Category: Lajme

  • Sonte nis festivali “Akordet e Kosovës”, tri net muzikë, mysafirë specialë dhe hapësirë për talentet e reja

    Sonte nis festivali “Akordet e Kosovës”, tri net muzikë, mysafirë specialë dhe hapësirë për talentet e reja

    Festivali i Këngës “Akordet e Kosovës” nis sonte, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, artistë dhe talente të reja.

    Festivali do të zgjasë deri më 1 nëntor, ndërsa këtë vit vjen me një risi të veçantë: nata e tretë do t’u kushtohet ekskluzivisht fëmijëve, të cilët do të kenë mundësinë të dëshmojnë talentin e tyre në skenën muzikore.

    Dy netët e para do të jenë të rezervuara për artistët e rritur, ndërsa fituesi i kësaj kategorie do të shpallet të shtunën, më 31 tetor.

    Ky edicion shënon edhe riemërtimin e Festivalit të Këngës me emrin “Akordet e Kosovës”, me përpjekjen për të nderuar trashëgiminë e festivalit të dikurshëm.

    “Jemi duke e vazhdu sivjet me një emërtim të ri, pra me emrin ‘Akordet e Kosovës’, një emër i cili sivjet thjesht jemi tu deshtë me e vlerësu historinë, me i vlerësu gjithë ata njerëz të cilët kanë kontribu në realizimin e Akordeve në çfarëdo forme”, pati deklaruar drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku.

    Ai gjithashtu ka deklaruar se publiku do të ketë mundësi të shijojë edhe performanca të veçanta nga mysafirët specialë.

    Një nga emrat e konfirmuar është këngëtarja Deniza Begolli-Gjini, e cila do të jetë pjesë e këtij edicioni.

    Festivali do të prezantohet nga aktorja Flaka Latifi dhe gazetari Agron Krasniqi, ndërsa natën e fëmijëve do ta prezantojë këngëtarja Adea Pula.

    Me një program që ndërthur muzikën moderne, kujtimet e një festivali me histori dhe zërat e gjeneratës së re, “Akordet e Kosovës” synon të sjellë një edicion të veçantë për publikun.

    Tashmë gjithçka është gati që skena të hapet sonte, ndërsa vëmendja do të jetë te artistët që do të garojnë për çmimet e këtij edicioni.

  • Ibrahim Ferati mohon kërcënimin ndaj Bajram Rexhepit: Pretendimet janë të pavërteta

    Ibrahim Ferati mohon kërcënimin ndaj Bajram Rexhepit: Pretendimet janë të pavërteta

    Ibrahim Ferati ka reaguar ndaj pretendimeve për kërcënim për jetë ndaj Bajram Rexhepit.

    Ai për “Alsta” mohoi kategorikisht të ketë kërcënim me jetë nga ana e tij.

    “Të dhënat e zotëri Bajram Rexhepit, të dhëna për mediat sa i përket kërcënimit të pretenduar janë totalisht të pavërteta dhe ajo vërtetohet me sms mesazhin qe ja kam dërguar.

    Mesazhin si foto dokumentacion ua dërgoj shtojcë të këtij mesazhi. Me respekt Ibraim Fearti”, Është përgjigjur me shkrim inxhinieri Ibrahim Ferati.

  • Tha se u përdhunua nga Trump, ish-miss Zvicra: Më kanë kërcënuar nga e gjithë bota

    Tha se u përdhunua nga Trump, ish-miss Zvicra: Më kanë kërcënuar nga e gjithë bota

    Ish-modelja zvicerane Beatrice Keul pretendon se është dhunuar seksualisht nga presidenti amerikan Donald Trump në vitin 1993.

    Pas publikimit të një raporti të ri të demokratëve në Kongresin amerikan, ku përfshihet edhe dëshmia e saj për lidhjet e Trumpit me Jeffrey Epstein, ajo ka deklaruar se është kërcënuar dhe se përjetimi i leximit të dokumentit ishte sikur të dhunohej sërish.

    “Leximi i raportit ishte sikur të dhunohesha përsëri”, ka thënë Keul, duke iu referuar dokumentit të publikuar më 26 tetor nga demokratët në Komitetin Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, shkruan BlueNews, transmeton Telegrafi.

    Në dëshminë e saj, Keul pretendon se ngjarja kishte ndodhur në nëntor të vitit 1993, në një suitë të hotelit Plaza në Nju Jork, ku ajo ndodhej për një konkurs bukurie.

