Category: Lajme

  • Mblidhen protestuesit para Qeverisë, kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Mblidhen protestuesit para Qeverisë, kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Protestuesit janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku tashmë ka filluar konferenca e dy ministrave, Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.

    Konferenca e përbashkët e ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme ka të bëjë me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë ë Pejës, ndërsa protestuesit po kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie institucionale.

    Një ditë më parë, Zyra e Kryeministrit njoftoi se ka pranuar raportet e hollësishme të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me trajtimin e rastit të viktimës.

    Sipas njoftimit, raportet do të analizohen për të identifikuar lëshimet, neglizhencën, mosreagimin dhe përgjegjësinë e mundshme institucionale.

    Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Gërvalla dhe Sveçla do të flasin për këto raporte dhe veprimet e mëtejme.

    Ndërkohë, protestuesit janë mbledhur para objektit qeveritar, duke vazhduar kërkesat për përgjegjësi nga institucionet që kanë trajtuar rastin e Arlinda Zekajt.

    Vrasja e saj ka nxitur protesta dhe reagime të shumta gjatë ditëve të fundit në Kosovë. /Telegrafi/

  • Dita e tretë e protestës për rastin e Arlindës, protestuesit i afrohen derës së Qeverisë: “Dilni jashtë”

    Dita e tretë e protestës për rastin e Arlindës, protestuesit i afrohen derës së Qeverisë: “Dilni jashtë”

    Dita e tretë e protestës për rastin e Arlindës, protestuesit i afrohen derës së Qeverisë: “Dilni jashtë”

    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist për të tretën ditë radhazi po zhvillon protestë, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Protesta është duke u mbajtur para objektit të Qeverisë, pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pritet të mbajnë konferencë për media.

    Protestuesit i janë afruar hyrjes së Qeverisë, duke brohoritur “Dilni jashtë!” dhe duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlindës. /Klankosova.tv

  • Protestuesit përballen me policët te dera e Qeverisë

    Protestuesit përballen me policët te dera e Qeverisë

    Protestuesit përballen me policët te dera e Qeverisë

    Protestuesit i janë afruar derës së Qeverisë, duke brohoritur “Dilni jashtë!” dhe duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlindës. /Klankosova.tv

  • Gërvalla: Raportin s'e kemi të plotë, u konstatua se Arlindës nuk iu mor jeta pa paralajmërim

    Gërvalla: Raportin s’e kemi të plotë, u konstatua se Arlindës nuk iu mor jeta pa paralajmërim

    Gërvalla: Raportin s'e kemi të plotë, u konstatua se Arlindës nuk iu mor jeta pa paralajmërim

    Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla kanë dalë në konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Gërvalla ka thënë:

    “Raporti është pjesërisht i plotë. Dokumentacioni i shqyrtuar vë në pah mangësi serioze, vonesa dhe mosveprime institucionale. Konstatimi më shqetësues është se Arlinda nuk u vra pa paralajmërim.”

  • Gervailla: Our report is complete, agreed that Arlinda was not taken without warning

    MJustice player Donika Grovalla and Interior Affairs Minister Jelal Svecla have appeared at the media conference over the murder case of Arlinda Zekaj.

    The drill said:

    Report is partially complete. The reviewed documentation highlights serious shortcomings, delays and institutional inactions. The most disturbing condition is that Arlinda was not killed without warning. )

  • Protesters Face Police at Government Door

    PThe rotors have approached the Government door, cheering out! /I did. tv

  • Pas pak konferenca, Krasniqi: Raporti s’është i mirë, do të nxjerrë në pah shumë probleme (VIDEO)

    Pas pak konferenca, Krasniqi: Raporti s’është i mirë, do të nxjerrë në pah shumë probleme (VIDEO)

    Pas pak konferenca, Krasniqi: Raporti s’është i mirë, do të nxjerrë në pah shumë probleme (VIDEO)

    Gazetari Vullnet Krasniqi në emisionin ‘Ora 7’ në Klan Kosova, tha se dyshon se raportet nga dy ministrisë lidhur me rastin tragjik të Arlinda Zekajt, nuk janë të mira dhe do të shfaqin në pah shumë probleme brenda institucioneve.

    Sipas tij, kryeministri Albin Kurti do të duhej të dilte në konferencë, transmeton Klankosova.tv

    “Meqenëse dy ministrat kanë vendosë me dalë në konferencë besoj se raporti nuk është bash i mirë, ka me qitë në pah shumë probleme brenda institucione. Nuk e kuptoj arsyen pse Kryeministri i ka lanë dy ministrat në Konferencë dhe nuk del ai… Megjithatë dy personat e duhur janë t’u dalë në konferencë” – tha Krasniqi.

  • Trump për zgjedhjet në Brazil: Turp i madh

    Trump për zgjedhjet në Brazil: Turp i madh

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka cilësuar zgjedhjet presidenciale të mbajtura këtë javë në Brazil si “turp” dhe “poshtërim” për popullin brazilian.

    I pyetur nga gazetarët se kë e konsideron fitues legjitim të zgjedhjeve, Trump tha se për momentin nuk dëshiron të komentojë këtë çështje.

    “Por mendoj se këto zgjedhje ishin një turp i madh për popullin e Brazilit”, deklaroi ai, duke shtuar se i kishte ndjekur zhvillimet pa mbështetur asnjërën palë.

    Trump pretendoi se kishte pasur mospërputhje gjatë procesit zgjedhor, duke iu referuar edhe performancës së tregjeve financiare si dëshmi të asaj që e quajti një situatë të turpshme për Brazilin.

    Deklaratat e tij vijnë pasi kandidati i mundur në zgjedhjet presidenciale, Flavio Bolsonaro, mbërriti në SHBA pas humbjes ndaj presidentit Luiz Inacio Lula da Silva në raundin e dytë të së dielës.

    Bolsonaro ka pretenduar për manipulim të zgjedhjeve, pa paraqitur prova, dhe ka deklaruar se do ta udhëheqë opozitën nga Florida.

    Ai u largua nga Brazili pavarësisht një urdhri të Gjykatës Supreme, që i kërkonte dorëzimin e pasaportave në kuadër të një hetimi për dyshime mbi pastrim parash dhe mashtrim financiar.

    Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se Bolsonaro dhe familjarët e tij të afërt kishin marrë viza për të hyrë në SHBA.

  • Arlinda ia thotë Antonetës: Shumë e zgjuar ja ke nis me m'pëlqy

    Arlinda ia thotë Antonetës: Shumë e zgjuar ja ke nis me m’pëlqy

    Tre banorët e parë të Big Brother VIP Kosova kanë filluar të ambientohen me shtëpinë, teksa po shfrytëzojnë kohën për t’u njohur më shumë me njëri-tjetrin.

    Edhe pse deri më tani në shtëpi ndodhen vetëm tre banorë, kurioziteti i publikut për t’i njohur më nga afër është rritur që në orët e para të qëndrimit të tyre.

    Një nga momentet që mori vëmendje ishte një diskutim mes Arlindës dhe Antonetës, ku gjatë bisedës Arlinda i tha kësaj të fundit se kishte filluar ta pëlqente si person, duke e komplimentuar për zgjuarsinë e saj.

    “Shumë smart, ja ke nis mem pëlqy”, u shpreh Arlinda.

    Ndryshe, Arlinda, Antoneta dhe Niche janë tre banorët e parë të këtij edicioni të BBVK-së. Spektakli zyrtar nis sonte, ndërsa pritet që shtëpisë t’i bashkohen edhe 17 banorë të tjerë, duke e bërë garën edhe më interesante.

  • Vazhdon asfaltimi në Lotin 4 të aksit Dollc–Zahaq

    Vazhdon asfaltimi në Lotin 4 të aksit Dollc–Zahaq

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se pak më shumë se tri javë më parë në këtë lot ishte asfaltuar një pjesë e segmentit, ndërsa tashmë po punohet edhe në pjesën e mbetur.

    Sipas ministrisë, punimet po zhvillohen çdo ditë, ndërsa po punohet për tejkalimin e pengesave me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të projektit dhe lehtësimit të qarkullimit për qytetarët.

    Burimi: RTKLive