Category: Lajme

  • Vrasja e Arlinda Zekajt, Berisha dyshon se vrasja ishte planifikuar gjatë ndalimit të bashkëshortit

    Vrasja e Arlinda Zekajt, Berisha dyshon se vrasja ishte planifikuar gjatë ndalimit të bashkëshortit

    Avokati Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i familjes së të ndjerës Arlinda Zekaj, ka deklaruar se ekzistojnë prova që, sipas tij, ngrenë dyshime për përfshirjen e së paku dy anëtarëve të familjes së bashkëshortit të saj në vrasje.

    Berisha ka bërë të ditur se gjatë ditës janë intervistuar familjarë dhe dëshmitarë të rastit, përfshirë edhe nënën e dy personave që ai i konsideron të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.

    Ai ka pretenduar se dy vëllezërit kanë pasur rol në vrasjen e Arlindës, ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes, sipas tij, janë përdorur për të përshkallëzuar situatën dhe për të krijuar rrethanat që i paraprinë krimit.

    “Publiku mund të dijë që ka prova të mjaftueshme që forcojnë jo vetëm dyshimin e arsyeshëm, por dyshimin e bazuar se së paku dy anëtarë të familjes, përkatësisht dy vëllezër, janë të përfshirë në vrasjen e tashmë të ndjerës, Arlinda Zekaj”, deklaroi Berisha.

    Ai shtoi se nuk mund të thotë nëse nëna e dy vëllezërve ka qenë në dijeni për atë që, sipas tij, kishin planifikuar djemtë e saj, por pretendoi se anëtarë të tjerë të familjes kishin kontribuar në krijimin e një situate të rënduar për viktimën.

    “Publiku mund të dijë që ka prova të mjaftushme që forcojnë jo vetëm dyshimin e arsyeshëm por dyshimin e bazuar se së paku dy anëtarë të familjës, përkatësisht dy vëllezër janë të përfshirë në vrasjen e tashmë të ndjerës, Arlinda Zekaj. Se pjesa tjetër e familjës është përdorë për të acaru situatën, është sjellë nga Deçani në shtëpinë e saj jo sepse ishin duke jetu nën një kulm, jo sepse kishin kontribu në pasurinë e përbashkët, jo se kishin hise në atë shtëpi apo kishin jetu më parë në bashkësi. Janë ardhë për të dëbu një nënë, janë ardh për t’i asistu një njeri në distancë për të kry një krim dhe janë ardh për të qenë ata që kur të ndodh kjo që ka ndodh të mbulojnë në mënyrën më të trishtë të mundshme. Nuk mund të  them që edhe nëna e djemve e ka ditë këtë marri që do të bëjnë djemtë e saj, por kanë kontribu në një situatë jo vetëm që e ka marrë një jetë atë natë. Secili dëshmitarë që ka qenë tek familja është intervistu”, u shpreh Berisha.

    Berisha foli edhe për rrethanat në të cilat ndodhej bashkëshorti i Arlindës, Jeton Sylaj, në kohën e vrasjes. Sipas tij, në stacionin policor kishin qenë dy vëllezërit Sylaj, por jo personi që, sipas tij, e ka pranuar fajësinë për vrasjen.

    Avokati ngriti dyshime se Jeton Sylaj, ndonëse ishte në rrugë për t’u ndaluar në lidhje me mosrespektimin e një vendimi gjyqësor, mund të ketë pasur ende qasje në telefonin e tij personal.

    Sipas Berishës, përmes telefonit mund të jenë përcjellë lëvizjet në oborrin e shtëpisë, ku ishin të instaluara kamera të sigurisë. Ai pretendoi gjithashtu se kamera mund të ishin vendosur edhe në dhomën e gjumit, duke thënë se Arlinda kishte dërguar fotografi te persona të tjerë për të shprehur shqetësimin lidhur me këtë.

    “Nuk ka pasur thirrje në 192 për vrasjen e Arlindës. Por, në stacionin policor kanë qenë dy vëllezërit Sylaj, jo dorasi,  për të cilin ka prova dhe është deklaru fajtor vetë. Por, ka qenë vet Jetoni që ka qenë në rrugë e sipër, meqë ishte marrë vendim për ndalimin e tij për mosrespektimin e vendimit gjyqësor në ato moment akoma dyshohet se Jetoni ka pas qasje në telefonin e tij personal. Nga telefoni i tij personal ka përcjell gjithë lëvizjet në oborrin e shtëpisë së tij ku kishte instaluar kamerat më të sofistikuara që njeh teknologjia në shtëpitë tona të përditshme, ku sipas provave që kemi ne kishte instaluar kamera edhe në dhomën e gjumit sepse Arlinda kishte dërguar foto tek të tjerët e shqetësuar se i ka vendos kamere edhe aty. Pra kemi edhe të tilla foto ku ajo ka besu që ka vendos kamera edhe aty. Është përshtypja jonë e mbështetur në prova e njerëz që kanë qenë prezent në stacionin e policisë dhe për këtë kam kërkuar të sekuestrohen të gjitha kamerat e sigurisë të stacionit të policisë në momentin e vrasjes dhe ku ndodhej Jetoni dhe kush ishte me Jetonin dhe çfarë kishte në dispozicion jetoni në telefonin e tij dhe natyrisht korrespodenca e komunikimit të tij. Gjasat reale janë, kemi prova,  që komunikimi ka vazhdu kur Jetoni ia ka komuniku familjes ndalimin dhe me arritjen e Arlindës tek shtëpia ka ndodh tragjedia sapo është largu policia. Arlinda është pritë në ‘prit’ vrasje e saj për bindjen time është planfiku të ndodhë në momentin që Jetoni është dërgu për ndalim në Klinë”, u shpreh Berisha.

    Për këtë arsye, Berisha ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë së stacionit policor, për të verifikuar se ku ndodhej Jeton Sylaj në momentin e vrasjes, kush ishte me të dhe çfarë qasjeje kishte në telefonin e tij.

    “Gjasat reale janë, kemi prova, që komunikimi ka vazhduar kur Jetoni ia ka komunikuar familjes ndalimin dhe me arritjen e Arlindës te shtëpia ka ndodhur tragjedia sapo është larguar policia. Arlinda është pritur në ‘pritë’. Vrasja e saj, për bindjen time, është planifikuar të ndodhë në momentin që Jetoni është dërguar për ndalim në Klinë”, deklaroi Berisha.

    Ai tha se ka kërkuar se hetimi duhet të përfshijë edhe komunikimet telefonike, pamjet e kamerave të sigurisë dhe personat që kanë qenë të pranishëm në stacionin policor në kohën e ngjarjes.

    Burimi: Dukagjini

  • Arlinda Zekiaj’s murder, Berisha doubts assassination was planned during detention of husband

    Lawyer Besnik Berisha, legal representative of the family of the late Arlinda Zekaj, has stated there is evidence that, according to him, raise doubts about the involvement of at least two members of her husband’s family in the assassination.

    Berisha has indicated that family members and random witnesses were interviewed during the day, including the mother of two people he considers suspected of involvement in the event.

    He has claimed that the two brothers had a role in the murder of Arlinda, while other family members, according to him, have been used to escalate the situation and create circumstances that preceded crime.

    The public may know that there is sufficient evidence that strengthens not only reasonable doubt, but the suspicion founded that at least two family members — two brothers respectively — are involved in the already felt murder of Arlinda Zekaj, Berisha said.

    He added that he could not say whether the mother of the two brothers had been aware of what, according to him, her sons had planned but claimed that other family members had contributed to the creation of a serious situation for the victim.

    The public may know that there is enough evidence that strengthens not only reasonable doubt but the suspicion that at least two family members, two brothers are involved in the already felt murder, Arlinda Zekiaj, respectively. That the rest of the family was used to upset the situation, brought from Decani to her house not because they were living under a roof, not because they had contributed to common wealth, not because they had hiss in that house or had lived in the community before. They’re here to pick up a mother, they’re coming to assist a distant man to commit a crime and they’re coming to be what’s happened to cover up the sadst way possible. I can’t say that even the mother of the boys has been taking this fool for days to make her boys, but they contributed to a situation not only that she took a life that night. Each witness who has been with the family is an interview, Berisha said.

    Berisha also discussed the circumstances in which Arlinda’s husband, Sylai, was present at the time of his murder. According to him, there were two Sylaj brothers at the police station, but not the person who, according to him, has pleaded guilty to the murder.

    The lawyer raised doubts that Sylay lives, although on the way to stop over disrespecting a judicial decision, may still have had access to his personal phone.

    According to Berisha, movements in the backyard may have been forwarded by telephone, where security cameras were installed. He also claimed that the camera could also have been placed in the bedroom, saying Arlinda had sent photos to other people to express concern about this.

    There was no call in 192 for the Arlinda murder. But there were two Sylaj brothers in the police station, not the handbill, for which there is evidence and who has been found guilty. But it was life itself that was on the way, since it had been decided to ban him for disrespecting the court decision at that point that you are still suspected that you live behind access to his personal phone. From his personal phone he’s been tracking all the movements in his backyard where he had installed the most sophisticated cameras that know technology in our daily homes, where, according to the evidence we’ve got cameras installed in the bedroom as well because Arlinda has sent pictures to the people concerned that he’s put a camera there. So we have pictures like that where she believed there was a camera in there. It’s our impression based on the evidence of people who were present at the police station, and that’s why I wanted to sequencing all security cameras of the police station at the time of the murder and where you were living and who was with Living and what was available live on his phone and of course his communication corruption. The real questions are, we have evidence, that communication has continued when you live to the family’s ban, and with Arlinda’s arrival at home, tragedy has just occurred as the police left. Arlinda is hosted at the host of her murder for my obedience is the plan to happen at the moment that you live has been sent for a ban on Klinneão, Berisha said.

    For this reason, Berisha has requested the selection of images from police station security cameras to verify where Sylaj Living at the time of his murder, who was with him, and what approach he had on his phone.

    The real signs are, we have evidence that communication continued when you live has communicated to the family ban and that the tragedy has just occurred at home. Arlinda’s been waited for. Her murder, for my conviction, is scheduled to happen at the moment that you live has been sent to Kline, Berisha said.

    He said he has demanded that the investigation should include phone communications, security cameras and persons present at the police station at the time of the event.

    Source Layer: Dukeagini

  • Grenlanda miraton marrëveshjen e sigurisë me Danimarkën dhe SHBA-në pas muajsh presioni nga Trumpi

    Grenlanda miraton marrëveshjen e sigurisë me Danimarkën dhe SHBA-në pas muajsh presioni nga Trumpi

    Ligjvënësit e Grenlandës votuan të martën në favor të një marrëveshjeje mes ishullit, Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara, që synon forcimin e sigurisë në Arktik dhe Atlantikun e Veriut.

    Marrëveshja trepalëshe u miratua pas disa muajsh presioni nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili kishte kërkuar që ky territor gjysmëautonom, pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe aleate e NATO-s, të bëhej pjesë e Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

    Ajo hap rrugën për krijimin e bazave të tjera amerikane në Grenlandë dhe synon të ulë tensionet e shkaktuara nga deklaratat e përsëritura të Trumpit për marrjen e kontrollit mbi ishullin e madh arktik.

    Qëllimi i marrëveshjes është forcimi i pranisë ushtarake amerikane në Grenlandë, duke ruajtur njëkohësisht kontrollin danez mbi ishullin, i cili gëzon vetëqeverisje. Marrëveshja do të mbetet në fuqi edhe nëse Grenlanda vendos në të ardhmen të shpallë pavarësinë.

    Në votimin e së martës, 16 ligjvënës votuan pro marrëveshjes, asnjë kundër, ndërsa shtatë abstenuan.

    Trumpi, kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, e nënshkruan marrëveshjen në shtator, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

    Marrëveshja pritet të debatohet nga ligjvënësit danezë më vonë gjatë këtij muaji. Ajo do të hyjë në fuqi pasi të përfundojnë procedurat e nevojshme parlamentare në Mbretërinë e Danimarkës, në bashkëpunim me Grenlandën. /Telegrafi/

  • Elon Musk mund të blejë Boost Mobile për ta kthyer Starlink në operator të plotë të telefonisë mobile

    Elon Musk mund të blejë Boost Mobile për ta kthyer Starlink në operator të plotë të telefonisë mobile

    SpaceX nuk e ka fshehur synimin për ta shndërruar Starlink Mobile në një operator të mirëfilltë të telefonisë mobile në SHBA. Muajin e kaluar, kompania bleu edhe spektër shtesë frekuencash për ta realizuar këtë plan.

    Megjithatë, një prej pengesave kryesore mbetet mungesa e një rrjeti tokësor të antenave. Javën e kaluar, drejtori ekzekutiv i T-Mobile përjashtoi mundësinë që Starlink Mobile të përdorë rrjetin e kompanisë së tij.

    Por, sipas një raportimi të ri, Elon Musk mund të ketë gjetur një zgjidhje tjetër: blerjen e Boost Mobile, transmeton Telegrafi.

    SpaceX thuhet se ka zhvilluar bisedime me kompaninë mëmë të Boost Mobile, EchoStar, gjatë muajve të fundit. Madje, Musk është takuar personalisht në tetor me kryetarin e bordit të EchoStar, Charlie Ergen.

    Marrëveshja e mundshme mund të përfshijë blerjen e plotë të Boost Mobile nga SpaceX ose vetëm sigurimin e qasjes në rrjetin e saj. Boost Mobile aktualisht e merr me qira infrastrukturën e rrjetit nga AT&T dhe T-Mobile.

    Në të dyja rastet, kjo do t’i mundësonte SpaceX të ofronte shërbime përmes antenave tradicionale celulare, veçanërisht brenda ndërtesave dhe në zonat urbane, ku sinjali satelitor i Starlink nuk është aktualisht mjaftueshëm i fuqishëm.

    Sipas raportimeve, Musk u kishte kërkuar drejtuesve të tre operatorëve më të mëdhenj amerikanë – Verizon, AT&T dhe T-Mobile – që t’i mundësonin SpaceX qasje në rrjetet e tyre, por të tre kompanitë e kishin refuzuar kërkesën. Pra, kundërshtimi nuk erdhi vetëm nga T-Mobile.

    Megjithatë, edhe një marrëveshje me Boost Mobile mund të përballet me pengesa. Kontratat për shfrytëzimin me qira të rrjeteve zakonisht nuk mund t’i transferohen një pronari të ri pa miratimin e operatorit që zotëron infrastrukturën.

    Kjo do të thotë se AT&T dhe T-Mobile mund të duhet të japin pëlqimin përpara se SpaceX të nisë shërbimet përmes Boost Mobile. Sipas raportimit, gjasat që kjo të ndodhë nuk duken të mëdha.

    Në gusht, SpaceX njoftoi planet për të hyrë në tregun amerikan të telekomunikacionit dhe për të konkurruar drejtpërdrejt me AT&T, T-Mobile dhe Verizon. Ndërkaq, gjatë një konference të fundit për rezultatet financiare, drejtori financiar i kompanisë, Bret Johnsen, deklaroi se synimi është që SpaceX të bëhet një operator i madh i telefonisë mobile në SHBA.

    Kompania thuhet se e sheh krijimin e një rrjeti të plotë celular edhe si mundësi për të gjeneruar të ardhura të reja nga flota e saj prej më shumë se 12 mijë satelitësh.

    Drejtori ekzekutiv i Verizon ka vlerësuar se SpaceX do t’i nevojiteshin katër deri në gjashtë vjet për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme. Musk, nga ana tjetër, ka deklaruar se kjo mund të realizohet për rreth gjysmën e asaj kohe. Megjithatë, afatet e vendosura nga Musk jo gjithmonë janë përmbushur.

    Verizon dhe EchoStar kanë refuzuar të komentojnë raportimin, ndërsa SpaceX, AT&T dhe T-Mobile nuk kanë dhënë përgjigje ndaj kërkesave për koment. /Telegrafi/

  • Rrëfim ekskluziv në RUBIKON - Gruaja: Burri më goditi me shufër metalike, mua dhe fëmijëve po na rrezikohet jeta (VIDEO)

    Rrëfim ekskluziv në RUBIKON – Gruaja: Burri më goditi me shufër metalike, mua dhe fëmijëve po na rrezikohet jeta (VIDEO)

    Rrëfim ekskluziv në RUBIKON - Gruaja: Burri më goditi me shufër metalike, mua dhe fëmijëve po na rrezikohet jeta (VIDEO)

    Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt ka nxjerrë në pah edhe histori të tjera të rënda të dhunës në familje.

    Një grua, e cila ka zgjedhur të mbetet anonime, ka rrëfyer në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova për dhunën fizike dhe psikologjike që pretendon se ka përjetuar nga bashkëshorti i saj, me të cilin kishin jetuar në Kanada.

    Në një lidhje telefonike, ajo tregoi se dhuna kishte filluar në vitin 2021, pas lindjes së fëmijës së dytë.

    Sipas saj, bashkëshorti kishte ushtruar dhunë fizike edhe gjatë shtatzënisë, ndërsa përdorimi i drogës kishte qenë një nga problemet kryesore në familje.

    “Ka ushtruar dhunë ndaj meje, ka bërë thyerje, çkyrje të gojës gjatë shtatzënisë. Përdorimi i drogës ka qenë njëra prej gjërave më të këqija. Presion kam pasur gjithmonë…”, rrëfeu ajo.

    Gruaja deklaroi se si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime të rënda trupore, duke treguar se në vitin 2021 kishte qëndruar nëntë muaj në spital.

    “Kam pasur dhunë fizike, lëndime të trupit, kam qëndruar nëntë muaj në spital, në vitin 2021. Kam qëndruar në spital sepse nuk më ka dhënë as të ha e as të pi. Edhe vjehrra ka bashkëpunuar me të”, tha ajo.

    Viktima bëri të ditur se rastin e kishte paraqitur edhe në Kanada, duke përmendur përdorimin e drogës, posedimin e armëve dhe dhunën fizike. Në emision, u prezantuan edhe fotografi dhe incizime të lëndimeve në trup, të cilat, sipas saj, ishin shkaktuar nga goditjet me një shufër metalike.

    “Çdo pjesë e trupit… Kam dashur në një mënyrë edhe të bëj vetëvrasje”, rrëfeu ajo, duke përshkruar gjendjen e rëndë emocionale në të cilën kishte qenë.

    Aktualisht, gruaja ndodhet në Kosovë. Ajo tregoi se për tetë vjet kishte arritur të vizitonte familjen vetëm tri herë, pasi, sipas saj, bashkëshorti nuk e lejonte të vinte në vendlindje.

    “Kësaj radhe me vullnet të lirë më ka lënë, sepse e kam marrë me të mirë. Madje ia kam tërhequr edhe padinë, vetëm që të më lejonte të vija”, rrëfeu ajo.

    Ajo shtoi se familja e saj nuk kishte qenë në dijeni për dhunën që kishte përjetuar gjatë gjithë kësaj kohe. Vetëm pasi mbërriti në Kosovë dhe familjarët panë se çfarë kishte ndodhur, ata i kishin kërkuar të mos kthehej më në Kanada me bashkëshortin, duke vlerësuar se kjo nuk ishte e sigurt për të dhe fëmijët e saj.

    Ndërkohë tha se gjykatësja i kishte thënë të kthehej në Kanada bashkë me fëmijët, ani pse sipas saj në raportin e Qendrës për Punë Sociale thuhet se fëmijët janë mirë dhe rehatshëm dhe s’kanë dëshirë me shku te baba i tyre dhe se kanë deklaruar se duan të qëndrojnë me mamin. Ajo tha se është e punësuar.

    “Kam frikë se mund t’i mbys fëmijët. E kam jetën në rrezik…” – tha ajo.

    Për të gjitha detajet, ndiqni emisionin”

     

  • “Ke dëshirë të marrësh vëmendje” – Ndizet sërish debati mes Fatlumit dhe Zojës (VIDEO)

    “Ke dëshirë të marrësh vëmendje” – Ndizet sërish debati mes Fatlumit dhe Zojës (VIDEO)

    “Ke dëshirë të marrësh vëmendje” – Ndizet sërish debati mes Fatlumit dhe Zojës (VIDEO)

    Debatet mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5 nuk kanë të ndalur.

    Këtë herë, në qendër të diskutimit ishin sërish Zoja dhe Fatlumi, të cilët kanë shkëmbyer deklarata të forta me njëri-tjetrin.

    Shkak për përplasjen mes tyre u bë qëndrimi i Zojës, e cila po përkrahte Vjollcën lidhur me çështjen e fshehjes së cigareve.

    Gjatë debatit, Fatlumi e akuzoi Zojën se po kërkon vazhdimisht vëmendje, duke iu drejtuar me fjalët:

    “Ka qejf me marrë vëmendje, fort ke qejf me marrë vëmendje… S’po du ty me t’dhanë vëmendje”, u shpreh ai.

    Për më shumë, ndiqni videon:

  • Do you want to take note? The debate between Lucky and Zoya ( VIDEOS)

    DSaturdays among Big Brother residents V IP Kosova 5 has no stopping.

    This time, at the center of the discussion were Zoya and Lucky, who have exchanged strong statements with each other.

    Because of their confrontation, Zoya’s attitude became, which was promoting Vjolka over the issue of hiding cigarettes.

    During the debate, Fatum accused Zoya of constantly seeking attention, addressing her with the words:

    He likes to pay attention, you love to take notice… I want you to pay attention, He said it.

    For more, follow the video:

  • exclusive confession at RUBION & #82/11; Woman: My husband struck me with metal rod, and my children and I are risking our lives ( VIDEOS)

    RThe site of the murder of Arlinda Zekiaj has highlighted other serious stories of domestic violence.

    A woman, who has chosen to remain anonymous, has confessed on the show Rubikon in Kosovo on physical and psychological violence she claims to have experienced from her husband, with whom they lived in Canada.

    In a telephone call, she showed that violence began in 2021 after the birth of her second child.

    Her husband had also been physically violent during pregnancy, and drug use had been a major family problem.

    He’s been practicing violence against me, breaking his mouth during pregnancy. Drug use was one of the worst things. Pressure I’ve always had… She confessed.

    The woman claimed that as a result of the violence, she had suffered serious bodily injuries, indicating that in 2021 she had remained nine months in the hospital.

    I’ve had physical violence, body injuries, nine months in the hospital in 2021. I stayed in the hospital because it didn’t give me any food or drink. Even her mother-in-law worked with her, She said.

    The victim announced that he had also presented the case in Canada, citing the use of drugs, possession of weapons, and physical violence. The show also released photos and recordings of body injuries, which, according to her, had been caused by beatings with a metal rod.

    Every part of the body… I’ve also wanted to commit suicide, She confessed by describing the serious emotional state she had been in.

    Currently, the woman is in Kosovo. She related that for eight years she had been able to visit her family only three times, since she felt that her husband did not allow her to come to her homeland.

    This time free will has left me because I’ve taken him for granted. I even dropped the suit, just to let me come, She confessed.

    She added that her family had not been aware of the violence she had experienced all this time. Only after arriving in Kosovo and family members saw what had happened had they asked her to stop returning to Canada with her husband, praising that this was not safe for her and her children.

    Meanwhile, she said that the judge had told her to return to Canada with the children, even though she said that children are said to be well and comfortable and are reluctant to go to their father and that they have claimed to want to stay with Mom. She said she’s hired.

    I’m afraid I can kill children. I’m in danger… She said.

    For all details, follow the show.

     

  • Amerikani nga Pensilvania thyen rekordin Guinness, shkon në kinema 1,207 herë brenda një viti

    Amerikani nga Pensilvania thyen rekordin Guinness, shkon në kinema 1,207 herë brenda një viti

    Një 60-vjeçar nga Pensilvania ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, pasi ka ndjekur 1,207 filma në kinema brenda një viti, mesatarisht 3.3 filma në ditë.

    Glenwood Hoskin Jr. i tregoi Guinness World Records se kishte qenë duke kërkuar në internet kur kishte zbuluar dy rekorde: atë për numrin më të madh të shfaqjeve të të njëjtit film në kinema dhe rekordin për numrin më të madh të filmave të parë në kinema brenda një viti.

    Rekordi i parë, me 292 shfaqje të të njëjtit film, iu duk i vështirë për t’u arritur, sidomos për shkak të kohës së shkurtër që filmat qëndrojnë në kinema në epokën e platformave të transmetimit. Prandaj, ai vendosi të synonte rekordin për numrin e përgjithshëm të filmave të parë brenda një viti.

    “Më pëlqente shumë të dilja nga shtëpia, ndërsa gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat dhe vendosja e objektivave. Jam gjithashtu njeri i organizuar, ndaj edhe përgatitjet që bëra për këtë sfidë e bënë atë më argëtuese”, tha Hoskin.

    Ai e nisi përpjekjen në prill të vitit 2024 dhe, deri në prill të vitit 2025, kishte arritur të ndiqte gjithsej 1,207 filma, transmeton Telegrafi.

    Hoskin tregoi se çdo ditë e niste duke kontrolluar orarin e shfaqjeve në kinema dhe duke planifikuar se si të shihte sa më shumë filma, nga orët e para të mëngjesit deri në mesnatë.

    “U informova paraprakisht për gjithçka që do të më duhej dhe vendosa ta nisja në pranverë, në mënyrë që të kisha mundësi ta thyeja rekordin ekzistues prej 777 filmash përpara dimrit. Nuk më pëlqen të vozis gjatë dimrit, kështu që çdo film pas atij numri ishte thjesht një shtesë”, shpjegoi ai.

    Kështu, ai e tejkaloi me lehtësi rekordin e mëparshëm prej 777 filmash, të vendosur nga Zachariah Swope.

    Hoskin tha se disa prej filmave e kishin befasuar pozitivisht. Ndër ta përmendi “The Wild Robot”, të cilin e kishte vlerësuar shumë më tepër nga sa kishte pritur, si dhe “Deadpool & Wolverine”.

    “Duhet të them se nuk pati ndonjë film vërtet të keq apo ndonjë që nuk më pëlqeu”, u shpreh ai. /Telegrafi/

  • Zvicër, kundërshtohet dy herë rritja e TVSH-së për financimin e ushtrisë

    Zvicër, kundërshtohet dy herë rritja e TVSH-së për financimin e ushtrisë

    Propozimi i qeverisë zvicerane për rritjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për të financuar shpenzimet ushtarake po përballet me kundërshtime në Parlament.

    Dy komisione të Dhomës Kombëtare kanë dalë kundër kësaj mase, duke kërkuar që fondet për ushtrinë të sigurohen nga burime të tjera financiare.

    Pas Komisionit të Financave, i cili e kishte kundërshtuar rritjen në fund të tetorit, edhe Komisioni i Politikës së Sigurisë votoi kundër propozimit të qeverisë. Vendimi u mor me 15 vota pro një modeli alternativ të financimit dhe 9 kundër.

    Megjithatë, shumica e komisionit pajtohet se ushtria zvicerane ka nevojë për investime shtesë në pajisje dhe armatim, duke i konsideruar ato të domosdoshme për shkak të situatës aktuale të sigurisë.

    Për këtë arsye, propozohet krijimi i një fondi për sigurinë dhe mbrojtjen, i cili do të financohej përmes burimeve ekzistuese buxhetore, shkruan Watson, transmeton Telegrafi.

    Sipas modelit alternativ, 400 milionë franga në vit do të siguroheshin nga të ardhurat ekzistuese të TVSH-së, 330 milionë nga kreditë e miratuara por të pashfrytëzuara, ndërsa 200 milionë franga nga kursimet në bashkëpunimin ndërkombëtar.

    Po ashtu, propozohet që kantonet të marrin 400 milionë franga më pak në vit nga të ardhurat e tatimit federal të drejtpërdrejtë.

    Fondi parashihet të funksionojë për 18 vjet dhe të ketë një vëllim të përgjithshëm prej 24 miliardë frangash.

    Ai do të mund të marrë edhe hua deri në 6 miliardë franga për të mbuluar nevojat financiare të projekteve ushtarake.

    Ndërkohë, Këshilli Federal kishte propozuar rritjen e normës standarde të TVSH-së me 0.5 pikë përqindjeje për një periudhë 12-vjeçare, ndërsa norma speciale për hotelerinë do të rritej nga 3.8% në 4.3%.

    Një model tjetër është miratuar më herët nga Dhoma e Kantoneve, e cila mbështet një rritje më të kufizuar të TVSH-së, të kombinuar me burime të tjera financimi.

    Vendimin përfundimtar pritet ta marrë Dhoma Kombëtare gjatë sesionit dimëror të Parlamentit në dhjetor.

    Deri atëherë, debati për mënyrën e financimit të ushtrisë zvicerane mbetet i hapur./Telegrafi/