Category: Lajme

  • Trent Alexander – Arnold doesn’t leave Real Madrid in January.

    Trent Alexander – Arnold will not leave Real Madrid during the pass-by deadline of January, despite some Premierliga clubs’ interest in his transfer.

    According to journalist Guillem Balague, the English defender is expected to stay with the Spanish giant even after the opening of the passing winter deadline.

    In recent days, several English clubs have been linked to a possible transfer of Alexander-Arnold, hoping to return him to English football.

    However, his departure in January is not in Real Madrid’s plans, while the footballer is expected to continue his adventure in the Spanish capital.

    The future of the 27-year-old has been in question, but according to the latest report, an exit during the winter is not expected to happen.

    Alexander-Arnold joined Real Madrid after leaving Liverpool, while it remains to be seen whether he will be able to consolidate his position on the madrile team.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Spain reduces services on Madrid/Sevilje Line after the 69 victim accident

    Railway services on the Madrid Seville line will be reduced after last week’s accident, where 69 people lost their lives near the town of Urda, in central Spain.

    Limitations will remain in place until the Spanish Iron Security Agency examines the safety system and completes the delayed implementation of the European Rail Traffic Management System ( ERTMS).

    This is the second serious accident this year on the same line. In January another accident involving the same companies left 46 people dead.

    Transport Minister Oscar Puente has ruled out his resignation, while he is expected to face the questions of the tragedy management lawmakers named as Europe’s worst rail accident since 2013.

    Meanwhile, the government of Prime Minister Pedro Sanchez, aimed at re-election on November 29th, has approved an emergency aid package for victims and their families. The measures include doubling payments from mandatory passenger insurance, accelerating compensation, and improving coverage for temporary disability.

    Puente has also presented additional security measures. Among them is the limit of speed at 40 miles per hour when signaling fails, and the train leader must rely on direct surveillance to detect obstacles on the tracks. Adding staff and improving conditions in railway control centres are also forecast.

    The government has pledged to speed up the extension of ERTMS across the railway network. Under government contracts, implementation of this standardised European security system and signalling has remained behind the deadline in the line where two accidents occurred.

    Source Layer: Dukeagini

  • Spanja redukton shërbimet në linjën Madrid–Sevilje pas aksidentit me 69 viktima

    Spanja redukton shërbimet në linjën Madrid–Sevilje pas aksidentit me 69 viktima

    Shërbimet hekurudhore në linjën Madrid–Sevilje do të reduktohen pas aksidentit të javës së kaluar, ku humbën jetën 69 persona pranë qytetit Urda, në Spanjën qendrore.

    Kufizimet do të mbeten në fuqi derisa Agjencia Spanjolle e Sigurisë Hekurudhore të shqyrtojë sistemin e sigurisë së linjës dhe të përfundojë zbatimi i vonuar i Sistemit Evropian të Menaxhimit të Trafikut Hekurudhor (ERTMS).

    Ky është aksidenti i dytë i rëndë gjatë këtij viti në të njëjtën linjë. Në janar, një tjetër aksident, ku u përfshinë të njëjtat kompani, la të vdekur 46 persona.

    Ministri i Transportit, Oscar Puente, ka përjashtuar dorëheqjen, ndërsa pritet të përballet me pyetjet e ligjvënësve për menaxhimin e tragjedisë, e cilësuar si aksidenti më i rëndë hekurudhor në Evropë që nga viti 2013.

    Ndërkohë, qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez, e cila synon rizgjedhjen më 29 nëntor, ka miratuar një paketë ndihme emergjente për viktimat dhe familjet e tyre. Masat përfshijnë dyfishimin e pagesave nga sigurimi i detyrueshëm i pasagjerëve, përshpejtimin e kompensimeve dhe përmirësimin e mbulimit për paaftësinë e përkohshme.

    Puente ka prezantuar edhe masa shtesë sigurie. Mes tyre është kufizimi i shpejtësisë në 40 kilometra në orë kur sinjalistika dështon dhe drejtuesi i trenit duhet të mbështetet në vëzhgimin e drejtpërdrejtë për të dalluar pengesat në shina. Gjithashtu, parashikohet shtimi i stafit dhe përmirësimi i kushteve në qendrat e kontrollit hekurudhor.

    Qeveria është zotuar të përshpejtojë shtrirjen e ERTMS-së në të gjithë rrjetin hekurudhor. Sipas kontratave qeveritare, zbatimi i këtij sistemi të standardizuar evropian të sigurisë dhe sinjalizimit ka mbetur prapa afatit në linjën ku ndodhën dy aksidentet.

    Burimi: Dukagjini

  • Pjesëmarrje e lartë e votuesve në shtetet kyçe amerikane - veçohet Michigani

    Pjesëmarrje e lartë e votuesve në shtetet kyçe amerikane – veçohet Michigani

    Më shumë se 2.3 milionë votues në shtetin e Michiganit kanë votuar para ditës së zgjedhjeve, që përbën më shumë se një të tretën e të gjithë votuesve të regjistruar. Pjesëmarrje e shtuar po shënohet edhe në shtetet e tjera ku zhvillohen gara të ngushta për Senat.

    Votimi i parakohshëm në Michigan tashmë ka tejkaluar shifrat e zgjedhjeve të mëparshme të mesmandatit presidencial, të mbajtura në vitin 2022.

    Demokratët janë të kënaqur me pjesëmarrjen, ndërsa kongresistja demokrate Debbie Dingell, e cila edhe më parë ka parashikuar me sukses rezultatet zgjedhore në këtë shtet, vlerëson se kandidati i tyre për Senat, Abdul El-Sayed, është në avantazh.

    Dingell e bëri këtë vlerësim bazuar në bisedat me grupe të ndryshme votuesish. Mbështetja për El-Sayedin në sondazhe po rritet vazhdimisht, ndërsa organizata e pavarur dhe e njohur e hulumtimeve, Cook Political Report, e ka ndryshuar vlerësimin për Michiganin nga “garë e pasigurt” në “avantazh të lehtë për demokratët”.

    Michigani është një nga shtetet kyçe në garën për Senat, ndërsa rezultatet mund të kenë rol të rëndësishëm në përcaktimin e raportit të forcave në Kongresin amerikan.

    Sipas të dhënave të publikuara javën e kaluar, në të gjithë SHBA-në kanë votuar tashmë më shumë se 43 milionë votues, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme mund të tejkalojë atë të vitit 2020. /Telegrafi/

  • Hoxhaj kërkon angazhim më të fuqishëm të BE-së në Ballkan: Ambiciet e Rusisë e bëjnë të domosdoshëm

    Hoxhaj kërkon angazhim më të fuqishëm të BE-së në Ballkan: Ambiciet e Rusisë e bëjnë të domosdoshëm

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar një angazhim më të fuqishëm të Bashkimit Evropian në Ballkan, duke vlerësuar se zhvillimet aktuale ndërkombëtare po ndodhin në një periudhë pasigurie dhe ndryshimesh të thella në rendin botëror.

    Hoxhaj ka marrë pjesë në debatin e nivelit të lartë “Angazhimi i besueshëm në Jug”, të organizuar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Berlin, ku ka diskutuar për sfidat e sigurisë dhe rolin e partnerëve ndërkombëtarë në rajon.

    Në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe fotografi nga paneli, ai ka thënë se bota po kalon një periudhë tranzicioni, në të cilën rendi ekzistues po dobësohet, ndërsa ai i ri ende nuk është formësuar.

    “Theksova se po jetojmë ndërmjet një rendi botëror që po shpërbëhet dhe një rendi të ri që ende nuk ka marrë formë”, ka shkruar Hoxhaj.

    Sipas tij, dobësimi i institucioneve ndërkombëtare dhe ambiciet perandorake të Rusisë e bëjnë të domosdoshëm një rol më të fuqishëm të Bashkimit Evropian në Ballkan, përfshirë edhe në fushën e sigurisë.

    Në këtë debat, Hoxhaj ishte pjesë e panelit së bashku me gjenerallejtënant Iulian Berdila, zëvendësshef i Mbrojtjes për Operacione dhe Trajnim në Rumani, si dhe gjenerallejtënant Nuno Lemos Pires, drejtor i Politikës Kombëtare të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes të Portugalisë. Paneli u moderua nga Javier Colomina, përfaqësues i posaçëm i NATO-s për Fqinjësinë Jugore.

    Hoxhaj ka theksuar se për Kosovën dhe rajonin, prania dhe angazhimi afatgjatë i partnerëve euroatlantikë mbeten thelbësorë për ruajtjen e paqes dhe perspektivën e integrimit.

    “Për Kosovën dhe rajonin tonë, angazhimi i qëndrueshëm i BE-së dhe NATO-s mbetet jetik për paqen dhe të ardhmen euroatlantike”, ka theksuar ai.

  • Elijona ‘trazon’ rrjetin me fotot e fundit, vë në pah trupin

    Elijona ‘trazon’ rrjetin me fotot e fundit, vë në pah trupin

    Elijona Binakaj vazhdon të jetë një nga emrat me të komentuara të shoë bizit shqiptar.

    E vetëdijshme për këtë, ish-finalistja e BBVK4 po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

    Elijona ka publikuar disa fotografi ku shfaqet në top formë.

    E veshur ngushtë e me shumë stil, Elijona vë në pah linjat trupore.

    Burimi: Insajderi

  • Elijonia report the network with the latest photos, highlights the body

    Elijona Binakaj continues to be one of the names most commented on by Albania’s show business.

    Aware of this, the former BBVK4 finalist is continuing to be very active in social networks.

    Elijona has published several photos showing up in the ball.

    In a tight, colorful manner, Elionea highlights body lines.

    Source Layer: Insander

  • Itali, arrestohet shqiptari në Ciampino, policia zbulon mbi 2.5 kilogramë drogë të fshehur në makinë dhe bodrum

    Itali, arrestohet shqiptari në Ciampino, policia zbulon mbi 2.5 kilogramë drogë të fshehur në makinë dhe bodrum

    Një shtetas shqiptar është arrestuar në Ciampino, pranë Romës, gjatë një operacioni të Guardia di Finanza-s kundër trafikut të lëndëve narkotike.

    Gjatë kontrolleve, autoritetet italiane zbuluan mbi 2.5 kilogramë drogë, të fshehura në automjetin e të dyshuarit dhe në një ambient nëntokësor pranë një banese.

    Sipas medias italiane L’Identità, shqiptari kishte tërhequr vëmendjen e autoriteteve pasi ishte parë duke dalë nga një ambient nëntokësor, i ndërtuar në hapësirën poshtë shkallëve të një banese.

    Pak më vonë, ai ishte futur në një automjet, të cilin efektivët vendosën ta ndalonin për kontroll të detajuar, transmeton Telegrafi.

    Gjatë kontrollit të makinës, efektivët zbuluan një hapësirë të dyfishtë të fshehtë në pjesën e airbag-ut të pasagjerit, ku ishin vendosur rreth 300 gramë marijuanë.

    Pas këtij zbulimi, kontrollet u zgjeruan edhe në ambientin nëntokësor nga ku ishte parë të dilte shqiptari.

    Brenda një frigoriferi në këtë hapësirë, policia gjeti edhe 1.3 kilogramë hashash dhe një kilogram marijuanë. Gjithashtu, u sekuestruan peshore precize dhe materiale që dyshohet se përdoreshin për përgatitjen dhe paketimin e dozave të drogës për shitje.

    Autoritetet sekuestruan edhe automjetin, i cili rezultoi i modifikuar për transportimin dhe fshehjen e lëndëve narkotike.

    Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së Velletrit, shqiptari u arrestua dhe u transferua në burg, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

    Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e lëndëve narkotike, si dhe nëse i arrestuari kishte lidhje me një rrjet më të gjerë të shpërndarjes së drogës./Telegrafi/

  • Italy, Albanian arrested in Ciampino, police discover over 2.5kg of drugs hidden in the car and basement

    An Albanian citizen has been arrested in Ciampino, near Rome, during a Guardia di Finanza operation against narcotics trafficking.

    During the raids, Italian authorities discovered over 2.5kg of drugs hidden in the suspect’s vehicle and in an underground environment near a residence.

    According to Italian media Lídentità, the Albanian had attracted the authorities’ attention after being seen emerging from an underground environment built in space below the steps of a residence.

    Shortly thereafter, he was put in a vehicle, which the effective people decided to stop for detailed control, broadcast thegraphy.

    During the vehicle’s search, the effectives discovered a double hidden space in the passenger airbag, where about 300 grams of marijuana were placed.

    After this discovery, controls were expanded even in the underground environment from which the Albanian was seen.

    Within a refrigerator in this area, police also found 1.3 kilograms of hashish and a kilogram of marijuana. Also, precise scales and materials allegedly used in preparing and packing drug doses for sale were seized.

    Authorities also seized the vehicle, which resulted in modified transportation and hiding narcotics.

    At the order of the Velletr Prosecutor’s Prosecutor, the Albanian was arrested and transferred to prison, where judicial authorities remain available.

    Investigations continue to reveal the origin of narcotics, as well as whether the detainee had links to a broader drug distribution network. /Telegraphy/

  • 400 kilometra mbi Tokë, tre astronautë amerikanë votojnë në gjedhjet e mesmandatit në SHBA

    400 kilometra mbi Tokë, tre astronautë amerikanë votojnë në gjedhjet e mesmandatit në SHBA

    400 kilometra mbi Tokë, tre astronautë amerikanë votojnë në gjedhjet e mesmandatit në SHBA

    As distanca prej më shumë se 400 kilometrash nga Toka nuk i ka penguar tre astronautë amerikanë që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Anil Menon, Jessica Watkins dhe Luke Delaney kanë marrë pjesë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, duke votuar në mënyrë elektronike nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

    Tre anëtarët amerikanë të ekuipazhit kanë plotësuar fletëvotimet në orbitë dhe i kanë dërguar ato përmes një sistemi të sigurt komunikimi te autoritetet zgjedhore në Tokë.

    Për këtë përvojë ka njoftuar astronauti Anil Menon, përmes një postimi në platformën X, ku ka shpjeguar se si ata arritën të merrnin pjesë në procesin zgjedhor, pavarësisht se ndodhen në hapësirë.

    “Po, mund të votoni edhe nga hapësira! Të tre anëtarët amerikanë të ekuipazhit patën privilegjin të votonin nga Stacioni Hapësinor. Ne plotësuam një fletëvotim elektronik dhe e dërguam në mënyrë të sigurt te zyrtarët përkatës të zgjedhjeve”, shkroi Menon.

    Në një video të publikuar, ai tregoi se si e shndërroi hapësirën e tij personale në stacion në një vendvotim të improvizuar. Pasi plotësoi fletëvotimin elektronik, Menon e dërgoi atë në Qarkun Harris të Teksasit, ku është i regjistruar si votues.

    Mundësia për të votuar nga hapësira nuk është e re. NASA ka një procedurë të posaçme që u mundëson astronautëve amerikanë të marrin pjesë në zgjedhje edhe gjatë misioneve të gjata në orbitë.

    Procesi realizohet përmes Rrjetit Hapësinor të Afërt, pjesë e programit të Komunikimit dhe Navigimit Hapësinor (SCaN) të NASA-s. Ky sistem mundëson shkëmbimin e të dhënave mes Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor dhe qendrave përkatëse në Tokë.

    Fletëvotimet u dërgohen astronautëve në mënyrë elektronike, të cilët i plotësojnë dhe më pas i përcjellin përmes një lidhjeje të koduar. Të dhënat kalojnë fillimisht në Qendrën e Kontrollit të Misionit të NASA-s në Hjuston, për t’u dërguar më pas te autoritetet zgjedhore përkatëse.

    Procedura është krijuar për të ruajtur fshehtësinë e votës, duke kufizuar qasjen në përmbajtjen e fletëvotimit vetëm te astronauti dhe zyrtari i autorizuar zgjedhor.

    Menon ndodhet në ISS që nga 14 korriku 2026, kur mbërriti me anijen kozmike ruse Soyuz MS-29, së bashku me kozmonautët Pyotr Dubrov dhe Anna Kikina.

    Ai është mjek i urgjencës dhe më parë ka shërbyer si mjek i parë i fluturimit në SpaceX, ku ka kontribuar në mbështetjen e misionit Demo-2, përmes të cilit kompania dërgoi për herë të parë astronautë në hapësirë.

    Menon ishte përzgjedhur nga NASA në vitin 2021 dhe aktualisht është pjesë e një misioni rreth tetëmujor në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Gjatë këtij misioni po zhvillohen eksperimente shkencore dhe testime të teknologjive që lidhen me eksplorimin e ardhshëm të hapësirës.

    Ndërkohë, Jessica Watkins dhe Luke Delaney iu bashkuan ekuipazhit më 1 tetor, pas mbërritjes në stacion në kuadër të një misioni të SpaceX. Pjesëmarrja e tyre në zgjedhje nuk ka ndikuar në programin e punës dhe kërkimeve shkencore në ISS.

    Votimi nga hapësira u bë i mundur për herë të parë në vitin 1997, pasi Teksasi miratoi një ligj të posaçëm që u lejonte astronautëve të ushtronin të drejtën e votës gjatë qëndrimit në orbitë. Po atë vit, David Wolf u bë amerikani i parë që votoi nga hapësira, ndërsa ndodhej në stacionin rus Mir.

    Në vitet pasuese, këtë mundësi e shfrytëzuan edhe astronautë të tjerë. Ndër ta ishte Kate Rubins, e cila votoi nga ISS gjatë zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020. Edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, katër astronautë amerikanë morën pjesë në procesin zgjedhor nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

    Pjesëmarrjen e tre astronautëve në zgjedhjet e këtij viti e ka komentuar edhe drejtori i NASA-s, Jared Isaacman, i cili shkroi: “Jashtë planetit, por ende të pranishëm për të votuar”.

    Votimi nga hapësira u zhvillua në të njëjtën ditë kur miliona amerikanë iu drejtuan qendrave të votimit për zgjedhjet e mesit të mandatit, të mbajtura më 3 nëntor. Rezultati i tyre do të përcaktojë përbërjen e re të Kongresit amerikan dhe balancën politike në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat për dy vitet e ardhshme.

    Për tre astronautët, vendvotimi këtë herë ishte më i pazakontë se kurrë: një stacion hapësinor që orbiton Tokën në rreth 400 kilometra lartësi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali