Category: Lajme

  • E trishtë: Vdes vëllai i aktorit Agan Asllani, u aksidentua me motoçikletë

    E trishtë: Vdes vëllai i aktorit Agan Asllani, u aksidentua me motoçikletë

    E trishtë: Vdes vëllai i aktorit Agan Asllani, u aksidentua me motoçikletë

    Ka ndërruar jetë Berat Asllani nga Mitrovica, i cili disa ditë më parë ishte përfshirë në një aksident me motoçikletë në këtë qytet.

    Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai i tij, aktori i njohur Agan Asllani, përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale.

    “Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, por me besim të plotë në caktimin e Allahut, njoftoj familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta vëllai ynë i dashur, Berat Asllani”, ka shkruar Agani.

    Familja ka bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojë me kohë.

    Vdekja e Beratit ka lënë në pikëllim familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gërvalla e Sveçla kërkonin dorëheqjen e ministrave më 2016, sot nuk japin të tyren

    Gërvalla e Sveçla kërkonin dorëheqjen e ministrave më 2016, sot nuk japin të tyren

    Gërvalla e Sveçla kërkonin dorëheqjen e ministrave më 2016, sot nuk japin të tyren

    Më 2016, Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla kërkonin dorëheqjen e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë pas vdekjes së Astrit Deharit.

    Dhjetë vjet më vonë, të dy drejtojnë këto ministri.

    Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë.

    Rasti i Deharit kishte ndodhur më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

    Ministrat e atëhershëm ishin Skënder Hyseni dhe Dhurata Hoxha.

    Më 13 nëntor, Gërvalla kërkonte hetime të pavarura dhe pezullime, por nuk ndalej te përgjegjësit e drejtpërdrejtë.

    “Ministri i brendshëm dhe ministrja e drejtësisë me deklaratat e saj qesharake do të duhej të kishin dhënë dorëheqje që para një jave.”

    “Por fatkeqësisht përgjegjësia morale dhe politike nuk është kategori të cilën e njeh elita politike kosovare”, shkruante ajo në Facebook, raporton Nacionale.

  • Edi Rama do dialog, përsërit thirrjen për studentët

    Edi Rama do dialog, përsërit thirrjen për studentët

    Edi Rama do dialog, përsërit thirrjen për studentët

    Protesta ndaj Qeverisë në Shqipëri vazhdon këtë të premte në ditën e saj të 18-të.

    Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kryeministrit për dialog, protestuesit vijojnë të mbajnë qëndrimin e tyre, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.

    Edhe gjatë ditës së sotme, Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje të karrigeve të vendosura përpara Kryeministrisë, përmes të cilave ka përsëritur ftesën për bisedime me studentët. /Klankosova.tv

  • Erdhi dita, super spektakli Big Brother VIP Kosova rikthehet sonte!

    Erdhi dita, super spektakli Big Brother VIP Kosova rikthehet sonte!

    Erdhi dita, super spektakli Big Brother VIP Kosova rikthehet sonte!

    Super spektakli më i ndjekur në shqiptari, Big Brother VIP Kosova, rikthehet sonte.

    Shikuesit e Klan Kosovës, e kanë veç një mision.

    Të ulen përpara ekraneve dhe ta shijojnë nisjen e edicionit të pestë të këtij formati, që do të sjellë emocione dhe dinamika të jashtëzakonshme që 20 banorët e shtëpisë më të famshme shqiptare sjellin qysh në natën e parë.

    Për këtë sezon është përzgjedhur një kast tejet divers, me personalitete të spikatura nga muzika, televizioni, arti dhe fusha të ndryshme të jetës publike.

    Vëllai i Madh ka befasuar mbrëmë, duke futur brenda shtëpisë tre banorë.

    Por spektakli i vërtetë nis sonte!

    Klan Kosova, 20:45

  • It’s a big Big Brother show. V IP Kosova returns tonight!

    STop show in Albanian, Big Brother V IP Kosova, returns tonight.

    The viewers of the Kosovo Clan have only one mission.

    Sit ahead of the screens and enjoy the launch of the fifth edition of this format, which will bring extraordinary emotions and dynamics that the 20 residents of the most famous Albanian house bring from the first night.

    This season has been selected as an overly diversty, with personalities marked by music, television, art, and various areas of public life.

    Big Brother surprised last night by bringing three residents into the house.

    But the real show starts tonight!

    Klan Kosova, 20:45

  • Sot nis java e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, luhet vetëm një ndeshje

    Sot nis java e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, luhet vetëm një ndeshje

    Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e premte) me ndeshjen e vetme të ditës, ku Ballkani e pret Drenicën në Suharekë. Katër përballjet e tjera të javës zhvillohen të shtunën dhe të dielën, me disa duele interesante në program.

    Java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës nis këtë të premte me një përballje që pritet të sjellë rivalitet, pasi Ballkani dhe Drenica matin forcat nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

    Skuadra vendase do të kërkojë të shfrytëzojë përparësinë e fushës për të marrë pikët e plota, ndërsa Drenica udhëton në Suharekë me synimin për të befasuar dhe për të marrë një rezultat pozitiv në këtë udhëtim.

    Kjo do të jetë ndeshja e vetme e ditës, ndërsa xhiroja vazhdon të shtunën me dy përballje dhe të dielën gjithashtu me dy përballje.

    Drita pret Vushtrrinë në Gjilan nga ora 13:00, kurse Llapi dhe Prishtina përballen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nga ora 13:00.

    Të dielën, Malisheva e pret Feronikeli ’74 nga ora 13:00, ndërsa Dukagjini dhe Gjilani e mbyllin javën e 12-të me duelin që nis në orën 17:00 në Klinë. /Telegrafi/

  • Ferizajit po i shtohet një park i ri në ish-lokacionin e Stacionit të Autobusëve

    Ferizajit po i shtohet një park i ri në ish-lokacionin e Stacionit të Autobusëve

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se po realizohet projekti për ndërtimin e një parku të ri në ish-lokacionin e Stacionit të Autobusëve në këtë qytet.

    Përmes një postimi, Aliu ka bërë të ditur se hapësira e re do të përfshijë zona të gjelbra, kënde rekreative dhe hapësira sportive, duke synuar krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për qytetarët.

    Ai ka theksuar se projekti po realizohet në përputhje me zotimin e dhënë, ndërsa parku do të jetë pjesë e konceptit të zgjerimit të hapësirave të gjelbra në qytetin e Ferizajt.

    Sipas Aliut, kjo hapësirë do të kontribuojë në përmirësimin e ambientit urban dhe në krijimin e mundësive më të mira për rekreacion dhe aktivitete sportive për qytetarët. /Telegrafi/

  • Raportohet për sulm amerikan ndaj një strukture raketore në Iran, shpërthime pranë Ngushticës së Hormuzit

    Raportohet për sulm amerikan ndaj një strukture raketore në Iran, shpërthime pranë Ngushticës së Hormuzit

    Raportohet për sulm amerikan ndaj një strukture raketore në Iran, shpërthime pranë Ngushticës së Hormuzit

    Një sulm amerikan ndaj një strukture për lëshimin e raketave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në ishullin Qeshm, në jug të Iranit, është raportuar gjatë orëve të fundit.

    Në të njëjtën kohë, mediat iraniane kanë raportuar për shpërthime dhe aktivizim të sistemeve të mbrojtjes ajrore në zonën përreth Ngushticës së Hormuzit.

    Sipas raportimeve të mediave lokale, shpërthime janë dëgjuar pas mesnatës pranë aeroportit Bandar-e Jask, në jug të Iranit, por deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera për incidentin.

    Ndërkaq, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim ka pretenduar se Garda Revolucionare ka kapur një avion luftarak armik mbi ishullin Qeshm, duke e detyruar atë të largohej nga zona.

