Category: Lajme

  • Kurti: Mental Health of Children and Youth, State Priorities

    At the discussion table on the topic of mental health, organised by the Prime Minister’s Office in collaboration with U NICEF, Kurti has stressed that the welfare and mental health of children and young people should be an integral part of state policies.

    The report gave us an important mirror of the situation but also a series of recommendations for the road forward. After launching, by W NICEF has asked that we meet again to reflect on the findings, to discuss essentially the recommendations and, above all, to determine the steps we should take as a state to advance the mental health agenda in Kosovo, Kurti has declared.

    He has stressed that the meeting should serve as a starting point for concrete action.

    Therefore, today’s meeting should lead us from evidence to action. We already have a clearer document to understand challenges and needs. Our responsibility now is to determine where to focus our efforts, which measures require priority action, and how we can work together to build a more stable and accessible system for support of mental health, he said.

    Mental health is not and cannot be the sole responsibility of a sector. It is related to health, the environment in which our children learn, to families where they grow, to the social and health services that support them, to the security, to the communities in which they live, and to the opportunities we create for them, Kurti noted.

    The head of government has also cited some of the measures taken during his mandate to support children and families.

    As Government, we have put children and young people in the center of our policies. During our government mandate, we have taken important steps to support children and families in our country. We have started with offering additions to children and supporting lechoma mothers, gradually increasing this level of support over the years, Kurti has declared.

    He has added that the ambition of institutions is to create a system that invests in early prevention and identification.

    Our ambition is clear to build a system that doesn’t react to crisis, but invests in prevention, identification and early support. A system where children, young people, and their families know where to turn and where they can get the support at the right time, he has said.

    Kurti has announced that after the meeting, it is expected to initiate procedures for the creation of an interinstitutional working group, with the aim of drafting strategic national documents for mental health.

    I expect that after this meeting, my team will start procedures to create an interinstitutional working group, which will help us determine a coordinated and comprehensive approach to address mental health, with the ultimate aim of drafting national strategic documents in this field, Kurti has concluded.

    Source Layer: RTKLive

  • Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

    Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

    Komunikimet e Fehim Salit me një zyrtar të inteligjencës serbe për mbledhjen e votave të komunitetit goran në Kosovë dhe kallëzimi penal i 2 nëntorit 2026 kundër drejtorit të BIA-s, Vladimir Orliq, dhe shtatë drejtuesve të tjerë në Serbi, paraqesin dy zhvillime që e lidhin shërbimin inteligjent serb me organizimin e mbështetjes elektorale për Partinë Progresive Serbe (SNS). Në rastin e parë, Sali raportonte për personat që pranonin ose refuzonin të mbështesnin SNS-në, ndërsa në të dytin, drejtuesit e BIA-s akuzohen se kishin imponuar mbledhjen e votave për të njëjtën parti si detyrim pune për punonjësit e inteligjencës.

    Ndërlidhja e këtyre rasteve ngre një problem që tejkalon organizimin e zakonshëm elektoral, sepse përfshirja e strukturave të inteligjencës në identifikimin e mbështetësve dhe kundërshtarëve politikë krijon mundësi për grumbullimin e informacioneve, ushtrimin e presionit dhe zgjerimin e rrjeteve të ndikimit. Për Kosovën, ku të dhënat mbi qëndrimet politike të qytetarëve i raportoheshin një zyrtari të BIA-s, kjo veprimtari merr edhe dimensionin e sigurisë kombëtare dhe të ndikimit hibrid përmes mekanizmave elektoralë.

    Mbledhja e votave për SNS-në përmes lidhjeve me BIA-n

    Në audioincizimin e publikuar më 4 shtator 2026, Fehim Sali i shpjegonte Zhelimir Matoviqit, të identifikuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës si zyrtar të BIA-s, mënyrën se si po mblidheshin nënshkrimet në mbështetje të SNS-së. Ai përmendte dokumentet që i kishte dhënë një person i quajtur “Nikolla” dhe faktin se kishte shënuar veçmas emrat e atyre që kishin thënë “JO”, duke e shndërruar refuzimin e mbështetjes politike në informacion për t’u raportuar.

    Në veprimtarinë elektorale, listat shërbejnë për identifikimin dhe mobilizimin e votuesve, por regjistrimi i atyre që refuzojnë është gjithashtu një mënyrë për të hartëzuar qëndrimet politike brenda komunitetit. Kur ky informacion i përcillet një zyrtari të inteligjencës së huaj, ai nuk kufizohet më te organizimi partiak, sepse mund të përdoret për identifikimin e personave me ndikim, njohjen e marrëdhënieve shoqërore dhe përzgjedhjen e individëve mbi të cilët mund të ushtrohet presion.

    Në të njëjtin komunikim, Sali përmendte përdorimin e “dajakut” për sigurimin e mbështetjes elektorale, dërgimin e dokumenteve drejt Beogradit dhe shqetësimin se materialet mund t’i zbuloheshin gjatë kalimit të kufirit. Këto hollësi e lidhin mbledhjen e votave me metoda presioni dhe me qarkullimin ndërkufitar të të dhënave, duke e zhvendosur vëmendjen nga numri i nënshkrimeve te personat që i kërkonin, i administronin dhe i merrnin listat.

    Për sigurinë e Kosovës, çështja nuk qëndron te mbështetja e një partie politike nga qytetarët, por te regjistrimi i qëndrimeve të tyre dhe raportimi i këtyre informacioneve në komunikime me një shërbim inteligjent të huaj. Ky dallim është thelbësor edhe për mbrojtjen e komunitetit goran nga presioni politik dhe instrumentalizimi i marrëdhënieve komunitare.

    “Moja Gora” dhe organizimi përmes kontakteve lokale

    Një pjesë e dimensionit organizativ të rastit lidhet me shoqatën “Udruženje Moja Gora”, të regjistruar në Serbi më 2 prill 2024, me numër 28379404. Verifikimi i regjistrave publikë, i krahasuar me të dhënat e CompanyWall, e identifikon Fehim Salin si përfaqësues. Shoqata është përmendur në raportimet për mbledhjen e mbështetjes së goranëve për SNS-në gjatë vitit 2024.

    Lidhja e Salit me këtë organizatë e zgjeron shqyrtimin nga komunikimet individuale me BIA-n te kontaktet dhe strukturat përmes të cilave mund të jetë organizuar mobilizimi elektoral. Rrjetet komunitare kanë njohuri për marrëdhëniet lokale dhe qasje te individët, prandaj mund të përdoren si ndërmjetës për mobilizim politik, ndërsa informacionet e mbledhura përmes tyre marrin edhe funksion informativ kur u përcillen strukturave të inteligjencës.

    Veprimtaria e raportuar e Salit lidhet si me vitin 2024, ashtu edhe me përgatitjet elektorale të vitit 2026, çka e bën të dukshme mundësinë se të njëjtit persona, formularë dhe kanale komunikimi janë përdorur në të dyja periudhat.

    Kallëzimi ndaj Orliqit dhe përdorimi politik i inteligjencës

    Më 2 nëntor 2026, avokati Ivan Niniq paraqiti në Prokurorinë për Krimin e Organizuar në Beograd kallëzim penal kundër drejtorit të BIA-s, Vladimir Orliq, dhe shtatë drejtuesve të tjerë të agjencisë. Sipas kallëzimit penal, në fund të majit, punonjësve të strukturave në Beograd, Kragujevc, Smederevë dhe Paraqin u ishte imponuar, përmes autoritetit të eprorëve, mbledhja e të ashtuquajturave “vota kapilare” për SNS-në, duke përdorur formularë partiakë.

    Votat kapilare janë një metodë për identifikimin paraprak të mbështetësve të mundshëm dhe raportimin e angazhimit në një rrjet elektoral. Rëndësia e kallëzimit nuk qëndron te përdorimi i kësaj metode nga organizatat partiake, por te pretendimi se mbledhja e mbështetjes për SNS-në u ishte imponuar punonjësve të inteligjencës si detyrim pune, duke vënë personelin dhe hierarkinë e një institucioni shtetëror në shërbim të interesave elektorale.

    Orliqi, përpara emërimit në krye të BIA-s në qershor 2024, kishte qenë funksionar i lartë i SNS-së dhe kryetar i Kuvendit të Serbisë. Kjo lidhje politike është pjesë e kontekstit të kallëzimit, i cili kërkon shqyrtimin e mënyrës se si janë përdorur kompetencat dhe marrëdhëniet e vartësisë në shërbimin që ai drejton.

    Kallëzimi penal u bë publik pas zgjedhjeve parlamentare të Serbisë më 25 tetor 2026, në të cilat, sipas rezultateve preliminare, Lista Studentore mori 52,71 për qind dhe lista e udhëhequr nga SNS 39,17 për qind. Në vlerësimin e saj të 26 tetorit, ODIHR evidentoi keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe presionet elektorale. Këto gjetje përshkruajnë mjedisin zgjedhor, ndërsa kallëzimi ndaj drejtuesve të BIA-s ngre veçmas çështjen e përfshirjes së inteligjencës në mobilizimin partiak.

    Rastet Sali dhe Orliq: nga organizimi elektoral te ndikimi hibrid

    Rasti i Fehim Salit në Kosovë dhe kallëzimi penal ndaj Vladimir Orliqit në Serbi lidhen përmes një veprimtarie të përbashkët: mbledhjes së organizuar të mbështetjes elektorale për SNS-në me përfshirjen e strukturave të BIA-s. Në Kosovë, Sali grumbullonte nënshkrimet, evidentonte personat që refuzonin mbështetjen dhe ia raportonte këto informacione zyrtarit të inteligjencës serbe, Zhelimir Matoviq, ndërsa në Serbi, sipas kallëzimit të Niniqit, drejtuesit e BIA-s kishin angazhuar punonjësit e agjencisë për mbledhjen e të ashtuquajturave “vota kapilare” përmes formularëve të SNS-së. Kallëzimi ndaj Orliqit i jep kështu një dimension më të gjerë institucional veprimtarisë së Salit, pasi tregon se praktika e mbledhjes së mbështetjes partiake, e evidentuar në komunikimet e inteligjencës serbe me persona në Kosovë, pretendohet se ishte zbatuar edhe brenda strukturave të saj në Serbi.

    Nga perspektiva e luftës hibride, rëndësia e kësaj ndërlidhjeje qëndron te përdorimi i mobilizimit elektoral si mekanizëm për grumbullimin e informacioneve dhe ushtrimin e ndikimit politik. Listat e mbështetësve dhe personave që refuzonin nuk përfaqësonin vetëm të dhëna për potencialin elektoral të SNS-së, por edhe informacione mbi orientimet politike, marrëdhëniet komunitare dhe individët që mund të bëheshin objekt presioni. Përfshirja e inteligjencës në këtë proces krijon mundësinë që informacionet e mbledhura për qëllime partiake të shfrytëzohen edhe për profilizim politik dhe zgjerimin e rrjeteve të ndikimit, duke ndërthurur interesat elektorale me kapacitetet informative të një institucioni shtetëror.

    Për Kosovën, kjo veprimtari përbën një shqetësim të drejtpërdrejtë të sigurisë, sepse mbledhja e informacioneve politike për qytetarët e saj dhe raportimi i tyre te BIA krijojnë hapësirë për ndikim të jashtëm mbi marrëdhëniet komunitare dhe proceset politike. Prandaj, institucionet e Kosovës duhet të zbardhin jo vetëm personat që kanë organizuar mbledhjen e votave, por edhe zinxhirin e administrimit dhe përcjelljes së listave, marrëdhëniet me strukturat e inteligjencës serbe dhe përdorimin e mundshëm të këtyre të dhënave për ushtrimin e presionit politik.

    Rëndësia strategjike e dy rasteve shkon përtej zgjedhjeve dhe rezultateve të tyre, pasi rrjetet e kontakteve dhe informacionet e grumbulluara mund të ruajnë vlerën e tyre edhe pas ndryshimeve politike në Serbi. Ndërthurja e organizimit elektoral me veprimtarinë e inteligjencës krijon një mekanizëm ndikimi që mund të përdoret në periudha të ndryshme dhe për objektiva të tjera politike. Për Kosovën, identifikimi dhe neutralizimi i këtij mekanizmi është çështje e mbrojtjes së sovranitetit dhe e qëndrueshmërisë institucionale ndaj ndërhyrjeve hibride të inteligjencës serbe.

    Burimi: Dukagjini

  • Nesër 10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale

    Nesër 10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale

    Nesër 10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale

    Të enjten bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media para Prokurorisë Speciale.

    Familja Dehari, avokati Tomë Gashi dhe përfaqësuesi i VV-së, Sami Kurteshi, do t’iu drejtohen të enjten qytetarëve nga ora 11:00. /Klankosova.tv

  • Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit në atë spitalor

    Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit në atë spitalor

    Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit në atë spitalor

    Burgu i Fierit ka kryer zhvendosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor që gjendet në të njëjtin burg.

    Siç raporton TCh, zhvendosja është kryer pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe pas ankesave të kryebashkiakut që pretendon se nuk u vlerësua gjendja e tij shëndetësore, transmeton Klankosova.tv

    Pak kohë më parë, gjatë periudhës kur Veliaj mbahej në paraburgimin e Durrësit, ai kishte pësuar dëmtime në këmbë, dhe në kohën kur u transferua në burgun e Fierit, u shpreh se nuk i ishte marrë parasysh gjendja e tij shëndetësore.

    Nuk dihet nëse kjo lëvizje ka apo jo lidhje me vizitën e ministrit të Drejtësisë ë Toni Gogu, pak ditë më parë. /Klankosova.tv

  • Avioni që transportonte Vulinin dhe u kthye mbrëmë në Beograd, sot mbërrin në Moskë

    Avioni që transportonte Vulinin dhe u kthye mbrëmë në Beograd, sot mbërrin në Moskë

    Avioni që transportonte Vulinin dhe u kthye mbrëmë në Beograd, sot mbërrin në Moskë

    Avioni i kompanisë Air Serbia, i cili të martën në mbrëmje u kthye në Beograd gjatë fluturimit për në Moskë për kontrolle shtesë të sigurisë, mbërriti në kryeqytetin rus të mërkurën në mëngjes.

    Në mesin e udhëtarëve të fluturimit fillestar ishte edhe politikani prorus dhe ish-zyrtari i lartë serb, Aleksandar Vulin, por nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ai hyri sërish në avion, pas kthimit në Beograd.

    Kryeredaktori i portalit të aviacionit Tango Six, Petar Vojinoviq, shkroi në rrjetin X se avioni i fluturimit JU134 mbërriti në Moskë pas shtatë orësh vonesë, me ekuipazh të ndërruar për shkak të rregullave për orarin e punës, por me “të njëjtët udhëtarë, që rezultuan të ishin më shumë se interesantë”, raportoi Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).

    Avioni i kompanisë Air Serbia u kthye në Beograd të martën në mbrëmje, pasi kompania, sipas njoftimit të saj, kishte marrë informacione nga shërbimet e aeroportit që kërkonin kontrolle shtesë të sigurisë për një udhëtar.

    Aleksandar Vulin, i cili ndodhet në listën e sanksioneve amerikane për shkak të lidhjeve me Kremlinin, mohoi raportimet jozyrtare se nuk kishte kaluar kontrollin e nevojshëm të sigurisë në Aeroportin “Nikolla Tesla”, në Beograd.

    Pas kthimit të avionit, ai i tha tabloidit Informer se bëhej fjalë për një “përpjekje për hakmarrje politike” ndaj tij.

    Vulin tha se po udhëtonte zyrtarisht drejt Moskës për të diskutuar marrëveshjen e furnizimit të Serbisë me gaz.

    “Natyrisht, gjithçka është gënjeshtër. Kjo është vetëm një formë abuzimi dhe një përpjekje për t’ua dëshmuar pushtetarëve të rinj se sa shumë janë në mbrojtje të ideologjisë së tyre, madje edhe këtu, në aeroportin tonë”, tha ai.

    Drejtori i kompanisë Srbijagas, Dushan Bajatoviq, i cili ndodhej në të njëjtin avion, i tha televizionit N1 se pas kthimit në Beograd, të gjithë udhëtarët dhe bagazhet e tyre iu nënshtruan kontrolleve të hollësishme të sigurisë.

    Edhe pse në avion ndodheshin Vulin dhe Nenad Popoviq, ministër pa portofol në Qeverinë teknike të Serbisë, i njohur për qëndrimet proruse, Bajatoviq tha se nuk i dinte arsyet e udhëtimit të tyre.

    Ai shtoi se udhëtimi i tij drejt Rusisë lidhej me problemet në furnizimin me gaz dhe në qarkullimin e pagesave, pas rastit të bankës Alta.

    Kjo bankë iu nënshtrua falimentimit më 3 nëntor, një ditë pasi pronari i saj, Davor Macura, u arrestua nën dyshimin se kishte nxjerrë nga kasaforta e bankës qindra miliona euro në para të gatshme. /REL

  • Samsung Galaxy S27 Pro dhe S27 Ultra pritet të kenë version të përmirësuar të Privacy Display

    Samsung Galaxy S27 Pro dhe S27 Ultra pritet të kenë version të përmirësuar të Privacy Display

    Samsung prezantoi në fillim të këtij viti funksionin Privacy Display në modelin Galaxy S26 Ultra, ndërsa sipas disa raportimeve, kjo teknologji do të jetë e pranishme edhe në modelet e ardhshme Galaxy S27 Pro dhe Galaxy S27 Ultra.

    Një raport i ri nga SamMobile i mbështet këto pretendime, duke bërë të ditur se dy telefonat e rinj të serisë S27 do të pajisen me një version të përmirësuar të funksionit Privacy Display, transmeton Telegrafi.

    Përveç kësaj, burimi pretendon se Galaxy S27 Pro dhe Galaxy S27 Ultra do të kenë edhe ekrane me ndriçim më të fuqishëm, duke mundësuar lexim më të lehtë të përmbajtjes edhe nën rrezet e drejtpërdrejta të diellit.

    Fillimisht ishte raportuar se Samsung planifikonte ta përfshinte funksionin Privacy Display edhe në modelet Galaxy S27 dhe Galaxy S27+. Megjithatë, disa raportime të mëvonshme sugjerojnë se këto dy pajisje nuk do ta kenë këtë teknologji.

    Privacy Display, e prezantuar me Galaxy S26 Ultra, është krijuar për të kufizuar dukshmërinë e përmbajtjes së ekranit nga këndet anësore, duke ndihmuar në ruajtjen e privatësisë kur telefoni përdoret në vende publike. /Telegrafi/

  • Barcelona rikthehet te ylli i Interit, por klubi vendos çmimin prej 80 milionë eurosh

    Barcelona rikthehet te ylli i Interit, por klubi vendos çmimin prej 80 milionë eurosh

    Barcelona po shqyrton sërish mundësinë e transferimit të Alessandro Bastonit nga Interi, por realizimi i këtij operacioni duket shumë i vështirë për shkak të kërkesave të larta financiare të klubit italian.

    Mbrojtësi italian është objektivi kryesor i drejtorit sportiv Deco për përforcimin e repartit defensiv, ndërsa trajneri Hansi Flick e sheh atë si futbollistin ideal për sistemin e tij të lojës.

    Megjithatë, Barcelona e konsideron pothuajse të pamundur transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Interi kërkon mbi 80 milionë euro për ta lënë të lirë. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se vlera e tij e tregut, e cila vlerësohet në rreth 65 milionë euro.

    Drejtuesit e klubit italian nuk kanë ndonjë arsye sportive apo financiare për të shitur një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

    Për më tepër, Bastoni ka kontratë me Interin deri më 30 qershor të vitit 2031, çka i jep klubit nga Milano një pozitë të favorshme në negociata.

    Sipas raportimeve, përfaqësuesit e Barcelonës kanë zhvilluar kontakte të fundit me agjentin e futbollistit për të kuptuar kushtet e mundshme të një transferimi.

    Megjithatë, kërkesa e Interit për më shumë se 80 milionë euro, pavarësisht nëse marrëveshja do të realizohej në janar apo gjatë verës, e bën operacionin shumë të komplikuar.

    Gjendja financiare e Barcelonës është një tjetër pengesë e rëndësishme, pasi klubi katalunas nuk e ka të lehtë të përballojë një investim të tillë pa realizuar më parë shitje të rëndësishme.

    Ndërkohë, mbrojtësi 27-vjeçar kërkon edhe garanci sportive nga Flick përpara se të marrë në konsideratë një ndryshim të mundshëm të ambientit.

    Bastoni vlerësohet shumë nga stafi teknik i Barcelonës për cilësitë fizike dhe teknike, të cilat i mundësojnë të luajë me vijën mbrojtëse të vendosur lart.

    Me 1.90 metra gjatësi, italiani kombinon fuqinë fizike me shpejtësinë dhe aftësinë për të mbuluar hapësirat prapa mbrojtjes.

    Ai gjithashtu spikat në ndërhyrjet përpara, anticipimin e aksioneve kundërshtare dhe duelet fizike, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit defensiv të Interit.

    Barcelona pritet t’i mbajë kontaktet me përfaqësuesit e tij edhe gjatë muajit dhjetor, për të përcjellë nga afër zhvillimet rreth situatës së tij.

    Megjithatë, nëse Interi nuk i ul ndjeshëm kërkesat financiare, katalunasit mund të detyrohen të heqin dorë nga Bastoni dhe të orientohen drejt alternativave të tjera për përforcimin e mbrojtjes. /Telegrafi/

  • Regjistrimi i biznesit të ri në eKosova, tashmë aplikuesit mund t’i nënshkruajnë dokumentet në mënyrë elektronike

    Regjistrimi i biznesit të ri në eKosova, tashmë aplikuesit mund t’i nënshkruajnë dokumentet në mënyrë elektronike

    Platforma eKosova ka njoftuar se Identiteti Elektronik (eID) tashmë është integruar në Platformën eKosova!

    eKosova sqaron më tej se përveç kyçjes pa fjalëkalim, integrimi i eID-së mundëson edhe përdorimin e nënshkrimit elektronik në kuadër të shërbimeve të platformës.

    Regjistrimi i biznesit të ri në eKosova, tashmë aplikuesit mund t’i nënshkruajnë dokumentet në mënyrë elektronike

    Tashmë, gjatë aplikimit për regjistrimin e një biznesi të ri në eKosova, aplikuesit kanë mundësinë t’i nënshkruajnë dokumentet në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë për procedura fizike të nënshkrimit.

    “Ky është një nga përdorimet e para konkrete të nënshkrimit elektronik në platformën eKosova dhe një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të proceseve administrative. Përmes kësaj mundësie, synohet të reduktohet nevoja për dokumentacion fizik, të shkurtohet koha e përfundimit të procedurave dhe të lehtësohet qasja në shërbime për qytetarët dhe bizneset”, thuhet në njoftim.

    eKosova thekson se integrimi i eID-së krijon bazën për zgjerimin e përdorimit të identitetit dhe nënshkrimit elektronik edhe në shërbime të tjera të platformës eKosova.

    “Në vazhdim, kjo mundësi do të shtrihet gradualisht në shërbime të reja, duke synuar që gjithnjë e më shumë procese administrative të realizohen në mënyrë tërësisht elektronike, nga identifikimi dhe aplikimi deri te nënshkrimi dhe përfundimi i shërbimit”, thuhet tutje. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | Sinjali raportoi rastin e rëndë të 13-vjeçares në Pejë – Prokuroria kërkon paraburgim për babanë e dyshuar për sulm seksual

    Ekskluzive | Sinjali raportoi rastin e rëndë të 13-vjeçares në Pejë – Prokuroria kërkon paraburgim për babanë e dyshuar për sulm seksual

    Ekskluzive | Sinjali raportoi rastin e rëndë të 13-vjeçares në Pejë – Prokuroria kërkon paraburgim për babanë e dyshuar për sulm seksual

    Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për ngacmim seksual të vajzës së tij 13-vjeçare, rast ky i raportuar më herët ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, i cili ishte arrestuar pas denoncimit të vajzës së mitur.

    Sinjali raportoi mëngjesin e sotëm se rasti ishte denoncuar më 2 nëntor, rreth orës 16:00, ndërsa dyshimet lidhen me ngjarje të mëhershme, gjatë kohës kur vajza qëndronte te babai i saj, pas ndarjes së prindërve.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, 13-vjeçarja kishte deklaruar se babai i saj e kishte ngacmuar seksualisht dhe i kishte shfaqur materiale pornografike.

    Pas denoncimit, hetuesit kishin kryer kontroll në banesën e të dyshuarit, ku ishin sekuestruar dy telefona celularë dhe një laptop, si prova të mundshme për procedurën penale.

    I dyshuari, gjatë intervistimit, kishte shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, ndërsa me vendim të prokurorit ishte ndaluar për 48 orë.

    Ndërkohë, vajza e mitur është vendosur në strehim të sigurt, nën përkujdesjen e institucioneve kompetente.

    Rasti po hetohet për veprat penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve” dhe “Sulmi seksual”.

    Kërkesa e Prokurorisë për paraburgim pritet të shqyrtohet nga gjykata kompetente, e cila do të vendosë lidhur me masën ndaj të dyshuarit.

    Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme të këtij rasti.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive The signal reported the 13-year-old serious case in Pec prosecution seeks detention for father suspected of sexual assault

    The Constitutional Prosecutor in Pec has filed a request for the appointment of the detention measure against a person suspected of sexual harassment of his 13-year-old daughter, a case reported earlier exclusively by the Signal newspaper.

    Signal Journal sources suggest the prosecution has handed over to the court the request for the detention measure to the suspects, who had been arrested after denouncing the minor girl.

    The signal reported today that the case had been denounced on November 2, about 4: 00 p.m., as suspicions relate to previous events during the time the girl was staying with her father after the divorce of her parents.

    According to information provided by the signal, the 13-year-old had declared that her father had sexually molested her and displayed pornographic material.

    After reporting, investigators had conducted control of the suspect’s apartment, where two mobile phones and a laptop were seized as possible evidence of criminal procedure.

    The suspect, during the interview, had used the right to defend in silence, while the prosecutor’s decision had been banned for 48 hours.

    Meanwhile, the minor girl is located in safe housing, under the auspices of competent institutions.

    The case is being investigated for criminal acts with the content of child exploitation and sexual abuse and sexual expression.

    The prosecution’s request for detention is expected to be considered by the competent court, which will decide on the move against the suspects.

    The signal paper will keep you informed of further developments in this case.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal