Category: Lajme

  • Sveçla: Raporti evidenton shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

    Sveçla: Raporti evidenton shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

    Sveçla: Raporti evidenton shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje para se të vritej, ndërsa ka bërë të ditur se institucionet kanë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë.

    Në konferencën e përbashkët me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ku po flitet për rastin e vrasjes së 49-vjeçares, Sveçla tha se përgjegjësia e institucioneve është që çdo veprim dhe mosveprim të hetohet.

    Ai theksoi se, përtej hetimit të rastit të Arlindës, institucionet duhet të sigurojnë që edhe rastet e tjera me rrezikshmëri të lartë të trajtohen me seriozitetin dhe vëmendjen e duhur.

    Sveçla bëri të ditur se, me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, është përpiluar një raport i veçantë për rastet aktive me rrezikshmëri të lartë, ku janë identifikuar gjithsej 155 raste.

    “Arlinda kërkoi mbrojtje. Sot përgjegjësia jonë është që të sigurohet që çdo veprim apo mosveprim të hetohet. Përtej veprimeve, përgjegjësia jonë është që të gjitha rastet e tjera të identifikuara të trajtohen me seriozitetin dhe vëmendjen e duhur institucionale. Me kërkesë të Kurtit, është përpiluar një raport i veçantë për rastet aktive me rrezikshmëri të lartë. Sipas këtij raporti, janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë”, deklaroi Sveçla.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Svechla: Report states serious police violations in Arlinda Zekaj case

    Interior Affairs Minister Xhelal Svecla has declared that Arlinda Zekiaj had sought protection before he was killed, while having announced that institutions have identified 155 active cases with high risk.

    At a joint conference with Justice Minister Donika Grovalla, discussing the 49-year-old murder case, Svechla said the responsibility of institutions is for any action and inaction to be investigated.

    He stressed that, beyond the Arlinda case investigation, institutions should ensure that other high-risk cases are addressed with the seriousness and attention needed.

    Svechla indicated that, at the request of Prime Minister Albin Kurti, a special report on high-risk active cases has been compiled, with a total of 155 cases identified.

    Arlinda sought protection. Today, our responsibility is to ensure that any action or inaction is investigated. Beyond our actions, our responsibility is that all other cases identified be addressed with the necessary institutional seriousness and attention. At Kurt’s request, a special report on high – risk active cases has been compiled. According to this report, 155 high-risk active cases have been identified, Svechla said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë

    Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë

    Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se do të jepte dorëheqje nga posti i saj nëse kjo do të kontribuonte.

    Ajo ka thënë se nuk do të hezitonte ta ndërmerrte këtë hap nëse do të kishte ndikim.

    “Po te konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribonim për një identifikim më të saktë, më të shpejtë për veprim ose mosveprim unë do të kisha dhënë dorëheqje… Pikërisht e kundërta është. Qytetari e din se unë jam gjithmonë në anën e viktimave”.

    “Nuk është momenti”, tha Gërvalla, raporton Klan Kosova.

    Gërvalla është përballur me thirrje për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast që ka nxitur reagime dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

  • Gervailla: If the resignation contributed, I would have given it

    MJustice student Donika Grovalla has declared she would resign from her post if she contributed.

    She has said she would not hesitate to take this step if it had influence.

    If I considered giving up would be the mechanism for which we would contribute to a more precise, quicker identification of action or inaction I would have resigned… Exactly the opposite. The citizen knows I’m always on the side of the victims.

    It’s not the moment, Grovall said, Klan Kosova reports.

    Gervala has faced calls for resignation following the assassination of Arlinda Zekiaj, which has prompted reactions and demands for institutional responsibility.

  • Sveçla: I kemi identifikuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë, do t'i trajtojmë me seriozitet

    Sveçla: I kemi identifikuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë, do t’i trajtojmë me seriozitet

    Sveçla: I kemi identifikuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë, do t'i trajtojmë me seriozitet

    Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla kanë dalë në konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Sveçla tha se:

    “Arlinda kërkoi mbrojtje. Sot përgjegjësia jonë është që të sigurohet që çdo veprim apo mosveprim të hetohet. Përtej verimeve, përgjegjësia jonë është që të gjitha rastet e tjera të identifikuara të trajtohen me seriozitetin dhe vëmendjen e duhur institucionale. Me kërkesë të Kurtit, është përpiluar një raport i veçantë për rastet aktive me rrezikshmëri të lartë. Sipas këtij raporti, janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë”.

  • Andreevski: Çmimi i gazit është rritur me 211% këtë vit, rritja e çmimit të ngrohjes në Shkup është e pashmangshme

    Andreevski: Çmimi i gazit është rritur me 211% këtë vit, rritja e çmimit të ngrohjes në Shkup është e pashmangshme

    “Këto ditë po përballemi me një rritje ekstreme të çmimit të gazit natyror, që nga fillimi i vitit është më i lartë me 211 përqind ose vetëm nga fillimi i tetorit deri më sot çmimi i gazit natyror është më i lartë me 36 përqind”, tha në TV Telma Mitko Andreevski, ekspert i energjisë.

    Ai theksoi se është e pashmangshme që çmimi i energjisë termike në Shkup të rritet nga rregullatori, ndërsa vlerësoi se kjo do të ushtrojë presion mbi familjet, si dhe presion mbi politikat energjetike që Qeveria do të zbatojë.

    “A duhet Shkupi të heqë dorë nga ngrohja qendrore, sepse varet nga gazi natyror? – Jo, në këtë moment kjo është e pamundur, sepse ndotja zgjidhet me energji termike për ngrohje qendrore në qytetin e Shkupit. Dhe arsyeja e dytë është sepse kemi rreth 60,000 familje që përdorin energji termike. Nën parakushtet që energjia termike të mos mund të furnizohet, ata do të fillojnë të ngrohin shtëpitë e tyre me energji elektrike. Atëherë do të ndodhë katastrofa”, beson Andreevski.

    Ai thotë gjithashtu se Maqedonia nuk ka mungesë gazi, por pyet pse tubacionet e gazit që janë ndërtuar po inspektohen pas 11 vitesh.

    “Kleçovcë – Shtip, Shtip – Negotinë, Negotinë – Manastir u nis dhe u ndërtua në vitet 2015-2016. Sot jemi në fund të vitit 2026. Pra, një gazsjellës i ndërtuar për 10 vjet, as i mbrojtur dhe as i inspektuar”, tha Andreevski.

  • Të gjeturat për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla tregon për masat që po ndërmerren

    Të gjeturat për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla tregon për masat që po ndërmerren

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mbajtur konferencë për media në lidhje me të gjeturat e tyre për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Kjo vrasje ka tronditur opinionin publik, derisa qytetarët janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale.

    Në këtë konferencë, Sveçla tha se ka dorëzuar raportin tek kryeministri Albin Kurti rreth dështimeve institucionale, duke theksuar Policinë e Kosovës.

    “Kam ngritur dyshime në lidhje me mos menaxhimin e duhur të rastit të Arlinda Zekajt. Përmes Inspektoratit Policor të Kosovës kemi analizuar veprimet dhe mos veprimet e policisë. Këto 72 orë kanë qartësuar dhe konfirmuar shqetësimet që kemi ngritur, duke nxjerr në pah dështimet në raportime në mbrojtjen e jetës së saj”, tha Ministri i Punëve të Brendshme.

    “Raporti mbi veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Policixë, jam kam dorëzuar Kryeminsitrir Albin Kurti, me çka janë suspenduar 11 zyrtarë policorë”

    Lajmi në përditësim…. /Telegrafi/

  • Gërvalla: Arlinda paralajmëroi vrasjen, institucionet nuk vepruan

    Gërvalla: Arlinda paralajmëroi vrasjen, institucionet nuk vepruan

    Gërvalla bëri të ditur se Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje institucionale, duke raportuar dhunë, kërcënime dhe frikë për jetën e saj dhe të fëmijës. Më 7 shtator, ajo kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje emergjente nga Gjykata Themelore në Pejë, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

    “Rreziku ishte raportuar shprehimisht dhe ishte i dokumentuar”, deklaroi Gërvalla.

    Sipas raportit, gjykata nuk i kishte respektuar afatet ligjore për trajtimin e kërkesës. Edhe pse ligji parasheh afat prej shtatë ditësh për vendimmarrje, seancat ishin shtyrë disa herë, ndërsa aktvendimi për urdhër mbrojtjeje ishte nxjerrë vetëm më 16 tetor, pas më shumë se një muaji.

    Një tjetër fakt shqetësues, sipas ministres, është se më 17 shtator Arlinda Zekaj i ishte drejtuar kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Shkumbin Hadërgjonaj, duke paralajmëruar për vonesat dhe rrezikun ndaj jetës së saj. Përgjigjen e kishte marrë më 20 tetor, ku kryetari kishte konstatuar se gjyqtari kishte vepruar brenda afateve ligjore.

    Megjithatë, Gërvalla tha se dokumentacioni dhe ligji tregojnë të kundërtën. Po atë ditë, Arlinda Zekaj i kishte shkruar sërish kryetarit të gjykatës, duke shprehur dëshpërimin dhe frikën se do të vritej si pasojë e neglizhencës institucionale.

    “Pesë ditë më vonë, ajo tragjikisht u vra”, theksoi ministrja.

    Raporti evidenton gjithashtu moszbatimin e urdhrit të mbrojtjes. Sipas Gërvallës, më 20 dhe 21 tetor, Qendra për Punë Sociale kishte njoftuar gjyqtarin përgjegjës për moszbatimin e masave, por nga dokumentacioni nuk rezulton se ishin ndërmarrë veprime të mëtejshme ligjore.

    Probleme serioze janë evidentuar edhe në Prokurorinë Themelore në Pejë. Sipas raportit, prokuroria ishte informuar për dhunën dhe kërcënimet ndaj Zekajt që nga 10 korriku. Madje, më 23 tetor, vetëm dy ditë para vrasjes, kryeprokurorja e atëhershme, Lumturije Vuçetaj, ishte informuar me shkrim se viktima kishte raportuar kërcënim të drejtpërdrejtë me vrasje nga Albert Sylaj.

    Sipas ministres, prokurorja përgjegjëse kishte refuzuar hapjen e rastit për kanosje dhe kishte kërkuar nga personat e dyshuar sigurimin e pamjeve të kamerave të sigurisë. Megjithatë, nuk ka dokumentacion që dëshmon nëse këto pamje ishin dorëzuar dhe çfarë veprimesh ishin ndërmarrë më pas.

    Gërvalla ngriti shqetësime edhe për mosadresimin e kërkesës së Arlindës për t’u kthyer në shtëpinë e saj. Në vend të zbatimit të vendimit gjyqësor, asaj i ishte rekomanduar që çështjen pronësore ta zgjidhte përmes procedurave civile, ndërsa në disa raste i ishte sugjeruar të largohej nga shtëpia për arsye sigurie.

    “Pra, në vend që të largohej rreziku nga viktima, viktimës i kërkohej të largohej nga rreziku duke hequr dorë nga shtëpia e saj”, deklaroi Gërvalla.

    Sa i përket Qendrës për Punë Sociale në Pejë, raporti evidenton se institucioni kishte pasur komunikim të vazhdueshëm me Arlinda Zekajn nga korriku deri në tetor, por nuk kishte ndërmarrë veprimet e nevojshme për krijimin e kushteve për kthimin e saj në shtëpinë e përbashkët. Gjithashtu, qendra nuk kishte dorëzuar me kohë raportin e kërkuar nga gjykata, gjë që kishte ndikuar në shtyrjen e seancave.

    Ministrja foli edhe për përgjegjësitë e Komunës së Pejës në mbikëqyrjen e Qendrës për Punë Sociale, duke thënë se deri në përfundimin e raportit, nga komuna ishte pranuar vetëm një përgjigje e shkurtër, pa informacione për masa konkrete lidhur me mangësitë e evidentuara.

    Ndërkohë, Gërvalla bëri të ditur se dy prokurore të përfshira në trajtimin e rastit tashmë janë pezulluar nga detyra. Ajo theksoi se ky veprim nuk nënkupton konstatim përfundimtar të përgjegjësisë, por mundëson zhvillimin e procedurave përkatëse.

    Ministrja kërkoi që të gjitha veprimet dhe mosveprimet institucionale të shqyrtohen në tërësi dhe që ndaj personave përgjegjës, aty ku konstatohen shkelje, të ndërmerren masat e parapara me ligj.

    Burimi: RTKLive

  • Gervailla: Arlinda warned the assassination, institutions failed to act

    Gervala announced that Arlinda Zekaj had sought institutional protection, reporting violence, threats and fears for her and the child’s life. On September 7th, she had sought an emergency defense order from the Constitutional Court in Pec, warning that her life was in danger.

    Reresic was officially reported and documented, Gervala declared.

    According to the report, the court had not respected legal deadlines for handling the request. Although the law envisions a seven-day term for decision-making, sessions were postponed several times, while the defence ordinance act was issued on October 16th, after more than a month.

