Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në homazhet dhe manifestimin përkujtimor në Orllan, me rastin e 64-vjetorit të lindjes së heroit të kombit, Zahir Pajaziti.
Përmes një postimi, Bogujevci ka kujtuar jetën, veprën dhe sakrificën e Pajazitit, duke theksuar kontributin e tij në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugën drejt lirisë.
Ajo ka thënë se kujtimi për të dhe për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës duhet të ruhet dhe t’u përcillet brezave të rinj.
Burimi: RTKLive
