
Një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë në Pejë, nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale ‘’kundër integritetit seksual’’.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, seanca për të cilën është duke u mbajtur.
Ndërsa viktima, sipas tij po merr trajtim mjekësor nën përkujdesje të institucioneve shtetërore.
“Ajo cka mund te konfirmoj eshte se nje person eshte ndaluar per 48 ore nen dyshimin se ka kryer dy vepra penale kunder integritetit seksual. Per te njejtin prokurori i shtetit ka parashtruar kerkese per caktimin e mases se paraburgimit per veprat penale te cilat i vihen ne barre. Viktima ka marre tretmanin e duhur nen perkujdesje te insitucioneve shtetrore.”, ka thënë Nikçi në një përgjigje për Klankosova.tv.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin, derisa siç mësohet, viktima në këtë rast është vajza e mitur e të dyshuarit. /Klankosova.tv