    Edhe agjencia Fars ka raportuar për disa shpërthime pranë Ngushticës së Hormuzit, të cilat, sipas saj, ndodhën gjatë lëshimit të raketave tokë-ajër kundër avionëve luftarakë amerikanë.

    Megjithatë, raportimet për sulmin amerikan nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Po ashtu, ende nuk dihet nëse incidentet kanë shkaktuar viktima apo dëme materiale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn mbahet sot edhe në Pejë

    Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn mbahet sot edhe në Pejë

    Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn mbahet sot edhe në Pejë

    Përveç Prishtinës, protestë për drejtësi dhe përgjegjësi për rastin e Arlinda Zekajt do të mbahet të premten edhe në qytetin e Pejës.

    Protesta është thirrur për orën 12:00 dhe do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Pejë. Pjesëmarrësit pritet të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra nga ish-kunati i saj, pas problemeve me ish-bashkëshortin.

    Protestat në Prishtinë janë shoqëruar me kërkesa për përgjegjësi dhe llogaridhënie për vrasjen e Zekajt. Përveç suspendimeve që tashmë kanë ndodhur, qytetarët dhe aktivistet gra kanë kërkuar edhe dorëheqje e shkarkime të zyrtarëve përgjegjës.

    Në mesin e kërkesave të protestuesve janë përfshirë edhe dorëheqjet e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Kuvendi i Kosovës e ka themeluar një komision parlamentar për të hetuar nëse kishte mungesë veprimesh nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt ditë më parë, ndërkohë që autoritetet i kanë pezulluar 13 zyrtarë që ishin marrë me rastin e saj për dhunë në familje.

    Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e saj, e cila ndodhi pavarësisht thirrjeve të saj të vazhdueshme për mbrojtje, ka nxitur zemërim të madh dhe protesta në vend.

    Në një seancë të enjten, Kuvendi e miratoi me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim komisionin hetimor me 11 anëtarë, i cili ka për detyrë të zbardhë lëshimet e dyshuara zinxhirore të institucioneve në rastin e 49-vjeçares nga Vitomirica e Pejës.

    Komisioni detyrohet që ta përpilojë një raport përfundimtar me gjetjet e hetimit dhe t’ia paraqesë atë Kuvendin brenda një afati prej gjashtë muajve nga data e themelimit. Ky komision buron nga një rezolutë që Kuvendi e miratoi të hënën për hetimin e vrasjes së Zekajt dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 30.10.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    NS 220/10[kV] Drenas Nga dalja 10[kV] J34 Drenas Qendra do të ndërpritet: TS 10/04kV TS Posta (kodi: 16100001002) nga ora 10:30 deri në 15:00 Vendet: TS Posta, Rr. Bedri Shala Arsyeja: Punime në projektin TS Posta – vendosja e kabllos ABC.

    Nga TS 110/35/10kV Palaj do të ndërpritet: Dalja 10kV Prilluzha (kodi: 18024003) nga ora 10:00 deri në 15:30 Vendet: Fidanishte, Fidanishte Kastriot, Hashant, Elektro Monti, Palaj, Stanovci i Ulët, Prilluzha, Lumi i Madh, Gllavotini, Bivolaku, Zhilivoda, Strovci dhe Bequku Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Pastrim i trase-së

    Në NS 110/10/20 kV Prishtina 2 TS 10/04kV TS 4 Llullat 1 (kodi: 11000085022) do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 15:00. Vendet: Pjesë të rr. afër 4 Llullat Arsyeja: Shtrirja e kabllos ABC sipas projektit.

    Punime në projekte investive

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërpritet: Dalja 10kV J17 Kodra e Trimave 9 (kodi: 13000007) nga ora 08:30 deri në orën 18:00 Vendet: Kodra e Trimave (te zjarrfikësit), Rr. Adem Keçekolla Arsyeja: Konvertimi nga 10kV në 20kV në projektin P3-P5 Feeder 2, pjesa që ka mbetur, dhe ndërrimi i trafos te TS Hidroteknika!

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërpritet: Dalja 10kV J24 Xhamia e Llapit II (kodi: 13000014) nga ora 08:30 deri në orën 18:00 Vendet: Rr. Bedri Gjini Arsyeja: Konvertimi nga 10kV në 20kV në projektin P3-P5 Feeder 2, pjesa që ka mbetur, dhe ndërrimi i trafos te TS Hidroteknika!:

    Pejë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga  TS 110/35/10[kV] Peja 1 (H09) do të ndërprehet:

    NS 35/10kV Peja II (H06) me kod: 500510  dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV  prej orës 10:30  deri në ora 15:30

    Vendet: Rrugët: Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Avdyl Frashëri (një pjesë), Dr.Nuredin Çeku (një pjesë), Eqrem Çabej,  Gjergj Fishta, Halil Turku (një pjesë), Isa Boletini, Maria Shllaku, Rifat Burxheviq dhe Shaban Spahija, Agim Radoniqi (një pjesë), Asllan Çeshma, Azem Bejta, Bege Maliqi, Beteja e Albulenës (një pjesë), Dëshmorët e Peklenës (një pjesë), e Çamërisë, Gjergj Fishta, Jusuf Kelmendi (një pjesë), Kapetan Rudi, Mbreti Bardhyl, Rifat Burxheviq (një pjesë), Sylë Tabaku dhe Tahir Coli, Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Bajram Kelmendi, De Rada, Elena Gjika (një pjesë), Enver Hadri, Esat Berlajolli, Gjenerali Wesly Clarc (një pjesë), Isa Boletini, Lekë Dukagjini, Mbreti Bardhyl (një pjesë), Nëna Terezë (një pjesë), Onufri, Ramiz Xhema (një pjesë), Shaban Spahija (një pjesë), Shaqir Qavolli, Veslli Kllark, Viljem Voker dhe Xhevat Begolli, Burma, Eliot Engel, Faik Konica (një pjesë), Gazmend Zajmi (një pjesë), Gjemajl Shkololli, Kongresi, Lirisë, Mbretëresha Teutë (një pjesë), Qarshia e Gjatë, Shaban Basha, Sheshi Haxhi Zekës, Zejtarëve (një pjesë) dhe Zekirja Rexha (një pjesë), 12 Qershori, Lekë Dukagjini (një pjesë), Maria Shllaku, Qendra Spitalore e Pejës, Manastiri i Pejës, Ujësjellësi, Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Avdyl Frashëri (një pjesë), e Tesllës (një pjesë), Flori e Lauri, Koço Floku, Lekë Dukagjini, Mbreti Zog (një pjesë), Mulla Agani (një pjesë), Nëna Terezë, Pal Engjëlli, Perandori Justinian, Rashit Gorani, Rifat Begolli (një pjesë), Xheladin Hana dhe Gjimnazi.

    Fshatrat: Bogë, Drelaj, Dugaivë, Haxhaj, Koshutan, Kuqishtë, Leqinat, Llaz, Llutov, Maja e Zezë, Malaj, Neqinat, Pecaj, Pepiq, Reka e Allagës, Shkrel, Shtupeq, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël dhe Stankaj, Levoshë dhe Maja e Zezë,

    Arsyeja: Punime ne kthina.

    NS 220/10[kV] Drenas Nga dalja 10[kV] J34 Drenas Qendra do të ndërpritet: TS 10/04kV TS Posta (kodi: 16100001002) nga ora 10:30 deri në 15:00 Vendet: TS Posta, Rr. Bedri Shala Arsyeja: Punime në projektin TS Posta – vendosja e kabllos ABC.

    Nga NS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J02 Vitomirica (kodi: 50000010) nga ora 11:00 deri në orën 16:00 Vendet: Fshatrat: Dubovë, Dubovë e Madhe, Dubovë e Vogël, Fusha e Pejës (një pjesë), Katundi i Ri, Novosellë, Vitomiricë, Vitomiricë I, II dhe III dhe Ozdrim. Rrugët: Selmon Lajqi (një pjesë), Tranzit. Arsyeja: Realizimi i punëve sipas PEE me ZT.

    Nga TS 110/10[kV] Klina do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J10 Jashanica (kodi: 52000003) nga ora 09:00 deri në 15:00 Vendet: Pograxh, Qupev, Jellovc, Resnik, Jashanica, si dhe Led Light Tehnology-BRRE Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Vërejtje: Ka BRRE!

    Nga TS 110/10[kV] Istogu do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Vrella (kodi: 54000002) nga ora 09:00 deri në 10:00. Vendet: Rrugët: Arben Januzaj, Bajram Gashi (një pjesë), Binak Prekiqi-Vrellë (një pjesë), Burimit (një pjesë), e Kosharës (një pjesë), Hysni Zajmi, Ismet Bicaj-Vrellë (një pjesë), Izet Shatri-Vrellë (një pjesë), Laxhja e Shqiponjave, Naim Dreshaj-Vrellë (një pjesë), Nimon Demaj, Qazim Hakaj (një pjesë), Rexhë Murati, Selim Bajramaj, Sheshi i Lirisë-Vrellë dhe Skender Maraj. Fshatrat: Cerrcë, Kamenicë, Istog (një pjesë), Istog i Vogël (një pjesë), Lubozhdë, Studenicë, Stupë dhe Vrellë. Arsyeja: Shkyçja e konsumatorëve industrialë.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga NS 35/10[kV] Zhuri do të ndërpritet: Dalja 10kV J04 Hoqa e Qytetit (kodi: 30035005) nga ora 09:00 deri në 14:00. Vendet: Hoqa e Qytetit, Billusha, Jeshkove, Leskovec, Lybeqeve, Kuzhnin-Lez, Monimix Gurethyes Zhur, Susuri SHPK. Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve të gjetura me dron.

    Nga NS 110/35/10kV Theranda do të ndërpritet: Dalja 10 kV J03 Mamusha (kodi: 32000006) nga ora 10:00 deri në 15:30 Vendet: Leshan, Tërrnjë, Neprebishtë, Mamushë, Zojzë, Medvec, Sërbicë e Ulët, afariste: Mulliri Rizam, Mulliri i Ri, Mulliri Xhevdet Mazreku. Arsyeja: Ndërprerje për siguri, pastrimi i trasesë nga drunjtë.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III Gaçka – Degëzimi drejtimi për Burrnik do të ndërpriten nga ora 10:00 deri në 15:30

    NS 10/04kV TS Gaqka te qeshmja kodi:40042002028

    NS 10/04kV TS Gaqka blind kodi:40042002029

    NS 10/04kV TS Gaqka Qallakt, Ejupt kodi:40042002030

    NS 10/04kV TS Burrnik kodi:40042002031

    NS 10/04kV TS Izhanc kodi:40042002032

    NS 10/04kV TS Kashtanjev 1 kodi:40042002033

    NS 10/04kV TS Kashtanjev 2 xhamia kodi:40042002034

    NS 10/04kV TS TS Kashtanjev 3 Lugi kodi:40042002035

    Vendet: pjesërisht Gaqka, Burrnik, Kashtanjev. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive / Pastrim traseje

    Punime nga pala e tretë

    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J14 Sillosi (kodi: 40041001) nga ora 10:00 deri në 14:00 Vendet: Rr. 28 Nëntori, TS Ganimete Tërbeshi. Arsyeja: Përfundimi i punimeve sipas PEE-së së aprovuar.

