Category: Lajme

  • Bayern Munich fiton ndaj Atletico Madridit dhe vazhdon ngjitjen

    Bayern Munich fiton ndaj Atletico Madridit dhe vazhdon ngjitjen

    Bayern Munich ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Atletico Madridin si mysafir me rezultat 2-0 në një përballje të rëndësishme. Skuadra bavareze vazhdon kështu ngjitjen në renditjen e kompeticionit, ku pas këtij triumfi ka grumbulluar tetë pikë.

    Pas një pjesë të parë pa gola, Bayerni arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 54-t. Lennart Karl përfitoi nga një mundësi e mirë brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

    Atletico Madrid tentoi të reagojë, ndërsa trajneri Diego Simeone bëri disa zëvendësime për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Megjithatë, Bayerni vazhdoi të krijonte raste të rrezikshme dhe në minutën e 73-të Dayot Upamecano ishte pranë golit, por Jan Oblak bëri një pritje të jashtëzakonshme, duke e devijuar topin në traversë.

    Vetëm një minutë më vonë, skuadra gjermane e dyfishoi epërsinë. Harry Kane dërgoi një krosim të saktë në zonë, ku Konrad Laimer reagoi shpejt dhe me një goditje e dërgoi topin në rrjetë, pas përplasjes me pjesën e poshtme të traversës.

    Bayerni shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 81-të, por realizimi u anulua për shkak të një faulli. Atletico kërkoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të ndryshonte rezultatin.

    Me këtë fitore, Bayerni regjistron triumfin e dytë në Ligën e Kampionëve. Skuadra bavareze ka gjithashtu dy barazime dhe, me tetë pikë të grumbulluara, vazhdon të përmirësojë pozitën e saj në renditje. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Interi triumfon bindshëm ndaj Feyenoordit si mysafir

    Interi triumfon bindshëm ndaj Feyenoordit si mysafir

    Interi ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Feyenoordin me rezultat 3-0 në udhëtim. Skuadra italiane ka zhvilluar një paraqitje të mirë, duke marrë tri pikë të rëndësishme që e ndihmojnë të ngjitet në renditjen e kompeticionit.

    Zikaltrit e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer dhe kaluan në epërsi që në minutën e tetë. Yann Bisseck realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës, me një goditje të fuqishme që përfundoi në anën e majtë të portës.

    Interi e dyfishoi epërsinë në minutën e 34-të. Francesco Pio Esposito përfitoi nga një krosim i saktë dhe me goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë, duke e çuar rezultatin në 0-2.

    Në pjesën e dytë, Piotr Zielinski shënoi golin e tretë për italianët në minutën e 54-t, me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës. Interi pati edhe një gol tjetër përmes Espositos, por ai u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.

    Fitorja u shoqërua edhe me shqetësime për Interin, pasi Marcus Thuram u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 57-të për shkak të një lëndimi.

    Me këtë triumf, Interi regjistron fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, arrin në gjashtë pikë dhe vazhdon ngjitjen në renditjen e kompeticionit. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Vulin tenton të ikë në Moskë - aeroplani kthehet në Beograd nga Lituania

    Vulin tenton të ikë në Moskë – aeroplani kthehet në Beograd nga Lituania

    Aeroplani që duhej të ulej sonte në Moskë kthehet në Beograd, dyshohet se në të ndodheshin Vulin, Bajatoviq dhe Popoviq

    Aeroplani që sonte ishte nisur nga aeroporti “Nikola Tesla” në Beograd drejt Moskës është kthyer në kryeqytetin serb.

    Sipas informacioneve jozyrtare të portalit Nova.rs, në të dyshohet se ndodheshin kryetari i Lëvizjes së Socialistëve, Aleksandar Vulin, drejtori i kompanisë shtetërore “Srbijagas”, Dushan Bajatoviq, dhe kryetari i Partisë Popullore Serbe (SNP), Nenad Popoviq.

    Sipas të dhënave të platformës FlightRadar24, aeroplani është kthyer dhe është ulur në Beograd pak para orës 22:00.

    Bëhet fjalë për një aeroplan të tipit Airbus A320, me numër fluturimi JU134, i cili ishte nisur nga aeroporti i Beogradit në orën 18:25.

    Në orën 18:48, ai arriti në jug të Lituanisë, ku, sipas të dhënave të platformave për përcjelljen e fluturimeve, ndryshoi drejtimin dhe u nis për t’u kthyer në Beograd.

    Sipas informacioneve të Nova.rs, aeroplani kishte arritur deri në jug të Lituanisë, kur ishte dhënë urdhri për kthimin e tij në Beograd, me arsyetimin se bëhej fjalë për çështje sigurie.

    Burime të këtij mediumi pretendojnë se urdhrin e kishte dhënë drejtori i sigurisë korporative të aeroportit. Në aeroplan, sipas të njëjtave burime, ndodheshin tre zyrtarët serbë.

    Më herët gjatë ditës, kryetari i Partisë Demokratike, Srgjan Milivojeviq, kishte shkruar në rrjetin social X: “Kush është ai që sonte po ikën drejt Moskës me fluturimin e orës 18:30?”.

    Vreme pretendon se në aeroportin e Beogradit Vulin po pritet nga një prokuror. /Telegrafi/

  • Ish-drejtuesi i FIFA-s: Infantino nuk mund të kandidojë për një mandat të katërt

    Ish-drejtuesi i FIFA-s: Infantino nuk mund të kandidojë për një mandat të katërt

    Maduro ka deklaruar se statutet e FIFA-s e lejojnë një person të jetë president për maksimumi tri mandate. Për këtë arsye, ai vlerëson se Infantino nuk mund të kërkojë një mandat tjetër.

    Presidenti aktual i FIFA-s u zgjodh për herë të parë në vitin 2016, pas dorëheqjes së Sepp Blatterit, ndërsa u rizgjodh në vitet 2019 dhe 2023.

    Megjithatë, në dhjetor të vitit 2022, Këshilli i FIFA-s vendosi njëzëri që periudha 2016-2019 të mos llogaritej si mandat i plotë, me arsyetimin se Infantino kishte përfunduar mandatin e ndërprerë të paraardhësit të tij.

    Pikërisht ky interpretim është kundërshtuar nga organizata për të drejtat e njeriut FairSquare, e cila u ka bërë thirrje federatave anëtare të FIFA-s që ta shpallin Infantinon të papërshtatshëm për kandidim në vitin 2027.

    “Statuti i FIFA-s është shumë i qartë kur thotë se askush nuk mund të shërbejë si president për më shumë se tri mandate. Gianni Infantino është zgjedhur tri herë dhe ka qenë president për tri mandate. Prandaj, nuk ka asnjë mënyrë për të arsyetuar një tjetër mandat të tij”, ka deklaruar Maduro.

    Juristi portugez ka theksuar se rregullorja nuk bën dallim mes mandateve të plota dhe atyre të papërfunduara.

    Nga ana tjetër, mbështetja për një kandidim të ri të Infantinos është rritur pas përkrahjes që ai mori muajin e kaluar nga drejtuesi i futbollit aziatik. Ai ka mbështetje edhe nga konfederata të tjera, ndërsa FIFA ka 211 federata anëtare me të drejtë vote.

    FairSquare ka bërë të ditur se u është drejtuar pesëdhjetë ne dy federatave anëtare, duke kërkuar që ato të reagojnë për këtë çështje. Organizata ka zhvilluar kontakte edhe me zyrtarët e futbollit norvegjez, të cilët më herët kishin mbështetur një ankesë kundër Infantinos për shkelje të rregullave të neutralitetit politik.

    Drejtori i FairSquare, Nicholas McGeehan, ka kërkuar që edhe federatat e tjera të marrin qëndrim, duke theksuar se kjo çështje nuk duhet t’i lihet vetëm Federatës së Futbollit të Norvegjisë.

    Ndërkohë, Maduro ka kritikuar edhe mekanizmat e brendshëm të FIFA-s, duke pretenduar se organet që duhet të mbikëqyrin punën e presidentit nuk janë mjaftueshëm të pavarura.

     

    Burimi: RTKLive

  • Former FIFA leader: Infantino cannot run for a fourth term

    Maduro has declared that FIFA’s statutes allow one person to be president for the maximum three mandates. For this reason, he estimates that Infantino cannot seek another mandate.

    The current FIFA president was elected for the first time in 2016, following Sepp Blatter’s resignation as he was re-elected in 2019 and 2023.

    However, in December 2022, the Council of FIFA unanimously decided that the 2016-2019 period would not be calculated as a full mandate, with the argument that Infantino had completed his predecessor’s suspended mandate.

    This is the very interpretation that has been opposed by the Human Rights Organization FairSquare, which has called on FIFA member federations to declare Infantino inappropriate for running in 2027.

    I FIFA is very clear when it says no one can serve as president for more than three mandates. Gianni Infantino has been elected three times and has been president of three mandates. Therefore, there is no way to justify another of his mandate, Maduro has declared.

    The Portuguese lawyer has stressed that the regulation makes no distinction between full and unfinished mandates.

    On the other hand, support for a new Infantino run has increased following the support he received last month from the Asian football leader. It also has support from other confederations, while FIFA has 211 member federations with the right to vote.

    FairSquare has indicated that it has been addressed by fifty to two member federations, demanding that they react to the issue. The organisation has also developed contacts with Norwegian football officials, who had earlier supported a complaint against Infantino for violating the rules of political neutrality.

    FairSquare Director Nicholas McGehan has demanded that other federations take their stand, stressing that this issue should not be left alone in Norway’s Football Federation.

    Meanwhile, Maduro has also criticised FIFA’s internal mechanisms, claiming that organs that should oversee the president’s work are not sufficiently independent.

     

    Source Layer: RTKLive

  • PSG-ja shënon gjashtë gola ndaj Villarrealit, kampioni vazhdon perfekt në Ligën e Kampionëve

    PSG-ja shënon gjashtë gola ndaj Villarrealit, kampioni vazhdon perfekt në Ligën e Kampionëve

    Paris Saint-Germaini ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Villarrealin me rezultat të thellë 6-0. Kampionët e Evropës kanë treguar dominim të plotë, duke vazhduar serinë perfekte në këtë garë.

    Skuadra franceze e nisi furishëm takimin dhe brenda 17 minutave të para shënoi katër gola. Joao Neves zhbllokoi rezultatin në minutën e nëntë, ndërsa Desire Doue dyfishoi epërsinë tri minuta më vonë.

    Senny Mayulu realizoi për 0-3 në minutën e 13-të, kurse Fabian Ruiz shënoi golin e katërt në minutën e 17-të, pas një kombinimi të bukur me Maghnes Akliouche.

    PSG-ja vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë. Fabian Ruiz realizoi golin e tij të dytë personal në minutën e 50-të, pas një asistimi nga Vitinha, duke e çuar rezultatin në 0-5.

    Golin e gjashtë e shënoi David Boly në minutën e 78-të, pas një pasimi të Joao Neves, duke vulosur fitoren e thellë të skuadrës parisiene.

    Me këtë rezultat, PSG-ja vazhdon me paraqitje perfekte në Ligën e Kampionëve, ndërsa Villarrealit i mbetet të përpiqet të rikuperojë pas një mbrëmjeje të vështirë përballë kampionëve të Evropës. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore