Trajneri holandez, i cili e drejtoi Ronaldon për një periudhë të shkurtër në Manchester United, vlerësoi lart cilësitë dhe vendin e tij në historinë e futbollit, por pretendoi se portugezi nuk ka arritur më ta shfaqë potencialin e tij në vitet e fundit.
“Cristiano Ronaldo i përket elitës së futbollit botëror, por realiteti është se në shtatë apo tetë vitet e fundit nuk ka arritur ta japë maksimumin e tij. Që nga koha te Juventusi, gjithçka kishte përfunduar. Kur Real Madridi e lejoi të largohej, ai tashmë ishte në rënie”, deklaroi Ten Hag në një intervistë për “ESPN”.
Ronaldo u largua nga Real Madridi në vitin 2018 dhe më pas luajti për Juventusin, Manchester Unitedin dhe Al-Nassr. Me fanellën e skuadrës italiane realizoi 101 gola në 134 paraqitje, ndërsa në rikthimin te Manchester United shënoi 27 gola në 54 ndeshje.
Në Arabinë Saudite, me Al-Nassr, portugezi ka vazhduar të shënojë rregullisht, duke realizuar 132 gola në 154 paraqitje, sipas të dhënave të publikuara nga TuttomercatoËEB.
Pavarësisht kritikave të Ten Hagut, Ronaldo vazhdon të synojë arritjen e shifrës prej 1.000 golash në karrierë.
Burimi: RTKLive
