Category: Lajme

  • Si e gjeti sërish Ronald Araujo formën e tij më të mirë pas largimit nga Barcelona?

    Si e gjeti sërish Ronald Araujo formën e tij më të mirë pas largimit nga Barcelona?

    Ronald Araujo po përjeton një rilindje në karrierën e tij pas huazimit nga Barcelona te Liverpooli, ku mbrojtësi uruguaian është shndërruar në njërin prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës angleze.

    Kur Liverpooli e zyrtarizoi transferimin e tij në formë huazimi njëvjeçar, në gusht, me mundësi blerjeje në fund të sezonit, pritshmëritë nuk ishin shumë të larta. Arsyet lidhen me përvojat jo të mira të klubit anglez me disa huazime të mëparshme, por edhe me sezonin e vështirë që Araujo kishte kaluar në Barcelonë.

    Edhe pse dikur konsiderohej ndër mbrojtësit më të mirë në futbollin spanjoll, 27-vjeçari kishte humbur një pjesë të rëndësishme të rolit të tij te katalunasit, duke startuar vetëm në 11 ndeshje të La Ligës gjatë sezonit 2025/26. Gabimet në pozicionim, ndërhyrjet e nxituara dhe problemet me lëndimet kishin shtuar dyshimet për të ardhmen e tij.

    Megjithatë, më pak se tre muaj pas transferimit në Anfield, Araujo ka dhënë arsye të forta për t’u konsideruar ndër lojtarët më të mirë të Liverpoolit këtë sezon.

    Uruguaiani është shfrytëzuar si në krahun e djathtë të mbrojtjes, ashtu edhe në qendër, duke startuar në gjashtë nga tetë ndeshjet e para të Liverpoolit në Ligën Premier. Angazhimi, agresiviteti dhe gatishmëria për të luftuar për çdo top e kanë bërë menjëherë të dashur për tifozët.

    Në fitoren 2-0 ndaj Brightonit të dielën, Araujo u shpall lojtari i ndeshjes pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme në repartin defensiv. Momenti më i veçantë ishte një ndërhyrje me rrëshqitje dhe kokë brenda zonës së tij, duke ndihmuar në ruajtjen e portës së paprekur.

    Në atë takim, ai i fitoi të pesë duelet, regjistroi 11 kontribute defensive dhe arriti shpejtësinë maksimale prej 36.3 kilometrash në orë, që sipas raportimit ishte më e larta e regjistruar në Ligën Premier këtë sezon.

    Por ndikimi i tij nuk kufizohet vetëm në mbrojtje. Araujo ka realizuar tashmë dy gola në Ligën e Kampionëve dhe ka dhënë një asistim, me një pasim të bukur me thembër për Dominik Szoboszlai në fitoren përmbysëse ndaj Atletico Madridit.

    Në të njëjtën ndeshje, ai vrapoi për më shumë se 70 jardë për të ushtruar presion ndaj kundërshtarit, duke e detyruar portierin Jan Oblak ta largonte topin me goditje të gjatë. Ky aksion u krahasua me vrapimin e famshëm të Andy Robertsonit ndaj Manchester Cityt, që e kishte kthyer skocezin në një prej të preferuarve të tifozëve të Liverpoolit.

    Paraqitjet e tij kanë sjellë edhe shumë reagime në rrjetet sociale, ku Araujo është shndërruar në një prej figurave më të komentuara të skuadrës. Energjia dhe shkathtësia e tij kanë ndihmuar Liverpoolin në një periudhë tranzicioni, kur skuadra kishte nevojë për më shumë dinamizëm dhe vendosmëri.

    Megjithatë, ky transferim ka një rëndësi edhe më të madhe për vetë futbollistin. Rikthimi në formë vjen rreth gjashtë muaj pasi ai ishte larguar përkohësisht nga Barcelona për arsye të shëndetit mendor.

    Araujo kishte folur pozitivisht për mbështetjen që kishte marrë nga klubi katalunas gjatë periudhës kur po përballej me ankthin, por duket se ndryshimi i ambientit i ka ndihmuar të rifitojë kënaqësinë dhe besimin në futboll.

    Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, kishte vlerësuar pritjen që uruguaiani kishte marrë në klubin anglez.

    “Tifozët kanë rënë menjëherë në dashuri me të. Ndonjëherë ndodh që lojtarët vijnë me një histori prapa tyre. Te Barcelona ndoshta ishin të kënaqur që ai u largua, por tifozët e Liverpoolit e pritën krahëhapur dhe e përqafuan, ndërsa ai duket se po e shijon këtë përvojë”, kishte deklaruar Carragher.

    Në fushë, Araujo tashmë feston me tifozët dhe puth stemën e Liverpoolit, ndërsa jashtë saj raportohet se është përshtatur mirë me jetën në Merseyside. Prania e disa futbollistëve që flasin spanjisht në skuadër i ka lehtësuar gjithashtu integrimin.

    A do të rikthehet te Barcelona?

    Liverpooli ka mundësinë ta blejë përfundimisht Araujon në fund të sezonit për 47 milionë funte, rreth 63 milionë dollarë.

    Duke parë paraqitjet e tij të deritanishme, aktivizimi i kësaj mundësie duket një opsion serioz. Megjithatë, ekzistojnë disa arsye pse qëndrimi i tij në Angli nuk është i garantuar.

    Araujo do t’i mbushë 28 vjet para përfundimit të sezonit, duke qenë më i moshuar se shumica e futbollistëve për të cilët Liverpooli ka investuar shuma të mëdha gjatë viteve të fundit nën pronësinë e Fenway Sports Group.

    Në shtatë sezonet e fundit, vetëm Wataru Endo dhe Thiago Alcantara ishin mbi 27 vjeç kur iu bashkuan klubit, ndërsa transferimet e tyre kushtuan së bashku më pak sesa do të nevojitej për blerjen e Araujos.

    Megjithatë, uruguaiani po e vendos Liverpoolin përballë një vendimi të rëndësishëm, ndryshe nga disa prej huazimeve të mëparshme që nuk arritën të bindnin drejtuesit për një transferim të përhershëm.

    “Është ende shumë herët për të folur për këto gjëra. Po përpiqem ta shijoj çdo ditë, të vazhdoj të zhvillohem, të luaj dhe të jap atë që kërkohet nga unë për ta fituar besimin. Jam shumë i lumtur këtu”, kishte deklaruar Araujo kur ishte pyetur për të ardhmen.

    Në anën tjetër, edhe Barcelona mund të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të ish-kapitenit, pasi po sheh se ai po i rifiton cilësitë që e kishin bërë një prej mbrojtësve më të vlerësuar të skuadrës.

    Pasiguria rreth formës së Jules Koundes dhe mungesa e alternativave të mjaftueshme në qendër të mbrojtjes mund ta shtyjnë klubin katalunas ta konsiderojë rikthimin e tij.

    Eric Garcia kishte treguar në fillim të sezonit për Cadena SER se nuk e kishte marrë fanellën me numrin katër, sepse dëshironte ta respektonte Araujon, i cili ishte larguar në huazim për një vit.

    “Është numri i tij dhe, për respekt ndaj tij, nuk desha ta merrja”, kishte deklaruar Garcia, duke shtuar se besonte që uruguaiani do të rikthehej nëse gjithçka shkonte mirë.

    Këtë sezon, fanella me numrin katër i është dhënë të riut Brian Fariñas, por mbetet e paqartë nëse kjo zgjedhje është e përhershme apo nëse numri mund t’i rikthehet Araujos në rast të kthimit të tij.

    Për momentin, një gjë është e qartë: Ronald Araujo e ka rigjetur formën te Liverpooli dhe po e detyron klubin anglez të mendojë seriozisht për të ardhmen e tij, ndërsa Barcelona mund të përballet me dilemën nëse duhet ta rikthejë ish-kapitenin apo ta lejojë të vazhdojë karrierën në Angli./Telegrafi/

  • Ekskluzive | Zikica dhe Gruica Belosevic, dy të arrestuarit për masakrën e Padalishtës – njërit i gjenden dokumente të ushtrisë serbe dhe fotografi nga lufta

    Ekskluzive | Zikica dhe Gruica Belosevic, dy të arrestuarit për masakrën e Padalishtës – njërit i gjenden dokumente të ushtrisë serbe dhe fotografi nga lufta

    Ekskluzive | Zikica dhe Gruica Belosevic, dy të arrestuarit për masakrën e Padalishtës – njërit i gjenden dokumente të ushtrisë serbe dhe fotografi nga lufta

    Zikica Belosevic, 59 vjeçar dhe Gruica Belosevic, 56 vjeçar janë dy personat e arrestuar më 29 tetor, nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile, lidhur me masakrën e Padalishtës në komunën e Istogut, të ndodhur më 26 mars 1999.

    Burimet e Gazetës Sinjali zbulojnë identitetin e dy të arrestuarve, si dhe detaje nga operacioni policor, gjatë të cilit janë siguruar dokumente që lidhen me shërbimin në ushtrinë serbe gjatë luftës në Kosovë.

    Sipas burimeve të Sinjalit, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë zhvilluar për një kohë të gjatë hetime lidhur me masakrën, ku viktima ishin anëtarë të familjes Imeraj.

    Pas mbledhjes së dëshmive dhe provave materiale, më 25 shtator 2026 është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Zikica Belosevic arrestohet në Osojan, i gjendet libreza e ushtrisë serbe

    Mëngjesin e 29 tetorit, hetuesit kanë lokalizuar dhe arrestuar Zikica Belosevicin në fshatin Osojan të Istogut.

    Pas arrestimit, është kryer kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në pronën e tij.

    Gjatë bastisjes është gjetur një librezë e shërbimit në ushtrinë serbe, sipas së cilës ai kishte qenë pjesëmarrës në luftë deri më 14 qershor 1999.

    Hetuesit kanë siguruar gjithashtu një librezë të anëtarësisë së veteranit të luftës dhe tetë fotografi të ndryshme.

    Këto materiale janë përfshirë në provat e siguruara gjatë hetimit, ndërsa rëndësia e tyre për përgjegjësinë eventuale penale do të vlerësohet gjatë procedurës.

    Gruica Belosevic arrestohet në Cerkolez

    Operacioni ka vazhduar në fshatin Cerkolez, ku rreth orës 10:50 është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari i dytë, Gruica Belosevic.

    Hetuesit kanë kontrolluar edhe pronën e tij, por nuk kanë gjetur prova materiale gjatë bastisjes.

    Të dy të arrestuarit janë shoqëruar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, ku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, në prani të përkthyesve të autorizuar dhe avokatëve mbrojtës.

    Pas intervistimit, Prokuroria Speciale ka marrë vendim për ndalimin e tyre për 48 orë.

    Zikica dhe Gruica Belosevic dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, lidhur me ngjarjet e 26 marsit 1999 në Padalishtë.

    Hetimet për përcaktimin e përgjegjësisë së tyre eventuale vazhdojnë.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive Zikica and Gruica Belosevic, two arrested for the Padal massacre, one being found with Serbian Army documents and war photos

    Zikica Belosevic, 59, and 56-year-old Gruica Belosevic are the two people arrested on 29 October, under suspicion of involvement in war crimes against the civilian population, in connection with the pagans’ massacre in the municipality of Istog, located on 26 March 1999.

    Signal Journal sources reveal the identity of the two arrested, as well as details from the police operation, during which documents related to service in the Serbian Army have been provided during the war in Kosovo.

    According to signal sources, investigators from the War Crimes Investigation Directorate have long conducted investigations into the massacre, where victims were members of the Imeraj family.

    Following the collection of evidence and material evidence, on September 25th, 2026 has been handed over criminal outcry to the Special Prosecutor of the Republic of Kosovo.

    Zikica Belosevic arrested in Osojan, found Serb Army booklet

    On the morning of October 29th, investigators have located and arrested Zikica Belosevic in the village of Osojan of Istog.

    After the arrest, house control and escort facilities have been conducted on his property.

    A service booklet in the Serbian Army has been found during the raid, under which he had been a part of the war until 14 June 1999.

    Investigators have also secured a war veteran membership booklet and eight different photographs.

    These materials are involved in evidence provided during the investigation, while their importance for eventual criminal responsibility will be assessed during the procedure.

    Gruica Belosevic arrested at Cerkolez

    The operation has continued in the village of Cerkolez, where around 10:50 has been located and the second suspect, Gruica Belosevic, has been arrested.

    Investigators have also searched his property, but they have found no material evidence during the raid.

    Both of those arrested have been escorted to the War Crimes Investigation Directorate, where they are interviewed in the quality of suspects, in the presence of authorized translators and defence lawyers.

    After the interview, the Special Prosecutor has decided to ban them for 48 hours.

    Zikica and Gruica Belosevic are suspected of criminal acts of war crimes against the civilian population, in connection with the events of March 26, 1999, in Iraq.

    Investigations into determining their eventual responsibility continue.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ronaldo shënon tri herë në fitoren e Al Nassr, drejt shifrës së 1000 golave

    Ronaldo shënon tri herë në fitoren e Al Nassr, drejt shifrës së 1000 golave

    Ylli portugez ka shkëlqyer në pjesën e dytë, duke shënuar në minutat gjashtëdhjetë e gjashtë’, shtatëdhjetë e dy dhe tetëdhjetë e një, për ta ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë fitoren.

    Ronaldo fillimisht e ka kaluar Al Nassr në epërsi me golin e tretë të skuadrës, ndërsa gjashtë minuta më vonë e ka shënuar edhe golin e katërt. Tregolëshin e ka kompletuar në minutën e tetëdhjetë e një, kur e ka çuar rezultatin në 5:2.

    Al Kholood ka shënuar edhe një gol në minutat shtesë, por kjo nuk e ka ndryshuar fituesin e ndeshjes.

    Me këta tre gola, Ronaldo e ka çuar në 985 numrin e golave të shënuar gjatë karrierës së tij, duke iu afruar gjithnjë e më shumë objektivit historik prej 1000 golash.

    Portugezit i nevojiten edhe pesëmbëdhjetë gola për ta arritur këtë shifër, një prej synimeve më të mëdha të karrierës së tij.

    Në fitoren e Al Nassr kanë kontribuar edhe Angelo, i cili ka shënuar në minutën e njëzet e katërt, dhe Sadio Mane, që ka realizuar në minutën e tridhjetë e tetë. Të dy golat janë asistuar nga Joao Felix, i cili ka dhënë edhe asistimin për golin e parë të Ronaldos.

    Burimi: RTKLive

  • Ronaldo scores three times in Al Nassr’s victory over 1,000 goals

    The Portuguese star is brilliant in the second half, marking sixty – six hundred, seventy – two – eighty – one – to help his team ensure victory.

    Ronaldo first crossed Al Nassr to the top with the team’s third goal, while six minutes later he also scored the fourth goal. The show was completed in the eighty-one minute, when it brought the score to 5:2.

    Al Kholwood scored another goal in the next few minutes, but this has not changed the winner of the match.

    With these three goals, Ronaldo has led the number of goals scored 985 during his career, drawing ever closer to the historic goal of 1,000 goals.

    The Portuguese also needs 15 goals to achieve that figure – one of the greatest goals of his career.

    Angelo, who scored in the twenty-fourth minute, and Sadio Mane, who did it in the thirty-eight minute. Both goals were assisted by Joao Felix, who also provided assistance for Ronaldo’s first goal.

    Source Layer: RTKLive

  • Antoneta Koci banorja e tretë që hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

    Antoneta Koci banorja e tretë që hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

    Antoneta Koci është banorja e tretë që i është bashkuar sonte shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, një ditë para nisjes zyrtare të spektaklit, të paralajmëruar për më 30 tetor.

    Vlogerja e njohur bëhet kështu pjesë e edicionit të ri, duke iu bashkuar regjisores Arlinda Morina, e cila u zbulua si banorja e parë, si dhe reperit Nichi, emri i dytë i konfirmuar.

    Hyrja e tre banorëve një ditë para premierës zyrtare ka qenë një surprizë për fansat e spektaklit, të cilët prisnin që gjithçka të niste të premten.

    Ndërkohë, spektakli i së premtes, më 30 tetor, nuk është anuluar dhe pritet të mbahet sipas planit.

    Hyrja e këtyre personazheve ka zgjuar interesimin e publikut, i cili tashmë është kurioz të mësojë se cilët do të jenë banorët e tjerë të këtij edicioni.

    Konkurrentët do të qëndrojnë për 100 ditë në shtëpinë e BBVK-së, ku do të përballen me sfida, dinamika dhe situata të ndryshme, në garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurove.

  • Ekskluzive | E plagosën me katër plumba para diskotekës “LIT” në Prishtinë – pas gati dy muajsh në kërkim, i dyshuari kapet në Aeroportin “Adem Jashari”

    Ekskluzive | E plagosën me katër plumba para diskotekës “LIT” në Prishtinë – pas gati dy muajsh në kërkim, i dyshuari kapet në Aeroportin “Adem Jashari”

    Ekskluzive | E plagosën me katër plumba para diskotekës “LIT” në Prishtinë – pas gati dy muajsh në kërkim, i dyshuari kapet në Aeroportin “Adem Jashari”

    Një nga personat e dyshuar për plagosjen e rëndë që kishte ndodhur në shtator para diskotekës “LIT” në Prishtinë, ku një i ri ishte qëlluar katër herë me armë zjarri, ka përfunduar në prangat e Policisë pas gati dy muajsh në kërkim.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Ylber Tupalla, 23 vjeçar, i kërkuar për rastin që po hetohet si “Vrasje në tentativë”, është ndaluar më 28 tetor, rreth orës 21:45, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

    Arrestimi lidhet me ngjarjen e rëndë të 5 shtatorit, rreth orës 03:50, në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, pranë diskotekës “LIT”.

    Atë natë, Adnan Behrami (24) ishte plagosur me katër plumba pas një mosmarrëveshjeje që, sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, kishte nisur brenda lokalit.

    Viktima kishte pësuar tri plagë në këmbën e majtë dhe një tjetër në pjesën e majtë të abdomenit, ndërsa ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

    Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë?

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se hetuesit kishin siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, duke konfiskuar edhe pajisjen DVR të diskotekës.

    Sipas pamjeve dhe deklarimeve të dëshmitarëve, në sulm dyshohet se kishin marrë pjesë dy persona, të cilët, pas të shtënave, ishin larguar me një veturë të tipit Volkswagen Golf 7, ngjyrë hiri, në drejtim të rrugës “Lidhja e Pejës”.

    Gjatë hetimeve, njëri prej personave të dyshuar ishte identifikuar si Ylber Tupalla, ndërsa identiteti i personit tjetër nuk ishte përcaktuar në fazën fillestare të hetimeve.

    Kapet në aeroport pas gati dy muajsh

    Zhvillimi i fundit ka ndodhur mbrëmjen e 28 tetorit, kur Tupalla është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi rezultonte në kërkim policor lidhur me këtë rast.

    Ai është shoqëruar për intervistim nga hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ku është marrë në pyetje në praninë e avokatit mbrojtës.

    Pas intervistimit, me vendim të organeve kompetente, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Rasti vazhdon të trajtohet nën dyshimet për “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësisë së personave të përfshirë vazhdojnë.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • They shot him with four bullets in front of discotheque LIT) in Pristina after nearly two months of research, the suspect is captured at HINAAdem Jasharı Airport

    One of the people suspected of being seriously injured in September before the discotheque LIT) in Pristina, where a young man had been shot four times with firearms, has ended up in police handcuffs after nearly two months in search.

    Signal Journal sources suggest Ylber TupallaThe 23-year-old, wanted for the case being investigated as attempted murder, has been banned on October 28th, around 21:45, at Adem Jashari International Airport.

    The arrest is linked to the serious event of September 5th, about 3:50 p.m., at Paya Street in Pristina, near discotheque LIT.

    That night, Adnan Behram (24) was injured with four bullets after a disagreement that, according to information provided by the signal, had started inside the bar.

