështeti atë edhe gjatë fushatës zgjedhore, duke marrë pjesë në një tubim parazgjedhor dhe duke u paraqitur në selinë e Partisë Progresive Serbe (SNS) në natën e zgjedhjeve, më 25 tetor, së bashku me djalin e tij, Igor Dodik.

    Megjithatë, Lista Studentore siguroi 52.9 për qind të votave. Vuçiq e pranoi humbjen po atë natë, duke thënë se rezultatet e para tregonin qartë se kishin humbur.

    Netanyahu: Pritja më e gjatë, rezultat i ngjashëm

    Benjamin Netanyahun, Dodik e ka vizituar dy herë gjatë këtij viti. Takimi i fundit u zhvillua më 17 shtator në Jerusalem, rreth 40 ditë para zgjedhjeve në Izrael.

    Pas takimit, Dodik shkroi në platformën X se Netanyahu e kishte siguruar se do të bënte gjithçka për të krijuar një kornizë bashkëpunimi me Republikën Srpska në vitet e ardhshme.

    Megjithatë, pas zgjedhjeve të 27 tetorit, blloku politik i Netanyahut siguroi 53 ulëse, ndërsa opozita 48. Partitë arabe fituan 19 ulëse.

    Meqë për shumicën parlamentare nevojiten 61 deputetë, Netanyahu mbeti pa shumicën që kishte pasur më parë. Lideri opozitar, Yair Lapid, e cilësoi rezultatin si një humbje të rëndë.

    Ndalesa e radhës: Mar-a-Lago

    Më 2 nëntor, Dodik njoftoi se po udhëtonte drejt SHBA-së, ku do të merrte pjesë në një konferencë të lëvizjes republikane MAGA dhe do të zhvillonte bisedime me kongresistë, senatorë dhe persona të tjerë të rëndësishëm.

    Një ditë më vonë, ai publikoi një mesazh të shkurtër: “Mbërrita”.

    Pak pas kësaj, u publikuan rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, ku republikanët e Donald Trumpit, të cilët Dodik i kishte mbështetur vazhdimisht, pësuan humbje të thellë.

    A është Dodiku vërtet ters apo thjesht ka talentin të shfaqet pranë njerëzve pikërisht kur era politike fillon të ndryshojë, këtë do ta tregojë koha.

    Megjithatë, një gjë është e qartë: këtë vit ai ka realizuar tri vizita parazgjedhore dhe të tria kanë përfunduar me zhgënjim për aleatët e tij.

    Fituesi i vetëm: Vetë Dodiku

    Në këtë listë ka edhe përjashtime. Pesë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë, Dodik vizitoi presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë. Por Putini nuk kishte zgjedhje këtë vjeshtë, prandaj nuk përfshihet në këtë bilanc.

    Ndërkohë, në zgjedhjet e 4 tetorit, SNSD-ja dhe partnerët e saj ruajtën shumicën në Kuvendin e Republikës Srpska.

    Kështu, i vetmi që mund të konsiderohet fitues këtë vjeshtë është vetë Dodiku. /Telegrafi/

  • Orban, Vuciqi and Netanyah &#82/11; leaders who visited Dodik before the elections lost, now he is at Trump’s.

    Victor Orban, Aleksandar Vuciq and Benjamin Netanyah have two things in common this year: ahead of the elections, visited by Milorad Dodik and later registered poor election results.

    Meanwhile, the SNSD leader has arrived in the United States, where he will attend a rally of MAGA movement in Mar-a-Lago.

    If someone had thought that Dodik’s support could bring good luck to the elections, recent developments may have convinced him to the contrary.

    The former president of Republika Srpska this year has visited three of his closest political allies, just on the eve of the elections. Everyone’s finished with disappointing results.

    Orban: 22 days from embracing to losing

    The first on this list is Hungarian Prime Minister Viktor Orban. Dodik met with him on March 21st in Budapest, on the eve of the Conference of Political Conservative Action ( CPAC).

    During the meeting, Dodik congratulated Orban and his party Fidesz successfully, voicing confidence that they would win the elections, writes Clix.ba.

    Orban, on the other hand, praised Dodik, saying Hungary would have failed if even half of what Republika Srpska leader had experienced.

    But on 12 April, Peter Magyar’s Tisza party won the two-thirds majority in the Hungarian parliament, ending the 16 years of Orban power. The latter conceded defeat, naming the results clear and painful.

    In late October, Orban visited Dodik in Bosnia and Herzegovina, this time as former prime minister.

    Vuciq: Two weeks of plans and an election night

    With Aleksandar Vucinqi, Dodik met at a restaurant in Belgrade on 11 October. During the meeting, Vuciq declared that both of them continued to meet and plan, despite having no longer held their former state positions.

    Dodik congratulated Vuciqi soon to assume the post of prime minister of Serbia.

    He supported it even during the election campaign, participating in a pre-election rally and appearing at Serbian Progressive Party ( SNS) on election night, October 25th, along with his son, Igor Dodik.

    However, the Student List secured 52.9 per cent of the vote. Vuciq conceded defeat that very night, saying that the first results were clear that they had been lost.

    Netanyah: Longest Waiting, Similar Results

    Benjamin Netanyah, Dodik, visited him twice this year. The last meeting was held on 17 September in Jerusalem, about 40 days before the Israel elections.

    After the meeting, Dodik wrote on the X platform that Netanyah had assured him he would do everything to create a framework of co-operation with Republika Srpska in the coming years.

    After the October 27th elections, however, Netanyah’s political bloc secured 53 seats, while the opposition 48. Arab parties won 19 seats.

    Since 61 MPs are needed for the parliamentary majority, Netanyah was left without the majority he had before. Opposition leader Yair Lapid described the outcome as a serious loss.

    Next stop: Mar-a-Lago

    On November 2nd, Dodik announced that he was traveling to the US, where he would attend a conference of the Republican MAGA movement and hold talks with congressers, senators and other key persons.

    One day later, he published a brief message: Over.

    Shortly after that, election results were published in the US, where the Republicans of Donald Trump, who Dodik had repeatedly supported, suffered deep losses.

    Is Dodik really wrong or he just has the talent to appear near people just when the political wind starts to change, time will tell.

    One thing is clear, however: This year he has completed three pre-election visits, and all three have ended with disappointment for his allies.

    The only winner: Dodik himself

    There are exceptions to this list. Five days before the general elections in Bosnia and Herzegovina, Dodik visited Russian President Vladimir Putin in Moscow. But Putin had no choice this fall, so he doesn’t get involved in this balance.

    Meanwhile, in the October 4th elections, SNSD and its partners preserved the majority in the Republika Srpska Assembly.

    Thus, the only one that can be considered winner this fall is Dodik himself. /Telegraphy/

  • Si e pritën Ukraina, Rusia dhe Irani fitoren e demokratëve?

    Si e pritën Ukraina, Rusia dhe Irani fitoren e demokratëve?

    Si e pritën Ukraina, Rusia dhe Irani fitoren e demokratëve?

    Për njerëzit në Ukrainë, Iran dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA kishin më pak të bënin me politikën e brendshme amerikane dhe më shumë me atë që rezultati mund të nënkuptonte për konfliktet e vazhdueshme.

    Në Ukrainë, komentatorët u përqendruan te mënyra se si presidenti Donald Trump e ka trajtuar luftën. Gazetari Roman Tsymbalyuk reagoi me ironi, duke thënë se Trump kishte “zgjidhur çdo luftë, por kishte humbur të vetën”, në një referencë ndaj pretendimeve të përsëritura të presidentit amerikan se kishte arritur t’u jepte fund konflikteve në botë.

    Ndërsa Rusia vijon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, disa në Kiev shpresojnë se fitoret e demokratëve mund të forcojnë mbështetjen për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Moskës. Të tjerë, megjithatë, druhen se bllokimi politik në Uashington mund të krijojë pasiguri të reja lidhur me politikën amerikane ndaj Ukrainës.

    Në Moskë, Kremlini shprehu publikisht shpresën se Trump do të vijojë përpjekjet për të ndërmjetësuar përfundimin e luftës, ndërsa gjatë këtij muaji priten bisedime të mëtejshme mes Rusisë dhe Ukrainës. Por zëra rusë pro luftës paralajmëruan se një Kongres i kontrolluar nga demokratët mund të kufizojë aftësinë e Trump për të arritur një marrëveshje të ardhshme me Kremlinin ose për të lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë.

    Ndërkohë, udhëheqja iraniane dhe mediat e lidhura me shtetin i paraqitën fitoret e demokratëve si një qortim publik ndaj politikës së luftës së Trump. Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, argumentoi se amerikanët i kishin “thënë jo luftës”, ndërsa mediat iraniane vunë në dukje atë që e përshkruan si rritjen e kostos politike të përballjes ushtarake me Teheranin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • How did Ukraine, Russia, and Iran host the Democrats’ victory?

    For people in Ukraine, Iran, and throughout the Middle East, the mid-term elections in the US had less to do with domestic American politics and more of what the outcome could mean for continued conflicts.

    In Ukraine, commentators focused on the way President Donald Trump has dealt with war. Journalist Roman Tsymbaluk reacted with irony, saying Trump had solved every war, but had lost his own in a reference to the American president’s repeated claims that he had succeeded in ending the conflicts in the world.

    As Russia follows the attacks on Ukraine’s energy infrastructure, some in Kiev hope the Democrats’ victories could strengthen support for imposing stricter sanctions on Moscow. Others, however, fear that the political stalemate in Washington could create new uncertainties regarding American policy towards Ukraine.

    In Moscow, Kremlin publicly voiced hope that Trump will continue efforts to mediate the outcome of the war, while further talks between Russia and Ukraine are expected this month. But Russian pro-war voices warned that a Democrat-controlled Congress could limit Trump’s ability to reach a future deal with the Kremlin or ease sanctions against Russia.

    Meanwhile, Iranian leadership and state-related media presented the Democrats’ victories as a public rebuke to Trump’s war policy. Iranian Parliament Speaker Mohammad Bagher Ghalibach argued that Americans had said no to war, while Iranian media noted what they described as increasing the political cost of military confrontation with Tehran.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Bie çmimi i naftës, tregjet shpresojnë në përfundimin e luftës me Iranin

    Bie çmimi i naftës, tregjet shpresojnë në përfundimin e luftës me Iranin

    Bie çmimi i naftës, tregjet shpresojnë në përfundimin e luftës me Iranin

    Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, duke zbritur nën 90 dollarë për fuçi, në një kohë kur investitorët po vlerësojnë mundësinë e përfundimit të luftës me Iranin.

    Rënia e çmimeve vjen pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezultat që mund të shtojë presionin ndaj presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit.

    Nafta bruto amerikane, e njohur si West Texas Intermediate (WTI), u mbyll të mërkurën në 88.12 dollarë për fuçi, duke regjistruar rënie prej më shumë se 8% brenda një dite. Krahasuar me mbylljen e së premtes, çmimi ka rënë për rreth 16 dollarë.

    Rënia treditore, prej afërsisht 15%, përbën më të madhën që nga nëntori i vitit 2021. Ndërkohë, nafta Brent, që shërben si referencë për tregun ndërkombëtar, ka zbritur pranë nivelit më të ulët të dy muajve të fundit.

    Sipas analistëve të Wells Fargo Investment Institute, rezultati i zgjedhjeve mund të ushtrojë presion mbi Trumpin që të kërkojë përfundimin sa më të shpejtë të luftës.