    Another disturbing fact, according to the minister, is that on September 17th, Arlinda Zekaj was addressed to the head of the Foundation Court in Pec, Shkumbin Haddrajna, warning of delays and danger to her life. The answer was received on October 20th, where the mayor had concluded that the judge had acted within legal terms.

    However, Gervala said documentation and law show otherwise. That same day, Arlinda Zekaj had again written to the tribunal’s president, expressing despair and fear that he would be killed as a result of institutional neglect.

    Five days later, she was brutally killed, the minister stressed.

    The report also states that there is no implementation of the defence order. According to Gervala, on October 20th and 21st, the Centre for Social Work had announced the judge responsible for failing to implement the measures, but the documentation does not result in further legal actions.

    Serious problems are also recorded in the Constitutional Prosecutorship in Pec. According to the report, the prosecution had been informed of the violence and threats to Zekij since July 10th. In fact, on October 23rd, just two days before the assassination, the then chief prosecutor, Joy Vucetaj, had been informed in writing that the victim had reported a direct murder threat by Albert Sylaj.

    According to the minister, the prosecutor in charge had refused to open the case for deadlocking and had requested from suspected persons the security camera footage. However, there is no documentation that testifies whether these images were submitted and what actions were taken later.

    The drill also raised concerns about the failure to raise Arlinda’s request to return home. Instead of implementing the judicial decision, she was recommended for the property issue to be resolved through civil procedures, while in some cases she was suggested to leave the house for security reasons.

    So, instead of removing the risk from the victim, the victim was required to leave the danger by giving up her home, Gervala said.

    As for the Centre for Social Affairs in Pec, the report states that the institution has had continued communication with Arlinda Zeqaj from July to October, but had not taken the necessary actions to create conditions for its return to the common house. The centre had also not in time delivered the report requested by the court, which had contributed to the postponement of hearings.

    The minister also spoke of the responsibilities of the Peja Community in overseeing the Centre for Social Work, saying that until the report’s conclusion, only a brief response had been accepted from the municipality, without concrete measures related to the recorded shortcomings.

    Meanwhile, Gervalla indicated that two prosecutors involved in handling the case have already been suspended from office. She stressed that this move does not imply final compliance with responsibility, but enables the development of relevant procedures.

    The minister called for all institutional actions and inactions to be reviewed as a whole and for the responsible persons, where violations are found, to be taken by law.

    Source Layer: RTKLive

  • Kuvendi i Gjilanit shqyrton raportin financiar për nëntë muaj, të hyrat vetanake tejkalojnë 4.2 milionë euro

    Kuvendi i Gjilanit shqyrton raportin financiar për nëntë muaj, të hyrat vetanake tejkalojnë 4.2 milionë euro

    Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e kryesueses Krenare Latifi Kqiku, ka mbajtur seancën e nëntë të rregullt për këtë vit, ku është shqyrtuar raporti financiar për periudhën janar–shtator 2026 dhe janë miratuar disa vendime me interes publik.

    Gjatë prezantimit të raportit financiar, drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, ka bërë të ditur se të hyrat vetanake të komunës për këtë periudhë kanë tejkaluar 4.2 milionë euro, duke arritur mbi 73 për qind të planit vjetor. Ndërkaq, shpenzimet e përgjithshme kanë arritur në 33.3 milionë euro.

    Në këtë seancë është shqyrtuar edhe propozim-vendimi për shpalljen e interesit të ligjshëm publik për sigurimin e tokës me qëllim të zgjerimit të varrezave të fshatit Lladovë.

    Po ashtu, drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Haki Huruglica, ka prezantuar propozimin për subvencionimin e ndërmarrjeve publike NPL “Stacioni i Autobusëve” dhe NPL “Tregu”.

    Kuvendi ka miratuar edhe raportin përfundimtar për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, si dhe plotësim-ndryshimet për komisionet komunale për emërtimin e rrugëve dhe zgjedhjen e këshillave lokalë.

    Ndërkohë, në fillim të seancës, në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, profesionistët shëndetësorë kanë përcjellë mesazhe për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimozë Kadriu-Qerimi, ka bërë të ditur se në QKMF-në e Gjilanit, që nga viti 2023, ofrohet shërbimi i mamografisë pa pagesë.

    Në seancë është prezantuar edhe informata për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, ndërsa Draft-Statuti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore është shtyrë për shqyrtim në mbledhjen e radhës.

    Në fund të seancës, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës. /Telegrafi/