Category: Lajme

  • Ylli i Interit i hapur për një transferim te Barcelona

    Ylli i Interit i hapur për një transferim te Barcelona

    Qendërmbrojtësi 27-vjeçar i Interii, Alessandro Bastoni, është rikthyer në listën e transferimeve të Barcelonës pesë muaj pasi transferimi i tij ngeci. Italiani është i gatshëm të dëgjojë klubin katalunas, por së pari dëshiron të dëgjojë drejtpërdrejt qëndrimin e Hansi Flick.

    Situata ka ndryshuar që nga vera e fundit. Barcelona po shqyrton përsëri nënshkrimin e një qendërmbrojtësi, dhe Deco ende ka Bastonin midis emrave që po shqyrton për të përforcuar atë pozicion.

    Historia midis dy palëve filloi muaj më parë. Në janar të vitit 2026, komisioni sportiv vendosi që skuadra kishte nevojë për një qendërmbrojtës me përvojë, mundësisht me këmbë të majtë. Deco më pas filloi të punonte për mundësinë e nënshkrimit të Bastonit.

    Drejtori sportiv arriti një marrëveshje me lojtarin deri në vitin 2031. Megjithatë, transferimi kishte nevojë për miratimin përfundimtar të trajnerit Hansi Flick, i cili përfundimisht e përjashtoi nënshkrimin në maj.

    Trajneri e kishte përdorur Gerard Martin si qendërmbrojtës dhe e konsideronte përparësi investimin e burimeve të disponueshme në pozicione të tjera. Transferimi ngeci edhe pse Bastoni kishte shprehur gatishmërinë për t’u larguar nga Interi për në Barcelonë.

    Pesë muaj më vonë, rrethanat e kanë rikthyer emrin e tij në qendër të vëmendjes. Barcelona ka rinisur kërkimin për një mbrojtësi qendror dhe Deco nuk e ka përjashtuar reprezentuesin italian si një mundësi. Bastoni është një nga katër kandidatët për mbrojtjen e Barcelonës.

    Gjendja e Bastonit për rifillimin e operacionit

    Bastoni mbetet i hapur për të dëgjuar një ofertë të re nga Barça. Vendimi i verës së kaluar e la atë me disa dyshime, veçanërisht pasi transferimi i tij i mundshëm kishte përparuar përpara se të përjashtohej nga trajneri.

    Situata e tij në Milano nuk e detyron atë të kërkojë një rrugëdalje. Italiani ka një kontratë me Interin deri në vitin 2028, është një nga kapitenët këtë sezon dhe është ndër lojtarët më të paguar në skuadrën italiane.

    Për këtë arsye, Bastoni nuk po e shqyrton mundësinë e hedhjes së hapit tjetër vetëm për shkak të interesit të Decos. Nëse Barça do ta riaktivizonte ndjekjen e tij, ai dëshiron të sigurohet që të ketë edhe mbështetjen e Flickut.

    Flick duhet të japë ‘ok’-in

    Kushti është të zhvillohet një bisedë e drejtpërdrejtë me trajnerin përpara se të arrihet ndonjë marrëveshje. Bastoni dëshiron të dëgjojë nga vetë trajneri se nënshkrimi i tij përputhet edhe me planet e tij sportive dhe se këtë herë ka një vendim të përbashkët brenda klubit.

    Lëvizja tjetër, pra, varet nga Barcelona. Nëse klubi vendos ta bëjë përsëri Bastonin një prioritet, ata do të duhet t’ia komunikojnë këtë drejtpërdrejt atij dhe më pas të përballen me negociatat me Interin, të cilët e kanë qendërmbrojtësin nën kontratë deri në vitin 2028. /Telegrafi/

  • Rreth 19 mijë persona në kantonin e Bernës do të përfitojnë subvencion për sigurimin shëndetësor

    Rreth 19 mijë persona në kantonin e Bernës do të përfitojnë subvencion për sigurimin shëndetësor

    Rreth 19 mijë persona në kantonin e Bernës do të përfitojnë për herë të parë subvencion për sigurimin shëndetësor, pasi autoritetet kantonale kanë vendosur të rrisin kufirin e të ardhurave për personat që kanë të drejtë të marrin këtë mbështetje financiare.

    Masa e re do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027 dhe synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve dhe qytetarëve, për shkak të rritjes së vazhdueshme të primeve të sigurimit shëndetësor.

    Sipas njoftimit të autoriteteve të kantonit të Bernës, për këtë qëllim janë paraparë rreth 16.5 milionë franga shtesë, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

    Nga ndryshimi pritet të përfitojnë rreth 9 mijë e 200 ekonomi familjare, prej të cilave afërsisht 5 mijë e 200 janë familje me fëmijë, ndërsa rreth 4 mijë janë persona që jetojnë vetëm ose çifte pa fëmijë.

    Përveç përfituesve të rinj, rreth 2 mijë e 500 persona që tashmë marrin subvencion do të përfitojnë mbështetje më të lartë, pasi me rritjen e kufirit të të ardhurave do të kalojnë në një kategori tjetër të përfitimit.

    Me këto ndryshime, autoritetet presin që rreth 25.35 për qind e popullsisë së kantonit të përfitojë subvencion për sigurimin shëndetësor, duke përmbushur kështu kërkesën ligjore që kjo mbështetje të mbulojë së paku 25 për qind të banorëve.

    Ndërkohë, nga viti 2028, kantoni i Bernës planifikon të ndajë edhe rreth 200 milionë franga shtesë për subvencionimin e primeve të sigurimit shëndetësor, në kuadër të zbatimit të kërkesave të reja federale.

    Qeveritarja kantonale Aline Trede, drejtoreshë e Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë, ka theksuar se rritja e primeve paraqet barrë të madhe për shumë familje dhe se masat e reja synojnë veçanërisht të ndihmojnë familjet me fëmijë dhe prindërit vetushqyes.

    Sipas autoriteteve, rreth 95 për qind e të drejtave për subvencion përcaktohen automatikisht në bazë të të dhënave tatimore, pa pasur nevojë që qytetarët të paraqesin kërkesë të veçantë./Telegrafi/

  • Policia në Gjilan shqipton 1 mijë e 683 gjoba për një javë, 48 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve

    Policia në Gjilan shqipton 1 mijë e 683 gjoba për një javë, 48 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar 1 mijë e 683 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 23–29 tetor 2026, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë rrugore.

    Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë hetuar gjithsej 16 aksidente trafiku, prej të cilave tetë me dëme materiale dhe tetë me persona të lënduar.

    Po ashtu, 49 gjoba janë shqiptuar për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, ndërsa 42 për mosvendosjen e rripit të sigurisë.

    Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar edhe masën e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 48 ngasës.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë apel shoferëve që të ulin shpejtësinë, të respektojnë rregullat e trafikut, të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes dhe të vendosin rripin e sigurisë, duke treguar kujdes të veçantë edhe ndaj këmbësorëve. /Telegrafi/

  • Nis konferenca e përbashkët e Donika Gërvalla-Schwarz dhe Xhelal Sveçlës për rastin e Arlinda Zekajt

    Nis konferenca e përbashkët e Donika Gërvalla-Schwarz dhe Xhelal Sveçlës për rastin e Arlinda Zekajt

    Nis konferenca e përbashkët e Donika Gërvalla-Schwarz dhe Xhelal Sveçlës për rastin e Arlinda Zekajt

    Ka nisur konferenca e përbashkët për media e zëvendëskryeministres dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Konferenca po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe lidhet me rastin e vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, pas dorëzimit të raporteve nga dy ministritë në Zyrën e Kryeministrit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gërvalla: Raporti për vrasjen e Arlindës nuk është i plotë, evidentohen mangësi serioze

    Gërvalla: Raporti për vrasjen e Arlindës nuk është i plotë, evidentohen mangësi serioze

    Gërvalla: Raporti për vrasjen e Arlindës nuk është i plotë, evidentohen mangësi serioze

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë dalë në konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj.

    Gjatë konferencës, Gërvalla bëri të ditur se raporti i përgatitur për këtë rast është pjesërisht i plotë, ndërsa dokumentacioni i shqyrtuar ka nxjerrë në pah mangësi serioze, vonesa dhe mosveprime institucionale.

    Ajo theksoi se konstatimi më shqetësues i raportit është se vrasja e Arlinda Zekajt nuk ndodhi pa paralajmërim.

