Category: Lajme

  • Svechla presents report findings: 19 suspended police officers

    Svecla disclosed that, through the Kosovo Police Inspectorate, all actions and inactions by the Kosovo Police have been verified over the reports and requirements for defence of Arlinda.

    He announced that, given the findings of the report, 19 police officials, including the regional director of police in Pec, chief of regional investigation, commander and deputy commander of the Police Station in Pec have been suspended, as well as other officials from the chain of command and the investigation sector.

    Identified skeletons include failing to execute the first command for protection, delay in executing the second command for protection, as well as ignoring the request for risk reassessation, Svechla said.

    According to him, the report records serious violations by several police officials and members of the chain of command in Pec, while the findings are expected to be addressed and assessed by the Prosecutor.

    The minister announced that the report on the actions of the Kosovo Police and the Police Inspectorate had handed over to Prime Minister Albin Kurti, while stressing that further investigations could highlight facts and other responsibilities.

    He stressed that suspensions are not enough without a thorough investigation and definition of responsibility for any official who has neglected his duties.

    No uniform, no rank and no command post can serve as a shield to responsibility, the minister said.

    Svecla added that Arlinda Zekiaj had sought protection and had warned of the danger to her life, while institutions had been forced to act in time to ensure her security.

    Arlinda had sought protection. The institutions were obliged to act, he stressed.

    During the conference, the minister also indicated that, at the request of Prime Minister Albin Kurti, a special report on active high risk cases monitored by Kosovo police has been compiled.

    According to Svechla, 155 high-risk active cases have been identified, for which police have reported on actions and measures taken. Also included are high – risk and low – risk cases.

    Meanwhile, he announced that 70 cases currently are under electronic monitoring, as part of additional mechanisms for protecting persons at risk.

    However, Svechla stressed that technological equipment and defence mechanisms cannot replace the human and professional responsibility of officials who should react in time and in accordance with the law.

    He added that, in addition to the full investigation of the Arlinda case, it is necessary that the report’s findings also serve to identify and address shortcomings in institutional procedures for handling cases of domestic violence and protecting victims.

    Our responsibility is to make sure that any action and inaction is investigated to the end, Svechla concluded.

    Source Layer: RTKLive

  • Gërvalla nuk e sheh dorëheqjen si zgjidhje për rastin Zekaj

    Gërvalla nuk e sheh dorëheqjen si zgjidhje për rastin Zekaj

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk e konsideron dorëheqjen e saj si një mekanizëm që do të ndihmonte në identifikimin më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive institucionale në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor.

    E pyetur për kërkesat që ajo të japë dorëheqje pas vrasjes së Zekajt, Gërvalla ka thënë se do ta kishte ndërmarrë një hap të tillë nëse do të besonte se largimi i saj nga detyra do të kontribuonte në zbardhjen e për veprimet dhe mosveprimet institucionale.

    Ajo ka vlerësuar se e kundërta është e vërtetë, duke kërkuar që t’i lejohet të vazhdojë punën në adresimin e përgjegjësive institucionale dhe në mbështetjen e viktimave të dhunës në familje.

    “Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribuonim për një identifikim më të saktë më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive për veprim dhe mosveprim, unë do kisha dhënë dorëheqje. Unë mendoj që pikërisht e kundërta është. Qytetari i Republikës së Kosovës e din që unë gjithë jetën time politike jam në anën e viktimave, me një kosto të lartë publike. Unë ju siguroj që viktimat e dhunës në familje aleatin më të fuqishëm sot e kanë te koordinatorja kombëtare, na lejoni të bëjmë punën tonë na lejoni që të kujdesemi që të vihen në pah të identifikohen dhe të adresohen përgjegjësitë dhe atëherë e diskutojmë përsëri çështjen e dorëheqjeve”, ka thënë Gërvalla.

    Burimi: Dukagjini

  • Gervala does not see the resignation as a solution for the Zekaj case

    Justice Minister Donika Grovalla has stated that she does not consider her resignation as a mechanism that would help identify the quickest and deepest institutional responsibilities in the case of Arlinda Zekaj, which was killed on October 25th.

