Category: Lajme

  • Nichi dhe Vjollca hapin zemrën, rrëfejnë dhimbjen për humbjen e prindërve (VIDEO)

    Nichi dhe Vjollca hapin zemrën, rrëfejnë dhimbjen për humbjen e prindërve (VIDEO)

    Nichi dhe Vjollca hapin zemrën, rrëfejnë dhimbjen për humbjen e prindërve (VIDEO)

    Nichi dhe Vjollca kanë ndarë momente emocionuese, duke folur hapur për humbjen e njerëzve më të dashur në jetën e tyre.

    Gjatë bisedës, Nichi kujtoi babanë e tij, duke treguar se ai kishte ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.

    “Kur u vdekë, 53 vjeçar…”, u shpreh Nichi.

    Edhe Vjollca ndau historinë e saj, duke treguar moshën në të cilën i kishte humbur prindërit.

    “Nana ka vdekë 60-vjeçare, baba 86 vjet”, tha ajo.

    Të dy rikujtuan humbjet që kanë lënë gjurmë në jetën e tyre.

    Shikoni videon për momentin e plotë!

  • Qorraj flet pas garës për Asamblenë në New York: Fituam zemrat e shqiptarëve dhe emigrantëve (VIDEO)

    Qorraj flet pas garës për Asamblenë në New York: Fituam zemrat e shqiptarëve dhe emigrantëve (VIDEO)

    Qorraj flet pas garës për Asamblenë në New York: Fituam zemrat e shqiptarëve dhe emigrantëve (VIDEO)

    Shqiptaro-amerikani demokrat, Shpëtim Qorraj, që ishte kandidat për deputet në shtetin e New Yorkut, ka thënë se pavarësisht humbjes, gara e tij në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ishte e suksesshme.

    Në një lidhje direkte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Qorraj ka bërë të ditur se ka marrë 40 për qind të votave në distriktin 64 të Staten Island, i cili njihet si bastion republikan.

    Ai tha se gjatë fushatës 10-11 mujore ka arritur të fitojë mbështetjen e shumë qytetarëve, veçanërisht të komunitetit shqiptar dhe emigrantëve të tjerë, njofton Klankosova.tv.

    “Fitova zemrat e shumë njerëzve, sidomos të komunitetit tonë shqiptar, mirëpo edhe të emigrantëve gjithandej. Morëm vetëm 40 për qind të votave, që prapëseprapë them se ka qenë një garë shumë e suksesshme, duke marrë parasysh që kam garuar në një distrikt të njohur si republikan”, ka deklaruar Qorraj.

    Duke komentuar mbështetjen e shqiptarëve për republikanët dhe presidentin Donald Trump, ai tha se kjo prirje ka ndryshuar krahasuar me dy vjet më parë.

    Sipas tij, retorika dhe politikat e presidentit Trump, veçanërisht ndaj emigrantëve, kanë ndikuar në këtë ndryshim.

    Qorraj ka vlerësuar se një ndër arsyet kryesore të pakënaqësisë së qytetarëve është kostoja e lartë e jetesës në SHBA.

    Ai përmendi çmimet e naftës, benzinës, ushqimit dhe patundshmërive, duke thënë se këto shpenzime po e vështirësojnë jetën e qytetarëve që synojnë të jetojnë një jetë normale dhe të mirë.

  • Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Bogdanci ku u gjetën dy trupa të pajetë

    Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Bogdanci ku u gjetën dy trupa të pajetë

    MPB sot ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike që ndodhi në Bogdanci në të cilën u gjetën dy persona pa jetë dhe një veturë e djegur.
    Sipas informacioneve të MPB-së, kallëz

    mi është dorëzuar në orën 18:40 nga një shtetas (T.K.), pas së cilës në terren menjëherë kanë dalë policët nga Gjevgjelia.

    “Jashtë automjetit pa shenja jete është gjetur një trup mashkull, i identifikuar si 21-vjeçari V.G. nga Bogdanci, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar ekipi i Urgjencës Mjekësore. Pas lokalizimit të zjarrit nga forcat zjarrfikëse, brenda në veturë është vënë re një person tjetër i djegur plotësisht. Prokurori publik menjëherë ka kryer këqyrje dhe ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së trupave për të përcaktuar identitetin e personit të dytë dhe shkaqet e sakta të vdekjes”, thonë nga MPB.

    Në njoftim Ministria e Brendshme zbardh edhe detaje të rënda nga e kaluara e të ndjerit V.G., i cili vetëm një muaj më parë u denoncua penalisht për dhunë fizike dhe kanosje me jetë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare.

    Nga MPB thonë se më 30 shtator, pas një debati verbal në shtëpinë e tij familjare në Bogdanci, ai ka sulmuar të miturën dhe i ka dëmtuar telefonin që ajo të mos telefonojë policinë.

    “Më parë, më 01.10.2026 në orën 01:30 nga J.K. (46) në Gjevgjeli u raportua se më 30.09.2026 rreth orës 21:00 pas një grindjeje të mëparshme verbale midis vajzës së tij 17-vjeçare dhe V.G. (21) të cilët ishin në një lidhje dashurie, në shtëpinë familjare të V.G. në Bogdanci, ai e sulmoi fizikisht vajzën e tij të mitur dhe e kërcënoi me jetë nëse ajo do të dilte nga shtëpia, gjatë së cilës V.G. i dëmtoi telefonin në mënyrë që ajo të mos mund të telefononte policinë. Në një moment të caktuar, e mitura arriti të largohej nga shtëpia përmes dritares, ku iu ofrua ndihmë nga kalimtarë të rastit të cilët telefonuan policinë dhe ajo u transferua në Shërbimin e Mjekësisë së Shpejtë në ISHP Spitali i Përgjithshëm Gjevgjeli.

    Prokurori Publik i Prokurorisë Publike të Gjevgjelisë u njoftua për ngjarjen dhe u përpilua një Procesverbal për marrjen e një raporti për veprën penale të kryer “lëndim trupor” sipas nenit 130 paragrafi 2 të Kodit Penal.

    Më 01.10.2026 në orën 01:09, V.G. (21) u privua nga liria nga oficerët e policisë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Gjevgjelisë dhe u krye një intervistë zyrtare me të.

    Më 14.10.2026, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale e Gjevgjelisë ngriti një kallëzim penal kundër V.G. (21) nga Bogdanci për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor” sipas nenit 130 paragrafi 2 të Kodit Penal”, thonë nga MPB./Telegrafi/

  • “Kjo është madhështia e Fenerbahces”, Vedat Muriqi reagon pas golit ndaj Liverpoolit

    “Kjo është madhështia e Fenerbahces”, Vedat Muriqi reagon pas golit ndaj Liverpoolit

    Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.

    Skuadra turke përmbysi rezultatin nga 1-2 në 3-2, me Muriqin që shënoi golin e fitores, vetëm disa minuta pasi u inkuadrua në vendin e Romelu Lukakut.

    Pas ndeshjes, Muriqi i ka falënderuar tifozët dhe shpreson se ky triumf të jetë “pikë kthese” për Fenerin.

    “Jam shumë i lumtur. Ky gol është dhuratë për tifozët. Po kalojmë disa kohë të vështira. Iu treguam sa e madhe është Fenerbahce”.

    “Të gjithë e ndjenë këtë, e nisëm ndeshjen jashtëzakonisht mirë. Kishim një goditje në shtyllë, pranuam një gol të pafat, por dolëm të suksesshëm, u rikthyem. Kjo është madhështia e Fenerbahces. Sinqerisht i falënderoj të gjithë. Shpresoj që kjo fitore të jetë pikë kthese”, shtoi Muriqi.

    Muriqi edhe pse u inkuadrua vonë, mori një notë nga “Sofascore” prej 7.5, e cila ishte ndër më të lartat.

    Ndërkohë, Muriqi do të luajë edhe në vikend me Fenerbahcen para se të udhëtojë për në Kosovë për dy ndeshjet e muajit nëntor, ndaj Izraelit dhe Irlandës./Telegrafi/

  • Ramaj: The police had the responsibility of protecting Arlinda, not just sending him home

    Researchers Saranda Ramaj has criticised the way Kosovo Police have dealt with the Arlinda Zekaj case, saying the responsibility for what happened cannot only be dismissed by the prosecution.

    In Debat Plus, Ramaj has said Arlinda was left to his family in the presence of police officers, while police, according to her, had taken the role of the taxi driver by sending him from the police station in Pec to Vitomirica.

    She’s left to her family in the presence of cops and cops playing taxi driver. Arlinda did not need taxi driver from the police station in Pec to Vitomerica, which has seven minutes of distance by car, she stressed.

    She has stressed that police have had the responsibility to take action because, according to her, police officials had seen tension between the suspects and the victim.

    Ramaj has rejected the argument that police have no responsibility if he has not received instruction from the guardian prosecutor, saying that in such situations police officers should act even without awaiting consultation with the prosecution.

    She has said the way police communicated with Arlinda tells of a systemic problem in dealing with women victims of violence by Kosovo Police.

    Because they can’t tell me if I suspect he’s going to kill me, if the prosecutor shut me down or I can’t contact the prosecutor. Not exactly. Just what I’m worried about, is the conversation even now that we have a lot of characters, which is not the issue of Faruk’s personal name, but the way Faruk talks to the victim already shows that the responsibility of the Kosovo Police has the system, which deals with women’s victims. Yeah, it shows it’s a system, she declared it.

    According to Ramaj, the issue concerns not only the responsibility of a police official, but the way the entire system functions in handling such cases.

    Source Layer: Dukeagini

  • Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

    Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

    Hulumtuesja Saranda Ramaj ka kritikuar mënyrën se si Policia e Kosovës e ka trajtuar rastin e Arlinda Zekajt, duke thënë se përgjegjësia për atë që ka ndodhur nuk mund t’i hidhet vetëm Prokurorisë.

    Në Debat Plus, Ramaj ka thënë se Arlinda u ishte lënë amanet familjarëve në prani të policëve, ndërsa policët, sipas saj, e kishin marrë rolin e taksistit duke e dërguar nga stacioni policor në Pejë deri në Vitomiricë.

    “Ajo u është lënë amanet familjarëve ne prani ne policëve dhe policët e luajnë rolin e taksistit.. Arlinda nuk ka pasur nevojë për taksist prej stacionit policor në Pejë deri në Vitomericë, e cila i ka shtatë minuta distancë me veturë nuk ka pasur nevojë për atë gjë”, ka theksuar ajo.

    Ajo ka theksuar se Policia ka pasur përgjegjësi të ndërmarrë veprime, pasi sipas saj, zyrtarët policorë kishin parë tensionimin mes të dyshuarit dhe viktimës.

    Ramaj ka kundërshtuar arsyetimin se Policia nuk ka përgjegjësi nëse nuk ka marrë udhëzime nga prokurori kujdestar, duke thënë se në situata të tilla policët duhet të veprojnë edhe pa pritur konsultimin me Prokurorinë.

    Ajo ka thënë se mënyra se si polici komunikonte me Arlindën tregon për një problem sistemik në trajtimin e grave viktima të dhunës nga Policia e Kosovës.

    “Sepse nuk mundesh me thonë po dyshoj që po do me vra , po s’ma ma qel prokurorja ose s’mund me kontaktu prokuroren kujdesore. Nuk është bash kështu… Mu çka më shqetëson, do te thotë biseda edhe tash që na Faruku (polici) ne kemi bo shumë personazhe, gjë që nuk është çështja e emrit personal të Farukut, po mënyra se si bisedon Faruku me tashmë viktimën ne tregon që përgjegjësia e Policisë së Kosovës e ka sistemin kështu, qysh i trajton viktimat gra. Po, tregon që është sistem”, ka deklaruar ajo.

    Sipas Ramajt, çështja nuk ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë e një zyrtari policor, por me mënyrën se si funksionon i gjithë sistemi në trajtimin e rasteve të tilla.

    Burimi: Dukagjini

  • Njeriu nxori metrin për ta matur, por ariu e shndërroi gjithçka në përqafim

    Njeriu nxori metrin për ta matur, por ariu e shndërroi gjithçka në përqafim

    Ariu 300 kilogramësh e ngatërron metrin matës me një ftesë për përqafim, nuk e lëshon njeriun.

    Një ari me emrin Tom, me peshë prej rreth 300 kilogramësh, ka shkaktuar momente argëtuese pasi një përpjekje për ta matur përfundoi në një përqafim të pazakontë.

    Në vend që ta shihte metrin matës si një mjet për matje, ariu e interpretoi atë si një ftesë për afërsi dhe përqafim, duke refuzuar ta lëshonte personin që po përpiqej ta maste.

    Pamjet përcjellin një moment të pazakontë, që dëshmon se edhe një grabitqar me përmasa kaq të mëdha mund të shfaqë sjellje që duken si kërkesë për pak dashuri dhe përkëdhelje. /Telegrafi/

  • Shtatë ditë pa karikues - Honor po përgatit një telefon të ri?

    Shtatë ditë pa karikues – Honor po përgatit një telefon të ri?

    Kompania kineze Honor thuhet se po teston një telefon të ri me bateri me kapacitet prej 14 mijë deri në 15 mijë mAh, i cili mund të funksionojë deri në shtatë ditë pa pasur nevojë për rimbushje.

    Sipas informacioneve që vijnë nga burime të industrisë në Kinë, pajisja është ende në fazën e testimit dhe nuk dihet nëse do të prodhohet për tregun e gjerë.

    Një bateri me kapacitet prej 15 mijë mAh do të ishte dukshëm më e madhe se ato që përdoren aktualisht në shumicën e telefonave inteligjentë. Për krahasim, modeli Samsung Galaxy S26 Ultra ka bateri me kapacitet prej 5000 mAh.

    Megjithatë, një bateri kaq e madhe paraqet sfida për prodhuesin, veçanërisht sa i përket trashësisë dhe peshës së telefonit, si dhe menaxhimit të temperaturës.

    Honor tashmë ka përvojë me pajisje që kanë bateri me kapacitet të lartë. Modeli Honor Win RT, i orientuar drejt lojërave, është pajisur me bateri prej 12.070 mAh.

    Nëse projekti realizohet, telefoni i ri mund të jetë veçanërisht tërheqës për përdoruesit që udhëtojnë shpesh ose që kanë nevojë për autonomi më të gjatë të baterisë.

    Megjithatë, pretendimi për shtatë ditë funksionim duhet marrë me rezervë, pasi kohëzgjatja reale do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes. Deri më tani, Honor nuk ka bërë të ditur datën e mundshme të prezantimit. /Telegrafi/

  • Seven days without charge &#82/11; Honor preparing a new phone?

    The Chinese company Honor is said to be testing a new phone with batteries with a capacity of between 14,000 and 15 thousand mAh, which can function up to seven days without having to refuel.

    According to information coming from industry sources in China, the device is still in the testing phase and is not known if it will be produced for the wider market.

    A battery with a capacity of 15 thousand mAh would be evidently larger than those currently used in most smart phones. By comparison, the Samsung Galaxy S26 Ultra model has batteries with a capacity of 5,000 mAh.

    However, such a large battery presents challenges for the manufacturer, especially in the thickness and weight of the telephone, as well as temperature management.

    Honor already has experience with high – capacity batteries. The Honor Win RT model, oriented to the games, has been equipped with batteries of 12,070mAh.

    If the project is realised, the new phone may be especially attractive to often travelling users or in need of longer battery autonomy.

    However, the seven – day functioning claim should be taken in reserve, since the actual length will depend on the means of use of the device. So far, Honor has not announced the possible date of the presentation. /Telegraphy/

  • Hungaria publikon emrat e 60 mijë informatorëve, 37 vjet pas rënies së komunizmit

    Hungaria publikon emrat e 60 mijë informatorëve, 37 vjet pas rënies së komunizmit

    Hungaria ka publikuar emrat dhe të dhënat personale të rreth 60 mijë personave që kanë bashkëpunuar me policinë sekrete gjatë regjimit komunist, në një nismë që synon të zbardhë një nga kapitujt më të ndjeshëm të historisë së vendit.

    Dokumentet janë bërë të qasshme përmes një platforme në internet, duke përfshirë emrat e vërtetë të informatorëve, pseudonimet e tyre sekrete, datëlindjet, adresat dhe të dhëna të tjera personale.

    Dosjet përmbajnë gjithashtu informacione për arsyet që i kishin shtyrë këta persona të bashkëpunonin me autoritetet komuniste, përfshirë rastet kur ata ishin detyruar përmes kërcënimeve ose shantazheve.

    Kryeministri hungarez, Peter Magyar, tha se publikimi i dokumenteve do t’i ndihmojë qytetarët të përballen me të kaluarën dhe traumat e shkaktuara nga regjimi komunist, shkruan bbc.

    “Shumë familje tani do të përballen me informacione të vështira, shpesh të lidhura me një anëtar të ndjerë të familjes. Është e pamundur të përballesh me traumën pa biseduar dhe pa bërë pyetje”, deklaroi Magyar.

    Data e publikimit, 4 nëntori, është zgjedhur simbolikisht, pasi në këtë ditë të vitit 1956 tanket sovjetike hynë në Budapest dhe qytete të tjera të Hungarisë për të shtypur revolucionin kundër regjimit komunist.

    Sipas vlerësimeve historike, shërbimet sekrete hungareze kishin angazhuar nga 150 mijë deri në 160 mijë informatorë gjatë periudhës nga dhjetori i vitit 1944 deri në shkurt të vitit 1990.

    Një pjesë e tyre kishin bashkëpunuar vullnetarisht, ndërsa të tjerët ishin detyruar përmes presionit, kërcënimeve dhe shantazheve. Autoritetet komuniste përdornin edhe kërcënime për humbjen e vendeve të punës, mundësive për shkollim apo qasjes në barna, për t’i detyruar qytetarët të jepnin informacione.

    Megjithatë, publikimi ka nxitur edhe debate. Kritikët paralajmërojnë se dokumentet janë të paplota dhe se zbulimi i emrave pa sqaruar rrethanat e bashkëpunimit mund të shkaktojë padrejtësi dhe konflikte të reja brenda familjeve.

    Ndërkohë, një grup tjetër dokumentesh, që përmban më shumë hollësi për rekrutimin e informatorëve dhe aktivitetin e tyre, pritet të publikohet më 25 shkurt. /Telegrafi/