    Mitrovicë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga NS 110/10(20)kV Skenderaj do të ndërpritet: Dalja 10kV J03 Turiqevci (kodi: 74000006) nga ora 10:00 deri në 15:00 Vendet: Llausha, Rakinica, Kopiliq i Epërm, Kllodernica, Turiqefc, Buroj, Vojnik, Izbica, Ozrim, Kopiliq i Ulët, Aqarevë Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve të identifikuara nga droni.

    Gjakovë

    Punime në projekte investive

    Nga NS 35/10[kV] Xërxa do të ndërpritet: Dalja 10kV J08 Fortesa (kodi: 82081009) nga ora 09:00 deri në orën 17:00 Vendet: Bellacërk, Sapniq, Fortesë. Arsyeja: Vendosja e konzollave dhe shtyllave të T.M., energjizimi i trafos Latif Popaj.

    Nga NS 35/10[kV] Xërxa do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Podrumi (kodi: 82081008) nga ora 09:15 deri në 17:00 Vendet: Fshatrat: Bellacërkë (një pjesë), Berjakë dhe Sapniq (një pjesë). Arsyeja: Vendosja e konzollave dhe shtyllave të T.M., energjizimi i trafos Latif Popaj.

    Punime nga pala e tretë

    Nga NS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J08 Skivjani (kodi: 80080054) nga ora 09:00 deri në 13:00 Vendet: Fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë (një pjesë), Osek Pashë, Plançor, Skivjan. Arsyeja: Vendosja e izolatorëve dhe lidhja e përçuesve në shtyllën kyçëse sipas projektit të aprovuar.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga TS Kamenica 110/10 [kV] Në daljen 10kV J04 Strezovci do të ndërpriten nga ora 10:00 deri në orën 14:30 këto TS:

    TS 10/0.4 kV Meshina me kod 62000005033

    TS 10/0.4 kV Buxhenicë me kod 62000005035

    TS 10/0.4 kV TS i Ri me kod 62000005036

    TS 10/0.4 kV Srezoci 1 me kod 62000005037

    TS 10/0.4 kV Kosovicë me kod 62000005038

    TS 10/0.4 kV Carec me kod 62000005039

    TS 10/0.4 kV Bushincë me kod 62000005040

    TS 10/0.4 kV Tirincë me kod 62000005041

    TS 10/0.4 kV Strezoc me kod 62000005061

    TS 10/0.4 kV Srezovci III me kod 62000005057

    TS 10/0.4 kV me kod 62000005043

    TS 10/0.4 kV Srezoci 2 me kod 62000005042

    TS 10/0.4 kV Leshtar me kod 62000005049

    TS 10/0.4 kV Bolec me kod 62000005050

    TS 10/0.4 kV me kod 62000005047

    TS 10/0.4 kV Gurthyesi-Leshtar me kod 62000005060

    TS 10/0.4 kV Krileve me kod 62000005059

    TS 10/0.4 kV Krileva 2 me kod 62000005048

    TS 10/0.4 kV Vaganesh me kod 62000005051

    TS 10/0.4 kV Kremenata 1 me kod 62000005052

    TS 10/0.4 kV Kremenata 2 me kod 62000005053

    TS 10/0.4 kV Grexhenik me kod 62000005055

    TS 10/0.4 kV Rahovicë, TS-privat, Lumturim Sylejmani me kod 62000005054

    TS 10/0.4 kV Rahovicë, TS-privat, Lumturim Sylejmani me kod 62000005063

    Vendet: Meshinë, Ranillug, Hajnoc, Krilevë, Strezoc, Tirincë, Bolec, Strezoc, Kosovicë, Carevc, Bushincë, Rr. Edit Durhami, Tirincë, Strezoc, Leshtar, Strezoc, Leshtar, Strezoc, Leshtar, Strezoc, Leshtar, Bolec, Leshtar, Reçan, Berivojcë, Krilevë, Zhegër, Krilevë, Leshtar, Krilevë, Krilevë, Kremenatë, Kremenatë, Strezoc, Tugjec, Gragjenik, Rahovicë, Rahovicë. Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali