Category: Lajme

  • Kurti dhe Shiroka-Pula bënë homazhe në 37-vjetorin e rënies të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

    Kurti dhe Shiroka-Pula bënë homazhe në 37-vjetorin e rënies të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me presidenten, Justina Shiroka Pula kanë bërë homazhe te varret e Afrim Zhitisë dhe të Fahri Fazliut, të cilët para 37 vjetëve ranë heroikisht në ballafaqim të armatosur e të pabarabartë me forcat e shtetit serbo-jugosllav.

    Kurti përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në vitet e 80’ta ishte dekada kur shqiptarët nën ish-Jugosllavi, përbënin 1/8 e popullsisë së gjithmbarshme, por rreth 80 për qind të të gjithë ish të burgosurve politikë ishin shqiptarë.

    “Në vitin 1989 i kishim Afrimin e Fahriun, e pesë vjet para tyre, në mes të viteve të 80-ta, e kishim Rexhep Malën e Nuhi Berishën. Ishin këto përballje në të cilat rënia heroike e veprimtarëve intelektualë dhe patriotëve idealistë, bëhej ngritje e vetëdijes dhe e organizimit të shqiptarëve. Ishte kjo dekada kur shqiptarët nën ish-Jugosllavi, përbënin 1/8 e popullsisë së gjithmbarshme, por rreth 80 për qind të të gjithë ish të burgosurve politikë ishin shqiptarë”, ka shkruar ai.

    Tutje Kurti tha se Afrimi e Fahriu, edhe punuan edhe luftuan, u angazhuan e kontribuuan, për çlirimin e Kosovës, për lirinë e popullit dhe për bashkimin e përparimin e tij.

    “Ata tani prehen të qetë së bashku me heronjtë tanë të tjerë, Ilir Konushevcin, doktor Hazir Malën, Agron Rrahmanin, Bahri Fazliun, e në mes të gjithë këtyre, simboli i qëndresës shqiptare, Bacë Adem Demaçi. Duke lartësuar Republikën dhe kombin tonë, duke mbrojtur integritetin territorial, duke ruajtur sovranitetin shtetëror, duke rritur ekonominë dhe forcuar ushtrinë, duke ju shërbyer qytetarëve e shoqërisë, ne ju përmbahemi idealeve të dëshmorëve të kombit”, ka shkruar ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/

  • Ten Hag kritikon Ronaldon: Karriera e tij përfundoi pas largimit nga Juve

    Ten Hag kritikon Ronaldon: Karriera e tij përfundoi pas largimit nga Juve

    Trajneri holandez, i cili e drejtoi Ronaldon për një periudhë të shkurtër në Manchester United, vlerësoi lart cilësitë dhe vendin e tij në historinë e futbollit, por pretendoi se portugezi nuk ka arritur më ta shfaqë potencialin e tij në vitet e fundit.

    “Cristiano Ronaldo i përket elitës së futbollit botëror, por realiteti është se në shtatë apo tetë vitet e fundit nuk ka arritur ta japë maksimumin e tij. Që nga koha te Juventusi, gjithçka kishte përfunduar. Kur Real Madridi e lejoi të largohej, ai tashmë ishte në rënie”, deklaroi Ten Hag në një intervistë për “ESPN”.

    Ronaldo u largua nga Real Madridi në vitin 2018 dhe më pas luajti për Juventusin, Manchester Unitedin dhe Al-Nassr. Me fanellën e skuadrës italiane realizoi 101 gola në 134 paraqitje, ndërsa në rikthimin te Manchester United shënoi 27 gola në 54 ndeshje.

    Në Arabinë Saudite, me Al-Nassr, portugezi ka vazhduar të shënojë rregullisht, duke realizuar 132 gola në 154 paraqitje, sipas të dhënave të publikuara nga TuttomercatoËEB.

    Pavarësisht kritikave të Ten Hagut, Ronaldo vazhdon të synojë arritjen e shifrës prej 1.000 golash në karrierë.

    Burimi: RTKLive

  • Ten Hag criticises Ronaldo: His career ended after leaving you

    The Dutch coach, who led Ronaldon for a short period in Manchester United, praised his qualities and place in football history but claimed that Portuguese has failed to reveal his potential in recent years.

    Cristiano Ronaldo belongs to the world football elite, but the reality is that in the last seven or eight years, he has failed to deliver his maximum. From the time of Juvenus, it was all over. When Real Madrid allowed him to leave, he was already on the decline, Ten Hagg said in an interview. ESPN.

    Ronaldo left Real Madrid in 2018 and then played for Juvenus, Manchester United, and Al-Nasr. With the Italian team’s fanele, 101 goals were achieved in 134 presentations, while the return of Manchester United scored 27 goals in 54 matches.

    In Saudi Arabia, with Al-Nasr, Portuguese has continued to score regularly, implementing 132 goals in 154 presentations, according to data published by the Tuttomercat. O WEB.

    Despite Ten Hagg’s criticism, Ronaldo continues to aim for 1,000 career goals.

    Source Layer: RTKLive

  • Përmbytje të mëdha në Rodos të Greqisë, makinat merren nga rrjedha e ujit, mbyllen shkollat

    Përmbytje të mëdha në Rodos të Greqisë, makinat merren nga rrjedha e ujit, mbyllen shkollat

    Përmbytje të mëdha në Rodos të Greqisë, makinat merren nga rrjedha e ujit, mbyllen shkollat

    Një valë e re moti të keq ka përfshirë disa zona të Greqisë, ku reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë pritet të vijojnë gjatë të hënës dhe të martës, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit dhe në ishujt e Egjeut lindor.

    Situata më problematike është regjistruar në ishullin e Rodosit, ku reshjet intensive gjatë orëve të para të së hënës shkaktuan përmbytje dhe dëme të konsiderueshme, veçanërisht në fshatrat në pjesën lindore të tij.

    Fenomene veçanërisht të forta u regjistruan gjatë natës, kur uji përmbyti rrugët dhe krijoi kushte të rrezikshme për banorët.

    Zona e Arkangjelosit ishte ndër më të prekurat, pasi dalja nga shtrati e një lumi shndërroi rrugët në rrjedha të fuqishme uji.

    Si pasojë, disa automjete u morën nga rrjedha e ujit, ndërsa dëme të konsiderueshme u raportuan edhe në dyqane dhe ambiente të tjera biznesi.

    Përballë situatës, ekipet e emergjencave dhe shërbimet përgjegjëse kanë nisur ndërhyrjet për përballimin e pasojave të përmbytjeve.

    Paralelisht, po punohet për pastrimin dhe rikthimin në funksion të rrjetit rrugor, me qëllim normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

    Në të njëjtën kohë, me vendim të autoriteteve lokale, shkollat ​​në njësitë bashkiake të Arkangjelos dhe Afantou në Rodos do të mbeten të mbyllura të hënën për shkak të kushteve të këqija të motit.

    Vendimi është marrë për arsye parandaluese, me përparësi kryesore sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe shmangien e udhëtimeve të panevojshme në kushtet aktuale të motit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arrestimi për dhunë në familje, pezullohet nga puna drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha

    Arrestimi për dhunë në familje, pezullohet nga puna drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha

    Arrestimi për dhunë në familje, pezullohet nga puna drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha

    Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, është pezulluar përkohësisht nga puna, pas arrestimit dhe caktimit të masës së arrestit shtëpiak ndaj tij.

    Vendimi për pezullimin e Berishës ka hyrë në fuqi më 2 nëntor 2026 dhe do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi të ri lidhur me statusin e tij të punës.

    Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Mirlinda Qyqalla. Ajo ka bërë të ditur se masa është ndërmarrë për shkak të mbajtjes së Berishës në arrest, bazuar në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Sipas Qyqallës, SHSKUK-ja do të veprojë në përputhje me vendimet dhe procedurat ligjore në fuqi.

    Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar Gëzim Berishës masën e arrestit shtëpiak për një muaj, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arrest for domestic violence, Mitrovica Hospital Director Gzim Berisha suspended

    Mitrovica General Hospital Director Gzim Berisha has been temporarily suspended from work following the arrest and appointment of house arrest against him.

    The decision to suspend Berisha has entered into force on November 2nd 2026 and will remain in force until a new decision is made concerning his working status.

    News of the Signal Journal has confirmed the spokeswoman for the Kosovo Clinical and University Hospital Service ( KESKUK), Mirlinda Qyqalla. She has made it known that the move has been taken because of Berisha’s keeping in custody, given the Constitutional Court Act in Pristina.

    According to Qyqalla, the SHSKUK will act in accordance with legal decisions and procedures in force.

    Meanwhile, the Constitutional Court in Pristina has assigned Gzim Berisha the move to house arrest for a month, under suspicion of carrying out criminal work APUhuna in the family.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Major floods in Rhodes, Greece, cars seized by water flow, schools closed

    A new wave of bad weather has swept through several areas of Greece, where heavy rainfall and storms are expected to continue during Monday and Tuesday, mainly in the western part of the country and the islands of the eastern Aegean.

    The most problematic situation has been recorded on the island of Rhodes, where intense rainfall during the early hours of Monday caused floods and significant damage, especially in villages in the eastern part of it.

    Especially strong phenomena were recorded overnight when the water flooded the streets and created dangerous conditions for the residents.

    The area of Arandangelos was among the most affected, for getting out of a riverbed turned roads into powerful streams of water.

    As a result, several vehicles were seized from the water flow, while significant damage was reported to shops and other business facilities.

    In the face of the situation, emergency teams and responsible services have launched interventions to cope with the consequences of floods.

    In parallel, it is working on cleaning and restoring the road network to function, with the aim of normalising circulation and ensuring safety of residents.

    At the same time, with local authorities’ decision, schools in Arkangelos municipal units and Afantou in Rhodes will remain closed Monday due to poor weather conditions.

    The decision has been made for preventive reasons, with top priority the safety of students and teachers, as well as the avoidance of unnecessary travel in current weather conditions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pas vdekjes së Presley-t, Cindy Crawford dhe bashkëshorti vizitojnë vajzën e tyre

    Pas vdekjes së Presley-t, Cindy Crawford dhe bashkëshorti vizitojnë vajzën e tyre

    Cindy Crawford dhe bashkëshorti i saj, Rande Gerber, janë parë duke vizituar vajzën e tyre, Kaia, në shtëpinë e saj në Hollywood Hills, disa javë pas vdekjes së djalit të tyre, Presley, në moshën 27-vjeçare.

    Çifti u fotografua të shtunën teksa mbërrinte në banesën e modeles. Gjatë kësaj periudhe të vështirë, Cindy dhe Rande kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe kanë mbështetur edhe vajzën e tyre.

    Presley ndërroi jetë më 20 shtator, në një qendër rehabilitimi në Santa Monica të Kalifornisë. Shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një mbidozë, shkruan DailyMail.

    Më 18 tetor, familja publikoi një deklaratë të përbashkët në Instagram, ku shprehu dhimbjen për humbjen e të riut.

    Prindërit e përshkruan Presleyn si një shpirt të ëmbël, të ndjeshëm dhe të dashur, duke u shprehur mirënjohës për 27 vitet që patën pranë tij.

    Edhe Kaia ndau një homazh personal për të vëllain, ndërsa familja vazhdon të përballet me humbjen e rëndë. /Telegrafi/

  • Mjeku Gëzim Berisha pezullohet përkohësisht edhe nga marrëdhënia e punës

    Mjeku Gëzim Berisha pezullohet përkohësisht edhe nga marrëdhënia e punës

    Mjeku Gëzim Berisha pezullohet përkohësisht edhe nga marrëdhënia e punës

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka pezulluar përkohësisht nga marrëdhënia e punës drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, dr. Gëzim Berisha.

    ShSKUk konfirmoi për gazetaren e Klanit, Arbreshë Uka se pezullimi ka hyrë në fuqi më 2 nëntor 2026 dhe do të vazhdojë deri në marrjen e një vendimi tjetër.

    Vendimi është marrë si pasojë e mbajtjes së Berishës në arrest, bazuar në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    ShSKUK ka bërë të ditur se do të veprojë në përputhje me vendimet dhe procedurat ligjore në fuqi.

    Ndryshe, sipas informacioneve të para, Berisha është arrestuar pasi dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten e tij se do t’i ndodhte e njëjta gjë sikurse Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor 2026 nga ish-kunati i saj, pasi më parë kishte raportuar dhunën në familje./Klankosova.tv

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar - zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar - zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me rastin e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe.

    Babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçari B. Demiri, i dyshuar për vrasjen e rëndë, është paraqitur sot para Gjykatës në Gjilan, ku pritet të vendoset lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurisë.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, ka raportuar se i dyshuari, gjatë ditës së djeshme nuk ka arritur ta përfundojë deklarimin në Polici, për shkak të gjendjes së rënduar psikike.

    Ndërkohë, nëna e 27-vjeçarit është intervistuar në cilësinë e dëshmitares.

    Ajo ka deklaruar se në momentin kur ka ndodhur rasti ishte në një dhomë tjetër.

    Deri më tani, deklarimi i saj nuk ka pasur ndërlidhje me ndonjë gjetje apo nuk ka orientuar hetimet drejt një piste konkrete.

    Rrethanat e plota të tragjedisë mbeten ende nën hetim nga Prokuroria Themelore në Gjilan.