    The victim had suffered three wounds on the left leg and another on the left of the abdomin, while being sent to the University Clinical Centre in Kosovo for medical treatment.

    What did the security cameras discover?

    Signal sources suggest that investigators had obtained footage of security cameras, also confiscated the discotheque DVR device.

    According to the witness footage and statements, two persons allegedly attended the attack, who, after the shooting, had left in a Volkswagen 7-collar-collar car, to the direction of Paya Street.

    During the investigation, one of the suspected persons was identified as Ylber Tupala, while the identity of the other person was not determined in the initial phase of the investigation.

    He caught up at the airport in about two months

    The latest development took place on the evening of October 28th, when Tupalla was detained at the International Airport yadem Jasharı, resulting in police search for the case.

    He has been accompanied for interview by Pristina General Investigation Unit investigators, where he has been questioned in the presence of a defence attorney.

    After the interview, with the decision of competent organs, the 48 – hour ban has been imposed on him.

    The case continues to be addressed under suspicion of attempted murder and possession, unauthorized control or possession of weapons, while investigations into full clarification of the circumstances and responsibility of the involved continue.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gashi: Për dorëheqje është vonë, Gërvalla e Sveçla duhet të shkarkohen

    Gashi: Për dorëheqje është vonë, Gërvalla e Sveçla duhet të shkarkohen

    Analisti Astrit Gashi ka deklaruar se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duhet të shkarkohen për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Gashi ka thënë se dorëheqja nuk është më e opsion dhe se dy ministrat duhet të shkarkohen, ashtu siç po kërkojnë edhe protestuesit.

    “Për dorëheqje është shumë vonë. Dy të cilët duhet të shkarkohen. Ministrja e Drejtësisë dhe ministri i brendshme. Njëjtë siç po e kërkojnë protestuesit.

    Të paktën këta sepse po e them një gjë, nuk është vetëm Donika Gërvalla ministre e Drejtësisë në këtë rast, deri para do kohe ka qenë një person tjetër ministre e Drejtësisë, Donka Gërvalla është vetëm në këtë mandat. Ndërsa Xhelal Sveçla e trashëgon mandatin”, ka deklaruar Gashi.

    Vrasja e Arlinda Zekajt më 25 tetor në Pejë ka nxitur reagime publike dhe protesta, ku po kërkohet përgjegjësi institucionale për mënyrën se si u trajtuan raportimet e saj për dhunë në familje dhe kërkesat për mbrojtje.

    Në kuadër të hetimeve institucionale për rastin, Inspektorati Policor i Kosovës ka evidentuar lëshime në trajtimin e rastit dhe ka rekomanduar suspendimin e 11 zyrtarëve policorë. Ndërkohë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri.

    Burimi: Dukagjini

  • Gashi: For the resignation it is late, Svechla Gervala must be dismissed

    Analyst Astrit Gashi has stated that Justice Minister Donika Grovalla, and Interior Minister Jjelal Svecla, should be dismissed in the case of Arlinda Zekiaj’s murder.

    Speaking on Dabbat Plus on TV Dukajni, Gashi has said his resignation is no longer an option and that the two ministers should be dismissed, as protesters are looking for.

    For resignation is too late. Two to be downloaded. Minister of Justice and Interior Minister. Same as protesters are looking for.

    At least because I’m saying one thing, it’s not just Donika Grevalla Justice Minister in this case, until before long there was another person, Donka Grovalla, only on this mandate. While Jelal Svechla inherits the mandate, Gashi has declared.

    The assassination of Arlinda Zekiaj on October 25th in Pec has sparked public reactions and protests, where institutional responsibility is being sought for the way her reports of domestic violence and defence requirements were addressed.

    Under institutional investigation into the case, Kosovo Police Inspectorate has recorded concessions in handling the case and recommended the suspension of 11 police officials. Meanwhile, the Kosovo Prosecutor’s Council has sponsored Peja Chief Prosecutor Joy Vucetaj, and Prosecutor Arlinda Nallban-Gacaferri.

    Source Layer: Dukeagini