    Asked about the demands for her to resign after Zekiaj’s murder, Gervala has said she would have taken such a step if she believed her departure from office would contribute to whitewashing and inaction and institutional inaction.

    She has estimated that the opposite is true, demanding that she be allowed to continue working on addressing institutional responsibilities and supporting domestic violence victims.

    If I considered the resignation to be the mechanism for which we would contribute to a more accurate and deeper identification of responsibilities for action and inaction, I would have resigned. I think exactly the opposite is. Citizens of the Republic of Kosovo know that I am on the side of the victims at a high public cost. I assure you that victims of domestic violence have the most powerful ally today in the national co-ordinator, let us do our job, allow us to make sure that they’re exposed and addressed to responsibilities and then we discuss the issue of resignations again, Gervala said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Nikaj: Gërvalla e Sveçla e dëshmuan se janë aty për pushtet

    Nikaj: Gërvalla e Sveçla e dëshmuan se janë aty për pushtet

    Nikaj: Gërvalla e Sveçla e dëshmuan se janë aty për pushtet

    Anita Nikaj ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas deklaratave të tyre lidhur me kërkesat për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Nikaj ka thënë se dy ministrat po dëshmojnë se qëndrimi i tyre në pushtet është më i rëndësishëm sesa marrja e përgjegjësisë për rastin, transmeton Klankosova.tv

    “Gërvalla e Sveçla edhe njëherë e dëshmuan se janë aty për pushtet. Atyne nuk ua ninë se çka ndodhë, kush vritet dhe kush e ka përgjegjësinë”, ka deklaruar Nikaj.

    Ajo ka kritikuar edhe raportin e përgatitur për rastin, duke thënë se nuk përmban informacione përtej atyre që tashmë janë publikuar në media dhe deklarimeve që Arlinda Zekaj kishte bërë vazhdimisht. /Klankosova.tv

  • Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?

    Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?

    Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?

    Një qytetare u shpreh e shqetësuar pasi dy ministrat e Kurtit, ajo e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla i Punëve të Brendshme, thanë se nuk e shohin dorëheqjen si formë për të “kontribuuar” në çështjen e Arlinda Zekajt.

    Para qeverisë, ajo u shpreh e ashpër ndaj tyre, raporton Klankosova.tv

    “Qysh sju vjen turp, a keni pasë gjak shqiptari… Ju sot as dhimbjen nuk e respektoni, jeni t’u bo hajgare me neve… Po na shkojnë vajzat tona, po na shkon rinia? Turpi s’paska kufij a?” .

  • As Xhelal Sveçla nuk e mendon dorëheqjen

    As Xhelal Sveçla nuk e mendon dorëheqjen

    As Xhelal Sveçla nuk e mendon dorëheqjen

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nuk e sheh dorëheqjen e tij si zgjidhje pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Duke folur në konferencën për media, Sveçla ka rikujtuar se para dhjetë vjetësh kishte dhënë dorëheqje nga një pozitë që mbante, ndonëse, siç tha, nuk kishte përgjegjësi për rastin e atëhershëm.

    Ai ka thënë se në atë kohë kishte menduar se largimi i tij do të ndikonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë.

    Megjithatë, për situatën aktuale, Sveçla ka vlerësuar se dorëheqja e tij dhe e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk do të kontribuonte në fuqizimin e grave dhe të drejtave të tyre.

    “Para 10 vitesh kam dhënë dorëheqje nga pozita… pa pasë kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm, duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë, tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në të drejtat e saj se ne jemi të angazhuar qind për qind në atë pikë. Jam me protestuesit, e kuptoj indinjatën dhe mllefin e protestuesve.” /Klankosova.tv

  • Pas thirrjeve për dorëheqje, Gërvalla dhe Sveçla nuk e shohin largimin si zgjidhje

    Pas thirrjeve për dorëheqje, Gërvalla dhe Sveçla nuk e shohin largimin si zgjidhje

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se do të jepte dorëheqje nga posti i saj nëse ky veprim do të ndihmonte në identifikimin dhe trajtimin më të shpejtë të përgjegjësive institucionale për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Gjatë një deklarimi publik, Gërvalla tha se nuk e konsideron dorëheqjen si hap që do të sillte ndryshimin e kërkuar në këtë rast.