    “Raporti është pjesërisht i plotë. Dokumentacioni i shqyrtuar vë në pah mangësi serioze, vonesa dhe mosveprime institucionale. Konstatimi më shqetësues është se Arlinda nuk u vra pa paralajmërim”, deklaroi Gërvalla.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gervailla: Arlinda assassination report not complete, serious shortcomings identified

    Justice Minister Donika Grovalla, and Interior Minister Jjelal Svecla have come to the media conference over the 49-year-old murder case of Arlinda Zekiaj.

    During the conference, Gervala indicated that the report prepared for this case is partly complete, while the ongoing documentation has highlighted serious shortcomings, delays and institutional inactions.

    She stressed that the most disturbing agreement of the report is that the murder of Arlinda Zekiaj did not happen without warning.

    Report is partially complete. The reviewed documentation highlights serious shortcomings, delays and institutional inactions. The most disturbing condition is that Arlinda was not killed without warning, Gervala said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Donika Grovalla-Schwarz joint conference, Jjelal Svecla on Arlinda Zekaj case begins

    The joint media conference of Deputy Prime Minister and Justice Minister Donika Grovalla-Schwarz, and Interior Affairs Minister Jedal Svecla has started.

    The conference is being held at the Kosovo Government building and relates to the 49-year-old murder case of Arlinda Zekiaj, following the handover of reports by the two ministries at the prime minister’s office.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dita e tretë e protestës për Arlinda Zekajn, kërkohet përgjegjësi institucionale

    Dita e tretë e protestës për Arlinda Zekajn, kërkohet përgjegjësi institucionale

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po zhvillon për të tretën ditë radhazi protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raporton Ekonomia Online.

    Protesta po mbahet në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritet të mbajnë konferencë për media.

    Protestueset janë afruar pranë hyrjes së objektit të Qeverisë, duke brohoritur “Dilni jashtë!” dhe duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlindës.

    Për dy ditë radhazi, protestueset kanë kërkuar dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës. Ndërkaq, gjatë protestës së djeshme, ato kanë kërkuar edhe burgosjen e përgjegjësve.

    Burimi: Dukagjini

  • Prishtina mbështet fermerët me 12 serra smart, nënshkruhen kontratat për ndërtimin e tyre

    Prishtina mbështet fermerët me 12 serra smart, nënshkruhen kontratat për ndërtimin e tyre

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me drejtoreshën e Bujqësisë, Jeta Rafuna, kanë nënshkruar 12 kontrata me fermerët e Prishtinës për ndërtimin e serrave të pajisura me mekanizma të automatizuar.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, secila serrë do të ketë sipërfaqe prej pesë ari dhe do të jetë e pajisur me teknologji moderne, me qëllim të krijimit të kushteve më efikase për kultivimin e produkteve bujqësore.

    Nga kjo drejtori bëhet e ditur se projekti synon modernizimin e bujqësisë, mbështetjen e fermerëve dhe rritjen e prodhimit vendor.

    Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për një iniciativë të tillë që po realizohet për herë të parë në Kosovë. /Telegrafi/

  • Mblidhen protestuesit para Qeverisë, kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Mblidhen protestuesit para Qeverisë, kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Protestuesit janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku tashmë ka filluar konferenca e dy ministrave, Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.

    Konferenca e përbashkët e ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme ka të bëjë me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë ë Pejës, ndërsa protestuesit po kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie institucionale.

    Një ditë më parë, Zyra e Kryeministrit njoftoi se ka pranuar raportet e hollësishme të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me trajtimin e rastit të viktimës.

    Sipas njoftimit, raportet do të analizohen për të identifikuar lëshimet, neglizhencën, mosreagimin dhe përgjegjësinë e mundshme institucionale.

    Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Gërvalla dhe Sveçla do të flasin për këto raporte dhe veprimet e mëtejme.

    Ndërkohë, protestuesit janë mbledhur para objektit qeveritar, duke vazhduar kërkesat për përgjegjësi nga institucionet që kanë trajtuar rastin e Arlinda Zekajt.

    Vrasja e saj ka nxitur protesta dhe reagime të shumta gjatë ditëve të fundit në Kosovë. /Telegrafi/