Category: Lajme

  • LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

    LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

    Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

    Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

    LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

  • Vazhdon asfaltimi i rrugës që lidh Reçanin me Lubinjën e Epërme dhe të Poshtme në Prizren

    Vazhdon asfaltimi i rrugës që lidh Reçanin me Lubinjën e Epërme dhe të Poshtme në Prizren

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se sot ka vazhduar asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Reçan me Lubinjën e Epërme dhe Lubinjën e Poshtme në Komunën e Prizrenit.

    Sipas Bashës, projekti përfshin një gjatësi prej 8.45 kilometrash dhe ka vlerë të përgjithshme prej 1.5 milionë eurosh, nga të cilat 1.2 milionë euro financohen nga Qeveria e Kosovës.

    Ai ka bërë të ditur se projekti po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe përfshin një sërë ndërhyrjesh infrastrukturore, përfshirë demolimin e shtresave ekzistuese të asfaltit, punimet tokësore, gërmimet dhe përgatitjen e shtresave të tamponit, si dhe ndërtimin e shtresave të reja të betonit dhe asfaltit.

    Ndër të tjera, projekti parasheh ndërtimin e rreth 100 pilotave dhe murit mbrojtës, me qëllim të përforcimit dhe mbrojtjes së segmenteve ku nevojiten ndërhyrje të tilla. Punimet përfshijnë edhe realizimin e lëshesave rrethore.

    Basha ka theksuar se bëhet fjalë për një projekt të pritur prej kohësh nga banorët e kësaj zone, i cili tashmë po realizohet me mbështetjen financiare të Qeverisë. /Telegrafi/

  • Elijona përmend rastin e Arlinda Zekajt: Nuk është esenca me e ruajtë vajzën, por me eduku djalin

    Elijona përmend rastin e Arlinda Zekajt: Nuk është esenca me e ruajtë vajzën, por me eduku djalin

    Elijona mbrëmë është futur si e ftuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku ka qëndruar për një kohë të shkurtër, përpara se të largohej nga shtëpia, duke u përshëndetur me tre banorët e rinj, të cilët kanë hyrë një ditë para nisjes zyrtare të spektaklit.

    Gjatë qëndrimit të saj, ajo ka folur për eksperiencën në edicionin e kaluar, duke theksuar rëndësinë e njohjes së gjuhës televizive.

    Elijona potencoi se ndoshta ajo që duhej të kishin bërë ata më mirë ishte të diskutonin për tema aktuale siç përmendi po ashtu edhe rastin e Arlinda Zekajt, vdekja e së cilës ka prekur të gjithë vendin.

    Duke folur për këtë çështje, Elijona dha edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për edukimin dhe përgjegjësinë shoqërore, duke theksuar se parandalimi i dhunës nuk duhet të shihet vetëm si përgjegjësi e vajzave dhe grave, por edhe si nevojë për edukimin e djemve dhe burrave.

    “Nuk është gjithmonë esenca me e rujt vajzën, por nashta edhe me eduku djalin”, deklaroi ajo.

    Ndërkohë, rasti në fjalë ka nxitur protesta në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë kanë protestuar për dy ditë radhazi, ndërsa një tjetër protestë është paralajmëruar edhe për mëngjesin e sotëm, në shenjë pakënaqësie dhe kërkese për drejtësi për viktimat e dhunës ndaj grave.

    Mesazhi i Elijonës riktheu në vëmendje rëndësinë e trajtimit të temave me karakter shoqëror edhe në platformat televizive me audiencë të madhe.

  • azhdojnë punimet e asfaltimit në aksin Dollc–Zahaq, po shtrohet edhe pjesa e mbetur e Lotit 4

    azhdojnë punimet e asfaltimit në aksin Dollc–Zahaq, po shtrohet edhe pjesa e mbetur e Lotit 4

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë vazhduar punimet e asfaltimit në Lotin 4 të aksit rrugor Dollc–Zahaq (N9).

