Category: Lajme

  • 269 raste me fruth në Kosovë, thirrje për vaksinimin e fëmijëve

    269 raste me fruth në Kosovë, thirrje për vaksinimin e fëmijëve

    oalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC), Shoqata për të Drejtat e Pacientëve (PRAK) dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (IEJL-PShS) kanë shprehur shqetësimin për rritjen e rasteve të fruthit në Kosovë, duke u bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të sigurojnë vaksinimin me kohë të fëmijëve.

    Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), gjatë periudhës 16 prill – 1 nëntor 2026 janë konfirmuar gjithsej 269 raste me fruth, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 27 raste të reja.

    Në komunikatën e përbashkët, këto organizata theksojnë se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë ndërlikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël.

    “Këto të dhëna rikujtojnë rëndësinë e vaksinimit në kohë dhe të përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin e përhapjes së sëmundjes”, thuhet në komunikatë.

    Organizatat u kanë bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurohen se ata kanë marrë të gjitha dozat e rekomanduara sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.

    Prindërit, fëmijët e të cilëve nuk i kanë marrë të gjitha dozat, janë inkurajuar që të drejtohen në qendrat e mjekësisë familjare për këshillim dhe vaksinim plotësues.

    Në komunikatë, theksohet gjithashtu rëndësia e informimit të drejtë të prindërve dhe trajtimit të shqetësimeve të tyre përmes komunikimit të hapur dhe informacionit shkencor.

    “Profesionistët shëndetësorë janë ndër burimet më të besueshme të informacionit dhe këshillimit për prindërit dhe familjet”, thuhet në komunikatë.

    Duke iu referuar vlerësimit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të publikuar në shtator 2026, organizatat rikujtojnë se nuk ka dëshmi shkencore që mbështesin një lidhje shkakësore ndërmjet vaksinave, përfshirë vaksinën MMR, dhe çrregullimeve të spektrit të autizmit.

    Në fund, KOMF, AMC, PRAK dhe IEJL-PShS kanë vlerësuar përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë, IKShPK-së, komunave dhe profesionistëve shëndetësorë në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

    Ato kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse, organizatat profesionale e akademike dhe familjet, me synim rritjen e mbulueshmërisë me vaksinim dhe përmirësimin e shëndetit të fëmijëve.

    Burimi: RTKLive

  • 269 measurable cases in Kosovo, calls for vaculation of children

    NGOs’ option for Child Protection ( COMMF), Action for Mother and Children ( AMC), Association of Patients’ Rights ( ( ISEE-PSS) have expressed concern over the rise in measurable cases in Kosovo, calling on parents and stewards to provide child vaccines.

    According to data from the Kosovo National Public Health Institute ( IKPK), during April 16th, November 1, 2026, totaling 269 fruit cases have been confirmed, while 27 new cases have been recorded during the past week alone.

    In the joint communiqué, these organizations point out that measles are highly infectious diseases and can cause serious complications, especially among young children.

    These data recall the importance of timely vaculation and concerted efforts to prevent the spread of the disease, says the communique.

    The organisations have called on parents to control child vaccine status and make sure they have received all doses recommended according to the regular vaccination calendar.

    Parents whose children have not received all the doses have been encouraged to head to family medical centers for counseling and supplementing vaccination.

    In the communiqué, the importance of fair parental information and addressing their concerns is also highlighted through open communication and scientific information.

    Health professionals are among the most reliable sources of information and advice for parents and families, said the communique.

    Referring to the World Health Organization’s latest assessment ( O The BSH, published in September 2026, recalls that there is no scientific evidence supporting a cause link between vaccines, including MMR vaccine, and autism spectrum disorders.

    In the end, KOMF, AMC, PRAK and ISEE-PSS have praised the health ministry’s efforts, IKKPK, municipalities and health professionals in child health protection.

    They have expressed willingness to continue co-operation with responsible institutions, professional and academic organisations and families, aimed at increasing inoculation and improving child health.

    Source Layer: RTKLive

  • Demokratët pritet të fitojnë 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, rezultati më i mirë në mbi tri dekada

    Demokratët pritet të fitojnë 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, rezultati më i mirë në mbi tri dekada

    Nata e zgjedhjeve po vazhdon të sjellë rezultate gjithnjë e më të favorshme për demokratët dhe humbje të mëdha për presidentin amerikan, Donald Trump, dhe Partinë Republikane.

    Sipas projeksioneve të NBC News, demokratët pritet të fitojnë 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, transmeton Telegrafi.

    Nëse ky parashikim konfirmohet, republikanët do të humbasin 43 vende dhe do të mbeten me 177 përfaqësues. Në zgjedhjet afatmesme të vitit 2018, gjatë mandatit të parë të Trumpit, republikanët humbën 42 vende në këtë dhomë.

    Demokratët nuk kanë arritur një numër kaq të madh vendesh që nga viti 1993, kur Bill Clinton mori detyrën e presidentit të SHBA-së.

    Për të siguruar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratëve u nevojiteshin vetëm 218 vende. Fitorja e tyre pritej, por jo me një diferencë kaq të madhe.

    Përmasat e humbjes republikane pritet të ndikojnë ndjeshëm në planet politike të Trumpit për dy vitet e fundit të mandatit të tij, duke ia vështirësuar miratimin e nismave legjislative në Kongres. /Telegrafi/

  • Prokuroria dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës në bashkëpunim me AKI-në

    Prokuroria dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës në bashkëpunim me AKI-në

    Prokuroria dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës në bashkëpunim me AKI-në

    Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës organizojnë konferencë për media lidhur me operacionin e realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, gjatë të cilit është sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë.

    Konferenca do të mbahet në orën 13:30

    Detaje nga aksioni:

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se se është goditur një tjetër grup kriminal ndërkombëtar.

    Sipas Sveçlës, grupi kishte përgatitur për treg 37 kilogramë heroinë, teksa aksioni për kapjen e tij u organizua nga policia, AKI-ja dhe prokuroria.

    Vlera e narkotikëve dyshohet të jetë mbi gjysmë milion euro.

    Ndërsa janë arrestuar pesë persona.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të arrestuarit janë Iskender Sale 43 vjeçar, Faton Sopa 67 vjeçar , Ali Cesuruglou 50 vjeçar, Veton Sopa 36 vjeçar dhe Agron Elezi 55 vjeçar.

    Burimi: Insajderi

  • Prosecutor and Police hold conference on sequencing heroin in co-operation with AKI

    Kosovo’s Special Prosecutor and Kosovo Police organise media conferences regarding the operation conducted in co-operation with the Kosovo Agency for Intelligence, during which an amount of the suspected narcotics of heroin type has been seized.

    Conference will be held at 13:30.

    Action details:

    Interior Minister Jhelal Svecla said another international criminal group has been hit.

    According to Svechla, the group had prepared 37kg of heroin for the market, as action for its capture was organised by police, AKI and the prosecution.

    The value of narcotics is allegedly over half a million euros.

    Five people have been arrested.

    Signal sources suggest those arrested are 43-year-old Iskerder Sale, 67-year-old Faton Sopa, 50-year-old Ali Cesuglou, 36-year-old Veton Sopa and Agron Elezi.

    Source Layer: Insander

  • Giant shower in Istanbul: Fenerbahce faces Liverpool

    FEnerbahce and Liverpool face a grand duel at UEFA Champions League tonight.

    The Istanbul Stadium will be the host of this duel, where both teams aim to take important points in the most prestigious European competition for clubs.

    The confrontation of the two giants will begin at 18:45. /Klankosova. tv

  • Ministri spanjoll jep dorëheqje pas dy tragjedive hekurudhore

    Ministri spanjoll jep dorëheqje pas dy tragjedive hekurudhore

    Ministri spanjoll jep dorëheqje pas dy tragjedive hekurudhore

    Ministri i Transportit i Spanjës, Oscar Puente, ka njoftuar se do të largohet nga detyra pas dy aksidenteve të rënda hekurudhore brenda më pak se një viti, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra viktima.

    Puente bëri të ditur se vendimin për dorëheqje e kishte marrë që në minutat e para pas aksidentit të fundit, më 28 tetor, ku humbën jetën 69 persona. Megjithatë, ai kishte vazhduar punën për t’u marrë me pasojat e tragjedisë dhe për të parandaluar aksidente të ngjashme në të ardhmen, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

    “Një ministër i Transportit në një vend si Spanja nuk mund të vazhdojë në detyrë pas dy aksidenteve të kësaj shkalle brenda më pak se një viti. Është çështje dinjiteti politik, konsistence dhe empatie me viktimat”, deklaroi Puente.

    Ai nuk ka bërë të ditur se kur do të largohet zyrtarisht nga detyra.

    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e ka përshëndetur vendimin e tij, duke thënë se Puente mori përgjegjësi, ofroi zgjidhje dhe më pas vendosi të largohej nga posti në shenjë respekti për viktimat.

    Aksidenti i fundit ndodhi pranë qytetit Urda, në Spanjën qendrore, pas një defekti në sistemin e sinjalizimit hekurudhor. Në janar të këtij viti, në linjën Madrid-Sevilje, 46 persona humbën jetën pasi një tren doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër.

    Ndërkohë, shqetësimet për sigurinë hekurudhore në Spanjë janë shtuar edhe pas një tjetër incidenti të martën, pranë Barcelonës, ku tri vagonë u përplasën me një lokomotivë, duke lënë të lënduar një makinist.

    Sindikatat hekurudhore kanë paralajmëruar grevë më 17 nëntor, duke kërkuar masa më të forta për sigurinë në transportin hekurudhor./Klankosova.tv

  • 10-vjeçarja u ankua për dhimbje barku, në spital zbuloi se është shtatzënë - i dyshuar njerku i saj

    10-vjeçarja u ankua për dhimbje barku, në spital zbuloi se është shtatzënë – i dyshuar njerku i saj

    10-vjeçarja u ankua për dhimbje barku, në spital zbuloi se është shtatzënë - i dyshuar njerku i saj

    Një vajzë 10-vjeçare në Santiago del Estero, Argjentinë, e cila u dërgua në spital për shkak të dhimbjeve të stomakut, kuptoi se ishte shtatzënë në muajin e gjashtë.

    Mjekët ngritën dyshime pasi nëna e saj përmendi se vajza nuk kishte pasur perioda për një farë kohe, raporton Metro, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas policisë, ajo ishte abuzuar seksualisht nga njerku i saj 33-vjeçar në shtëpinë e familjes, i cili tashmë është arrestuar.

    Gjyshja e viktimës u shpreh se e kishte paralajmëruar të bijën se njerku nuk ishte i besueshëm dhe tregoi se ajo vetë kishte rënë viktimë e abuzimit në moshën 8-vjeçare.

    Mësuesja e vajzës mbeti e tronditur, duke u shprehur se ajo ka qenë gjithmonë një nxënëse e qetë dhe nuk kishte shfaqur kurrë sjellje të çuditshme.

  • Duel gjigantësh në Stamboll: Fenerbahçe përballet me Liverpoolin

    Duel gjigantësh në Stamboll: Fenerbahçe përballet me Liverpoolin

    Duel gjigantësh në Stamboll: Fenerbahçe përballet me Liverpoolin

    Fenerbahçe dhe Liverpooli përballen sonte në një duel të madh në UEFA Champions League.

    Stadiumi në Stamboll do të jetë nikoqir i këtij dueli, ku të dyja skuadrat synojnë të marrin pikë të rëndësishme në garën më prestigjioze evropiane për klube.

    Ballafaqimi i dy gjigantëve do të nis nga ora 18:45. /Klankosova.tv

  • "Krejt kanë rrejtë", Zoja e Shqiponja flasin për banorët (VIDEO)

    “Krejt kanë rrejtë”, Zoja e Shqiponja flasin për banorët (VIDEO)

    "Krejt kanë rrejtë", Zoja e Shqiponja flasin për banorët (VIDEO)

    Dy banoret e BBVK5, Zoja dhe Shqiponja e kanë zbardhur mëngjesin me të qeshura.

    Vajzat diskutuan për lojën e mbrëmshme, duke vënë në pikëpyetje sinqeritetin e banorëve të tjerë.

    “Krejt kanë rrejtë…”, tha Shqiponja.

    Ndiqeni diskutimin: