Category: Lajme

  • Shmang përgjegjësinë, Trump pranon humbjen

    Shmang përgjegjësinë, Trump pranon humbjen

    Në një intervistë për televizionin Fox News, Trump pranoi se rezultatet nuk ishin ato që kishte pritur kampi i tij politik, por u përpoq të largonte përgjegjësinë nga administrata, duke drejtuar kritikat ndaj kandidatëve republikanë.

    “Votuesit nuk u bindën nga kandidatët tanë”, ishte mesazhi i Trumpit, i cili la të kuptohej se rezultatet zgjedhore nuk duhet të interpretohen si një vlerësim i drejtpërdrejtë i presidencës së tij.

    Presidenti amerikan pranoi gjithashtu se lufta me Iranin dhe pasojat e saj në tregjet e energjisë mund të kenë ndikuar në qëndrimin e votuesve.

    “Besoj se koha do të tregojë se vendimet e mia ishin të drejta, por duhet ta pranojmë se kjo ishte një mbrëmje e vështirë për ne”, deklaroi Trump.

    Megjithatë, ai nuk shfaqi shenja të një ndryshimi të menjëhershëm në drejtimin e administratës dhe bëri të ditur se nuk planifikon ndryshime në ekipin e tij qeverisës.

    Në një moment tjetër të intervistës, Trump u shpreh se demokratët meritojnë urimet për rezultatin e arritur.

    “Ata kanë punuar për këtë moment për një kohë të gjatë dhe tani kanë arritur atë që synonin. U uroj sukses, por nuk e konsideroj këtë rezultat si dështim të presidencës sonë”, tha ai.

    Trump rikujtoi arritjet që ia atribuon administratës së tij, duke përmendur veçanërisht politikat kufitare dhe rezultatet e viteve të fundit.

    Ndërkohë, rezultati zgjedhor mund të ndryshojë ndjeshëm raportet e pushtetit në Uashington. Nëse demokratët sigurojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, presidenti do të përballet me një Kongres ku kundërshtarët e tij politikë do të kenë më shumë mundësi për të penguar nismat e Shtëpisë së Bardhë.

    Një shumicë demokrate do të mundësonte gjithashtu mbikëqyrje më të madhe parlamentare ndaj administratës Trump, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes presidentit dhe Kongresit.

    Për Trumpin, sfida tashmë nuk është vetëm pranimi i rezultatit zgjedhor, por edhe menaxhimi i një realiteti të ri politik në Uashington.

    Burimi: RTKLive

  • Shun responsibility, Trump admits defeat

    In an interview for Fox News television, Trump acknowledged that the results were not what his political camp had expected, but tried to lift responsibility from the administration, leading criticism of the republican candidates.

    The voters disobeyed our candidates, it was Trump’s message, which hinted that the election results should not be interpreted as a direct assessment of his presidency.

    The American president also acknowledged that fighting Iran and its effects on energy markets may have influenced the attitude of voters.

    I believe that time will prove that my decisions were right, but we must admit that this was a difficult evening for us, Trump said.

    However, he showed no signs of an immediate change in management management and indicated that he does not plan changes to his governing team.

    In another moment of the interview, Trump said the Democrats deserve congratulations on the outcome.

    They have been working on this moment for a long time and have now achieved what they intended. I wish you success, but I do not see this result as a failure of our presidency, he said.

    Trump recalled the achievements he attributed to his administration, particularly citing the border policies and results of recent years.

    Meanwhile, the election result could significantly change power reports in Washington. If the Democrats ensure control of the House of Representatives and Senate, the president will face a Congress where his political opponents will have more opportunities to prevent White House initiatives.

    A democratic majority would also enable greater parliamentary supervision of the Trump administration, opening a new chapter in relations between the president and Congress.

    For Trump, the challenge already is not only to accept the election result, but also to manage a new political reality in Washington.

    Source Layer: RTKLive

  • Një gruaje në Prishtinë i grabiten para, personi i maskuar iku në drejtim të panjohur

    Një gruaje në Prishtinë i grabiten para, personi i maskuar iku në drejtim të panjohur

    Një gruaje në Prishtinë i grabiten para, personi i maskuar iku në drejtim të panjohur

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes që ka ndodhur mesditen e së martës në Prishtinë.

    Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agron Rrahmani”, me ç’rast sipas raportimit, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur para nga një grua.

    Pas rastit, sipas policisë, personi ka ikur në drejtim të panjohur.

    “Rr. Agron Rrahmani, Prishtinë 03.11.2026-12:46. Është raportuar se një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga viktima femër kosovare dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.”, thuhet në raportin 24-orësh.  

    Policia ka njoftuar se për këtë rast ka nisur hetimet. /Klankosova.tv

  • Pesë raste të dhunës në Kosovë, disa të dyshuar dërgohen në mbajtje

    Pesë raste të dhunës në Kosovë, disa të dyshuar dërgohen në mbajtje

    Pesë raste të dhunës në Kosovë, disa të dyshuar dërgohen në mbajtje

    Pesë raste të dhunës dhe sulmeve fizike janë raportuar në Prishtinë, Ranilluk, Gjakovë dhe Skenderaj, gjatë datave 2 dhe 3 nëntor.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Prishtinë, më 3 nëntor, rreth orës 14:35, është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të dhunës psiqike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

    Një rast i sulmit fizik është raportuar edhe në Ranilluk, rreth orës 15:15, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Ndërkohë, në Gjakovë janë raportuar dy raste të ndara. Në rastin e parë, më 3 nëntor, rreth orës 21:30, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Në rastin tjetër, të raportuar rreth orës 23:10, një burrë dyshohet se ka tentuar ta sulmojë dhe e ka kanosur një person tjetër. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.

    Po ashtu, në Skenderaj, më 2 nëntor, rreth orës 20:40, është shoqëruar në stacion policor një person i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastet janë trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë./Klankosova.tv

  • Gjendet i pajetë një person në Suharekë

    Gjendet i pajetë një person në Suharekë

    Gjendet i pajetë një person në Suharekë

    Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur të martën në Suharekë.

    Rasti është raportuar më 03.11.2026, rreth orës 14:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor.

    Sipas raportit policor, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, transmeton Klankosova.tv.

  • KRM “Pastrimi” vazhdon pastrimin e shkollave në Prishtinë, pavarësisht grevës së punëtorëve teknikë

    KRM “Pastrimi” vazhdon pastrimin e shkollave në Prishtinë, pavarësisht grevës së punëtorëve teknikë

    Kompania Rajonale e Mbeturinave (KRM) “Pastrimi” po vazhdon aktivitetet e pastrimit në shkollat e Prishtinës, në kohën kur punëtorët teknikë të këtyre institucioneve arsimore po mbajnë grevë për shkak të mospagesës së obligimeve financiare ndaj tyre.

    Përmes postimeve në Facebook, kompania ka bërë të ditur se ka pastruar objektet e shkollave fillore të mesme të ulëta “Naim Frashëri” dhe “Ismail Qemajli” në kryeqytet.

    Për pastrimin në shkollën “Naim Frashëri”, KRM-ja ka shkruar se synon që nxënësit dhe stafi i shkollës të kenë ambient të pastër mësimi.

    “Pastruam shkollën fillore të mesme të ulët ‘Naim Frashëri’ në kryeqytet, në mënyrë që nxënësit dhe stafi mësimor dhe i gjithë shkollës të kenë ambient të pastër mësimi”, thuhet në njoftimin e KRM-së, raporton Telegrafi.

    Pastrimi i shkollave nga kjo kompani është kundërshtuar nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili më herët kishte akuzuar KRM-në për ndërhyrje gjatë grevës së punëtorëve teknikë.

    Në një intervistë për Telegrafin, Azemi kishte thënë se problemi lidhet me obligimet financiare të Komunës së Prishtinës ndaj kompanive që menaxhojnë këta punëtorë. Sipas tij, disa kompani janë detyruar t’i mbulojnë pagat nga buxheti i tyre, pasi komuna nuk ua kishte bartur mjetet.

    Ai kishte kundërshtuar edhe angazhimin e KRM-së për pastrimin e shkollave, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në kohën kur punëtorët teknikë janë në grevë.

    “Ta bësh thyerjen e grevës në këtë formë, gjithkush duhet ta japë llogari për këto thyerje që po bëhen”, kishte deklaruar Azemi.

    Kreu i sindikatës kishte theksuar se punëtorët nuk duhet ta ndërpresin grevën pa u shlyer të gjitha obligimet ndaj tyre.

    Ndërkaq, KRM “Pastrimi” po vazhdon publikimin e aktiviteteve të pastrimit nëpër shkollat e kryeqytetit, me arsyetimin se synon të sigurojë ambiente të pastra për nxënësit dhe personelin arsimor. /Telegrafi/

  • Dalin pamjet e papublikuara të incidentit mes Carrickut dhe Cunhas pas kartonit të kuq ndaj Romës

    Dalin pamjet e papublikuara të incidentit mes Carrickut dhe Cunhas pas kartonit të kuq ndaj Romës

    Pamjet nga brenda ‘Old Trafford’ kanë zbuluar reagimin e Michael Carrick ndaj veprimeve të Matheus Cunhas, pas fitores spektakolare të Manchester Unitedit ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.

    Manchester United përjetoi një mbrëmje dramatike të martën, duke përmbysur disavantazhin prej dy golash të pësuar në 14 minutat e para dhe duke triumfuar ndaj Romës. Kjo fitore i dha fund serisë së dobët pa triumfe të klubit, por festa u shoqërua edhe me një moment tensioni mes trajnerit Carrick dhe sulmuesit brazilian.

    Cunha ishte një nga protagonistët kryesorë të përmbysjes, së bashku me kapitenin Bruno Fernandes, i cili realizoi një penallti për ta ngushtuar rezultatin në 2-1. Braziliani shënoi dy gola, të cilët në fund rezultuan vendimtarë për fitoren e “Djajve të Kuq”.

    Goli i parë i Cunhas erdhi në minutën e 83-të, ndërsa vetëm tri minuta më vonë ai realizoi edhe golin e fitores. Pas një goditjeje spektakolare, sulmuesi hoqi fanellën dhe festoi me tifozët në tribunat e Old Traffordit.

    Unpublished images of the incident between Carrick and Cunhas after the red card to Rome

    Megjithatë, ky veprim i kushtoi me karton të verdhë. Cunha më vonë mori edhe kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrjeje të vonshme ndaj Leonardo Balerdit, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

    Pavarësisht përjashtimit, braziliani qëndroi në stadium për të ndjekur pjesën e mbetur të ndeshjes. Pas përfundimit të saj, ai u fut sërish në fushë për të festuar suksesin me bashkëlojtarët dhe tifozët.

    Por festa e tij nuk zgjati shumë. Pamjet tregojnë Carrickun, i cili duket qartë i irrituar, duke e kapur Cunhan dhe duke i kërkuar të largohej menjëherë nga fusha. Sulmuesi u largua i frustruar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit vazhdonte festimet për fitoren e madhe.

    Reagimi i trajnerit duket se lidhej me kartonin e kuq të panevojshëm të Cunhas, i cili mund të ndikojë në ndeshjet e ardhshme të Manchester Unitedit./Telegrafi/

  • Unpublished images of the incident between Carrick and Cunhas after the red card to Rome

    Unpublished images of the incident between Carrick and Cunhas after the red card to Rome

    The images from inside of Ald Trafford have revealed Michael Carrick’s reaction to the actions of Matthews Cunhas, following Manchester United’s spectacular victory over Rome in the Champions League.

    Manchester United experienced a dramatic evening Tuesday, overturning the two-year disadvantage suffered in the first 14 minutes and triumphing over Rome. This victory ended the weak series without club triumphs, but the party was accompanied by a moment of tension between coach Carrick and the Brazilian assailant.

    Cunha was one of the main protagonists of the overthrow, along with Captain Bruno Fernandes, who carried out a penalty to narrow the outcome to 2-1. Brazil scored two goals, which eventually resulted in decisive victory for the Red Days.

    Cunha’s first goal came in the 83rd minute, while only three minutes later he achieved the winning goal. After a spectacular blow, the assailant took off his fanella and celebrated with fans at Old Tuffford Tributes.

    Unpublished images of the incident between Carrick and Cunhas after the red card to Rome

    However, this action cost them a yellow card. Cunha later received the second yellow card after a recent intervention against Leonardo Balerd, being punished with red card.

    Despite the exception, Brazil remained in the stadium to attend the rest of the match. After its completion, he again entered the field to celebrate success with his fellow players and fans.

    But his party did not last long. The images show Carrick, who clearly became frustrated, catching Cunhan and asking him to leave the field immediately. The attacker stepped down frustrated, while the rest of the team continued celebrations of great victory.

    The coach’s reaction seems to be linked to the unnecessary red card of Cunhas, which may affect Manchester United’s upcoming matches. /Telegraph/

  • KRM Cleanery continues cleaning schools in Pristina, despite strikers of technical workers

    KRM Cleanery continues cleaning schools in Pristina, despite strikers of technical workers

    Regional waste company ( KRM (HARM) ) Cleanery is continuing cleaning activities in Pristina schools, at the time when technical workers of these educational institutions are holding strikes because of the non-paying of financial obligations to them.

    Through Facebook posts, the company has made it known that it has cleared the facilities of the lower elementary school, Naim Frashire, and ésmail Kemayliı in the capital.

    For cleaning up at the school, Naim Frashire, the KR has written that it aims for students and school staff to have a clean learning environment.

    We completed lower elementary school with whom Naim Frasherı in the capital, so that students and staff and the entire school can have a clean learning environment, the KRC report reports.

    The cleaning of schools from this company has been opposed by the chairman of the Independent Kosovo Private Sector Union, Yusuf Azemi, who had earlier accused the KRC of interfering during the strike of technical workers.

    In an interview for Telegrafi, Azemi had said the problem relates to Pristina’s municipality financial obligations to companies managing these workers. According to him, some companies have been forced to cover salaries from their budget, as the municipality did not carry the means.

    He had also rejected the KRC’s commitment to cleaning schools, naming it an intervention at the time when technical workers are on strike.

    To break the strike in this form, everyone has to answer for these break-ins, he has declared Azem.

    The union head had stressed that workers should not stop the strike until all obligations are made to them.

    Meanwhile, the UK is continuing to publish cleaning activities in the capital’s schools with the reasoning that it aims to provide clean facilities for students and educational personnel. /Telegraph/

  • Obama reagon pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

    Obama reagon pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

    Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit, duke i cilësuar fitoret e demokratëve si një mesazh të qartë të qytetarëve amerikanë për drejtimin që dëshirojnë t’i japin vendit.

    Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, teksa rezultatet po bëheshin të ditura të martën në mbrëmje, Obama tha se amerikanët duan një politikë që bashkon njerëzit dhe jo që i përçan, si dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen qytetarët.

    “Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë – ata duan një politikë që i bashkon njerëzit dhe jo që i ndan, si dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, shkroi Obama.

    Rezultatet e zgjedhjeve kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në balancën politike në Uashington. Demokratët pritet të marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, duke i siguruar kështu partisë mundësinë për të kufizuar ndikimin e presidentit Donald Trump gjatë dy viteve të fundit të mandatit të tij.

    Nëse konfirmohen këto rezultate, Hakeem Jeffries pritet të bëhet afroamerikani i parë në postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, transmeton Telegrafi.

    Zgjedhjet sollën edhe disa rezultate historike. David Crowley u bë guvernatori i parë afroamerikan i Wisconsin-it, ndërsa Abdul El-Sayed fitoi garën për Senat në Michigan, duke u bërë myslimani i parë i zgjedhur në këtë institucion. Ndërkohë, guvernatori i Maryland-it, Wes Moore, siguroi një mandat të dytë.

    Obama vlerësoi kandidatët demokratë që arritën të fitojnë edhe në zona ku më parë shiheshin si pak të favorizuar. Sipas tij, sukseset erdhën falë kandidatëve me prejardhje dhe qëndrime të ndryshme politike, të cilët u bashkuan rreth vlerave të përbashkëta dhe angazhimit për t’u shërbyer qytetarëve.

    Ai shprehu mirënjohje edhe për mijëra zyrtarë zgjedhorë dhe vullnetarë nga të dyja partitë, të cilët kontribuuan në mbarëvajtjen e procesit të votimit.

    Megjithatë, ish-presidenti theksoi se fitorja nuk duhet të shihet si fundi i përpjekjeve, por si fillimi i një pune të re politike.

    “Edhe pse kësaj administrate i kanë mbetur edhe dy vjet në detyrë, detyra jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime kudo që kemi mundësi, të parandalojmë dëme të mëtejshme dhe të përgatisim terrenin për të ardhmen”, shkroi ai.

    Mesazhi i Obamës ishte njëkohësisht përgëzim për rezultatet e demokratëve dhe thirrje për veprim, duke nënvizuar se sfida kryesore për partinë tani është përkthimi i fitores zgjedhore në rezultate konkrete për qytetarët. /Telegrafi/