Category: Lajme

  • Kurt requires mental health of children and young people to be part of state policies

    Prime Minister Albin Kurti has said the mental health of children and young people should be an integral part of state policies. It has called for institutions to focus on prevention, early identification and offering support to families.

    Kurti spoke at a table organised by the prime minister’s office in co-operation with UNICEF. The discussion was based on report published in August by U NICEF and the University of Pristina Institute of Psychology, which reflects mental health services and psychosocial support for children and young people in Kosovo.

    Today’s meeting should lead us from evidence to action, Kurt said. He urged that institutions determine which measures should be taken with priority and strengthen co-operation between health, education, social services and justice.

    The prime minister also mentioned additions for children, support for lechoa mothers, and the early intervention program for disabled children. According to him, the goal is for children, young people, and their families to know where to turn and receive help on time, wherever they live.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Detaje nga rasti tragjik në Itali: 21 vjeçari shqiptar vrau nënën duke e goditur 10 herë me thikë

    Detaje nga rasti tragjik në Itali: 21 vjeçari shqiptar vrau nënën duke e goditur 10 herë me thikë

    Detaje nga rasti tragjik në Itali: 21 vjeçari shqiptar vrau nënën duke e goditur 10 herë me thikë

    Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 39-vjeçares Meleqe Lusha, e cila u vra në banesën e saj në Chiari të Italisë, ndërsa për rastin dyshohet djali i saj 21-vjeçar, Eduart Xhani.

    Sipas mediave italiane, i riu dyshohet se e goditi nënën rreth 10 herë me thikë, në pjesën e sipërme të trupit, gjatë natës mes 2 dhe 3 nëntorit.

    Pas ngjarjes, ai u largua nga banesa dhe për gati 10 orë lëvizi me veturën e tij, një Audi, me rrobat që dyshohet se ishin të përlyera me gjakun e nënës.

    Mëngjesin e 3 nëntorit, ai u paraqit në kazermën e karabinierëve në Kremona, ku pranoi se e kishte vrarë nënën. Sipas raportimeve të mediave italiane, ai u tha autoriteteve: “E vrava nënën time. Në shtëpinë tonë”.

    Nuk arriti të shpjegonte motivin

    Gjatë marrjes në pyetje, 21-vjeçari pranoi autorësinë e krimit, por nuk arriti të shpjegonte arsyen që e kishte shtyrë të kryente vrasjen.

    Sipas mediave italiane, i riu nuk kishte precedentë penalë. Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të zbardhur motivin e saj.

    Raportimet bëjnë të ditur se Xhani po drejtonte veturën pavarësisht se patentë-shoferi i ishte pezulluar për një shkelje të rregullave të trafikut.

    Historia e familjes

    Eduart Xhani kishte lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës. Sipas raportimeve të mediave italiane, ai ishte zhvendosur me nënën në Chiari kur ishte rreth tre vjeç, pasi ajo ishte ndarë nga bashkëshorti dhe kishte vendosur të jetonte më pranë vëllezërve dhe motrave të saj.

    I riu ishte rritur në këtë qytet dhe, sipas raportimeve, ishte i integruar në komunitetin lokal.

    Ndërkohë, autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së 39-vjeçares.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Details from the tragic case in Italy: 21-year-old Albanian killed mother by beating her mother 10 times with a knife

    New details have been made white by the murder of 39-year-old Meleke Lusha, who was killed in her apartment in Chiari, Italy, while her 21-year-old son, Edward Gannyni, was suspected in the case.

    According to Italian media, the young man allegedly hit his mother about 10 times with a knife in the upper body during the night between November 2nd and 3rd.

    After the event, he left the apartment and for nearly 10 hours moved in his car, an Audi, with clothes allegedly stained with mother’s blood.

    On the morning of November 3, he appeared in the Carabinieri barracks in the Kremlin, where he admitted to having killed his mother. According to Italian media reports, he told authorities: I killed my mother. In our house.

    He Could Not Explain His Motive

    During the interrogation, the 21-year-old admitted the authorship of the crime, but failed to explain why he had prompted the murder.

    According to Italian media, the young man had no criminal precedent. Meanwhile, investigators are working to rebuild the dynamics of the event and dawn its motive.

    Reports suggest that Gianni was running the car despite the driver’s driver’s license was suspended for a violation of traffic regulations.

    Family Story

    Edward Gianni was born in San Bonifacio, in the province of Verona. According to Italian media reports, he had moved with his mother to Chiarir when she was about three years old, after she had separated from her husband and decided to live closer to her brothers and sisters.

    The young man had grown up in this city and, according to reports, was integrated into the local community.

    Meanwhile, Italian authorities are continuing investigations into the full whitelight of the circumstances of the 39-year-old murder.

    The signal where the truth speaks before the news!
    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Humbja e kontrollit të Kongresit, një sfidë e njohur për presidentët amerikanë

    Humbja e kontrollit të Kongresit, një sfidë e njohur për presidentët amerikanë

    Humbja e kontrollit të Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit nuk është një fenomen i panjohur në politikën amerikane. Gjatë historisë, disa presidentë të Shteteve të Bashkuara janë përballur me rezultate të tilla, të cilat kanë ndryshuar ndjeshëm raportin e forcave në Uashington.

    Donald Trump është presidenti i fundit që përballet me këtë situatë, pasi Demokratët kanë fituar kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, në zgjedhjet e 3 nëntorit. Deri në këto zgjedhje, të dyja dhomat kontrolloheshin nga Republikanët.

    Megjithatë, precedenti i fundit i ngjashëm nuk është i vetmi. Në vitin 1994, presidenti i atëhershëm Bill Clinton pësoi një humbje të rëndë politike, kur Republikanët fituan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit. Rezultati shënoi fundin e një periudhe të gjatë të dominimit demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, që kishte nisur në vitin 1954.

    Një tjetër rast i rëndësishëm ishte ai i vitit 2006, gjatë presidencës së George W. Bush. Republikanët humbën kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa Demokratët rikthyen shumicën në Kongres për herë të parë që nga viti 1994.

    Në atë kohë, administrata e Bushit po përballej me pakënaqësi të mëdha publike, kryesisht për shkak të luftës në Irak dhe mënyrës se si ishte menaxhuar kriza pas uraganit Katrina në vitin 2005. Sondazhet e asaj periudhe tregonin se 57 për qind e votuesve nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si presidenti po e drejtonte vendin.

    Historia amerikane njeh edhe disa raste të tjera të humbjes së shumicës në Kongres. Woodrow Wilson u përball me këtë situatë në vitin 1918, Harry Truman në vitin 1946, ndërsa Dwight Eisenhower në vitin 1954.

    Megjithatë, humbja në zgjedhjet e mesmandatit nuk nënkupton domosdoshmërisht fundin e një karriere presidenciale. Bill Clinton është një shembull i qartë, pasi pas disfatës së vitit 1994 arriti të rizgjidhej president në vitin 1996, duke mposhtur kandidatin republikan Bob Dole.

    Rasti i Trumpit rikthen në vëmendje një model të përsëritur në politikën amerikane: zgjedhjet e mesmandatit shpesh shndërrohen në një test të rëndësishëm të mbështetjes publike për presidentin dhe administratën e tij.

    Burimi: RTKLive

  • Shifra shqetësuese për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, UNICEF-i kërkon veprime urgjente për shëndetin mendor

    Shifra shqetësuese për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, UNICEF-i kërkon veprime urgjente për shëndetin mendor

    Shifra shqetësuese për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, UNICEF-i kërkon veprime urgjente për shëndetin mendor

    Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në 10% në vitin 2024.

    Kështu ka bërë të ditur udhëheqësja globale e UNICEF-it për shëndetin mendor, Dr. Zeinab Hijazi, gjatë diskutimit për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

    Duke iu referuar raportit për Kosovën, ajo ka theksuar se vendi po përballet me sfida të ngjashme me ato të shteteve të tjera, ndërsa shqetësuese mbetet rritja e përqindjes së të rinjve që raportojnë se kanë tentuar t’i japin fund jetës.

    Sipas Hijazit, më shumë se 1 miliard njerëz në botë jetojnë me një gjendje të shëndetit mendor, ndërsa rreth 1 në 7 adoleshentë të moshës 10 deri në 19 vjeç përjeton një çrregullim mendor.

    “Vetëvrasja është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në nivel global te personat e moshës 15 deri në 29 vjeç. Pas këtyre shifrave qëndrojnë të rinj me miqësi, talente dhe plane për të ardhmen e tyre. Ka prindër që kërkojnë ndihmë dhe profesionistë që kujdesen shumë, por që mund të kenë shumë pak mundësi për të ofruar”, ka deklaruar ajo.

    Përfaqësuesja e UNICEF-it ka theksuar se shëndeti mendor nuk duhet të vlerësohet vetëm në bazë të diagnozave, pasi edhe personat që nuk janë diagnostikuar mund të përballen me shqetësime të konsiderueshme psikologjike.

    “Vetëm një diagnozë nuk na tregon se si është një person. Dikush që jeton me një gjendje të shëndetit mendor mund të përjetojë mirëqenie, marrëdhënie kuptimplota dhe një jetë përmbushëse. Një i ri pa diagnozë mund të jetë duke përjetuar shqetësime të konsiderueshme, ndërkohë që vazhdon të ndjekë shkollën dhe duket se po ia del mbanë, në një periudhë kur është duke zbuluar se kush është dhe duke imagjinuar të ardhmen e tij”, ka thënë Hijazi.

    Ajo ka vlerësuar se problemet e shëndetit mendor nuk lidhen vetëm me gjendjen individuale, por ndikohen edhe nga kushtet sociale dhe ekonomike në të cilat jetojnë njerëzit.

    “Vuajtja psikologjike nuk vjen vetëm nga brenda një personi, por edhe nga kushtet në të cilat njerëzit rriten dhe jetojnë, përfshirë varfërinë, pabarazinë, dhunën, diskriminimin dhe mungesën e ndjenjës së përkatësisë dhe mundësive. Këta faktorë socialë ndikojnë drejtpërdrejt në themelet e mirëqenies në çdo shoqëri, ndërsa sot ndikimi i tyre shtohet edhe nga jeta digjitale, ndryshimet klimatike dhe krizat e njëpasnjëshme”, ka deklaruar ajo.

    Hijazi ka bërë thirrje për më shumë investime në shërbimet e shëndetit mendor, si dhe për mbledhjen e të dhënave që mundësojnë identifikimin e personave që kanë nevojë për mbështetje.

    Sipas saj, është e rëndësishme të vlerësohet jo vetëm sa të rinj kanë nevojë për ndihmë, por edhe sa prej tyre arrijnë të marrin shërbimet e duhura dhe sa efektive janë ato. /ksp

  • Bora Baboçi prezanton ekspozitën personale “Imazhe Migruese” në Galerinë Kombëtare të Kosovës

    Bora Baboçi prezanton ekspozitën personale “Imazhe Migruese” në Galerinë Kombëtare të Kosovës

    Artistja Bora Baboçi prezanton ekspozitën e saj të parë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA, me titull “Imazhe Migruese” (Migratory Images), e kuruar nga Erëmirë Krasniqi. Ekspozita hapet më 8 nëntor 2026 në Prishtinë dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor.

    Përmes kësaj ekspozite, Baboçi eksploron mënyrën se si imazhet lëvizin ndërmjet materialeve dhe konteksteve të ndryshme, duke ndryshuar kuptimin dhe mënyrën se si perceptohen. Me fokus në arkitekturën e lëvizshme, teknologjitë e zhvendosjes dhe raportin ndërmjet dukshmërisë e fshehjes, ekspozita sjell një perspektivë bashkëkohore mbi rolin e imazhit në shoqërinë e sotme.

    Detajet

    Data: 8 nëntor – 11 dhjetor 2026
    Ora e hapjes: 19:00
    Vendndodhja: Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA, Rr. UÇK, Kompleksi Qafa, nr. 15, Prishtinë
    Lloji i eventit: Ekspozitë arti bashkëkohor
    Organizatori: Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA

    Programi?

    Ekspozita “Imazhe Migruese” hapet më 8 nëntor 2026, në orën 19:00, në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA.

    Në qendër të ekspozitës është krijimtaria e artistes Bora Baboçi, e prezantuar nën kurimin e Erëmirë Krasniqit.

    Punimet trajtojnë qarkullimin e imazheve ndërmjet materialeve dhe konteksteve, duke eksploruar marrëdhënien mes lëvizjes, zhvendosjes dhe dukshmërisë.

    Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 11 dhjetor 2026, duke u ofruar vizitorëve mundësinë ta eksplorojnë gjatë kësaj periudhe.

    Arsyet pse duhet të merrni pjesë

    • Ekspozita e parë personale: Njihuni me krijimtarinë e Bora Baboçit në prezantimin e saj të parë individual në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
    • Perspektivë bashkëkohore: Eksploroni mënyrën se si imazhet ndryshojnë kuptim gjatë kalimit nga një material apo kontekst në tjetrin.
    • Reflektim mbi kulturën vizuale: Zbuloni pyetje dhe interpretime mbi dukshmërinë, fshehjen dhe mënyrën se si i perceptojmë imazhet sot.
    • Takim me komunitetin artistik: Hapja ofron mundësi për të njohur nga afër praktikën artistike të Baboçit dhe qasjen kuratoriale të Erëmirë Krasniqit.
    • Mundësi vizite: Ekspozita qëndron e hapur deri më 11 dhjetor, duke ofruar kohë të mjaftueshme për ta vizituar.

    Informatat tjera për biletat dhe pjesëmarrësit

    Ekspozita organizohet nga Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA, ndërsa informacione për çmimin e biletave apo kushtet e hyrjes nuk janë specifikuar.

    Për njoftime dhe informacione shtesë rreth ekspozitës, mund të ndiqni publikimin në Instagram.

  • “Gruaja nuk del me punu...” - Jaka Gashi tregon si ka ndryshuar mentaliteti në Kosovë

    “Gruaja nuk del me punu…” – Jaka Gashi tregon si ka ndryshuar mentaliteti në Kosovë

    Drejtoresha e organizatës Women for Women, Iliriana Jaka Gashi, ka vlerësuar se mentaliteti ndaj punësimit të grave në Kosovë ka ndryshuar dukshëm gjatë 15 viteve të fundit, por ka theksuar se përgjegjësitë familjare dhe puna e papaguar vazhdojnë të jenë pengesa të mëdha për pavarësinë e tyre ekonomike.

    Në episodin e nëntë të podcastit “Rrugëtimi”, Jaka Gashi ka folur për përvojën e saj në terren me gratë në Kosovë, duke krahasuar qëndrimet e dikurshme të familjeve ndaj punësimit të grave me realitetin e sotëm.

    Sipas saj, ndryshimi i mentalitetit është një proces i vështirë, por shoqëria kosovare ka shënuar përparim.

    “Mentaliteti është ajo çka është më së vështiri me e ndryshu, por në Kosovë ka progres”, është shprehur ajo.

    Jaka Gashi ka kujtuar se kur kishte filluar punën në organizatë, rreth 15 vjet më parë, kishte familje ku burrat nuk e pranonin që gratë të punonin jashtë shtëpisë, edhe kur gjendja ekonomike ishte e vështirë.

    Duke ilustruar këtë qasje, ajo ka cituar një qëndrim që dikur ishte i pranishëm në shoqëri:

    “Gruaja ime: Nuk ka nevojë me dalë prej shtëpisë, ne mundemi edhe me hekë fukarallëk, por unë jam ai që ka me dalë me punu”

    Sipas saj, në atë kohë gruaja pritej të merrej me shtëpinë dhe fëmijët, ndërsa burri shihej si personi që duhej të siguronte të ardhurat për familjen.

    Megjithatë, Jaka Gashi ka theksuar se kjo situatë ka ndryshuar dhe se sot është rritur numri i burrave dhe anëtarëve të tjerë të familjes që e mbështesin punësimin e grave.

    Por, sipas saj, ndryshimi i qëndrimit ndaj punësimit nuk është shoqëruar gjithmonë me një ndarje më të barabartë të përgjegjësive brenda familjes.

    “Por tash janë vështirësi të tjera, janë sfida të tjera”, ka deklaruar ajo.

    Jaka Gashi ka shpjeguar se shumë gra, edhe pasi përfundojnë orarin e punës, vazhdojnë të mbajnë pothuajse të njëjtat përgjegjësi shtëpiake që kishin para se të punësoheshin.

    “Pasi kthehet prej punës e presin të gjitha ato punë të cilat i ka pas edhe kur nuk ka punu”, ka theksuar ajo.

    Sipas saj, ky realitet dëshmon se barazia nuk duhet të kufizohet vetëm te mundësia e grave për t’u punësuar, por duhet të përfshijë edhe ndarjen e përgjegjësive familjare.

    “Barabarsia ka nevojë me qenë në shumë aspekte”, është shprehur Jaka Gashi.

    Drejtoresha e Women for Women ka theksuar se, bazuar në hulumtimet dhe përvojën e organizatës në terren, kujdesi dhe puna e papaguar janë ndër pengesat kryesore që ndikojnë në përfshirjen e grave në tregun e punës.

    Ajo ka kërkuar që institucionet të luajnë një rol më aktiv në krijimin e kushteve që ua lehtësojnë grave punësimin.

    Në këtë drejtim, Jaka Gashi ka përmendur nevojën për më shumë çerdhe me çmime të përballueshme, mundësi më të lehta transporti dhe politika që mbështesin njëkohësisht punëmarrësit dhe bizneset.

    Sipas saj, edhe bizneset kanë filluar të tregojnë më shumë gatishmëri për t’i mbështetur gratë, por në kushtet ekonomike të Kosovës ato përballen me vështirësitë e tyre.

    Prandaj, ajo ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe komuniteteve për krijimin e mundësive më të mira ekonomike.

    Jaka Gashi ka treguar se një tjetër ndryshim pozitiv gjatë viteve të fundit është rritja e interesimit të grave për trajnim dhe zhvillim profesional.

    Sipas saj, dikur organizata duhej të shkonte në terren për t’i kontaktuar gratë dhe për t’i përfshirë në programet e saj, ndërsa sot gjithnjë e më shumë gra i drejtohen vetë organizatës për ndihmë.

    “Tash ka gjithmonë e më tepër gra që vijnë te ne”, ka deklaruar ajo.

    Ajo ka treguar se gratë kontaktojnë organizatën përmes rrjeteve sociale për të kërkuar trajnime profesionale, ndërsa në disa raste janë edhe fëmijët që interesohen për mundësitë e aftësimit të nënave të tyre.

    Women for Women, sipas Jaka Gashit, ofron mbështetje për aftësim profesional, punësim dhe zhvillimin e bizneseve të grave, duke përfshirë edhe trajnime për menaxhim, marketing dhe aftësi digjitale.

    Në fund, ajo ka vlerësuar se përparimi i arritur është i rëndësishëm, por se nevojitet angazhim i mëtejshëm për të krijuar kushte ku gratë të kenë mundësi të barabarta për punësim dhe zhvillim ekonomik. /Telegrafi/

    Episodin e plotë mund ta gjeni më poshtë.

    – YouTube www.youtube.com

  • Barcelona i shënon tri gola Aston Villës, Emery pranon epërsinë e katalanasve

    Barcelona i shënon tri gola Aston Villës, Emery pranon epërsinë e katalanasve

    Barcelona i shënon tri gola Aston Villës, Emery pranon epërsinë e katalanasve

    Barcelona e mposhti Aston Villën me rezultat 3–0 në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve. Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës angleze, Unai Emery, pranoi se katalanasit luajtën në një nivel që, sipas tij, skuadra e tij nuk e has në Premier League.

    “Sot ishte një përvojë e mirë, por një rezultat i keq. U përballëm me një ekip që luan në një nivel shumë të lartë, diçka që nuk e shohim në Premier League”, tha Emery.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Barcelona marks three goals of Aston Willa, Emery recognizes the Catavians ‘ supremacy

    Barcelona beat Aston Villa by 350 in the fourth lap of the Champions League. After the match, the coach of the English team, Unai Emery, admitted that the Catalans played at a level that, according to him, his team did not meet at Premier League.

    Today was a good experience but a bad result. We faced a team playing at a very high level, something we don’t see at Premier League, Emery said.

    The signal where the truth speaks before the news!
    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Jam një fitues unik”, Harry Kane rikthehet të flasë për Topin e Artë

    “Jam një fitues unik”, Harry Kane rikthehet të flasë për Topin e Artë

    Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, i cili fitoi Topin e Artë të këtij viti, është mburrur për tiparet e tij unike që e dallojnë nga një qendërsulmues tradicional, duke pretenduar se ai mund të jetë një pionier për numrin nëntë të së ardhmes.

    Kane fitoi Topin e Artë 2026 falë një diferencë të ngushtë të votave me Kylian Mbappe dhe anglezi tashmë ka treguar një nga arsyet pse ai triumfoi këtë vit.

    “Kam një stil unik dhe, në këtë drejtim, jam një fitues unik i Topit të Artë”, ka thënë fillimisht Kane.

    “Nuk ka shumë sulmues që luajnë si unë, që japin shifrat e mia, ndërkohë që luajnë edhe në mesfushë dhe mbrojtje dhe ndihmojnë në shumë fusha të ndryshme”.

    Ai madje sheh një shans për të lënë një trashëgimi: “Ndoshta kjo do të ndryshojë mënyrën se si shihen numrat nëntë në të ardhmen dhe do t’u japë lojtarëve të rinj një qasje të ndryshme për të luajtur në atë pozicion. Jam krenar”.

    Sulmuesi 33-vjeçar anglez foli për punën e jashtëzakonshme që e ndihmoi të arrinte majën dhe i kritikoi ashpër kritikët e tij.

    “Rruga ime ishte paksa e ndryshme nga ajo e fituesve të tjerë të Topit të Artë. Pas momenteve të vështira, veçanërisht në fillim të karrierës sime, njerëzit ndoshta nuk mendonin se do të arrija këtë nivel. Por falë punës së palodhur, qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë, ia dola”.

    “Njerëzit që e njohin dhe e kuptojnë futbollin kanë qenë gjithmonë tifozë të mi, të mënyrës se si luaj dhe si i qasem ndeshjeve”, përfundoi ylli anglez. /Telegrafi/