Category: Lajme

  • The gun to the employee, the money in the robbers’ hands, BPB attacks in Pristina in broad daylight, the author disappears.

    An armed robbery occurred in broad daylight at a branch of the Bank for Business ( BPB) in Pristina. A masked person entered the bank, pulled a gun, and directed it to one of his employees, asking him to hand over the money. A few moments later, he left with a lot of money, while the police are looking for him.

    Signal Gazette sources suggest the robbery occurred on Tuesday, November 3rd, at 12:46, at the BPB branch on the Rentman Street near the Makxi 2450 in Pristina.

    According to information provided by the signal, the suspect had entered the bank wearing black jackets, blue pants and ash mask, hiding his identity.

    As soon as he got inside, he pulled out a black gun, put it in the bag, and directed it to one of his employees, asking for money.

    At that moment, there were three employees and a customer in the bank’s facilities.

    Under threat of the gun, the robber has received a sum of money, the exact value of which has not yet been confirmed, and has fled in an unknown direction.

    Robbery mobilised Capital Police

    Shortly after the case was reported, patrols at the police station arrived at the scene, which met people in the bank during the robbery.

    Station investigators, Regional Investigations and Regional Forenzica have also been involved in the operation, while police superiors have also appeared on the scene.

    Investigators have initiated actions to identify and locate the person allegedly committed the robbery.

    So far, the suspect remains unidentified, while there is no confirmed information on the amount of money received from the bank.

    The case has been initiated for criminal work é grabija while investigations are continuing.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pistoleta në drejtim të punonjëses, paratë në duart e grabitësit – sulmohet BPB-ja në Prishtinë në mes të ditës, autori zhduket

    Pistoleta në drejtim të punonjëses, paratë në duart e grabitësit – sulmohet BPB-ja në Prishtinë në mes të ditës, autori zhduket

    Pistoleta në drejtim të punonjëses, paratë në duart e grabitësit – sulmohet BPB-ja në Prishtinë në mes të ditës, autori zhduket

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur në mes të ditës në një degë të Bankës për Biznes (BPB) në Prishtinë. Një person i maskuar ka hyrë në bankë, ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka drejtuar njërës prej punonjëseve, duke i kërkuar t’ia dorëzonte paratë. Pak çaste më vonë, ai është larguar me një shumë parash, ndërsa Policia është vënë në kërkim të tij.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur të martën, më 3 nëntor, rreth orës 12:46, në degën e BPB-së në rrugën “Agron Rrahmani”, pranë marketit “Maxi 24”, në Prishtinë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari kishte hyrë në bankë i veshur me xhaketë të zezë, pantallona të kaltra dhe maskë ngjyrë hiri, duke fshehur identitetin e tij.

    Sapo ka hyrë brenda, ai ka nxjerrë një pistoletë të zezë, e ka bërë gati dhe ia ka drejtuar njërës prej punonjëseve, duke kërkuar para.

    Në atë moment, në ambientet e bankës ndodheshin tri punonjëse dhe një klient.

    Nën kërcënimin e armës, grabitësi ka marrë një shumë parash, vlera e saktë e së cilës ende nuk është konfirmuar, dhe është larguar në drejtim të panjohur.

    Grabitja mobilizon Policinë e Kryeqytetit

    Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë mbërritur patrullat e Stacionit Policor, të cilat kanë takuar personat që ndodheshin në bankë gjatë grabitjes.

    Në operacion janë përfshirë edhe hetuesit e stacionit, Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale, ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe eprorët policor.

    Hetuesit kanë nisur veprimet për identifikimin dhe lokalizimin e personit që dyshohet se kreu grabitjen.

    Deri më tani, i dyshuari mbetet i paidentifikuar, ndërsa nuk ka informacion të konfirmuar për shumën e parave që janë marrë nga banka.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Grabitja”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kapen 37 kilogramë heroinë, arrestohen pesë persona

    Kapen 37 kilogramë heroinë, arrestohen pesë persona

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi 500 mijë euro.

    Sveçla ka njoftuar se pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

    Ai e ka cilësuar operacionin si goditje ndaj rrjeteve kriminale të përfshira në trafikimin ndërkombëtar të drogës.

    Burimi: RTKLive

  • They catch 37 kilos of heroin, five people are arrested

    Interior Minister Jedal Svecla has indicated that 37kg of heroin, divided into 62 packages, worth over 500 thousand euros, were seized during the operation.

    Svecla has announced that five people have been arrested under suspicion of involvement in organised criminal groups, as well as for purchase, possession, distribution and unauthorised narcotics sales.

    He has named the operation a crackdown on criminal networks involved in international drug trafficking.

    Source Layer: RTKLive

  • Sekuestrohen 37 kilogramë heroinë, arrestohen pesë persona

    Sekuestrohen 37 kilogramë heroinë, arrestohen pesë persona

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se një grup kriminal ndërkombëtar është goditur në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

    Sveçla ka njoftuar se gjatë operacionit janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro, njofton Dukagjini.

    Po ashtu, janë arrestuar pesë persona të dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

    Sveçla ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe ka thënë se angazhimi për mbrojtjen e qytetarëve do të vazhdojë të rritet.

    “Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë zonë e sigurt për kriminelët, e as për aktivitetet që cenojnë sigurinë e vendit, shëndetin dhe mirëqenien e rinisë dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Nga mobiliet te projektet e ndërtimit në Gjermani – Krasniqi flet për mundësitë e bizneseve kosovare

    Nga mobiliet te projektet e ndërtimit në Gjermani – Krasniqi flet për mundësitë e bizneseve kosovare

    Prodhimi i mobilieve, përpunimi i drurit dhe realizimi i projekteve në ndërtimtari janë ndër fushat ku bizneset kosovare mund të zgjerojnë bashkëpunimin me tregun gjerman, sipas kryetarit të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Zenun Krasniqi.

    Në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, Krasniqi foli për lidhjen ndërmjet prodhuesve në Kosovë dhe kompanive në Gjermani, duke theksuar rolin e diasporës në krijimin e kontakteve dhe partneriteteve afariste.

    Sipas tij, takimet e Unionit shërbejnë edhe për afrimin e kompanive kosovare me partnerë potencialë në Gjermani.

    “Ne kemi edhe anëtarë nga Kosova në Unionin e Bizneseve dhe, kur kemi takime, i ftojmë edhe këta nga Kosova. Janë kompani të përpunimit të drurit, kompani të njohura këtu në Kosovë. Vijnë atje, bëhen kontakte, punojnë shumë mes vete”, tha Krasniqi, shkruan Telegrafi.

    Krasniqi e sheh afërsinë me tregun gjerman si një përparësi për prodhuesit kosovarë. Sipas tij, pasiguritë në transportin nga tregjet e largëta kanë shtuar interesimin e kompanive gjermane për furnizues më afër.

    “Shumë kompani me të cilat kemi kontakt kanë interesim të largohen prej atyre tregjeve”, tha ai, duke iu referuar furnizimit nga vendet e largëta aziatike.

    Një mundësi konkrete, sipas Krasniqit, është që kompanitë kosovare ta shoqërojnë shitjen e produkteve edhe me shërbimin e montimit në Gjermani.

    Ai përmendi shembullin e një kompanie që prodhon mobilie në Kosovë dhe merr përsipër mobilimin e një hoteli në tregun gjerman.

    “Ai i prodhon mobiliet këtu dhe vjen e i monton vetë, me punëtorët e vet nga Kosova”, shpjegoi Krasniqi.

    Për këtë qëllim, Unioni ka ndërmarrë një nismë që synon t’u mundësojë kompanive nga Kosova të realizojnë projekte të caktuara në Gjermani me punëtorët e tyre, duke respektuar kërkesat ligjore gjermane.

    “Normalisht që duhet t’i përmbushin normat, pagën minimale dhe ato kërkesa”, theksoi ai.

    Krasniqi tha se propozimi është adresuar te institucionet përkatëse dhe shprehu bindjen se një marrëveshje e tillë do të kishte rëndësi për ekonominë kosovare.

    “Është shumë e rëndësishme që të rinjtë të shohin një perspektivë, që munden edhe prej Kosovës, me kompanitë e Kosovës”, u shpreh ai.

    Sipas tij, kjo do të nxiste edhe sipërmarrësit e diasporës që të zgjeronin aktivitetin në vendlindje

    “Është edhe një shtytje më e madhe për ne që të hapim një kompani në Kosovë”, shtoi Krasniqi.

    – YouTube www.youtube.com

    Duke folur për aktivitetin e anëtarëve të Unionit në Gjermani, ai veçoi ndërtimtarinë si një nga fushat kryesore dhe bashkëpunimin ndërmjet kompanive si pjesë të rëndësishme të punës së tyre.

    “I japim njëri-tjetrit punë, blejmë prej njëri-tjetrit, shesim te njëri-tjetri”, tha Krasniqi.

    Megjithatë, ai theksoi se zgjerimi i investimeve dhe i prodhimit në Kosovë kërkon edhe angazhim institucional

    “Duhet të punojmë në infrastrukturën ligjore dhe në energji”, theksoi Krasniqi. /Telegrafi/.

  • Moti sot i vranët, në disa zona priten riga shiu

    Moti sot i vranët, në disa zona priten riga shiu

    Moti sot i vranët, në disa zona priten riga shiu

    Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me kushte për riga shiu në disa zona.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin mes 1-3 gradë celsius, e maksimalet mes 5-9 gradë.

    “Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar IHMK.

  • Demokratët fitojnë kontrollin e Senatit amerikan

    Demokratët fitojnë kontrollin e Senatit amerikan

    Demokratët fitojnë kontrollin e Senatit amerikan

    Partia Demokratike ka fituar kontrollin e Senatit amerikan pas zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit, duke i dhënë fund shumicës republikane në dhomën e lartë të Kongresit.

    Sipas projeksioneve të raportuara nga mediat amerikane, demokratët kanë siguruar mandatet e nevojshme për të marrë shumicën, falë fitoreve në disa shtete kyçe, përfshirë Karolinën e Veriut, Teksasin, Ohajon dhe Mainen.

    Rezultatet përbëjnë një ndryshim të rëndësishëm në balancën politike në Uashington dhe pritet të ndikojnë në marrëdhëniet mes administratës së presidentit Donald Trump dhe Kongresit.

    Trump ka komentuar rezultatet, duke përmendur ndikimin e çështjeve ekonomike dhe rritjen e çmimeve të karburanteve në performancën e republikanëve.

    Marrja e kontrollit të Senatit u jep demokratëve rol më të madh në procesin legjislativ dhe në mbikëqyrjen e administratës amerikane.

  • Prangosen pesë persona, Sveçla: Goditëm një tjetër rrjet ndërkombëtar

    Prangosen pesë persona, Sveçla: Goditëm një tjetër rrjet ndërkombëtar

    Prangosen pesë persona, Sveçla: Goditëm një tjetër rrjet ndërkombëtar

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër grup kriminal ndërkombëtar, me ç’rast janë arrestuar pesë persona.

    Sipas Sveçlës, grupi kishte përgatitur për treg 37 kilogramë heroinë, teksa aksioni për kapjen e tij u organizua nga policia, AKI-ja dhe prokuroria.

    Vlera e narkotikëve dyshohet të jetë mbi gjysmë milion euro.

    “Në këtë operacion të suksesshëm janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro. Po ashtu, janë arrestuar pesë të dyshuar për veprat penale të pjesëmarrjes në grup kriminal të organizuar dhe të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.”, ka shkruar Sveçla.

    Ai ka shtuar se Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë zonë e sigurt për kriminelët, e as për aktivitetet që cenojnë sigurinë e vendit, shëndetin dhe mirëqenien e rinisë dhe të gjithë qytetarëve tanë. /Klankosoav.tv

  • Mungesa e uniformave në polici, Morina: Duhet dhënë përgjegjësi, ndikon në efikasitetin e punës

    Mungesa e uniformave në polici, Morina: Duhet dhënë përgjegjësi, ndikon në efikasitetin e punës

    Mungesa e uniformave në polici, Morina: Duhet dhënë përgjegjësi, ndikon në efikasitetin e punës

    Ish-eprori i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka vlerësuar se mungesa e uniformave dhe pajisjeve policore ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin dhe operacionalitetin e forcave të rendit.

    Ai ka theksuar se përgjegjësia për këtë neglizhencë duhet të kërkohet te zyrtarët e prokurimit dhe ata që merren me këtë fushë.

    Morina ka thënë se uniformat dhe pajisjet teknike e teknologjike janë elemente bazike për punën e policisë dhe se furnizimi me to duhet të planifikohet me kohë.

    “Çështja e uniformës dhe çështja e pajisjeve policore është çështje bazike, operative, ku edhe kadetëve që diplomojnë, por edhe zyrtarëve policorë, është më se e nevojshme. Prandaj ndërrimi i uniformës me kohë, në kohën e caktuar, si e dimrit, ashtu edhe e verës, si edhe pajisjet e tjera teknike, teknologjike, të cilat duhet t’i ketë policia me vete, ndikon në operacionalitetin më të shpejtë, efikasitetin e policisë dhe në mënyrë të caktuar në përmbushjen e obligimeve konform Ligjit për Policinë”, tha ai.

    Ai ka theksuar se procedurat e prokurimit duhet të nisin para skadimit të afatit të përdorimit të uniformave dhe pajisjeve, në mënyrë që furnizimi të bëhet në kohën e duhur.

    “Unë e mendoj se duhet të mendohet paraprakisht, para se të skadojë afati i uniformave dhe i pajisjeve teknike e të tjera, kështu që prokurimi të bëhet, kërkesa për prokurim të bëhet më herët, në mënyrë që në kohën e caktuar të pajisen policët me uniforma, po edhe kadetët”, tha Morina.

    Sipas tij, përgjegjësia për këtë situatë duhet të kërkohet te zyrtarët që janë të angazhuar në proceset e prokurimit dhe furnizimit.

    “Kjo neglizhencë, unë e mendoj, duhet të jetë përgjegjësi e zyrtarëve të prokurimit, edhe zyrtarëve të cilët merren me këtë lëmi. Prandaj, unë e mendoj se ata duhet të kenë përgjegjësi në lidhje me këtë, për arsye se uniformat nuk duhet t’u mungojnë zyrtarëve policorë, po as kadetëve të cilët diplomojnë, po as pajisjet teknike, teknologjike, të cilat i kanë dhe të cilat janë bazë kryesore për kryerjen e punëve patrulluese, operative, po edhe punëve të tjera, konform Ligjit për Policinë”, tha ai.

    Ditëve të fundit është raportuar në media për mungesë të uniformave për zyrtarët policorë, si dhe për shtyrjen e ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës, për shkak të mungesës së uniformave. /EO