Category: Lajme

  • Zogjtë e vegjël duket se shohin një flutur për herë të parë – reagimi i tyre është interesant

    Zogjtë e vegjël duket se shohin një flutur për herë të parë – reagimi i tyre është interesant

    Një moment interesant është kapur në një video, ku disa zogj duket se shohin një flutur për herë të parë në jetën e tyre.

    Të habitura nga lëvizjet dhe ngjyrat e saj, ato e ndjekin me vëmendje, duke reaguar në mënyrë që ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale.

    Pamjet kanë ngjallur simpati për shkak të reagimit të tyre të veçantë. /Telegrafi/

  • Kantieri i ndërtimit në oborrin e shkollës fillore “Kirili e Metodij” në Tetovë gjatë natës vërshohet nga narkomanët

    Kantieri i ndërtimit në oborrin e shkollës fillore “Kirili e Metodij” në Tetovë gjatë natës vërshohet nga narkomanët

    “Duhej që të ishte strehimorja e punëtorëve që punojnë për ndërtimin e kësaj pishine këtu, por, për fat të keq është kthyer në çerdhe të narkomanëve. Siç shihet nga mbetjet këtu konsumohen lloje të ndryshme të drogave por që fatkeqësia të jetë edhe më e madhe, ky objekt i vogël ndodhet pikërisht në oborrin e shkollës fillore “Kirili e Metodij”

    Drejtoresha e Shkollës thotë se përmes kamerave të sigurisë kontrollon gjithçka, por për fenomenin ka mësuar nga mediat. Më e keqja është se, ky vend as edhe nuk është izoluar nga shkolla që të mos kenë qasje fëmijët, të cilët rrezikohen edhe nga gropat e pishinës që kanë mbetur të hapura. Drejtoresha e shkollës thotë se rastin e ka lajmëruar në Polici, por policia e Tetovës mohon një gjë të atillë.

    Gazetari:A e keni denoncu rastin në polici dhe a keni marrë masa për izolimin e objektit sepse është në oborrin e shkollës tuaj?

    “Është në oborrin e shkollës tonë mirëpo ne më nuk kemi ingerenca se atë pjesë e ka marr investitori dhe për këtë duhet investitori të kujdeset se nuk është nën përkujdesjen tonë dhe unë baraz me ju e kam parë atë incizim” ,është përgjigjur Sihana Kaba Kasami, Drejtoreshe e Sh.F. “Kirili e Metodij”.

    “Në sektorin e punëve të Brendshme të Tetovës gjatë javës së shkuar por edhe më parë, nuk ka raportim zyrtar të një gjëje të tillë”, tha Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

    “Brenda ditës kemi edhe sigurim pra kemi dy polic që janë të disperzuar këtu në shkollën tonë që ndjekin procesin mësimor dhe lëvizjen e nxënësve në pushimin e gjatë”, u shpreh drejtoresha Kasami.

    Por policia hedh poshtë edhe pohimet e drejtoreshës së në shkollën “kirili e Metodij” ka të disperzuar dy polic që kujdesen për sigurinë e nxënësve.

    “Enkas për asnjë shkollë nuk ka, por ku ka dy shkolla, pjesëtarë të policisë patrullojnë apo mbulojnë dy objektet”, tha Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

    Pasiguria e nxënësve në këtë shkollë, e theksuar shumë edhe me parkimin e automjeteve nga të punësuarit pikërisht në oborrin e shkollës ku gravitojnë filloristë./Alsat.mk.

  • Lansohet Honor X9e s

    Lansohet Honor X9e s

    Produkti më i ri në serinë X të Honor është bërë zyrtare me modelin Honor X9e s.

    Pajisja është tashmë e disponueshme në të gjithë Lindjen e Mesme, me një çmim fillestar prej 1,499 SAR (400 dollarë) për versionin e vetëm me 8 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ruajtëse.

    Mund t’ju duket i njohur, dhe ka një arsye të mirë për këtë: X9e s është në fakt një version i riemërtuar i Honor Turbo, i cili u lançua në muajin gusht.

    X9e s vjen në të njëjtat ngjyra: “Dawn Orange” (portokalli), “Midnight Black” (e zezë) dhe “Glacier White” (e bardhë).

    Pajisja është e pajisur me një ekran AMOLED 6,79 inç me rezolucion FHD+, shpejtësi rifreskimi 120 Hz dhe shkëlqim maksimal prej 1 800 nitësh.

    Ajo përdor procesorin Snapdragon 6 Gen 4 nga Qualcomm, të shoqëruar me 8 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ruajtëse.

    Në pjesën e pasme ndodhet kamera kryesore 50 MP dhe një lente me kënd ultra të gjerë prej 5 MP.

    Për sa i përket softuerit, pajisja funksionon me MagicOS 10, të bazuar në Android 16, ndërsa bateria ka një kapacitet prej 8 560 mAh dhe mbështet karikimin me fuqi 80 W. /Telegrafi/

  • “Është diçka shumë e veçantë” - Zverev flet si tenisti i ri numër një në botë

    “Është diçka shumë e veçantë” – Zverev flet si tenisti i ri numër një në botë

    Alexander Zverev është konfirmuar si tenisti i ri numër një në botë, pasi mposhti Tallon Griekspoorin në turneun ATP të Vjenës të enjten. Tenisti gjerman fitoi me rezultat 6-4, 7-6 dhe siguroi ngjitjen në krye të renditjes botërore, duke e cilësuar këtë arritje si një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij.

    Zverev do të marrë pozitën e parë nga italiani Jannik Sinner, dominimi i të cilit në krye të renditjes do të përfundojë të hënën e ardhshme, pas 95 javësh. Gjermani bëhet tenisti i 30-të në histori që konfirmohet zyrtarisht në vendin e parë të renditjes botërore.

    “Është diçka shumë e veçantë. Ndjenja është ndryshe nga fitimi i një turneu apo i një titulli. Është emocionuese ta dish se, kur të publikohet renditja e re, emri yt do të jetë pranë numrit një. Jam jashtëzakonisht i lumtur”, deklaroi Zverev pas ndeshjes.

    Fitorja ndaj Griekspoorit erdhi edhe në një atmosferë të veçantë, pasi dy tenistët u përballën për herë të parë që nga komentet e holandezit për finalen e US Open. Griekspoor e kishte cilësuar atë finale si “mediokre” dhe kishte deklaruar se Zverev nuk do ta kalonte Sinnerin në renditjen botërore.

    Përgatitja për ndeshjen e së enjtes ishte ndryshe nga zakonisht për gjermanin, i cili pranoi se objektivi për t’u ngjitur në vendin e parë kishte ndikuar në përqendrimin dhe motivimin e tij.

    “Ndihesha ndryshe. Isha shumë i përqendruar dhe i motivuar për disa arsye, por vendi i parë ishte padyshim tema kryesore. Mendoj se zhvillova një ndeshje shumë të mirë dhe jam i lumtur për këtë”, tha ai.

    Zverev ishte afër kreut të renditjes edhe në vitin 2022, por ëndrra e tij u ndërpre nga një lëndim i rëndë në kyçin e këmbës, të cilin e pësoi në Roland Garros. Këtë herë, pas një pritjeje të gjatë, ai arriti të realizojë objektivin madhor të karrierës.

    “Më është dashur të pres, por ndonjëherë duhet të presësh. Kështu është jeta. Nuk kam fjalë për këtë vit. Jam mirënjohës, i lumtur dhe i gjithë kjo më bën të ndihem jashtëzakonisht mirë”, u shpreh Zverev, i cili me këtë fitore e çoi bilancin e tij në vitin 2026 në 62 fitore dhe 16 humbje.

    Ai bëhet tenisti i parë gjerman që ngjitet në vendin e parë të renditjes botërore që nga Boris Becker, i cili e arriti këtë sukses në vitin 1991.

    Zverev tashmë do të përballet me britanikun Arthur Fery në çerekfinale të turneut Erste Bank Open në Vjenë, ku synon të vazhdojë me rezultate pozitive pas arritjes historike. /Telegrafi/

  • Vdes në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e njohura të drejtësisë shqiptare

    Vdes në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e njohura të drejtësisë shqiptare

    Është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e njohura të së drejtës kushtetuese në Shqipëri.

    Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Tiranës, që ka shprehur ngushëllimet për familjen, kolegët dhe brezat e studentëve që u formuan nën drejtimin e tij.

    Luan Omari cilësohet si një prej figurave të rëndësishme të mendimit juridik shqiptar dhe një profesor që la gjurmë në formimin e brezave të juristëve.

    I lindur më 10 qershor 1925 në Tiranë, Omari kreu studimet e larta për drejtësi në Beograd dhe Sofje, duke ndërtuar më pas një karrierë të gjatë akademike dhe shkencore.

    Për gati dy dekada, ai drejtoi Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ku kontribuoi në formimin e shumë brezave të juristëve.

    Përmes studimeve dhe botimeve të tij, ai dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e së drejtës kushtetuese në Shqipëri.

    Akademiku Luan Omari ishte gjithashtu anëtar themelues dhe ish-zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave, si dhe përfaqësues i Shqipërisë në Komisionin e Venecias.

    Për kontributin e tij akademik dhe shkencor, Universiteti i Tiranës e nderoi me titujt “Profesor Emeritus” dhe “Doctor Honoris Causa”.

    Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej emrave të rëndësishëm të jurisprudencës shqiptare, ndërsa vepra dhe kontributi i tij do të mbeten pjesë e trashëgimisë akademike të vendit.

  • Atmosferë e vërtetë vjeshte - foka rrotullohet mes gjetheve shumëngjyrëshe

    Atmosferë e vërtetë vjeshte – foka rrotullohet mes gjetheve shumëngjyrëshe

    Një video e fokës David, e filmuar në një kopsht zoologjik në Poloni, është bërë virale në rrjetet sociale.

    Pamjet e shfaqin fokën duke u rrotulluar dhe duke luajtur mes gjetheve shumëngjyrëshe të vjeshtës, në një skenë që ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve të internetit.

    Videoja është shpërndarë gjerësisht, ndërsa sjellja lozonjare e Davidit është kthyer në një nga momentet që pasqyrojnë më së miri atmosferën e kësaj stine. /Telegrafi/


  • The true autumn atmosphere &#82/11; seal spins among colorful leaves

    A video of David’s seal, filmed at a zoo in Poland, has become viral on social networks.

    The images show the seal turning and playing among autumn’s colorful leaves on a scene that has attracted the attention of many Internet users.

    The video has been widely distributed as David’s playful conduct has become one of the moments that best reflect the atmosphere of this season. /Telegraphy/


  • A 101-year-old academicist Luan Omari dies, one of the known figures of Albanian justice

    It has been separated from life at the age of 101 academic Luan Omari, one of the known figures of constitutional law in Albania.

    The news has been disclosed by the University of Tirana, which has expressed condolences to the family, colleagues and generations of students who were formed under its direction.

    Luan Omari is named as one of the important figures of Albanian judicial opinion and a professor who left a mark on the formation of generations of lawyers.

    Born 10 June 1925 in Tirana, Omar conducted high law studies in Belgrade and Sofia, later building a long academic and scientific career.

    For nearly two decades, he headed the Law Faculty at the University of Tirana, where he contributed to the formation of many generations of lawyers.

    Through his studies and publications, he made an important contribution to the development of constitutional law in Albania.

    Academy of Sciences President Luan Omari was also a founding member and former vice president of the Academy of Sciences, as well as a representative of Albania at the Venice Commission.

    For his academic and scientific contribution, the University of Tirana honoured him with the titles Professor Emeritus and Doctor Honoris Causaï.

    His split from life marks the loss of one of the key names of Albanian jurisdiction, while his work and contribution will remain part of the country’s academic heritage.

  • Gjini: Pal Lekaj s’ka asnjë funksion në Aleancë, Murati dhe Basha të tregojnë ku kanë shkuar 53 milionët

    Gjini: Pal Lekaj s’ka asnjë funksion në Aleancë, Murati dhe Basha të tregojnë ku kanë shkuar 53 milionët

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe Dimal Basha që të tregojnë se ku kanë shkuar 53 milionë eurot.

    Gjini ka thënë se, pas gjashtë vjetësh në pushtet, Qeveria duhet të japë përgjigje për destinimin e këtyre mjeteve.

    “Ka mujt me dalë ministri i Financave me thanë që 53 milionët kanë shku në këtë llogari, edhe me tregu e kujt është ajo llogari. Nuk duan me u marrë me këtë temë”, ka deklaruar Gjini.

    Ai e ka krahasuar këtë çështje me thirrjen “Drejtësi për Astrit Deharin”, duke thënë se, sipas tij, logjika është e njëjtë, ndonëse bëhet fjalë për dy raste të ndryshme.

    “Ma qojnë mallin si thirrje ‘Drejtësi për Astritin’. Nuk dojnë me tregu ku kanë shku ato pare. Ka mujt me dalë ministri i Financave me thanë që 53 milionë i kanë shku kësaj llogarie, edhe me tregu e kujt është ajo llogari. Nuk dojnë me u marrë me këtë temë. Logjika është e njëjtë sikur ‘Drejtësi për Astritin’, edhe pse janë dy raste të ndryshme. E akuzojnë krejt botën për atë rast dhe, kur vjen në pushtet, edhe mostrat i zhdukin”, ka deklaruar Gjini.

    Duke folur për Pal Lekajn, Gjini ka bërë të ditur se ai nuk mban asnjë funksion në AAK dhe nuk është pjesë e Kryesisë apo e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

    “Pal Lekaj nuk ka asnjë funksion në Aleancë. Duhet me pauzu, nuk e kam vendosë në Kryesi deri sa të zgjidhet rasti. Nuk është as në Kryesi, as në Këshill të Përgjithshëm”, ka deklaruar Gjini.

    Ai ka theksuar se Lekaj nuk ka asnjë detyrë në parti dhe se nuk ka qenë në listën e kandidatëve për deputetë.

    “Unë po ju tregoj sonte që Pal Lekaj nuk ka kurrfarë detyre në Aleancë, as nuk ka qenë në listë për deputet”, ka deklaruar Gjini.

  • Rasti i Arlinda Zekajt, Mehmetaj: Kurti nuk e shkarkon Gërvallën

    Rasti i Arlinda Zekajt, Mehmetaj: Kurti nuk e shkarkon Gërvallën

    Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar mënyrën se si funksionon Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, duke thënë se kryeministri Albin Kurti nuk do ta shkarkojë ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

    Duke folur në Debat Plus, Mehmetaj ka vlerësuar se kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me shkallën apo natyrën e përgjegjësisë, por me mënyrën e funksionimit të Vetëvendosjes.

    “Albin Kurti  Donika Gërvallën nuk e shkarkon. Dhe kjo nuk ka lidhje me sasinë e fajit, as me llojin fajit, thjesht nuk e shkarkon. Se VV funksionon vetëm në nivel performativ. Në VV mund te jetë dikush përnimë që ka dëshirë të rregullojë diçka, nuk dinë. E kanë të pamundur.

    Tash krejt energjia, krejt resurset përqendrohen te performanca. Për atë VV ka qenë aq e mirë në opozitë, e aq e dobët në pushtët. Ne në opozitë bashkë me performancë e alarmon situatën. Kurse në pushtet ish dashtë me qenë mekanizmi që i përfundon punët, e këta punët nuk i përfundojnë”, ka deklaruar Mehmetaj.

    Burimi: Dukagjini