Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar mënyrën se si funksionon Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, duke thënë se kryeministri Albin Kurti nuk do ta shkarkojë ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Duke folur në Debat Plus, Mehmetaj ka vlerësuar se kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me shkallën apo natyrën e përgjegjësisë, por me mënyrën e funksionimit të Vetëvendosjes.
“Albin Kurti Donika Gërvallën nuk e shkarkon. Dhe kjo nuk ka lidhje me sasinë e fajit, as me llojin fajit, thjesht nuk e shkarkon. Se VV funksionon vetëm në nivel performativ. Në VV mund te jetë dikush përnimë që ka dëshirë të rregullojë diçka, nuk dinë. E kanë të pamundur.
Tash krejt energjia, krejt resurset përqendrohen te performanca. Për atë VV ka qenë aq e mirë në opozitë, e aq e dobët në pushtët. Ne në opozitë bashkë me performancë e alarmon situatën. Kurse në pushtet ish dashtë me qenë mekanizmi që i përfundon punët, e këta punët nuk i përfundojnë”, ka deklaruar Mehmetaj.
Burimi: Dukagjini
