Category: Lajme

  • Detaje tronditëse nga rasti në Pejë: Babai dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur

    Detaje tronditëse nga rasti në Pejë: Babai dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur

    Detaje tronditëse nga rasti në Pejë: Babai dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur

    Detaje të reja janë zbuluar lidhur me rastin e rëndë që po hetohet në Pejë, ku një person dyshohet për kryerjen e dy veprave penale kundër integritetit seksual.

    Siç ka mësuar Insajderi nga burimet e veta, viktima është vajza 13-vjeçare e të dyshuarit, i cili është babai i saj.

    Në kuadër të hetimeve, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.

    Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar pajisje elektronike, për të cilat dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprës penale.

    Ndërkohë, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka konfirmuar për Insajderin se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Ai ka bërë të ditur se Prokuroria e Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

    “Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual. Për të njëjtin, Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. Viktima ka marrë tretmanin e duhur”, ka deklaruar Nikçi për Insajderin.

    Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    Burimi: Insajderi

  • Shocking details from the case in Pec: Father allegedly sexually abused his minor daughter

    New details have been revealed regarding the serious case being investigated in Pec, where one is suspected of committing two criminal acts against sexual integrity.

    As Inseder learned from his sources, the victim is the suspect’s 13-year-old daughter, who is her father.

    Under the investigation, the suspect’s house was raided.

    Electronic devices allegedly used in the conduct of criminal acts have been seized during this action.

    Meanwhile, Shkodran Nikci, spokesperson for the Founding Prosecutor in Pec, has confirmed that the suspect has been detained for 48 hours.

    He has made it known that the State Prosecutor has submitted requests for the appointment of the detention measure against him.

    A person has been detained for 48 hours under suspicion of committing two criminal acts against sexual integrity. For the same, the State Prosecutor has filed a request for the appointment of the detention measure for criminal acts that he is charged with. The victim has received the right treatment, Said Nikci for Insider.

    Investigations over the case are ongoing.

    Insander will keep you informed about the case…

    Source Layer: Insander

  • Shiroka Pula merr letër urimi nga Macron, Franca riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi

    Shiroka Pula merr letër urimi nga Macron, Franca riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi

    Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.

    Siç bën të ditur Presidenca, në letrën e tij, Macron i ka përcjellë urimet më të përzemërta presidentes, duke shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të kontribuojë në rifillimin e përparimit në fushat që ndikojnë në perspektivën evropiane të Kosovës, njofton Dukagjini.

    Macron ka rikujtuar edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në mars të këtij viti, si dhe partneritetin historik ndërmjet Francës dhe Kosovës.

    Ai ka vlerësuar gjithashtu vizitën e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik, e cila mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve.

    Në letrën e tij, Macron ka theksuar edhe rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    Burimi: Dukagjini

  • Një person arrestohet në Pejë për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur

    Një person arrestohet në Pejë për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur

    Një person arrestohet në Pejë për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur

    Një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë në Pejë, nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale ‘’kundër integritetit seksual’’.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, seanca për të cilën është duke u mbajtur.

    Ndërsa viktima, sipas tij po merr trajtim mjekësor nën përkujdesje të institucioneve shtetërore.

    “Ajo cka mund te konfirmoj eshte se nje person eshte ndaluar per 48 ore nen dyshimin se ka kryer dy vepra penale kunder integritetit seksual. Per te njejtin prokurori i shtetit ka parashtruar kerkese per caktimin e mases se paraburgimit per veprat penale te cilat i vihen ne barre. Viktima ka marre tretmanin e duhur nen perkujdesje te insitucioneve shtetrore.”, ka thënë Nikçi në një përgjigje për Klankosova.tv.

    Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin, derisa siç mësohet, viktima në këtë rast është vajza e mitur e të dyshuarit. /Klankosova.tv

  • Halid vjen me këngën e re "Knockout"

    Halid vjen me këngën e re “Knockout”

    Reperi shqiptar, Halid, ka sjellë projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Knockout”, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.

    Artisti vazhdon kështu të jetë aktiv në skenën muzikore, duke ardhur këtë herë me një këngë të re që mban vulën e tij edhe në aspektin e tekstit.

    Për tekstin e “Knockout” është kujdesur vetë Halid, ndërsa produksioni muzikor është realizuar nga Vizion Records.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Kënga vjen edhe me një videoklip, realizimi i të cilit i është besuar Dardanit, duke plotësuar kështu anën vizuale të projektit.

    Me këtë lansim, Halid sjell një tjetër material muzikor për dëgjuesit e tij, duke vazhduar rrugëtimin artistik me prurje të reja.

    Projekti tashmë është publikuar dhe mund të ndiqet në platformat muzikore. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Inflacioni në Eurozonë arrin në 4% - në cilat vende çmimet u rritën më shumë?

    Inflacioni në Eurozonë arrin në 4% – në cilat vende çmimet u rritën më shumë?

    Inflacioni në Eurozonë u rrit në 4% në tetor, niveli më i lartë në më shumë se tre vjet, ndërsa faturat e larta të energjisë vazhduan të rrisnin koston e jetesës në të gjithë bllokun.

    Vlerësimi paraprak nga Eurostat tregoi se inflacioni vjetor u rrit nga 3.8% në shtator, duke përkuar saktësisht me nivelin prej 4% që kishin parashikuar ekonomistët.

    Vetëm në muajin tetor, çmimet u rritën me 0.4% krahasuar me muajin e mëparshëm.

    Ky është niveli më i lartë që nga shtatori i vitit 2023, kur inflacioni ishte 4.3%.

    Kjo do të thotë gjithashtu se çmimet tani po rriten me një ritëm dy herë më të shpejtë se objektivi prej 2% i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

    Inflacioni bazë – i cili përjashton energjinë, ushqimet, alkoolin dhe duhanin, pasi çmimet e tyre luhaten ndjeshëm nga muaji në muaj – mbeti i qëndrueshëm në 2.5%. Edhe ky rezultat përputhej me parashikimet.

    Diferenca midis këtyre dy treguesve pasqyron situatën e muajit. Energjia është faktori që po shkakton ndikimin më të madh negativ, ndërsa presioni thelbësor mbi çmimet, për momentin, mbetet i pandryshuar.

    Pra, ku u rritën çmimet më shpejt dhe çfarë do të thotë kjo për lëvizjen e radhës të BQE-së?

    Çfarë e çoi më lart inflacionin në Eurozonë gjatë muajit tetor?

    Sërish energjia. Çmimet e energjisë ishin 20.8% më të larta se një vit më parë – një rritje nga 18.9% në shtator – ndërsa vetëm në tetor ato u rritën me 1.4%.

    Energjia zë një peshë prej rreth 9% në shportën e konsumit të Eurozonës. Me një normë vjetore prej 20.8%, ajo kontribuoi me rreth 1.9 pikë përqindjeje në shifrën totale të inflacionit prej 4%, duke përbërë pothuajse gjysmën e totalit.

    Inflacioni në sektorin e shërbimeve – që përfshin zëra si qiratë, restorantet, pushimet dhe sigurimet – u rrit lehtë, nga 3.2% në 3.3%. Shërbimet përbëjnë pothuajse gjysmën e shportës, ndaj edhe lëvizjet e vogla në këtë sektor ndikojnë në normën e përgjithshme.

    Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit u rritën me 1.6%, krahasuar me 1.3% më parë.

    Inflacioni te ushqimet e papërpunuara, siç janë frutat e freskëta, perimet dhe mishi, u përshpejtua në 4.6% nga 4% – një shenjë se goditja e çmimeve të energjisë po arrin tashmë në raftet e supermarketeve.

    Mallrat industriale jo-energjetike, të cilat përfshijnë makinat, veshjet dhe pajisjet shtëpiake, shënuan një rritje prej 1.2%, një ngritje e lehtë nga 1.1%.

    Cilat vende regjistruan rritjet më të mëdha?

    Italia, me një diferencë të konsiderueshme.

    Inflacioni në Itali u rrit në 5.6% nga 4.2% që ishte në shtator; kjo është rritja më e madhe në zonën euro. Çmimet në Itali u rritën me 1.2% brenda një muaji të vetëm – gjithashtu rritja më e lartë mujore në të gjithë bllokun.

    Të dhënat kombëtare të publikuara të premten e kishin paralajmëruar tashmë këtë rritje të menjëhershme, e cila është nxitur kryesisht nga tarifat e rregulluara të energjisë.

    Pas saj vjen Belgjika, ku inflacioni u rrit në 5.2% nga 4.5%. Edhe në Finlandë u shënua një rritje prej 0.7 pikë përqindjeje, duke arritur në 3.4% nga 2.7%.

