Category: Lajme

  • Raporti i Progresit - Kosova larg BE-së, merr një mal me kritika (VIDEO)

    Raporti i Progresit – Kosova larg BE-së, merr një mal me kritika (VIDEO)

    Raporti i Progresit - Kosova larg BE-së, merr një mal me kritika (VIDEO)

    Në Bruksel është prezantuar të mërkurën Raporti i Zgjerimit të Bashkimit Evropian për dhjetë vendet që synojnë anëtarësimin në BE, ku për Kosovën janë evidentuar një sërë vërejtjesh dhe kërkesash për reforma.

    Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka thënë se Kosovës i nevojitet stabilitet politik për të zhbllokuar përparimin në rrugën drejt integrimit evropian.

    Ajo ka theksuar se gjatë pjesës më të madhe të periudhës së raportimit, Qeveria e Kosovës ka qenë në detyrë, ndërsa ka përshëndetur faktin që integrimi evropian është prioritet i ekzekutivit të ri.

    Megjithatë, Kos ka shprehur shqetësim për ndryshimet e propozuara në legjislacionin që lidhet me Dhomat e Specializuara, duke paralajmëruar se ato mund ta zvarrisin procesin.

    “Zotimet duhet të respektohen”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se BE-ja është në dialog me Qeverinë e Kosovës për këtë çështje.

    Kosova ende nuk ka marrë përgjigje për aplikimin për statusin e vendit kandidat, të dorëzuar më 15 dhjetor 2022.

    Sipas saj, për të bindur shtetet anëtare që të ecin përpara me procesin, Kosovës i nevojiten institucione të qëndrueshme dhe rezultate konkrete në zbatimin e reformave.

    Në raport, Kosova për herë të parë është përgëzuar për harmonizimin e plotë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian.

    Ndërkohë, në fushat e tjera janë evidentuar sfida të shumta. Në sundimin e ligjit thuhet se nuk ka pasur përparim në gjyqësor, ndërsa rezultatet në luftën kundër korrupsionit vlerësohen si të kufizuara. Raporti po ashtu thekson se krizat politike kanë ndikuar në funksionimin e institucioneve.

    Përveç reformave të brendshme, një tjetër çështje e rëndësishme për rrugën evropiane të Kosovës mbetet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të të dyja vendeve dhe se ka marrë zotimin e liderëve për një takim të përbashkët trepalësh.

    Ajo ka bërë të ditur se përgatitjet për këtë takim kanë nisur dhe se përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun po punon në këtë drejtim.

    Kallas ka shprehur gatishmërinë për ta çuar përpara procesin, duke theksuar se realizimi i takimit trepalësh pritet edhe pas formimit të Qeverisë së re në Beograd.

    Detajet në kronikën e mëposhtme:

  • Fantastike: Stavros Pilo shënon ndaj Real Madridit

    Fantastike: Stavros Pilo shënon ndaj Real Madridit

    Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Stavros Pilo ka shënuar në përballjen ndaj Real Madridit.

    AEK Athens po i shokon të gjithë ngase aktualisht ndodhet në epërsi ndaj Real Madridit.

    Për golin e epërsisë u përkujdes Pilo, i cili shënoi pas një aksioni të shpejtë (75’).

    Për të parë golin:

    Ndërkohë, ky është goli i dytë i yllit shqiptar ngase në xhiron e kaluar i realizoi edhe Manchester Cityt./Telegrafi/

  • VEDAT MURIQIIII! Ylli i Kosovës shënon ndaj Liverpoolit

    VEDAT MURIQIIII! Ylli i Kosovës shënon ndaj Liverpoolit

    Fenerbahce e ka përmbysur epërsinë ndaj Real Madridit.

    Ishte ylli i Kosovës Vedat Muriqi që ka realizuar me kokë për skuadrën turke.

    Pas një harkimi të Broën, Muriqi u gjend në vendin e duhur dhe mes një tollovie të mbrojtjes mysafire përfitoi për ta shtangur skuadrën angleze (79’).

    Për ta parë golin:

    Kësisoj, Fenerbahce aktualisht ndodhet në epërsi 3-2 ndaj Liverpoolit./Telegrafi/

  • Arrestohet komandanti i njësisë speciale antiterroriste në Serbi, Igor Zhmiriq

    Arrestohet komandanti i njësisë speciale antiterroriste në Serbi, Igor Zhmiriq

    Arrestohet komandanti i njësisë speciale antiterroriste në Serbi, Igor Zhmiriq

    Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiriq, është arrestuar të mërkurën në Beograd, nën dyshimet për keqtrajtim dhe torturim të studentëve gjatë protestave të vitit të kaluar në Serbi.

    Sipas mediave serbe, arrestimi i tij është kryer nga pjesëtarët e Sektorit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me urdhër të Prokurorisë së Parë Themelore në Beograd, përcjell Insajderi.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka konfirmuar se janë ndaluar gjithsej nëntë persona, tetë zyrtarë policorë dhe një person që në kohën e ngjarjes ishte pjesëtar i policisë.

    Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të keqtrajtimit dhe torturimit.

    Rasti për të cilin dyshohen lidhet me ngjarjet e natës së 14 dhe 15 gushtit 2025, në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë në Beograd.

    Sipas njoftimit të MPB-së serbe, të dyshuarit, në cilësinë e zyrtarëve policorë, dyshohet se kanë përdorur forcë dhe kërcënime ndaj disa personave, duke u shkaktuar dhimbje të mëdha dhe vuajtje të rënda. Qëllimi i tyre, sipas dyshimeve të autoriteteve, ishte marrja e informatave, frikësimi dhe ndëshkimi i paligjshëm i tyre. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Special Antiterrorism Unit Commander Arrested in Serbia Igor Tzmiriq

    Special Antiterrorism Unit Commander ( Serbia’s SIA, Igor Tzmiric, was arrested in Belgrade on Wednesday, under suspicion of mistreatment and torture of students during last year’s protests in Serbia.

    According to Serbian media, his arrest was carried out by members of the Ministry of Internal Affairs Interior Control Sector, on the orders of the First Foundation Prosecutor in Belgrade, followed by the Prosecution in Belgrade. Insander.

    Serbia’s Ministry of Internal Affairs has confirmed that a total of nine persons, eight police officials, and one person who was a member of the police at the time of the event have been detained.

    The suspects have been detained for 48 hours, under suspicion of committing criminal acts of mistreatment and torture.

    The case they suspect relates to the night events of August 14th and 15th 2025, in the garage of the Serbian Government building in Belgrade.

    According to the Serbian MPB’s announcement, the suspects — in the quality of police officials — allegedly used force and threats against some persons, causing them great pain and severe suffering. Their purpose, according to authorities’ doubts, was to obtain information, intimidation, and unlawful punishment. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Kryeministri britanik: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

    Kryeministri britanik: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

    Kryeministri britanik: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA tregojnë rëndësinë e përfundimit të luftës në Iran, e cila ka rritur ndjeshëm çmimet e karburantit në nivel global.

    “Bota ka tani një mundësi për t’u bashkuar rreth çështjes që po na prek të gjithëve, dhe ajo është kostoja e jetesës,” u shpreh ai.

    Burnham theksoi se do të punojë për çtensionimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe u bëri thirrje udhëheqësve të tjerë botërorë të bëjnë të njëjtën gjë.

    “Nuk mund t’i ul presionet e kostos së jetesës për njerëzit derisa të zgjidhet konflikti në Lindjen e Mesme dhe konflikti në Ukrainë i nisur nga Rusia. Këto janë gjërat tek të cilat duhet të trajtojmë vëmendjen tonë tani, dhe shpresoj se bota do të gjejë momentin për ta bërë këtë”, tha më tej ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • British Prime Minister: High living prices affected US election outcome

    The prime minister of Great Britain, Andy Burnham, has declared that the results of the US Muslim elections show the importance of ending the war in Iran, which has significantly increased fuel prices to a global level.

    )The world now has an opportunity to unite on the issue that is affecting us all, and that is the cost of living., he said.

    Burnham stressed that he will work for the suspension of the situation in the Middle East and urged other world leaders to do the same.

    )It cannot reduce the pressures of the cost of living for people until conflict in the Middle East is resolved and the conflict in Ukraine launched by Russia. These are the things that we need to address our attention now, and I hope the world will find the moment to do this, He said further.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë, dyshohet për keqtrajtimin e studentëve

    Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë, dyshohet për keqtrajtimin e studentëve

    Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë, dyshohet për keqtrajtimin e studentëve

    Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiric, është arrestuar të martën me urdhër të Prokurorisë së Parë Themelore në Beograd, raporton mediumi serb Nova.rs.

    Sipas informacioneve jozyrtare të këtij mediumi, Zhmiric është njëri nga pesë personat e arrestuar në kuadër të një aksioni të gjerë të inspektorëve të Sektorit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

    Përveç komandantit të SAJ-it, në pranga kanë përfunduar edhe katër ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë aktualë të Njësisë për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve (JZO).

    Ata dyshohen për përfshirje në ndërhyrjet policore të zhvilluara gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit 2025, në bulevardin “Kralja Aleksandra”, pranë Fakultetit Juridik në Beograd.

    Gjatë këtyre ndërhyrjeve, disa studentë u lënduan dhe u shoqëruan në polici. Në njërin nga rastet, zyrtarët policorë kishin hyrë edhe në ambientet e Fakultetit Juridik, veprim ky që ngriti shqetësime për cenimin e autonomisë universitare.

    Ndaj Zhmiricit ishte ngritur kallëzim penal lidhur me dyshimet për pjesëmarrje në arrestimin dhe keqtrajtimin e studentëve dhe qytetarëve gjatë protestave të 14 gushtit të vitit të kaluar në Beograd.

    Karrierën në strukturat e sigurisë, ai e kishte nisur në Njësinë për Operacione Speciale (JSO), për të vazhduar më pas në Xhandarmëri, Njësinë Kundër Terrorizmit dhe Njësinë për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve, ku kishte ushtruar edhe detyrën e zëvendëskomandantit.

    Pas shkarkimit të Spasoje Vuleviqit dhe emërimit të tij në krye të SAJ-it, Zhmiric kishte marrë drejtimin e kësaj njësie speciale.

    Sipas Nova.rs, arrestimet janë pjesë e hetimeve që lidhen me dyshimet për keqtrajtimin e studentëve dhe qytetarëve gjatë protestave në Serbi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Serbia’s Special Antiterrorism Unit Commander Arrested for Abuse of Students

    Special Antiterrorism Unit Commander ( Serbia’s SAY, Igor Tzmiric, has been arrested on Tuesday at the order of the First Founding Prosecutor in Belgrade, reports Serbian medium Nova.rs.

    According to the media’s informal information, Tmiric is one of the five people arrested under a large action of Serbian Ministry of Internal Affairs Interior Control Inspectors.

    Apart from the Saj commander, four former members and current members of the Unit for the Protection of Persons and Objects ( JZO).

    They are suspected of involvement in police interventions held during July and August 2025, on the boulevard Alexandra, near the Jurydic Faculty in Belgrade.

    During these interventions, some students were hurt and accompanied to the police. In one case, police officials had even entered the premises of the Jurydic faculty, which raised concerns about violating university autonomy.

    Therefore, Zamiric had raised criminal speculation over allegations of involvement in the arrest and mistreatment of students and citizens during last August 14th protest in Belgrade.

    The career in security structures, he had started at the Special Operations Unit ( To continue in Gendarmerie, the Antiterrorism Unit, and the Unit for the Protection of Persons and Objects, where he had also exercised the duties of deputy commander.

    Following Spasoje Vulevich’s dismissal and his appointment at the helm of SI, Tmiric had taken the lead in this special unit.

    According to Nova.rs, the arrests are part of investigations related to allegations of abuse of students and citizens during protests in Serbia.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Hoti: Mbi 2.5 milionë euro për organizatat që ofrojnë shërbime sociale

    Hoti: Mbi 2.5 milionë euro për organizatat që ofrojnë shërbime sociale

    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale të fëmijëve dhe adoleshentëve, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në partneritet me UNICEF-in.

    Gjatë takimit u prezantuan rekomandimet e raportit për hartëzimin e shërbimeve të shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.

    Në fjalën e tij, Hoti theksoi angazhimin e Ministrisë për avancimin e legjislacionit dhe reformimin e mbrojtjes sociale, si dhe fuqizimin e mekanizmave të kontrollit dhe inspektimit për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.

    Ai ritheksoi nevojën për fuqizimin e Qendrave për Punë Sociale, për çka Ministria tashmë u ka kërkuar kryetarëve të komunave të ndërmarrin masa konkrete.

    Hoti bëri të ditur se Ministria ka ndarë mbi 2.5 milionë euro për mbështetjen e organizatave joqeveritare që ofrojnë shërbime sociale, përfshirë strehimoret dhe shërbimet e tjera për mbrojtjen dhe mbështetjen e kategorive të cenueshme.

    Burimi: RTKLive