Category: Lajme

  • AP e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë hap rrugën për përparim politik në Kosovë

    AP e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë hap rrugën për përparim politik në Kosovë

    Përmirësimi i situatës së sigurisë në Kosovë krijon mundësi për përparim politik, forcimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e besimit ndërmjet komuniteteve. Ky është vlerësimi i parlamentarëve të NATO-s pas një misioni faktmbledhës në Prishtinë, më 28 dhe 29 tetor.

    Në njoftimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s thuhet se, pavarësisht përmirësimit të situatës së sigurisë, tensionet e vazhdueshme dhe kërcënimet hibride mbeten sfida për stabilitetin afatgjatë.

    Gjatë vizitës, anëtarët e Komitetit Politik shqyrtuan synimet e Kosovës për thellimin e integrimit euroatlantik dhe kontributin në sigurinë rajonale dhe atë të vendeve aleate.

    Kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të lartë paraqitën prioritetet strategjike të Kosovës, përfshirë rritjen e investimeve në mbrojtje, prokurimin dhe rekrutimin, si dhe forcimin e trajnimit dhe ndërveprueshmërisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës me forcat aleate.

    Udhëheqësit e Kosovës ritheksuan se anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik, ndërsa theksuan edhe mbështetjen politike dhe praktike të vendit për Ukrainën.

    Delegacioni vizitoi edhe Shtabin e KFOR-it, ku u diskutua për rolin e misionit në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet.

    Sipas Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Aleanca ka nisur optimizimin gradual të pozicionimit të KFOR-it, bazuar në përmirësimin e situatës së sigurisë, duke ruajtur mundësinë e përshtatjes së pranisë së tij në rast të përkeqësimit të rrethanave.

    Në njoftim theksohet se siguria dhe përparimi politik duhet të ecin paralelisht, ndërsa Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për stabilitetin rajonal.

    Asambleja vlerëson se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimi i zotimeve ekzistuese do të jenë vendimtarë në të ardhmen.

    Ndër prioritetet e përmendura për Kosovën janë forcimi i sundimit të ligjit, mbikëqyrja parlamentare, llogaridhënia institucionale dhe mbrojtja e të drejtave gjuhësore e pronësore të komuniteteve joshumicë.

    Gjatë vizitës në Prishtinë, delegacioni u takua edhe me ministra, përfaqësues të partive parlamentare, komuniteteve joshumicë, KFOR-it, UNMIK-ut dhe EULEX-it, si dhe me ekspertë të pavarur dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

    Burimi: RTKLive

  • NATO AP: Improving security clears the way for political progress in Kosovo

    Improving the security situation in Kosovo creates opportunities for political progress, strengthening democratic institutions and boosting confidence among communities. This is the assessment of NATO parliamentarians following a fact-finding mission in Pristina on October 28th and 29th.

    NATO’s Parliamentary Assembly announcement reportedly, despite improved security situation, continuing tensions and hybrid threats remain challenges for long-term stability.

    During the visit, members of the Political Committee reviewed Kosovo’s goals of deepening Euro-Atlantic integration and contributing to regional security and that of allied countries.

    Prime Minister Albin Kurti and other top officials presented Kosovo’s strategic priorities, including increased defence investments, procurement and recruiting, as well as strengthening the training and interoperability of the Kosovo Security Force with the Allied forces.

    Kosovo leaders reaffirmed that NATO membership remains a strategic priority, while stressing the country’s political and practical support for Ukraine.

    The delegation also visited KFOR’s Staff, where it discussed the mission’s role in maintaining a safe environment and freedom of movement for all communities.

    According to the NATO Parliamentary Assembly, the Alliance has begun gradual optimism of KFOR’s deployment, given the improved security situation, maintaining the possibility of adopting its presence in case of worsening circumstances.

    In the announcement, it emphasises that security and political progress must move parallelly, while the facilitated dialogue by the European Union between Kosovo and Serbia remains essential for regional stability.

    The assembly estimates that progress in normalising relations and implementing existing commitments will be crucial in the future.

    Among the priorities cited for Kosovo are strengthening rule of law, parliamentary supervision, institutional accountability and protection of linguistic and property rights of non-communist communities.

    During the visit to Pristina, the delegation also met with ministers, representatives of parliamentary parties, non-party communities, KFOR, UNMIK and EULEX, as well as with independent experts and civil society representatives.

    Source Layer: RTKLive

  • Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

    Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

    Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

    Ish-krydiplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar angazhim më të fuqishëm të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

    Këto deklarime, ai i ka bërë në debatin e nivelit të lartë “Angazhimi i besueshëm në Jug”, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Berlin.

    Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka nënvizuar se për Kosovën është i rëndësishëm anëtarësimi në NATO.

    “Për Kosovën dhe rajonin tonë, angazhimi i qëndrueshëm i BE-së dhe NATO-s mbetet jetik për paqen dhe të ardhmen euroatlantike”, ka theksuar ai.

    Hoxhaj ka vlerësuar se zhvillimet aktuale ndërkombëtare po ndodhin në një periudhë pasigurie dhe ndryshimesh të thella në rendin botëror.

    “Theksova se po jetojmë ndërmjet një rendi botëror që po shpërbëhet dhe një rendi të ri që ende nuk ka marrë formë”, ka shkruar Hoxhaj.

    Sipas tij, dobësimi i institucioneve ndërkombëtare dhe ambiciet perandorake të Rusisë e bëjnë të domosdoshëm një rol më të fuqishëm të BE-së në Ballkan, duke përfshirë edhe fushën e sigurisë.

  • Rubikon, ekskluzive: Gruaja incizoi bisedën me gjykatësen, punëtoren e QPS-së dhe avokatin (VIDEO)

    Rubikon, ekskluzive: Gruaja incizoi bisedën me gjykatësen, punëtoren e QPS-së dhe avokatin (VIDEO)

    Rubikon, ekskluzive: Gruaja incizoi bisedën me gjykatësen, punëtoren e QPS-së dhe avokatin (VIDEO)

    Një rast i rëndë i dhunës në familje është paraqitur sot në Rubikon në Klan Kosova, ku një grua, e cila ka zgjedhur të mbetet anonime, ka rrëfyer për dhunën fizike dhe psikologjike që pretendon se ka përjetuar nga bashkëshorti i saj.

    Ajo thotë të ketë jetuar me bashkëshortin në Kanada ku edhe thotë ta ketë përjetuar dhunën, ndërsa aktualisht është kthyer në Kosovë dhe thotë se gjykatësja po e detyron të kthehet në Kanada bashkë me fëmijët.

    “Kam frikë se mund t’i mbysë fëmijët. E kam jetën në rrezik…”, deklaroi ajo në Rubikon.

    Viktima ka prezantuar në emision një audio-incizim, ku pretendon të jenë gjyqtarja e rastit, zyrtarja e Qendrës për Punë Sociale dhe avokati i viktimës.

    “Shpeshherë ndodhemi mes prindërve, babë dhe nanë. Baba ka kushte shumë të mira ekonomike dhe është dhunues, nana merr asistencë sociale, unë propozoj që fëmija me iu propozu nanës në këtë rast”.

    “Për momentin fëmijët janë në vendin e sigurt, përkujdesjen e kanë maksimale nga dajtë, gjyshërit, nëna… E sa i përket kthimit, besoj që është vendim i joti. Se a është më mirë këtu a atje, QPS-ja nuk mundet me thënë ‘merre qëta edhe qoje qatje, edhe ndoshta e vret deri nesër, e shohim në media dikun’”, thotë mes tjerash zyrtarja e QPS-së.

    Aty ndërhyn edhe avokati, i cili kundërshton idenë që gruaja të kthehet mbrapsht në Kanada.

    “Edhe pse është shteti i Kanadës, kur u përdorë një dhunë e vazhdueshme ndaj një nane dhe ju ka thy kama dhe dora dhe ju tentoni që ta qitni para një akti… nuk lidhet me vend dhe shtetësi të Kanadës… Në Kanadë ku ti pretendon mu kthy qikjo nanë, atëherë kjo mund të vritet atje, krahasoje e vlerësoje a duhet me u kthy a jo…”.

    Ndërkaq, gjyqtarja dëgjohet duke thënë: “Unë jam këtu për me zbatu ligjin… avokat, nuk kam nevojë për këshillat e tua, kaq. Unë vendosi, jo ju”.

    Për më shumë, ndiqeni emisionin:

  • Zyrtare: Emre Belozoglu emërohet trajner i Fenerbahçes

    Zyrtare: Emre Belozoglu emërohet trajner i Fenerbahçes

    Fenerbahçe ka zyrtarizuar emërimin e Emre Belözoğlu në pozitën e trajnerit të ekipit të parë.

    Për Belözoğlun kjo është një rikthim në një ambient që e njeh shumë mirë, pasi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubit nga Stambolli në disa role të ndryshme.

    Ai ka mbajtur më parë fanellën e Fenerbahçes si futbollist, ndërsa pas përfundimit të karrierës si lojtar ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit sportiv.

    Belözoğlu e ka drejtuar gjithashtu skuadrën si trajner për një periudhë të shkurtër, ndërsa tani rikthehet për ta marrë sërish drejtimin e ekipit, kësaj radhe me synimin për ta udhëhequr klubin drejt sukseseve të reja.

    Në njoftimin e tij, Fenerbahçe theksoi lidhjen e veçantë të Belözoğlut me klubin dhe përgjegjësinë që bart përfaqësimi i ngjyrave verdheblu.

    “Mirë se u ktheve në shtëpi, Emre Belözoğlu!”, ishte mesazhi i klubit për trajnerin e ri. /Telegrafi/

  • “Ata s’kanë me qenë aty, a po?”, “Kanë me qenë, kanë me qenë”: Avokati Berisha zbardh bisedën e Arlindës me policin para vrasjes

    “Ata s’kanë me qenë aty, a po?”, “Kanë me qenë, kanë me qenë”: Avokati Berisha zbardh bisedën e Arlindës me policin para vrasjes

    “Ata s’kanë me qenë aty, a po?”, “Kanë me qenë, kanë me qenë”: Avokati Berisha zbardh bisedën e Arlindës me policin para vrasjes

    “A duhet me u kthy aty?”, ishte pyetja që Arlinda Zekaj ia drejtoi një zyrtari policor vetëm dy netë para se të vritej. Përgjigjja e tij ishte pohuese, ndonëse biseda dëshmon se ajo po kërkonte siguri për praninë e personave nga të cilët ndihej e rrezikuar.

    Ky komunikim është bërë publik nga avokati i familjes së të ndjerës, Besnik R. BERISHA, i cili gjatë deklarimit të tij ka kundërshtuar pretendimet se Arlinda duhej të zgjidhte mes jetës, pronës dhe djalit të saj.

    Berisha theksoi se garantimi i këtyre të drejtave ishte detyrim i shtetit dhe se Arlinda nuk kishte shkuar në pronë për të pushtuar hapësirën e personave që, sipas tij, e kishin uzurpuar atë.

    “Kushdo që mendon se Arlinda është dashur të zgjedhë mes jetës së saj dhe pronës së saj e ka gabim. Arlinda nuk ka qenë e obliguar të zgjedhë mes pronës dhe jetës, nuk ka qenë e obliguar të zgjedhë mes jetës dhe djalit, sepse këto të trija, ajo që e quajmë shtet, e kishte për detyrim që t’ia garantojë. Por, për ta hequr secilën dilemë, Arlinda nuk ka shkuar atje për të pushtuar ‘strofullën’ e atyre që e kishin uzurpuar”, u shpreh Berisha.

    Avokati iu referua një komunikimi të Arlindës me një zyrtar policor, përmes të cilit ajo kishte kërkuar sqarime lidhur me trajtimin e shqetësimeve të saj nga Policia dhe Prokuroria.

    Në audioincizimin e publikuar dëgjohet polici duke e pyetur nëse ishte njoftuar nga hetuesi për veprimet e ndërmarra.

    “Nuk e di a të tregoi polici hetues?”, e pyet polici.

    “Jo, kurgjo nuk më tregoi”, përgjigjet Arlinda.

    Më pas, zyrtari policor i tregon se kishte komunikuar me prokuroren kujdestare dhe se, sipas përgjigjes së saj, kamerat e sigurisë do të shqyrtoheshin të nesërmen.

    “Polici hetues, prokurorja e rastit, kujdestare, munësh me i kallxu edhe avokatës tane. Për momentin thotë, kanë me u mar nesër, me u shiqu kamerat e sigurisë. Për momentin nuk është rast. Por, është shënim zyrtar ky është si me thanë një gjysëm-rast. Duhet me u verifiku kamerat e sigurisë.”

    Arlinda kërkon të dijë se për cilat kamera bëhet fjalë, ndërsa polici i përgjigjet se bëhet fjalë për kamerat e shtëpisë.

    “Përçka kamerat e sigurisë?”, pyet ajo.

    “Kamerat e shpisë”, përgjigjet polici.

    Në vazhdim të bisedës, Arlinda pyet nëse duhet të kthehet në shtëpi, ndërsa polici i thotë se po.

    “Unë, a duhet me u kthy aty? Okej”, dëgjohet të thotë Arlinda.

    “Po, po normal”, përgjigjet zyrtari policor.

    Biseda vazhdon me pyetjen e Arlindës nëse personat për të cilët ajo ishte e shqetësuar do të ndodheshin aty.

    “Ata aty, s’kanë me qenë a jo?”, dëgjohet duke pyetur ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • They wouldn’t be there, would they? Lawyer Berisha eases Arlinda’s conversation with police before the assassination

    It was a question Arlinda Zekij addressed only two nights before he was killed. His answer was favorable, although the conversation testifies that she was seeking assurances of the presence of those she felt at risk.

    This communication has been made public by the lawyer of the deceased family, Besnik R. B ERISHA, who in his statement has rejected claims that Arlinda had to choose between life, property and her son.

    Berisha stressed that guaranteeing these rights was the duty of the state and that Arlinda had not gone to property to invade the space of persons who, according to him, had usurped it.

    Whoever thinks Arlinda had to choose between her life and her property is wrong. Arlinda was not obliged to choose between property and life, she was not obliged to choose between life and son, because these three, what we call a country, had to guarantee. But to remove each dilemma, Arlinda has not gone there to invade the jaw of those who had usurped Berisha, said.

    The lawyer referred to an Arlinda communication with a police official through whom she had asked for clarification regarding the treatment of her concerns by police and Prosecutors.

    The published audioincation features the police asking if the investigator was informed of the actions taken.

    )I don’t know if the detective told you?The police ask.

    )No, never tell me.It’s Arlinda’s answer.

    The police officer then tells her that she had communicated with the care attorney and that, in her response, security cameras would be examined the following day.

    The investigative police, the prosecutor of the case, the caretaker, can even call our attorney. Right now he says, they’ll be taken tomorrow, watching the security cameras. It’s not a case right now. But it’s an official note. It’s like a half case told me. I need security cameras verified. )

    Arlinda wants to know what camera this is about, and the policeman answers that it’s about the house cameras.

    )What security cameras?She asks.

    )Home camerasThe police answer.

    In the course of the conversation, Arlinda asks if he should return home while the policeman tells him he will.

    )I, should I go back there? Okay.It sounds like Arlinda.

    )Yeah, yeah, normal.The police officer answers.

    The conversation continues with the Arlinda question whether the people she was concerned about would be there.

    )They’re there, aren’t they?She sounds like she’s asking.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vijojnë protestat studentore në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

    Vijojnë protestat studentore në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

    Protestat studentore në Tiranë kanë vijuar edhe të martën, por me numër më të vogël pjesëmarrësish dhe pa tensione në rrugët e kryeqytetit.

    Studentët e nisën marshimin që në orët e para të ditës, duke u fokusuar kryesisht te auditorët e disa universiteteve të Tiranës, ku hynë për të bërë thirrje për bojkotimin e mësimit.

    Kërkesa e protestuesve mbetet e njëjtë: dorëheqja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

    Gjatë marshimit, studentët kaluan edhe pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa një nga ndalesat e tyre ishte selia e Partisë Demokratike. Aty nuk munguan thirrjet kundër opozitës.

    Protestuesit e përfunduan tubimin para Kryeministrisë, ku numri i pjesëtarëve të Policisë së Shtetit të pranishëm në bulevard ishte i vogël.

  • Student protests in Tirana ahead, resignation of Prime Minister Rama sought

    Student protests in Tirana have continued Tuesday, but with smaller numbers of participants and no tension on the streets of the capital.

    Students began the march in the early hours of the day, focusing mainly on audiences of several Tirana universities, where they entered to call for a boycott of learning.

    Protesters’ demands remain the same: the resignation of Albanian Prime Minister Edi Rama.

    During the march, students also passed by the Ministry of Education, and one of their stops was the seat of the Democratic Party. There was no shortage of calls against the opposition.

    Protesters completed the rally before the prime minister, where the number of members of the State Police present on boulevard was small.

  • Avokati Berisha: Arlinda Zekaj ishte paralajmëruar nga Jetoni se ditët i ka të numëruara

    Avokati Berisha: Arlinda Zekaj ishte paralajmëruar nga Jetoni se ditët i ka të numëruara

    Avokati Berisha: Arlinda Zekaj ishte paralajmëruar nga Jetoni se ditët i ka të numëruara

    Përfaqësuesi ligjor i familjes së të ndjerës Arlinda Zekaj, avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se vrasja e saj nuk duhet të trajtohet vetëm si një ngjarje e ndodhur natën kur ajo u vra, pasi, sipas tij, kishte paralajmërime për rrezikun që i kanosej shumë më herët.

    Berisha, gjatë deklarimit të tij, tha se më 12 nëntor 2025, Arlinda i kishte shkruar vëllait të saj, duke e njoftuar për një kërcënim që, sipas saj, ia kishte bërë bashkëshorti.

    “Jetoni më paralajmëroi se krejt Kosova ka me marrë vesh se çka ka me ndodhë me ty, shijoj edhe këto ditë që të kanë mbetur”, citoi Berisha mesazhin që Arlinda i kishte dërguar vëllait.

    Ai kritikoi edhe mënyrën se si institucionet i kishin trajtuar thirrjet për ndihmë të Arlindës, duke thënë se nuk kishte pritur që institucionet të ishin të pagabueshme, por as që paralajmërimet dhe kërkesat e saj për mbrojtje të shpërfilleshin në atë masë.

    “Unë besoj që asnjë qytetarë i Republikës së Kosovës pa pasur pritshmëri që shtetin e kemi përfekt dhe që institucionet i kemi pagabime që krahasohen me shtete evropiane, por besoj që as shumë si ne që kanë ditë e kanë mujt me besu që kaq keq jemi katandisur e kaq keq shpërfillen ulurimat e britmat e thirrjet për tu bërë bashkë me fëmijë e për të qëndru në pronën e saj një qytetare që me dorën e saj e ka lënë amanet. Arlinda shkoi fizikisht nga kjo jetë në mënyrën më tinzare të mundshme ku një i ligë ia mori jetën, por duhet ta nënvizoj edhe një fakt që jeta e Arlindës nuk është marrë vetëm atë natë, si veprim ka ndodhë atë natë por si planifkim si paralajmërim së paku kemi prova të prekshme me paralajmërim shumë më herët se ditët i ke të numëruara. Arlinda më 12 nëntor të vitit 2025, një vit më herët, i shkruan vëllait të saj dhe i thotë vetëm po dua me të njoftu se Jetoni më paralajmëroi se krejt Kosova ka me marrë vesh se cka ka me ndodhë me ty, shijoj edhe këto ditë që të kanë mbetur”, u shpreh Berisha.

    Berisha theksoi se familja kërkon drejtësi jo vetëm për Arlindën, por edhe për gratë e tjera që presin mbrojtje nga institucionet.

    “Ne jemi të interesuar për drejtësi, jo drejtësi hakmarrëse, për një person që ka humbur jetën në mënyrën më makabre të mundshme, por edhe për ato gra që janë në pritje për këtë drejtësi dhe për ato viktima të cilat nuk dinë me shkrujt e nuk njohin askënd në Polici e Prokurori”, deklaroi ai.

    Avokati shtoi se rasti i Arlindës duhet të shërbejë si thirrje për mobilizim institucional dhe shoqëror, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

    Po ashtu, Berisha tha se, po të ishte prokuror i rastit, do të niste hetime edhe ndaj bashkëshortit të saj për mundësinë e pjesëmarrjes në vrasje në formën e bashkëkryerjes, shtytjes apo nxitjes.

    Ai theksoi se hetimi duhet të përfshijë edhe rrethanat që i kanë paraprirë vrasjes, duke shtuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te moszbatimi i një vendimi.

    Burimi: Insajderi