    Sipas saj, në atë kohë ishte 24 vjeçe dhe ishte njohur me Trumpin dhe financierin Jeffrey Epstein, të cilët i kishin premtuar ndihmë për sigurimin e vizës amerikane dhe pranimin në Universitetin e Nju Jorkut.

    Ajo pretendon se pas sulmit seksual Trump i kishte kërkuar të heshtte, ndërsa vazhdonte t’i premtonte ndihmë për dokumentet dhe studimet në SHBA.

    Keul ka treguar se pas publikimit të raportit është përballur me interesim të madh nga mediat ndërkombëtare, por edhe me kërcënime.

    Megjithatë, ajo ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga kërkesa për drejtësi dhe transparencë.

    Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke e cilësuar raportin si të motivuar politikisht.

    Pretendimet e Keulës ndaj Trumpit nuk janë vërtetuar në gjykatë, ndërsa ai nuk është akuzuar penalisht për këtë rast./Telegrafi/

  • PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas dështimeve institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Në një konferencë për media, Kabashi-Ramaj ka kritikuar dy ministrat për mungesë të përgjegjësisë politike, duke theksuar se pranimi i dështimeve institucionale nuk mjafton pa përgjegjësi konkrete.

    Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të kërkojë dorëheqjen e tyre, ndërsa në rast refuzimi, t’i shkarkojë.

    “Kërkesa jonë është e qartë: dorëheqje të ministrave përgjegjës, hetim të plotë të çdo dështimi dhe veprim urgjent për mbrojtjen e jetës. Sepse Arlinda e pagoi me jetë dështimin e mbrojtjes”, deklaroi deputetja.

    Kabashi-Ramaj ka theksuar se dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e përjashton ministrin Sveçla nga përgjegjësia politike për funksionimin e këtij institucioni.

    Sipas saj, drejtori i Policisë ka përgjegjësinë e vet, por ministri duhet të japë llogari për politikat, kushtet dhe drejtimin institucional në fushën që udhëheq.

    Si shembull të keqmenaxhimit, ajo përmendi edhe anulimin e ceremonisë së diplomimit të 300 policëve të rinj për shkak të mungesës së uniformave.

    Deputetja e PDK-së ka paralajmëruar gjithashtu angazhim për zbardhjen e përgjegjësive institucionale përmes komisionit hetimor për rastin e Arlinda Zekajt.

    “Arlindën nuk mund ta kthejmë. Por kemi një detyrim ndaj saj, ndaj familjes së saj dhe ndaj çdo gruaje e vajze në Republikën e Kosovës”, u shpreh ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • PDK seeks Gervala and Sveca’s resignation following Arlinda Zekiaj’s assassination

    Democratic Party of Kosovo MP Besa Kabashi-Ramaj has demanded the resignation of Justice Minister Donika Grovalla-Schwarz, and Interior Affairs Minister Xhelal Svechla, following institutional failures in the case of the murder of Arlinda Zekit.

    At a media conference, Kabashi-Ramaj has criticised the two ministers for lack of political responsibility, stressing that accepting institutional failures is not enough without concrete responsibility.

    It has called on Prime Minister Albin Kurti to ask for their resignation, while in case of rejection, it is fired.

    Our request is clear: resignations of responsible ministers, full investigation of any failure and urgent action to protect life. Because Arlinda paid for the defence failure with his life, the MP said.

    Kabashi-Ramaj has stressed that the resignation of Police Director General Gazmend Hoxha does not exclude Minister Svecla from political responsibility for the functioning of this institution.

    According to her, the Police Director has its responsibility, but the minister must account for policies, conditions and institutional direction in the field he leads.

    As an example of mismanagement, she also mentioned cancelling the graduation ceremony of 300 new policemen because of a lack of uniforms.

    The PDK MP has also warned of commitment to clarify institutional responsibilities through the investigative commission in the Arlinda Zekaj case.

    Arlinda cannot be returned. But we have an obligation to her, to her family, and to every woman and girl in the Republic of Kosovo, she said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Prime i parë i Big Brother VIP Kosova sonte LIVE edhe në YouTube

    Prime i parë i Big Brother VIP Kosova sonte LIVE edhe në YouTube

    Prime i parë i Big Brother VIP Kosova sonte LIVE edhe në YouTube

    Sonte, sytë e veshët katër kah Klan Kosova.

    Big Brother VIP Kosova 5 nis zyrtarisht në orën 21:00.

    Prime i parë i këtij edicioni pritet të sjellë një super spektakël, që do të mund ta ndiqni LIVE edhe në Youtube.

    Për këtë sezon është përzgjedhur një kast tejet divers, me personalitete të spikatura nga muzika, televizioni, arti dhe fusha të ndryshme të jetës publike.

    Befasia e parë e Vëllait të Madh u zbulua mbrëmë, duke futur brenda shtëpisë tre banorë.

    Por sonte, nis spektakli i vërtetë. /Klankosova.tv

  • Pak orë para Prime-it të parë, tre banorët e sfiduar nga Vëllai i Madh argëtohen me muzikë (VIDEO)

    Pak orë para Prime-it të parë, tre banorët e sfiduar nga Vëllai i Madh argëtohen me muzikë (VIDEO)

    Pak orë para Prime-it të parë, tre banorët e sfiduar nga Vëllai i Madh argëtohen me muzikë (VIDEO)

    Në këto orët e para të shtëpisë ende pa u bërë 24 orë, 3 banorët e futur në Big Brother VIP Kosova 5 Antoneta, Nichi dhe Arlinda, kanë sjellë momente të bukura.

    Përpos diskutimeve kanë gjetur kohë edhe për të kërcyer me njëri – tjetrin.

    Atmosfera ndryshoi kur u shfaq kënga e Nichit, i cili e shijoi dhe kërceu bashkë me dy banoret e tjera Antonetën dhe Arlindën.

    Kujtojmë se Big Brother VIP Kosova fillon zyrtarisht sonte.

  • A few hours before Prime first, the three people challenged by Big Brother enjoy music ( VIDEOS)

    – What?The first 24 hours of the house, three residents in the Big Brother. V IP Kosova 5 Antoneta, Nichi and Arlinda have brought beautiful moments.

    Other than discussions, they have taken time to dance with each other.

    The atmosphere changed when the song of Nichi appeared, which tasted and danced with two other residents Antoneta and Arlinda.

    Remember that Big Brother V IP Kosova officially begins tonight.

  • Mbyllet përkohësisht tuneli “Idiz Gjilani” në Prishtinë, kjo është periudha e bllokimit

    Mbyllet përkohësisht tuneli “Idiz Gjilani” në Prishtinë, kjo është periudha e bllokimit

    Kryeqyteti ka njoftuar se tuneli “Idiz Gjilani”, në lagjen Dardania në Prishtinë, do të mbyllet përkohësisht për qarkullim për shkak të organizimit të eventit “Halloween te Kultura House”.

    Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja do të nisë sot, më 30 tetor, nga ora 17:00 dhe do të zgjasë deri më 1 nëntor, në ora 17:00.

    Kjo masë, sipas komunës, po ndërmerret për të mundësuar zhvillimin e aktivitetit dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve.

    Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren. /Telegrafi/

  • Protestat përfshijnë Italinë, mijëra qytetarë në rrugë kundër Melonit

    Protestat përfshijnë Italinë, mijëra qytetarë në rrugë kundër Melonit

    Fermerët hodhën pleh organik në rrugët e Torinos, ndërsa protesta masive u zhvilluan në më shumë se 50 qytete të Italisë, kundër rritjes së kostos së jetesës dhe gjendjes së dobët të shërbimeve publike.

    Mijëra studentë dhe punëtorë dolën në rrugë, duke kërkuar përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor, si dhe masa për lehtësimin e barrës ekonomike.

    Protestat u organizuan në kuadër të një greve kombëtare, të mbështetur nga sindikata antikapitaliste USB, ku u përfshinë mësues, punëtorë të bujqësisë dhe sektorit shëndetësor.

    Tubimet më të mëdha u zhvilluan në Milano, Torino dhe Romë, ku protestuesit shprehën pakënaqësinë ndaj kryeministres Giorgia Meloni dhe qeverisë së saj të djathtë.

    Në disa qytete pati përplasje mes demonstruesve dhe policisë.

    Në Milano u shfaqën pankarta kundër qeverisë, ndërsa në Napoli disa protestues dogjën fotografi të Melonit.

    Kërkesat ndryshuan nga një qytet në tjetrin.

    Në Gjenova, punëtorët e porteve protestuan kundër militarizimit të porteve dhe eksportit të armëve drejt zonave të konfliktit, ndërsa në Bolonjë studentët kërkuan ndryshime në politikat arsimore

    Valët e protestave nuk janë të kufizuara vetëm në Itali. Demonstrata të ngjashme janë zhvilluar javëve të fundit edhe në Francë, Spanjë, Portugali, Shqipëri dhe Serbi, kryesisht kundër kostos së lartë të jetesës, krizës së banesave dhe pakënaqësive ndaj qeverive.