Category: Lajme

  • Raportimi i Insajderit për jelekët anti-plumb të policisë me afat të skaduar, Ramadani: Dorëheqja nuk mjafton

    Raportimi i Insajderit për jelekët anti-plumb të policisë me afat të skaduar, Ramadani: Dorëheqja nuk mjafton

    Raportimi i Insajderit për jelekët anti-plumb të policisë me afat të skaduar, Ramadani: Dorëheqja nuk mjafton

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas raportimit të Gazetës Insajderi lidhur me jelekët anti-plumb me afat të skaduar dhe inspektimet e Inspektoratit Policor të Kosovës ndër vite lidhur me këtë çështje.

    Ramadani me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka cituar përgjigjen e IPK’së për Insajderin, teksa e ka vlerësuar se kushtet e policisë janë, siç u shpreh ai, të mjerueshme, shkruan Insajderi.

    “Dorëheqja nuk mjafton”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij.

    IPK i ka thënë Insajderit se gjatë pesë vjetëve të fundit, në së paku dhjetë inspektime ka ngritur shqetësime për furnizimin me jelekë anti-plumb, skadimin e afateve të përdorimit dhe nevojën për zëvendësimin e tyre. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Insider reporting on anti-plumb police vests with the expired deadline, Ramadani: Resigning Not Enough

    Alliance MP Burim Ramadani has reacted after Gazeta Insander’s report concerning the expired bulletproof vests and inspections of the Kosovo Police Inspectorate over years on the issue.

    Ramadan through a post on Facebook) has quoted IPK’s response to Insideder as he estimates that police conditions are, as he put it, miserable, writes.

    The resignation is not enough, it says, among other things in his reaction.

    The IPK has said that over the past five years, at least ten inspections have raised concerns about supply with Bulletproof vests, Expiry usage deadlines and need for Replacement. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Pse nuk rekomandohet të lini gotat përmbys pasi të keni larë enët?

    Pse nuk rekomandohet të lini gotat përmbys pasi të keni larë enët?

    Pas larjes, shpesh i vendosim gotat mbi një peshqir kuzhine ose kullues në mënyrë që hapja të jetë poshtë. Edhe pse kjo metodë tharjeje duket praktike sepse lejon që uji të kullojë, ekspertët paralajmërojnë se gotat nuk duhen lënë në atë pozicion nëse buza e tyre mbështetet plotësisht në sipërfaqe.

    Problemi lind për shkak të qarkullimit të pamjaftueshëm të ajrit. Kur hapja e xhamit shtypet në një sipërfaqe të sheshtë, pjesa e brendshme thahet më ngadalë dhe lagështia e mbetur mund të kontribuojë në zhvillimin e aromave të pakëndshme dhe të ndenjura.

    Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje mënyrës se si i lëmë pas larjes. Nëse gotat janë kthyer përmbys, ato duhet të vendosen në një kullesë që lejon kalimin e ajrit, në vend që të vendosen direkt në një peshqir çaji ose në një sipërfaqe të lëmuar.

    Sipas udhëzuesit për larjen dhe mirëmbajtjen e duhur të gotave, ruajtja jo e duhur mund të kontribuojë gjithashtu në aroma të pakëndshme, veçanërisht nëse gotat ruhen ndërsa janë ende të lagura.

    Si t’i thani dhe t’i ruani gotat siç duhet?

    – Pas larjes, lërini mbi një kulluese me bazë rrjete në mënyrë që ajri të qarkullojë.

    – Mos i vendosni me hapjen poshtë direkt mbi një peshqir kuzhine të lagur.

    – Prisni që të thahen plotësisht para se t’i vendosni në dollap.

    – Shmangni vendosjen e gotave të lagura brenda njëra-tjetrës, pasi kjo ruan lagështinë dhe e bën të vështirë tharjen.

    – Ruajini në një vend të pastër dhe të thatë, larg burimeve të aromave të forta.

    Është e rëndësishme të theksohet se kthimi i gotave përmbys nuk është në thelb i gabuar. Ky pozicion mund të jetë plotësisht i përshtatshëm nëse gotat janë plotësisht të thata ose nëse janë tharë në një sipërfaqe që lejon qarkullimin e ajrit. Problemi qëndron kryesisht në mbajtjen e lagështisë.

  • Why is it not recommended that you leave your glasses down after washing the dishes?

    After the bath, we often put our glasses on a kitchen towel, or drain, so that the opening will be below. Although this drying method seems practical because it allows water to drain, experts warn that glasses should not be left in that position if their lip is fully supported on the surface.

    The problem arises because of insufficient air circulation. When the opening of the glass is pressed on a flat surface, the inside drys more slowly and the moisture left can contribute to the development of unpleasant, old aromas.

    That is why it is important to pay attention to how we leave them behind. If the glasses are turned upside down, they must be placed on a tower that allows air passage instead of being placed directly on a tea towel or on a smooth surface.

    According to the glass washing and maintenance guide, improper storage can also contribute to unpleasant aromas, especially if the glasses are stored while still wet.

    How do you dry and store your glasses properly?

    After the bath, leave it on a net-based drain so that the air can circulate.

    Don’t put the opening down directly on a wet towel.

    Wait till they dry up before you put them in the closet.

    avoid putting wet glasses inside each other, as this preserves moisture and makes drying difficult.

    Keep them in a clean, dry place, away from strong smell sources.

    It is important to note that turning the glasses upside down is not necessarily wrong. This position may be entirely appropriate if the glasses are completely dry or dried to an area that allows air flow. The problem lies mainly in maintaining moisture.

  • AUV-i nis programimin e përhershëm të survejimit dhe monitorimit të sektorit të qumështit

    AUV-i nis programimin e përhershëm të survejimit dhe monitorimit të sektorit të qumështit

    AUV-i nis programimin e përhershëm të survejimit dhe monitorimit të sektorit të qumështit

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e një programi të përhershëm për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sektorit të qumështit, i cili parasheh kontrolle të rregullta dhe analiza laboratorike në të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të produkteve të qumështit.

    Programi po zbatohet në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit dhe përfshin marrjen e mostrave dhe kontrollet zyrtare në fermat prodhuese, pikat e grumbullimit, fabrikat përpunuese, si dhe në produktet e importuara dhe ato që tregtohen në Kosovë.

    Sipas AUV-së, qëllimi është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm të mbikëqyrjes, i cili do të bazohet në vlerësimin e rrezikut, rezultatet laboratorike dhe historikun e përputhshmërisë së operatorëve me kërkesat ligjore.

    “Programi synon vendosjen e një sistemi të qëndrueshëm të mbikëqyrjes së sektorit, të bazuar në vlerësimin e rrezikut, rezultatet laboratorike dhe historikun e përputhshmërisë së operatorëve me kërkesat ligjore”, ka njoftuar AUV-ja.

    Kontrollet do të shtrihen në të gjithë zinxhirin e qumështit, duke filluar nga ushqimi për kafshët dhe prodhimi në ferma, grumbullimi e transporti, deri te përpunimi, paketimi, importi, shpërndarja dhe tregtimi i produkteve të gatshme.

    AUV-ja ka bërë të ditur se programi përfshin si qumështin dhe produktet e prodhuara në vend, ashtu edhe ato të importuara, me synimin që mbikëqyrja të përfshijë të gjitha hallkat, nga ferma deri te konsumatori.

    Në kuadër të këtij programi, çdo muaj do të kryhen analiza laboratorike fiziko-kimike, mikrobiologjike dhe të sigurisë ushqimore, në varësi të llojit të produktit dhe nivelit të rrezikut.

    Kontrollet do të përfshijnë analizimin e ushqimit për kafshë për praninë e mikotoksinave dhe kontaminuesve të tjerë, si dhe testimin e qumështit të papërpunuar në ferma dhe pika grumbullimi.

    Ndërkaq, produktet e përpunuara vendore dhe ato të importuara do të analizohen për përmbajtjen e yndyrave, proteinave, vajit të palmës dhe yndyrave të tjera bimore, si dhe për përdorimin e qumështit pluhur.

    Po ashtu, laboratorët do të kontrollojnë praninë e aflatoksinave, mbetjeve të antibiotikëve dhe substancave të tjera të palejuara.

    Analizat mikrobiologjike do të përfshijnë testimin për baktere dhe mikroorganizma të rrezikshëm, si Salmonella spp., Listeria monocytogenes dhe Escherichia coli, varësisht nga produkti dhe vlerësimi i rrezikut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • AUV launches permanent surveillance programming and milk sector monitoring

    Food and Veterinary Agency ( AUV has started implementing a permanent programme for monitoring and monitoring of the milk sector, which envisions regular checks and lab analysis in all the links of the chain of milk products and manufacturing.

    The programme is being implemented in co-operation with the Milky Producers Association, and includes taking samples and official controls at production farms, collection points, processing factories, as well as in imported products and those traded in Kosovo.

    According to the AUV, the goal is to create a stable monitoring system, which will be based on risk assessment, laboratory results and the history of the operators’ compliance with legal requirements.

    The programme aims to establish a sustainable sector surveillance system based on risk assessment, laboratory results and the history of the operators’ compliance with legal requirements, said AUV.

    Controls will extend throughout the milk chain, ranging from animal food and farm production, transportation and transportation, to processing, packing, import, distribution and marketing of ready products.

    The AUV has made it known that the programme includes both milk and products produced in the country and imported ones, with the aim of monitoring all links, from farm to consumer.

    Under this programme, every month physical-chemical lab analysis, microbiological and food safety, depending on the type of product and risk level, will be conducted.

    Controls will include analyzing animal food for the presence of mikotoxes and other contaminants, as well as testing crude milk on farms and collection points.

    Meanwhile, local and imported products will be analysed for the content of fats, proteins, palm oil and other plant fats, as well as for the use of powder milk.

    Also, the labs will control the presence of aflatoxins, remains of antibiotics and other illicit substances.

    Microbiological analyses will include testing dangerous bacteria and microorganisms, such as Salmonella spa.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Skandali me uniforma e kapela në polici, probleme edhe me jelekë anti-plumb- IPK tregon për inspektimet që bëri ndër vite

    Skandali me uniforma e kapela në polici, probleme edhe me jelekë anti-plumb- IPK tregon për inspektimet që bëri ndër vite

    Skandali me uniforma e kapela në polici, probleme edhe me jelekë anti-plumb- IPK tregon për inspektimet që bëri ndër vite

    Mungesa e uniformave dhe pajisjeve policore është vënë në pah kohëve të fundit, pasi Policia e Kosovës nuk kishte siguruar veshmbathjen e nevojshme as për gjeneratën e re të kadetëve, të cilët pritet të diplomojnë më 6 nëntor. Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se sfidë për policinë janë edhe jelekët anti plumb, ku gjatë inspektimeve të tyre kanë identifikuar të tillë me afat të skaduar.

    Gazeta Insajderi

    Situata kishte nxitur reagime pasi u raportua se, në mungesë të kapelave për kadetët, zyrtarëve policorë u ishte kërkuar që t’i dorëzonin kapelat e tyre për t’u përdorur gjatë ceremonisë. Kjo u bë një tjetër dëshmi e problemeve me furnizimin e Policisë së Kosovës me uniforma.

    Por, shqetësimet për pajisjet e policëve nuk janë të reja. Përgjigjja që Inspektorati Policor i Kosovës i ka dhënë Insajderit tregon se këto probleme janë evidentuar vazhdimisht gjatë pesë viteve të fundit, madje jo vetëm për uniformat, por edhe për pajisjet që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë e zyrtarëve policorë.

    IPK-ja ka bërë të ditur se në 14 inspektime të realizuara gjatë kësaj periudhe janë evidentuar shqetësime për këto pajisje.

    “IPK në kuadër të autorizimeve ligjore, në vazhdimësi përmes inspektimeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme gjatë  pesë (5) viteve të fundit ka trajtuar sfidat lidhur me furnzimin me uniform zyrtare dhe pajisijeve tjera për nevoja operative policore përfshirë  jelekë mbrojtës (antiplumb), helmeta, etj,. Sipas të dhënave zyrtare të IPK-së në 14 inspektime të realizuara janë ngritur shqetësime dhe janë rekomanduar ndërmarrje e veprimeve në përmirësimin e gjendjes me artikujt e përmendur“, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e tyre për Gazetën Insajderi.

    IPK i ka thënë Insajderit se gjatë pesë vjetëve të fundit, në së paku dhjetë inspektime ka ngritur shqetësime për furnizimin me jelekë anti-plumb, skadimin e afateve të përdorimit dhe nevojën për zëvendësimin e tyre.

    Problemi me këto pajisje nuk është i ri. Në vitin 2017 ishte nënshkruar kontrata e fundit për furnizim me jelekë antiplumb, ndërsa përpjekjet për të siguruar të rinj u përcollën me ankesa, pezullime dhe anulime të tenderëve.

    Në qershor të vitit 2021, Policia e Kosovës hapi një tender në vlerë prej 3 milionë e 799 mijë e 800 eurosh për blerjen e 3 mijë e 250 jelekëve antiplumb. Parashihej të bliheshin 600 jelekë të brendshëm, 2 mijë e 300 të jashtëm dhe 350 jelekë taktikë për Njësinë Speciale.

    Por, procedura nuk shkoi sipas planit. Kompanitë pjesëmarrëse parashtruan ankesa, ndërsa Organi Shqyrtues i Prokurimit mbeti për një kohë të gjatë pa bord funksional, duke pamundësuar trajtimin me kohë të ankesave.

    Në dhjetor të vitit 2021, Policia fillimisht rekomandoi për kontratë kompaninë Sodex Group, me ofertë prej 2 milionë e 758 mijë e 950 eurosh. Megjithatë, pas ankesave të operatorëve ekonomikë, tenderi u pezullua sërish në fillim të janarit 2022.

    As rikthimi i lëndës në shqyrtim nuk e zgjidhi problemin. Organi Shqyrtues i Prokurimit në disa raste i aprovoi ankesat e kompanive dhe e ktheu aktivitetin e prokurimit në rivlerësim.

    Në gusht të vitit 2023, pas më shumë se dy vjetësh zvarritje, Policia e Kosovës u detyrua ta anulonte në tërësi tenderin. Sipas vendimit të OSHP-së, oferta e operatorëve të rekomanduar nuk i plotësonte kërkesat e dosjes së tenderit dhe nuk kishte oferta të përgjegjshme për t’u shpërblyer me kontratë.

    Kështu, pas miliona eurove të planifikuara dhe një procesi të përcjellë me ankesa e rivlerësime, Policia mbeti pa kontratën e re për furnizimin me jelekë antiplumb.

    IPK-ja thotë se në kuadër të 14 inspektimeve të realizuara për uniformat dhe pajisjet policore janë dhënë së paku 14 rekomandime për drejtuesit dhe autoritetet përkatëse të Policisë së Kosovës, me qëllim të përmirësimit të gjendjes.

    Sa i përket veshmbathjes, IPK shton për Insajdeirn se në së paku dhjetë inspektime është ngritur nevoja për furnizim të rregullt me to.

    Ndërsa për helmetat mbrojtëse, IPK-ja thotë se shqetësimi për furnizim është evidentuar në së paku një inspektim.

    Gazeta Insajderi iu është drejtuar me pyetje edhe Policisë së Kosovës për këto çështje, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Mac Allister emocionon tifozët e Argjentinës: Ende ekziston një mundësi që Lionel Messi të rikthehet

    Mac Allister emocionon tifozët e Argjentinës: Ende ekziston një mundësi që Lionel Messi të rikthehet

    Mesfushori i Liverpoolit, Alexis Mac Allister, ka pranuar se ende nuk e ka përjetuar plotësisht largimin e Lionel Messit nga përfaqësuesja argjentinase.

    Në një intervistë për Los Edul, futbollisti i Liverpoolit ka krahasuar vështirësinë për ta pranuar këtë lajm me kohën që iu desh skuadrës për ta kuptuar se kishte fituar Kupën e Botës.

    “Ende nuk jam mësuar me largimin e Messit, njësoj siç ndodhi me ne pas fitimit të Kupës së Botës. Është e vështirë t’i përpunosh gjëra të tilla. Ende nuk e kuptojmë plotësisht se Leo nuk do të jetë më me ne”.

    Megjithatë, mesfushori la të kuptohet se ende shpreson për një ndryshim të mundshëm të vendimit të yllit argjentinas.

    “E kuptoj gjithçka që u krijua rreth kësaj dhe vendimin e tij, por kam ndjesinë se ende ekziston një derë e vogël e hapur për një rikthim në një moment. Kështu e ndiej unë, sepse ai gjithmonë dha gjithçka për Kombëtaren dhe gjithmonë bënte diferencën në fushë. Ai e bëri këtë edhe në një Kupë të Botës në moshën 39-vjeçare”.

    Mac Allister zbuloi gjithashtu se bashkëlojtarët e tij te Liverpooli mbeten të mahnitur nga paraqitjet e Messit në triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës.

    “Kur flas me të gjithë djemtë këtu te Liverpooli, ata më thonë: ‘Kupa e Botës që luajti Messi, thjesht nuk mund ta besoj’”./Telegrafi/

  • Kryeprokurori i Prizrenit konfirmon raportimin e Sinjalit për aksionin kundër bixhozit ilegal në Prizren dhe Suharekë

    Kryeprokurori i Prizrenit konfirmon raportimin e Sinjalit për aksionin kundër bixhozit ilegal në Prizren dhe Suharekë

    Kryeprokurori i Prizrenit konfirmon raportimin e Sinjalit për aksionin kundër bixhozit ilegal në Prizren dhe Suharekë

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se është duke u zhvilluar megaaksioni policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në Prizren dhe Suharekë, për të cilin Sinjali raportoi ekskluzivisht më herët.

    I kontaktuar nga Sinjali, Kryeziu ka bërë të ditur se aksioni është ende në zhvillim e sipër dhe se ndodhet në terren.

    “Jam ne teren e nderuar, aksioni eshte ne vazhdim e siper!”, ka deklaruar Kryeziu për Gazetën Sinjali.

    Siç raportoi Sinjali, operacioni është ndërmarrë pas një periudhe të gjatë hetimore, gjatë së cilës njësitë për hetimin e krimeve ekonomike kanë zhvilluar vëzhgime, kanë siguruar informacione operative dhe kanë zbatuar masa të fshehta hetimore.

    Bastisjet po zhvillohen në disa lokacione në Prizren dhe Suharekë, në bazë të urdhëresave të gjykatës kompetente, me qëllim të goditjes së veprimtarisë së dyshuar ilegale të bixhozit.

    Në fokus të kontrolleve janë pajisjet që dyshohet se janë përdorur për organizimin e lojërave të fatit, paratë e gatshme, telefonat celularë, pajisjet DVR dhe prova të tjera të mundshme materiale e elektronike.

    Përmes këtyre veprimeve, hetuesit synojnë të dokumentojnë mënyrën e funksionimit të veprimtarisë së dyshuar dhe të identifikojnë personat e përfshirë.

    Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për numrin e lokacioneve të kontrolluara, personat e arrestuar apo sendet e sekuestruara.

    Gazeta Sinjali do të përcjellë zhvillimet e aksionit dhe do të raportojë për rezultatet e tij sapo të ketë informacione të reja.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Prizren’s chief prosecutor confirms signal reporting for illegal gambling action in Prizren and Suhareka

    The chief prosecutor of the Constitutional Prosecution in Prizren, Petrit Kryeziu, has confirmed for the Signal Gazette that police megaction is under way against the illegal organisation of lucky games in Prizren and Suhareka, which the signal reported exclusively earlier.

    Contacted by the signal, Kryeziu has announced that the action is still under way and that it is on the ground.

    I’m in honor, action is under way!

    As the signal reported, the operation has been undertaken after a long period of investigation, during which units for the investigation of economic crimes have conducted observations, provided operational information and implemented secret investigative measures.

    The raids are being held at several locations in Prizren and Suhareka, on the basis of competent court ordinances, with the aim of hitting the alleged illegal gambling activity.

    Focusing on the checks are devices that are allegedly used to organize game events, cash, mobile phones, DVR devices, and other possible material and electronic evidence.

    Through these actions, investigators aim to document the operation of the suspected activity and identify the persons involved.

    So far there is no confirmed information on the number of controlled locations, persons arrested or items seized.

    The signal paper will forward action developments and report his results once new information is available.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal