Category: Lajme

  • Ilir Sela, Naomi Roth dhe emra ndërkombëtarë të teknologjisë vijnë në DOKU.TECH 2026

    Ilir Sela, Naomi Roth dhe emra ndërkombëtarë të teknologjisë vijnë në DOKU.TECH 2026

    Dy ditë plot inovacion, inteligjencë artificiale, ide frymëzuese dhe përvoja interaktive! Më 5 dhe 6 nëntor, DOKU.TECH rikthehet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke sjellë në një vend njerëzit dhe idetë që po formësojnë të ardhmen.

    Nën temën “The Future is Calling”, edicioni i këtij viti sjell për herë të parë në Kosovë Ilir Selën, themeluesin dhe CEO-n e Slice, kompanisë amerikane që ka revolucionarizuar mënyrën se si mijëra piceri të pavarura zhvillojnë biznesin e tyre përmes teknologjisë. Nga biznesi familjar në New York te ndërtimi i një platforme që mbështet mbi 15,000 piceri në SHBA, Sela do të ndajë historinë e tij të suksesit në skenën e DOKU.TECH.

    Krahas tij, Naomi Roth, eksperte e teknologjisë dhe etikës digjitale, do të sjellë ligjëratën “The Maker Age”, duke eksploruar se si teknologjia po ndryshon mënyrën se si krijojmë, inovojmë dhe ndërtojmë të ardhmen.

    Në skenë do të jetë edhe John Cusey, Drejtor Ekzekutiv i Institute for Families and Technology, me diskutime mbi ndikimin e teknologjisë në shoqëri dhe sigurinë e fëmijëve në botën digjitale.

    Çfarë ju pret në DOKU.TECH 2026?

    Programi dyditor sjell diskutime mbi inteligjencën artificiale dhe demokracinë, sigurinë online, komunikimin politik në epokën e AI dhe të ardhmen e profesioneve të gjelbra, me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

    Vizitorët do të kenë mundësi të eksplorojnë edhe DIY Fair, ku shkolla, universitete dhe komunitete inovative prezantojnë krijimet dhe projektet e tyre teknologjike, si dhe të marrin pjesë në aktivitete interaktive, networking dhe shfaqjen e dokumentarit “Your Attention Please”, që trajton ndikimin e teknologjisë në vëmendjen dhe jetën tonë të përditshme.

    Organizuar nga The Foundation House (ish-IPKO Foundation), nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, DOKU.TECH 2026 është më shumë se një konferencë – është vendi ku idetë, teknologjia dhe njerëzit takohen për të krijuar mundësi të reja.

    Hyrja është falas, por vendet janë të kufizuara!

    5-6 nëntor 2026 | Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë

    Siguro biletën tënde falas:

    https://ticketing.festtix.co.uk/events/doku-tech-2026

    The Future is Calling. A do t’i përgjigjesh?Dy ditë plot inovacion, inteligjencë artificiale, ide frymëzuese dhe përvoja interaktive! Më 5 dhe 6 nëntor, DOKU.TECH rikthehet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke sjellë në një vend njerëzit dhe idetë që po formësojnë të ardhmen.

    Nën temën “The Future is Calling”, edicioni i këtij viti sjell për herë të parë në Kosovë Ilir Selën, themeluesin dhe CEO-n e Slice, kompanisë amerikane që ka revolucionarizuar mënyrën se si mijëra piceri të pavarura zhvillojnë biznesin e tyre përmes teknologjisë. Nga biznesi familjar në New York te ndërtimi i një platforme që mbështet mbi 15,000 piceri në SHBA, Sela do të ndajë historinë e tij të suksesit në skenën e DOKU.TECH.

    Krahas tij, Naomi Roth, eksperte e teknologjisë dhe etikës digjitale, do të sjellë ligjëratën “The Maker Age”, duke eksploruar se si teknologjia po ndryshon mënyrën se si krijojmë, inovojmë dhe ndërtojmë të ardhmen.

    Në skenë do të jetë edhe John Cusey, Drejtor Ekzekutiv i Institute for Families and Technology, me diskutime mbi ndikimin e teknologjisë në shoqëri dhe sigurinë e fëmijëve në botën digjitale.

    Çfarë ju pret në DOKU.TECH 2026?

    Programi dyditor sjell diskutime mbi inteligjencën artificiale dhe demokracinë, sigurinë online, komunikimin politik në epokën e AI dhe të ardhmen e profesioneve të gjelbra, me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

    Vizitorët do të kenë mundësi të eksplorojnë edhe DIY Fair, ku shkolla, universitete dhe komunitete inovative prezantojnë krijimet dhe projektet e tyre teknologjike, si dhe të marrin pjesë në aktivitete interaktive, networking dhe shfaqjen e dokumentarit “Your Attention Please”, që trajton ndikimin e teknologjisë në vëmendjen dhe jetën tonë të përditshme.

    Organizuar nga The Foundation House (ish-IPKO Foundation), nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, DOKU.TECH 2026 është më shumë se një konferencë – është vendi ku idetë, teknologjia dhe njerëzit takohen për të krijuar mundësi të reja.

    Hyrja është falas, por vendet janë të kufizuara!

    5-6 nëntor 2026 | Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë

    Siguro biletën tënde falas:

    https://ticketing.festtix.co.uk/events/doku-tech-2026

    The Future is Calling. A do t’i përgjigjesh?

  • “Është një ditë e tmerrshme për botën e futbollit”, ylli i Atletico Madridit reagon ndaj vdekjes tragjike të Jesus de Miguel

    “Është një ditë e tmerrshme për botën e futbollit”, ylli i Atletico Madridit reagon ndaj vdekjes tragjike të Jesus de Miguel

    Mbrojtësi i Atletico Madridit, Marcos Llorente, gjeti kohë për t’i shprehur mbështetjen e tij familjes së Jesus de Miguel pas vdekjes tragjike të sulmuesit të Tenerifes, pas ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

    Jesus de Miguel vdiq mëngjesin e së martës pas një arresti kardiak-respirator dhe problemeve neurologjike që pati pas një përplasje me portierin e Andorrës, Jesus Oëono, gjatë ndeshjes të së hënës mbrëma në kuadër të La Liga 2.

    Vdekja e tij ka tronditur gjithë futbollin botëror dhe në veçanti atë spanjoll, të cilët kanë vazhduar t’i bëjnë homazhe dhe i fundit është ylli i Atleticos, Llorente.

    “Sot është një ditë shumë e vështirë për të luajtur. Jam këtu sepse duhet të jem; është një ditë e tmerrshme për botën e futbollit dhe për botën në përgjithësi. Nuk mendoj se e kuptojmë, por edhe sporti ka situata të tilla”.

    “Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjes dhe të gjithë ekipit, të cilët duhet të jenë duke kaluar një kohë shumë të vështirë. U dërgoj atyre gjithë mbështetjen time dhe të ekipit”, tha mbrojtësi spanjoll.

    Portieri veteran i Bayernit, Manuel Neuer, i cili e mbajti portën të paprekur mbrëmë pas fitores 2-0, gjithashtu i bëri homazhe sulmuesit 30-vjeçar spanjoll.

    “Ishte një situatë shumë e vështirë. Mendoj se na bën të gjithëve të reflektojmë dhe të mendojmë se si, në një situatë të tillë, diçka e tillë mund të ndodhë në të vërtetë. Mendimet tona janë me familjen e tij dhe me Tenerifen. Thjesht nuk ka fjalë për diçka të tillë”, tha gjermani. /Telegrafi/

  • It’s a terrible day for the football world, the star of Atletico Madrid reacts to the tragic death of Jesus de Miguel

    It’s a terrible day for the football world, the star of Atletico Madrid reacts to the tragic death of Jesus de Miguel

    The defender of Atletico Madrid, Marcos Llyente, took time to express his support to the family of Jesus de Miguel after the tragic death of Tenerife’s attacker, following last night’s match of the Champions’ League against Bayern Munich.

    Jesus de Miguel died Tuesday morning after a cardiac-respiratory arrest and the neurological problems he had after a clash with Andorra’s goalkeeper, Jesus Oawno, during Monday’s evening match under La League 2.

    His death has shaken all the world football and especially the Spanish, who have continued to pay their respects, and the last is the star of Atleticos, Llyante.

    Today is a very difficult day to play. I’m here because I have to be; it’s a terrible day for the football world and the world in general. I don’t think we understand, but sports also have such situations.

    I want to express my condolences to the entire family and the entire team, who must be having a very difficult time. I send them all my support and the team, the Spanish defender said.

    Bayerni’s veteran goalie, Manuel Neuer, who kept the gate intact last night after winning 2-0, also paid tribute to the 30-year-old Spanish assailant.

    It was a very difficult situation. I think it makes us all reflect on how, in a situation like this, something like that could actually happen. Our thoughts are with his family and Tenerifen. There’s just no word on anything like that, the German said. /Telegraphy/

  • BE-ja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për 72 orët e para të emergjencave

    BE-ja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për 72 orët e para të emergjencave

    Komisioni Evropian prezantoi të martën udhëzime të reja për forcimin e gatishmërisë së qytetarëve për situata emergjente, duke u bërë thirrje atyre që të sigurojnë mundësinë për të përballuar nevojat bazë gjatë 72 orëve të para të një krize.

    Udhëzimet synojnë gjithashtu përfshirjen e edukimit për gatishmërinë ndaj emergjencave në programet mësimore të shkollave, në mënyrë që qytetarët të jenë më të përgatitur për t’u përballur me fatkeqësi dhe kërcënime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

    Masat u prezantuan nga komisionerja evropiane për Barazi, Gatishmëri dhe Menaxhim të Krizave, Hadja Lahbib. Sipas Komisionit, qëllimi është që individët dhe komunitetet të pajisen me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të mbrojtur veten dhe të tjerët në raste emergjencash.

    Një nga prioritetet kryesore është vetëpërballimi për 72 orët e para të krizës. Përmes këtij rekomandimi, qytetarët inkurajohen të përgatiten në mënyrë që të mund të sigurojnë vetë nevojat thelbësore gjatë tri ditëve të para pas një fatkeqësie apo situate tjetër emergjente.

    Komisioni rekomandon që familjet të krijojnë rezerva me produkte dhe pajisje të domosdoshme, si dhe të përgatisin çanta emergjence që mund të merren me vete në rast evakuimi. Këto masa synojnë të garantojnë qasje në gjërat bazë menjëherë pas një krize, kur shërbimet dhe furnizimet mund të ndërpriten.

    Një tjetër element i rëndësishëm është edukimi. Udhëzimet u bëjnë thirrje shteteve anëtare që përgatitjen për emergjenca ta përfshijnë në programet mësimore që nga edukimi në fëmijërinë e hershme dhe shkollimi fillor.

    Po ashtu, Komisioni Evropian njoftoi se planifikon të organizojë çdo vit Ditën e Gatishmërisë së BE-së. Edicioni i parë i kësaj nisme është paraparë të mbahet në tetor të vitit 2027.

    Këto masa janë pjesë e Strategjisë së Bashkimit Evropian për Gatishmërinë, e miratuar në mars të vitit 2025, e cila synon të forcojë aftësinë e Evropës për të parashikuar, parandaluar dhe përballuar krizat dhe kërcënimet e reja. /Telegrafi/

  • Barcelona në ankth për Rodrin, lëndimet e përsëritura shqetësojnë Flick-un

    Barcelona në ankth për Rodrin, lëndimet e përsëritura shqetësojnë Flick-un

    Mesfushori spanjoll ishte një nga përforcimet më të bujshme të afatit kalimtar të verës, duke ardhur me pritshmëri të mëdha pas paraqitjeve të shkëlqyera në Kupën e Botës. Barcelona e kishte konsideruar atë si një prej figurave kryesore të projektit të ri dhe si liderin e ardhshëm të mesfushës.

    Megjithatë, vetëm pak muaj pas transferimit, entuziazmi fillestar është zëvendësuar me shqetësime për shkak të problemeve të përsëritura fizike.

    Sipas medieve ndërkombëtare, situata e Rodrit ka filluar ta shqetësojë seriozisht stafin e Barcelonës, veçanërisht pasi mesfushori po has vështirësi për të përballuar ritmin e ndeshjeve të njëpasnjëshme.

    Shqetësimi i fundit u shfaq të martën në mbrëmje, kur Rodri ishte titullar në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Aston Villas, por u detyrua ta braktiste fushën para përfundimit të pjesës së parë.

    Sipas “Mundo Deportivo”, futbollisti kishte ndier shqetësime në pjesën e pasme të kofshës së djathtë, ndërsa stafi teknik vendosi të mos rrezikonte dhe ta zëvendësonte.

    Kjo situatë vjen në një moment të papërshtatshëm për Barcelonën, vetëm pak ditë para përballjes së rëndësishme me Atletico Madridin. Siç raportohet, pjesëmarrja e Rodrit në këtë takim është vënë seriozisht në dyshim, ndërsa shkalla e lëndimit pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve të mëtejshme.

    Problemet e vazhdueshme fizike të mesfushorit po e vendosin trajnerin Hansi Flick përballë një situate të komplikuar.

    Tekniku gjerman duhet të gjejë ekuilibrin mes nevojës për ta aktivizuar Rodrin në ndeshjet e rëndësishme dhe kujdesit për të mos rrezikuar gjendjen e tij fizike.

    Që nga fillimi i sezonit, Flick është përpjekur ta menaxhojë me kujdes minutazhin e spanjollit, duke shmangur ngarkesën e tepërt. Megjithatë, lëndimet e njëpasnjëshme po ia vështirësojnë rikthimin në formën dhe ritmin e dëshiruar.

    Në Barcelonë ekziston shqetësimi se këto probleme mund të ndikojnë edhe në vazhdimësinë e tij afatgjatë në skuadër.

    Pas transferimit me pritshmëri të mëdha, Rodri tashmë duhet të dëshmojë se mund ta përballojë ngarkesën fizike dhe të bëhet lojtari vendimtar që drejtuesit katalunas presin prej tij.

    Burimi: RTKLive

  • Barcelona’s anxious about Rodrin, repeated injuries disturb Flick

    The Spanish midfielder was one of the most spectacular reinforcements of the summer’s passing term, coming with high expectations following excellent World Cup presentations. Barcelona had considered it one of the main figures of the new project and the future leader of the midfield.

    However, just a few months after the transfer, initial enthusiasm has been replaced with concerns because of repeated physical problems.

    According to international media, Rodri’s situation has begun to seriously disturb Barcelona’s staff, especially since midfielder is facing difficulties in meeting the pace of successive matches.

    The latest concern surfaced Tuesday evening, when Rodri was titled to confronting the Champions League against Aston Willlas, but was forced to abandon the field before the end of the first leg.

    According to mundo Deportivoaux, the footballer had felt concerns on the back of the right thigh, while the technical staff decided not to risk and replace it.

    This situation comes at an inappropriate moment for Barcelona, just days before the major confrontation with Atletico Madrid. As reported, Roder’s participation in this meeting has been seriously questioned, while the rate of injury is expected to be determined after further examinations.

    The constant physical problems of the midfielder are placing coach Hansi Flick in the face of a complicated situation.

    The German technician needs to find a balance between the need to activate Rodrin in important matches and the care not to endanger his physical condition.

    Since the beginning of the season, Flick has been trying to manage the Spanish minute carefully, avoiding excessive cargo. However, successive injuries are making it difficult for him to return to the desired shape and pace.

    There is concern in Barcelona that these problems can also affect his long – term team continuation.

    After moving with high expectations, Rodri must now prove that he can cope with the physical burden and become the decisive player the Catalonian leaders expect from him.

    Source Layer: RTKLive

  • Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë

    Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë

    Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë

    Republikani Byron Donalds është zgjedhur guvernatori i parë me ngjyrë në historinë e Floridës, pasi mposhti demokratin David Jolly në zgjedhjet e së martës.

    Fitorja e tij erdhi pas një gare më të ngushtë nga sa ishte pritur, e cila vuri në provë mbështetjen e republikanëve në shtetin që presidenti amerikan, Donald Trump, e konsideron si shtëpinë e tij politike.

    Donalds, aleat i afërt i Trumpit, do ta pasojë në këtë detyrë guvernatorin republikan Ron DeSantis, i cili nuk mund të kandidonte për një mandat tjetër.

    Gjatë fushatës, Donalds kishte mbështetjen e Trumpit, të cilin e falënderoi edhe në fjalimin e fitores para mbështetësve të tij në jug të Floridës.

    “Dua që ta dëgjoni nga Florida se ne vazhdojmë të jemi një shtet republikan. Zoti President, dua gjithashtu t’ju falënderoj për mbështetjen dhe për faktin që keni qenë në anën time”, deklaroi ai.

    Demokratët nuk kanë arritur ta fitojnë garën për guvernator të Floridës prej më shumë se 30 vjetësh. /Klankosova.tv

  • Operacioni me AKI-në, Prokuroria Speciale thërret konferencë për media

    Operacioni me AKI-në, Prokuroria Speciale thërret konferencë për media

    Operacioni me AKI-në, Prokuroria Speciale thërret konferencë për media

    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me një operacion të zhvilluar në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

    Në këtë operacion është sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas njoftimit zyrtar, konferenca për media është paralajmëruar të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, duke filluar nga ora 13:30.

  • Operation With AKI, Special Prosecutor Calls Media Conference

    PSpecial rock and Kosovo police will hold today media conferences regarding an operation conducted in co-operation with the Kosovo Intelligence Agency.

    An amount of the suspected narcotic substance of heroin is seized in this operation, broadcasts Clankosova.tv.

    According to the official announcement, the media conference has been warned to be held at the Kosovo Special Prosecutor’s facility, starting at 13:30.

  • Bilanci 24-orësh i Prokurorit të Shtetit: 48 aktakuza ndaj 58 personave dhe 11 të ndaluar

    Bilanci 24-orësh i Prokurorit të Shtetit: 48 aktakuza ndaj 58 personave dhe 11 të ndaluar

    Prokurori i Shtetit ka publikuar raportin 24-orësh mbi aktivitetet kryesore të prokurorive të Kosovës.

    Gjatë kësaj periudhe janë ngritur gjithsej 48 aktakuza kundër 58 personave, janë ndaluar 11 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe janë paraqitur 7 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 9 personave.

    Gjatë periudhës raportuese nuk është regjistruar asnjë rast i bastisjeve apo sekuestrimeve.

    Prokuroria Speciale, ka ndaluar 3 persona të dyshuar për veprat penale Mashtrimi, Hyrja e paautorizuar kompjuterike, si dhe Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 10 aktakuza kundër 14 personave. Gjithashtu, ka ndaluar 4 persona (për Mbajtje të paautorizuar të armëve, Sulm, Lëndim të rëndë trupor dhe Ngacmim) dhe ka bërë 1 kërkesë për paraburgim ndaj 1 të mituri (për Posedim narkotikësh, Armëmbajtje pa leje dhe Kanosje).

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur numrin më të madh të aktakuzave — gjithsej 23 aktakuza kundër 27 personave. Nga kjo prokurori është ndaluar edhe 1 person për Pengim të personit zyrtar.

    Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur 4 kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër 6 personave për vepra si Grabitje, Sulm seksual dhe materiale të keqpërdorimit të fëmijëve, si dhe Dhunë në familje. Gjithashtu ka ngritur 1 aktakuzë për Shitje e blerje të paautorizuar të narkotikëve.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 3 aktakuza kundër 3 personave, ka ndaluar 1 person për Dhunë në familje dhe ka parashtruar 1 kërkesë për paraburgim për Mashtrim.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar 2 persona — njërin për Dhunë në familje dhe tjetrin për Tregti të paautorizuar armësh/materiesh plasëse dhe Lajmërim të rremë.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Ka ngritur 3 aktakuza kundër 3 personave për vepra si Posedim narkotikësh, Lëndim i rëndë trupor, Falsifikim dokumentesh, Kanosje dhe Shkaktim i rrezikut.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave si dhe ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit për Dhunë në familje. /Telegrafi/