Category: Lajme

  • Inspektorati i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

    Inspektorati i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

    Inspektorati i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në ndërtimin e një shtëpie private në Mitrovicë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave të sigurisë në punë.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrollit janë evidentuar shkelje të masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

    Për këtë arsye, inspektorët kanë vendosur ndërprerjen e punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.

    Inspektorati u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë zbatimin e masave për mbrojtjen e punëtorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Labour Inspectorate Bans Works at Private Home in Mitrovica

    The Central Labour Inspectorate has temporarily banned work on building a private house in Mitrovica, following the findings of irregularities in implementing security measures at work.

    According to the Inspectorate’s announcement, violations of the workers’ safety and health measures have been recorded during the raid.

    For this reason, inspectors have decided to cut off the works until irregularities are eliminated and create safe conditions for continuing work.

    The inspectors have called on all employers to respect legislation in force and ensure implementation of measures to protect workers.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dita e gjashtë e protestës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Dita e gjashtë e protestës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Protesta në shenjë kërkese për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt ka hyrë në ditën e gjashtë.

    Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale për rastin, ndërsa gjatë protestës kanë bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

    Protesta ka nisur sot në Prishtinë dhe po mbahet për të gjashtën ditë radhazi, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Ajo është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me kërkesë për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

    Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Protestuesit po kërkojnë gjithashtu që femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare, si dhe hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve institucionalë që dyshohet se kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

    Ata kërkojnë përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë, Policia e Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale, nëse konstatohet se zyrtarët përkatës nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre në trajtimin e rastit.

    Në mesin e kërkesave është edhe sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe krijimi i mekanizmave më efektivë për mbrojtjen e grave në rrezik. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Rasti ka nxitur reagime publike dhe kërkesa për hetimin e përgjegjësisë institucionale. Ndërkohë, Kuvendi ka themeluar një komision hetimor parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në këtë rast.

    Burimi: Dukagjini

  • Day of protest following Arlinda Zekaj’s assassination

    The protest indicating demand for justice and institutional accountability following the assassination of Arlinda Zekiaj has entered on the sixth day.

    Protesters are seeking institutional responsibility for the case, while during the protest, they have called for the resignation of Interior Minister Jhelal Svecla, and Justice Minister Donika Grovalla.

    The protest has started in Pristina today and is being held for the sixth day in a row, following the murder of Arlinda Zekiaj. It is organised by the Council for Religious Thought and Action, with demands for justice and institutional responsibility.

    Among the main demands of protesters is the dismissal of Justice Minister Donika Grovalla, and the resignation of Interior Minister Jedal Svecla.

    Protesters are also demanding that the childicide be treated as national emergency, as well as the investigation and prosecution of institutional officials allegedly neglecting Zekij’s case.

    They seek responsibility from Kosovo’s justice institutions, Kosovo Police and the Centre for Social Work, if it is found that the relevant officials have not fulfilled their duties in handling the case.

    Among the requirements is the ensuring social residence for domestic violence survivors and the creation of more effective mechanisms for protecting women at risk. Organisers have announced that the protests will continue until their demands are met.

    Arlinda Zekaj was killed on October 25th in Vitomirica, Pec. The case has prompted public reactions and demand for the investigation of institutional responsibility. Meanwhile, the Assembly has established a parliamentary investigative commission for the actions and inactions of institutions in this case.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kapen tre personat e kërkuar në Podujevë, dërgohen në qeli

    Kapen tre personat e kërkuar në Podujevë, dërgohen në qeli

    Kapen tre personat e kërkuar në Podujevë, dërgohen në qeli

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur që t’i arrestojë tre persona në Podujevë që ishin në kërkim dhe që ishin të dënuar për vepra të ndryshme penale.

    Sipas njoftimit të forcave të rendit, i arrestuari A. F., 38 vjeç, ishte i kërkuar për veprat penale ‘Grabitje dhe vjedhje grabitqare në tentativë’, për të cilat ishte dënuar me 4 vite burgim.

    Ndërkaq, i arrestuari tjetër, A. F., 42 vjeç, ishte në kërkim për veprën penale ‘Grabitje’, për të cilën ishte dënuar me 2 vite burgim.

    Po ashtu, është arrestuar edhe L. J., 27 vjeç, i cili ishte në kërkim për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

    “Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimet e gjykatës.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

  • Caught three wanted persons in Podujevo, sent to jail

    PKosovo’s olicia has announced it has managed to arrest three people in Podujevo who were on the run and who were convicted of various criminal acts.

    According to order forces announcement, detainee A. F., 38, was wanted for criminal acts such as Grabbitje and attempted predator theft, for which he was sentenced to four years in prison.

    Meanwhile, the other prisoner, A. F., 42, was in search of a criminal offense for which he was sentenced to two years in prison.

    Likewise, L. J., 27, who was looking for criminal work to keep possession, control or unauthorized possession of weapons.

    After the arrest and completion of the necessary police procedures, arrested persons have been sent to trial, in line with court decisions. /I did. tv

  • Totti zbulon partnerin më të mirë në sulmin e Romës, zgjedhja e tij befason tifozët

    Totti zbulon partnerin më të mirë në sulmin e Romës, zgjedhja e tij befason tifozët

    Francesco Totti ka përzgjedhur partnerin më të mirë të sulmit me të cilin ka luajtur te Roma, duke bërë një zgjedhje që mund të shkaktojë diskutime mes tifozëve të klubit italian.

    Legjenda e Romës mori pjesë në një sfidë të publikuar në Instagram nga Panini, ku duhej të rendiste ish-bashkëlojtarët e tij në një piramidë, sipas preferencave personale.

    Në krye të listës së Tottit ishte Antonio Cassano, të cilin e zgjodhi pa asnjë hezitim. Pas tij, në kategorinë e dytë, renditi Vincenzo Montellan dhe Gabriel Batistutan, dy sulmues të tjerë të njohur me të cilët ndau fushën në fanellën e klubit romak.

     telegrafi.com

    Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pozicionimi i Mohamed Salahut, i cili përfundoi në kategorinë e tretë, së bashku me Marco Delvecchion dhe Abel Balbon.

    Në kategorinë e katërt, Totti vendosi Taddein, Delvecchion, Mancinin dhe Perrottën.

    Zgjedhja e Cassanos në krye të piramidës mund të duket befasuese për disa tifozë, veçanërisht duke pasur parasysh emrat e mëdhenj me të cilët Totti ka luajtur gjatë karrierës së tij.

    Totti dhe Cassano, një bashkëpunim i veçantë

    Pas kësaj zgjedhjeje fshihet një histori e veçantë mes dy futbollistëve, të cilët në fillim të viteve 2000 formuan një nga dyshet më interesante sulmuese në futbollin italian.

    Cassano iu bashkua Romës nga Bari në vitin 2001, kur ishte vetëm 19-vjeçar. Klubi romak pagoi rreth 30 milionë euro për transferimin e tij, një shumë jashtëzakonisht e lartë për një futbollist të asaj moshe në atë kohë. Totti dhe Cassano luajtën së bashku deri në janar të vitit 2006, duke krijuar një lidhje të jashtëzakonshme në fushë.

    Totti ishte organizatori kryesor i lojës, ndërsa Cassano shquhej për driblimet, kreativitetin dhe lëvizjet e paparashikueshme që vështirësonin punën e mbrojtjeve kundërshtare.

    Sezoni 2003/04 ishte një nga dëshmitë më të mira të bashkëpunimit të tyre. Roma përfundoi në vendin e dytë në Serie A, ndërsa Totti dhe Cassano realizuan së bashku 34 gola në kampionat.

    Vite më vonë, Totti ka folur me superlativa për ish-bashkëlojtarin e tij, duke theksuar se me të kishte krijuar një lidhje të veçantë në fushë.

    “Ne komunikonim me njëri-tjetrin në fushë dhe mund ta gjenim njëri-tjetrin në çdo moment. Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer edhe jashtë fushës dhe ishim plotësisht në sinkron”, kishte deklaruar Totti.

    Në një tjetër rast, legjenda italiane e përshkroi bashkëpunimin e tyre duke thënë se “flisnin të njëjtën gjuhë me këmbët e tyre”.

    – YouTube www.youtube.com

    Cassano zhvilloi gjithsej 161 ndeshje me Romën dhe shënoi 52 gola, duke krijuar një miqësi të fortë me Tottin edhe jashtë fushës.

    Për këtë arsye, zgjedhja e tij në krye të piramidës nuk është aspak e rastësishme. /Telegrafi/

  • Kallas paralajmëron: Brukseli ende është i “traumatizuar” nga Brexit-i

    Kallas paralajmëron: Brukseli ende është i “traumatizuar” nga Brexit-i

    Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar do të takohen më 20 nëntor në një samit, ku të dyja palët pajtohen për nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë, megjithëse vazhdojnë të kenë dallime rreth mënyrës se si duhet të arrihet kjo.

    Mbretëria e Bashkuar duhet të përqendrohet fillimisht në pjesëmarrjen në mekanizmat ekzistues të mbrojtjes së Bashkimit Evropian, në vend që të nisë negociatat për rikthimin e saj në bllok, ka deklaruar shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

    Ajo i bëri këto komente gjatë një takimi me sekretarin britanik të Mbrojtjes, Wes Streeting, në kuadër të përpjekjeve për të thelluar bashkëpunimin para samitit BE-Britani, që do të mbahet më 20 nëntor. Streeting zhvilloi gjithashtu bisedime me komisionerin evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, ndërsa më vonë gjatë së hënës pritet të takohet në Berlin me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius.

    Kallas tha se disa zyrtarë në Bruksel janë ende të “traumatizuar” nga negociatat e vështira dhe shpeshherë të tensionuara që pasuan vendimin e Britanisë për t’u larguar nga BE-ja, transmeton Telegrafi.

    Sipas saj, marrëdhëniet mes dy palëve duhet të zhvillohen gradualisht, duke u përqendruar fillimisht në fusha konkrete të bashkëpunimit, përpara se të shqyrtohen hapa më ambiciozë.

    “Vendimi varet nga populli britanik dhe nga një marrëveshje e negociuar. Në Bruksel ka shumë njerëz që janë ende të traumatizuar nga Brexit-i”, deklaroi Kallas.

    Ajo shtoi se negociatat do të jenë të vështira dhe se palët ende nuk kanë arritur në atë fazë.

    “Është e rëndësishme që ne dëshirojmë marrëdhënie më të thella, sepse jemi shumë pranë njëri-tjetrit dhe së bashku jemi më të fortë. Por, le të ecim hap pas hapi”, tha ajo.

    Nga ana tjetër, Streeting konfirmoi se Britania mbetet e përkushtuar për të shqyrtuar mundësitë e një bashkëpunimi më të ngushtë në fushën e mbrojtjes me BE-në, pavarësisht se vitin e kaluar vendosi të mos bëhej pjesë e skemës evropiane të kredive për mbrojtjen, SAFE, me vlerë 150 miliardë euro.

    Londra refuzoi të merrte pjesë në këtë program pasi nuk arriti marrëveshje me Brukselin për tarifën e parashikuar të anëtarësimit, e cila vlerësohej nga katër deri në gjashtë miliardë euro. Burime britanike kishin deklaruar në atë kohë se qeveria nuk e konsideronte këtë kosto si të arsyeshme në raport me përfitimet.

    Samiti po tërheq vëmendje të veçantë pas zotimit të kryeministrit të ri britanik, Andy Burnham, për të rindërtuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, përfshirë bashkëpunimin më të madh në tregti, arsim, energji dhe mbrojtje.

    Burnham gjithashtu nuk e ka përjashtuar mundësinë e nisjes së negociatave për rikthimin e Britanisë si anëtare e plotë e BE-së.

    Megjithatë, pavarësisht gatishmërisë në Bruksel për integrim më të madh me Britaninë dhe mundësisë që në të ardhmen të shqyrtohet rikthimi i saj, ekziston një pajtim i gjerë se rihapja e negociatave për anëtarësim do të ishte një proces i gjatë dhe politikisht përçarës.

    Kjo lidhet veçanërisht me ndarjet që vazhdojnë në shoqërinë britanike për çështjen e Brexit-it, si dhe me përvojën e vështirë që negociatat e largimit shkaktuan edhe në vendet evropiane.

    Streeting paralajmëroi se debati për rikthimin e mundshëm të Britanisë në BE nuk duhet të nxitohet. Megjithatë, ai e vlerësoi si “guximtar” vendimin e Burnhamit për ta rihapur këtë diskutim, duke pasur parasysh ndjeshmërinë politike të çështjes.

    Ai mirëpriti vendimin e kryeministrit për të nisur atë që e quajti një “bisedë guximtare” me Komisionin Evropian, shtetet anëtare dhe qytetarët britanikë.

    “Nuk ka dyshim se largimi nga BE-ja e dëmtoi ekonominë tonë dhe se sot nuk jemi aq të fortë sa mund të kishim qenë”, shtoi Streeting.

    Bisedimet e zhvilluara të hënën u përqendruan edhe te agresioni i vazhdueshëm rus në Evropë, përfshirë sulmet hibride, si dhe te përgjegjësia gjithnjë e më e madhe e vendeve evropiane për të ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën.

    Palët diskutuan gjithashtu të ardhmen e industrisë evropiane të mbrojtjes. Streeting argumentoi se kontinenti duhet ta zgjerojë ndjeshëm kapacitetin e tij industrial, por paralajmëroi se Bashkimi Evropian duhet të shmangë një qasje proteksioniste që mund të dëmtojë vetë objektivat e tij.

    Komentet e tij iu referuan pjesërisht nismës së propozuar nga BE-ja, “Made in Europe”, e cila synon t’u japë përparësi prodhuesve evropianë në sektorë të rëndësishëm, përfshirë industrinë e mbrojtjes.

    Britania aktualisht mbetet jashtë kësaj nisme, pasi pas Brexit-it nuk është më pjesë e tregut të vetëm evropian.

    “Duhet të jemi të kujdesshëm që nisma ‘Made in Europe’ të mos shndërrohet në proteksionizëm që dëmton vetë qëllimet tona”, paralajmëroi Streeting. /Telegrafi/

  • Veton Elshanit i ndërrohet pozita, nga sot udhëheq me Departamentin Kufitar

    Veton Elshanit i ndërrohet pozita, nga sot udhëheq me Departamentin Kufitar

    Veton Elshanit i ndërrohet pozita, nga sot udhëheq me Departamentin Kufitar

    E hëna e 2 nëntorit po përcjellet me zhvillime të rëndësishme në Policinë e Kosovës. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se është vendosur që të ketë ndryshme drastike në një pjesë të madhe të stafit menaxhues në Policinë e Kosovës.

    Zv/komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani pritet të marr një detyrë të re. Ai për IndeksOnline ka konfirmuar se nga tani e tutje do ta udhëheq me Depertamentin kufitar.

    Përveç tij, është raportuar edhe ndryshime tjera në strukturën drejtuese të Policisë së Kosovës.

    Burimi: Insajderi

  • Veton Elshan is changed position from today leading the Border Department.

    Monday, November 2nd, is being conveyed to significant developments in the Kosovo Police. Indesksonline sources suggest that there are drastic differences in the size of management staff in the Kosovo Police.

    Kosovo Police Deputy Commander for the Northern Region Veton Elshani is expected to take on a new task. He for IndexOnline has confirmed that from now on he will lead him with the border department.

    In addition, other changes to the Kosovo Police’s governing structure have been reported.

    Source Layer: Insander