    “Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribuonim për një identifikim më të saktë, më të shpejtë për veprim ose mosveprim, unë do të kisha dhënë dorëheqje… Pikërisht e kundërta është. Qytetari e din se unë jam gjithmonë në anën e viktimave”.

    “Nuk është momenti”, tha Gërvalla, raporton Telegrafi.

    Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar kundër dorëheqjes së tij, duke thënë se largimi nga detyra nuk do të kontribuonte në fuqizimin e grave dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

    Në konferencën për media, Sveçla rikujtoi se para dhjetë vjetësh kishte dhënë dorëheqje nga një pozitë që mbante, edhe pse, sipas tij, nuk kishte pasur përgjegjësi për rastin e asaj kohe. Ai tha se atëherë kishte besuar se largimi i tij do të ndihmonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë.

    “Para 10 vitesh kam dhënë dorëheqje nga pozita… pa pasë kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm, duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë, tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në të drejtat e saj se ne jemi të angazhuar qind për qind në atë pikë. Jam me protestuesit, e kuptoj indinjatën dhe mllefin e protestuesve”, tha ai.

    Gërvalla dhe Sveçla janë përballur me thirrje për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Rasti ka nxitur reagime publike dhe protesta, me kërkesa për përgjegjësi institucionale. /Telegrafi/

  • Kur të sulmon e ardhmja

    Kur të sulmon e ardhmja

    Që nga fundi i majit të këtij viti, Shqipëria ka hyrë në një etapë të re sociopolitike. Duket se përfundimisht brezi i ri i saj ka vendosur që atdheu i tyre të pushojë njëherë e mirë së pluskuari në antikohën e vet – në atë gjendje sociale ku, edhe pse kronologjikisht ajo ecën përpara, shoqëria lëviz në kahun e kundërt të së drejtës, ligjit dhe ndërgjegjes morale. Ndryshe nga brezi më i vjetër, i rritur në tranzicion, ku nonsensi dhe kaosi shiheshin si rrugë që medoemos duheshin përshkuar drejt zhvillimit, rinia e këtij vendi vjen me një botëkuptim të ri. Ata nuk e pranojnë këtë gjendje, këtë gjallim në krahun e kundërt të kohës, ku anormalja moralisht shitej si normalitet, si vlerë. Për këtë është i domosdoshëm ndërrimi i regjistrit politik shqiptar drejt një të menduari dhe vepruari post-tranzicional, drejt një gjendjeje ku trekëndëshit korrupsion-padrejtësi-kriminalitet i duhej dhënë fund njëherë e mirë. Vetëm nëse e shohim në këtë këndvështrim, atëherë do të marrë sens aftësia e tyre për të këmbëngulur kaq gjatë.

    Ajo që po ndodh është se ky brez i ri studentësh dhe të rinjsh, të rritur dhe të formuar brenda këtij trekëndëshi deformues të krimit, korrupsionit dhe padrejtësisë, po proteston fuqishëm duke sulmuar jo vetëm sistemin, por edhe arkitektin e tij, që është kryeministri i vendit. Ky i fundit është mandatuar për 13 vjet për ta formësuar të ardhmen në mënyrën më të mirë dhe më të drejtë. Sot nuk janë thjesht studentët e të rinj që po e sulmojnë, ata janë vetë e ardhmja që po i turret, e kur të sulmon e ardhmja, atëherë qëndrimi në pushtet është i kotë. Kryeministri thotë se është i vetmi që do t’i fusë në Bashkimin Evropian, duke ngatërruar qëllimin me mjetin. BE-ja nuk është e ardhmja në vetvete, ajo është mekanizmi që ndërton një të ardhme me standarde dhe drejtësi. E ardhmja është pikërisht brezi i ri. Çfarë bën Edi Rama? U thotë që mjeti (BE-ja) është e ardhmja dhe këtë e realizoj vetëm unë. Çfarë thonë studentët? Thonë: E ardhmja jemi ne dhe BE-ja është vetëm një nga instrumentet e ndërtimit të saj.

