Category: Lajme

  • Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

    Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

    Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

    Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën të mërkurën në mëngjes, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës në Casarano, në provincën e Lecces, në Itali.

    Viktima është identifikuar si Bashkim Rushani, pronar i një kompanie ndërtimi, i cili dyshohet se mbeti i bllokuar nën një portë rrëshqitëse që u rrëzua mbi të.

    Sipas raportimit të mediumit italian “Tgcom24”, ekipet e emergjencës kanë arritur në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë 61-vjeçarin. Ata vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe karabinierët dhe inspektorët e SPESAL-it, organ që merret me mbikëqyrjen dhe sigurinë në vendet e punës.

    Rrethanat e plota të aksidentit dhe mënyra se si porta rrëshqitëse ra mbi viktimën pritet të sqarohen nga hetimet.

    Burimi: Sinjali

  • Tragedy in Italy, 61-year-old of Albanian origin dies after door caught

    A 61-year-old of Albanian origin lost his life Wednesday morning as a result of a job accident in Cassarano, in the province of Lecce, Italy.

    The victim has been identified as the Rushan Union, the owner of a construction company, which allegedly remained trapped under a slippery gate that collapsed on it.

    According to the Italian media report “Tgcom24,” emergency teams have arrived at the scene, but have not been able to save 61-year-olds. They have only ascertained his death.

    Carabinieri and SPESAL inspectors, a body that handles surveillance and safety at workplaces have also emerged.

    Full circumstances of the accident and the way the slippery gate fell upon the victim are expected to be clarified by investigations.

    Source Layer: Signal

  • Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir …

    Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir …

    Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir …

    Një diskutim mes Bejtës dhe Nichit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka marrë një kthesë emocionale, pasi reperi ka reaguar ndaj mënyrës se si iu drejtua banori tjetër.

    Gjatë bisedës, Bejta iu referua Nichit me fjalën ‘bir’, një shprehje që nuk u prit mirë nga ky i fundit.

    Nichi reagoi duke i treguar se babanë e kishte humbur para dy vitesh dhe se nuk dëshironte që kjo çështje të përdorej në diskutimet brenda shtëpisë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Një baba e kam pasur o Bejtë. Vetëm një. Është shkuar ai që dy vjet. Nuk kam ardhur këtu për t’u viktimizuar. T’i thuash bir dikujt është nënçmim”, u shpreh ai.

    Reagimi i reperit solli në vëmendje një pjesë të dhimbshme të jetës së tij, ndërsa theksoi se nuk dëshiron të viktimizohet për humbjen që ka përjetuar, por as të pranojë shprehje që i konsideron nënçmuese.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Bejta gjithashtu i kërkoi falje me arsyetimin se nuk e dinte një gjë të tillë.

    Tashmë kanë filluar të identifikohen konkurrentët, të njihën më mirë e të kenë edhe debate.

    Burimi: Insajderi

  • Mbi gjysmë milioni euro prona të trashëguara më 2019, të deklaruara vetëm më 2024 – A e fshehu për pesë vjet këtë pasuri prokurorja Vuçetaj?

    Mbi gjysmë milioni euro prona të trashëguara më 2019, të deklaruara vetëm më 2024 – A e fshehu për pesë vjet këtë pasuri prokurorja Vuçetaj?

    Mbi gjysmë milioni euro prona të trashëguara më 2019, të deklaruara vetëm më 2024 – A e fshehu për pesë vjet këtë pasuri prokurorja Vuçetaj?

    Nëntë prona të paluajtshme, të trashëguara sipas deklarimit në vitin 2019, me vlerë të përbashkët të deklaruar rreth 517 mijë euro, shfaqen për herë të parë në formularin e pasurisë së prokurores Lumturije Vuçetaj në vitin 2024. Ato përfshijnë ara, truall, kullosa, livadh dhe pyll. Në formularët e viteve 2019–2023 këto prona nuk figurojnë, ndërsa në deklarimin e vitit 2026 familja paraqet gjithsej 12 pasuri të paluajtshme, me vlerë të listuar rreth 712 mijë euro. Mospërputhja pesëvjeçare ngre pikëpyetje mbi kohën dhe mënyrën e deklarimit të kësaj pasurie. Insajderi sjell detajet dhe konfirmin e marrë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit

    Gazeta Insajderi

    Një krahasim i deklarimeve të pasurisë së prokurores Lumturije Vuçetaj, nga viti 2013 deri në vitin 2026, nxjerr në pah disa ndryshime që kërkojnë sqarim. Gjetja kryesore lidhet me nëntë prona të paluajtshme, të cilat në deklarimin e vitit 2024 paraqiten si të trashëguara nga gjyshja e bashkëshortit, me vitin e përfitimit të shënuar 2019.

    Këto prona nuk figurojnë në formularët e kontrolluar për vitet 2017, 2018, 2019, 2020, 2021, 2022 dhe 2023. Ato shfaqen për herë të parë në deklarimin e vitit 2024 dhe vazhdojnë të paraqiten edhe në deklarimet e viteve 2025 dhe 2026.

    Lumturije Vuçetaj u emërua kryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Pejë në dhjetor 2024, me shtatë vota të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe me mandat katërvjeçar. Në deklarimin e pasurisë për vitin 2026, formulari e paraqet atë si kryeprokurore, ndërsa deklarimi është dorëzuar më 16 mars 2026.

    Në fund të tetorit 2026, disa ditë para publikimit të këtij raporti, Këshilli Prokurorial e suspendoi nga detyra. Vendimi u miratua me shtatë vota dhe u themelua një panel hetimor, pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe fillimit të procedurës disiplinore lidhur me trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt. Zekaj u vra më 25 tetor 2026, pasi më herët kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet.

    Ky zhvillim është relevant për kontekstin e raportit, por nuk lidhet automatikisht me analizën e deklarimeve të pasurisë

    Sipas deklarimit të vitit 2026, familja e Vuçetajt paraqet gjithsej 12 pasuri të paluajtshme. Përveç nëntë pronave të trashëguara nga gjyshja e bashkëshortit, në formular figurojnë toka, shtëpia prej 240 metrash katrorë dhe pishina prej 50 metrash katrorë. Pasuria me vlerën më të lartë të shënuar është ara prej 4,001 metrash katrorë, e deklaruar me vlerë 160 mijë euro dhe me pjesë takuese të bashkëshortit prej një të tretës.

    Në pasurinë e luajtshme figurojnë një Mercedes-Benz, i blerë në vitin 2011 nga kursimet, me vlerë të deklaruar 12,500 euro dhe në pronësi të deklarueses, si dhe një BMW, i blerë në vitin 2019 me kredi, me vlerë 8,000 euro, në pronësi të fëmijëve me të cilët familja jeton në bashkësi. Në rubrikat për aksione në shoqëri tregtare, letra me vlerë dhe kriptovaluta nuk janë paraqitur të dhëna.

    Në formularin e vitit 2026 janë deklaruar edhe kredi dhe detyrime ndaj BKT-së, TEB-it dhe KEP Trustit. Ato përfshijnë kredi për ndërtimin e pishinës dhe kredi për nevoja personale. Kredia prej 30 mijë eurosh nga BKT-ja për pishinën figuron me vlerë të mbetur zero, ndërsa kreditë e tjera kanë vlera të mbetura të ndryshme.

    Sa u përket të ardhurave, formulari paraqet të ardhura personale nga paga, përvoja e punës dhe meditjet për udhëtime zyrtare, të cilat, sipas përmbledhjes së deklarimit, arrijnë rreth 30,885 euro. Për familjen deklarohen gjithashtu të ardhura nga paga, pension invalidor dhe pagesa për mirëmbajtje administrative. Prania e këtyre pasurive, kredive ose të ardhurave nuk përbën vetvetiu provë për shkelje.

    Kur u shfaq prona mbi gjysmë milioni euro?

    Në deklarimet e viteve 2013–2023 figurojnë kryesisht dy pasuri të paluajtshme në emër të bashkëshortit: një parcelë prej 625 metrash katrorë dhe një shtëpi prej 240 metrash katrorë.

    Në formularët e viteve të mëparshme, parcela paraqitet si e blerë në vitin 2009 nga kursimet e bashkëshortit. Vlera e saj shënohet me ndryshime ndër vite: 30 mijë euro në deklarimet e mëparshme, 70 mijë euro në vitin 2022 dhe 15 mijë euro nga viti 2023 e tutje.

    Në vitin 2021, për të njëjtën parcelë shfaqet edhe një paqartësi në sipërfaqe. Në formular hasen shënime që mund të lexohen si 625 metra katrorë, 0.0625 hektarë ose 6.25 hektarë. Kjo mund të jetë gabim teknik i njësisë së matjes, por mund të sqarohet vetëm përmes fletës poseduese dhe të dhënave të Agjencisë Kadastrale.

    Shtëpia prej 240 metrash katrorë është deklaruar fillimisht me vlerë 100 mijë euro, më pas me 120 mijë euro dhe në vitet e fundit me 140 mijë euro. Formularët e publikuar nuk japin shpjegim të detajuar nëse ndryshimi lidhet me renovime, investime apo rivlerësim.

    Në vitin 2022 shfaqet edhe një pishinë prej 50 metrash katrorë, e deklaruar me vlerë 40 mijë euro dhe e financuar përmes kredive bankare.

    Në deklarimin e vitit 2024 paraqiten nëntë prona të trashëguara. Ato përfshijnë një arë, truall, kullosa, livadh dhe pyll. Në formular deklarohen pjesë takuese prej një të tretës dhe një të njëzeteshtatës.

    Vlera e mbledhur e shënuar në kolonën “Vlera/Çmimi” për këto prona është rreth 517 mijë euro. Së bashku me parcelën, shtëpinë dhe pishinën, vlera e listuar e pasurive të paluajtshme në deklarimin e vitit 2024 arrin rreth 712 mijë euro.

    Formulari shënon pjesë takuese të ndryshme për pronat e trashëguara dhe nuk është e qartë nga dokumenti i publikuar nëse vlerat paraqesin vlerën e plotë të parcelave apo vetëm vlerën e pjesës së bashkëshortit.

    Pikërisht këtu qëndron pyetja kryesore: nëse pronat janë përfituar në vitin 2019, pse ato nuk figurojnë në deklarimet e viteve 2019–2023, por shfaqen për herë të parë në vitin 2024?

    Pas pyetjeve të dërguara lidhur me këto mospërputhje, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar pranimin e kërkesës.

    Në përgjigjen e saj, APK-ja i ka thënë Insajderit se pyetjet “janë përcjellë për trajtim në njësinë kompetente të Agjencisë”. Sipas përgjigjes, pas shqyrtimit të pyetjeve dhe vlerësimit të tyre në raport me kompetencat e APK-së, përgjigjja do të dërgohet “në përputhje me procedurat dhe brenda afatit të mundshëm”.

    Deri në publikimin e këtij raporti, APK-ja nuk ka dhënë ende përgjigje për thelbin e pyetjeve: datën juridike të përfitimit të pronave, kohën e regjistrimit të tyre në kadastër dhe arsyen pse ato nuk figurojnë në formularët e viteve 2019–2023.

    Pyetje të veçanta i janë dërguar edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, si institucion që mbikëqyr sistemin prokurorial dhe standardet profesionale të prokurorëve. Këshillit i është kërkuar të sqarojë nëse mospërputhjet e deklarimeve mund të kenë rëndësi për integritetin profesional dhe nëse do të kërkojë verifikim nga APK-ja.

    Deri në momentin e publikimit, Këshilli Prokurorial nuk ka dërguar përgjigje.

    Përgjigje nuk është dërguar as nga vet prokurorja Lumturije Vuçetaj. Ajo është kontaktuar me pyetje të drejtpërdrejta për nëntë pronat e trashëguara më 2019, datën e aktvendimit të trashëgimisë, regjistrimin në kadastër, vlerat e pasurive dhe ndryshimet në parcelën e blerë në vitin 2009.

    Dokumentet publike tregojnë një ndryshim të madh mes deklarimit të vitit 2023 dhe atij të vitit 2024: në deklarimin e vitit 2024 shfaqen nëntë prona të trashëguara, të cilave u është shënuar viti i përfitimit 2019. Kjo është një mospërputhje prej mbi gjysmë milioni eurosh./ Gazeta Insajderi

    Burimi: Insajderi

  • Nis faza e dytë e rehabilitimit të rrugës Kijevë–Malishevë, investim prej 1.1 milion eurosh

    Nis faza e dytë e rehabilitimit të rrugës Kijevë–Malishevë, investim prej 1.1 milion eurosh

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për fazën e dytë të rehabilitimit të rrugës rajonale Kijevë–Malishevë (R119).

    Përmes një postimi në Facebook, Basha ka njoftuar se kjo fazë përfshin një segment prej 3.1 kilometrash, për të cilin Qeveria Kurti ka ndarë 1.1 milion euro.

    Sipas tij, projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore për më shumë se 11 mijë banorë të kësaj zone.

    “Për vite me radhë, kjo rrugë është trajtuar vetëm me mirëmbajtje. Tani po bëjmë rikonstruktimin e plotë të saj, që përfshin asfaltimin, rregullimin e trotuareve dhe stacioneve të autobusëve, sistemin e kullimit dhe sinjalizimin rrugor”, ka shkruar Basha.

    Ai ka bërë të ditur se, së bashku me fazën e parë, projekti përfshin gjithsej 11.7 kilometra, duke mbuluar të gjithë segmentin Kijevë–Malishevë.

    “Po vazhdojmë me punë dhe investime konkrete për infrastrukturë më të mirë, qarkullim më të lehtë dhe rrugë më të sigurta për qytetarët”, ka theksuar ministri. /Telegrafi/

  • Zvicra merr përsipër shpenzimet mjekësore të 12 viktimave italiane të tragjedisë në Crans-Montana

    Zvicra merr përsipër shpenzimet mjekësore të 12 viktimave italiane të tragjedisë në Crans-Montana

    Zvicra nuk do t’i kërkojë Italisë rimbursimin e 1.5 milionë frangave për trajtimin mjekësor të 12 viktimave italiane të zjarrit tragjik në Crans-Montana. Vendimi u mor nga Këshilli Federal pas kërkesës së autoriteteve italiane.

    Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të mbulojë vetë shpenzimet e trajtimit mjekësor të 12 shtetasve italianë, të cilët u plagosën në zjarrin tragjik në Crans-Montana më 1 janar 2026 dhe morën trajtim në spitalet zvicerane.

    Sipas njoftimit zyrtar, shpenzimet arrijnë në rreth 1.5 milionë franga zvicerane. Vendimi u mor pas propozimit të Italisë dhe diskutimeve mes dy vendeve, duke përjashtuar në mënyrë të jashtëzakonshme detyrimin e Romës për të rimbursuar këto kosto.

    Në kushte normale, marrëveshja për lëvizjen e lirë ndërmjet Zvicrës dhe Bashkimit Evropian përcakton se secili shtet mbulon shpenzimet shëndetësore të qytetarëve të siguruar në sistemin e tij, edhe kur ata marrin trajtim mjekësor në një shtet tjetër.

    Megjithatë, marrëveshja parashikon mundësinë që shtetet të bëjnë përjashtime nga ky rregull. Këtë mundësi e ka shfrytëzuar Këshilli Federal, duke vendosur që Zvicra të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për rastin në fjalë.

    Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, e ka njoftuar personalisht kryeministren italiane, Giorgia Meloni, për vendimin.

    Pas zjarrit të 1 janarit 2026 në Crans-Montana, 12 persona të siguruar në Itali u trajtuan fillimisht në spitalet zvicerane, përpara se të transferoheshin në spitale në Itali.

    Ndërkohë, edhe një person i lënduar, i siguruar në sistemin shëndetësor zviceran, mori trajtim mjekësor në Itali.

  • Pas supermarketeve, edhe një bankë franceze ‘bie viktimë’ e një sulmi kibernetik – janë vjedhur më shumë se 118 milionë euro

    Pas supermarketeve, edhe një bankë franceze ‘bie viktimë’ e një sulmi kibernetik – janë vjedhur më shumë se 118 milionë euro

    Crédit Mutuel Arkéa njoftoi të mërkurën se një sulm kibernetik ka mundësuar kryerjen e transaksioneve mashtruese, por siguroi se asnjë prej klientëve të saj nuk do të pësojë humbje financiare.

    Banka franceze, me seli në rajonin e Brittany, në Francën perëndimore, bëri të ditur se ekipet e saj e kanë identifikuar sulmin dhe se situata tashmë është nën kontroll, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Drejtuesit e bankës deklaruan se kanë marrë “vendimin për të pezulluar përkohësisht disa transaksione, me qëllim garantimin e sigurisë së operacioneve dhe parandalimin e çdo lëvizjeje të re mashtruese”.

    Sipas gazetës rajonale “Le Télégramme”, janë vjedhur 133 milionë dollarë (118 milionë euro).

    Banka nuk e ka konfirmuar këtë shifër, por i ka deklaruar një tjetër gazete franceze, “Le Parisien”, se disa fonde janë bllokuar dhe se shuma e përfshirë është ende duke u vlerësuar.

    Mashtrimi u bë publik fillimisht nga ZachXBT, një hetues i pavarur i specializuar në gjurmimin e transaksioneve me kriptovaluta.

    Sipas agjencisë AFP, ZachXBT deklaroi se fondet e vjedhura janë kaluar përmes llogarive të shumta në platforma për shkëmbimin e kriptovalutave.

    Banka njoftoi se transaksionet e pezulluara do të rifillojnë së shpejti, pasi të kenë përfunduar kontrollet përfundimtare të sigurisë dhe të jenë zbatuar masat përkatëse.

    Ajo nuk dha detaje se si është kryer sulmi dhe as nuk identifikoi se kush mund të jetë përgjegjës për të.

    Lajmi për këtë sulm kibernetik vjen pas lajmeve se frigoriferët dhe ngrirësit në dhjetëra dyqane në Belgjikë dhe Luksemburg u prekën nga sulme të tilla.

    Ndërkohë, në disa supermarketeve në Suedi raportuan rritje të ngjashme të temperaturave, ku njëri prej dyqaneve e cilësoi ngjarjen si sulm kibernetik.

    E ato incidente pasuan një sulm të ndodhur në Francë muajin e kaluar, gjatë të cilit, sipas policisë, hakerët morën kontrollin e njësive ftohëse në qindra supermarkete.

    Kjo çoi në rritjen e temperaturave deri në 50 gradë Celsius (122 gradë Fahrenheit), duke shkaktuar zjarre dhe humbje të produkteve ushqimore.

    Dhe këto nuk ishin sulmet e vetme të raportuara nga autoritetet në disa vende të Evropës. /Telegrafi/

  • Gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, OVL-ja nesër mban aktivitet para zyrës së BE-së

    Gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, OVL-ja nesër mban aktivitet para zyrës së BE-së

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se të enjten, në orën 12:00, do të organizohet një aktivitet simbolik para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së.

    Gjatë një konference për media, Syla bëri të ditur se aktiviteti organizohet me rastin e gjashtëvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ai theksoi se aktiviteti do të jetë paqësor dhe institucional, ndërsa bëri të ditur se kanë kërkuar edhe nga Asociacioni i Komunave që kryetarët e komunave të dalin para objekteve komunale për t’u solidarizuar.

    “Nesër bëhen gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së. Me këtë rast, do të organizojmë një aktivitet simbolik për të shprehur solidaritetin tonë me ish-krerët e UÇK-së. Aktiviteti do të mbahet nesër, në orën 12:00, para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë”, tha ai.

    Ai foli edhe për zhgënjimin lidhur me kthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë zhvillim si të papranueshëm.

    Sipas Sylës, me kthimin e ligjit është rrëzuar kauza për të cilën ishte kërkuar votimi i tij, ndërsa u bëri thirrje deputetëve që të reflektojnë sërish për këtë çështje.

    Ai shtoi se është i bindur që çdo ligj i ri që mund të propozohet do të jetë më i dobët se ai i mëparshmi, duke theksuar se përgjegjësia për këtë çështje i takon Kuvendit të Kosovës.

    “Ka qenë e papranueshme. Është ndërtuar një kauzë që të votohet ai ligj dhe e gjithë ajo kauzë, me kthimin e tij, ra poshtë. Jemi shumë të zhgënjyer dhe po presim reflektimin edhe një herë të deputetëve. Jemi të bindur se çfarëdo ligji që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ky që ka qenë, prandaj kjo çështje mbetet në përgjegjësinë e Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Syla.

    Burimi: Dukagjini

  • Six years since the arrest of former KLA leaders, OVL holds operations tomorrow in front of the EU office

    Subheader i Organization i Veterans to War i KLA, Gazmend Syla, i n notify that to Thursday, Sorted in opening order Time 12:00, Will to Organised 1 task symbolic before office i Union European Sorted in opening order Pristina, Sorted in opening order Marker Solidarity Route Switch Processor Former princes e KLA.

    Long 1 Conference to The media, Syla did to knew that Activity Organised Route Switch Processor case e six-year anniversary to Arrest to Former princes to Army Liberation to Kosovo.

    He Highlight that Activity Will to Life Peaceful i n institutional, while did to knew that have Search i n Convert EOL to LF Association i Communists that The Chiefs e Municipals to Quit before Objects Municipal to you solidified.

    Tomorrow is six years from the arrest of former KLA leaders. In this case, we will organise a symbolic activity to express our solidarity with former KLA leaders. The event will be held tomorrow, at 12:00, in front of the European Union office in Pristina, he said.

    He spoke i n to Depression link Route Switch Processor Return e Law to Rooms e Specialization, Viewing e Named This Development as to Unacceptable.

    By The eye, Route Switch Processor Return e Law is Fall down cause to to Which Was Search vote i To him, while U n did Call MPs that to Reflect Again. to This Case.

    He added that is i Obedience that every law i New that Can to Proposed Will to Life on i weak that Him i Previously, Viewing Highlight that Responsibility to This case i meet Location to Kosovo.

    It was unacceptable. A cause has been built to vote that law and all that cause, with its return, has been dropped. We are very disappointed and are still waiting for the reflection of MPs. We are convinced that any law following him will be weaker than that one, so this issue remains in the responsibility of the Kosovo Assembly, Syla said.

    Source Layer: Dukeagini

  • 'Babanë s'e kam parë kurrë', rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

    ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

    'Babanë s'e kam parë kurrë', rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

    Flaka Fazlija, e bija e doktorit të luftës, Fatmir Fazlija, ka rrëfyer në Klan Kosova për babanë e saj, një ditë pasi u gjetën mbetje mortore të tij, pas identifikimeve të para nga gërmimet në Kalludër dhe Jabukë.

    Në emisionin “Kosova Today”, Flaka foli për kontributin e babait të saj si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificën për lirinë dhe dhimbjen e familjes për zhdukjen e tij.

    “Babai im, doktor Fatmir Fazlija, është mbi të gjitha mantelbardhë i lirisë, mjek i luftës. Ka kontribuuar në kuadër të UÇK-së si mjek. Mbi të gjitha, në mesin e shumë ëndrrave të tij, ka qenë ëndrra jonë e përbashkët si popull, ëndrra për liri. Kjo ka bërë që të sakrifikojë një potencial të madh që ka pasur, një rrugë që e kishte filluar me shumë mbarësi dhe t’i dedikohet kauzës kombëtare”, u shpreh ajo.

    Ajo tregoi se familja e saj e ka origjinën nga Drenica, ndërsa bëri të ditur se edhe daja i saj, Ali Haliti, është në mesin e personave të identifikuar në varrezën masive.

    “Ne jemi me origjinë nga rajoni i Drenicës, vendlindja e UÇK-së, vendlindja e babait tim, por edhe e dajës tim, i cili është në mesin e kufomave të identifikuara në varrezën masive, Ali Haliti”, tha ajo.

    Ajo rrëfeu edhe për faktin se nuk e ka njohur kurrë babanë, pasi ishte vetëm një muajshe kur ai u zhduk.

    “Unë kam qenë e sapolindur kur është zhdukur babai, kam qenë njëmuajshe. Jo, babanë nuk e kam parë. Një ushtar i ka treguar që është bërë baba për herë të tretë, që kam lindur unë dhe më kanë quajtur me emrin Flaka. Unë linda në flakën e lirisë, edhe në kuptimin e flakës së shpresës”, rrëfeu Flaka.

    Ndërkohë, Qeveria njoftoi të martën se ka pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave, përveç Fatmir Fazlijajt, janë identifikuar edhe Adem Ademi dhe Ali Haliti, pjesëtarë të Grupit të Intelektualëve.