Category: Lajme

  • Presidentja Shiroka Pula pranon Raportin e Progresit, zotohet për reforma drejt BE-së

    Presidentja Shiroka Pula pranon Raportin e Progresit, zotohet për reforma drejt BE-së

    Presidentja Shiroka Pula pranon Raportin e Progresit, zotohet për reforma drejt BE-së

    Presidentja Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, i cili ia dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

    Me këtë rast, Shiroka Pula theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo theksoi se Kosova është vend proevropian dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Republikës së Kosovës dhe se institucionet e vendit janë të përkushtuara për avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe përmbushjen e standardeve evropiane.

     Nga ana tjetër, sipas njoftimit nga zyra e presidentes, ambasadori Schuebel e përgëzoi Presidenten Shiroka Pula për qasjen e saj konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar për frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës.

    Ndërkaq Presidentja vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës evropiane të vendit.

  • Filipçe për Raportin e KE-së: Situata në vend po përkeqësohet, qeveria ka kapur gjyqësorin dhe mediat janë nën presion

    Filipçe për Raportin e KE-së: Situata në vend po përkeqësohet, qeveria ka kapur gjyqësorin dhe mediat janë nën presion

    Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka kritikuar ashpër qeverinë në lidhje me gjetjet e Raportit të fundit të Progresit të Shtetit të Komisionit Evropian për vitin 2026, duke vlerësuar se situata në vend po përkeqësohet në mënyrë drastike.

    Sipas kryetarit të partisë opozitare, raporti evropian vëren zero përparim në fusha kyçe si lufta kundër korrupsionit, liria e shprehjes dhe prokurimi publik.

    Ai paralajmëron se sistemi i drejtësisë është nën “rrethim politik” dhe është lënë pa burimet e nevojshme financiare.

    “Dyzet padi kundër gazetarëve, tre herë më shumë se vitin e kaluar. Media është nën presion, dhe bujqësia është në prag të kolapsit”, thekson Filipçe, duke iu referuar vërejtjeve specifike.

    Filipçe fajësoi drejtpërdrejt qeverinë aktuale për këtë imazh, duke theksuar se ajo ka kapur gjyqësorin, ka mbytur hapësirën mediatike dhe e ka lënë korrupsionin plotësisht të paprekur.

  • Kryeministri polak i dërgon mesazh Trumpit pas humbjes së republikanëve

    Kryeministri polak i dërgon mesazh Trumpit pas humbjes së republikanëve

    Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të kërkojë kompromise me demokratët pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke paralajmëruar se qeverisja përmes vetove nuk është zgjidhje.

    Reagimi i liderit polak vjen pasi Trumpi kishte paralajmëruar se do të bëhej “zoti Veto” në rast se demokratët merrnin kontrollin e Kongresit amerikan.

    “Duke u bazuar në përvojën time polake, duhet të them se vetoja është gjëja e fundit që mund të ndihmojë në ndjekjen e një politike të mirë”, deklaroi Tusk.

    Kryeministri polak e njeh nga afër këtë situatë, pasi përballet vazhdimisht me veto nga presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, i cili ka bllokuar disa nisma të qeverisë së tij.

    “Demokracia është e mahnitshme, vërtet. E dua demokracinë. Është diçka vërtet e bukur”, shtoi ai.

    Ndryshe, republikanët kanë humbur të dyja dhomat e Kongresit – Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve. /Telegrafi/

  • “Arlinda nuk u mbrojt nga shteti”, qytetarët vazhdojnë protestën në Prishtinë

    “Arlinda nuk u mbrojt nga shteti”, qytetarët vazhdojnë protestën në Prishtinë

    Protesta në Prishtinë në reagim ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt po vazhdon edhe sot, me qytetarë të indinjuar që kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për rastin që ka tronditur opinionin publik.

    Me thirrjet “Arlinda nuk u mbrojt nga shteti” dhe “Ata njerëz kanë me u përgjigj”, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj institucioneve, duke kërkuar që të gjithë personat përgjegjës për mosmbrojtjen e saj të japin llogari.

    Protesta po mbahet në shenjë revolte ndaj dështimit institucional për ta mbrojtur Arlindën, e cila paraprakisht ishte paraqitur në polici për të raportuar dhunën në familje, para se të vritej.

    Pjesëmarrësit kërkojnë që rasti të mos përfundojë vetëm me reagime publike, por të pasohet me hetime të plota dhe masa konkrete ndaj secilit zyrtar që mund të ketë neglizhuar përgjegjësitë e tij.

    Protestuesit po kërkojnë drejtësi për Arlindën dhe llogaridhënie nga institucionet, duke theksuar se dështimet në trajtimin e rasteve të dhunës në familje mund të kenë pasoja fatale.

  • Presidentja Shiroka Pula pranon Raportin e Progresit nga BE-ja

    Presidentja Shiroka Pula pranon Raportin e Progresit nga BE-ja

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, i cili ia dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

    Sipas njoftmit për media, Presidentja Shiroka Pula theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave.

    “Ajo theksoi se Kosova është vend proevropian dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Republikës së Kosovës dhe se institucionet e vendit janë të përkushtuara për avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe përmbushjen e standardeve evropiane”, thuhet në njotim.

    Po sahtu, në njoftim theksohet se ambasadori Schuebel e përgëzoi Presidenten Shiroka Pula për qasjen e saj konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar për frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës.

    “Ndërkaq Presidentja vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës evropiane të vendit”.

    Burimi: Dukagjini

  • President Shiroka Pula accepts EU Progress Report

    Kosovo President Justina Shiroka Pula hosted the European Union’s Ambassador to Kosovo, Dirk Schuebel, who handed the European Commission’s Progress Report to Kosovo, at the meeting.

    According to media reports, President Shiroka Pula stressed Kosovo institutions’ commitment to advancing reforms.

    She stressed that Kosovo is a pro-European country and that membership in the European Union remains a strategic goal of the Republic of Kosovo, and that the country’s institutions are committed to advancing reforms, strengthening rule of law, democratic functioning of institutions and meeting European standards, it is said.

    Yes, in the report it is stressing that Ambassador Scheebel praised President Shiroka Pula for her constructive approach and efforts to contribute to the spirit of co-operation and unity on Kosovo’s political scene.

    The president also praised the European Union’s support for Kosovo and stressed the importance of partnership with the EU in advancing the country’s European agenda.

    Source Layer: Dukeagini

  • Shkencëtarët mbeten të habitur, demi krijon lidhje intime me një gomar mashkull në Etiopi

    Shkencëtarët mbeten të habitur, demi krijon lidhje intime me një gomar mashkull në Etiopi

    Shkencëtarët mbeten të habitur, demi krijon lidhje intime me një gomar mashkull në Etiopi

    Një marrëdhënie e pazakontë mes një demi dhe një gomari mashkull ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve në Etiopi, pasi dy kafshët vazhdimisht kërkonin shoqërinë e njëra-tjetrës, pavarësisht se kishin mundësi të tjera për çiftëzim.

    Sipas mediumit britanik “The Sun”, studiuesit zbuluan rastësisht këtë sjellje gjatë një studimi të veçantë për majmunët në Etiopi.

    Dy kafshët, të quajtura Achille, demi, dhe Patroclo, gomari mashkull, i përkisnin fermerëve të ndryshëm dhe mund të takoheshin vetëm kur nxirreshin në kullotë.

    Gjatë ndërveprimit të parë, studiuesit vunë re se demi tentoi të hipte mbi gomarin nga prapa. Ndryshe nga reagimi që mund të pritej, Patroclo e pranoi afrimin dhe shpesh i përgjigjej duke e kafshuar lehtë Achille-n dhe duke ia afruar pjesën e pasme të trupit.

    “Po bënim një pushim të vogël për drekë dhe në distancë pashë diçka që dukej paksa e çuditshme. U thashë kolegëve: ‘Mendoj se pashë një dem duke hipur mbi një gomar’. Ata nuk më besuan”, ka treguar André da Cruz, doktorant dhe një nga autorët e studimit.

    Ekspertët nga Universiteti i Pizës regjistruan 51 ndërveprime të tilla brenda vetëm 14 ditësh, edhe pse dy kafshët i përkisnin pronarëve të ndryshëm dhe mund të takoheshin vetëm gjatë kullotjes.

    Sipas studiuesve, ndërveprimet nuk kufizoheshin vetëm në tentimet për çiftëzim. Dy kafshët gjithashtu lëpinin, fërkoheshin dhe afroheshin me turinjtë e tyre, duke qëndruar vazhdimisht pranë njëra-tjetrës.

    Elisabetta Palagi, autore e studimit, tha se ndërveprimet seksuale mes demit Achille dhe gomarit Patroclo nuk ishin ngjarje të izoluara.

    “Ajo që na tërhoqi vërtet vëmendjen ishte se këto ndërveprime ishin të përfshira në një marrëdhënie shoqërore shumë përzgjedhëse dhe të qëndrueshme mes dy individëve”, deklaroi ajo.

    Studiuesit theksuan se të dyja kafshët kishin qasje te partnerë të tjerë të mundshëm, përfshirë kafshë të gjinive të ndryshme dhe të specieve të tyre, por vazhdimisht zgjidhnin të qëndronin pranë njëra-tjetrës.

    Doktoranti da Cruz tha se dy kafshët kërkonin vazhdimisht shoqërinë e njëra-tjetrës dhe angazhoheshin në sjellje të ndryshme afërsie, si lëpirja, fërkimi dhe afrimi me turinjtë, krahas ndërveprimeve të përsëritura seksuale.

    Në dy raste, Achille tentoi të afrohej edhe me një gomar tjetër mashkull. Megjithatë, ai reagoi ndryshe, duke i shfaqur shenja refuzimi dhe kërcënimi, përfshirë tërheqjen e veshëve prapa dhe shprehje kërcënuese të fytyrës.

    Autorja kryesore e studimit, Martina Francesconi, tha se gjetja më e rëndësishme nuk ishte vetëm fakti që demi tentonte të çiftëzohej me një gomar mashkull, por se kjo sjellje ishte pjesë e një marrëdhënieje më të gjerë shoqërore dhe përzgjedhëse.

    Megjithatë, shkencëtarët nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse kjo lidhje nisi si afërsi shoqërore dhe më pas u shndërrua në sjellje seksuale, apo nëse të dyja kanë ekzistuar njëkohësisht.

    Sipas studiuesve, marrëdhënia mund të ketë ndihmuar në krijimin e afërsisë, ruajtjen e lidhjes mes tyre ose uljen e tensionit, por nevojiten hulumtime të tjera për të kuptuar motivet e sakta.

    Shkencëtarët planifikojnë të zhvillojnë vëzhgime të tjera për të kuptuar më mirë se çfarë i shtyn këto dy kafshë të kërkojnë vazhdimisht njëra-tjetrën.

    Sjellja seksuale mes kafshëve të të njëjtit seks është dokumentuar në më shumë se 1,500 specie, përfshirë luanët, delfinët, pinguinët dhe delet. Megjithatë, marrëdhëniet e tilla mes kafshëve të specieve të ndryshme mbeten jashtëzakonisht të rralla.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Scientists remain surprised, the bull creates intimate ties with a male donkey in Ethiopia

    An unusual relationship between a bull and a male donkey has attracted the attention of scientists in Ethiopia, as the two animals repeatedly sought each other’s companionship, despite having other possibilities for mating.

    According to the British medium The Sun, researchers chancely discovered this behavior in a special study of monkeys in Ethiopia.

    Two animals, called Acille, the bull, and Patroclo, the male ass, belonged to different farmers and could be met only when they were taken out of the pasture.

    During the first interaction, researchers noticed that the bull attempted to climb over the donkey from behind. Contrary to the expected reaction, Patroclo accepted the approach and often responded by easily biting Achille and approaching the back of his body.

    We were having a little lunch break and in the distance I saw something that looked a little weird. I told my colleagues: I think I saw a bull riding on a donkey. They didn’t believe me, and she showed André da Cruz, doctorant and one of the authors of the study.

    Experts from the University of Pisa registered 51 such interactions within just 14 days, even though the two animals belonged to different owners and could meet only during shepherding.

    According to researchers, interactions were not limited to mating efforts. And the two beasts licked, and wrinkled, and drew near to their faces, and stood by one another continually.

    Elizabeth Palagi, author of the study, said that the sexual interactions between the Achille bull and Patroclo donkey were not isolated events.

    What really caught our attention was that these interactions were involved in a very selective and lasting social relationship between two individuals, she declared.

    Researchers stressed that both animals had access to other potential partners, including animals of different genders and their species, but repeatedly chose to stay close together.

    Doctor da Cruz said that the two animals were constantly looking for each other and engaged in various behaviors, such as licking, friction and dealing with tendons, along with repeated sexual interactions.

    On two occasions, Acille tried to get closer to another male ass. However, he reacted differently, showing him signs of rejection and threat, including pulling back ears and threatening facial expressions.

    The lead author of the study, Martina Francescon, said that the most important finding was not just that the bull tried to mate with a male donkey but that such behavior was part of a broader social and selective relationship.

    However, scientists have failed to determine whether this relationship began as social proximity and then became sexual behavior, or whether both existed simultaneously.

    According to researchers, the relationship may have helped to develop closeness, maintain relationships, or reduce tension, but more research is needed to understand the correct motives.

    Scientists plan to develop additional observations to better understand what drives these two animals to seek each other constantly.

    Sexual behavior among same – sex animals is documented in more than 1,500 species, including lions, dolphins, penguins, and sheep. However, such relations between animals of various species remain extremely rare.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vedat Muriqi lihet në stol ndaj Liverpoolit

    Vedat Muriqi lihet në stol ndaj Liverpoolit

    Vedat Muriqi lihet në stol ndaj Liverpoolit

    Liverpooli është mysafir i Fenerbahçes, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve.

    Fatkeqësisht te gjiganti turk në stol do të jetë sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi.

    Ylli prizrenas duket se ka humbur vendin e titullarit te Fenerbahce, që tani po e preferojnë Romelu Lukakun si numër 9.

    Formacionet zyrtare:

    Fenerbahçe: Ederson; Brown, Peprah, Skriniar, Semedo; Yuksek, Kante, Guendouzi; Kahveci, Lukaku, Greenwood

    Liverpool: Alisson; Gomez, Jacquet, Van Dijk, Tsimikas; Mac Allister, Nyoni; Munoz, Szoboszlai, Ngumoha; Barcola.

    Burimi: Insajderi

  • Presidentja pranon Raportin e Progresit: Anëtarësimi në BE mbetet synim i vendit

    Presidentja pranon Raportin e Progresit: Anëtarësimi në BE mbetet synim i vendit

    Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, Shiroka Pula ka theksuar se Kosova është vend proevropian dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Republikës së Kosovës.

    Ajo ka thënë se institucionet e vendit janë të përkushtuara për avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe përmbushjen e standardeve evropiane.

    Ndërkaq, ambasadori Schuebel e ka përgëzuar Presidenten Shiroka Pula për qasjen e saj konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar në frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës.

    Në takim, Presidentja ka vlerësuar edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës evropiane të vendit. 

    Burimi: RTKLive