    Sot Rama dhe qeveria e tij, për t’i ikur përballjes me të ardhmen, në ligjërimet e tyre të bezdisshme mediatike për protestën, shtrojnë vetëm pyetjen: Kush? Ndërsa studentët, me protestën e tyre, shtrojnë pyetjen: Përse? E para merret vetëm me individin, e dyta është pyetje që lidhet me kauzën. Prandaj, kur studentët shtrojnë pyetje të tipit “Përse?”, duan të demaskojnë shkaqet reale të vrasjes së të ardhmes. Ndërsa, kur kryeministri merret vetëm me “Kush?”, ai përdor sulmin dhe manipulimin për të justifikuar të shkuarën e tij. Faktet na tregojnë se e vetmja që nuk është integruar në BE është vetë qeveria shqiptare me gjithë antikohën e saj, dhe ata që vërtet janë integruar janë studentët, të cilët janë pohim i faktit që BE-në e paskemi pasur brenda nesh.

    Kur studentët kërkojnë përgjegjësi politike, llogaridhënie dhe dorëheqje për keqqeverisje, në fakt ata po bëjnë një akt proevropian. Ai dhe ata që janë kundër integrimit me veprat e tyre janë kryeministri dhe establishmenti i korruptuar qeverisës, i cili përdor narrativën e integrimit evropian për të zgjatur agoninë. Nëse për këta 13 vjet në pushtet do të duhet t’i atribuojmë një meritë qeverisjeve Rama, është fakti se ai rriti një brez që u bë varrmihësi i tij politik. Ky është një pushtet që ka hyrë në një kontradiktë themelore politike dhe morale me të ardhmen.

    Për hir të së vërtetës, nëse duhet t’u atribuojmë një meritë protestave gjatë këtyre pothuaj pesë muajve, është fakti se ato ia dolën të mbushnin boshllëkun e reagimit qytetar, i cili manipulohej dhe mbahej i paralizuar nga establishmenti politik tek ne. Ato patën meritën se ia arritën të konsolidonin përditë një institucion fort të rëndësishëm, atë të përballjes qytetare. Ato ia arritën që përballja tashmë të kthehet në institucion, i cili zëvendësoi paaftësinë, padëshirën dhe lojërat e dyshimta të opozitës politike shqiptare.

    E në kohën kur ky institucion i përballjes qytetare po konsolidohet dita-ditës, vijojnë edhe kërkesat e tipit: “Përse nuk ka lidership protesta?”, “Përse nuk organizohen politikisht?” etj. E para, pse duhet lidership që shteti dhe shoqëria të arrijnë të kuptojnë shkaqet e protestës dhe revoltën e saj? E dyta, si çdo ndryshim i madh, edhe kjo fazë sociopolitike është një proces që do kohën e vet të natyrshme për t’u zhvilluar, pjekur dhe konsoliduar. Protestat studentore në Serbi vetëm pas dy vitesh arritën të konkurrojnë në zgjedhje dhe të rrëzojnë pushtetin e Vuçiqit, ndërkohë që protesta studentore është në ditën e 15-të të saj dhe ajo e mëparshmja në muajin e pestë. Sfida reale e studentëve dhe mbështetësve të tyre është transformimi i gjithë aksionit të protestës së tyre në një lëvizje studentore autonome politike, e cila ndërton gradualisht jo vetëm një mendim të vetin politik, por edhe një elitë të re të pandotur e të besueshme.

    Gjithë këto pesë muaj të protestës u kthyen në një institucion të edukimit politik të shqiptarëve. Jo vetëm kjo, por edhe i pajisi shqiptarët për herë të parë në tranzicion me mekanizmin e daljes nga bipolariteti politik dhe gjithë mendësisë që e shoqëron atë. Kjo gjendje e re politike e të menduarit ndër shqiptarët është çliruese në vetvete, sepse hap diapazonin e gjykimit për të ardhmen jashtë kurthit të partive të mëdha.

    Protestat prodhuan një energji të madhe dhe të pastër politike për shoqërinë shqiptare, e cila prej kohësh vuante nga pasiviteti dhe apatia politike. Kjo energji me voltazh të lartë, e paaftë të prodhohet nga partitë tradicionale, u pa nga këto të fundit si preja e radhës për ta zaptuar dhe për të fituar fuqi dhe legjitimitet. Pra, studentëve dhe të gjithë protestuesve u duhet të luftojnë dyfish për ta ruajtur të pastër energjinë e tyre politike. Nga njëra anë duhet të luftojnë me pushtetin dhe nga ana tjetër duhet të mbrohen nga partitë e tjera opozitare që janë sulur të rrëmbejnë sa të munden nga kjo energji. /Gazeta “Panorama”/

  • Jetmira Avdili, shqiptarja që shërbeu në ushtrinë zvicerane dhe ndihmoi rreth 20 familje në Kosovë

    Jetmira Avdili, shqiptarja që shërbeu në ushtrinë zvicerane dhe ndihmoi rreth 20 familje në Kosovë

    Jetmira Avdili, një shqiptare me prejardhje nga Gjilani që jeton në Solothurn të Zvicrës, u bë e njohur në mediat zvicerane dhe shqiptare për historinë e saj të veçantë, duke ndërthurur shërbimin në ushtrinë zvicerane me aktivitetet humanitare në ndihmë të familjeve në nevojë në Kosovë.

    Avdili ishte shqiptarja e parë që kishte kryer shërbimin ushtarak në Zvicër.

    Ajo kishte tërhequr vëmendjen e mediave edhe për një fotografi me disa ushtarë shqiptarë, në të cilën kishin bërë simbolin e shqiponjës dykrenare.

    Fotografia ishte shpërndarë gjerësisht në mediat zvicerane dhe ishte cilësuar si skandal nga disa prej tyre.

    Megjithatë, përveç kësaj përvoje, ajo ishte angazhuar edhe në aktivitete humanitare, duke krijuar projektin “Only 10 for a Better World”, përmes të cilit mblidhte donacione nga shqiptarët në Zvicër për t’i ndihmuar familjet në gjendje të vështirë ekonomike në Kosovë.

    Nisma kishte lindur pasi Avdili kishte parë disa të rinj duke djegur para, ndërkohë që në Kosovë kishte familje që nuk kishin as kushtet elementare për jetesë dhe persona të sëmurë që nuk mund t’i përballonin shpenzimet e trajtimit.

    Në kuadër të kësaj nisme, deri në kohën kur ishte realizuar intervista në vitin 2018, Jetmira kishte arritur të ndihmonte afër 20 familje në Kosovë.

    Ndihmat kishin qenë të ndryshme, duke filluar nga sigurimi i ushqimit dhe pagesa e qirave të banesave, deri te mbulimi i shpenzimeve për operacione dhe blerja e barnave për personat e sëmurë.

    Një prej synimeve të saj ishte edhe ndërtimi i një shtëpie për një familje në nevojë.

    Për të siguruar donacionet, Avdili fillimisht u ishte drejtuar shqiptarëve në qendrat tregtare të Zvicrës, duke kërkuar nga secili nga 10 franga.

    Ajo kishte shpjeguar se edhe një shumë e vogël për një person mund të kishte rëndësi të madhe për dikë që përballej me vështirësi të mëdha jetësore.

    Një vend të veçantë në angazhimin e saj humanitar zinte edhe ndihma për personat me aftësi të kufizuara. Për këtë kategori, ajo kishte një ndjeshmëri të veçantë, pasi edhe vëllai i saj kishte nevoja të veçanta.

    Aksioni i parë i projektit ishte organizuar për Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema” në Gjilan, e cila kujdeset për fëmijët me aftësi të kufizuara.

    Avdili kishte përdorur edhe rrjetet sociale, veçanërisht Instagramin, për të promovuar aktivitetet humanitare dhe për të mbledhur ndihma nga bashkatdhetarët në diasporë.

    Në këtë rrugëtim ajo kishte bashkëpunuar me miq, familjarë dhe kompani në Kosovë, të cilat kishin kontribuar me mjete financiare, materiale ndërtimore dhe pajisje për familjet në nevojë.

    Historia e Jetmira Avdilit është bërë e njohur për kombinimin e një përvoje të pazakontë në ushtrinë zvicerane me angazhimin humanitar në mbështetje të njerëzve në Kosovë./Telegrafi/

  • Gërvalla: Vrasja e Arlinda Zekajt me shumë gjasë mund të ishte parandaluar

    Gërvalla: Vrasja e Arlinda Zekajt me shumë gjasë mund të ishte parandaluar

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se vrasja e Arlinda Zekajt më 25 tetor mund të ishte parandaluar, duke theksuar se institucionet kishin marrë vazhdimisht paralajmërime për rrezikun që i kanosej asaj.

    Gërvalla bëri të ditur se më 26 tetor, një ditë pas vrasjes, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Punës, Andin Hotin, kishte mbajtur një takim për të diskutuar rastin dhe përgjegjësitë institucionale.

    Ajo theksoi se qëllimi nuk është të gjenden arsyetime për institucionet, por të kërkohen përgjigje për veprimet dhe mosveprimet e tyre.

    “Me shumë gjasë, vrasja e Arlinda Zekajt mund të ishte parandaluar. Gjatë viteve të fundit, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin institucional, por rasti i Arlinda Zekajt është dëshmia më e qartë se as ligjet e mira dhe as mekanizmat nuk janë të mjaftueshëm nëse zbatimi i tyre nuk përcillet”, deklaroi Gërvalla.

    Ministrja bëri të ditur se do të ndërmerren hapa për shqyrtimin e procedurave të trajtimit të rasteve të dhunës, me qëllim që të kontrollohet jo vetëm nëse procedurat janë zhvilluar, por edhe nëse ato janë zbatuar në përputhje me ligjin.

    Sipas saj, Zyra e Koordinatores Kombëtare po shqyrton mundësitë ligjore për krijimin e një mekanizmi të posaçëm, i cili do të mundësonte kontrollin e rregullt të respektimit të detyrimeve ligjore dhe procedurave institucionale, përfshirë edhe rastet që institucionet i konsiderojnë të përfunduara.

    Gërvalla sqaroi se Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca hetimore mbi veprimet e Policisë, Prokurorisë apo institucioneve të tjera, duke theksuar rëndësinë e themelimit të komisionit hetimor.

    “Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë hetimore mbi veprimet e Policisë, Prokurorisë apo institucioneve të tjera. Themelimi i komisionit hetimor ka një funksion të veçantë. Presim që ky komision të veprojë në zbardhjen e plotë të këtij rasti, në të gjitha hallkat institucionale. Komisioni do ta ketë mbështetjen tonë të plotë”, u shpreh ajo.

    Ministrja shtoi se qëllimi i përbashkët duhet të jetë zbardhja e së vërtetës dhe identifikimi i përgjegjësive institucionale.

    Ajo theksoi se Arlinda Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë dhe mbrojtje, madje disa herë brenda së njëjtës ditë, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik. Megjithatë, ajo u vra më 25 tetor.

    Në fund, Gërvalla nënvizoi se raporti i përgatitur nuk përbën vendim gjyqësor, por shërben si bazë për shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve institucionale.

    “Mbrojtja e grave nga dhuna nuk mund të varet nga vullneti i një zyrtari, por është detyrim ligjor i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe mos reskpetimi i tyre duhet të ketë pasoja serioze. Raporti që kemi nuk është vendim gjyqësor. Mbrojtja e grave nga dhuna nuk mund të varet nga vullneti i një zyrtari”, përfundoi Gërvalla. /Telegrafi/