    Përmes një postimi, Basha ka bërë të ditur se pak më shumë se tri javë më parë në këtë lot ishte asfaltuar një pjesë e segmentit, ndërsa aktualisht po vazhdon asfaltimi edhe në pjesën e mbetur.

    Ai ka theksuar se punimet po zhvillohen çdo ditë, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po angazhohet për të ndihmuar kontraktorët në tejkalimin e pengesave, me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të projektit.

    Sipas Bashës, përfundimi i këtyre punimeve pritet të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit për qytetarët. /Telegrafi/

  • The work of asphalt on the DolcʹZahak axis continues, and the rest of Lot 4 are under way.

    Infrastructure and Transport Minister Dimal Basha has announced they have continued the asphalt work in Lot 4 of the Dolc Zahak road axis (N9).

    Through a post, Basha has announced that just over three weeks earlier, a portion of the segment had been asphalted as the asphalt is currently continuing in the rest.

    He has stressed that works are being carried out every day, while the Ministry of Infrastructure and Transport are engaged to help contractors overcome obstacles, with the aim of completing the project as soon as possible.

    According to Basha, completion of these works is expected to affect the relief of circulation for citizens. /Telegraphy/

  • Shkon në katër numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit të EUFOR-it në Bosnje, 11 të lënduar

    Shkon në katër numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit të EUFOR-it në Bosnje, 11 të lënduar

    Shkon në katër numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit të EUFOR-it në Bosnje, 11 të lënduar

    Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur të enjten në një fshat pranë Bërçkos në Bosnje e Hercegovinë, ku është rrëzuar një helikopter i misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian, EUFOR. Si pasojë, katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 të tjerë janë lënduar.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë misioni EUFOR, përmes një komunikate, ku është konfirmuar se të lënduarit janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim mjekësor.

    Sipas EUFOR-it, nga aksidenti nuk është dëmtuar infrastruktura civile, prona apo automjetet, ndërsa nuk ka pasur asnjë civil të lënduar.

    Helikopteri i rrëzuar ishte i tipit CH-47 Chinook dhe i përkiste kontingjentit italian të misionit.

    Pas aksidentit ka reaguar edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

    “Lajmi për aksidentin tragjik të helikopterit italian të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë është shkak për pikëllim të thellë. Në mendjen dhe zemrat tona janë viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që, të angazhuar në misionin për paqe dhe stabilitet në rajon, po kalojnë orë ankthi”, ka shkruar Meloni.

    Edhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur solidaritetin e Evropës me Italinë, duke bërë të ditur se BE-ja është në kontakt të ngushtë me komandantin e EUFOR-it dhe përfaqësuesit e saj në terren.

    Ndërkohë, kryetari i Bërçkos, Sinisha Miliq, ka thënë se autoritetet lokale janë duke u kujdesur për të lënduarit dhe janë të gatshme t’i transferojnë ata në qendra më të mëdha klinike, nëse paraqitet nevoja.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente, ndërsa zona është siguruar.

    Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës, Zukan Helez, ka bërë të ditur se në aksident nuk janë përfshirë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të këtij shteti.

    EUFOR ka njoftuar se ka nisur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

    Misioni i Bashkimit Evropian vepron në Bosnje e Hercegovinë që nga viti 2004, në kuadër të operacionit Althea, me qëllim të ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në vend.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • It goes to four death toll from the collapse of EUFOR helicopter in Bosnia, 11 injured

    A serious air accident occurred Thursday in a village near Brcko in Bosnia and Herzegovina, where a helicopter of the European Union’s peacekeeping mission has crashed, EUFOR. As a result, four people have lost their lives, while 11 others have been hurt.

    The news has been made known by the EUFOR mission itself, through a communique, where it has confirmed that the injured are in stable condition and are receiving medical treatment.

    According to EUFOR, no civilian infrastructure, property or vehicles has been damaged by the accident, while there have been no civilians injured.

    The crashed helicopter belonged to the CH-47 Chinook type and belonged to the Italian contingent of the mission.

    After the accident, Italy’s prime minister, Giorgia Melon, has also responded, who has expressed condolences for the families of the victims.

    Lami for the tragic accident of Italian EUFOR helicopter in Bosnia and Herzegovina is a cause for deep grief. In our minds and hearts are victims, their families and all who, engaged in the mission for peace and stability in the region, are spending hours of anxiety, Mellon wrote.

    Even European Union diplomacy chief Kaya Kallas has expressed Europe’s solidarity with Italy, suggesting that the EU is in close contact with EUFOR commander and its representatives on the ground.

    Meanwhile, Brcko chairman Sinisa Miliq has said local authorities are taking care of the injured and are willing to transfer them to larger clinical centres if necessary.

    Police teams, firefighters and emergency services have emerged at the scene, while the area has been secured.

    Bosnia and Herzegovina Defence Minister Zukan Helez has indicated that no members of the state’s Armed Forces were involved in the accident.

    EUFOR has announced that it has launched a thorough investigation to lighten the circumstances of the accident.

    The European Union mission has been operating in Bosnia and Herzegovina since 2004, under Operation Althea, with the goal of maintaining a safe and stable environment in the country.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Humb jetën i riu që u aksidentua para disa ditësh, vëllai i aktorit të njohur

    Humb jetën i riu që u aksidentua para disa ditësh, vëllai i aktorit të njohur

    Humb jetën i riu që u aksidentua para disa ditësh, vëllai i aktorit të njohur

    Berat Asllani, vëllai i aktorit të njohur Agan Asllani, ka humbur jetën ditë ditë pasi u aksidentua me motoçikletë.  

    Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Agani përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale.

    “Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, por me besim të plotë në caktimin e Allahut, njoftoj familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta vëllai ynë i dashur, Berat Asllani”, ka shkruar Agani. /Klankosova.tv

  • Francë: Përçarjet politike rrisin shanset për balotazh Le Pen–Melenchon

    Francë: Përçarjet politike rrisin shanset për balotazh Le Pen–Melenchon

    Francë: Përçarjet politike rrisin shanset për balotazh Le Pen–Melenchon

    Përplasjet mes forcave politike të qendrës në Francë po shtojnë mundësinë që zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 të përfundojnë me një balotazh mes Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon.

    Sipas Reuters, rivaliteti mes kandidatëve të moderuar, në vend të një fronti të përbashkët politik, po dobëson mundësitë e tyre për të arritur në raundin e dytë.

    Sondazhet e fundit tregojnë se Le Pen dhe Mélenchon po forcojnë pozitat e tyre në garën presidenciale, ndërsa kandidatët e qendrës po përballen me vështirësi për të fituar mbështetjen e votuesve.

    Zhvillimet vijnë në prag të përfundimit të mandatit të presidentit Emmanuel Macron, në një klimë të karakterizuar nga polarizimi politik dhe dobësimi i kampit të qendrës.

  • Protestë edhe në Mitrovicë për rastin e Arlindës, gazetari Boshnjaku jep detaje

    Protestë edhe në Mitrovicë për rastin e Arlindës, gazetari Boshnjaku jep detaje

    Protestë edhe në Mitrovicë për rastin e Arlindës, gazetari Boshnjaku jep detaje

    Për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajr është duke u protestuar që dy ditë në Prishtinë, ndërkohë që edhe në qytetin e Mitrovicës është paralajmëruar marsh.

    Korrespodenti Urall Boshnjaku, ka dhënë detaje shtesë në ‘Ora Shtatë’ në Klan Kosova.

    “Shoqëria Civile në Mitrovicë sot është organizuar që të bëj një protestë në mënyrë që të kërkoj drejtësi dhe llogaridhënie e cila vdiq duke qenë në duart e shtetit dhe në një formë ose tjetrën shumë njerëz edhe figurativisht duke thënë se ‘shteti e vrau’ Arlindën” – theksoi Boshnjaku.

    Ai tha se protesta do të mbahet nga ora 13:00, ku do të marshohet prej sheshit “Isa Boletini” në drejtim të Gjykatës në Mitrovicë, e pastaj do të vazhdojnë te Qendra për Punë Sociale dhe në pjesën finale drejt stacionit policor.