Category: Lajme

  • Anëtari i kryesisë së Aleancës për buxhetin: Mashtrim me shifra, kjo qeveri po e zbraz Kosovën

    Anëtari i kryesisë së Aleancës për buxhetin: Mashtrim me shifra, kjo qeveri po e zbraz Kosovën

    Anëtari i kryesisë së Aleancës për buxhetin: Mashtrim me shifra, kjo qeveri po e zbraz Kosovën

    Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Durim Halilaj, ka kritikuar Qeverinë për atë që e ka cilësuar si mashtrim me shifra dhe dështim në menaxhimin e ekonomisë, duke thënë se rritja nominale e buxhetit nuk është reflektuar në mirëqenien e qytetarëve.

    Halilaj ka krahasuar buxhetin e vitit 2019, prej 2.4 miliardë eurosh, me buxhetin aktual prej 4.27 miliardë eurosh, duke theksuar se, megjithëse në letër paraqitet një rritje prej 78 për qind, pas inflacionit kumulativ prej rreth 38 për qind, rritja reale është vetëm rreth 29 për qind.

    Sipas tij, buxheti aktual ka fuqi blerëse sa 3.09 miliardë euro të vitit 2019, ndërsa rritja ekonomike e projektuar mbetet në nivelin 3.3 deri në 3.6 për qind, sipas vlerësimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore.

    Halilaj ka vënë në pah edhe realizimin e ulët të investimeve kapitale, duke thënë se nga 750.9 milionë euro të planifikuara për nivelin qendror në nëntë muajt e parë të vitit 2026, janë shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro, apo rreth 30 për qind.

    “Miliardat në letër nuk janë zhvillim ekonomik. Rritja e buxhetit nuk është e njëjtë me rritjen e mirëqenies”, ka deklaruar Halilaj.

    Ai ka kritikuar gjithashtu qeverinë për, siç ka thënë, bllokimin e projekteve komunale dhe mungesën e mbështetjes financiare për pushtetin lokal.

    Sipas Halilajt, mentaliteti përjashtues i qeverisë ka penalizuar drejtpërdrejt qytetarët nëpër komuna, duke penguar realizimin e projekteve që lidhen me furnizimin me ujë, rrugët dhe trotuaret.

    Në reagimin e tij, anëtari i Kryesisë së Aleancës ka ngritur edhe çështjen e emigrimit, duke thënë se rreth 250 mijë qytetarë janë detyruar të largohen nga Kosova gjatë këtij mandati, si pasojë e mungesës së investimeve, vendeve të reja të punës dhe perspektivës ekonomike.

    “Kur nuk ka investime kapitale, kur nuk ka vende të reja pune dhe kur pushteti ofron vetëm propagandë, njerëzit ikin”, ka thënë ai.

    Halilaj ka përfunduar reagimin duke thënë se rritja e buxhetit nuk ka sjellë përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

    “Kjo qeveri po e zbraz Kosovën!”, ka përfunduar Halilaj.

  • Sulmi vdekjeprurës rus në Zaporizhzhia zbeh shpresat për përparim drejt paqes, thotë Zelensky

    Sulmi vdekjeprurës rus në Zaporizhzhia zbeh shpresat për përparim drejt paqes, thotë Zelensky

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se sulmet vdekjeprurëse ruse në juglindje të Ukrainës kanë zbehur shpresat për përparim drejt paqes, të cilat ishin krijuar pas një armëpushimi të kufizuar humanitar javën e kaluar.

    Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës (DSNS), të paktën 24 persona, përfshirë dy punonjës të ekipeve të shpëtimit dhe katër policë, u vranë të hënën nga sulmet me bomba ajrore ruse në rajonin e Zaporizhzhias. Pesë persona të tjerë raportohet se mbetën të plagosur.

    Guvernatori rajonal, Ivan Fedorov, tha se gjatë gjithë ditës forcat ruse kishin hedhur të paktën nëntë bomba KAB-3000 në vendbanimin Komyshuvakha.

    “Të gjitha shërbimet emergjente po punojnë me kapacitet të plotë në vendngjarje, ndërsa punonjësit komunalë po pastrojnë rrënojat”, shkroi ai në Telegram.

    Zelensky e cilësoi sulmin si “jashtëzakonisht të tmerrshëm”, duke thënë se objektiv ishte edhe një shkollë që përdorej për qëllime humanitare dhe ku disa persona po merrnin ndihma, transmeton Telegrafi.

    Sipas presidentit ukrainas, pas goditjes së parë ajrore, Rusia kreu një sulm të dytë me nëntë bomba të tjera, duke shënjestruar pikërisht strehën ku njerëzit ishin futur për t’u mbrojtur.

    Pamjet e publikuara nga DSNS tregojnë një ndërtesë të shkatërruar pothuajse tërësisht, të kthyer në një grumbull rrënojash, si dhe një autobus që duket se është djegur.

    Në reagimin e tij, Zelenskyy tha se sulmi kishte goditur edhe mundësinë për hapa të rinj drejt një marrëveshjeje paqeje. Ai iu referua operacionit humanitar në Oleshky, pas të cilit, sipas tij, ishte krijuar një moment kur zhvillimet e mëtejshme mund të tregonin se përparimi drejt paqes ishte i mundur.

    Të shtunën, persona të evakuuar nga qyteti Oleshky, në rajonin e pushtuar të Khersonit, mbërritën në territorin e kontrolluar nga Ukraina, pasi udhëtuan përmes Bjellorusisë. Evakuimi u realizua gjatë një armëpushimi të rrallë humanitar mes Kievit dhe Moskës.

    Megjithatë, Zelenskyy tha se sulmi në Zaporizhzhia dëshmonte se Rusia po dërgonte një sinjal krejtësisht të kundërt dhe se, në vend të përpjekjeve për paqe, po llogariste në më shumë viktima.

    “Duhet të ketë një përgjigje ndaj kësaj – një përgjigje nga bota. Një përgjigje të fortë dhe të vendosur”, shtoi ai.

    Ndërkohë, autoritetet në rajonin e Khersonit njoftuan se Rusia kishte rifilluar sulmet ndaj këtij rajoni të hënën, pas një goditjeje me dron në distriktin Korabelny. Nga sulmi raportohet se një grua 62-vjeçare dhe një burrë 73-vjeçar pësuan lëndime nga shpërthimi. /Telegrafi/

  • Pse nuk po arrini rezultatet e dëshiruara në palestër? Trajnerët tregojnë gabimet më të shpeshta

    Pse nuk po arrini rezultatet e dëshiruara në palestër? Trajnerët tregojnë gabimet më të shpeshta

    Nëse stërviteni rregullisht në palestër, por nuk po shihni rezultatet e dëshiruara, problemi mund të mos jetë mungesa e përkushtimit, por disa zakone të gabuara që përsëriten vazhdimisht.

    Trajnerët personalë theksojnë se një ndër gabimet më të shpeshta është nisja me shumë intensitet dhe vendosja e objektivave jorealiste.

    Në vend që të stërviteni pesë herë në javë që në fillim, rekomandohet të nisni me dy seanca të ushtrimeve të forcës dhe gradualisht të rrisni intensitetin.

    Foto ilustruese

    Një tjetër gabim është ndryshimi i shpeshtë i programit të ushtrimeve.

    Sipas trajnerëve, trupi ka nevojë për vazhdimësi në mënyrë që të vërehet përparimi.

    Për këtë arsye, rekomandohet rritja graduale e peshave ose numrit të përsëritjeve, në vend të ndërrimit të vazhdueshëm të ushtrimeve.

    Përqendrimi vetëm te kardio është gjithashtu një nga arsyet që mund të pengojë rezultatet.

    Edhe pse vrapimi dhe çiklizmi janë të dobishëm për shëndetin e zemrës dhe kondicionin fizik, ushtrimet e forcës janë të domosdoshme për ruajtjen dhe zhvillimin e muskujve.

    Trajnerët rekomandojnë përfshirjen e tyre dy deri në tri herë në javë.

    Ndërkohë, kryerja e shumë ushtrimeve gjatë një seance nuk nënkupton domosdoshmërisht rezultate më të mira.

    Më e rëndësishme është cilësia e ushtrimeve dhe përpjekja e duhur gjatë secilës seri, sesa numri i madh i lëvizjeve.

    Ushqyerja luan një rol po aq të rëndësishëm sa edhe stërvitja.

    Konsumimi i tepërt i kalorive mund të pengojë humbjen e peshës, ndërsa për ndërtimin e muskujve nevojitet një ushqyerje e përshtatshme dhe marrje e mjaftueshme e proteinave.

    Gjithashtu, pijet e gazuara, lëngjet, kafeja me shtesa dhe alkooli mund të përmbajnë më shumë sheqer e kalori sesa mendohet.

    Një tjetër gabim është stërvitja e tepruar pa i dhënë trupit kohë për rikuperim.

    Trajnerët paralajmërojnë se ushtrimet intensive gjashtë apo shtatë ditë në javë mund të rrisin rrezikun e lëndimeve, pasi muskujt, tendinat dhe ligamentet kanë nevojë për pushim.

    Pritshmëritë jorealiste dhe krahasimi me imazhet e publikuara në rrjetet sociale janë gjithashtu pengesa të zakonshme.

    Përparimi kërkon kohë dhe rezultatet e qëndrueshme arrihen përmes vazhdimësisë, ushqyerjes së mirë dhe një programi të përshtatur me mundësitë e secilit. /Telegrafi/

  • Ukraina do të investojë deri në 1 miliard euro nga huaja e BE-së në projekte të mbrojtjes

    Ukraina do të investojë deri në 1 miliard euro nga huaja e BE-së në projekte të mbrojtjes

    Ukraina do të investojë deri në 1 miliard euro nga huaja e BE-së në projekte të mbrojtjes

    Ukraina planifikon të investojë deri në 1 miliard euro nga huaja prej 90 miliardë eurosh që po merr nga Bashkimi Evropian, për të financuar projekte të përbashkëta me industrinë evropiane të mbrojtjes.

    Sipas një dokumenti të Komisionit Evropian, të siguruar nga Euronews, këto mjete pritet të transferohen në Programin Evropian të Industrisë së Mbrojtjes dhe Instrumentin e Mbështetjes së Ukrainës.

    Bashkëpunimi mes Kievit dhe partnerëve evropianë synon të rrisë prodhimin e pajisjeve ushtarake, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore dhe raketore, dronëve, sistemeve kundër dronëve dhe municioneve.

    Instrumenti i Mbështetjes së Ukrainës, i cili aktualisht ka një buxhet prej 300 milionë eurosh, parasheh krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta, licencimin e teknologjive dhe prokurimin e pajisjeve ushtarake nga prodhuesit ukrainas dhe evropianë.

    Huaja prej 90 miliardë eurosh nga BE-ja është paraparë për të mbështetur Ukrainën gjatë viteve 2026 dhe 2027, në përballimin e nevojave financiare dhe përpjekjeve të saj në luftë.

    Kjo nismë është pjesë e partneritetit strategjik mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, që synon të lidhë teknologjitë e zhvilluara dhe testuara nga Ukraina me kapacitetet prodhuese të industrisë evropiane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ukraine to invest up to 1 billion euros from EU loan to defence projects

    Ukraine plans to invest up to 1 billion euros from the 90 billion-euro loan it is receiving from the European Union to finance joint projects with the European defence industry.

    According to a European Commission document, provided by Euronews, these vehicles are expected to be transferred to the European Defence Industry Programme and the Ukraine Support Tool.

    Co-operation between Kiev and European partners aims to increase the production of military equipment, especially in the areas of air and missile protection, fears, anti-dance systems and ammunition.

    The Ukraine Support Tool, which currently has a 300m-euro budget, envisions the creation of joint enterprises, technology licensing and procurement of military equipment by Ukrainian and European producers.

    The 90 billion-euro loan from the EU is meant to support Ukraine during 2026 and 2027, in meeting its financial needs and war efforts.

    This initiative is part of the strategic partnership between the European Union and Ukraine, aimed at connecting developed and tested technologies from Ukraine to the production capacities of the European industry.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Bogujevci: Zahir Pajaziti, ndër figurat e para të organizimit të UÇK-së

    Bogujevci: Zahir Pajaziti, ndër figurat e para të organizimit të UÇK-së

    Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në homazhet dhe manifestimin përkujtimor në Orllan, me rastin e 64-vjetorit të lindjes së heroit të kombit, Zahir Pajaziti.

    Përmes një postimi, Bogujevci ka kujtuar jetën, veprën dhe sakrificën e Pajazitit, duke theksuar kontributin e tij në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugën drejt lirisë.

    Ajo ka thënë se kujtimi për të dhe për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës duhet të ruhet dhe t’u përcillet brezave të rinj.

    Burimi: RTKLive

  • Boguyevci: Zahir Pajaziti, among the first figures of KLA organisation

    Culture and Tourism Minister Saranda Bogujevci has participated in the honours and memorial manifestations in Orlan, on the occasion of the nation’s 64th birthday of hero Zahir Pajaziti.

    Through a post, Bogujevci has remembered Pajazit’s life, work and sacrifice, stressing his contribution to organising the Kosovo Liberation Army and on the road to freedom.

    She has said that memory of her and of all who sacrificed for Kosovo’s freedom must be preserved and forwarded to new generations.

    Source Layer: RTKLive

  • Influencuesi Liam Fitzgerald vdes në moshën 29-vjeçare në një aksident me motor

    Influencuesi Liam Fitzgerald vdes në moshën 29-vjeçare në një aksident me motor

    Influenceri Liam Fitzgerald ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare, pas një aksidenti me motoçikletë në Miami.

    Lajmin e trishtë e ka konfirmuar e dashura e tij, Jamie Lyn Rinaldi, përmes një postimi në Instagram.

    Ajo ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur më 30 tetor, rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa Fitzgerald ka pësuar lëndime të rënda.

    Pavarësisht përpjekjeve për t’ia shpëtuar jetën, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

    Rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk janë bërë publike.

    Fitzgerald ishte një emër i njohur në rrjetet sociale, ku ndiqej nga më shumë se një milion persona në Instagram.

    Ai publikonte rregullisht përmbajtje rreth fitnesit, modës dhe financave, teksa kishte edhe një profil në platformën OnlyFans.

    I lindur në Evansville të Wisconsin-it, ai ishte zhvendosur fillimisht në Arizona, ndërsa në moshën 24-vjeçare kishte nisur jetën në Miami.

    Në një intervistë të dhënë për revistën “Inked” në shkurt të këtij viti, Fitzgerald kishte folur për dëshirën e tij për t’i ndihmuar të tjerët të arrinin synimet personale, qoftë në fitnes apo në ndërtimin e një brendi.

    Përveç pasionit për ushtrimet fizike, ai ishte i dhënë edhe pas motoçikletave, të cilat shpesh i shfaqte në publikimet e tij në rrjetet sociale.

    Pas lajmit për vdekjen e tij, disa krijues të njohur të përmbajtjeve kanë shprehur dhimbjen dhe janë përshëndetur me të përmes mesazheve prekëse.

    Mes tyre ishte edhe modeli i fitnesit JT Reinhard, i cili kujtoi një aksident të rëndë që kishte përjetuar vetë dhe paralajmëroi për rreziqet e drejtimit të motoçikletave. /Telegrafi/

  • Ndalohen dy persona të dyshuar për grabitjen e një shtetaseje të huaj në Pejë

    Ndalohen dy persona të dyshuar për grabitjen e një shtetaseje të huaj në Pejë

    Dy persona janë ndaluar me urdhër të ushtrueses së detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes.

    Lajmin e ka bërë të ditur Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, i cili ka njoftuar se të dyshuarit dyshohet se mbrëmjen e kaluar kanë grabitur një shtetase të huaj.

    Sipas Nikçit, ushtruesja e detyrës së kryeprokurores, së bashku me zyrtarë policorë, kanë vizituar viktimën në strehimore për t’u informuar nga afër për gjendjen e saj.

    Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë./Telegrafi.

  • Dy persona ndalohen për grabitjen e një shtetaseje të huaj në Pejë

    Dy persona ndalohen për grabitjen e një shtetaseje të huaj në Pejë

    Dy persona ndalohen për grabitjen e një shtetaseje të huaj në Pejë

    Dy persona janë ndaluar nën dyshimin se mbrëmjen e kaluar kanë grabitur një shtetase të huaj në Pejë.

    Ndalimi i tyre është bërë me urdhër të ushtrueses së detyrës së Kryeprokurores, për veprën penale “Grabitja”.

    Lajmin e ka bërë të ditur Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Ai ka njoftuar se pas rastit, u.d. Kryeprokurorja, së bashku me zyrtarë policorë, ka vizituar viktimën në strehimore për t’u informuar nga afër për gjendjen e saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali