Category: Lajme

  • 51 kartonë të kuq! Një festim goli në Brazil shkaton trazira mes lojtarëve

    51 kartonë të kuq! Një festim goli në Brazil shkaton trazira mes lojtarëve

    Gjysmëfinalja e kampionatit U20 mes Uberlandias dhe Mamores në Brazil përfundoi në kaos në minutat shtesë të ndeshjes.

    Pasi Mamore shënoi golin e tretë, një futbollist festoi përpara bankinës së skuadrës vendase, duke shkaktuar një përleshje masive.

    Lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave u përfshinë në përleshje, ndërsa në drejtim të tyre u hodhën edhe objekte të ndryshme.

    Për shkak të kaosit, gjyqtari nuk arriti të ndante kartonët e kuq në fushë, por më vonë i regjistroi përjashtimet në raportin zyrtar të ndeshjes.

    Bilanci ishte i pabesueshëm: 43 futbollistë dhe tetë anëtarë të stafit teknik u ndëshkuan me kartonë të kuq.

    Kështu, u tejkalua rekordi i mëparshëm i Librit të Rekordeve Guinness, i cili ishte 36 përjashtime në një ndeshje./Telegrafi/

  • Vance sinjalizon ambiciet për Shtëpinë e Bardhë, distancohet nga Trump dhe fajëson luftën në Iran

    Vance sinjalizon ambiciet për Shtëpinë e Bardhë, distancohet nga Trump dhe fajëson luftën në Iran

    Vance sinjalizon ambiciet për Shtëpinë e Bardhë, distancohet nga Trump dhe fajëson luftën në Iran

    Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka reaguar pas humbjes së republikanëve në zgjedhje, duke kritikuar strategjinë e Partisë Republikane dhe vendimet e administratës së Donald Trumpit, në një qëndrim që është interpretuar si përpjekje për t’u distancuar nga presidenti dhe për të ruajtur ambiciet e tij politike për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

    Përmes një reagimi të publikuar të mërkurën në platformën X, Vance ka kritikuar mënyrën se si republikanët e zhvilluan fushatën dhe përcollën mesazhet e tyre ekonomike, duke argumentuar se partia kishte humbur kontaktin me realitetin e qytetarëve, të cilët po përballen me rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës.

    Siç raporton CNN, kritikat e zëvendëspresidentit preknin drejtpërdrejt edhe vendimet strategjike të presidentit Trump, veçanërisht ato që lidhen me luftën dhe ndikimin e saj në ekonominë amerikane.

    Në një nga deklaratat më të drejtpërdrejta, Vance shkroi: “Arsyeja pse humbëm është lufta”, duke vënë në pikëpyetje një prej vendimeve më të rëndësishme të mandatit të dytë të Trumpit.

    Zëvendëspresidenti paraqiti edhe katër hapa që, sipas tij, do të mund ta rikthenin mbështetjen e votuesve për republikanët:

    Përfundimi i luftës.

    Përqendrimi te kostoja e jetesës dhe inflacioni.

    Vendosja e interesave të Amerikës të parat.

    Ndryshimi i marrëdhënieve me Izraelin.

    Qëndrimi i Vance shihet jo vetëm si kritikë ndaj mënyrës se si republikanët e menaxhuan fushatën, por edhe si përpjekje për t’iu afruar krahut izolacionist të koalicionit MAGA, i cili kundërshton përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në luftëra jashtë vendit.

    Ky krah përfaqësohet edhe nga komentatori politik Tucker Carlson, i cili vazhdon të mbështesë shmangien e konflikteve të huaja, një prej parimeve që Donald Trump kishte përdorur për të fituar mbështetjen e elektoratit të tij.

    Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e së martës, vëmendja tashmë është përqendruar te ndikimi që lufta në Iran mund të ketë në garën presidenciale të vitit 2028.

    Sipas CNN, mbetet e paqartë nëse figura të administratës Trump që kanë qenë të lidhura me këtë konflikt, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, do të arrijnë ta mbrojnë qëndrimin e tyre për luftën gjatë fushatës së ardhshme presidenciale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Vance signals ambitions for the White House, distances from Trump and blames the war in Iran

    The US vice president, JD Vance, has reacted after losing Republicans in the election, criticising Republican Party strategy and the decisions of Donald Trump’s administration, in a stance that has been interpreted as an attempt to distance itself from the president and preserve his political ambitions for 2028 presidential elections.

    Through a response released Wednesday on the X platform, Vance has criticised the way the Republicans carried out the campaign and conveyed their economic messages, arguing that the party had lost touch with the reality of citizens, who are facing continued increases in the cost of living.

    As reported CNNThe vice president’s criticism also directly affected President Trump’s strategic decisions, especially those related to war and its impact on the American economy.

    In one of the most direct statements, Vance wrote: The reason we lost is war, questioning one of the most important decisions of Trump’s second term.

    The vice president also presented four steps that, according to him, could restore voter support for the republics:

    The end of the war.

    Focusing on the cost of living and inflation.

    Place America’s interests first.

    Changing relations with Israel.

    Vance’s stance is seen not only as critical of the way the Republicans managed the campaign but also as attempts to approach the Isolationist wing of the MAGA coalition, which opposes the involvement of the United States in wars abroad.

    This side is represented by political commentator Tucker Carlson, who continues to support the avoidance of foreign conflicts, one of the principles Donald Trump had used to gain the support of his electorate.

    After losing the Republicans in Tuesday’s elections, attention has already focused on the impact the Iran War may have on the 2028 presidential race.

    According to CNN, it remains unclear whether administration figures Trump who have been linked to this conflict, including Vice President JD Vance and Secretary of State Marco Rubio, will be able to defend their stance on the war during the upcoming presidential campaign.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • IKD: Raporti i KE-së konfirmon gjendjen shqetësuese në sundimin e ligjit

    IKD: Raporti i KE-së konfirmon gjendjen shqetësuese në sundimin e ligjit

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 konfirmon gjendjen shqetësuese në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe zbatimin e reformave.

    Sipas IKD-së, veçanërisht shqetësues është vlerësimi se Kosova nuk ka shënuar progres në funksionimin e gjyqësorit, duke shënuar përkeqësim krahasuar me tri vitet paraprake. Ndërkohë, në luftën kundër korrupsionit është evidentuar vetëm progres i kufizuar.

    IKD thekson se kriza politike dhe institucionale, bllokadat dhe vonesat në vendimmarrje kanë penguar zbatimin e reformave dhe kanë ndikuar negativisht në procesin e integrimit evropian.

    “Institucionet dhe subjektet politike kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për krijimin e kushteve që sigurojnë funksionimin demokratik, respektimin e Kushtetutës dhe vazhdimësinë e reformave”, thekson IKD.

    Instituti ka përmendur edhe kritikat e raportit për krizën financiare të transmetuesit publik.

    IKD u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërmarrin masa konkrete për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian.

    “Kosova nuk ka nevojë për përsëritjen e premtimeve për reforma, por për institucione funksionale, përgjegjësi politike dhe rezultate të matshme”, thekson IKD.

    Burimi: RTKLive

  • IKD: EC report confirms distressing situation in rule of law

    Kosovo Institute for Justice ( The IKD has estimated that the European Commission’s 2026 report on Kosovo confirms the state of concern in rule of law, the functioning of democratic institutions and implementation of reforms.

    According to the IKD, especially disturbing is the assessment that Kosovo has not noted progress in functioning the judiciary, marking deterioration compared to the three years in advance. Meanwhile, only limited progress has been recorded in fighting corruption.

    The IKD stresses that the political and institutional crisis, blockades and delays in decision-making have hampered implementation of reforms and negatively impacted the European integration process.

    Institutions and political subjects have direct responsibility for creating conditions that ensure democratic functioning, respecting the Constitution and the continuation of reforms, the IKD notes.

    The institute also cited criticism of the report of the public broadcaster’s financial crisis.

    The IKD has called on institutions responsible for taking concrete measures to implement European Commission recommendations.

    Kosovo does not need to repeat promises of reform, but for functional institutions, political responsibility and measurable results, the IKD points out.

    Source Layer: RTKLive

  • Nisin punimet restauruese në shtëpinë e familjes Gashi në Suharekë

    Nisin punimet restauruese në shtëpinë e familjes Gashi në Suharekë

    Sipas njoftimit, shtëpia, e ndërtuar në shekullin XIX, përfaqëson një shembull të veçantë të arkitekturës tradicionale të banimit, me organizim karakteristik të hapësirave, të ngjashëm me kullat tradicionale të gurit.

    Ministria ka bërë të ditur se përmes këtyre punimeve synohet ruajtja e vlerave historike dhe arkitektonike të objektit, në mënyrë që ato të ruhen edhe për brezat e ardhshëm. 

    Burimi: RTKLive

  • Muriqi mbetet në bankën rezervë ndaj Liverpoolit

    Muriqi mbetet në bankën rezervë ndaj Liverpoolit

    Muriqi mbetet në bankën rezervë ndaj Liverpoolit

    Liverpooli do të përballet me Fenerbahçen në Stamboll, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, ndërsa tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në formacionin startues të skuadrës turke, pasi trajneri ka vendosur ta lërë në bankën rezervë.

    Në vend të tij, në pozitën e qendërsulmuesit do të luajë Romelu Lukaku, i cili do të udhëheqë repartin ofensiv të Fenerbahçes.

    Formacionet zyrtare:

    Fenerbahçe: Ederson; Brown, Peprah, Skriniar, Semedo; Yuksek, Kante, Guendouzi; Kahveci, Lukaku, Greenwood.

    Liverpool: Alisson; Gomez, Jacquet, Van Dijk, Tsimikas; Mac Allister, Nyoni; Munoz, Szoboszlai, Ngumoha; Barcola.

    Ndeshja mes Fenerbahçes dhe Liverpoolit do të zhvillohet sonte, me fillim nga ora 18:45.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Muriqi remains in reserve bank against Liverpool

    Liverpool will face Fenerbahce in Istanbul, within the fourth lap of the Champions League, while official formations of both teams have already been published.

    Kosovo National Striker Vedat Muriqi will not be in the launch formation of the Turkish team, as the coach has decided to leave it in the reserve bank.

    Instead, in the position of the striker, Romelu Lukacu will play, who will lead Fenerbahce’s offensive department.

    Official formations:

    Fenerbahce: Ederson? Brown, Peprah, Scrinar, Semedo; Yuksek, Kante, Gwenduz; Kahveci, Lukeuk, Greenwood.

    Liverpool: Allison; Gomez, Jacques, Van Dijk, Tsimikas; Mac Allister, Nion; Munoz, Szobozlai, Nzomoha; Barcola.

    The match between Fenerbahce and Liverpool will take place tonight, starting at 18:45.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • BE-ja thotë se po zhvillon dialog me Kosovën për ndryshimet në Ligjin për Specialen

    BE-ja thotë se po zhvillon dialog me Kosovën për ndryshimet në Ligjin për Specialen

    BE-ja thotë se po zhvillon dialog me Kosovën për ndryshimet në Ligjin për Specialen

    Bashkimi Evropian po zhvillon dialog me Qeverinë e Kosovës lidhur me ndryshimet e bëra në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, tha komisionarja për Zgjerim e bllokut, Marta Kos.

    Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u iniciuan nga Partia Demokratike e Kosovës dhe u miratuan më 6 tetor. Pas këtij vendimi, komuniteti evropian shprehu shqetësime lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe për pavarësinë e gjykatës me seli në Hagë.

    Miratimit përfundimtar të ndryshimeve i paraprinë protestat kundër aktgjykimit dënues të 16 shtatorit kundër katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u dënuan në shkallë të parë për krime lufte.

    Protestuesit kërkuan ndryshime në ligj dhe mbështetje më të madhe institucionale për ish-presidentin, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi, që u shpallën fajtorë nga Gjykata Speciale.

    Por, me kërkesën e vetë nismëtares së ndryshimeve, ligji u kthye në Kuvend për rishqyrtim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula më 22 tetor.

    “Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës rrezikojnë të minojnë çdo përparim, por veçse jemi në dialog sa i përket këtyre ndryshimeve me Qeverinë e Kosovës”, tha Kos gjatë një konference për media në Bruksel, duke folur për përparimin e Prishtinës sa i përket reformave.

    BE-ja kishte shprehur shqetësime për ndryshimet në Ligjin për mekanizmin e drejtësisë me seli në Hagë të Holandës, duke argumentuar se duhet konsultuar edhe vetë blloku për ndryshimet në ligj.

    Në prill të vitit 2014, përmes një letërkëmbimi mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe shefes së BE-së, Catherine Ashton, vendi mori përsipër një sërë zotimesh për Gjykatën Speciale.

    Në mesin e zotimeve ishte dhe që Kosova të konsultohej me BE-në për çfarëdo nisme për ndryshim të ligjeve që kanë ndikim në mandatin e gjykatës, apo në procedurat gjyqësore që burojnë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese (SITF).

    Po ashtu, Kosova u zotua për vazhdimin e punës së Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave përkatëse.

    Pas kthimit të ligjit në Kuvend, nga BE-ja deklaruan se presin që të konsultohen “nëse rinisin diskutimet në Kuvend” për të, pikërisht duke u thirrur në “frymën e letërkëmbimit” mes Jahjagës dhe Ashtonit.

    Po ashtu, nga Dhomat e Specializuara më herët kanë thënë se nuk janë konsultuar për nismën për ndryshimet në ligj. Ndërkaq, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar se gjykata ka mandat të përcaktuar në bazë të këmbimit të letrave, Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Burimi: Insajderi

  • Steven Gerrard nuk ka dyshime: Ylli spanjoll do të arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit

    Steven Gerrard nuk ka dyshime: Ylli spanjoll do të arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit

    Legjenda e Anglisë dhe ish-kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka parashikuar se ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, mund të arrijë nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos gjatë dekadës së ardhshme.

    Gerrard ka pasur fjalë të mëdha për talentin 19-vjeçar spanjoll në një paraqitje në TNT Sports, pak para se Yamal të shënonte golin e parë në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve.

    “Po flasim për një superyll. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Numrat që po regjistron aktualisht, si në gola ashtu edhe në asistime, janë të pabesueshëm dhe vërtet të frikshëm”.

    Duke krahasuar zhvillimin e tij me talentet e reja angleze, ish-kapiteni i Liverpoolit shtoi: “Ai është në të njëjtën moshë, por statistikat që po regjistron janë të pabesueshme. Ai tashmë është pjesë e diskutimeve për fitimin e Topit të Artë”.

    Yamal, i cili në ceremoninë e vitit 2026 përfundoi në vendin e tretë në garën për Topin e Artë, pas fituesit Harry Kane dhe vendit të dytë Kylian Mbappe, vazhdon të krahasohet me figurat më të mëdha të futbollit.

    Gerrard beson se anësori i Barcelonës ka potencialin për t’u përmendur në të njëjtën kategori me dy legjendat e futbollit botëror.

    “Këta futbollistë shfaqen vetëm herë pas here – Messi, Ronaldo. Dhe e di që nuk po e them këtë para kohe, por pas një dekade për të do të flitet në të njëjtën mënyrë si për ta”, përfundoi anglezi./Telegrafi/