    Në Greqi dhe Estoni, inflacioni u rrit me gjysmë pike përqindjeje, duke arritur përkatësisht në 5.6% dhe 3.6%. Në Francë, inflacioni u ngjit në 3.8% nga 3.4%, ndërsa në Bullgari norma u rrit në 6% nga 5.6%.

    Në Portugali, inflacioni arriti në 3.9%, nga 3.6% që ishte më parë.

    Në përgjithësi, inflacioni u përshpejtua në 13 nga 21 vendet anëtare të zonës euro, u zbut në gjashtë prej tyre dhe mbeti i pandryshuar në dy të tjera.

    Ku është inflacioni më i lartë në zonën euro?

    Lituania vazhdon të ketë normën më të lartë, me 6.1%, shifër kjo e pandryshuar krahasuar me shtatorin. Bullgaria, e cila u bashkua me euron më 1 janar 2026, renditet pas saj me 6%, përcjell Telegrafi.

    Greqia dhe Italia ndajnë të njëjtin nivel prej 5.6%, të ndjekura nga Qiproja me 5.4% dhe Belgjika me 5.2%.

    Aktualisht, gjashtë vende kanë një normë inflacioni prej 5% ose më shumë. Dhjetë vende ndodhen në nivelin e mesatares së zonës euro (4%) ose mbi të. Në anën tjetër, Malta ka normën më të ulët, prej 2,3%, e ndjekur nga Gjermania me 2,8% dhe Sllovakia me 2,9%.

    Pse ra inflacioni në Gjermani?

    Gjermania ishte përjashtimi kryesor. Norma e saj e inflacionit ra në 2,8% nga 3,3%, ndërsa çmimet u ulën me 0,1% krahasuar me muajin shtator.

    Arsyeja kryesore është ulja e taksave mbi karburantet, e cila hyri në fuqi më 1 tetor dhe do të zgjasë deri në fund të vitit.

    Inflacioni u zbut gjithashtu në Spanjë, duke zbritur në 4,9% nga 5%, si dhe në Luksemburg, në 4,9% nga 5,2%. Në Austri, Maltë dhe Sllovaki u regjistruan rënie të lehta.

    Kjo ka rëndësi për të gjithë bllokun. Gjermania është ekonomia më e madhe në zonën euro dhe ulja e taksave atje e mbajti mesataren më të ulët sesa do të ishte përndryshe.

    Çfarë do të thotë kjo për BQE-në?

    Më 29 tetor, Banka Qendrore Evropiane (BQE) e mbajti normën e saj të depozitave në 2,5%, pasi e kishte rritur atë në qershor dhe shtator.

    Christine Lagarde deklaroi se vendimmarrësit kishin diskutuar mundësinë e një rritjeje të mëtejshme, por ranë dakord unanimisht që të prisnin.

    Dhe të dhënat e së mërkurës nuk ofrojnë arsye të mjaftueshme për të ndryshuar qasje.

    Inflacioni i përgjithshëm është sa dyfishi i objektivit dhe vazhdon të rritet, ndërsa inflacioni bazë – të cilin vendimmarrësit e vëzhgojnë për të parë nëse kostot e energjisë po ndikojnë te pagat dhe çmimet e tjera – ka mbetur i pandryshuar.

    “Këto shifra të inflacionit forcojnë më tej argumentin për një rritje të normave nga BQE-ja në dhjetor”, u shpreh Nicola Nobile, kryeekonomist për Italinë në Oxford Economics, në një koment dërguar me email.

    Ai shtoi se dinamika e ekonomisë mbetet pozitive, “ndonëse jo e shkëlqyer”, me Francën dhe Italinë që pritet të shënojnë rritje minimale në tremujorin e fundit të vitit.

    Claus Vistesen dhe Melanie Debono, ekonomistë në Pantheon Macroeconomics, parashikojnë një rritje prej 25 pikësh bazë në dhjetor, të ndjekur nga një rritje e fundit në mars 2027.

    “Banka do të duhet t’i rrisë më tej parashikimet e saj për inflacionin në dhjetor, gjë që mbështet një rritje të normave”, thanë ata në një shënim të mërkurën.

    Ata presin që inflacioni të rritet në 4,1% në nëntor dhe në 4,3% në dhjetor, përpara se të arrijë kulmin prej 4,5% në janar.

    Tregjet e parashikimeve vlerësojnë një gjasë prej rreth 84% për një rritje të normave me një çerek pikë përqindjeje në mbledhjen e BQE-së (Banka Qendrore Evropiane) më 16 dhe 17 dhjetor, mbledhje e cila do të sjellë gjithashtu parashikime të reja nga stafi i bankës.

    Yield-i (rendimenti) i obligacioneve dyvjeçare gjermane, i cili është veçanërisht i ndjeshëm ndaj pritshmërive për normat e BQE-së, u rrit me 2 pikë bazë, duke arritur në 3,05%.

    Ky vendim vjen gjithashtu në një kohë kur BQE-ja po përgatitet për një ndryshim në krye, pasi Lagarde njoftoi se do të largohet nga detyra në shkurt, nëntë muaj para përfundimit të mandatit të saj. /Telegrafi/

  • ​OVL-UÇK me aksion simbolik në gjashtë-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

    ​OVL-UÇK me aksion simbolik në gjashtë-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

    Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të organizojnë të enjten një aktivitet simbolik para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në gjashtëvjetorin e arrestimit të tyre.

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, në një konferencë për media tha se aktiviteti do të mbahet në orën 12:00, ku përfaqësuesit e tri organizatave do të përcjellin mesazhe publike në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së.

    Syla bëri të ditur se kanë kërkuar edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që kryetarët dhe administratat komunale të dalin para objekteve të komunave në shenjë solidariteti.

    “Në rastin e këtij vjetori, të arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne veteranët, bashkë me invalidët dhe familjet e dëshmorëve, do të organizojmë një aktivitet simbolik për të shprehur pakënaqësinë tonë ndaj këtij procesi gjyqësor në Hagë dhe për të shprehur solidaritetin me ish-krerët e UÇK-së. Aktiviteti do të mbahet nesër në orën 12:00 para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku përfaqësuesit e këtyre 3 organizatave të ndara nga lufta e UÇK-së do të përcjellin mesazhe publike përmes të cilave do të përcjellim qëndrimin dhe shqetësimet tona lidhur me këtë proces. Njëkohësisht, ne kemi kërkuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, me ftesë që nesër, në të njëjtën orë, kryetarët e komunave, së bashku me administratat komunale, të dalin para objekteve të komunave të tyre në shenjë solidariteti dhe për të shprehur, pra, këtë pakënaqësi. Ne besojmë që solidariteti me ish-krerët e UÇK-së dhe kërkesat për një proces të drejt gjyqësor janë çështje që prekin kujtesën tonë historike dhe besimin e qytetarëve në drejtësi”, tha Syla.

    Ai foli edhe për zhgënjimin e lidhur me kthimin e ligjit për dhomat e specializuara, duke thënë se presin reflektim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    “Ne e kemi bërë publike qëndrimet tona lidhur me kthimin e ligjit. Për neve ka qenë tepër e papranueshme. Ju e dini se u ndërtua një kauzë për këtë ligj, që u votua ai ligj, edhe gjithë ajo kauzë me kthimin e tij në njëfarë forme ra poshtë. Ne jemi shumë të zhgënjyer me këtë akt, prandaj po presim reflektimin edhe një herë të deputetëve, të shohim se si do të ndodhë me këtë ligj. Jemi të bindur se çfarëdo ligji që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ky që ka qenë, prandaj do të mbetet në përgjegjësinë e institucioneve tona, përkatësisht Kuvendit të Republikës së Kosovës, por ne kemi shprehur një zhgënjim të madh lidhur me këtë proces. Jemi tepër të pakënaqur me atë që ka ndodhur. Do ta shohim tash e tutje se si do të veprojë Kuvendi i Republikës së Kosovës”, tha ai.

    Për rastin e dytë në Hagë që do mbahet me 17 nëntor, OVL UÇK nuk pret dënim të drejtë.

    Kjo organizatë nuk ka besim më në Gjykatën Speciale në Hagë.

    “Kemi qenë kundër, vazhdojmë të jemi kundër. E kam parë që kjo gjykatë, kur nuk u përmend kurrë më raporti i Dick Marty në akuzë, ne e kemi ditur që ka dalë nga misioni i saj. Prandaj, çfarëdo që vjen nga kjo gjykatë, ne e dimë që është dashakeqëshe, edhe kur është themeluar me ndonjë dënim. Asnjëherë me nxjerrë drejtësi. Prandaj jemi në pritje edhe të asaj të madhkeqes, qoftë edhe eventualisht me ndodhë ndonjë dënim prapë, sepse nuk i besojmë më kësaj gjykate”, tha Syla.

    Ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vjet burgim në shkallën e parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë. /Kp/

  • Macron uron Presidenten Shiroka-Pula, shpreh mbështetjen e Francës për dialogun Kosovë-Serbi

    Macron uron Presidenten Shiroka-Pula, shpreh mbështetjen e Francës për dialogun Kosovë-Serbi

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.

    Në letrën e tij, Macron i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet më të përzemërta, duke shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të kontribuojë në rifillimin e përparimit në fushat që ndikojnë në perspektivën evropiane të Kosovës.

    Presidenti francez ka rikujtuar edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në muajin mars të këtij viti, si dhe partneritetin historik ndërmjet Francës dhe Kosovës.

    Macron ka shprehur gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik, e cila, sipas tij, mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve.

    Një pjesë të letrës së tij, presidenti francez ia ka kushtuar edhe dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

    Ai ka riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, si proces për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

  • Tifozët e Tenerifes nderojnë futbollistin e ndjerë, homazhe prekëse për Miguel

    Tifozët e Tenerifes nderojnë futbollistin e ndjerë, homazhe prekëse për Miguel

    Futbollisti spanjoll vdiq në spital, pasi një ditë më parë ishte përplasur me portierin e FC Andorrës, Jesus Owono, gjatë një ndeshjeje të kategorisë së dytë të futbollit spanjoll. Pas incidentit, portieri u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa De Miguel mbeti i shtrirë në fushë dhe takimi u ndërpre.

    Sulmuesi kishte pësuar lëndime në kokë dhe në gjoks. Fillimisht, gjendja e tij u raportua si e rëndë, por e qëndrueshme. Megjithatë, gjatë mëngjesit të së martës, ajo u përkeqësua dhe futbollisti nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

    Pas ngjarjes, autoritetet spanjolle kanë nisur hetime ndaj portierit Owono për mundësinë e një vepre penale të shkaktuar nga pakujdesia. Sipas raportimeve, portieri ka përjetuar një tronditje të madhe emocionale pas incidentit dhe është shembur në dhomën e zhveshjes.

    Megjithatë, kryeprokurori i Santa Cruz de Tenerife, Jose Luis Sanchez-Jauregui, ka vlerësuar se është “shumë e pamundur” që ndaj 25-vjeçarit të ngrihet një procedurë penale.

    Në shenjë respekti për futbollistin e ndjerë, para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve të së martës në mbrëmje u mbajt një minutë heshtje, e cila do të përsëritet edhe të mërkurën.

    Ndërkohë, tifozët e Tenerifes organizuan homazhe prekëse në stadiumin e klubit. Ata vendosën lule, ndezën qirinj dhe lanë fotografi e mesazhe në kujtim të De Miguelit.

    “Sot, zemra e Tenerifes është në zi. Është e vështirë të gjesh fjalë kur dikush që ka qenë pjesë e historisë sonë largohet para kohe”, thuhej në njërin prej mesazheve të lëna nga tifozët. 

    Burimi: RTKLive

  • Tenerife fans honour the late footballer, the touchingmazes for Miguel

    The Spanish football player died in the hospital the day before he crashed with FC Andorra’s goalkeeper, Jesus Owono, during a match in the second Spanish football category. After the incident, the goalkeeper was sentenced to red card, while De Miguel remained lying on the field and the meeting was interrupted.

    The attacker had suffered head and chest injuries. Initially, his condition was reported as serious but stable. However, during Tuesday’s morning, it deteriorated, and the footballer failed to survive the wounds.

    After the event, Spanish authorities have launched investigations into goalkeeper Owono for the possibility of a criminal offence caused by negligence. According to reports, the doorkeeper has experienced a major emotional shock after the incident and collapsed in the dressing room.

    However, Santa Cruz de Tenerife’s chief prosecutor, Jose Luis Sanchez-Jauregui, has deemed it very impossible to establish a criminal procedure against the 25-year-old.

    In respect for the late footballer, a minute of silence was held before Tuesday’s Champions League matches, which will be repeated Wednesday.

    Tenerife fans, meanwhile, organised touching views at the club stadium. They placed flowers, lit candles, and left pictures and messages in memory of De Miguel.

    Today, Tenerife’s heart is in mourning. It’s hard to find words when someone who was part of our history left early, said one of the messages left by the fans. 

    Source Layer: RTKLive