    Edhe pse sinjalet diplomatike mbeten të paqarta, tregjet po reagojnë ndaj pritshmërive për uljen e tensioneve në konfliktin me Iranin. Mark Hackett, strateg kryesor i tregjeve në Nationwide, tha se çmimet po bien për shkak të shpresave për një përshkallëzim më të kufizuar të konfliktit.

    Rënia nuk është kufizuar vetëm te nafta bruto. Kontratat e së ardhmes për benzinën po i afrohen nivelit më të ulët të mbylljes që nga 10 marsi, ndërsa fondi Energy Select Sector SPDR ka humbur më shumë se 5%. Edhe kompanitë e përpunimit të naftës, Marathon Petroleum dhe Valero, kanë regjistruar rënie të konsiderueshme të vlerës së aksioneve.

    Megjithatë, pavarësisht rënies së ditëve të fundit, çmimi i naftës mbetet dukshëm më i lartë se në fillim të vitit. Nafta WTI e nisi vitin 2026 në rreth 57 dollarë për fuçi, ndërsa më 7 prill arriti kulmin prej afërsisht 113 dollarësh. Kësisoj, çmimi aktual vazhdon të jetë rreth 50% më i lartë se në fillim të vitit.

    Tregjet po i përcjellin me vëmendje zhvillimet politike në Uashington, pasi rezultati i zgjedhjeve mund të ndikojë në qëndrimin e administratës amerikane ndaj konfliktit me Iranin.

    Ndërkohë, furnizimet me karburant vazhdojnë të mbeten të kufizuara, ndërsa rezervat amerikane të naftës dizel kanë rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2003.

    Në këtë situatë, rënia e fundit e çmimeve pasqyron kryesisht pritshmëritë e tregjeve për arritjen e një marrëveshjeje dhe uljen e tensioneve, ndonëse deri më tani një zhvillim i tillë nuk është konkretizuar.

    Burimi: Insajderi

  • Oil prices fall, markets hope to end war with Iran

    Oil prices have marked significant decline in international markets, dropping below $90 per barrel at a time when investors are praising the possibility of ending the war with Iran.

    The decline in prices comes after the Democrats win in the mesmandat elections in the United States, a result that may increase pressure on President Donald Trump to end the conflict.

    The gross American oil, known as West Texas Intermediate ( WTI, closed on Wednesday to $88.12 per barrel, registering more than 8% in one day. Compared to Friday’s closure, the price has dropped for about $16.

    The three – day decline of approximately 15% is the largest since November 2021. Meanwhile, Brent oil, which serves as reference to the international market, has descended to the lowest level of the last two months.

    According to Wells Fargo Investment Institute analysts, the election result could exert pressure on Trump to demand the quick end of the war.

    Although diplomatic signals remain unclear, markets are reacting to expectations for lowering tensions in the conflict with Iran. Mark Hackett, the main strategist of markets in Nationwide, said prices are falling due to hopes for a more limited escalation of conflict.

    The decline is not limited to crude oil. The future contracts for gasoline are approaching the lowest closing level since March 10th, while the Energy Select Sector fund is approaching The SPDR has lost more than 5%. Even oil processing companies, Marathon Petroleum and Valero, have registered significant reductions in stock value.

    Despite the decline of the last days, however, the price of oil remains markedly higher than at the beginning of the year. WTI began 2026 in about $57 a barrel, and on April 7, it peaked at approximately $33. Therefore, the current price continues to be about 50% higher than at the beginning of the year.

    Markets are carefully following political developments in Washington, as the outcome of the elections may affect the American administration’s stance on the conflict with Iran.

    Meanwhile, fuel supplies continue to remain limited, while American diesel reserves have declined to the lowest level since 2003.

    In this situation, the recent drop in prices reflects mainly the expectations of markets for reaching an agreement and lowering tensions, though so far such development has not concreteised.

    Source Layer: Insander