Raportimi i Insajderit për jelekët anti-plumb të policisë me afat të skaduar, Ramadani: Dorëheqja nuk mjafton

Raportimi i Insajderit për jelekët anti-plumb të policisë me afat të skaduar, Ramadani: Dorëheqja nuk mjafton

Written by

in

Raportimi i Insajderit për jelekët anti-plumb të policisë me afat të skaduar, Ramadani: Dorëheqja nuk mjafton

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas raportimit të Gazetës Insajderi lidhur me jelekët anti-plumb me afat të skaduar dhe inspektimet e Inspektoratit Policor të Kosovës ndër vite lidhur me këtë çështje.

Ramadani me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka cituar përgjigjen e IPK’së për Insajderin, teksa e ka vlerësuar se kushtet e policisë janë, siç u shpreh ai, të mjerueshme, shkruan Insajderi.

“Dorëheqja nuk mjafton”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij.

IPK i ka thënë Insajderit se gjatë pesë vjetëve të fundit, në së paku dhjetë inspektime ka ngritur shqetësime për furnizimin me jelekë anti-plumb, skadimin e afateve të përdorimit dhe nevojën për zëvendësimin e tyre. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi